Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të detyrave për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme, kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha lagjet dhe akset hyrëse e dalëse të qytetit.
Si rezultat i këtyre kontrolleve të shtuara, janë goditur dy raste të paligjshmërisë, konkretisht:
Gjatë kontrolleve të ushtruara në lagjen nr. 1, shërbimet e Policisë arrestuan shtetasin F. Gj., 21 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. 21-vjeçari dyshohet se e ndante lëndën narkotike në doza për ta shitur, kryesisht në lokalet e natës në qytetin e Sarandës.
Po në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë ndaluan një automjet tip “Audi”, ku u konstatua se drejtuesi i tij, shtetasi A. H., 44 vjeç, banues në Sarandë, mbante në automjet një armë sportive të markës “Gamo”, pa lejen e organeve kompetente. Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe, në vijim të veprimeve, nisi procedimi penal në ngarkim të 44-vjeçarit.
Materialet për të dy rastet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Tag: raste
-

Goditen dy raste të paligjshmërisë nga Komisariati i Policisë Sarandë
-

Mishi me salmonelë, Milva Ekonomi ia merr në kthesë Spiropalit: Ndodh në gjithë botën dhe…
Pasi e cilësoi Edi Ramën brand, Milva Ekonomi duket se është e vendosur t’i zërë vendin për lavde ndaj shefit, Elisa Spiropalit, dhe një gjë të tillë e ka bërë sonte në studion e “Off the Record”, kur u vendos përballë faktit se qytetarët në Shqipëri kanë konsumuar një ngarkesë mishi të pulës me salmonelë, e ardhur nga Brazili, pasi i shpëtoi filtrave të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
Ekonomi, të cilës mesa duket nuk i plas për shëndetin e shqiptarëve ka dhenë një argument skandaloz, njëjtë si Spiropali që thoshte vrasjet që ndodhin në Shqipëri ndodhin kudo dhe bëhen edhe filma, teksa ka thënë se mish me salmonelë ka kudo.
Ajo që e bën më të rëndë justifikimin skandaloz të Ekonomit është fakti se ajo ka qenë edhe ministre e Bujqësisë. Pra mendojeni si ka dretuar ajo gjatë kohës së saj këtë ministri.
Teksa përpiqet të minimizojë skandalin, ajo shprehet se kjo gjë ndodh në çdo vend.
“Unë besoj që këto raste nuk janë raste që ti nuk i shikon edhe në vende të tjera. Janë raste që i shikon në Shqipëri edhe në vende të tjera”, u përgjigj Ekonomi.
-

Paratë e qytetarëve në rrezik, mbi 16 miliardë lekë të abuzuara në administratë, KLSH zbardh skandalin, batërdi…
Taksat e qytetarëve vijojnë të bëhen “rrush e kumbulla”. Kontrolli Lartë i Shtetit ka zbuluar se gjatë vitit që lamë pas ka pasur 16 miliardë lekë dëm ekonomik në buxhet për shkak ta abuzimeve në administratë. Të dhënat janë publikuar në raportin vjetor për 2024-ën, raport që ka shkuar tashmë në Kuvend. KLSH, në cilësinë e institucionit të auditimit të jashtëm publik, gjatë vitit 2024 ka realizuar gjithsej 159 misione auditimi në institucionet publike, të cilat përfshijnë auditime financiare, auditime përputhshmërie, auditime performance, auditime të sistemeve të IT-së, auditime të kombinuara, auditime tematike si dhe auditime verifikuese për zbatimin e rekomandimeve.
Nga këto auditime u zbuluan 16,472,676,000 lekë dëm ekonomik. Në auditimet financiare dhe të kombinuara, janë konstatuar një sërë problematikash që prekin cilësinë e raportimit financiar dhe përputhjen me parimet dhe standardet e kontabilitetit. Një ndër fenomenet më të përhapura lidhet me keqklasifikimin e shpenzimeve dhe të ardhurave, çka çon në deformimin e pasqyrës financiare të institucioneve dhe cenon besueshmërinë e tyre. Kështu, janë konstatuar raste të regjistrimit të shpenzimeve të investimeve si shpenzime operative, apo të ardhurave të realizuara që nuk janë njohur në pasqyra në kohën e duhur, si në disa institucione qendrore dhe vendore. Këto probleme burojnë nga mungesa e dokumentacionit mbështetës dhe dobësia e kontrolleve të brendshme. Gjatë vitit 2024, KLSH ka kryer disa auditime të përputhshmërisë dhe të kombinuara, me qëllim vlerësimin e respektimit të legjislacionit dhe kuadrit rregullator në fuqi, nga institucionet publike.
Në tërësi, auditimet e përputhshmërisë kanë evidentuar një përhapje të gjerë të mosrespektimit të kuadrit ligjor dhe rregullator, në prokurime, raportimin fiskal, zbatimin e kontratave, etj. Këto problematika janë sistemike dhe të pranishme në disa nivele të qeverisjes. Një nga fenomenet më të përhapura është mungesa e disiplinës buxhetore në të gjitha hallkat e ciklit financiar, duke përfshirë planifikimin, miratimin, ekzekutimin dhe raportimin. Në disa raste janë vërejtur rialokime të fondeve drejt projekteve që nuk kanë kaluar procesin e plotë të vlerësimit, e shoqëruar kjo edhe me përdorim joefikas të fondeve në dispozicion.
Raporti i KLSH
Janë konstatuar mangësi në planifikimin buxhetor bazuar në vonesat dhe pasaktësitë në përgatitjen e kërkesave buxhetore nga ministritë e linjës, duke dorëzuar dokumentacion jo të plotë dhe kërkesa shtesë përtej tavaneve të miratuara, për të cilat KLSH rekomandoi forcimin e disiplinës buxhetore dhe respektimin strikt të afateve, formateve dhe argumentimit të projekteve të reja gjatë hartimit të projektbuxhetit vjetor dhe atij afatmesëm (PBA).
Shkelje të përsëritura janë konstatuar në drejtim të respektimit të afateve ligjore të regjistrimit të urdhrave të prokurimit, të kontratave dhe të likuidimit të faturave në SIFQ. Ky fenomen është përhapur në mënyrë të gjerë në njësitë e vetëqeverisjes vendore, por është i pranishëm edhe në institucionet qendrore dhe shoqëritë publike. Në fushën e administrimit të kontratave të Partneritetit Publik Privat (PPP) dhe koncesioneve, janë konstatuar shkelje të kritereve të financimit, mangësi në monitorim dhe në vlerësimin e efekteve buxhetore afatgjata. Në disa raste është vijuar me pagesa për shërbime që nuk janë kryer, ose që janë kryer në vëllime më të ulëta se projeksioni.
Fenomene të tilla janë vërejtur në kontrata të rëndësishme në fushën e shëndetësisë, ku raportimi i shpenzimeve ka tejkaluar buxhetet e miratuara dhe detyrimet janë likuiduar në kundërshtim me përmbajtjen kontraktore, përfshirë edhe TVSH-në. Auditimet e realizuara gjatë vitit 2024, konstatuan problematika në fushën e prokurimeve, të përhapura në institucione të administratës qendrore dhe vendore, universitete, spitale dhe ndërmarrje publike. Ato lidhen kryesisht me planifikimin joefektiv të prokurimeve, kufizimin e konkurrencës, parregullsitë në hartimin dhe zbatimin e kontratave, si dhe me mungesën e kontrollit të brendshëm. Në bashkitë e audituara, planet vjetore të prokurimit shpesh nuk ishin të harmonizuara me buxhetet apo nevojat reale. Në disa raste, kriteret e kualifikimit janë vendosur në mënyrë të tillë që kufizonin garën, ndërsa në të tjera mungonte dokumentacioni mbështetës për vlerësimin dhe përzgjedhjen e operatorëve.
Gjithashtu janë konstatuar procedura me vetëm një operator konkurrues, dokumente të tenderit me kritere të pajustifikuara ose të njëanshme, si dhe përcaktim i paargumentuar i fondit limit. Në disa raste, është përdorur prokurimi për shërbime që mbuloheshin nga kontrata ekzistuese, duke çuar në dublim të kostove. Ndërkohë janë konstatuar vonesa në zbatimin e kontratave, mungesë aplikimi penalitetesh, pagesa për punime të pakryera apo të realizuara në mënyrë të pa plotë. Struktura e mbikëqyrjes teknike dhe e administrimit të kontratave shpesh mungon ose nuk funksionon siç duhet, raporton “Pamfleti”. Gjithashtu u identifikuan problematika në administrimin e burimeve njerëzore në institucione të ndryshme publike. Një nga gjetjet më të përsëritura lidhej me largimet e padrejta nga puna dhe mungesën e dokumentacionit mbështetës për vendimmarrjet përkatëse. Janë evidentuar raste kur largimi nga puna është bërë në kundërshtim me Kodin e Punës dhe ligjet specifike të shërbimit civil, pa një proces të rregullt disiplinor apo pa dhënë mundësi për ankimim. Këto praktika kanë sjellë kosto shtesë në buxhetin e shtetit, për vendimet e gjyqfituesve.
-

Shfaqet fruthi në Fier/ Nëntë raste në një muaj, mjekët apel: Vaksinoni fëmijët!
Shpërthimet e fruthit në mbarë botën kanë alarmuar edhe autoritetet shëndetësore në vendin tonë.
Vetëm gjatë muajit mars, në qytetin e Fierit u identifikuan 9 raste të fruthit, ku të gjithë fëmijët e prekur rezultuan të pavaksinuar. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
Rasti i parë i konfirmuar ishte një fëmijë që, pas një qëndrimi dyjavor në Itali, u kthye i infektuar, ndërkohë që prindërit kishin refuzuar vaksinimin kundër fruthit. Një tjetër vatër infeksioni u identifikua në një kopsht, dhe pavarësisht se të gjithë fëmijët e prekur janë trajtuar në spital dhe ndodhen aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore, mjekja Moçi paralajmëron për rrezikun e përhapjes së sëmundjes në rast të mosvaksinimit.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Prindërit, theksoi mjekja nuk duhet të ndikohen nga zërat që lidhin vaksinën e fruthit me autizmin, një teori tashmë e rrëzuar shkencërisht dhe e tejkaluar.
Vaksinimi për specialistët e mjekësisë mbetet mbrojtja më e sigurt ndaj fruthit dhe mënyra më efektive për të parandaluar shpërthimet epidemike.
Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
-

Shfaqet fruthi në Fier/ Nëntë raste në një muaj
Vetëm gjatë muajit mars, në qytetin e Fierit u identifikuan 9 raste të fruthit, ku të gjithë fëmijët e prekur rezultuan të pavaksinuar.
Rasti i parë i konfirmuar ishte një fëmijë që, pas një qëndrimi dyjavor në Itali, u kthye i infektuar, ndërkohë që prindërit kishin refuzuar vaksinimin kundër fruthit. Një tjetër vatër infeksioni u identifikua në një kopsht, dhe pavarësisht se të gjithë fëmijët e prekur janë trajtuar në spital dhe ndodhen aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore, mjekja Moçi paralajmëron për rrezikun e përhapjes së sëmundjes në rast të mosvaksinimit.
Prindërit, theksoi mjekja nuk duhet të ndikohen nga zërat që lidhin vaksinën e fruthit me autizmin, një teori tashmë e rrëzuar shkencërisht dhe e tejkaluar.
Vaksinimi për specialistët e mjekësisë mbetet mbrojtja më e sigurt ndaj fruthit dhe mënyra më efektive për të parandaluar shpërthimet epidemike. -

‘Nuk është kryer në kohë vaksinimi për fruthin’, Tomini: 2 raste janë në Tiranë, të prekurit të moshës nga 1-5 vjeç
Fruthi ka shpërthyer edhe në Shqipëri muajt e fundit, ku ISHP konfirmoi 12 raste të fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje infektive në periudhën janar-mars.
Drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini ka folur në një intervistë televizive lidhur me situatën nga fruthi në vendin tonë.
Tomini tha se rastet e prekura janë ato që nuk është kryer në kohë vaksinimin.
‘Gjatë vitit 2024 kemi pasur shpërthime të fruthit, por ka pasur raste të shkëputura dhe që nuk kanë qenë të lidhura epidemiologjikisht me njëri-tjetrin, dhe janë raste që nuk kanë kryer vaksinimin në kohë. Ka prindër që për arsye të neglizhimit nuk e kanë dërguar fëmijën që të kryejë vaksinimin në moshën 12- vjeç, por e kanë kryer në moshën 15 ose 18. Ky fakt rëndon në shëndetin e fëmijëve dhe jo vetëm të fëmijës dhe të një individi, por edhe të komunitetit. Duhet që të kishte një ndërgjegjësim që në periudhën që kishim dy shpërthime vitin që shkojë’, tha ajo.
Teksa u pyet lidhur me qytet se ku janë konfirmuar rastet me fruth, Tomini tha se rastet më të shumta janë në Tiranë.
‘Rastet janë në Tiranë, kemi pasur dy raste para disa javësh. Kjo histori e shfaqjes së rasteve me fruth ka filluar që nga viti 2017, para Covid ne kemi pasur një mbulesë vaksinale shumë të lartë. Në mbarë botën është kjo politika për rritjen e mbulesës vaksinale’, tha ajo.
Tomini tha se prindërit buk duhet që të frikësohen nga vaksinimi i fëmijëve të tyre. Ajo tha se ata duhet që të marrin informacion tek pediatri dhe mjeku i familjes.
‘Prindërit duhet që të marrin informacionin në burime të sigurta informacioni, të konsultohen me mjekun pediatër që ndjek fëmijën e tyre, po ashtu edhe me mjekun e familjes. Ka prindër që duan që ta shtyjnë disa muaj vaksinimin sepse thotë edhe pak sa të ecë vet dhe pak dhe të rritet. Por vaksinimi bëhet në atë kohë që është e rekomanduar’, tha ajo.
Teksa u ndal tek mosha për rastet që janë prekur nga fruthi, ajo tha se është nga 1 deri në 5 vjeç.
‘Është mosha nga 1 deri në 5 vjeç dhe janë raste kur nuk është bërë vaksinimi i plotë. Doza fillestare nuk jep imunitetin e plotë dhe nuk kryejnë aplikimin e dozës së parë në kohën e duhur. Por, pse duhet që të provojë sëmundjen e fruthit një moshë që është nën 5- vjeç vetëm se pse nuk ka kryer vaksinimin në kohën e duhur’, tha ajo. -

87 operacione, luftë trafikut të drogës dhe…/ Policia bën bilancin e muajit mars: Ja sa persona u arrestuan
Policia e Shtetit, gjatë muajit mars 2025
✅Punë parandaluese, 🤝bashkëpunim me qytetarët, 💡hetime dhe operacione të përbashkëta me partnerët dhe me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, në 🗺️koordinim me INTERPOL dhe me EUROPOL, për të luftuar krimin dhe për të garantuar sigurinë publike.
Gjatë muajit mars, si rezultat i këtyre komponentëve:
✅janë finalizuar 67 operacione policore;✅janë finalizuar 20 operacione policore ndërkombëtare;✅janë vënë në pranga 555 autorë të dyshuar veprash penale;✅janë sekuestruar 10 kallëpe lënde eksplozive plastike dhe 7 granata;✅janë sekuestruar 27 armë zjarri dhe sasi e konsiderueshme municioni;✅janë sekuestruar rreth 80 kg Cannabis, qindra doza dhe 1890 fara të kësaj lënde, sasi dhe doza Kokaine, si dhe doza Heroine;✅janë zbuluar 2 banesa në Tiranë, të pajisura me llamba për të kultivuar bimë Cannabisi;✅janë sekuestruar rreth 500 000 euro me burime të dyshimta, të padeklaruara në PKK-të Port Durrës, Rinas, Morinë dhe Kakavije;✅janë sekuestruar 2 automjete të blinduara, silenciator, maska, dokumente dhe para false, mallra të kontrabanduara dhe pasuri me burim krimin;✅janë goditur 3 grupe kriminale
-2 të implikuar në prodhim/shitje ose trafikim të lëndëve narkotike;
-tjetri i implikuar në prostitucion;
✅janë parandaluar 5 ngjarje kriminale
-ngjarje me armë/lëndë plasëse dhe konflikte mes adoleshentëve, në Vlorë;
-një rast kultivimi të bimëve narkotike në Krujë;
-përshkallëzimi i 2 konflikteve në familje, në Dibër dhe në Vaun e Dejës;
✅janë zbardhur 15 ngjarje kriminale që kanë përfshirë: dëmtime pronash me lëndë plasëse ose djegëse, kanosje për dhënie pasurie, plagosje dhe aksidente me pasoja;✅janë finalizuar 20 operacione për zbardhjen e vjedhjeve, vjedhjeve me thyerje dhe vjedhjeve me dhunë;✅janë goditur 6 raste të kontrabandës së mallrave si: ari, nafta, veshjet, pijet alkoolike dhe pajisjet;✅janë trajtuar në bashkëpunim me institucionet kompetente, 78 raste të krimeve mjedisore dhe 91 raste të dhunës në familje;✅janë goditur 3 raste të posedimit të kartëmonedhave false;✅janë goditur 4 raste të organizimit ilegal të lojërave të fatit dhe 1 rast i transportimit të emigrantëve për të kaluar kufirin ilegalisht.✅iu është dhënë ndihmë 10 turistëve grekë, çekë, kroatë, francezë dhe gjermanë, që patën nevojë në Dajt, Velipojë, Llogara, Odrie dhe Këlcyrë;✅RENEA dhe Interpol Tirana riatdhesuan një 19-vjeçar që kërkoi ndihmë për të ardhur nga Sierra Leone;✅janë garantuar rendi dhe siguria publike gjatë aktivitetit sportiv në stadiumin “Arena Kombëtare”, si dhe mbarëvajtja e festave kombëtare gjatë muajit mars.
🔘Policia Rrugore dhe flota e pajisjeve inteligjente kanë monitoruar në mënyrë të vazhdueshme akset rrugore, me objektivin madhor, sigurinë rrugore.
✅Në pranga, 150 drejtues mjetesh, nga të cilët:
-111 për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur;
-39 për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi.
✅ 313 leje drejtimi të pezulluara për tejkalim të normave të shpejtësisë, për drejtim të mjetit, në ndikimin e pijeve alkoolike dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë.✅ 1190 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit, raste për të cilat drejtuesit e automjeteve kanë paguar dyfishin e gjobës maksimale dhe zbritje nga 6 deri në 12 pikë nga Leja e Drejtimit.
🚧Policia Kufitare ka hartuar dhe zbatuar analiza të posaçme risku, dhe ka kryer kontrolle intensive ndaj shtetasve dhe mjeteve, për të parandaluar dhe goditur krimet në kufi.
✅Të goditura në pikat e kalimit kufitar:
-61 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve dhe dhënies ndihmë për këtë paligjshmëri;-17 raste të tentativës për të kaluar kufijtë, me dokumente false;-7 raste të trafikimit të mjeteve motorike;-1 rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, me mjete lundruese.
Policia e Shtetit siguron qytetarët dhe partnerët se është maksimalisht e angazhuar për finalizimin e operacioneve kundër krimit në përgjithësi, krimit të organizuar në veçanti, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe të atyre që qarkullojnë me armë apo sende të tjera të kundërligjshme dhe cenojnë sigurinë publike. -

Raporti: 38% e punësimeve në Bashkinë e Tiranës, në shkelje të ligjit
Nga 1316 pozicione pune të monitoruara si pjesë e procesit të punës të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit civil rezultoi se 38% e tyre ishin zënë në kundërshtim me ligjin.
Raporti vjetor i këtij institucioni hedh dritë mbi disa prej zhvillimeve kryesore në administratë sa i takon punësimit, largimit apo lëvizjes në karrierë të punonjësve.
Konkretisht Komisioneri monitoroi 15 bashki gjatë vitit 2024 ku të paktën 118 e vendeve të punës rezultuan të lira dhe 744 ishin zënë në përputhje me procedurat që përcakton ligji çka përbejnë respektivisht 9 për qind dhe 57 për qind të tyre.
“Në këto institucione janë kontrolluar 338 raste të punonjësve që janë emëruar në shërbimin civil sipas procedurave përkatëse të parashikuara në ligj dhe rezulton se 239 prej tyre, janë në nivelin ekzekutiv, 98 raste në nivelin e ulët dhe të mesëm drejtues dhe 1 rast në nivelin e lartë drejtues. Sipas statistikave të evidentuara më sipër, është konstatuar se në 22 raste është aplikuar procedura e lëvizjes paralele dhe në 89 raste është aplikuar procedura e ngritjes në detyrë, nga të cilat në 47 raste me kandidatë nga sistemi i shërbimit civil dhe në 42 raste me kandidatë të tjerë, që nuk janë pjesë e sistemit.
Vihet re se lista e pritjes, e krijuar pas përfundimit të procedurës së pranimit në shërbimin civil në nivelin ekzekutiv, me konkurrentët që kanë marrë nivelin e nevojshëm të pikëve, por që nuk mund të emërohen pasi nuk ka pozicion pune, është aplikuar vetëm në 6 raste’ thuhet në raportin e Komisionerit.
I njëjti raport vlerëson se sa i takon rekrutimit janë vënë re mangësi në dokumentacionin që duhet të dorëzojë kandidati gjatë aplikimit për të marrë pjesë në konkurrim. Po kështu mangësi në dokumentacionin që provon realizimin e fazave të konkurrimit apo në dokumentacionin që materializon veprimtarinë e organeve që realizojnë procesin e rekrutimit.
Komisioneri vlerëson se janë konstatuar gjithashtu probleme gjatë ndërtimit dhe funksionimit të organeve kolegjiale që kryejnë procesin e konkurrimit, si Komitetet e pranimit, ose Komisionet e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë./ MONITOR



