Tag: raste

  • Shtohet dhuna ndaj kafshëve, aktivistët: Rastet kalojnë pa u ndëshkuar, të ashpërsohet ligji

    Shtohet dhuna ndaj kafshëve, aktivistët: Rastet kalojnë pa u ndëshkuar, të ashpërsohet ligji

    Kohët e fundit, shoqëria është përballur me një valë shqetësuese dhune ndaj kafshëve. Aktivistët japin alarmin për fenomenin që, sipas tyre, po përhapet me shpejtësi dhe që shpesh kalon pa ndëshkim.
    “Është një shqetësim konstant, domethënë nuk janë rastet e para, janë shumë raste, është durimi ynë që ka arritur një kufi, që ka ardhur në limitet e tij. Rastet kanë qenë në mënyrë të vazhdueshme. Ne si vullnetarë, jemi munduar të bëjmë aq sa kemi forcë. Kafshë të keqtrajtuara, që lënë lot në rrugë, me gjymtyrë të thyera, me gjymtyrë të prera, të dërrmuara… kemi pasur raste të tmerrshme të kafshëve të abuzuara seksualisht.”, shprehet aktivistja.
    Sipas aktivistëve, është thelbësore që të forcohet kuadri ligjor për mbrojtjen e kafshëve, por njëkohësisht kërkohet zbatimi i rreptë i ligjeve ekzistuese.

    “Qëllimi është që ne të bërtasim në opinion dhe të na shikojë publiku, që edhe ai vrasësi ta shikojë që nuk është aq pa zë kafsha, dhe sigurisht që do të kërkojmë edhe forcimin e ligjit, por përpara se të kërkojmë forcimin e ligjit, ne duam që ky ligj të funksionojë. Nuk kemi parë asnjë dënim deri më sot. Janë bërë denoncime pafund dhe askush nuk ka pësuar asgjë. Është një faj i rëndë, është krim. Për sa kohë legjislacioni e përcakton si krim, nuk ka rëndësi kush e bën. Në bazë të moshës ti do marrësh dënimin. Ka dënime për të mitur.”
    Aktivistët kanë mbajtur edhe një marshim proteste këtë të shtunë ku kanë theksuar se edukimi për të frenuar këtë fenomen është nevojë urgjente.
    /vizionplus.tv

  • Drogë me postë nga SHBA/ Goditen dy raste, arrestohet 32-vjeçari dhe në kërkim një tjetër (Emrat)

    Drogë me postë nga SHBA/ Goditen dy raste, arrestohet 32-vjeçari dhe në kërkim një tjetër (Emrat)

    Në një operacion të përbashkët, janë goditur dy raste të trafikimit të Cannabisit me përqindje të lartë THC, të ardhur nga SHBA, me destinacion Tiranën.
    Gjatë 24 orëve të fundit, janë sekuestruar 3 pako me 7.7 kg Cannabis Sativa, ndërsa një person është arrestuar në Elbasan dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

    Këto veprime vijnë pas një sërë aksionesh të ngjashme, ku janë goditur disa grupe kriminale që ishin të përfshira në trafikimin e lëndëve narkotike. Gjatë javës janë sekuestruar rreth 10 kg Cannabis dhe janë identifikuar 8 individë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
    Operacioni “Dërgesa 1” çoi në arrestimin e Rakip Hoxha, 32 vjeç, i cili mori dy pako me rreth 4 kg Cannabis në një degë postare në Elbasan. Ndërkohë, në operacionin tjetër, “Dërgesa 2”, Flavio Islamaj, 21 vjeç, u shpall në kërkim pasi dyshohet se do të merrte një pako me 3.7 kg Cannabis në Vorë.
    Aktualisht, po punohet për kapjen e 21-vjeçarit dhe për zbardhjen e të gjithë rrjetit të trafikimit, si dhe për ndalimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

  • “Jemi një skuadër që krijojmë 30 raste”, Lui Enrike nuk i trembet Arsenalit: E hedh firmën që tani për të martën në Londër dhe për ndeshjen e kthimit

    “Jemi një skuadër që krijojmë 30 raste”, Lui Enrike nuk i trembet Arsenalit: E hedh firmën që tani për të martën në Londër dhe për ndeshjen e kthimit

    PSG-ja ka marrë sot humbjen e saj të parë në kampionat. Parisienët janë mposhtur me shifrat 3-1 nga Nisa, duke humbur kështu mundësinë për të qenë një nga 5 ekipet e vetme në Europë që fitojnë kampionatin pa asnjë humbje. Luis Enrikja është zhgënjyer me rezultatin, por ka mbetur mjaft i befasuar me tifozët, të cilët pavarësisht humbjes, nuk reshtën së kënduari e së festuari. Nisur nga loja e zhvilluar e ekipit të tij, trajneri spanjoll ka thënë pa asnjë dyshim se firmos për një përballje dinjitoze përballë Arsenalit në Ligën e Kampionëve.
    “Nuk kam parë kurrë në jetën time tifozë si të PSG-së. Sot ishim duke humbur deri në minutën e 90 dhe ata nuk ndalonin së kënduari. Nuk mund t’ju siguroj trofe, por mund t’ju siguroj se do të jemi në nivelin e tifozëve. Çfarë kam parë? Hedh firmën për të martën në Londër dhe për ndeshjen e kthimit. Një skuadër që ka 30 raste, e hedh firmën që tani. Nuk po firmos për rezultatin (por për lojën). Deri më tani jemi skuadra më e mirë në Franë, e kemi treguar këtë gjatë gjithë vitit. Tani duhet të mendojmë për të fituar gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve”, ka deklaruar Luis Enrikja./Sport Ekspres/

  • Vota e diasporës/ PS ankesë në KQZ: Mosrespektim të protokolleve nga kompania, emigrantëve u shkuan zarfe pa fletë votimi

    Vota e diasporës/ PS ankesë në KQZ: Mosrespektim të protokolleve nga kompania, emigrantëve u shkuan zarfe pa fletë votimi

    Partia Socialiste i ka kërkuar marrjen e masave KQZ-së, përmes një ankese ku evidenton problematika të hasura gjatë procesit të votimit të diasporës.

    “Mosrespektimi i protokolleve të njoftimit nga DHL përmes emailit dhe SMS-ve, sidomos në Greqi dhe Itali.
    Vështirësi në komunikim me DHL, ku kontaktet nuk përgjigjen ose shfaqen si “call failed”.
    Refuzim i marrjes së zarfeve të kthimit nga DHL, sidomos në Greqi, dhe raste kur qytetarëve u kërkohet ta dorëzojnë fizikisht në pikën postare.
    Kërkesa për pagesë për kthimin e zarfeve nga ana e DHL.
    Fletë votimi mungojnë në zarf, me raste konkrete në SHBA, Itali, Angli dhe Greqi.
    Shpërndarje e pabarabartë e zarfeve brenda të njëjtës familje.
    Mesazhe për adresë të pasaktë, pavarësisht konfirmimit të saj nga zgjedhësit.
    Dërgesa pa paralajmërim nga korrierët, që rezulton në kthimin e zarfeve pa dijeni të votuesve.
    Mosnjohje e bar kodeve nga DHL në disa raste, sidomos në Brescia, Itali”, sipas letrës së dërguar nga Sekretari për Organizimin dhe Çështjet Zgjedhore, Damian Gjiknuri.

     

    Top Channel

  • Vota e diasporës, PS ankesë në KQZ: Emigrantëve u shkuan zarfe pa fletë votimi

    Vota e diasporës, PS ankesë në KQZ: Emigrantëve u shkuan zarfe pa fletë votimi

    Partia Socialiste i ka kërkuar marrjen e masave KQZ-së, përmes një ankese ku evidenton problematika të hasura gjatë procesit të votimit të diasporës. ”Mosrespektimi i protokolleve të njoftimit nga DHL përmes emailit dhe SMS-ve, sidomos në Greqi dhe Itali. Vështirësi në komunikim me DHL, ku kontaktet nuk përgjigjen ose shfaqen si “call failed”.
    Refuzim i marrjes së zarfeve të kthimit nga DHL, sidomos në Greqi, dhe raste kur qytetarëve u kërkohet ta dorëzojnë fizikisht në pikën postare. Kërkesa për pagesë për kthimin e zarfeve nga ana e DHL. Fletë votimi mungojnë në zarf, me raste konkrete në SHBA, Itali, Angli dhe Greqi.

    Shpërndarje e pabarabartë e zarfeve brenda të njëjtës familje. Mesazhe për adresë të pasaktë, pavarësisht konfirmimit të saj nga zgjedhësit. Dërgesa pa paralajmërim nga korrierët, që rezulton në kthimin e zarfeve pa dijeni të votuesve. Mosnjohje e bar kodeve nga DHL në disa raste, sidomos në Brescia, Itali”, sipas letrës së dërguar nga Sekretari për Organizimin dhe Çështjet Zgjedhore, Damian Gjiknuri.

  • Vota e diasporës/ PS ankesë në KQZ: Kompania nuk respektoi protokollet, emigrantëve u shkuan zarfe pa fletë votimi

    Vota e diasporës/ PS ankesë në KQZ: Kompania nuk respektoi protokollet, emigrantëve u shkuan zarfe pa fletë votimi

    “Mosrespektimi i protokolleve të njoftimit nga DHL përmes emailit dhe SMS-ve, sidomos në Greqi dhe Itali.
    Vështirësi në komunikim me DHL, ku kontaktet nuk përgjigjen ose shfaqen si “call failed”.
    Refuzim i marrjes së zarfeve të kthimit nga DHL, sidomos në Greqi, dhe raste kur qytetarëve u kërkohet ta dorëzojnë fizikisht në pikën postare.
    Kërkesa për pagesë për kthimin e zarfeve nga ana e DHL.
    Fletë votimi mungojnë në zarf, me raste konkrete në SHBA, Itali, Angli dhe Greqi.
    Shpërndarje e pabarabartë e zarfeve brenda të njëjtës familje.
    Mesazhe për adresë të pasaktë, pavarësisht konfirmimit të saj nga zgjedhësit.
    Dërgesa pa paralajmërim nga korrierët, që rezulton në kthimin e zarfeve pa dijeni të votuesve.
    Mosnjohje e bar kodeve nga DHL në disa raste, sidomos në Brescia, Itali”, sipas letrës së dërguar nga Sekretari për Organizimin dhe Çështjet Zgjedhore, Damian Gjiknuri.
     

  • Probleme me dorëzimin e zarfeve për votimin në diasporë, ankesa për shkelje të protokollit

    Probleme me dorëzimin e zarfeve për votimin në diasporë, ankesa për shkelje të protokollit

    Procesi i votimit në diasporë po përballet me probleme serioze në shpërndarjen e zarfeve për votuesit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se në disa raste, zarfet me fletët e votimit nuk janë dorëzuar sipas rregullit, pra personalisht dhe kundrejt një dokumenti identifikimi, siç e kërkon ligji.
    Sipas përfaqësuesit të Partisë Demokratike, Franc Nuri, janë raportuar raste kur pakoja është lënë në kuti postare, poshtë derës apo edhe në duar të personave të tjerë që nuk janë votuesit:
    “Zarfet ka raste që janë lënë në kutinë postare, ose poshtë derës, ose ju janë lënë familjarëve apo edhe fqinjëve. Nuk është respektuar detyrimi për t’u identifikuar me dokument dhe dorëzimi personalisht”, tha ai.
    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, pranoi shqetësimet dhe theksoi se po zhvillohen bisedime me kompaninë postare për të adresuar situatën. Ai tha gjithashtu se ende nuk është e qartë nëse këto janë raste të izoluara apo përbëjnë një fenomen të përhapur:
    “Shqetësimet tuaja do t’i adresojmë me kompaninë, por duhet të kuptojmë nëse janë raste sporadike, apo fenomen. Janë dorëzuar deri tani 71 mijë zarfe tek zgjedhësit dhe nuk është e qartë sa ka qenë numri i rasteve si këto, jashtë protokollit, që nuk duhet të ndodhin.”
    Një problematikë e veçantë vërehet me votuesit shqiptarë në Greqi. Edhe pse ky shtet renditet i dyti për nga numri i emigrantëve të regjistruar për të votuar (67 mijë), numri i votave të ardhura është shumë i ulët – vetëm 336 – duke e renditur Greqinë në vend të katërt.
    “Rastet më të shpeshta janë nga Greqia, është mirë që të na sillni të gjitha rastet individuale që të adresohen rast pas rasti tek kompania”, deklaroi Celibashi.
    Sipas të dhënave të KQZ-së, janë dërguar në total 241 mijë zarfe për votuesit në diasporë, por deri më tani janë kthyer më pak se 9 mijë vota. Situata po shihet me shqetësim për ndikimin që mund të ketë në përfaqësimin e saktë të emigrantëve në procesin zgjedhor.

  • Vatra shpërthimesh të Lisë së Dhenve, nuk përjashtohen komplikacionet! ISHP: Vetëm në fillim të prillit 31 raste të konfirmuara

    Vatra shpërthimesh të Lisë së Dhenve, nuk përjashtohen komplikacionet! ISHP: Vetëm në fillim të prillit 31 raste të konfirmuara

    Variçela e njohur dhe si lia e dhenve ka shpërthyer në disa çerdhe dhe kopshte në vend. Vetëm në fillim të prillit Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar 31 raste. Kryeson Tirana, ndjekur nga Kruja, Fieri, Kurbini dhe Puka. Sëmundja nis me shenjat e një viroze dhe më pas karakterizohet nga puçrrat në lëkurë.
    Në kryeqytet sipas mjekëve në qendra shëndetësore nuk kanë munguar as fëmijët që kanë shfaqur komplikacione.
    “Raste që mund të ketë pas ndonjë komplikacion me bronkopneumoni ose infeksion lokal të puçrave i kemi menaxhuar këtu”, u shpreh pediatrja Entela Kostaqi.
    Bluzat e bardha apelojnë për të kontaktuar specialistin me shfaqjen e shenjave të para dhe në rastet e temperaturës së lartë të përdoret paracetamoli dhe te shmanget aspirina dhe ibuprofeni.
    Variçela sipas mjekëve është një sëmundje shumë ngjitëse dhe përhapet nga kontakti me personin e infektuar. Për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit bluzat e bardha apelojnë për të mos i dërguar fëmijët në çerdhe dhe kopshte.
    “Mjafton që një fëmijë të jetë infektuar në çerdhe dhe me shumë mundësi një pjesë e mirë e fëmijëve kanë për ta marrë. Ka periudhë inkubacioni shumë të gjatë. Është ngjitëse që në fazat e para. Rekomandohet të mos dërgohet një fëmijë në çerdhe. Është shumë infektive ditët e para. Rekomandohet të qëndrojë në shtëpi për një periudhë dhjetë ditore”, theksoi ajo.
    Shpërthimet e variçelës sipas mjekëve më së shumti ndodhin në pranverë dhe në vjeshtë, por pas pandemisë sëmundja nuk po njeh sezonalitet.

  • Deklarimi i pasurisë, ILDKPKI gjobiti 101 zyrtarë gjatë 2024, referohen raste edhe në SPAK

    Deklarimi i pasurisë, ILDKPKI gjobiti 101 zyrtarë gjatë 2024, referohen raste edhe në SPAK

    Të paktën 101 zyrtarë janë gjobitur gjatë vitit të shkuar nga Inspektorati I Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave teksa arkëtimet nga ky zë në vitin e shkuar ishin 17.3 milionë lekë apo 173 mijë euro.
    Në raportin vjetor të vitit të shkuar ky Inspektorat bën me dije se numri i deklaratave të interesave privatë të administruara prej tij vitin e shkuar është 4,329, ku, të ndara sipas llojeve të tyre ishin : Deklarata “Periodike Vjetore” (për vitin deklarues 2023) – 2973 ; Deklarata “Para Fillimit të Detyrës” (2024) – 605 ; Deklarata “Pas Largimit nga Funksioni” (2024) – 500; Deklarata Kandidatë (2024)– 251.
    Raporti nënvizon se në disa raste konstatimet e bëra nga Inspektorati janë referuar pranë organeve ligjore për t’i ndjekur si raste dhe konkretisht pranë SPAK.
    “Inspektorati i Lartë, gjatë periudhës 2014 – 2024, ka referuar pranë Institucionit të Prokurorisë, strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve/Hetimit Tatimor, Agjencisë së Inteligjencës Financiare, si dhe Policisë së Shtetit, 594 subjekte, ku janë përfshirë zyrtarë të nivelit të lartë drejtues, si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, kryetarë bashkie, gjyqtarë, prokurorë, drejtorë të përgjithshëm, etj. Për periudhën raportuese janë paraqitur në total 23 raste referimesh penale dhe referime të tjera, prej të cilave, një rast është referuar pranë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)” thuhet në raport.
    Inspektorati nënvizon se gjatë vitit të shkuar lidhur me ushtrimin e kontrollit të plotë dhe hetimin administrativ për verifikimin e saktësisë dhe vërtetësisë së të dhënave të pasurive, të të ardhurave e detyrimeve të deklaruara nga zyrtarët dhe personat e lidhur me ta, si dhe konstatimin e rasteve të konfliktit të interesave, ka miratuar dhe ka kaluar në kontroll të plotë, në total 817 subjekte deklaruese, si për shkak funksioni, ashtu edhe bazuar në informacione të ardhura nga burime të ligjshme.
    Konkretisht, Inspektorati i Lartë, përgjatë periudhës raportuese, ka pasur objekt verifikimi deklaratat e interesave privatë për subjektet në funksionet si deputetë, kryetarë bashkie, këshilltarë ligjorë, anëtarë bordi, titullarë të institucioneve publike, prokurorë/gjyqtarë, si dhe nëpunësit civilë të nivelit të mesëm dhe të lartë drejtues të administratës publike./ Monitor

  • “Tronditet” Berlini! Mjeku dyshohet për vrasjen e qëllimshme të 15 pacientëve, hetimet zbulojnë: Kishte kënaqësi

    “Tronditet” Berlini! Mjeku dyshohet për vrasjen e qëllimshme të 15 pacientëve, hetimet zbulojnë: Kishte kënaqësi

    Një mjek 40-vjeçar në Berlin është vënë në qendër të një skandali të rëndë pas akuzave për vrasjen e 15 pacientëve të tij me një koktej vdekjeprurës medikamentesh.

    Prokurorët gjermanë kanë deklaruar se mjeku, i identifikuar si Johannes M., dyshohet se ka vepruar sepse kishte “epsh për vrasje”.
    Sipas autoriteteve, viktimat – 12 gra dhe 3 burra – ishin të moshave nga 25 deri në 94 vjeç dhe vdiqën midis shtatorit 2021 dhe korrikut 2024.
    Hetuesit thonë se mjeku i ka administruar pacientëve anestezikë dhe relaksues muskujsh, pa dijeninë apo miratimin e tyre.
    Substancat e përdorura shkaktuan paralizë të muskujve të frymëmarrjes, duke çuar në ndalim të frymëmarrjes dhe vdekje brenda pak minutash.
    Në pesë raste, ai dyshohet se ka vënë zjarr në banesat e viktimave për të fshehur krimet – përpjekje që në disa raste nuk patën sukses.
    Sipas detajeve tronditëse të dosjes së prokurorisë, më 8 korrik 2024, mjeku dyshohet se vrau dy pacientë në të njëjtën ditë: një burrë 75-vjeçar në Kreuzberg në mëngjes, dhe një grua 76-vjeçare në lagjen Neukölln pasdite.
    Kur nuk arriti të shkaktonte zjarrin e planifikuar në banesën e viktimës së dytë, ai raportohet se kontaktoi një të afërm të saj, duke pretenduar se nuk po merrte përgjigje në derë.
    Johannes M. u arrestua fillimisht në gusht 2024, i dyshuar për vrasje nga pakujdesia në katër raste. Por hetimet kanë zbuluar një numër shumë më të madh viktimash dhe dyshime të thella për vrasje me paramendim. Prokurorët tani e përshkruajnë atë si një person me një motiv të pastër kriminal, pa ndonjë përfitim personal – thjesht një “epsh për vrasje”.
    Një ekip special hetuesish ka identifikuar 395 raste të dyshimta, ku mund të jetë përfshirë i akuzuari. Deri tani, në 95 raste është konfirmuar dyshimi fillestar, ndërsa 75 të tjera janë ende nën shqyrtim.
    Janë kryer 12 zhvarrime, për të hetuar më tej mënyrën e vdekjes, ndërsa pesë zhvarrime të tjera janë në plan.
    Ky rast vjen ndërkohë që një infermiere në Aachen po gjykohet për vrasjen e nëntë pacientëve, duke i injektuar me doza të tepruara qetësuesish për të “reduktuar ngarkesën në turnin e natës”. Ajo e kishte përshkruar veten si një “mjeshtre të jetës dhe vdekjes”.
     

    Top Channel