Tag: rashford

  • Ja dy alternativat e Barçës për të zëvendësuar goditjen e madhe nga “jo” e Nico Williams

    Ja dy alternativat e Barçës për të zëvendësuar goditjen e madhe nga “jo” e Nico Williams

    Një bombë e vërtetë dhe ndryshim i plotë planesh te Barça. Klubi blaugrana duhet të rishikojë strategjinë e merkatos pas refuzimit të papritur të Nico Williams, një goditje që nuk pritej dhe ra si kovë me ujë të ftohtë. Te Barça kishin besim se javën tjetër do të mbyllej marrëveshja për transferimin e tij, ndaj kishin pezulluar bisedimet për emra të tjerë në pritje të përfundimit të këtij operacioni.
    Tani kontaktet do të rifillojnë për të nënshkruar me një anësor të nivelit më të lartë. Luis Díaz (Liverpool) dhe Rashford (Manchester United) janë dy alternativat kryesore, megjithëse “jo” e Nico do ta bëjë më të vështirë çdo negociatë, pasi klubet e tjera e dinë mirë nevojën e Barçës për të firmosur me një sulmues.
    Barça e kishte prishur planin fillestar dhe e kishte rihapur pistën Nico Williams pas një takimi që kërkoi agjenti i lojtarit, Félix Tainta, i cili udhëtoi në Barcelonë për të konfirmuar gatishmërinë e lojtarit për të firmosur këtë verë. Vendosmëria e Nico bëri që Barça të ndalte çdo operacion tjetër për të firmosur me anësorin e Athletic.
    Direkt iu dhanë urdhra drejtuesve sportivë që të arrinin një marrëveshje të shpejtë me klubin bask. Në atë moment u pezulluan kontaktet e avancuara me Luis Díaz, me të cilin ishte arritur një marrëveshje për pagën, për 4 sezonet e ardhshme. U ngrinë gjithashtu bisedimet për Rashford, me të cilin ishte zhvilluar një takim në Barcelonë para disa javësh.
    Tani skenari ka ndryshuar dhe gjithçka është bërë më e ndërlikuar. Objekti i dëshirës së Deco ka qenë gjithmonë Luis Díaz, të cilin e ka preferuar para Nico Williams dhe e ka mbrojtur brenda klubit. Barça do të përpiqet, megjithëse transferimi i tij është bërë shumë më i vështirë se disa javë më parë.
    Së pari, sepse Liverpool e ka refuzuar një ofertë shumë të fortë nga Bayerni dhe e konsideron ende të pashitshëm. Së dyti sepse tragjedia e vdekjes së Diogo Jota ka ndalur shumë gjëra në klubin anglez. Nuk është momenti i duhur për të nisur negociata me një skuadër që është thellësisht e prekur.
    Prandaj, vëmendja mund të përqendrohet te Marcus Rashford, lojtar që Hansi Flick e sheh shumë të vlefshëm dhe për të cilin operacioni mund të jetë më i thjeshtë, për shkak të gatishmërisë së anglezit për të nënshkruar.
    Rashford dërgoi vëllanë e tij në Barcelonë për të treguar qartë se dëshiron vetëm fanellën blaugrana dhe është i gatshëm për gjithçka: që nga ushtrimi i presionit për t’u larguar në formë huazimi nag “Old Trafford” e deri tek ulja e ndjeshme e pagës së tij të lartë (për t’u përshtatur me kufijtë e pagave te Barça).
    Manchester United vazhdon të këmbëngulë për shitjen e Rashford dhe kërkon rreth 40 milionë euro, por koha po ngushtohet dhe trajneri Ruben Amorim nuk e dëshiron lojtarin në përgatitjet parasezonale. Në këtë situatë, Manchester United i leverdis një operacion i shpejtë dhe i pastër, edhe në formë huazimi me të drejtë blerjeje. Vetë Rashford është i etur për t’u transferuar në “Camp Nou”, në janar ka qenë shumë pranë realizimit të kësaj lëvizjeje.
    Ky ndryshim planesh, në varësi të operacionit që do të zgjedhë Barça, mund të ketë pasoja edhe në planifikim. Nëse Barça vendos për Rashford në formë huazimi, mund të ketë hapësirë për të bërë edhe një ose dy blerje të tjera. “Jo” e Nico Williams i ka tronditur plotësisht blaugranat, që tashmë duhet të veprojnë shpejt.

  • Marcus Rashford është me shumë fat, anglezi drejt transferimit te gjiganti i Europës, i cili po na habit me merkaton e kësaj vere

    Marcus Rashford është me shumë fat, anglezi drejt transferimit te gjiganti i Europës, i cili po na habit me merkaton e kësaj vere

    2 Korrik 2025

    20:47

    Telesport

    Bayern Munich është një nga klubet e mëdha që është përmendur për shumë emra të bujshëm në merkato, por deri tani nuk ka transferuar asnjë prej tyre. Së fundmi, sipas SunSports, klubi bavarez po interesohet për Marcus Rashford. Sulmuesi anglez është rikthyer te Manchester United, pas huazimit tek Aston Villa.
    27-vjeçari nuk është në planet e Ruben Amorim, drejtuesit e Man. United janë të gatshëm të lejojnë largimin e tij vetëm për shifrën 45 milionë euro. Në anën tjetër, drejtuesit e klubit bavarez besojnë se Rashford është profili i duhur që ata po kërkojnë për të plotësuar linjën sulmuese përkrah emrave si Musiala, Olise dhe Kane.
    Ndërkohë që mungon konfirmimi zyrtar, interesi i Bayernit për Rashford duket real dhe bisedimet mes palëve mund të nisin shumë shpejt. Gjithçka do të varet nga mënyra se si do të zhvillohen negociatat dhe nga gatishmëria e lojtarit për t’u transferuar drejt Bundesligës. Tashmë nuk është më sekret, dëshira e Marcus Rashford, e thënë edhe publikisht prej tij, është të transferohet te Barcelona, por vështirë se klubi katalanas mund të pranojë të paguajë 45 milionë euro për të, ndryshe nga Bayern, i cili nuk ka probleme me financat.

  • Barcelona pranon ardhjen e Rashford në “Camp Nou”, por ka një kusht për Manchester United

    Barcelona pranon ardhjen e Rashford në “Camp Nou”, por ka një kusht për Manchester United

    26 Qershor 2025

    10:53

    Telesport

    Sulmuesi anglez Marcus Rashford ka shprehur më herët dëshirën e tij për të luajtur me yllin e ri të Barcelonës, Lamine Yamal. Kjo deklaratë ka ngjallur kureshtjen e klubit katalanas për 27-vjeçarin.
    Vetë trajneri i klubit spanjoll, Hansi Flick, thuhet se është i etur të rekrutojë Rashford për sezonin e ardhshëm. Ardhja e tij do të shërbente sidomos për të ndihmuar në mbështetjen e Robert Lewandowski.
    Por ky transferim nuk do të jetë kaq i lehtë. Barcelona dëshiron ardhjen e Marcus Rashford në formë huazimi. Ndërkohë që, Manchester United po kërkon një shitje përfundimtare të tij, me vlerë 40 milionë eurosh.
    “The Times” sqaron se Barca nuk dëshiron të paguajë parà për një transferim të përhershëm. Kjo kërkesë e klubit katalanas mund të sjellë një ngërç në këtë transferim, por palët janë ende në bisedime.

  • Rashford drejt Barcelonës, katalanasit i ofrojnë Man. United njërin nga yjet e tyre në këmbim të anglezit

    Rashford drejt Barcelonës, katalanasit i ofrojnë Man. United njërin nga yjet e tyre në këmbim të anglezit

    8 Qershor 2025

    18:39

    Telesport

    Barcelona nuk heq dorë nga Marcus Rashford dhe po bën gjithçka për të transferuar sulmuesin anglez. Problemi i vetëm është se katalanasit nuk janë në gjendje financiare të paguajnë 47 milionë euro të kërkuara nga Manchester United.
    “Football365” raporton se Barcelona i ka propozuar Manchester United një shkëmbim të drejtpërdrejtë: Marcus Rashford në këmbim të Andre ter Stegen, por deri tani ende nuk ka një përgjigje nga “Djajtë e Kuq”.
    Ky mund të jetë një operacion me leverdi për të dy klubet, pasi Barcelona ka nevojë për një sulmues anësor dhe Rashford pëlqhet shumë nga Hansi Flick, në anën tjetër Ter Stegen mund të jetë zëvendësuesi ideal i Andre Onana.
    Portieri kamerunas duket se e ka mbyllur aventurën me “Djajtë e Kuq” pas një sezoni shumë të dobët dhe po kërkon një ekip të ri, aq më tepër që e di se nuk bën më pjesë në planet e Ruben Amorim. Ter Stegen, edhe pse 33 vjeç ka treguar se është i aftë të luajë ende në nivele të larta. Barcelona ka zgjedhur për portën Joan Garcia dhe gjermani nuk pranon të jetë zgjedhje e dytë, ndaj është i hapur pë largimin.

  • Befasi! Po sikur Rashford të përfundojë në Serie A? Negociatat kanë nisur

    Befasi! Po sikur Rashford të përfundojë në Serie A? Negociatat kanë nisur

    3 Qershor 2025

    16:30

    Telesport

    Marcus Rashford mund të mos përfundojë te Barcelona, por në kampionatin italian.
    Sulmuesi anglez dihet se nuk ka asnjë raport me trajnerin Ruben Amorim dhe kjo qe arsyeja pse u huazua tek Aston Villa në janar, kështu që në verë nuk ka shans të vijojë në “Old Trafford”.
    Nëse Barcelona nuk paguan 40 milionë paundët e kërkuar nga Manchester United, Rashford ka një opsion tjetër: Interin.
    The Sun raporton se klubi italian është i interesuar për transferimin e Rashford këtë verë, si një përpjekje për t’u ringritur pas dështimit sezonal.

  • Yamal dëshiron të luajë me yllin e United: “I pëlqen shumë ideja”

    Yamal dëshiron të luajë me yllin e United: “I pëlqen shumë ideja”

    15 Maj 2025

    15:38

    Telesport

    Lamine Yamal thuhet se ka mbështetur interesin e Barcelona-s për të nënshkruar me lojtarin e Manchester United, Marcus Rashford, aktualisht i huazuar tek Aston Villa.
    Ndërsa afron merkato e verës, klubi katalanas do të jetë i përgatitur të dalë në treg dhe të sigurojë lojtarë për të forcuar skuadrën e tyre për sezonin e ardhshëm.
    Mes zërave të merkatos, El Nacional shton se interesi i Barçës për të marrë Rashford në Katalonjë mbështetet nga Yamal.
    Raporti thotë:
    “Marrëveshja gjithashtu ka një mbështetje të fortë të brendshme: Lamine Yamal. Talenti i ri i Barçës u pyet në mënyrë jozyrtare nga stafi i trajnerëve se si do ta shihte ardhjen e Rashford, dhe përgjigjja e tij ishte e qartë: ai e pëlqen idenë.
    “Ai beson se ata mund ta plotësojnë njëri-tjetrin shumë mirë, dhe vlerëson përvojën e anglezit, e cila mund të çlirojë përgjegjësitë ofensive për lojtarët e rinj në ndeshje të rëndësishme”.