Tag: rashford

  • Barcelona e nis vrullshëm pjesën e dytë, një mbrojtës nderon katalanasit. Efekti Rashford ndihet direkt (video)

    Barcelona e nis vrullshëm pjesën e dytë, një mbrojtës nderon katalanasit. Efekti Rashford ndihet direkt (video)

    9 Dhjetor 2025

    22:20

    Telesport

    Barcelona e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme pjesën e dytë në “Camp Nou” ndaj Eintracht Frankfurt, duke përmbysur shifrat me dy gola të shpejtë. Katalanasit kanë barazuar fillimisht shifrat me Jules Kounde në minutën e 50-të.
    Francezi shënoi me kokë, pas krosimit perfekt të Marcus Rashford, i sapofutur në fushë në vend të Fermin Lopez. Tre minuta më pas, sërish Jules Kounde shënon me kokë, këtë herë pas krosimit të Lamine Yamal.
    Kujtojmë që pjesa e parë u mbyll 0-1 për gjermanët. Të cilët gjetën avantazhin pas një kundërsulmi perfekt dhe asistit të marrë nga Nathaniel Brown, sulmuesi 23-vjeçar, Ansgar Knauff, pasi depërtoi bukur në zonë, u tregua më i shpejtë se mbrojtësit katalanas dhe dërgon topin në rrjetë.
    SHIKOGOLAT

  • Barcelona heq dorë nga Rashford, Flick kërkon anësorin e Chelsea-s

    Barcelona heq dorë nga Rashford, Flick kërkon anësorin e Chelsea-s

    8 Dhjetor 2025

    18:54

    Telesport

    Pavarësisht formës së mirë të treguar te Barcelona, klubi katalanas duket se nuk do të ushtrojë të drejtën e blerjes së Marcus Rashford në fund të këtij sezoni për 30 milionë euro.
    Anglezi nuk është profili i sulmuesit që kërkon Hansi Flick. Trajneri gjerman ka një dëshirë të madhe për këtë pozicion, që quhet Pedro Neto. 24-vjeçari portugez jo vetëm që mund të luajë si anësor në të dy krahët, por edhe të përshtatet si një anësor i brendshëm ose një nëntësh i rremë, duke ofruar mundësi interesante taktike.
    Megjithatë, largimi i tij nga Chelsea do të jetë shumë i vështirë, duke ditur rëndësinë që ka për “Blutë” dhe faktin që kontrata i skadon në vitin 2031. Mediet spanjolle raportojnë se Barcelona po mendon të ofrojë deri në 70 milionë euro bashkë me bonuset për transferimin e mundshëm të Pedro Neto, por nuk përjashtohet mundësia që në marrëveshje të ëprfshihen edhe lojtarë të tjerë nga të dyja skuadrat.
    Tashmë dihet nga të gjithë interesi i Chelsea-s për Fermin Lopez, oferta e tyre 40 milionë euro gjatë merkatos së kaluar u refuzua nga katalanasit. Përveç Fermin Lopez, mund të ketë edhe emra të tjerë që mund të përfshihen në një marrëveshje të mundshme.

  • Barcelona heziton të blejë kartonin e Rashford, ja dyshimi që i mundon katalanasit

    Barcelona heziton të blejë kartonin e Rashford, ja dyshimi që i mundon katalanasit

    3 Dhjetor 2025

    19:35

    Telesport

    Edhe pse Marcus Rashford ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 9 asiste këtë sezon në 19 ndeshje me Barcelonën, duket se këto shifra nuk mjaftojnë për të bindur katalanasit për të ushtruar të drejtën e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit për 30 milionë euro.
    Siç raportohet nga “Sport”, pengesa kryesore qëndron në përshtatjen e Rashford brenda sistemit të Hansi Flick, ku presioni i lartë dhe puna pa top janë të panegociueshme. Ky stil e vendos sulmuesin anglez në një pozicion të pakëndshëm, pasi profili i tij nuk përshtatet plotësisht me ritmin agresiv të kërkuar nga trajneri gjerman.
    Flick vlerëson aftësitë e Rashford për të gjetur rrjetën, por këmbëngul se ka nevojë për lojtarë që i përshtaten një profili më të plotë dhe janë më dinamik në sulm. Një nga emrat që gjermani iu ka sugjeruar drejtuesve të Barcelonës është Antonio Nusa i Leipzig, i cili duket se plotëson kriteret e kërkuara nga Klopp, i aftë të bëjë më së miri edhe pjesën mbrojtëse edhe pjesën sulmuese në krah.

  • Flick: Rashford po lulëzon që kur ka ardhur te Barcelona, ndryshimi i ambientit i ka bërë mirë

    Flick: Rashford po lulëzon që kur ka ardhur te Barcelona, ndryshimi i ambientit i ka bërë mirë

    28 Nëntor 2025

    10:31

    Telesport

    Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, thotë se një ndryshim atmosfere e ka ndihmuar Marcus Rashford pas huazimit të tij nga Manchester United. Sulmuesi anglez është shëruar nga gripi që kaloi fundjavën e kaluar. Ai luajti në 45 minutat e dyta në ndeshjen e humbur ndaj Chelsea në Champions të martën.
    Katër nga gjashtë golat e tij të Barcës deri më tani kanë ardhur në këtë garë dhe transferimi në “Spotify Camp Nou” e ka ndihmuar të rigjejë formën e tij pas mosmarrëveshjeve me trajnerin e Manchester United, Ruben Amorim, sezonin e kaluar.
    “Jam i lumtur që e kam në ekip, duke luajtur për Barcën,” tha Flick, që më pas shtoi: “E kam ndjekur gjatë gjithë karrierës së tij dhe gjithmonë kam qenë i impresionuar nga cilësia e tij dhe ajo që mund të bëjë në zonë, dhe ai po e tregon këtë në Barcelonë”.
    “Ky ndryshim për të ardhja këtu. Futboll i ri në Barcelonë, me mot të mirë. Për mua është e pabesueshme të shoh se si ai është gjithmonë i buzëqeshur. Kjo është atmosfera që kemi dhe është shumë e mirë për të”, deklaroi Flick.

  • Lewa rikthehet me hat-trick. Barcelona thyen tersin ndaj Celta Vigo dhe tani është vetëm 3 pikë larg Realit (video)

    Lewa rikthehet me hat-trick. Barcelona thyen tersin ndaj Celta Vigo dhe tani është vetëm 3 pikë larg Realit (video)

    Barcelona ka thyer tersin ndaj Celta Vigo-s, duke fituar 2-4 në transfertë, në sfidën e fundit të javës së 12-të në La Liga. Katalanasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 9-të me Robert Lewandowski-n, polaku shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u fitua pas një prekje të topit me dorë brenda zonës, pas goditjes së Fermin Lopez.
    Një minutë më pas, Marcus Rashford kishte shansin e artë për të dyfishuar shifrat, por gabon i vetëm me portierin përballë. Nga aty nis kundërsulmi i vendasve që finalizohet në mënyrën e duhur nga Sergio Carreira, 1-1.
    Në minutën e 37-të, Barcelona gjen sërish avantazhin me Lewandowski-n. Polaku shënon me kokë pas një krosimi perfekt që mori nga Marcus Rashford.
    Në minutën e 43-të, Borja Iglesias barazon shifrat 2-2, pasi “shkundi” portën e Szczesny me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në shtesën e pjesës së parë ishte Lamine Yamal që shënoi golin e tretë për Barcelonën, pas një topi të ardhur në zonë. Pjesa e parë mbyllet 2-3 për Barcelonën.
    Në minutën e 73-të, Lewandowski kompleton hat-trickun e tij, duke shënuar sërish me kokë, pas krosimit nga këndi nga Marcus Rashford. Në fund të takimit, De Jong merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë fushën e lojës. Rezultati final, 2-4. Barcelona ngjitet në vendin e dytë me 28 pikë, tre pikë më pak se Real Madrid i vendit të parë.
    SHIKOGOLAT

  • Barcelona dëshiron ta mbajë Rashford por nuk mund ta përballojë pagën, i propozon ulje të rrogës

    Barcelona dëshiron ta mbajë Rashford por nuk mund ta përballojë pagën, i propozon ulje të rrogës

    3 Nëntor 2025

    11:28

    Telesport

    Sulmuesi Marcus Rashford po rikthehet në një protagonist te Barcelona këtë sezon. Talenti i anglezit është rikthyer të shkëlqejë në Katalonjë pas disa muajsh të vështirë tek Manchester United.
    Për pasojë, klubi “blaugrana”, i cili ka nënshkruar me Rashford në huazim nga “djajtë e kuq”, po kërkojnë ta blejnë përgjithmonë lojtarin. Megjithatë, problemi kryesor për katalanasit mbetet ana financiare.
    Rashford fiton rreth 14 milionë euro bruto në vit, një shifër që Barça nuk mund ta përballonte. Prandaj, sipas informacioneve që vijnë nga Spanja, ka ardhur një propozim i klubit katalanas për lojtarin.
    Objektivi i Barcelonës do të ishte që pagën e Rashford ta shpërndante gjatë viteve të mbetura të kontratës së tij për një periudhë më të gjatë, duke e zvogëluar ndjeshëm ndikimin e saj në buxhetin aktual.

  • Barcelona rikthehet te fitorja, Rashford i bind të gjithë (video)

    Barcelona rikthehet te fitorja, Rashford i bind të gjithë (video)

    2 Nëntor 2025

    20:24

    Telesport

    Në stadiumin olimpik të Katalonjës, Barcelona ka fituar 3-1 ndaj Elche, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në La Liga.
    Barcelona gjeti avantazhin që në minutën e 8-të me Lamine Yamal, pas asistit të Alejandro Balde. Tre minuta më pas ishte Ferran Torres që dyfishoi shifrat, pas një asisti fantastik të Fermin Lopez.
    Në fund të pjesës së parë, Rafa Mir ngushtoi shifrat për Elche, me një realizim shumë të bukur. Pjesa e parë mbyllet 2-1.
    Marcus Rashford vulosi fitoren e Barcelonës me golin e tij në minutën e 60-të, pas asistit të Fermin Lopez. Anglezi duket se i ka bindur të gjithë dhe Barcelona do të ushtrojë të drejtën e blerjes në fund të sezonit.
    Barcelona fiton 3-1 dhe mban vendin e dytë me 25 pikë, 5 pikë më pak se Real Madridi i vendit të parë.
    SHIKOGOLAT

  • Rashford mesazh të qartë për të ardhmen e tij: Nuk dua të rikthehem më te Manchester United

    Rashford mesazh të qartë për të ardhmen e tij: Nuk dua të rikthehem më te Manchester United

    Marcus Rashford e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë te Barcelona, ​​ndërsa përgatitet për “El Clasicon” e tij të parë kundër Real Madrid këtë fundjavë.
    Sulmuesi anglez u transferua te Barcelona në huazim nga Manchester United këtë verë dhe gjigantët e La Liga kanë mundësinë ta bëjnë marrëveshjen të përhershme vitin e ardhshëm.
    Duke shënuar pesë gola në 12 ndeshje, përfshirë një dopietë në fitoren shkatërruese ndaj Olympiacos në mesjavë në Champions League, sulmuesi 27-vjeçar e ka të qartë se ku qëndron e ardhmja e tij.
    I pyetur nëse dëshiron të qëndrojë, Rashford i tha ESPN: “Sigurisht. Po e shijoj këtë klub futbolli dhe mendoj se për këdo që e do futbollin, Barcelona është një nga klubet kryesore në historinë e lojës. Për një lojtar është një nder të luajë këtu“.
    Rashford ka një kontratë në “Old Trafford” deri në vitin 2028, por duke qenë se kaloi një periudhë të shkurtër si huazim te Aston Villa sezonin e kaluar, është shumë e pamundur që ai të kthehet nën drejtimin e trajnerit aktual Ruben Amorim.
    “Njerëzit e harrojnë këtë, por 24, 23 vjet të jetës sime ishin me Manchester United, kështu që ndonjëherë ke nevojë vetëm për një ndryshim. Mendoj se ndoshta ky është rasti me mua dhe po shijoj gjithçka”, shtoi Rashford.

  • Start i jashtëzakonshëm, Barcelona përgatitet për klauzolën 30 milionëshe të Rashford

    Start i jashtëzakonshëm, Barcelona përgatitet për klauzolën 30 milionëshe të Rashford

    23 Tetor 2025

    10:15

    Alfred Lleshi

    Një nga sukseset e verës për Barcelonën ka qenë merkatoja. Joan García u bë protagonist menjëherë pas pagesës së 25 milionë eurove për klauzolën e tij. Adaptimi i një portieri është më i lehtë, por Rashford po tregon gradualisht vlerën e tij.
    Të martën, ai luajti ndeshjen më të mirë që nga ardhja te Barcelona; shënoi 2 gola dhe fitoi penalltinë që e ktheu në gol Yamal. Performanca e tij në Champions ka qenë e shkëlqyer, si ndaj Newcastle ku shënoi dy gola, që sollën fitoren. Rashford po përfiton nga mungesat e lojtarëve të tjerë dhe është gjithmonë në dispozicion të trajnerit Flick.
    Barcelona duket se do ta aktivizojë opsionin e blerjes për 30 milionë euro, megjithëse vendimi përfundimtar do të varet nga vazhdimësia e formës së sulmuesit anglez gjatë sezonit. Për momentin e ka “kaluar klasën” plotësisht.
     
     

  • Rashford: Kemi skuadër të shkëlqyer. Shënimi i golave, shqetësimi më i vogël te Barcelona

    Rashford: Kemi skuadër të shkëlqyer. Shënimi i golave, shqetësimi më i vogël te Barcelona

    22 Tetor 2025

    13:52

    Alfred Lleshi

    Sulmuesi i Barcelonës, Marcus Rashford, foli për kanalet zyrtare të UEFA-s, pas fitores 6-1 ndaj Olympiacos: “Kemi një skuadër të shkëlqyer, me të cilën është kënaqësi të luash futboll. Jam i kënaqur me paraqitjen tonë, sidomos në pjesën e dytë. Edhe pse kundërshtari mbeti me 10 lojtarë, ne i shfrytëzuam mirë hapësirat dhe ritmin”.
    Rashford shtoi se edhe pjesa e parë ishte e mirë, por e dyta më e shpejtë, më e saktë. Ai vlerësoi trajnerin Hansi Flick, duke theksuar se është “shumë kërkues dhe e konsideron intensitetin një element thelbësor”.
    Sipas tij, Flick kërkon që skuadra të udhëhiqet gjithmonë nga synimi për të shënuar më shumë gola: “Ndonjëherë është e vështirë t’i kalosh mbrojtjet kundërshtare, por kemi shumë lojtarë që shënojnë nga pozicione të ndryshme, ndaj goli është shqetësimi ynë më i vogël”.