Tag: raste

  • Janë goditur 3 grupe kriminale, në pranga 617 autorë/ Bilanci i muajit të fundit…

    Janë goditur 3 grupe kriminale, në pranga 617 autorë/ Bilanci i muajit të fundit…

    Puna gjatë muajit prill, është analizuar nga Policia e Qarkut Fier, nga ku janë realizuar disa operacioni të rëndësishme, duke vënë në pranga shumë persona. Ka pasur prezencë 24/7 e shërbimeve të Policisë, në terren, kontrolle intensive në të gjithë vendin, bashkëpunim me qytetarët dhe me partnerët, hetime të kryera me metoda proaktive/bazuar në inteligjencën policore, për të parandaluar dhe goditur veprimtaritë kriminale, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë.
    Si rezultat i punës së pandërprerë, gjatë muajit prill:
    janë finalizuar 65 operacione policore;
    janë finalizuar 16 operacione, si rezultat i bashkëpunimit me partnerët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar;
    janë vënë në pranga 617 autorë të dyshuar veprash penale;
    janë sekuestruar 22 armë zjarri, 5 armë gjahu, 4 armë sportive, mjete si të Policisë dhe një sasi e konsiderueshme municioni;
    janë sekuestruar rreth 80,2 kg kanabis (13,9 kg me përqindje të lartë TCH), qindra doza të kësaj lënde, mijëra bimë dhe fidanë kanabisi, sasi dhe doza kokaine;
    janë goditur 5 raste të kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të planit të masave të koduar “Koordinata”;
    janë goditur 6 raste të trafikimit të kanabisit, nga SHBA, nëpërmjet shërbimit postar, dhe mbi 20 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza;
    janë sekuestruar rreth 300 000 euro të dyshuara të përfituara nga krimi ose të padeklaruara në kufi;
    janë sekuestruar 1400 gramë flori, bizhuteri floriri dhe mallra të ndryshme të kontrabanduara, dhjetëra pajisje kompjuterike dhe celularë që përdoreshin për veprimtarinë e paligjshme në call center dhe për lojëra fati;
    Janë goditur 3 grupe kriminale
    -2 grupe që prodhonin dhe shitnin lëndë narkotike;
    -1 grup që kryente vjedhje me thyerje, në banesa dhe në subjekte;
    janë parandaluar 7 ngjarje kriminale, 3 prej tyre me armë zjarri, 2 me mjete prerëse dhe 2 me sende të forta.
    janë zbardhur 10 ngjarje kriminale që kanë përfshirë: vjedhje me thyerje në banesa, djegie automjetesh dhe konflikte ndërmjet disa shtetasve;
    janë finalizuar 25 operacione për zbardhjen e vjedhjeve, vjedhjeve me thyerje dhe vjedhjeve me dhunë;
    janë finalizuar 4 operacione për goditjen e krimeve ekonomiko-financiare dhe 3 operacione për goditjen e krimeve kibernetike;
    janë trajtuar në bashkëpunim me institucionet kompetente, 120 raste të krimeve mjedisore dhe 85 raste të dhunës në familje;
    janë goditur 10 raste të organizimit ilegal të lojërave të fatit, 5 raste në fushën e prostitucionit dhe 2 raste të dhënies ndihmë emigrantëve, për të kaluar ilegalisht kufijtë;
    iu është dhënë ndihmë 13 turistëve që patën nevojë, në shpellën e Pëllumbasit dhe në kanionin e Nivicës.
    Policia Rrugore dhe flota e pajisjeve inteligjente kanë monitoruar në mënyrë të vazhdueshme akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë për përdoruesit e rrugës.
    Në pranga, 224 drejtues mjetesh, nga të cilët:
    -126 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur;
    -98 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.
    218 leje drejtimi të pezulluara për tejkalim të normave të shpejtësisë, për drejtim të mjetit, në ndikimin e pijeve alkoolike dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë.
    Policia Kufitare, bazuar në inteligjencën policore, ka kryer kontrolle intensive ndaj shtetasve dhe mjeteve, për të parandaluar dhe goditur krimet në kufi.
    Në pikat e kalimit kufitar, janë goditur:
    -49 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve dhe të dhënies ndihmë për këtë paligjshmëri;
    -8 raste të tentativës për të kaluar kufijtë, me dokumente false;
    -6 raste të trafikimit të mjeteve motorike;
    -6 raste të kontrabandës së mallrave.
    -5 raste të mosdeklarimit të të hollave/sendeve me vlerë.
    Policia e Shtetit siguron qytetarët dhe partnerët se është maksimalisht e angazhuar për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo veprimtarie kriminale, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurtë për të gjithë.

  • Policia e Shtetit, bën bilancin e efikasitetit të saj ligjzbatues për muajin prill 2025

    Policia e Shtetit, bën bilancin e efikasitetit të saj ligjzbatues për muajin prill 2025

    ✅Prezencë 24/7 e shërbimeve të Policisë 👮‍♂‍👮, në terren, kontrolle intensive në të gjithë vendin, bashkëpunim me qytetarët dhe me partnerët, hetime të kryera me metoda proaktive/bazuar në inteligjencën policore, për të parandaluar dhe goditur veprimtaritë kriminale, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë.

    Si rezultat i punës së pandërprerë, gjatë muajit prill:✅janë finalizuar 65 operacione policore;✅janë finalizuar 16 operacione, si rezultat i bashkëpunimit me partnerët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar;✅janë vënë në pranga 617 autorë të dyshuar veprash penale;✅janë sekuestruar 22 armë zjarri, 5 armë gjahu, 4 armë sportive, mjete si të Policisë dhe një sasi e konsiderueshme municioni;✅janë sekuestruar rreth 80,2 kg kanabis (13,9 kg me përqindje të lartë TCH), qindra doza të kësaj lënde, mijëra bimë dhe fidanë kanabisi, sasi dhe doza kokaine;✅janë goditur 5 raste të kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të planit të masave të koduar “Koordinata”;✅janë goditur 6 raste të trafikimit të kanabisit, nga SHBA, nëpërmjet shërbimit postar, dhe mbi 20 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza;✅janë sekuestruar rreth 300 000 euro të dyshuara të përfituara nga krimi ose të padeklaruara në kufi;✅janë sekuestruar 1400 gramë flori, bizhuteri floriri dhe mallra të ndryshme të kontrabanduara, dhjetëra pajisje kompjuterike dhe celularë që përdoreshin për veprimtarinë e paligjshme në call center dhe për lojëra fati;✅janë goditur 3 grupe kriminale-2 grupe që prodhonin dhe shitnin lëndë narkotike;-1 grup që kryente vjedhje me thyerje, në banesa dhe në subjekte;✅janë parandaluar 7 ngjarje kriminale, 3 prej tyre me armë zjarri, 2 me mjete prerëse dhe 2 me sende të forta.✅janë zbardhur 10 ngjarje kriminale që kanë përfshirë: vjedhje me thyerje në banesa, djegie automjetesh dhe konflikte ndërmjet disa shtetasve;✅janë finalizuar 25 operacione për zbardhjen e vjedhjeve, vjedhjeve me thyerje dhe vjedhjeve me dhunë;✅janë finalizuar 4 operacione për goditjen e krimeve ekonomiko-financiare dhe 3 operacione për goditjen e krimeve kibernetike;✅janë trajtuar në bashkëpunim me institucionet kompetente, 120 raste të krimeve mjedisore dhe 85 raste të dhunës në familje;✅janë goditur 10 raste të organizimit ilegal të lojërave të fatit, 5 raste në fushën e prostitucionit dhe 2 raste të dhënies ndihmë emigrantëve, për të kaluar ilegalisht kufijtë;✅iu është dhënë ndihmë 13 turistëve që patën nevojë, në shpellën e Pëllumbasit dhe në kanionin e Nivicës.🔘Policia Rrugore dhe flota e pajisjeve inteligjente kanë monitoruar në mënyrë të vazhdueshme akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë për përdoruesit e rrugës.✅Në pranga, 224 drejtues mjetesh, nga të cilët:-126 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur;-98 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.✅ 218 leje drejtimi të pezulluara për tejkalim të normave të shpejtësisë, për drejtim të mjetit, në ndikimin e pijeve alkoolike dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë.🚧Policia Kufitare, bazuar në inteligjencën policore, ka kryer kontrolle intensive ndaj shtetasve dhe mjeteve, për të parandaluar dhe goditur krimet në kufi.✅Në pikat e kalimit kufitar, janë goditur:-49 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve dhe të dhënies ndihmë për këtë paligjshmëri;-8 raste të tentativës për të kaluar kufijtë, me dokumente false;-6 raste të trafikimit të mjeteve motorike;-6 raste të kontrabandës së mallrave.-5 raste të mosdeklarimit të të hollave/sendeve me vlerë.Policia e Shtetit siguron qytetarët dhe partnerët se është maksimalisht e angazhuar për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo veprimtarie kriminale, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurtë për të gjithë.

  • ‘Show’ i emigrantëve me votat e hapura në rrjet, drejtorja e votimit nga jashtë paralajmëron: Është vepër penale

    ‘Show’ i emigrantëve me votat e hapura në rrjet, drejtorja e votimit nga jashtë paralajmëron: Është vepër penale

    Megjithatë, në rrjetet sociale është shënuar një numër i lartë personash që kanë publikuar votën dhe procesin e votimit në tërësi, në shtëpitë e tyre. Në videot që shikoni në ekran janë përcjellë edhe reagimet e tyre negative për partitë. Teksa shprehin urrejtje për një forcë të caktuar, zbulojnë hapur votën për subjektin tjetër.
    “Duhet të kishte një ndëshkim me rregull. Duhet të quhet e pavlefshme ajo votë kur dihet sesi ka votuar dikush. Të jetë një leksion për të gjithë pjesën tjetër të diasporës që do të vazhdojë të votojë gjatë këtyre ditëve. Dhe unë mendoj që është shumë e rëndësishme: nëse nuk kemi një qëndrim lidhur me dekonspirimin e votës, atëherë mund të bëhet qesharake i gjithë ky votim.”
    Pra, po vërehet rëndom një fenomen që ishte paralajmëruar prej kohësh: cenimi i fshehtësisë së votës. Kjo përbën një shkelje të rëndë ligjore. Janë vënë re raste kur votimet janë zhvilluar në mënyrë familjare. Nga ana tjetër, ka pasur edhe raste kur zarfet nuk u janë dorëzuar votuesve në adresën e tyre, por fqinjëve.
    “Duhet të mendonim për elementët e sigurisë, koston e administrimit dhe trajtimin e ankimimeve që mund të vijnë nga diaspora. Ata janë praktikisht individë që largohen nga sistemi; sistemi paguan që ata të votojnë për sistemin. Edhe në aspektin e demokracisë kjo nuk ka sens”, u shpreh Afrim Krasniqi, Instituti i Studimeve Politike.
    Të gjitha këto shkelje konsiderohen vepra penale dhe janë institucionet e drejtësisë ato që duhet të ndërhyjnë për të zgjidhur çështjen. Kjo situatë i vendos institucionet ligjzbatuese përballë një tjetër problematike, pasi nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje me vendet e tjera për të mundësuar ndjekjen e rasteve të tilla.
    “Ka pasur raste të publikimit të fotove apo videove duke votuar, pra duke plotësuar fletën e votimit. Në këtë rast, kjo përbën vepër penale dhe ndiqet penalisht nga organet kompetente. Si Komision Qendror i Zgjedhjeve, ne kemi bërë disa thirrje publike për ta pasur parasysh këtë fakt”, u shpreh Jona Josifi, Drejtoreshë e Drejtorisë së Votimit nga Jashtë.
    Asnjë nga institucionet apo organizmat që veprojnë gjatë kësaj periudhe zgjedhore në Shqipëri nuk mund të veprojë në vendet e tjera. Rruga që mbetet është dërgimi i letërporosive, pasi prokuroria të ketë nisur hetimet, kryesisht bazuar në materialet online. Deri në atë moment, gjithçka mbetet në dorën e vetë shqiptarëve të diasporës. Por, edhe nëse ekziston vullneti, hetime të tilla mbeten të vështira, pasi kërkojnë ekspertizë të lartë kibernetike./ TCH

  • Terrorizoi qytetarët duke i grabitur varëse e celularë/ Arrestohet hajduti në Tiranë, zbardhen 7 raste vjedhjesh

    Terrorizoi qytetarët duke i grabitur varëse e celularë/ Arrestohet hajduti në Tiranë, zbardhen 7 raste vjedhjesh

    Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 28-vjeçar të shpallur në kërkim për disa raste vjedhjesh të ndodhura gjatë muajve të parë të vitit 2024.

    Sipas uniformave blu, shtetasi N. D., banues në Tiranë, u lokalizua dhe u ndalua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 3, pas një hetimi të detajuar të nisur mbi bazën e kallëzimeve të qytetarëve. Gjatë operacionit u dokumentua përfshirja e tij në të paktën 7 raste vjedhjeje, të kryera në zona të ndryshme të kryeqytetit.

    Sipas hetimeve paraprake, N. D. dyshohet se ka vjedhur 3 celularë, 2 portofola, aksesorë të një automjeti, si dhe produkte nga një dyqan. Po ashtu, një nga rastet më të rënda lidhet me vjedhjen e një varëseje floriri, të cilën ia ka marrë me forcë një shtetaseje, nga qafa.

    Policia vijon punën për të zbardhur dhe dokumentuar raste të tjera të mundshme vjedhjesh që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

  • Sinjalizuesit godasin korrupsionin, 12 raste nën hetim në 2024, privati më aktiv se shteti

    Sinjalizuesit godasin korrupsionin, 12 raste nën hetim në 2024, privati më aktiv se shteti

    Në vitin 2024 sinjalizuesit pranë institucioneve publike dhe private raportuan 12 raste për tu hetuar më tej nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. Në raportin vjetor të këtij Inspektorati analizohet se pjesa më e madhe e sinjalizimeve vijnë nga privati dhe konkretisht nga një kompani kurse dy të tjera përfshijnë institucione publike. Sipas ligjit të vitit 2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, i ndryshuar, detyrimin për të përcaktuar një person përgjegjës e ka çdo institucion publik me 80 të punësuar dhe çdo institucion privat me 100 të punësuar. ILDKPKI raportoi se në analizim të raporteve të paraqitura të sektorit publik, në total 182 raporte vjetore konstatohet se, në 2 njësi përgjegjëse janë sinjalizuar dhe trajtuar raste, në kuadër të ligjit.
    E para Ministria e Drejtësisë: Njësia Përgjegjëse e Sinjalizimit pranë Ministrisë së Drejtësisë raporton se gjatë vitit 2024 ka regjistruar dhe trajtuar 1 rast sinjalizimi dhe kërkesë për mbrojtje nga hakmarrja. I dyti Autoriteti i Mediave Audiovizive: Njësia Përgjegjëse e Sinjalizimit pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive raporton se gjatë vitit 2024 ka regjistruar dhe trajtuar 1 rast sinjalizimi. Në përfundim të hetimit administrativ nuk ka rezultuar të jenë kryer shkelje ligjore. Ndërkohë në lidhje me Njësitë Përgjegjëse pranë sektorit privat, janë marrë dhe administruar 258 raporte sinjalizimi, nga të cilat rezulton se 234 Njësi Përgjegjëse kanë paraqitur raportet brenda afateve ligjore.
    “Në analizim të raporteve të paraqitura, konstatohet se në 1 Njësi Përgjegjëse janë sinjalizuar dhe trajtuar raste sinjalizimi. Bëhet fjalë për kompaninë “Sisal Albania” sh.p.k. Gjatë vitit 2024 raportohet të ketë pasur 10 raste sinjalizimi, nga të cilat, për 3 prej tyre ka përfunduar hetimi administrativ, ndërsa 7 raste janë ende në proces hetimi” thuhet në raportin e ILDKPKI. Sipas institucionit në përfundim të hetimeve administrative, për procedurat të cilat kanë rezultuar të kryera në shkelje të kuadrit ligjor të zbatueshëm, është aplikuar masë administrative “gjobë”, ku për periudhën 2017 – 2024, në total, janë marrë 13 masa administrative, si dhe në çdo rast është kërkuar ndaj titullarit të institucionit, marrja e masave për zgjidhjen e situatave të paligjshmërisë.

  • Viti 2025, më i rëndi për fatalitetet në vende pune, që nga paslufta

    Viti 2025, më i rëndi për fatalitetet në vende pune, që nga paslufta

    Viti 2025 është viti me numrin më të lartë të fataliteteve në vendet e punës që nga paslufta.
    Kështu ka deklaruar, Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës.
    Sipas tij, gjatë gjithë vitit 2024 janë shënuar 12 raste të vdekjes në vendin e punës, ndërsa vetëm në tremujorin e parë dhe pjesën e parë të muajit prill të këtij viti, janë regjistruar tashmë 10 raste.
    “Vetë këto shifra tregojnë se nuk i kushtohet rëndësi e duhur kësaj çështjeje dhe organet përgjegjëse nuk po përkujdesen fare”, theksoi Azemi.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Zgjedhjet Parlamentare të 11 Majit/ Regjistrohen 14 kallëzime penale në Prokuroritë e disa qyteteve

    Zgjedhjet Parlamentare të 11 Majit/ Regjistrohen 14 kallëzime penale në Prokuroritë e disa qyteteve

    14 kallëzime penale janë regjistruar në Prokuroritë e disa qyteteve për vepra penale që lidhen me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

    Veprat penale përfshijnë “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, ‘Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor’, ‘Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore’ dhe ‘Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’.
    Kallëzimet kanë qenë në 7 raste nga policia gjyqësore, në 3 raste nga Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), në 2 raste subjektet politike, një rast është nisur kryesisht, ndërsa në një rast burimi ka qenë një shtetas.
    Njoftimi i plotë:
    Në kuadër të informimit të publikut mbi veprat penale në fushën e zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se në Prokuroritë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm deri më 28.04.2025, janë regjistruar në total 14 kallëzime penale për veprat penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, ‘Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor’, ‘Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore’ dhe ‘Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’, të parashikuara përkatësisht në nenet 325, 326/a, 328/a, 328 të Kodit Penal.
    Burimet e njoftimit të veprave penale për kallëzimet e regjistruara, kanë qenë në 7 raste policia gjyqësore, në 3 raste Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), në 2 raste subjektet politike, një rast është nisur kryesisht, ndërsa në një rast burimi ka qenë një shtetas.
    Nga raportimet rezulton se 5 nga kallëzimet e mësipërme, janë regjistruar në Prokurorinë e Fierit, 3 në Prokurorinë e Sarandës, 2 respektivisht në Prokurorinë e Tiranës dhe Gjirokastrës dhe nga 1 rast në Prokuroritë Durrës dhe Elbasan.
    Nga kallëzimet e kryra deri më 28.04.2025, janë regjistruar gjithësej 7 procedime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 325, 326/a, 328/a dhe 329 i Kodit Penal.
    Pesë procedime janë regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, nga të cilat 2 procedime për veprën penale të parashikuar nga neni 325 i Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a të Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a, paragrafi 4 i Kodit Penal dhe 1 procedim për veprën penale të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.
    Ndërsa dy procedimet e tjera penale janë regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprat penale të prashikuara nga nenet 326/1 dhe 329/1 të Kodit Penal.
    Janë dërguar për kompetencë në SPAK 1 kallëzim nga Prokuroria Durrës dhe një procedim penal nga Prokuroria Fier. Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi.

    Top Channel

  • 14 kallëzime penale për krimet elektorale! Dy denoncime nga partitë politike dhe një rast nga qytetarët

    14 kallëzime penale për krimet elektorale! Dy denoncime nga partitë politike dhe një rast nga qytetarët

    14 kallëzime penale janë regjistruar në Prokuroritë me Juridiksion të Përgjithshëm, që kanë të bëjnë me fushatën elektorale dhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Rastet në Tiranë, Fier, Sarandë, Durrës, Elbasan e Gjirokastër, e që janë regjistruar deri ditën e sotme, 28 prill. ”Burimet e njoftimit të veprave penale për kallëzimet e regjistruara, kanë qenë në 7 raste policia gjyqësore, në 3 raste Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), në 2 raste subjektet politike, një rast është nisur kryesisht, ndërsa në një rast burimi ka qenë një shtetas”, njofton Prokuroria e Përgjithshme.
    Njoftimi i Prokurorisë së Përgjithshme:

    Në kuadër të informimit të publikut mbi veprat penale në fushën e zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se në Prokuroritë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm deri më 28.04.2025, janë regjistruar në total 14 kallëzime penale për veprat penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, ‘Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor’, ‘përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore’ dhe ‘kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’, të parashikuara përkatësisht në nenet 325, 326/a, 328/a, 328 të Kodit Penal.
    Burimet e njoftimit të veprave penale për kallëzimet e regjistruara, kanë qenë në 7 raste policia gjyqësore, në 3 raste Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), në 2 raste subjektet politike, një rast është nisur kryesisht, ndërsa në një rast burimi ka qenë një shtetas.
    Nga raportimet rezulton se 5 nga kallëzimet e mësipërme, janë regjistruar në Prokurorinë e Fierit, 3 në Prokurorinë e Sarandës, 2 respektivisht në Prokurorinë e Tiranës dhe Gjirokastrës dhe nga 1 rast në Prokuroritë Durrës dhe Elbasan. Nga kallëzimet e kryra deri më 28.04.2025, janë regjistruar gjithësej 7 procedime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 325, 326/a, 328/a dhe 329 i Kodit Penal.
    Pesë procedime janë regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, nga të cilat 2 procedime për veprën penale të parashikuar nga neni 325 i Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a të Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a, paragrafi 4 i Kodit Penal dhe 1 procedim për veprën penale të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.
    Ndërsa dy procedimet e tjera penale janë regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprat penale të prashikuara nga nenet 326/1 dhe 329/1 të Kodit Penal. Janë dërguar për kompetencë në SPAK 1 kallëzim nga Prokuroria Durrës dhe një procedim penal nga Prokuroria Fier. Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi.

  • Kanabis me postë nga SHBA, Prokuroria Tiranë zbulon 8 raste të trafikimit në një muaj, sekuestrohen mbi 15 kg me përqindje të lartë THC

    Kanabis me postë nga SHBA, Prokuroria Tiranë zbulon 8 raste të trafikimit në një muaj, sekuestrohen mbi 15 kg me përqindje të lartë THC

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Postën Shqiptare kanë goditur vetëm muajit prill, tetë raste të trafikimit të kanabisit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

    Kanabisi, me përqindje të lartë THC transportohej nga SHBA-të drejt Shqipërisë nëpërmjet pakove postare, një fenomen i zbuluar nëpërmjet hetimeve proaktive dhe i shtrirë në pothuajse gjithë territorin e vendit.
    Vetëm gjatë muajit të fundit, Prokuroria e Tiranës ka identifikuar raste të këtij lloj trafikimi në qytetet: Tiranë, Shkodër, Fier, Elbasan e Vorë. Ndërkohë që hetimet vijojnë për raste të tjera.
    Deri më sot, në tetë rastet e zbuluara janë sekuestruar në total 15.2 kg kanabis me përqindje të lartë THC, ndërkohë që janë arrestuar dhe shpallur në kërkim si të implikuar në këtë veprimtari kriminale, 12 persona. Një pjesë prej tyre, janë arrestuar në flagrancë në momentin e marrjes në dorëzim të pakove me kanabis në degë të ndryshme të Postës Shqiptare.
    Hetimet vijojnë për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

    Top Channel

  • Drogë me postë nga SHBA, Prokuroria zbulon 8 raste brenda muajit, sekuestrohen mbi 15 kg lëndë narkotike

    Drogë me postë nga SHBA, Prokuroria zbulon 8 raste brenda muajit, sekuestrohen mbi 15 kg lëndë narkotike

    Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Postën Shqiptare, ka goditur një skemë të mirëorganizuar të trafikimit të kanabisit me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë, përmes pakove postare.

    Gjatë muajit prill janë dokumentuar dhe goditur tetë raste të trafikimit në qytete të ndryshme si Tiranë, Shkodër, Fier, Elbasan dhe Vorë, duke sjellë në total sekuestrimin e 15.2 kilogramëve kanabis me përqindje të lartë të substancës aktive THC.

    Sipas të dhënave zyrtare, hetimet e nisura në mënyrë proaktive kanë zbuluar një model të ri trafikimi përmes dërgesave postare, me autorë të dyshuar që përpiqeshin të shmangnin kontrollet doganore duke përdorur shërbimet postare për transportin e lëndës narkotike nga SHBA në Shqipëri.

    Nga hetimet, deri tani janë arrestuar 12 persona, disa prej të cilëve në flagrancë, në momentin e marrjes së pakove në filialet e Postës Shqiptare. Të tjerë janë shpallur në kërkim dhe hetimet janë në vijim për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar në këtë rrjet.

    Prokuroria e Tiranës bën të ditur se hetimi po shtrihet edhe më gjerë në përpjekje për të zbardhur të gjithë zinxhirin e përfshirjes në këtë veprimtari kriminale dhe për të parandaluar përsëritjen e kësaj metode të trafikut të drogës.