Tag: raste

  • “Aty ka korrupsion”/ Dumani: Si ka mundësi asnjë kallëzim nga Tatimet dhe Doganat?

    “Aty ka korrupsion”/ Dumani: Si ka mundësi asnjë kallëzim nga Tatimet dhe Doganat?

    Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani sot në prezantimin e raportit vjetor para KLP-së nuk kritikoi vetëm policinë për përgjysmimin e denoncimeve, por edhe doganat me tatimet. Ai tha se nuk kanë bërë asnjë referim.
    “Vlerësoj se ka rënë kriminaliteti dhe korrupsioni, kanë dhënë efekt procedimi dhe gjykimi por nuk mund ta mendoj, se Doganat dhe Tatimet të mos kenë një rast, pesë raste apo dhjetë raste për të mos referuar në SPAK.
    Besoj se niveli i korrupsionit nuk është zero në tatime dhe dogana. Kjo është ajo që ne e prezantojmë në raport; e para pasqyrojmë realitetin, qëllimi nuk është për të kritikuar institucionet e tjera, qëllimi është për të nxitur institucionet.
    Ne jemi të hapur për bashkëpunim me ta dhe jemi të hapur për rastet që do të referojnë” tha ai.

  • “Gjetëm 14 zarfe të dyshimta”, PD nis me ankesat: Të pezullohet printimi i votës së diasporës!

    “Gjetëm 14 zarfe të dyshimta”, PD nis me ankesat: Të pezullohet printimi i votës së diasporës!

    Partia Demokratike hedh dyshime për manipulimin e procesit të votës së diasporës. Përfaqësuesi ligjor i PD  i ka drejtuar një kërkesë zyrtare kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për pezullimin e menjëhershëm të procesit të printimit të dokumentacionit për votuesit nga diaspora. Si dhe i kërkon KQZ mbledhje urgjente në orën  11:30.
    Sipas PD-së, gjatë përgatitjes së dokumentacionit janë konstatuar parregullsi të rënda, të cilat mund të cënojnë integritetin e procesit. Vëzhguesit e PD kanë raportuar se në disa raste është printuar dy herë label-i i adresës për të njëjtin zgjedhës, çka nënkupton mundësinë që një person të marrë dy zarfe me fletë votimi. Deri më tani janë identifikuar 14 raste të tilla, por ekziston mundësia që numri i tyre të jetë më i madh.
    Nga ana e vëzhguesve tanë jemi informuar se gjatë procesit të përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor për votuesit nga jashtë ka pasur një problematikë që lidhet me printimin dy herë të label-it të adresës që në terma praktikë nënkupton që një zgjedhësi mund t’i shkojnë dy zarfe (dy fletë votimi), duke rrezikuar kështu që të kemi më shumë vota se numër zgjedhësish. Sipas vëzhguesve tanë janë identifikuar 14 raste, por mund të ketë edhe të tjerë.
    Në këto kushte, me qëllim sqarimin e plotë të kësaj problematike dhe marrjen e masave, kërkojmë që të pezullohet procesi dhe të mblidhemi urgjentisht sot në ora 11:30 në pallatin e sportit “Feti Borova” për të diskutuar lidhur me këtë çështje. Kjo kërkesë ka për qëllim garantimin e rregullshmërisë, ligjshmërisë dhe integritetit të procesit dhe kurrësesi zvarritjen e tij’ thuhet në njoftimin e PD-së.

  • “Të pezullohet printimi i votës së diasporës”/ Denoncimi i PD-së: 14 zarfe të dyshimta, mund të ketë më shumë

    “Të pezullohet printimi i votës së diasporës”/ Denoncimi i PD-së: 14 zarfe të dyshimta, mund të ketë më shumë

    Partia Demokratike hedh dyshime për manipulimin e procesit të votës së diasporës. Përfaqësuesi ligjor i PD i ka drejtuar një kërkesë zyrtare kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për pezullimin e menjëhershëm të procesit të printimit të dokumentacionit për votuesit nga diaspora. Si dhe i kërkon KQZ mbledhje urgjente në orën 11:30.
    Sipas PD-së, gjatë përgatitjes së dokumentacionit janë konstatuar parregullsi të rënda, të cilat mund të cënojnë integritetin e procesit. Vëzhguesit e PD kanë raportuar se në disa raste është printuar dy herë label-i i adresës për të njëjtin zgjedhës, çka nënkupton mundësinë që një person të marrë dy zarfe me fletë votimi. Deri më tani janë identifikuar 14 raste të tilla, por ekziston mundësia që numri i tyre të jetë më i madh.
    Nga ana e vëzhguesve tanë jemi informuar se gjatë procesit të përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor për votuesit nga jashtë ka pasur një problematikë që lidhet me printimin dy herë të label-it të adresës që në terma praktikë nënkupton që një zgjedhësi mund t’i shkojnë dy zarfe (dy fletë votimi), duke rrezikuar kështu që të kemi më shumë vota se numër zgjedhësish. Sipas vëzhguesve tanë janë identifikuar 14 raste, por mund të ketë edhe të tjerë.
    Në këto kushte, me qëllim sqarimin e plotë të kësaj problematike dhe marrjen e masave, kërkojmë që të pezullohet procesi dhe të mblidhemi urgjentisht sot në ora 11:30 në pallatin e sportit “Feti Borova” për të diskutuar lidhur me këtë çështje. Kjo kërkesë ka për qëllim garantimin e rregullshmërisë, ligjshmërisë dhe integritetit të procesit dhe kurrësesi zvarritjen e tij’ thuhet në njoftimin e PD-së.

  • “Ka zarfe të dyshimta”, PD: Të pezullohet printimi i votës së diasporës, KQZ të mblidhet urgjentisht

    “Ka zarfe të dyshimta”, PD: Të pezullohet printimi i votës së diasporës, KQZ të mblidhet urgjentisht

    Partia Demokratike ka hedhur dyshime për manipulimin e procesit të votës së diasporës.
    Përfaqësuesi ligjor i PD i ka drejtuar një kërkesë zyrtare kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për pezullimin e menjëhershëm të procesit të printimit të dokumentacionit për votuesit nga diaspora. Si dhe i kërkon KQZ mbledhje urgjente në orën 11:30.
    Sipas PD-së, gjatë përgatitjes së dokumentacionit janë konstatuar parregullsi të rënda, të cilat mund të cënojnë integritetin e procesit. Vëzhguesit e PD kanë raportuar se në disa raste është printuar dy herë label-i i adresës për të njëjtin zgjedhës, çka nënkupton mundësinë që një person të marrë dy zarfe me fletë votimi. Deri më tani janë identifikuar 14 raste të tilla, por ekziston mundësia që numri i tyre të jetë më i madh.
    “Nga ana e vëzhguesve tanë jemi informuar se gjatë procesit të përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor për votuesit nga jashtë ka pasur një problematikë që lidhet me printimin dy herë të label-it të adresës që në terma praktikë nënkupton që një zgjedhësi mund t’i shkojnë dy zarfe (dy fletë votimi), duke rrezikuar kështu që të kemi më shumë vota se numër zgjedhësish. Sipas vëzhguesve tanë janë identifikuar 14 raste, por mund të ketë edhe të tjerë.
    Në këto kushte, me qëllim sqarimin e plotë të kësaj problematike dhe marrjen e masave, kërkojmë që të pezullohet procesi dhe të mblidhemi urgjentisht sot në ora 11:30 në pallatin e sportit “Feti Borova” për të diskutuar lidhur me këtë çështje. Kjo kërkesë ka për qëllim garantimin e rregullshmërisë, ligjshmërisë dhe integritetit të procesit dhe kurrësesi zvarritjen e tij” thuhet në njoftimin e PD-së.

  • Shqipëria në hartën e prostitucionit ndërkombëtar, si vajza nga Amerika Latine dhe Turqia rekrutohen online dhe…

    Shqipëria në hartën e prostitucionit ndërkombëtar, si vajza nga Amerika Latine dhe Turqia rekrutohen online dhe…

    Në apartamente të zakonshme, pas dritareve të mbyllura dhe qirave ditore, lulëzon një industri e heshtur: tregtia e trupit. Sipas investigimit të gazetares Denada Jushi, Shqipëria, po shndërrohet në një stacion tranzit dhe destinacion për prostitucionin e organizuar ndërkombëtar. Si funksionon ky rrjet? Kush janë përfituesit dhe çfarë bën shteti në raste të tilla? Dëshmia e një shtetaseje braziliane, L. Da S.C, e cila pranoi të rrëfejë historinë e saj për “Sinjalizo”në kushtet e anonimatit hedh dritë mbi një rrjet të mirëstrukturuar që e ka kthyer Shqipërinë në një stacion të ri për tregtinë e trupit.
    Dëshmia e një vajze braziliane
    “Ketë vit mbusha 30 vjeç, kam ardhur nga Brazili, nuk kisha dëgjuar më parë për Shqipërinë, ardhja ime ndodhi përmes rrjeteve sociale, komunikova me një person që u prezantua si Aleksandër. Më premtoi punë dhe akomodim. Kur mbërrita në Rinas, më priti një i panjohur që më çoi direkt në një apartament. Fitimet i ndaj përgjysmë me të. Natyrisht nuk ndihem mirë me atë që kam zgjedhur të bej por nuk kisha zgjidhje tjetër më nevojiteshin para” 30 vjeçarja braziliane nuk është vetëm si historia saj ka shumë të tjera. Të vetëdijshme për rrugën që kanë zgjedhur ato thonë se jo pak herë kanë frikë për jetën e tyre. Frika se mund të pëeballën me dhunë është e përditshme. Bashkë me L.S.C ushtrojnë të njëjtin aktivitet edhe dy shoqe të saj nga Brazili, që kishin ndjekur të njëjtën rrugë – kontakte në rrjetet sociale, një pritës në Shqipëri dhe më pas shpërndarje të fitimeve. Historia e tyre është dhe historia e dhjetëra vajzave që kanë zgjedhur Shqipërinë për të njëjtin aktivitet. Është pjesë e një zinxhiri të gjatë dhe të mirëorganizar të trafikimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit që ka filluar të marrë përmasa shqetësuese në vend.
    Roli i Shqiptarëve dhe si funksionon ky rrjet?
    Abuzimi me vajza që jo pak herë janë fare të reja, apo që bien edhe pre e dhunës e abuzimeve deri në raste me të renda janë disa nga pasojat e këtij organizimi kriminal. Një sistem që nis jashtë Shqipërisë, por që rol luajnë shqiptarët. Sipas Arbër Zemani -Shef i sektorit të trafiqeve të paligjshme dhe narkotikeve në Policinë e Tiranës, rrjetet kriminale funksionojnë përmes bashkëpunimeve ndërkufitare dhe përdorin metoda gjithnjë e më të sofistikuara për të fshehur aktivitetin. Por megjithatë jo pak herë këto Airbnb apo shtëpi të përshtatura për prostitucion dihen nga banorë të pallateve apo të lagjeve. Gëzimi është administrator në një pallat pranë zonës së “21 dhjetorit” ai thotë se janë disa shtëpi në pallat ku hyjnë dhe dalin burra të panjohur dhe që nuk frekuentojnë banoret sepse ai tashme i njeh thuajse të gjithë, por kjo nisi të ndodhë kur erdhën vajza nga jashtë. Mesa duket ky fenomen është jo pak i njohur në Tiranë, por teksa të gjithë e shohin askush nuk thotë asgjë. Indiferentizmi në shoqërinë tonë dukët se ka shkuar shumë larg.
    Rrugët që ndiqen, si vijnë në Shqipëri?
    Teksa disa vite më parë raste të tilla ishin të pakta, vitin e fundit janë bërë të zakonshme. Vajzat, kryesisht që vijnë nga Brazili, Kolumbia, Venezuela dhe Turqia, udhëtojnë përmes shteteve europiane dhe vijnë në Shqipëri ku priten nga shqiptarë që i strehojnë dhe koordinojnë aktivitetin e tyre. “Komunikimi me rekrutuesit ndodh në rrjete sociale, zakonisht përmes numrave joshqiptarë. Në aeroport, ato priten nga persona të paidentifikuar që nuk përdorin emrat e tyre të vërtetë”, thotë gazetari investigativ Merin Maçi. Në Shqipëri, këto vajzat vendosën në apartamente, airbnb apo qendra masazhesh që shërbejnë si mënyrë për të fshehur veprimtarinë e tyre. Klientët sigurohen përmes rrjeteve të mbyllura sociale dhe aplikacioneve të komunikimit të fshehtë. “Escort in Tirana” për një kohë të gjatë ka qenë një Web shumë i njohur në Kryeqytet, çdo njeri mund ta aksesojë dhe “porosisje” online vajzat. Edhe pse në Shqipëri kjo nuk është e lejueshme mesa duket kjo nuk ka rendësi për përfituesit kriminal.
    Çfarë tregojnë shifrat?
    Vetëm në vitin 2024 dhe fillimin e vitit 2025, janë arrestuar 15 shtetase të huaja dhe 10 shtetas shqiptarë si pjesë e këtij rrjeti. Ndërsa rreth 90 vajza të tjera janë proceduar në gjendje të lirë, shumica prej tyre të huaja. Rastet më të sheshta thotë policia janë në qytete si Tirana Durrësi ose Vlora. Operacionet e policisë janë shtuar në dy vitet e fundit, kryesisht pas ankesave të qytetarëve për zhurma dhe hyrje-dalje të dyshimta në banesa. “Policia ka përdorur të gjitha mjetet ligjore përgjime, vëzhgime, infiltrime për të zbuluar mënyrën e funksionimit të këtyre rrjeteve,” thotë Policia.
    Kur drejtësia duket e verbër- Rasti i Fierit
    Fenomeni i shfrytëzimit për prostitucion nuk njeh moshë. Në Fier, një çift pensionistësh u dënua me nga 7 vite burg për organizimin e rrjetit të prostitucionit në hotelin “Oda e Miqve”. Besiko dhe Nesti Golemaj drejtonin një zinxhir lokalesh dhe hotelesh që shërbenin për këtë veprimtari, duke përfshirë gra të martuara dhe të reja nga zona të ndryshme. Por këto denime jo vetëm që nuk sjellin frenim, por janë shpesh herë me të medha se për krime të rënda! Çka e bën funksionimin e ligjit në Shqipëri jo pak absurd! Perhapja e ketij fenomeni duket se nuk është vetëm në raste të vajzave që udhëtojnë nga vende të botës, por edhe një formë që po përdoret në vend me viktima të cilët përballen me varfëri apo divorce që mbetën mes rrugëve dhe bien pre e këtij shfrytëzimi.

  • Nga përdorimi i pesticideve te antibiotikët/ Çfarë po konsumojmë?

    Nga përdorimi i pesticideve te antibiotikët/ Çfarë po konsumojmë?

    Si funksionon sistemi i kontrollit për sigurinë ushqimore, nga fidanët e mbjellë, përdorimi i pesticideve, antibiotikëve dhe deri te tregtimi i produkteve ushqimore vendase dhe të importit. Pengesat që hasen te gjurmueshmëria e mallrave të pasigurta që shiten në informalitet.

    A.Ç., prej disa ditësh gjendet i shtruar në spitalin rajonal të Durrësit, për shkak të helmimit nga ushqimi nga bakteri i salmonelës. I moshuari tregon se helmimi iu shkaktua pasi konsumoi mish pule të gatuar në shtëpi, të cilin e kishte blerë në një prej supermarketeve të qytetit ku banon.

    Ndër simptomat e para të shfaqura ishin të vjellat dhe gjendje e humbjes së ndjenjave. I moshuari pohon se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar, ndërsa pret t’i nënshtrohet edhe një ndërhyrje kirurgjikale.

    Mjekët infeksionistë të urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pohuan për “Monitor” se rastet e paraqitjes së pacientëve në urgjencë me “gastroenterit bakterial” (helmimi nga ushqimi i shkaktuar nga baktere të llojeve të ndryshme) janë të shpeshta në çdo periudhë të vitit, veçanërisht në stinën e verës, ku tregtimi i produkteve shtazore dhe frutave e perimeve kërkon më tepër vëmendje.

    Rastet me helmim ushqimi, sipas tyre, ndikohen nga disa faktorë, veçanërisht higjienës ushqimore.

    Mjekët pohojnë se në këtë periudhë nuk ka tendencë rritëse të rasteve të gastroenteritit bakterial nga salmonela. Ndërsa numri i shtrimeve me “gastroenterit bakterial” arrin 2 deri në 3 pacientë për turn. Shtrimet në spitale, sipas mjekëve, janë më të domosdoshme për rastet kur pacienti ka edhe sëmundje bashkëshoqëruese.

    Ndër simptomat kryesore që gastroenteriti bakterial shfaq te të rriturit janë diarre, dhimbje dhe krampe abdominale, ethe dhe temperaturë mbi 38 gradë Celsius, dhembje koke, të vjella dhe ndjesi të vjelle.

    Në vend ka dy laboratorë zyrtarë, që kryejnë analiza të produkteve ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV).

    Sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në analizat e kryera në laboratorët e të dy institucioneve më së shumti konstatohen raste jo-konform për tregues të higjienës ushqimore krahasuar me ato të sigurisë ushqimore.

    Problematikat më të shpeshta sipas ekspertëve, hasen te frutat dhe perimet. “Në laboratorët e AKU-së kryhet një numër shumë i vogël analizash, më tepër fiziko-kimike sesa mikrobiologjike. Ndaj dhe e gjithë barra i bie ISUV, i cili është laborator reference.

    Nga analizat më së shumti rezultojnë me probleme fruta-perimet”, pohon Granit Sokolaj, drejtues i qendrës “Alert”, e specializuar për informimin dhe ndërgjegjësimin e konsumatorit për çështjet e sigurisë ushqimore.

    AKU dhe ISUV analizojnë mostrat që merren gjatë kryerjes së kontrollit zyrtar. Aktualisht ISUV ka mbi 1,900 teste të akredituara sipas Bashkimit Europian. Ndërkohë, jo vetëm laboratorët e ISUV por edhe të AKU kanë marrë pjesë në teste ndërkombëtare aftësie.

    Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, në podcast-in “Monitor Business Plus” pohoi se zbatimi i protokolleve për monitorimin dhe kontrollin e zinxhirit të sigurisë ushqimore në vend, të hartuara në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian garantojnë më së miri tregtimin e sigurt të produkteve.

    Zonja Denaj theksoi se shtimi i numrit të analizave të akredituara nga ISUV në mbi 1,900 nga 6 që ishin në 2013, është një ndër investimet kryesore në logjistikë pajisjesh dhe burimesh njerëzore për forcimin e kontrollit te siguria ushqimore.

    “Nuk mungojnë as ligjet, as rregulloret, as analizat e kredituara, por shpesh mungon ndjekja me përpikëri absolute e protokolleve prej të gjithëve, si nga fermerët, bizneset dhe punonjësit.

    Kjo krijon disa kërcitje që rrezikojnë jetën e konsumatorit, si ato që keni dëgjuar kohët e fundit, dhe kanë ndodhur edhe më parë, por institucionet përgjegjëse kanë marrë masa të menjëhershme.

    Qoftë stafi i institucioneve përgjegjëse, fermerët apo bizneset që rrezikojnë mosndjekjen e protokolleve, të gjithë së bashku duhet të kuptojnë se shkelja e tyre nuk është tejkalim i momentit i rregullave, por çështje që rrezikojnë sigurinë ushqimore. Protokollet në fuqi sot të kapin, qoftë edhe me një ditë me vonesë dhe të çojnë përpara drejtësisë”.

    Si funksionon sistemi i kontrollit të sigurisë ushqimore nga fidanët e mbjellë e deri te tregtimi

    Siguria ushqimore në vend, sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, monitorohet dhe kontrollohet nga Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU).

    AKVMB është përgjegjëse për prodhimin bujqësor dhe blegtoral në fermë, me kontrolle që nisin nga fidanët e mbjellë e deri te përdorimi i pesticideve dhe antibiotikëve. AKU është përgjegjëse për sigurinë e të gjitha produkteve ushqimore në treg.

    “Gjurmimi i produkteve shtazore dhe i frutave dhe perimeve kërkojnë regjistrimin e fermave bujqësore dhe blegtorale, si dhe aktiviteteve që kryhen në këto ferma. Fermat blegtorale si dhe kafshët që mbarështohen në to janë të regjistruara në regjistrin elektronik RUDA, i cili përditësohet vazhdimisht.

    Në qershor 2024 ka filluar regjistrimi i operatorëve profesionistë, të cilët kryejnë aktivitete në lidhje me bimët (mbjelljen, prodhimin, vendosjen në treg). Fermerët kanë detyrimin e plotësimit të regjistrit të përdorimit të Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve (PMB) në fermë, kontrolli i mbajtjes së regjistrit të përdorimit të PMB-ve në fermë kryhet nga AKVMB.

    Inspektorët e AKVMB-së kryejnë kontrolle në ferma bujqësore për të vërtetuar se produktet e tyre janë të lira nga sëmundjet dhe dëmtuesit, përdorimi i pesticideve dhe pajisin produktin me certifikatë fitosanitare.

    Operatorët e biznesit ushqimor në pikat e grumbullimit kanë detyrimin e regjistrimit në Qendrën Kombëtare Biznesit dhe janë subjekt kontrolli nga inspektoret e ushqimit të AKU-së”, sqaroi Ministria e Bujqësisë për Monitor.

    Të dyja institucionet kryejnë kontrolle në të gjithë vendin mbi bazën e një plani kombëtar, të ndërtuar mbi rrezikun që paraqesin produktet ushqimore dhe ato me origjinë shtazore.

    “Në kuadër të kontrolleve të mbetjeve të pesticideve, kontaminimit mikrobiologjik në fruta-perime, AKU kryen kontrolle bazuar në Planin Kombëtar të kontrolleve zyrtare me bazë risku dhe të marrjes së mostrave për ushqimin, ushqimin për kafshë, mbrojtjes së bimëve dhe inputeve bujqësore, si dhe planin e marrjes së mostrave në PIK.”, i cili miratohet nga Ministri.

    Në këtë kuadër, AKU bashkëpunon ngushtësisht me AKVMB-në jo vetëm për të ndjekur gjurmueshmërinë e produkteve, por edhe për të ndërgjegjësuar fermerët për rëndësinë e mbajtjes së të dhënave në fermën e tyre, për plotësimin e regjistrit të përdorimit të PMB-ve në fermë, si dhe ruajtjen e produkteve nga kontaminimi mikrobiologjik.

    AKU në vitin 2023 ka hartuar planin kombëtar të kontrolleve zyrtare bazuar në risk, nëpërmjet një metodologjie të re me asistencën e IPA II “Projekti i Sigurisë Ushqimore”, ku vlerësimi i operatorëve të biznesit, bëhet nëpërmjet profilizimit të riskut sipas një sistemi pikëzimi.

    Kontrolli i zbatimit të legjislacionit të sigurisë ushqimore bëhet nëpërmjet kontrolleve zyrtare, monitorimit dhe verifikimit për përmbushjen e kërkesave ligjore nga operatorët e biznesit ushqimor, si dhe marrjes dhe analizimit të mostrave bazuar në vlerësimin e riskut dhe frekuencës së përcaktuar.

    Protokollet e përdorura gjatë kryerjes së këtyre aktiviteteve nga AKU janë të njëjta me ato të përdorura nga autoritetet e vendeve të BE-së.

    Për kryerjen e kontrollit zyrtar dhe funksionimin e sistemit të kontrollit zyrtar, autoritetet kompetente auditohen në mënyrë të rregullt nga shërbimet e Komisionit Europian”, pohon Ministria e Bujqësisë.

    Pengesat që hasen në moskapjen e rasteve me probleme?

    Por ekspertët këmbëngulin te forcimi i gjurmueshmërisë, pra zinxhiri që ndjek produktin nga operatori ekonomik që e prodhon e deri te konsumatori. Për drejtuesin e qendrës “Alert”, Granit Sokolaj, në këtë drejtim vijon të mbetet shqetësuese tregtimi i mallrave ushqimorë pa etiketë.

    “Sistemi i gjurmueshmërisë në produktet e etiketuar dhe që shiten në mënyrë të ligjshme është i sigurt. Pra, AKU dhe vetë subjektet, në të gjitha rastet e problematikave, mund të gjurmojnë produktin dhe ta heqin nga tregu në raste alert-esh.

    Shqetësimi i përhershëm, sidomos me produktet e fruta-perimeve, me mjaltin nga fermerë të vegjël apo dhe vezët me antibiotikë po nga këto ferma, është gjurmueshmëria, pasi në shumë raste nuk gjenden të dhëna fiskale apo dokumente tjera, për të ndjekur problemin deri në origjinë.

    Problematike mbeten disa raste, siç e përmenda dhe më lart, produktet nga ferma të vogla si mjalti, vezët e fermave të vogla (kjo nuk duhet ngatërruar me prodhuesit e mëdhenj, me etiketë), vaji i ullirit, pasi mblidhet nga dhjetëra fermerë kokërr e më pas bëhet vaj në një fabrikë, pasi përzihen etj. Kjo ka nxjerrë në pah problematika në lidhje me gjurmueshmërinë.

    Pra, pengesa reale në moskapjen e rasteve me probleme apo mospenalizimin e abuzuesve është tregtia e paformalizuar siç duhet.

    Megjithatë, edhe shkëputja e zinxhirit, një pjesë të përgjegjësisë AKU, një pjesë AKVMB dhe në rastin e analizave pozitive nga ISUV, komunikimi me shkresa etj., bën që produkti të jetë shitur derisa të kryhet ndërhyrja”, tha zoti Sokolaj.

    Problem mbetet edhe informimi i konsumatorit për rastet e produkteve të gjendura në shkelje të normave.

    “Fatkeqësisht, komunikimi i riskut për konsumatorët mbetet në nivel shumë të dobët, veçanërisht për rastet e kontrolleve mbi bazë risku, sipas planit vjetor të AKU, për të cilat konsumatorët nuk informohen.

    Edhe nëse merren masa për heqjen nga tregu të atyre produkteve, konsumatorët duhet të kenë informacionin e duhur që të mos blejnë X apo Y produkte/lote etj., deri në heqjen nga tregu, apo edhe nëse i kanë blerë, të mos i konsumojnë”, nënvizon zoti Sokolaj.

    Sistemi i gjurmueshmërisë mbahet nga operatori i biznesit ushqimor sipas Ministrisë së Bujqësisë. Operatorët e Biznesit Ushqimor (OBU) kanë detyrimin për krijimin e një sistemi gjurmueshmërie për mbajtjen e të dhënave, për të mundësuar identifikimin e çdo personi fizik apo juridik, nga janë furnizuar apo kanë furnizuar.

    “Këto të dhëna të mbajtura nga operatori i biznesit ushqimor shërbejnë për të identifikuar se në cilën hallkë të zinxhirit ushqimor ka ndodhur jo-konformiteti.

    Sa më mirë të mbahen këto të dhëna nga operatori i biznesit dhe të vihen të plota dhe në kohë në dispozicion të AKU, pengesat në menaxhimin e rasteve jo-konform minimizohen”, pohon Ministria e Bujqësisë.

    Ushqimi i nxjerrë në treg ose që mund të nxirret në treg etiketohet për të siguruar gjurmueshmërinë. AKU si institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë luan një rol të rëndësishëm në sistemin e gjurmueshmërisë në vend.

    “AKU kryen inspektime të rregullta në OBU dhe tregjet për të siguruar përputhshmërinë me standardet e sigurisë ushqimore.

    Kjo përfshin kontrollin e dokumentacionit të gjurmueshmërisë, për të siguruar që çdo produkt mund të gjurmohet nga origjina e deri te konsumatori. AKU, në kuadër të menaxhimit të rrezikut, ndërmerr masa të menjëhershme për të bllokuar dhe për të tërhequr këto produkte nga tregu”, nënvizon më tej Ministria e Bujqësisë.

    Përdorimi i pesticideve të ndaluara të fruta-perimet

    Në 5 vite, përkatësisht në periudhën 2019 deri në prill 2025, sistemi RASFF i BE-së për kontrollin e sigurisë ushqimore (Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin) ka dhënë 69 raste alarmi për eksportet shqiptare.

    Për produktet e eksportit që kanë rezultuar me probleme, janë fruta-perimet, bimët mjekësore dhe produktet e peshkut.

    Konkretisht për Shqipërinë nga 69 raste në total të dhënies së alarmit të identifikuara në sistem, rezulton se 26 janë klasifikuar si “serioze”; 9 raste “potencialisht serioze”; 13 me “potencial risku”; 4 prej tyre “ pa risk”; 8 raste “pa vendim” dhe 9 prej tyre “pa risk”.

    19 raste të kategorizuara me alarm “serioz”, “potencial risku” dhe “potencialisht serioze” janë për eksportin e fruta-perimeve. 9 prej tyre për bimë mjekësore, erëza dhe 6 prej tyre janë për kategorinë e produkteve të eksportit “peshk dhe produktet e peshkut”, për prani të histaminës mbi kufijtë në vajin e açuges apo për kontroll të dobët të temp të peshkut të ngrirë.

    Për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, raportimi i rasteve me mbetje pesticidesh në eksport nga sistemi rapid i BE-së vlerësohen të ulëta krahasuar me sasinë e eksporteve.

    “Për vitin 2024 janë vetëm 4 ngarkesa të raportuara me mbetje pesticidesh me origjinë nga Shqipëria për 947 ngarkesa të eksportuara. Ndërkohë, për 3-mujorin e parë të vitit 2025, në 354 ngarkesa të eksportuara vetëm një ngarkesë ka rezultuar me mbetje pesticidesh“.

    Përdorimi i pesticideve mbi normë është shqetësues për ekspertët, jo vetëm për produktet e eksportit, por edhe për ato që shiten në tregun e brendshëm.

    Granit Sokolaj nga qendra “Alert” thotë se shtimi i rasteve të fermerëve që përdorin pesticide mbi normën e lejuar ndikohet nga informaliteti. Problem është edhe mungesa e frekuencës së shpeshtë të kontrolleve te farmacitë veterinare.

    “Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) përpiqet të kontrollojë, aq kapacitete njerëzore sa ka, por problem mbetet Shërbimi i Ekstensionit (këshillimit), mbajtja e regjistrit të fermës nga fermerët, apo fakti që edhe kur e mbajnë, nuk reflektojnë në të protokollet siç i kanë ndjekur vërtet.

    E sigurisht nuk shkruajnë tek to PMB-të e ndaluara që mund të kenë përdorur.

    Kontrolli i farmacive bujqësore mbetet ende një problem shqetësues, për faktin se janë ato që mund të tregtojnë edhe PMB të ndaluara, apo vazhdojnë t’u shesin fermerëve pesticide pa një rekomandim/recetë agronomi. E njëjta gjë dhe për farmacitë veterinare”.

    Sipas tij, numri i rasteve të procedimit të fermerëve që përdorin pesticide të ndaluara është i ulët krahasuar me rastet problematike.

    “AKVMB deri para një apo dy muajsh nuk ka pasur të drejtën ligjore të inspektimit. Së fundmi kanë nisur dhe penalitetet nga ana e saj në ferma, kur është vënë re moszbatimi i protokolleve. AKU nuk e penalizon dot fermerin, por këtë e kryen nëpërmjet AVKMB“.

    Nga ana tjetër, në vitin 2024, Shqipëria ka notifikuar 3 raste me mbetje pesticidesh për produktet e importuara nga vende të BE-së në Shqipëri dhe 8 raste për 3-mujorin e parë të vitit 2025.

    Në lidhje me importet drejt Shqipërisë, rastet më të shpeshta janë ato me mbetje pesticidesh për ngarkesa të ardhura kryesisht nga Greqia dhe Italia.

    “Këto janë raste të konstatuara nga AKU gjatë kryerjes së kontrollit zyrtar dhe të referuara në RASFF. Raste të tjera janë të veçuara dhe nuk janë raste të përsëritura që të përbëjnë problem për importet dhe menaxhim të këtyre rasteve”, tha Ministria e Bujqësisë.

    Si kontrollohet përdorimi i pesticideve

    Prej vitit 2022, fermerët janë të detyruar të mbajnë regjistrin e përdorimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve, ose siç quhen ndryshe të pesticideve.

    Përveç detyrimit për mbajtjen e regjistrit, ata janë të trajnuar dhe orientuar me kalendarët përkatës për kohën e përdorimit të pesticideve, por edhe me ngritjen e farmacive veterinare të licencuara për tregtimin e PBM-ve.

    Për ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, masat e marra dhe politikat që zbatohen në mbrojtje të prodhimit vendas i bëjnë të pamundura hapësirat për raste jo konforme.

    “Sot fermeri nuk ka asnjë arsye të përdorë pesticide të ndaluara. Lista e pesticideve në 2022 ka nxjerrë jashtë disa prej atyre që më përpara lejoheshin të përdoreshin. Jemi në vitin 2025.

    Përse një fermer duhet t’i përdorë ato edhe pse ne i trajnojmë jo vetëm për llojin e përdorimit të pesticideve, por edhe për kalendarin e karencës (kohës së përdorimit). Vetëm në muajin mars u trajnuan 3 mijë fermerë për llojin e pesticideve që duhet të përdorin.

    Madje ju është kërkuar të mos i blejnë tek autoritetet përgjegjëse shtetërore, por t’i blejnë në pikat e farmacive bujqësore që kanë detyrimin t’i shesin pesticidet.

    Fermerët që tejkalojnë rregullat janë shumë pak, krahasuar me mijëra të tjerë që i zbatojnë. Përse duhet që protokoll i rrëzuar prej disave, të dëmtojë imazhin e Shqipërisë? Çështja nuk duhet relativizuar, por numri i fermerëve dhe bizneseve të ndërgjegjësuara është në rritje shumë të lartë”, veçoi ndër të tjera zonja Denaj.

    Vizioni i së ardhmes për sigurinë ushqimore….

    Shqipëria është në rrugën e integrimit europian dhe legjislacioni në fushën e sigurisë ushqimore është përgatitur nga përafrimi i acquis së BE-së në këtë fushë dhe është në proces të vazhdueshëm të përgatitjes dhe përditësimit të tij bazuar në përditësimet që legjislacioni i BE-së pëson.

    Legjislacioni përgatitet bazuar në Planin Kombëtar të Integrimit Europian për një periudhë trevjeçare dhe rishikohet çdo vit.

    Gjithashtu, realizimi i planit të përgatitjes së legjislacionit raportohet në mënyrë të rregullt pranë shërbimeve të Komisionit Europian.

    Legjislacioni i sigurisë ushqimore në vetvete përfshin një sërë standardesh prodhimi dhe shërbimi që rriten vazhdimisht për të garantuar një nivel të lartë të sigurisë ushqimore për konsumatorin.

    Në këtë kontekst, sipas Ministrisë së Bujqësisë, investimet dhe burimet njerëzore në këtë fushë mbeten ende të nevojshme./ Monitor/

  • Raporti AIF: Shqipëria, çerdhe e aktivitetit kriminal dhe pastrimit të parave

    Raporti AIF: Shqipëria, çerdhe e aktivitetit kriminal dhe pastrimit të parave

    Shqipëria vijon të renditet ndër vendet me risk të lartë për pastrim parash, ku ndërtimi mbetet fusha më e preferuar për të kanalizuar fondet me origjinë të dyshimtë. Departamenti Amerikan i Shtetit ka ngritur vazhdimisht alarmin për këtë çështje, ndërsa konfirmimi më i fundit vjen nga Agjencia e Inteligjencës Financiare, e cila në raportin vjetor për vitin 2024 ka evidentuar 234 raste të dyshuara për pastrim parash.
    Raporti, që tashmë është shpërndarë në institucionet përkatëse, tregon se shumica e këtyre rasteve janë referuar në strukturat më të larta të drejtësisë, përfshirë SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Një pjesë tjetër është adresuar në Prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm dhe në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, si organi kryesor për hetime financiare. Në këtë raport përmendet se janë dërguar gjithashtu 25 raste në Drejtorinë e Tatimeve për indicie të qarta mbi evazion fiskal, fshehje të të ardhurave apo shkelje të tjera të ligjit tatimor.
    Ndër rastet e përfshira, bien në sy edhe emra të njohur nga bota e drejtësisë, përfshirë një ish-zyrtar të lartë, për të cilin janë ngritur dyshime të forta për përfshirje në skema të pastrimit të parave. Ky fakt ka rritur edhe më shumë shqetësimin publik, pasi ndikon drejtpërdrejt në besimin ndaj institucioneve të drejtësisë, që duhet të jenë në ballë të luftës kundër korrupsionit dhe kriminalitetit financiar.
    Raporti i AIF nuk ndalet vetëm në rastet konkrete, por zbulon edhe metodat e sofistikuara që përdoren për të fshehur origjinën e fondeve. Transferta të dyshimta, shpesh të pambështetura nga dokumentacion zyrtar, investime në pasuri të paluajtshme me burime të panjohura, blerje të pasurive luksoze si automjete të shtrenjta apo bizhuteri në emër të personave me të ardhura modeste, janë vetëm disa nga skemat e përdorura për të futur paratë e pista në ekonomi.
    Po ashtu, janë konstatuar rritje të pashpjegueshme të kapitalit në biznese të ndryshme, blerje aksionesh me çmime që nuk përputhen me vlerën reale të shoqërive, dhurime apo huadhënie mes palëve pa lidhje të qarta logjike apo financiare, si dhe përdorimi i personave të tretë për të kryer transaksione me qëllim fshehjen e gjurmëve të vërteta financiare.
    Një pjesë e këtyre informacioneve është ndarë edhe me Shërbimin Informativ Shtetëror, për shkak të natyrës së ndjeshme të rasteve dhe implikimeve të mundshme në veprimtari të tjera kriminale. Sipas burimeve, janë referuar 116 raste të dyshuara që përkojnë me interesa të përbashkëta ndërmjet AIF dhe SHISH.
    E gjithë kjo tablo dëshmon se pastrimi i parave në Shqipëri nuk është thjesht një problem ekonomik, por një sfidë që përfshin drejtësinë, politikat fiskale, sigurinë dhe besimin e qytetarëve ndaj shtetit. Kur vetë institucionet që duhet të garantojnë rendin dhe ligjin implikohen ose nuk arrijnë të kontrollojnë dot rrjetet që manipulojnë fondet e krimit, atëherë pasojat janë shumë më të thella se thjesht humbja e disa milionë eurove: është në rrezik vetë funksionimi i shtetit ligjor.

  • Mosvaksinimi solli shpërthimin e fruthit! Kontrolle në çerdhe e kopshte private për kartelat

    Mosvaksinimi solli shpërthimin e fruthit! Kontrolle në çerdhe e kopshte private për kartelat

    Shpërthimi i një vatre infektimi me sëmundjen e fruthit në Fier dhe disa raste të tjera jashtë kësaj bashkie, tregoi në mënyrë të përsëritur faktin se mosvaksinimi i fëmijëve në kohën e duhur bëhet gjithmonë shkak për këtë situatë. Aktualisht kemi 14 fëmijë të infektuar.
    “Rastet janë nga 0-14 vjeç me mbizotërim të moshës 2-4 vjeç. 10 raste i përkasin një kopshti jo publik në Fier, 1 rast po në Fier por pa lidhje epidemiologjike me këtë kopsht, një rast në Vaun e Dejës, një rast në Tiranë dhe një në Lezhë. 9 nga 14 rastet e konfirmuara u gjetën të pa vaksinuar”, tha epidemiologu Artan Simaku.
    Aktualisht në Rumani, Serbi, dhe Mal të Zi fruthi po qarkullon në nivele shqetësuese ndaj për shkak të lëvizjeve. ISHP paralajmëron shtimin e infektimeve. Aktualisht mbulesa vaksinale me një dozë është 81% prag ky që nuk parandalon dot infektimet.
    “Kemi me mijëra raste në Rumani, shumë raste në Mal të Zi e po kështu edhe në Serbi. Me lëvizjet e popullatës mundësia e infektimit mbetet e lartë dhe kjo sëmundje mund të jetë vdekjeprurëse për të pa vaksinuarit. Vaksinimi duhet të bëhet në kohën e duhur siç edhe rekomandon kalendari, në moshën 12 muajsh dhe 5 vjeç. Aktualisht mbulesa vaksinale e një dozë është 81%, ndërsa ajo me dy doza 92%. Pragu i mbulesës vaksinale që mundëson parandalimin e shpërthimeve duhet të jetë mbi 95%”, tha epidemiologu.
    Inspektorati Shëndetësor po intensifikon kontrollet në institucionet parashkollore jo publike për verifikimin e kartelave të vaksinimit të fëmijëve me qëllim identifikimin e kopshteve dhe çerdheve që kanë pranuar fëmijë të pa vaksinuar në kundërshtimin më rregullat.

  • Çfarë po konsumojmë? Si përdoren pesticidet, antibiotikët e informaliteti

    Çfarë po konsumojmë? Si përdoren pesticidet, antibiotikët e informaliteti

    Si funksionon sistemi i kontrollit për sigurinë ushqimore, nga fidanët e mbjellë, përdorimi i pesticideve, antibiotikëve dhe deri te tregtimi i produkteve ushqimore vendase dhe të importit. Pengesat që hasen te gjurmueshmëria e mallrave të pasigurta që shiten në informalitet.

    A.Ç., prej disa ditësh gjendet i shtruar në spitalin rajonal të Durrësit, për shkak të helmimit nga ushqimi nga bakteri i salmonelës. I moshuari tregon se helmimi iu shkaktua pasi konsumoi mish pule të gatuar në shtëpi, të cilin e kishte blerë në një prej supermarketeve të qytetit ku banon.

    Ndër simptomat e para të shfaqura ishin të vjellat dhe gjendje e humbjes së ndjenjave. I moshuari pohon se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar, ndërsa pret t’i nënshtrohet edhe një ndërhyrje kirurgjikale.

    Mjekët infeksionistë të urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pohuan për “Monitor” se rastet e paraqitjes së pacientëve në urgjencë me “gastroenterit bakterial” (helmimi nga ushqimi i shkaktuar nga baktere të llojeve të ndryshme) janë të shpeshta në çdo periudhë të vitit, veçanërisht në stinën e verës, ku tregtimi i produkteve shtazore dhe frutave e perimeve kërkon më tepër vëmendje.

    Rastet me helmim ushqimi, sipas tyre, ndikohen nga disa faktorë, veçanërisht higjienës ushqimore.

    Mjekët pohojnë se në këtë periudhë nuk ka tendencë rritëse të rasteve të gastroenteritit bakterial nga salmonela. Ndërsa numri i shtrimeve me “gastroenterit bakterial” arrin 2 deri në 3 pacientë për turn. Shtrimet në spitale, sipas mjekëve, janë më të domosdoshme për rastet kur pacienti ka edhe sëmundje bashkëshoqëruese.

    Ndër simptomat kryesore që gastroenteriti bakterial shfaq te të rriturit janë diarre, dhimbje dhe krampe abdominale, ethe dhe temperaturë mbi 38 gradë Celsius, dhembje koke, të vjella dhe ndjesi të vjelle.

    Në vend ka dy laboratorë zyrtarë, që kryejnë analiza të produkteve ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV).

    Sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në analizat e kryera në laboratorët e të dy institucioneve më së shumti konstatohen raste jo-konform për tregues të higjienës ushqimore krahasuar me ato të sigurisë ushqimore.

    Problematikat më të shpeshta sipas ekspertëve, hasen te frutat dhe perimet. “Në laboratorët e AKU-së kryhet një numër shumë i vogël analizash, më tepër fiziko-kimike sesa mikrobiologjike. Ndaj dhe e gjithë barra i bie ISUV, i cili është laborator reference.

    Nga analizat më së shumti rezultojnë me probleme fruta-perimet”, pohon Granit Sokolaj, drejtues i qendrës “Alert”, e specializuar për informimin dhe ndërgjegjësimin e konsumatorit për çështjet e sigurisë ushqimore.

    AKU dhe ISUV analizojnë mostrat që merren gjatë kryerjes së kontrollit zyrtar. Aktualisht ISUV ka mbi 1,900 teste të akredituara sipas Bashkimit Europian. Ndërkohë, jo vetëm laboratorët e ISUV por edhe të AKU kanë marrë pjesë në teste ndërkombëtare aftësie.

    Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, në podcast-in “Monitor Business Plus” pohoi se zbatimi i protokolleve për monitorimin dhe kontrollin e zinxhirit të sigurisë ushqimore në vend, të hartuara në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian garantojnë më së miri tregtimin e sigurt të produkteve.

    Zonja Denaj theksoi se shtimi i numrit të analizave të akredituara nga ISUV në mbi 1,900 nga 6 që ishin në 2013, është një ndër investimet kryesore në logjistikë pajisjesh dhe burimesh njerëzore për forcimin e kontrollit te siguria ushqimore.

    “Nuk mungojnë as ligjet, as rregulloret, as analizat e kredituara, por shpesh mungon ndjekja me përpikëri absolute e protokolleve prej të gjithëve, si nga fermerët, bizneset dhe punonjësit.

    Kjo krijon disa kërcitje që rrezikojnë jetën e konsumatorit, si ato që keni dëgjuar kohët e fundit, dhe kanë ndodhur edhe më parë, por institucionet përgjegjëse kanë marrë masa të menjëhershme.

    Qoftë stafi i institucioneve përgjegjëse, fermerët apo bizneset që rrezikojnë mosndjekjen e protokolleve, të gjithë së bashku duhet të kuptojnë se shkelja e tyre nuk është tejkalim i momentit i rregullave, por çështje që rrezikojnë sigurinë ushqimore. Protokollet në fuqi sot të kapin, qoftë edhe me një ditë me vonesë dhe të çojnë përpara drejtësisë”.

    Si funksionon sistemi i kontrollit të sigurisë ushqimore nga fidanët e mbjellë e deri te tregtimi,

    Siguria ushqimore në vend, sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, monitorohet dhe kontrollohet nga Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU).

    AKVMB është përgjegjëse për prodhimin bujqësor dhe blegtoral në fermë, me kontrolle që nisin nga fidanët e mbjellë e deri te përdorimi i pesticideve dhe antibiotikëve. AKU është përgjegjëse për sigurinë e të gjitha produkteve ushqimore në treg. 

    “Gjurmimi i produkteve shtazore dhe i frutave dhe perimeve kërkojnë regjistrimin e fermave bujqësore dhe blegtorale, si dhe aktiviteteve që kryhen në këto ferma. Fermat blegtorale si dhe kafshët që mbarështohen në to janë të regjistruara në regjistrin elektronik RUDA, i cili përditësohet vazhdimisht.

    Në qershor 2024 ka filluar regjistrimi i operatorëve profesionistë, të cilët kryejnë aktivitete në lidhje me bimët (mbjelljen, prodhimin, vendosjen në treg). Fermerët kanë detyrimin e plotësimit të regjistrit të përdorimit të Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve (PMB) në fermë, kontrolli i mbajtjes së regjistrit të përdorimit të PMB-ve në fermë kryhet nga AKVMB.

    Inspektorët e AKVMB-së kryejnë kontrolle në ferma bujqësore për të vërtetuar se produktet e tyre janë të lira nga sëmundjet dhe dëmtuesit, përdorimi i pesticideve dhe pajisin produktin me certifikatë fitosanitare.

    Operatorët e biznesit ushqimor në pikat e grumbullimit kanë detyrimin e regjistrimit në Qendrën Kombëtare Biznesit dhe janë subjekt kontrolli nga inspektoret e ushqimit të AKU-së”, sqaroi Ministria e Bujqësisë për Monitor.

    Të dyja institucionet kryejnë kontrolle në të gjithë vendin mbi bazën e një plani kombëtar, të ndërtuar mbi rrezikun që paraqesin produktet ushqimore dhe ato me origjinë shtazore.

    “Në kuadër të kontrolleve të mbetjeve të pesticideve, kontaminimit mikrobiologjik në fruta-perime, AKU kryen kontrolle bazuar në Planin Kombëtar të kontrolleve zyrtare me bazë risku dhe të marrjes së mostrave për ushqimin, ushqimin për kafshë, mbrojtjes së bimëve dhe inputeve bujqësore, si dhe planin e marrjes së mostrave në PIK.”, i cili miratohet nga Ministri.

    Në këtë kuadër, AKU bashkëpunon ngushtësisht me AKVMB-në jo vetëm për të ndjekur gjurmueshmërinë e produkteve, por edhe për të ndërgjegjësuar fermerët për rëndësinë e mbajtjes së të dhënave në fermën e tyre, për plotësimin e regjistrit të përdorimit të PMB-ve në fermë, si dhe ruajtjen e produkteve nga kontaminimi mikrobiologjik.

    AKU në vitin 2023 ka hartuar planin kombëtar të kontrolleve zyrtare bazuar në risk, nëpërmjet një metodologjie të re me asistencën e IPA II “Projekti i Sigurisë Ushqimore”, ku vlerësimi i operatorëve të biznesit, bëhet nëpërmjet profilizimit të riskut sipas një sistemi pikëzimi.

    Kontrolli i zbatimit të legjislacionit të sigurisë ushqimore bëhet nëpërmjet kontrolleve zyrtare, monitorimit dhe verifikimit për përmbushjen e kërkesave ligjore nga operatorët e biznesit ushqimor, si dhe marrjes dhe analizimit të mostrave bazuar në vlerësimin e riskut dhe frekuencës së përcaktuar.

    Protokollet e përdorura gjatë kryerjes së këtyre aktiviteteve nga AKU janë të njëjta me ato të përdorura nga autoritetet e vendeve të BE-së.

    Për kryerjen e kontrollit zyrtar dhe funksionimin e sistemit të kontrollit zyrtar, autoritetet kompetente auditohen në mënyrë të rregullt nga shërbimet e Komisionit Europian”, pohon Ministria e Bujqësisë.

    Pengesat që hasen në moskapjen e rasteve me probleme?

    Por ekspertët këmbëngulin te forcimi i gjurmueshmërisë, pra zinxhiri që ndjek produktin nga operatori ekonomik që e prodhon e deri te konsumatori. Për drejtuesin e qendrës “Alert”, Granit Sokolaj, në këtë drejtim vijon të mbetet shqetësuese tregtimi i mallrave ushqimorë pa etiketë.

    “Sistemi i gjurmueshmërisë në produktet e etiketuar dhe që shiten në mënyrë të ligjshme është i sigurt. Pra, AKU dhe vetë subjektet, në të gjitha rastet e problematikave, mund të gjurmojnë produktin dhe ta heqin nga tregu në raste alert-esh.

    Shqetësimi i përhershëm, sidomos me produktet e fruta-perimeve, me mjaltin nga fermerë të vegjël apo dhe vezët me antibiotikë po nga këto ferma, është gjurmueshmëria, pasi në shumë raste nuk gjenden të dhëna fiskale apo dokumente tjera, për të ndjekur problemin deri në origjinë.

    Problematike mbeten disa raste, siç e përmenda dhe më lart, produktet nga ferma të vogla si mjalti, vezët e fermave të vogla (kjo nuk duhet ngatërruar me prodhuesit e mëdhenj, me etiketë), vaji i ullirit, pasi mblidhet nga dhjetëra fermerë kokërr e më pas bëhet vaj në një fabrikë, pasi përzihen etj. Kjo ka nxjerrë në pah problematika në lidhje me gjurmueshmërinë.

    Pra, pengesa reale në moskapjen e rasteve me probleme apo mospenalizimin e abuzuesve është tregtia e paformalizuar siç duhet.

    Megjithatë, edhe shkëputja e zinxhirit, një pjesë të përgjegjësisë AKU, një pjesë AKVMB dhe në rastin e analizave pozitive nga ISUV, komunikimi me shkresa etj., bën që produkti të jetë shitur derisa të kryhet ndërhyrja”, tha zoti Sokolaj.

    Problem mbetet edhe informimi i konsumatorit për rastet e produkteve të gjendura në shkelje të normave.

    “Fatkeqësisht, komunikimi i riskut për konsumatorët mbetet në nivel shumë të dobët, veçanërisht për rastet e kontrolleve mbi bazë risku, sipas planit vjetor të AKU, për të cilat konsumatorët nuk informohen.

    Edhe nëse merren masa për heqjen nga tregu të atyre produkteve, konsumatorët duhet të kenë informacionin e duhur që të mos blejnë X apo Y produkte/lote etj., deri në heqjen nga tregu, apo edhe nëse i kanë blerë, të mos i konsumojnë”, nënvizon zoti Sokolaj.

    Sistemi i gjurmueshmërisë mbahet nga operatori i biznesit ushqimor sipas Ministrisë së Bujqësisë. Operatorët e Biznesit Ushqimor (OBU) kanë detyrimin për krijimin e një sistemi gjurmueshmërie për mbajtjen e të dhënave, për të mundësuar identifikimin e çdo personi fizik apo juridik, nga janë furnizuar apo kanë furnizuar.

    “Këto të dhëna të mbajtura nga operatori i biznesit ushqimor shërbejnë për të identifikuar se në cilën hallkë të zinxhirit ushqimor ka ndodhur jo-konformiteti.

    Sa më mirë të mbahen këto të dhëna nga operatori i biznesit dhe të vihen të plota dhe në kohë në dispozicion të AKU, pengesat në menaxhimin e rasteve jo-konform minimizohen”, pohon Ministria e Bujqësisë.

    Ushqimi i nxjerrë në treg ose që mund të nxirret në treg etiketohet për të siguruar gjurmueshmërinë. AKU si institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë luan një rol të rëndësishëm në sistemin e gjurmueshmërisë në vend.

    “AKU kryen inspektime të rregullta në OBU dhe tregjet për të siguruar përputhshmërinë me standardet e sigurisë ushqimore.

    Kjo përfshin kontrollin e dokumentacionit të gjurmueshmërisë, për të siguruar që çdo produkt mund të gjurmohet nga origjina e deri te konsumatori. AKU, në kuadër të menaxhimit të rrezikut, ndërmerr masa të menjëhershme për të bllokuar dhe për të tërhequr këto produkte nga tregu”, nënvizon më tej Ministria e Bujqësisë.

    Përdorimi i pesticideve të ndaluara të fruta-perimet

    Në 5 vite, përkatësisht në periudhën 2019 deri në prill 2025, sistemi RASFF i BE-së për kontrollin e sigurisë ushqimore (Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin) ka dhënë 69 raste alarmi për eksportet shqiptare.

    Për produktet e eksportit që kanë rezultuar me probleme, janë fruta-perimet, bimët mjekësore dhe produktet e peshkut.

    Konkretisht për Shqipërinë nga 69 raste në total të dhënies së alarmit të identifikuara në sistem, rezulton se 26 janë klasifikuar si “serioze”; 9 raste “potencialisht serioze”; 13 me “potencial risku”; 4 prej tyre “ pa risk”; 8 raste “pa vendim” dhe 9 prej tyre “pa risk”.

    19 raste të kategorizuara me alarm “serioz”, “potencial risku” dhe “potencialisht serioze” janë për eksportin e fruta-perimeve. 9 prej tyre për bimë mjekësore, erëza dhe 6 prej tyre janë për kategorinë e produkteve të eksportit “peshk dhe produktet e peshkut”, për prani të histaminës mbi kufijtë në vajin e açuges apo për kontroll të dobët të temp të peshkut të ngrirë.

    Për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, raportimi i rasteve me mbetje pesticidesh në eksport nga sistemi rapid i BE-së vlerësohen të ulëta krahasuar me sasinë e eksporteve.

    “Për vitin 2024 janë vetëm 4 ngarkesa të raportuara me mbetje pesticidesh me origjinë nga Shqipëria për 947 ngarkesa të eksportuara. Ndërkohë, për 3-mujorin e parë të vitit 2025, në 354 ngarkesa të eksportuara vetëm një ngarkesë ka rezultuar me mbetje pesticidesh“.

    Përdorimi i pesticideve mbi normë është shqetësues për ekspertët, jo vetëm për produktet e eksportit, por edhe për ato që shiten në tregun e brendshëm.

    Granit Sokolaj nga qendra “Alert” thotë se shtimi i rasteve të fermerëve që përdorin pesticide mbi normën e lejuar ndikohet nga informaliteti. Problem është edhe mungesa e frekuencës së shpeshtë të kontrolleve te farmacitë veterinare.

    “Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) përpiqet të kontrollojë, aq kapacitete njerëzore sa ka, por problem mbetet Shërbimi i Ekstensionit (këshillimit), mbajtja e regjistrit të fermës nga fermerët, apo fakti që edhe kur e mbajnë, nuk reflektojnë në të protokollet siç i kanë ndjekur vërtet.

    E sigurisht nuk shkruajnë tek to PMB-të e ndaluara që mund të kenë përdorur.

    Kontrolli i farmacive bujqësore mbetet ende një problem shqetësues, për faktin se janë ato që mund të tregtojnë edhe PMB të ndaluara, apo vazhdojnë t’u shesin fermerëve pesticide pa një rekomandim/recetë agronomi. E njëjta gjë dhe për farmacitë veterinare”.

    Sipas tij, numri i rasteve të procedimit të fermerëve që përdorin pesticide të ndaluara është i ulët krahasuar me rastet problematike.

    “AKVMB deri para një apo dy muajsh nuk ka pasur të drejtën ligjore të inspektimit. Së fundmi kanë nisur dhe penalitetet nga ana e saj në ferma, kur është vënë re moszbatimi i protokolleve. AKU nuk e penalizon dot fermerin, por këtë e kryen nëpërmjet AVKMB“.

    Nga ana tjetër, në vitin 2024, Shqipëria ka notifikuar 3 raste me mbetje pesticidesh për produktet e importuara nga vende të BE-së në Shqipëri dhe 8 raste për 3-mujorin e parë të vitit 2025.

    Në lidhje me importet drejt Shqipërisë, rastet më të shpeshta janë ato me mbetje pesticidesh për ngarkesa të ardhura kryesisht nga Greqia dhe Italia.

    “Këto janë raste të konstatuara nga AKU gjatë kryerjes së kontrollit zyrtar dhe të referuara në RASFF. Raste të tjera janë të veçuara dhe nuk janë raste të përsëritura që të përbëjnë problem për importet dhe menaxhim të këtyre rasteve”, tha Ministria e Bujqësisë.

    Si kontrollohet përdorimi i pesticideve

    Prej vitit 2022, fermerët janë të detyruar të mbajnë regjistrin e përdorimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve, ose siç quhen ndryshe të pesticideve.

    Përveç detyrimit për mbajtjen e regjistrit, ata janë të trajnuar dhe orientuar me kalendarët përkatës për kohën e përdorimit të pesticideve, por edhe me ngritjen e farmacive veterinare të licencuara për tregtimin e PBM-ve.

    Për ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, masat e marra dhe politikat që zbatohen në mbrojtje të prodhimit vendas i bëjnë të pamundura hapësirat për raste jo konforme.

    “Sot fermeri nuk ka asnjë arsye të përdorë pesticide të ndaluara. Lista e pesticideve në 2022 ka nxjerrë jashtë disa prej atyre që më përpara lejoheshin të përdoreshin. Jemi në vitin 2025.

    Përse një fermer duhet t’i përdorë ato edhe pse ne i trajnojmë jo vetëm për llojin e përdorimit të pesticideve, por edhe për kalendarin e karencës (kohës së përdorimit). Vetëm në muajin mars u trajnuan 3 mijë fermerë për llojin e pesticideve që duhet të përdorin.

    Madje ju është kërkuar të mos i blejnë tek autoritetet përgjegjëse shtetërore, por t’i blejnë në pikat e farmacive bujqësore që kanë detyrimin t’i shesin pesticidet.

    Fermerët që tejkalojnë rregullat janë shumë pak, krahasuar me mijëra të tjerë që i zbatojnë. Përse duhet që protokoll i rrëzuar prej disave, të dëmtojë imazhin e Shqipërisë? Çështja nuk duhet relativizuar, por numri i fermerëve dhe bizneseve të ndërgjegjësuara është në rritje shumë të lartë”, veçoi ndër të tjera zonja Denaj.

    Vizioni i së ardhmes për sigurinë ushqimore….

    Shqipëria është në rrugën e integrimit europian dhe legjislacioni në fushën e sigurisë ushqimore është përgatitur nga përafrimi i acquis së BE-së në këtë fushë dhe është në proces të vazhdueshëm të përgatitjes dhe përditësimit të tij bazuar në përditësimet që legjislacioni i BE-së pëson.

    Legjislacioni përgatitet bazuar në Planin Kombëtar të Integrimit Europian për një periudhë trevjeçare dhe rishikohet çdo vit.

    Gjithashtu, realizimi i planit të përgatitjes së legjislacionit raportohet në mënyrë të rregullt pranë shërbimeve të Komisionit Europian.

    Legjislacioni i sigurisë ushqimore në vetvete përfshin një sërë standardesh prodhimi dhe shërbimi që rriten vazhdimisht për të garantuar një nivel të lartë të sigurisë ushqimore për konsumatorin.

    Në këtë kontekst, sipas Ministrisë së Bujqësisë, investimet dhe burimet njerëzore në këtë fushë mbeten ende të nevojshme. /Monitor/

  • Frutat dhe perimet me pesticide dhe mishi me salmonelë/ Çfarë po konsumojmë?

    Frutat dhe perimet me pesticide dhe mishi me salmonelë/ Çfarë po konsumojmë?

    Ç., prej disa ditësh gjendet i shtruar në spitalin rajonal të Durrësit, për shkak të helmimit nga ushqimi nga bakteri i salmonelës. I moshuari tregon se helmimi iu shkaktua pasi konsumoi mish pule të gatuar në shtëpi, të cilin e kishte blerë në një prej supermarketeve të qytetit ku banon.

    Në këtë kontekst, sipas Ministrisë së Bujqësisë, investimet dhe burimet njerëzore në këtë fushë mbeten ende të nevojshme./MONITOR