Tag: raportuar

  • Alarm në Kinë! Mbi 7,000 të infektuar me virusin ‘chikungunya’, pacientët në spital nën masa të rrepta

    Alarm në Kinë! Mbi 7,000 të infektuar me virusin ‘chikungunya’, pacientët në spital nën masa të rrepta

    Në provincën Guangdong të Kinës janë raportuar mbi 7,000 raste të virusit ‘chikungunya’, i cili transmetohet nga mushkonjat.

    Qyteti Foshan është më i godituri, ku pacientët mbahen në spital nën masa të rrepta, sipas BBC.
    Përveç Foshanit, të paktën 12 qytete të tjera në provincën jugore Guangdong kanë raportuar infeksione.
    Gati 3,000 raste u raportuan vetëm javën e fundit.
    Edhe pse rastet janë të lehta, autoritetet kineze kanë paralajmëruar për kujdes të shtuar.
    Megjithatë, rastet kanë çuar në panik, duke pasur parasysh se virusi nuk është i njohur gjerësisht në vend.
    Ndërkohë SHBA-të u kanë kërkuar udhëtarëve në Kinë të tregojnë “kujdes të shtuar” pas shpërthimit.
    Por çfarë është ‘chikungunya’?
    Shumica e njerëzve të pickuar nga një mushkonjë e infektuar do të zhvillojnë simptoma të ‘chikungunya’ brenda tri deri në shtatë ditësh.
    Përveç etheve dhe dhimbjeve të kyçeve, simptoma të tjera përfshijnë skuqje, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe ënjtje të kyçeve.
    Në shumicën e rasteve, pacientët do të ndihen më mirë brenda një jave. Megjithatë, në raste të rënda, dhimbja e kyçeve mund të zgjasë për muaj ose edhe vite.
    Ata që janë në rrezik për sëmundje më të rënda përfshijnë të porsalindurit, të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore themelore, të tilla si sëmundjet e zemrës ose diabeti.
    Nuk ka kurë, por vdekjet nga ‘chikungunya’ janë të rralla.
    Virusi u identifikua për herë të parë në Tanzani në vitin 1952. Më pas u përhap në vende të tjera në Afrikën Sub-Sahariane dhe Azinë Juglindore.
    Deri më sot, është raportuar në më shumë se 110 vende.
    Mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e virusit është “zvogëlimi” i pellgjeve të ujit të ndenjur që lejojnë mushkonjat të shumohen, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

    Top Channel

  • E rëndë në Lipjan/ Gjendet i groposur një person që ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij, dyshime për vrasje (EMRI)

    E rëndë në Lipjan/ Gjendet i groposur një person që ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij, dyshime për vrasje (EMRI)

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit në Kosovë. Një person i cili ishte raportuar më herët si i zhdukur nga familjarët është gjetur i groposur nga ata.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se rasti po trajtohet si “vrasje e rëndë”.

    “Sot rreth orës 12:00, në fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur i groposur një trup i pajetë (ende i paidentifikuar). Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim”, ka thënë Ahmeti.

    Sipas informacioneve të para, trupi i pajetë është gjetur nga familjarët e viktimës, i cili ishte raportuar i zhdukur. Dyshohet se i groposur është gjetur Enver Bajraktari, zhdukjen e të cilit e bëri të ditur familja e tij, e cila kërkoi edhe ndihmë për ta gjetur.

    Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi motivet apo të dyshuarit e mundshëm. Policia dhe prokuroria kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

  • Tërmet në Greqi, ‘shkundet’ jugu i Shqipërisë

    Tërmet në Greqi, ‘shkundet’ jugu i Shqipërisë

    Tërmeti kishte një thellësi fokale të ulët, vetëm 5 kilometra nën sipërfaqe, çka e bëri lëkundjen të ndjeshme në shumë zona përreth, përfshirë pjesë të veriut të Greqisë dhe jugut të Shqipërisë, kryesisht në rrethinat e Sarandës, Gjirokastrës, Delvinës dhe pjesërisht në Vlorë.
    Banorë në të dy anët e kufirit kanë raportuar se ndjenë lëkundje të forta për disa sekonda, të cilat shkaktuan shqetësim, por pa pasoja serioze. Për fat të mirë, deri në këto momente, nuk janë raportuar dëme materiale apo të lënduar në asnjë nga zonat e prekura.
    Autoritetet greke dhe shqiptare kanë monitoruar situatën dhe janë në gatishmëri për çdo zhvillim të mëtejshëm. Sipas ekspertëve sizmologë, thellësia e vogël e tërmetit ka ndikuar në intensitetin e ndjeshmërisë në sipërfaqe, megjithëse përmasat e tij nuk ishin të mjaftueshme për të shkaktuar dëme të rënda.
    Ky tërmet rikujton aktivitetin e lartë sizmik në rajonin e Ballkanit, i cili ndodhet në një zonë të njohur për përplasje të pllakave tektonike. Tërmete me magnituda të ngjashme ndodhin relativisht shpesh në këtë pjesë të Europës Juglindore, dhe institucionet përkatëse janë në ndjekje të vazhdueshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
    Ndërkohë, banorëve u bëhet thirrje të qëndrojnë të qetë, por edhe vigjilentë, dhe të ndjekin udhëzimet e mbrojtjes civile në rast se pasojnë lëkundje të tjera.

  • Alarm në familje/ Prindërit denoncojnë zhdukjen e dy vajzave të mitura: Dolën nga shtëpia dhe hipën në një makinë…

    Alarm në familje/ Prindërit denoncojnë zhdukjen e dy vajzave të mitura: Dolën nga shtëpia dhe hipën në një makinë…

    Dy të mitura janë raportuar të zhdukura ditën e sotme në Fushë Kosovë, pasi prindërit e tyre kanë ngritur alarmin.
    Sipas autoriteteve, prindërit kanë raportuar se vajzat e tyre të mitura kanë dalë nga banesa, kanë hipur në një veturë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
    “PERSON I ZHDUKUR- Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 04.07.2025-19:56. Me datë 09.07.2025 dy ankues -prindër, kanë raportuar se, me datën e cekur vajzat e tyre të mitura, kanë dalë nga banesat e tyre dhe së bashku dyshohet se kanë hipur në një veturë me targa vendore dhe janë larguar në drejtim të panjohur, deri tani nuk dihet vendndodhja e tyre. Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”- thuhet në njoftimin e policisë.

  • Zjarr në Kardhiq, digjen 3 dynym me bimësi të thatë, shmanget përhapja drejt banesave

    Zjarr në Kardhiq, digjen 3 dynym me bimësi të thatë, shmanget përhapja drejt banesave

    Në fshatin Kardhiq është raportuar një zjarr në një parcelë me barëra të thata, i cili paraqiste rrezik për banesat pranë. Zjarri është raportuar rreth orës 14:35 dhe A2 CNN mëson se menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur dy automjete zjarrfikëse me dy grupe shpëtimi, të cilët kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë bërë të mundur fikjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
    Era e fortë në zonë e favorizonte përhapjen e zjarrit, por falë reagimit të shpejtë situata është vendosur nën kontroll.
    Nga zjarri janë djegur rreth 3 stremë me barëra të thata, ndërsa nuk janë raportuar dëme të tjera materiale. Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

  • Irani kryen një valë të re sulmesh ndaj Izraelit

    Irani kryen një valë të re sulmesh ndaj Izraelit

    Foto ilustruese

    TEHERAN- Irani ka kryer një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit mëngjesin e së hënës, duke nxitur lëshimin e sirenave për sulme ajrore në mbarë shtetin, teksa shërbimet e emergjencës kanë raportuar për të paktën pesë të vrarë. Në ditën e katërt të përplasjes mes Iranit dhe Izraelit, në Izrael është raportuar edhe për dhjetëra të plagosur. Shpërthime të fuqishme, që me gjasë janë shkaktuar nga sistemet izraelite të mbrojtjes ajrore që kanë goditur raketat iraniane, u dëgjuan në Tel Aviv pak pas agimit, teksa mbi qytet u panë shtëllunga të mëdha tymi.
    Gjatë fundjavës, të dy shtetet përshkallëzuan sulmet, duke rritur frikën se kjo përplasje mund të zgjerohet në një luftë rajonale edhe më të rrezikshme.
    Irani ka njoftuar se ka lëshuar afër 100 raketa dhe është zotuar se do të vazhdojë sulmet hakmarrëse, pas goditjes së infrastrukturës së tij ushtarake dhe bërthamore nga Izraeli. Që nga e premtja, si pasojë e sulmeve izraelite në Iran, janë vrarë të paktën 224 persona. Ndërkaq, në Izrael numri i viktimave ka arritur në të paktën 18. Ushtria izraelite bëri të ditur se, në përgjigje të sulmeve iraniane, avionët luftarakë kanë goditur dhjetë qendra komanduese në Teheran që i përkisnin Forcës Kuds, një njësi elitë e Gardës Revolucionare të Iranit që kryen operacione ushtarake dhe të inteligjencës jashtë territorit iranian.
    Autoritetet në qytetin izraelit Petah Tikva thanë se raketat iraniane kanë goditur një ndërtesë banimi.
    Shërbimi i emergjencës në Izrael raportoi se dy gra, dy burra dhe një person tjetër u vranë gjatë sulmeve me raketa që goditën katër lokacione në pjesën qendrore të vendit.
    “E shohim qartazi që civilët tanë po shënjestrohen”, tha zëdhënësi i policisë izraelite, Dean Elsdunne, teksa qëndronte pranë ndërtesës së sulmuar në Petah Tikva.
    Përveç të vrarëve, ky shërbim njoftoi se 87 persona të tjerë janë plagosur, përfshirë një grua 30-vjeçare që është në gjendje të rëndë, ndërsa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për persona të mbetur nën rrënojat e ndërtesave. Gjatë sulmeve në Izrael të dielën, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se Irani do t’i ndalë sulmet nëse edhe Izraeli ndalet.
    Megjithatë, pas një dite sulmesh intensive izraelite që goditën infrastrukturën ushtarake, rafineritë e naftës dhe ndërtesa qeveritare, Garda Revolucionare e Iranit të hënën u zotua për sulme të reja, të cilat tha se do të jenë “më të fuqishme, më të ashpra, më precize dhe më shkatërruese se sulmet paraprake”. Autoritetet shëndetësore kanë raportuar se 1.277 persona janë plagosur në Iran. Por, grupet për të drejtat e njeriut, si organizata avokuese iraniane me seli në Uashington, Grupi për të Drejtat e Aktivistëve, kanë sugjeruar se numri i vërtetë i viktimave dhe të plagosurve në Iran mund të jetë më i lartë sesa ai i raportuar nga autoritetet. Ky grup ka thënë se ka dokumentuar më shumë se 400 të vrarë.
    Izraeli argumenton se sulmet e tij ndaj udhëheqësve kryesorë ushtarakë të Iranit, uzinave të pasurimit të uraniumit dhe shkencëtarëve bërthamorë janë të domosdoshme për ta ndalur Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore. Irani, nga ana tjetër, ka këmbëngulur gjithmonë se programi i tij bërthamor është paqësor, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera kanë vlerësuar se Teherani nuk ka ndjekur zhvillimin e një arme bërthamore që nga viti 2003.
    Megjithatë, në vitet e fundit Irani ka pasuruar sasi gjithnjë e më të mëdha uraniumi në nivele pranë atyre për prodhimin e armëve, dhe besohet se ka kapacitetin për të zhvilluar disa armë bërthamore brenda pak muajsh, nëse vendos ta bëjë një gjë të tillë./REL

  • Hapen katër kuti të Vlorës, rrëzohet pretendimi i PD për fletët e votimit të papërdorura

    Hapen katër kuti të Vlorës, rrëzohet pretendimi i PD për fletët e votimit të papërdorura

    KQZ vendosi sot të hapë kutitë e materialeve zgjedhore në 233 qendra votimi, për të cilat Partia Demokratike kërkoi transparencë.Dy anëtarë të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, të propozuar nga PD, Ledio Braho dhe Elvis Cefa, vendosën që një grup pune të verifikojë materialet zgjedhore në të gjitha këto kuti.

    “Këqyrja të bëhet atje ku janë kutitë e materialeve zgjedhore, i njëjti proces si këtu, subjekti ankues ka të drejtë të sjellë vëzhgues, procesi do të vazhdojë nga administrata e KQZ. Në secilën nga këto kuti të dalë numri i fletëve të papërdorura.”, tha Ledio Braho, anëtar i KAS.
    Këto 233 qendra votimi kanë raportuar zero fletë votimi të papërdorura dhe, sipas KQZ, kjo vjen për shkak të gabimit të komisionerëve, pasi fletët janë në kuti. Por PD ka ngritur dyshime për manipulim të procesit zgjedhor.

    Por pretendimet e PD u rrëzuan sot, pasi nga hapja e 4 kutive në bashkitë Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Finiq, treguan se 2222 fletë votimi të papërdorura ishin në kuti, edhe pse komisionerët gabimisht nuk i kishin raportuar.
    Pak ditë më parë, PD ngriti pretendimin se procesi zgjedhor është manipuluar, pasi 130 mijë fletë votimi që nuk janë përdorur nuk figurojnë në të dhënat e KQZ.KQZ vetë sqaroi PD se prej këtyre, rreth 100 mijë fletë votimi ndodhen në kuti, por gabimisht komisionerët nuk i kanë raportuar.
    /vizionplus.tv

  • Tirana dhe Dibra me përqindjen më të lartë, Vlora më të ulët/ Sa është pjesëmarrja në zgjedhje në 12 qarqet e vendit

    Tirana dhe Dibra me përqindjen më të lartë, Vlora më të ulët/ Sa është pjesëmarrja në zgjedhje në 12 qarqet e vendit

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të fundit për pjesëmarrjen në votime deri në këtë moment, bazuar në raportimet nga qendrat e votimit në të gjithë vendin.

    Deri tani, janë raportuar të dhëna nga një pjesë e qendrave, dhe më poshtë paraqitet një përmbledhje e pjesëmarrjes sipas qarqeve:
    Tirana kryeson si zakonisht me numrin më të lartë të votuesve – 157.403 votues nga 423.942 të regjistruar në qendrat e raportuara, që përbën 37.17% të pjesëmarrjes.
    Dibra mban përqindjen më të lartë të pjesëmarrjes me 38.90%, ndjekur nga Kukësi me 37.42%.
    Vlora ka aktualisht përqindjen më të ulët me 23.91%, ndonëse me një numër të konsiderueshëm votuesish (31.215 nga 130.528 të raportuar). Fieri, një nga qarqet më të mëdha, ka raportuar një pjesëmarrje prej 33.79%, ndërsa Durrësi shënon 30.50%.
    -Berat Deri tani në qarkun e Beratit kanë votuar 19,608 qytetarë nga 61,642 të regjistruar në qendrat e raportuara, duke shënuar një pjesëmarrje prej 31.81%.
    -Dibër: Në Dibër janë paraqitur në votime 16,805 votues nga 43,200 të raportuar, me një pjesëmarrje të lartë prej 38.90%, një nga më të lartat në vend.
    -Durrës: Në qarkun e Durrësit kanë votuar 60,376 persona nga 197,944 të regjistruar në qendrat e raportuara, duke arritur një pjesëmarrje prej 30.50%.
    -Elbasan: Elbasani ka shënuar një pjesëmarrje prej 33.71%, me 44,043 votues nga 130,643 të regjistruar në qendrat që kanë raportuar.
    -Fier: Në Fier kanë votuar 52,109 persona nga 154,198 në qendrat e raportuara, që përfaqëson një pjesëmarrje prej 33.79%.
    -Gjirokastër: Qarku i Gjirokastrës ka një pjesëmarrje prej 31.03%, me 15,719 votues nga 50,658 të regjistruar në qendrat e raportuara.
    -Korçë: Në Korçë kanë votuar 50,867 qytetarë nga 155,902 të raportuar, me një pjesëmarrje prej 32.63%.
    -Kukës: Kukësi ka një ndër përqindjet më të larta të pjesëmarrjes, 37.42%, me 10,940 votues nga 29,238 në qendrat e raportuara.
    -Lezhë: Në Lezhë kanë votuar 15,461 persona nga 48,343 në qendrat e raportuara, me një pjesëmarrje prej 31.98%.
    -Shkodër: Shkodra ka shënuar një pjesëmarrje prej 28.61%, me 30,579 votues nga 106,870 të regjistruar në qendrat që kanë raportuar.
    – Tiranë: Tirana, si qarku më i madh, ka raportuar 157,403 votues nga 423,942 në qendrat e raportuara, me një pjesëmarrje prej 37.17%.
    -Vlorë: Vlora ka aktualisht pjesëmarrjen më të ulët me 23.91%, ku kanë votuar 31,215 persona nga 130,528 të raportuar.

    Top Channel

  • Kreu i QV në Vorë e konfirmon: Shoferi i Xhabaftëve përdori badge fallco si vëzhgues

    Kreu i QV në Vorë e konfirmon: Shoferi i Xhabaftëve përdori badge fallco si vëzhgues

    Në një qendër votimi në Vorë ka ndodhur një incident mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, dhe një shtetasi të identifikuar si shoferi i Bert Xhabaftit, Xhon Asllanaj, i cili mbante një badge të falsifikuar me emrin Arlind Popa.
    Komisioneri i kësaj qendre ka sqaruar për Syri Tv se personi në fjalë nuk është anëtar i tyre dhe se fotoja e badge që ai mbante i është dërguar nga një anëtar i një subjekti politik. Ai ka theksuar se e ka raportuar rastin në KQZ, pasi personi mbante një badge si staf i përkohshëm dhe nuk ishte miratuar si vëzhgues.
    Sipas komisionerit, badge-t e tilla lëshohen nga KZQ vetëm për stafin e vet dhe për qëllime të caktuara informacioni. Verifikimi i mëtejshëm do të bëhet nga organet kompetente.
    A është anëtar i juaj ky?
    Komisioneri: Jo, nuk është anëtar i jonë. Është fotografuar nga një anëtar i një subjekti politik, e më është dërguar mua, është raportuar në KQZ.
    Për çfarë arsye e raportove?
    Komisioneri: E raportova sepse është staf i përkohshëm dhe nuk është vëzhgues. Ose do të ishte staf i KQZ, nga ne nuk është miratuar dhe unë e raportova, kjo është e gjitha. Ato që janë të përkohshëm nuk miratohen, tek ne jo.
    Këto badge i lëshon KZQ, si rregull i lëshon për stafin e vet për të marrë një informacion të caktuar. Ne kështu na është caktuar, ishte dhe komisioneri Celibashi këtu dhe ne e kishim raportuar. Verifikimi do bëhet nga organet kompetente, unë e kam raportuar në KZQ dhe kjo ishte detyra jonë.
     

  • DENONCIMI i kreut të KZAZ: Një person u fut brenda QV-së, përdori badge falso

    DENONCIMI i kreut të KZAZ: Një person u fut brenda QV-së, përdori badge falso

    Foto ilustruese

    VORË- Një kallëzim është bërë nga Qendra e Votimit në Vorë. Një nga komisionerët në Qendrën e Votimit ka bërë me dije se ka bërë një kallëzim pranë KQZ-së, duke bërë me dije se një person i paautorizuar ishte futur në QV. Bëhet fjalë pikërisht për personin që u përplas me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka. Komisioneri ka sqaruar se personi në fjalë nuk është anëtar i tyre dhe se fotoja e badge që ai mbante i është dërguar nga një anëtar i një subjekti politik. Sipas komisionerit, badge-t e tilla lëshohen nga KZQ vetëm për stafin e vet dhe për qëllime të caktuara informacioni.
    PRONONCIMI: 

    Gazetari: A është anëtar i juaj ky?
    Komisioneri: Jo, nuk është anëtar i jonë. Është fotografuar nga një anëtar i një subjekti politik, e më është dërguar mua, është raportuar në KQZ.
    Gazetari: Është falso? Për çfarë arsye e raportove?
    Komisioneri: E raportova sepse është staf i përkohshëm dhe nuk është vëzhgues. Kjo është e gjitha. Ose do të ishte staf i KQZ, nga ne nuk është miratuar dhe unë e raportova, kjo është e gjitha. Të përkohëshmit nuk miratohen këtu? Ato që janë të përkohshëm nuk miratohen, tek ne jo. Këto badge i lëshon KZQ, si rregull i lëshon për stafin e vet për të marrë një informacion të caktuar. Ne kështu na është shpjeguar, ishte dhe komisioneri Celibashi këtu dhe ne e kishim raportuar. Celibashi e shpjegoi. Verifikimi do bëhet nga organet kompetente, unë e kam raportuar në KZQ dhe kjo ishte detyra jonë.

    Në një qendër votimi në Vorë, paraditen e sotme, ka ndodhur një incident mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka dhe deputetes Albana Vokshi, me një person të identifikuar si Xhon Asllanaj, i cili mbante një badge të falsifikuar me emrin Arlind Popa./ZËRI