Tag: raste

  • Të prekurit me HIV në Shqipëri, 125 raste të reja/ Më shumë meshkuj të diagnostikuar, shkak edhe kontaktet seksuale brenda gjinisë

    Të prekurit me HIV në Shqipëri, 125 raste të reja/ Më shumë meshkuj të diagnostikuar, shkak edhe kontaktet seksuale brenda gjinisë

    Rriten rastet me HIV në Shqipëri. Vetëm gjatë vitit 2025 janë konfirmuar HIV pozitiv 125 persona, edhe pse shifrat e të infektuarve mund të jenë shumë më të larta. Në Ditën Botërore kundër HIV-AIDS, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se numrin më të madh të rasteve të reja e përbëjnë meshkujt, 97, ndërsa femra të infektuara janë 28. 

    Transmetimi seksual është rruga kryesore e përhapjes së HIV-it, ndërsa 23% e rasteve e kanë marrë sëmundjen gjatë marrëdhënieve homoseksuale. Gjatë këtij viti, një foshnjë ka lindur HIV pozitiv nga transmetimi nga nëna te fëmija. Ekspertët e Shëndetit Publik theksojnë se, pavarësisht protokolleve të miratuara, vetëm 50% e grave shtatzëna testohen për HIV. 

    Rastet e reja me HIV pozitiv janë kryesisht të moshave 25 deri 44 vjeç. Ndërsa në rang vendi, nga viti 1993 e deri tani, ISHP ka raportuar 1,973 raste. 

    HIV transmetohet përmes kontakteve seksuale, gjakut dhe qumështit të gjirit. Nuk përbën rrezik infektimi përqafimi, puthja apo shtrëngimi i duarve. Po ashtu, nuk transmetohet përmes ushqimit, ujit apo sendeve personale. 

     

  • EMRI/ Tetë raste në një muaj, arrestohet grabitësi serial në Tiranë…

    EMRI/ Tetë raste në një muaj, arrestohet grabitësi serial në Tiranë…

    Një 22-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh të kryera në zonat e kryeqytetit gjatë muajve maj dhe nëntor.

    Sipas Policisë, nga hetimet paraprake dyshohet se i riu Ernest Peka është autor i të paktën 6 vjedhjeve biçikletash, 1 monopatine, si dhe i vjedhjes së një dyqani. Mjetet e vjedhura dyshohet se shiteshin më pas në zona të ndryshme të kryeqytetit.

    Autoritetet bëjnë me dije se vijojnë verifikimet për të dokumentuar edhe vjedhje të tjera që mund të jenë kryer nga i arrestuari.

    Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

  • Tetë vjedhje në pak ditë arrestohet 22-vjeçari. EMRI

    Tetë vjedhje në pak ditë arrestohet 22-vjeçari. EMRI

    Është arrestuar në Tiranë një 22-vjeçar i dyshuar për disa raste vjedhjeje të pronës dhe pasurisë. Hetimet kanë zbuluar se i riu, Ernest Peka, ka qenë më parë i dënuar për të njëjtën veprimtari.
    Sipas të dhënave hetimore, gjatë nëntorit, ai dyshohet se ka kryer vjedhjen e gjashtë biçikletave, një monopatine dhe një dyqani. Mjetet e vjedhura shiteshin më pas në zona të ndryshme të kryeqytetit.
    Policia ka dokumentuar deri tani tetë raste vjedhjeje, ndërsa vijon puna për të zbuluar nëse ky shtetas ka kryer edhe ngjarje të tjera të ngjashme.
    Materialet e çështjes janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme procedurale.

  • Raporti i KLSH-së për Institutin e Sigurimeve Shoqërore: Në 2024, 11 mijë raste të dhënies të pensionit pas vdekjes. Mungojnë ende 36 milionë lekë pa u arkëtuar

    Raporti i KLSH-së për Institutin e Sigurimeve Shoqërore: Në 2024, 11 mijë raste të dhënies të pensionit pas vdekjes. Mungojnë ende 36 milionë lekë pa u arkëtuar

    Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar gjetjet e një auditimi të thelluar mbi Institutin e Sigurimeve Shoqërore, ku janë zbuluar probleme serioze në menaxhimin e pagesave për përfituesit.

    Verifikimet e realizuara nga strukturat përkatëse kanë evidentuar një sërë parregullsish, që nga pagesat e dyfishta e deri te raste kur janë kryer pagesa edhe pas ndarjes nga jeta të përfituesve.
    Për vitin 2024, në të gjithë territorin janë regjistruar 821 raste me problematika të tilla, duke shkaktuar një humbje financiare prej 36.9 milionë lekësh. Sipas të dhënave zyrtare, deri më 31 dhjetor është arritur të rikuperohet pjesa më e madhe e dëmit, rreth 29 milionë lekë, falë arkëtimeve të kryera përmes postës, bankave dhe urdhër-xhirimeve.
    “Nga kontrolli i kryer nga Sektori i Kontrollit për rastet që kanë përfituar të ardhura pas vdekjes progresivisht, për periudhën Janar – Dhjetor 2024, është konstatuar një dëm financiar prej 11,030 raste me vlerë 114,885,368 lekë, (ku përfshihen të gjitha rastet e tërheqjes pas datës së vdekjes, gjithashtu edhe rastet kur përfituesi i pensionit e ka tërhequr vetë pensionin, por ka ndërruar jetë në po atë muaj. Meqënëse pensioni është një pagesë që merret paradhënie, pjesa pas datës së vdekjes duhet mbajtur nga granti), të raportuar për të gjitha rajonet nga Gjendja Civile, ku krahasuar me vitin 2023, ka pësuar nje ulje prej 1,171 rastesh me vlerë 157,697 lekë”, thuhet në raport.
    Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, nga 11.030 raste, 232 raste, janë pa efekte financiare; 10,798 raste, janë me efekte financiare. Nga këto 10,151 raste, janë arkëtuar deri më datë 31.12.2024, në shumën 100,158,608 lekë.
    “Nga Sektori i Kontrollit të Pagesave në ISSH, vazhdon kontrolli për rikthimin e fondeve të dëmtuara, por ende mbeten fonde të pa arkëtuara në vlerën 36,304,350 lekë të cilat kërkojnë vëmendje të shtuar, për t’u shlyer plotësisht”, thekson raporti.

    Top Channel

  • Skandal/ KLSH: Mbi 11 mijë raste pagesash të pensioneve pas vdekjes

    Skandal/ KLSH: Mbi 11 mijë raste pagesash të pensioneve pas vdekjes

    Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi Institutin e Sigurimeve Shoqërore ka bërë publike rezultatet e një auditimi të gjerë, i cili ka nxjerrë në pah një sërë shkeljesh të rëndësishme në procesin e pagesave për përfituesit.

    Sipas dokumentit, nga kontrolli i kryer nga Sektori i Kontrollit të Pagesave, janë identifikuar raste të ndryshme parregullsish, që variojnë nga dublimet e pagesave, pagesa të kryera pas vdekjes së përfituesve, te shumat më të mëdha nga sa duhej apo pagesa të dhëna jashtë afateve të përcaktuara.

    Vetëm gjatë vitit 2024, në të gjitha rajonet e vendit janë evidentuar 821 raste të tilla, të cilat i kanë shkaktuar buxhetit një dëm financiar prej 36,919,340 lekësh. Deri në fund të vitit, më 31 dhjetor 2024, janë rikuperuar 29,059,735 lekë, përmes 4,479,368 lekë nga komisionet e postës, 19,119,020 lekë të arkëtuara në bankë dhe 5,461,347 lekë të rikuperuara përmes urdhërxhirimeve nga posta.

    Megjithatë, mbeten ende 7,859,605 lekë për t’u arkëtuar, të cilat kërkojnë ndjekje të mëtejshme administrative dhe ligjore, thekson raporti.

    Shkelje të rënda edhe në Shkodër
    Auditimi ka evidentuar parregullsi të tjera të rëndësishme në rajonin e Shkodrës. Janë identifikuar 46 raste pagesash të kryera me mandate pa firmën e pensionistit, një shkelje që ngre pikëpyetje mbi kontrollin dhe verifikimin e dokumentacionit. Nga këto, 33 raste janë zbuluar nëpërmjet sistemit TIMS, me një vlerë totale prej 13,299,538 lekësh, ndërsa 13 raste të tjera përbëjnë pagesa të parregullta me vlerë 418,447 lekë.

    Mbi 11 mijë pagesa pas vdekjes së përfituesve

    Një tjetër gjetje shqetësuese lidhet me pagesat e kryera pas ndarjes nga jeta të përfituesve. Vetëm gjatë periudhës janar–dhjetor 2024, janë regjistruar 11,030 raste, duke shkaktuar një dëm prej 114,885,368 lekësh, ku përfshihen të gjitha rastet e tërheqjes pas datës së vdekjes, gjithashtu edhe rastet kur përfituesi i pensionit e ka tërhequr vetë pensionin, por ka ndërruar jetë në po atë muaj.

    Pavarësisht masave të marra, deri në fund të vitit janë rikuperuar 100,158,608 lekë, ndërsa 647 raste, me një vlerë prej 14,726,760 lekësh, mbeten ende të paarkëtuara dhe kërkojnë ndjekje të vazhdueshme.

    Rekomandimet e auditimit

    Auditorët i kërkojnë ISSH-së të përshpejtojë ndjeshëm procedurat administrative dhe ligjore për rikuperimin e shumës së mbetur prej 36,604,305 lekësh, duke vijuar bashkëpunimin me postën dhe bankat e nivelit të dytë.

    Raporti thekson gjithashtu nevojën për forcimin e mekanizmave të kontrollit paraprak, për të shmangur përsëritjen e këtyre problematikave në të ardhmen.
    Forcimi i kontrollit dhe transparencës, sipas auditorëve, do të ndihmojë në uljen e humbjeve financiare, rritjen e eficiencës në menaxhimin e fondeve publike, si dhe rikthimin e plotë të shpenzimeve të padrejta në buxhetin e shtetit./ ekofin.al/ 

  • KLSH publikon rezultatet e auditit: Mbi 11 mijë raste pagesash të pensioneve pas vdekjes vetëm gjatë vitit 2024

    KLSH publikon rezultatet e auditit: Mbi 11 mijë raste pagesash të pensioneve pas vdekjes vetëm gjatë vitit 2024

    Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi Institutin e Sigurimeve Shoqërore ka bërë publike rezultatet e një auditimi të gjerë, i cili ka nxjerrë në pah një sërë shkeljesh të rëndësishme në procesin e pagesave për përfituesit.
    Sipas dokumentit, nga kontrolli i kryer nga Sektori i Kontrollit të Pagesave, janë identifikuar raste të ndryshme parregullsish, që variojnë nga dublimet e pagesave, pagesa të kryera pas vdekjes së përfituesve, te shumat më të mëdha nga sa duhej apo pagesa të dhëna jashtë afateve të përcaktuara.
    Vetëm gjatë vitit 2024, në të gjitha rajonet e vendit janë evidentuar 821 raste të tilla, të cilat i kanë shkaktuar buxhetit një dëm financiar prej 36,919,340 lekësh. Deri në fund të vitit, më 31 dhjetor 2024, janë rikuperuar 29,059,735 lekë, përmes 4,479,368 lekë nga komisionet e postës, 19,119,020 lekë të arkëtuara në bankë dhe 5,461,347 lekë të rikuperuara përmes urdhërxhirimeve nga posta. Megjithatë, mbeten ende 7,859,605 lekë për t’u arkëtuar, të cilat kërkojnë ndjekje të mëtejshme administrative dhe ligjore, thekson raporti.
    Shkelje të rënda edhe në Shkodër
    Auditimi ka evidentuar parregullsi të tjera të rëndësishme në rajonin e Shkodrës. Janë identifikuar 46 raste pagesash të kryera me mandate pa firmën e pensionistit, një shkelje që ngre pikëpyetje mbi kontrollin dhe verifikimin e dokumentacionit. Nga këto, 33 raste janë zbuluar nëpërmjet sistemit TIMS, me një vlerë totale prej 13,299,538 lekësh, ndërsa 13 raste të tjera përbëjnë pagesa të parregullta me vlerë 418,447 lekë.
    Mbi 11 mijë pagesa pas vdekjes së përfituesve
    Një tjetër gjetje shqetësuese lidhet me pagesat e kryera pas ndarjes nga jeta të përfituesve. Vetëm gjatë periudhës janar–dhjetor 2024, janë regjistruar 11,030 raste, duke shkaktuar një dëm prej 114,885,368 lekësh, ku përfshihen të gjitha rastet e tërheqjes pas datës së vdekjes, gjithashtu edhe rastet kur përfituesi i pensionit e ka tërhequr vetë pensionin, por ka ndërruar jetë në po atë muaj.
    Pavarësisht masave të marra, deri në fund të vitit janë rikuperuar 100,158,608 lekë, ndërsa 647 raste, me një vlerë prej 14,726,760 lekësh, mbeten ende të paarkëtuara dhe kërkojnë ndjekje të vazhdueshme.
    Rekomandimet e auditimit
    Auditorët i kërkojnë ISSH-së të përshpejtojë ndjeshëm procedurat administrative dhe ligjore për rikuperimin e shumës së mbetur prej 36,604,305 lekësh, duke vijuar bashkëpunimin me postën dhe bankat e nivelit të dytë.
    Raporti thekson gjithashtu nevojën për forcimin e mekanizmave të kontrollit paraprak, për të shmangur përsëritjen e këtyre problematikave në të ardhmen.Forcimi i kontrollit dhe transparencës, sipas auditorëve, do të ndihmojë në uljen e humbjeve financiare, rritjen e eficiencës në menaxhimin e fondeve publike, si dhe rikthimin e plotë të shpenzimeve të padrejta në buxhetin e shtetit.

  • Afera Balluku/ Salianji: Standardi i dorëheqjes ka vdekur

    Afera Balluku/ Salianji: Standardi i dorëheqjes ka vdekur

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar në emisionin “Oponencë” në News24 lidhur me pezullimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke thënë se në raste kur një zyrtar i lartë përballet me akuza apo hetime për afera korruptive, standardi duhet të jetë dorëheqja ose shkarkimi i menjëhershëm.
    Salianji tha se në Shqipëri po krijohet një standard i rrezikshëm, ku qeveria nuk mban më përgjegjësi politike dhe nuk mendon për qytetarët.
    Ai solli në vëmendje raste të mëparshme në politikën shqiptare, duke përmendur edhe zhvillimet e 21 janarit 2011.
    “Kushtetuta e ka të përcaktuar parimin, që disa institucione kontrollojnë njëra tjetrën. Këtu kemi të bëjmë me një çështje që personi në fjalë Belinda Balluku, dhe më tej gjykata që jep mundësi deri në përballje finale. Atë që ka detyrim politika në këto raste, politika ka një standard që në raste të tilla kur një zyrtar i nivelit të lartë jep dorëheqjen.
    Nëse nuk jep dorëheqjen standardi në gjithë botën është shkarkohesh. Pra e kemi parë në të kaluar se si të gjitha ngjarjet kanë ndodhur. Marrim historinë politike të Shqipërisë, në çdo rast, për një përfolje zëvendëskryeministri i Shqipërisë dha dorëheqjen dhe i vuri flakën parlamentit Edi Rama,.
    Në 21 janar a e dha dorëheqjen? A doli nga gjykata, dhe ka ndodhur raste të tjerë që janë shkarkuar ministria brenda orësh. Këtu kemi standardin e prishur të një qeveria e që nuk ka më moral dhe nuk do t’ja dijë as për qytetarët.
    Kjo shkon deri në qelizë, deformimi i vullnetit të zgjedhësve dhe marrja e votës nëpërmjet grupeve kriminale, faljes së gjobave, kërcënimit apo blerjes së votës bënë që Rama të mos ketë merak se çfarë mendojnë njerëzit për rastin e Belinda Ballukun.  
    Nëse do kishte qeverisje normale Edi Rama do të jepte dorëheqje. Jemi në një aferë , brenda një dite, kalohen 50 milion euro dhe përcaktohen tenderat”, tha ai.

  • ‘Spiropalizimi’ i Kosit, rasti i Kurz dhe standardet evropiane të Ramës

    ‘Spiropalizimi’ i Kosit, rasti i Kurz dhe standardet evropiane të Ramës

    Kur shpërtheu skandali i manipulimit të sondazheve mediatike në favorin e tij, kancelari austriak, Sebastian Kurz ishte në kështjellën Brdo në Slloveni, vendlindjen e komisioneres Marta Kos.

    Kurz kishte vendosur të takonte liderët e Ballkanit Perëndimor, në një samit që do ishte një nga daljet e fundit të tij si kryeministër.

    Duke shfrytëzuar këtë moment, një media austriake i bëri thirrje për të dhënë dorëheqjen, ndër të tjera edhe për të mos dhënë shembullin e keq për ata liderët që po takonte.

    Mund të duket ndoshta ofensive, por mesazhi ishte miqësor për ballkanasit: dorëheqja nuk është thjesht një akt që ushtrohet kryesisht në vendet perëndimore, pasi atje ekziston një kulturë tjetër. Por dorëheqja është një veprim që duhet bërë pasi në të kundërt, ai mund ta përdorë pushtetin e tij për të deformuar akoma më shumë strukturën demokratike të vendit.

    Kurz u largua nga posti e më vonë edhe nga politika, ndoshta jo sepse donte të jepte një shembull të mirë për politikanët nga Ballkani, por për të treguar se dorëheqjet duhet të ndodhin që kur ka nisur denoncimi publik, e jo më kur çështja të shkojë në prokurori, aq më shumë kur është ngritur ndonjë akuzë apo janë vendosur masa sigurie.

    Marta Kos në atë kohë nuk kishte detyrën e lartë që ka marrë brenda Komisionit Evropian.

    Por çdo koleg i saj, me njohuri nga mënyra se si veprohet në një vend demokratik, do ishte tronditur nga mënyra se si u shpreh Edi Rama sot kur u pyet për skandalin e Belinda Ballukut. Pasi sulmoi drejtësinë dhe deklaroi disa herë se kjo gjë nuk ndodh në asnjë vend perëndimor (!), e mori në mbrojtje Belinda Ballukun duke thënë se kjo ishte përplasje mes pushteteve, e cila do zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese.

    Në vend që të shokohej nga ajo që po dëgjonte, Marta Kos tha se raste si ky i Ballukut ndodhin gjithandej.

    Sigurisht nuk tha se për këto raste bëhen edhe filma, por qëndrimi i saj tregoi një nivel të pabesueshëm ‘spiropalizimi’, një nivel që kulmoi kur tha se zgjedhjet në Shqipëri ishin të lira dhe të ndershme.

    Historia e integrimit mund të ketë parë raste të çuditshme, por asnjë të tillë si ky i të premtes në Tiranë, kur ‘nxënësi’ jep përgjigjen më të keqe të mundshme dhe ‘mësuesja’ jo vetëm e duartroket, por edhe e tejkalon me zellin e saj.

  • Marta Kos takon kryeministrin Rama, ja çfarë u diskutua

    Marta Kos takon kryeministrin Rama, ja çfarë u diskutua

    Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos ka mbërritur pasditen e sotme në vendin tonë.marta kosBurime bëjnë me dije se Marta Kos zhvilloi një takim me kryeministrin, Edi Rama, i cili zgjati rreth një orë. Më pas Marta Kos u takua me kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi.
    Vizita e Marta Kos në vendin tonë vjen në kuadër të Samitit të rëndësishëm të Bashkimit Evropian për Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet nesër në Tiranë.
    Teksa Shqipëria do të mirëpresë nesër samitin, situata politike në vendin tonë është mjaft e tensionuar, pasi, GJKKO caktoi sot dy masa ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku; pezullimin nga detyra dhe bllokim të pasaportës.
    Lidhur me akuzat ndaj Ballukut, Marta Kos u shpreh dy ditë më parë se easti i Ballukut, ashtu si më herët ai i ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati, tregon se institucionet e drejtësisë në Shqipëri po funksionojnë. Megjithatë, ajo pranoi se nuk ndihet aspak e kënaqur që vendet kandidate të BE-së përballen me raste të tilla të korrupsionit të nivelit të lartë.
    “Për mua ky është një hap përpara, sepse këto raste janë zbuluar. Nuk jam e lumtur të dëgjoj për këto raste. E njëjta gjë vlen edhe për Ukrainën, por kjo tregon se institucionet antikorrupsion po punojnë,” u shpreh Kos.
    Ajo theksoi se problematika të ngjashme ekzistojnë edhe brenda Bashkimit Europian, ndaj kriteri kryesor mbetet funksionimi i institucioneve dhe pavarësia e drejtësisë.
    “Është e rëndësishme të kemi institucione. Edhe vendet kandidate i kanë këto institucione për t’i luftuar këto raste. Më pas do jetë drejtësia që do zbulojë nëse ligji është shkelur, dhe nëse po, çfarë do të ndodhë më pas,” deklaroi Komisionerja.

  • Komisionerja e BE për hetimin e Ballukut: Hap përpara që u zbulua

    Komisionerja e BE për hetimin e Ballukut: Hap përpara që u zbulua

    Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, shprehet se SPAK po funksionon dhe se hetimi i rasteve të korrupsionit të zyrtarëve të lartë është një hap përpara.
    Në një intervistë dhënë më “DW”, ajo u ndal edhe te hetimi për numrin dy të qeverisë, Belinda Balluku, duke theksuar se është më rëndësi që janë këto institucione që i zbulojnë këto raste, njëjtë siç ndodh në vendet e BE.

    “Për mua ky është një hap përpara, sepse këto raste janë zbuluar. Siç e përmenda më herët, kemi raste korrupsioni edhe brenda BE-së. Ato ndodhin kudo. E rëndësishme është të kemi institucione, vendet kandidate i kanë institucioni për t’i luftuar këto raste. Më pas do të jetë sistemi gjyqësor ose gjykatat që do të zbulojnë nëse ligji është shkelur dhe nëse është shkelur, se çfarë do të ndodhë më pas”, u shpreh kur u pyet për zv.kryeministren Balluku.

    “Disa raste në Shqipëri kanë treguar se agjencia SPAK po punon. Nëse shohim se rastet janë zbuluar, tregon se gjithashtu ne kemi bërë punë të mirë në procesin e pranimit. Dhe lufta kundër korrupsionit është në grupin e të ashtuquajturave „Themelore”, që do të thotë se kjo është me të vërtetë fusha ku ne bëjmë shumë përpjekje për të ndihmuar vendet kandidate. Nga ana tjetër, ato duhet të bëjnë shumë reforma. Për shembull, në Shqipëri, është kryer verifikimi i gjyqtarëve. Nuk është vërtet e lehtë. SPAK po jep rezultate. Por kjo nuk është e mjaftueshme. Ka të bëjë me ndryshimin e kulturës politike.

    Një vend mund të ketë ligjet më të mira të mundshme kundër korrupsionit por nëse korrupsioni pranohet gjerësisht nga njerëzit, atëherë nuk kemi bërë mjaftueshëm. Pra, kjo është pika kryesore e veprimit. Është e rëndësishme për ne, por gjithashtu është diçka ku ne jemi vërtet të rreptë. Në fakt, unë jam e rreptë dhe ne jemi të rreptë në të gjithë kapitujt që ata duhet të përmbushin dhe tani Shqipëria. Dua të theksoj se ne hapëm të gjithë grup-kapitujt, por tani fillon puna e vërtetë.
    Pra, duhet të negociojmë kapitull pas kapitulli. Ata duhet të përmbushin kriteret e ndërmjetme, kështu që ka disa kritere që duhet të përmbushin. Pasi të përmbushen, ne do të jemi në gjendje të mbyllim edhe kapitujt. Krimi i organizuar, anti-korrupsioni, sistemi i prokurimit publik, sistemi gjyqësor, të drejtat e njeriut, gjithçka që është në grupin e parë, është në të vërtetë kaq e rëndësishme, saqë ne e fillojmë dhe e mbyllim me të. Kështu që ne mund të monitorojmë edhe zhvillimet ndërmjet”, tha ajo për punën e SPAK.