Tag: raportuar

  • SKANDAL/ Kreu i KZAZ konfirmon mashtrimin, shoferi i Xhabaftit përdori badge fallco

    SKANDAL/ Kreu i KZAZ konfirmon mashtrimin, shoferi i Xhabaftit përdori badge fallco

    Në një qendër votimi në Vorë ka ndodhur një incident mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, dhe një shtetasi të identifikuar si Bert Xhabafti, i cili mbante një badge të falsifikuar me emrin Arlind Popa. Gazetari i Syri TV, Andi Llabuti, ka zhvilluar një intervistë me një nga komisionerët në këtë qendër.

    Komisioneri ka sqaruar se personi në fjalë nuk është anëtar i tyre dhe se fotoja e badge që ai mbante i është dërguar nga një anëtar i një subjekti politik. Ai ka theksuar se e ka raportuar rastin në KQZ, pasi personi mbante një badge si staf i përkohshëm dhe nuk ishte miratuar si vëzhgues. Sipas komisionerit, badge-t e tilla lëshohen nga KZQ vetëm për stafin e vet dhe për qëllime të caktuara informacioni. Ngjarja është diskutuar edhe  te komisioneri Celibashi, dhe është raportuar menjëherë. Verifikimi i mëtejshëm do të bëhet nga organet kompetente.

    Gazetari: A është anëtar i juaj ky?
    Komisioneri: Jo, nuk është anëtar i jonë. Është fotografuar nga një anëtar i një subjekti politik, e më është dërguar mua, është raportuar në KQZ.

    Gazetari: Për çfarë arsye e raportove?
    Komisioneri: E raportova sepse është staf i përkohshëm dhe nuk është vëzhgues.
    Ose do të ishte staf i KQZ, nga ne nuk është miratuar dhe unë e raportova, kjo është e gjitha.
    Ato që janë të përkohshëm nuk miratohen, tek ne jo.
    Këto badge i lëshon KZQ, si rregull i lëshon për stafin e vet për të marrë një informacion të caktuar.
    Ne kështu na është caktuar, ishte dhe komisioneri Celibashi këtu dhe ne e kishim raportuar.
    Verifikimi do bëhet nga organet kompetente, unë e kam raportuar në KZQ dhe kjo ishte detyra jonë.

  • Laç/ Të shtëna me armë zjarri, dyshohet për disa të plagosur

    Laç/ Të shtëna me armë zjarri, dyshohet për disa të plagosur

    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në mesditën e sotme në qytetin e Laçit. Sipas informacioneve të para dyshohet se disa persona kanë mbetur të plagosur. Deri më tani nuk dihen ende motivet e ngjarjes.
    Ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje.

  • E rëndë në familjen shqiptare/ Humb tragjikisht jetën vajza 15-vjeçe

    E rëndë në familjen shqiptare/ Humb tragjikisht jetën vajza 15-vjeçe

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë ka ndërruar jetë në Skenderaj. “Lidhur me rastin viktima femër kosovare është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal Mitrovicë dhe më pas ka vazhduar në QKUK Prishtinë ku dhe është raportuar se viktima ka ndërruar jetë.
    Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.
    Në media është raportuar se viktima 15-vjeçare dyshohet se ka rënë nga ballkoni i një ndërtese.

  • Kini kujdes – Nëse ju vijnë këta SMS në telefon në emër të Postës së Kosovës, janë mashtrime

    Kini kujdes – Nëse ju vijnë këta SMS në telefon në emër të Postës së Kosovës, janë mashtrime

    Posta e Kosovës njofton qytetarët se sot është raportuar një valë e re e mesazheve mashtruese të cilat po dërgohen përmes SMS-ve duke keqpërdorur emrin dhe identitetin zyrtar.
    Domaini mashtrues që po shpërndahet është: postakosoves.world – Kjo është një faqe mashtruese dhe nuk ka asnjë lidhje me Postën e Kosovës.
    Bazuar në ankesat e qytetarëve dhe faktet e pranuara, Posta e Kosovës ka ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke raportuar rastin te kompania që ka regjistruar këtë domain mashtrues dhe ka kërkuar pezullimin e tij urgjentisht.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

    Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë.  Ka qenë një telefonatë në drejtim të policisë që ka sinjalizuar diçka të tillë.
    Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, njoftoi se paraprakisht dyshohet për një konflikt të çastit. Për pasojë njëri prej personave të përfshirë në sherr dyshohet se ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër.
    Deri në këto momente nuk flitet për persona të plagosur. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota se çfarë ndodhi në Liqenin Artificial.