Tag: rashford

  • Flick: Golat e Rashford ishin shumë të bukur, ai po fiton vetëbesimin e duhur

    Flick: Golat e Rashford ishin shumë të bukur, ai po fiton vetëbesimin e duhur

    19 Shtator 2025

    8:09

    Alfred Lleshi

    Hansi Flick doli i lumtur pas fitores së Barcelonës në “St. James’ Park”, ndaj Newcastle, duke theksuar seriozitetin e skuadrës së tij: “Ishte shumë e rëndësishme ta nisnim me tri pikë këtu. Thamë që në 15 minutat e para duhej ta mbanim portën të paprekur dhe ia dolëm. Për mua, e gjithë ndeshja ishte shumë e mirë”. Barça mori kontrollin e lojës pas minutës së 15-të, duke pasur 64% të zotërimit të topit në pjesën e parë.
    Në qendër të vëmendjes ishte Marcus Rashford me dopietën e tij: “Gol është gjithmonë çlirues, kryesorja është të fitojë besim. Nuk është surprizë, sepse këtë e shohim edhe në stërvitje. Ky është vetëm hapi i parë i tij te Barcelona”.
    Për Pedri dhe De Jong: “Me ta nuk është e lehtë të na presionosh. Frenkie kthehej nga një dëmtim dhe luajti 90 minuta. Jam shumë i kënaqur me të dy”. Debutimi i portierit Joan Garcia në Champions: “Ka bërë shumë pritje të rëndësishme. Loja me këmbë është çelësi i filozofisë së Barçës dhe ai e bëri në mënyrë fantastike”.

  • Rashford “çlirohet” më në fund dhe shënon golin e parë për Barcelonën në…Angli (video)

    Rashford “çlirohet” më në fund dhe shënon golin e parë për Barcelonën në…Angli (video)

    18 Shtator 2025

    22:26

    Telesport

    Marcus Rashford ka gjetur më në fund golin e parë me fanellën e Barcelonës. Anglezi ka shënuar në “St James Park”, aty ku Barcelona po fiton në transfertë 0-1 ndaj Newcastle.
    Pjesa e parë mes dy ekipeve u mbyll pa gola. Katalanasit gjetën golin në minutën e 57-të, një krosim perfekt i Jules Kounde dhe Rashford dërgon me kokë topin në rrjetë.
    SHIKOGOLINERASHFORD
    Po ashtu është zhbllokuar rezulati edhe në “Etihad”, aty ku Man. City po udhëheq 1-0 ndaj Napolit, me golin e Erling Haaland në minutën e 56-të, pas asistit fantastik të Phil Foden.

  • Nata e Rashford… Barcelona del me fitore nga “St James Park”. Sporting Lisbon tregon forcën ndaj debutuesëve (video)

    Nata e Rashford… Barcelona del me fitore nga “St James Park”. Sporting Lisbon tregon forcën ndaj debutuesëve (video)

    Barcelona mëson të fitojë edhe pa Lamine Yamal në fushë. Katalanasit e kanë nisur me këmbë të mbarë edicionin e ri në Champions League, pas fitores 1-2 në transfertë ndaj Newcastle në “St James Park”.
    Pjesa e parë mes dy ekipeve u mbyll pa gola. Katalanasit gjetën golin në minutën e 57-të, një krosim perfekt i Jules Kounde dhe Rashford dërgon me kokë topin në rrjetë. Në minutën e 66-të, Rashford shënoi golin e dytë personal dhe të dytin për Barcelonën, me një goditje të fuqishme nga distanca.
    Newcastle gjen golin në minutën e 90-të me Anthony Gordon, pas asistit të Jacob Murphy. Vendasit përpiqen të gjejnë golin e barazimit në minutat shtesë, por nuk ia dalin. Barcelona fiton 1-2.
    SHIKOGOLAT
    Në Lisbon, Sporting fitoi 4-1 ndaj Kiarat Almaty, të cilët luajnë për herë të parë në grupet e Champions League. Sporting shënoi 1 gol në pjesën e parë dhe tre gola për 3 minuta në pjesën e dytë. Autorët e golave për portugezët janë Trincao 44′ dhe 65′, Alisson Santos 67′ dhe Geovany Quenda 68′.
    Për miqtë shënoi golin e nderit, Edmilson Santos, në minutën e 86-të. Rezultati i këtij takimi mund të ishte më i thellë, por Hjulmand gaboi nga pika e bardhë e penalltisë për vendasit në minutën e 20-të.
    SHIKOGOLAT

  • Me Flick nuk ka llafe, trajneri gjerman kritikon ashpër “yllin” e Barcelonës

    Me Flick nuk ka llafe, trajneri gjerman kritikon ashpër “yllin” e Barcelonës

    10 Shtator 2025

    17:34

    Telesport

    Hansi Flick është i pakënaqur me atë që Marcus Rashford ka treguar deri tani në fushë. Trajneri gjerman beson se Marcus Rashford duhet të përmirësohet si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Flick e kupton presionin e lartë, por gjithashtu mendon se lojtari ka aftësitë për t’u përshtatur shpejt me filozofinë e klubit katalanas. Ai ka biseduar personalisht me sulmuesin dhe pret prej tij reagim të shpejtë në fushë.
    Anglezi nuk ka shpejtësinë që prisnin te Barcelona dhe mbi të gjitha ka pak vetëbesim kur përballet me kundërshtarin. Barcelona e huazoi Rashford pikërisht për të çekuilibruar kundërshtarin dhe për të qenë një rrezik i vërtetë në sulm, por deri tani anglezi thjesht ka lëvizur në fushë.
    Kujtojmë se Rashford është i huazuar deri në fund të sezonit me të drejtë blerjeje për 35 milionë euro, por më formën e treguar deri tani nga Rashford, nuk ka shanse që Barcelona ta transferojë atë në formë përfundimtare.

  • Barcelona bëhet pishman për Rashford dhe merr që tani vendimin drastik?

    Barcelona bëhet pishman për Rashford dhe merr që tani vendimin drastik?

    7 Shtator 2025

    16:08

    Telesport

    Barcelona bëri vetëm dy përforcime gjatë merkatos së verës, e cila u mbyll më 1 shtator. Joan Garcia nga Espanyol për 25 milionë euro dhe huazimi i Marcus Rashford nga Manchester United, me të drejtë blerje për një shifër rreth 35 milionë euro.
    Por, ka ndodhur ajo që nuk pritej. Vetëm dy muaj pas huazimit të sulmuesit anglez, drejtuesit e Barcelonës duket se janë bërë pishman dhe kanë vendosur që tani që nuk do e ushtrojnë opsionin e blerjes në fund të sezonit, sipas asaj që raporton “El Nacional”.
    Rashford është aktivizuar si zëvendësues në këto ndeshjet e para të Barcelonës për këtë sezon të ri, por perfomanca e tij ka qenë shumë poshtë nivelit që pritej.
    27-vjeçari pranoi edhe ulje të rrogës vetëm e vetëm të bënte realitet ëndrrën e madhe për t’u transferuar te Barcelona, por situata nuk duket fort pozitive për të, të paktën deri tani.

  • LAJMI I FUNDIT | Laporta njofton lajmin e madh te Barcelona gjatë një eventi, flet edhe për Flick

    LAJMI I FUNDIT | Laporta njofton lajmin e madh te Barcelona gjatë një eventi, flet edhe për Flick

    16 Gusht 2025

    0:38

    Telesport

    Joan Laporta konfirmoi para pjesëmarrësve në nje event se portieri Joan Garcia dhe sulmuesi Marcus Rashford do të jenë në dispozicion të Flick për të luajtur kundër Mallorca, në debutimin në La Liga.
    Presidenti i Barcelonës shprehu, në një fjalim para lojtarëve, se “nëse Flick dëshiron, Joan Garcia dhe Rashford mund të luajnë nesër”. Barcelona ka përfunduar të gjitha hapat për regjistrimin e të dy lojtarëve dhe tani është duke pritur miratimin përfundimtar nga La Liga.
    Laporta shprehu optimizmin e tij në lidhje me të ardhmen dhe vlerësoi Hansi Flick: “Ai po menaxhon në një mënyrë mjeshtërore. Është një formulë që funksionon dhe mund të zgjasë shumë.
    Ata ende nuk e kanë përtypur se Barça është ringjallur dhe duam të jemi një referencë në botën e futbollit. Le të vazhdojmë të luajmë kundër të gjithëve, dua t’ju them se mund të jeni të sigurt. Kjo është jetëgjatë, pres shumë sukses.”

  • Rashford ende i paregjistruar, anglezi qetëson drejtuesit e Barcelonës me reagimin e tij

    Rashford ende i paregjistruar, anglezi qetëson drejtuesit e Barcelonës me reagimin e tij

    14 Gusht 2025

    17:24

    Telesport

    Marcus Rashford duket se nuk do të regjistrohet dot para nisjes së kampionatit spanjoll. Barcelona ende ka probleme për korrigjimet financiare të rregullit 1:1.
    Sulmuesi anglez disa herë radhazi u ka thënë drejtuesve të klubit se ai nuk nxitohet dhe se pranon kushtet e deritanishme, derisa situata të zgjidhet.
    Rashford, një admirues aspak i heshtur i Barcelonës, që para kalimit të tij në Camp Nou, nuk pritet të jetë në fushë kundër Mallorca.
    Barcelona vijon punën për të mbyllur çdo procedurë në kohë, derisa situata financiare të shkojë në nivelin që kërkohet.

  • Rashford pas largimit: Manchester United ka përfunduar në tokën e askujt, klubit i duhet një plan shpëtimi

    Rashford pas largimit: Manchester United ka përfunduar në tokën e askujt, klubit i duhet një plan shpëtimi

    I larguar pak javë më parë për të luajtur me Barcelonën sezonin e ri, sulmuesi anglez Marcus Rashford e ka përshkruar Manchester United si një klub reaksionar që ndodhet në tokën e askujt. Ai i ka bërë thirrje klubit të tij që të bëjë një plan dhe t’i përmbahet atij për të dalë nga kriza.
    Duke folur për “Rest is Football”, Rashford tha: “E shihni këtë me çdo ekip që ka qenë i suksesshëm gjatë një periudhe kohore. Ata kanë parime që çdo trajner që vjen, çdo lojtar që vjen, duhet t’i përputhet këtyre parimeve ose të jetë në gjendje t’u shtojë këtyre parimeve”.
    “Ndonjëherë ndiej sikur United ka qenë thjesht… ne jemi të uritur për të fituar. Kështu që, gjithmonë do të përpiqemi të përshtatemi dhe të nënshkruajmë lojtarë që i përshtaten këtij sistemi. Por është reaksionare. Nëse drejtimi yt ndryshon vazhdimisht, nuk mund të presësh të jesh në gjendje të fitosh titullin”, tha Rashford.
    “Mund të fitosh disa turne kupash, por kjo ndodh sepse ke një trajner të mirë dhe ke lojtarë të mirë dhe ke fitues ndeshjesh në ekipin tend. Kjo është ajo që disa njerëz harrojnë. Kemi qenë shumë më poshtë se ku e konsiderojmë United. Pastaj, nëse bën një hap prapa, gjë që unë kam qenë në gjendje ta bëj, veçanërisht gjatë gjashtë muajve të fundit, çfarë pret?”, shton sulmuesi.
    Më tej, Rashford shtoi: “Njerëzit thonë se kemi qenë në një tranzicion për vite me radhë. Për të qenë në një tranzicion, duhet ta fillosh tranzicionin. Për të filluar një tranzicion, duhet të bësh një plan dhe t’i përmbahesh. Nëse nuk po shkon mirë, tifozët kërkojnë ndryshim. Mendoj se kemi pasur shumë menaxherë të ndryshëm, ide dhe strategji të ndryshme për të fituar, por kemi përfunduar në tokën e askujt”.

  • Rashford rrëfen emocionet e para te Barça: Sfida ime e madhe e karrierës, këtu ndryshon gjithçka

    Rashford rrëfen emocionet e para te Barça: Sfida ime e madhe e karrierës, këtu ndryshon gjithçka

    Marcus Rashford (27 vjeç) dëshiron të përfitojë sa më shumë nga huazimi te Barcelona për ta rilindur karrierën e tij, pas disa viteve të vështira. Sulmuesi anglez u shpreh kështu në episodin e ri të podcast-it të bashkëkombësve të tij, Gary Lineker, Micah Richards dhe Alan Shearer, “The Rest Is Football”: “Është një përvojë e re për mua dhe po e shijoj. Këtu gjithçka është shumë intensive, ndryshe nga futbolli anglez.
    Është e vështirë për t’u shpjeguar, por përgatitja parasezonale ka qenë e lodhshme. Ndiheshim shumë të lodhur pas stërvitjeve, edhe koha e nxehtë ndikoi pak. Nuk është e vështirë në aspektin e vrapimit, por më shumë në ushtrimet e posedimit dhe të qëndrimit konstant me topin. Është më e komplikuar nga ky këndvështrim në terma intensiteti. Po pres me padurim që të fillojë sezoni dhe të luaj kundër ekipeve të reja”.
    Lineker i tregoi Rashford-it një video të klasave të tij të spanjishtes nga koha kur ishte futbollist i Barcelonës. Sulmuesi u shpreh se “dëshiron të jetë konstant” në mësimin e gjuhës për ta lehtësuar adaptimin në skuadër. Numri i ri ‘14’ blaugrana gjithashtu pranoi se ishte “i emocionuar” për të nisur sfidën e të luajturit te Barça dhe theksoi se përvoja e huazimit tek Aston Villa mund ta ndihmojë të përshtatet, pas gjithë jetës së kaluar në “Old Trafford”:
    “Te Barcelona ka lojtarë si Frenkie (De Jong) apo Jules (Koundé), që flasin shumë mirë anglisht dhe janë këtu prej vitesh. Në fushë është më e lehtë se sa mendoja. Futbolli ka një gjuhë unike, nëse kuptohesh në fushë, është e lehtë të komunikosh”.
    Lineker e pyeti Rashford për shokët e tij të skuadrës dhe cilësinë e tyre në stërvitje: “Të gjithë janë shumë të talentuar, por më ka habitur shumë ajo që bëjnë në fushë, luajnë futboll në ritmin e tyre. Është mënyra si janë zhvilluar, është diçka ndryshe. Shikon dikë si Pedri, 22 ose 23 vjeç. Është shumë i ri, por tashmë ka përvojë të madhe duke luajtur në një nga klubet më të mëdha të botës, në ndeshjet më të mëdha”.
    Përsa iu përket objektivave të tij, Rashford tha: “Natyrisht dua një sezon të mirë individual. Megjithatë, nëse duhet të zgjedh midis aspektit personal dhe fitimit të trofeve me Barcelonën, zgjedh të dytën”.

  • Rashford më produktiv se Williams, ja pse Barcelona goditi në shenjë me anglezin

    Rashford më produktiv se Williams, ja pse Barcelona goditi në shenjë me anglezin

    Ishte opsioni i tretë për të forcuar krahun e majtë në “Camp Nou” e ri, por sipas statistikave, mund të përzgjidhej fare mirë i pari. Pas refuzimit të Nico Williams, kur gjithçka dukej e kryer, klubi blaugrana nisi të kërkonte opsione të tjera për të përforcuar sulmin dhe shtuar konkurrencën në fazën ofensive.
    Shpejt në skenë hyri opsioni Luis Díaz. Megjithatë, po aq shpejt sa u përfol, edhe u zhduk. Pa Nico dhe Luis, anglezi Rashford u kthye në prioritet. Pas një marrëveshjeje relativisht të lehtë me Manchester United, më në fund Hansi Flick e ka sulmuesin e tij të ri.
    Edhe pse në dukje vjen me një rol disi më dytësor, në të vërtetë trajneri gjerman ka shumë besim tek anglezi. Në fakt, sipas shifrave, Barça ka firmosur me një nga lojtarët me më shumë aftësi për të gjeneruar gola në gjithë futbollin europian, madje edhe përpara Nico Williams, që renditet menjëherë pas tij.

    Rashford, një “makineri” e prodhimit të golaveEdhe pse muajt e fundit nuk kanë qenë të lehtë për ish-lojtarin e Manchester United, ai nuk e ka humbur instinktin për gol dhe as vizionin në lojë. I huazuar në pjesën e fundit të sezonit të kaluar tek Aston Villa, mes tre muajve në “Villa Park” dhe minutave të pakta te Manchester United, ai arriti të shënojë 11 gola dhe të japë 9 asiste.
    E gjitha në afro 2.500 minuta lojë. Duke bërë mesataren, për numrin e ri 14 të Barcelonës del një gol ose asist çdo 122 minuta lojë, shifër vërtet mbresëlënëse. Në krahasim, statistikat e Nico Williams janë më pak entuziaste për tifozët katalanas. Numri 10 i Athletic Bilbao e mbylli sezonin e kaluar me 11 gola dhe 7 asiste në 41 ndeshje; pra një gol/asist çdo 178 minuta lojë, shumë më prapa Rashfordit.

    Një zëvendësues i nivelit të lartëEdhe pse ishte opsioni C në merkaton blaugrana, Rashford do të jetë shumë i rëndësishëm këtë sezon. Me statusin ende të huazuar, ai ka 10 muaj kohë për të bindur se meriton të qëndrojë në “Camp Nou”. Nëse ia del, Barcelona do të duhet të paguajë mbi 40 milionë euro. Flick e pëlqen shumë si alternativë ofensive. Pas Raphinha, anglezi mund të jetë një armë shumë e vlefshme këtë sezon.
    Me idenë për të nisur lojën nga krahu i majtë, nuk përjashtohet mundësia që herë pas here të luajë edhe si qendërsulmues. Me ngarkesën e madhe të ndeshjeve dhe në varësi të nevojave, nëse Ferran Torres mungon, Marcus mund të marrë përgjegjësinë dhe të luajë si “9” kryesor.