Tag: raportuar

  • FIFA nga alarmin: Mbi 30,000 postime ofenduese në rrjetet sociale të raportuara në vitin 2025

    FIFA nga alarmin: Mbi 30,000 postime ofenduese në rrjetet sociale të raportuara në vitin 2025

    Mbi 30,000 postime ofenduese janë raportuar këtë vit në platformat e mediave sociale. Ky është rezultati që FIFA e pranoi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës.
    “Dua ta bëj të qartë se futbolli duhet të jetë një hapësirë ​​e sigurt dhe gjithëpërfshirëse: në fushë, në tribuna dhe në internet“, tha presidenti Gianni Infantino.
    Organi drejtues botëror njoftoi në një raport se 11 persona u raportuan tek autoritetet përkatëse në vitin 2025 dhe një rast iu dërgua Interpolit. Këta individë u gjetën në Argjentinë, Brazil, Francë, Poloni, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u identifikuan “pas abuzimit gjatë garave të FIFA-s”.
    “Përmes Shërbimit të Mbrojtjes së Medias Sociale (SMPS) të FIFA-s dhe duke përdorur teknologji të përparuar dhe ekspertizë njerëzore, FIFA po merr masa vendimtare për të mbrojtur lojtarët, trajnerët, ekipet dhe zyrtarët e ndeshjeve nga dëmi serioz i shkaktuar nga abuzimi në internet“, thuhet në një deklaratë.
    SMPS u krijua në vitin 2022, në bashkëpunim me sindikatën e lojtarëve FIFPRO, për të monitoruar, raportuar dhe bllokuar përmbajtjen ofenduese.

  • Përqindje e ulët në zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki/ KQZ, të dhënat: Morën pjesë 18.72% e qytetarëve

    Përqindje e ulët në zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki/ KQZ, të dhënat: Morën pjesë 18.72% e qytetarëve

    Procesi i votimit është mbyllur në të paktën 5 bashkitë e vendit. Pjesëmarrja e përgjithshme ishte 18.72 për qind, ndërsa sipas bashkive ndahet si më poshtë:
    Berat – 19.98%,Vlorë -12.54 %,Cërrik – 25.00%,Mat -39.36%Tepelenë – 34.63%
    Të dhënat e KQZ
    Ora 18:00: Pjesëmarrja në 5 bashki: 18.72 %
    Bashkia Vlorë 12.54%
    Raportuar 173 nga 231 QV në total
    Votuar 16,205 nga 129,194 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara
    Bashkia Berat 19.98%
    Raportuar 87 nga 116 QV në total
    Votuar 12,297 nga 61,541 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara
    Bashkia Cërrik 25%
    Raportuar 47 nga 57 QV në total
    Votuar 7,954 nga 31,817 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara
    Bashkia Mat 39.36%
    Raportuar 32 nga 47 QV në total
    Votuar 7,752 nga 19,697 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara
    Bashkia Tepelenë 34.63%
    Raportuar 13 nga 21 QV në total
    Votuar 2,488 nga 7,184 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara

  • Zgjedhjet e pjesshme lokale, kjo është pjesëmarrja në votime deri në orën 17:00

    Zgjedhjet e pjesshme lokale, kjo është pjesëmarrja në votime deri në orën 17:00

    Pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki të vendit ka arritur në 17,99% deri në orën 17:00, sipas të dhënave zyrtare të raportuara nga komisionet e qendrave të votimit. Të dhënat tregojnë ndryshime të ndjeshme mes bashkive, ku disa prej tyre shënojnë pjesëmarrje mjaft të ulët, ndërsa të tjera raportojnë shifra më të larta se mesatarja.
    Në Vlorë janë raportuar 174 nga 231 qendra votimi, ku kanë votuar 15,712 qytetarë nga gjithsej 130,480 të regjistruar. Pjesëmarrja në këtë bashki është vetëm 12.04%, një nga shifrat më të ulëta në rang kombëtar për këto zgjedhje.
    Pjesëmarrja në Bashkinë Berat shkon në 18.94%, duke qëndruar rreth mesatares së përgjithshme. Nga 116 qendra votimi janë raportuar 83. Deri në orën 17:00 kanë votuar 11,571 zgjedhës, nga 61,082 gjithsej.
    Në Cërrik janë raportuar 45 nga 57 qendra votimi. Deri tani kanë votuar 7,591 qytetarë nga 30,700 të regjistruar. Pjesëmarrja në këtë bashki arrin në 24.73%, një ndër shifrat më të larta të ditës.
    Mati shënon pjesëmarrjen më të lartë ndër të gjitha bashkitë e përfshira në zgjedhje. Nga 47 qendra, janë raportuar 29, ndërsa kanë votuar 7,379 zgjedhës nga 18,903 total. Pjesëmarrja këtu arrin në 39.04%, duke e vendosur Matin në krye të listës për pjesëmarrje.
    Në Tepelenë janë raportuar 13 nga 21 qendra votimi. Deri tani kanë votuar 2,420 qytetarë nga 7,184 të regjistruar. Pjesëmarrja në këtë bashki është 33.69%, duke u renditur ndër më të lartat në këtë proces zgjedhor.

  • “Është raportuar për dy problematika…”/ Procesi zgjedhor, Celibashi deklaratë për mediat: Jemi duke e verifikuar

    “Është raportuar për dy problematika…”/ Procesi zgjedhor, Celibashi deklaratë për mediat: Jemi duke e verifikuar

    Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi thotë se vetëm dy problematika janë evidentuar gjatë procesit zgjedhor deri më tani. Ai shpejgoi dy rastet në Vlorë dhe Cërrik.
    “Nuk rezulton të ketë problematika të zhvillimit të procesit. Është raportuar për dy problematika, një në Cërrik, për sjelljen e një vëzhguesi, por jemi duke e verifikuar nëse ky vëzhgues ka qenë duke parë se për kë po votonte votuesi. Në Vlorë, ka patur një diskutim ndërmjet kryetares së QV me operator për procedurat e identifikimit. KQZ po e verifikon se cila ka qenë zgjedhja e secilit prej këtyre dy funksionarëve”, tha Celibashi.

  • Sot qytetarët votojnë/ Celibashi: Numërimi i votave do jetë live, rezultati të hënën në drekë

    Sot qytetarët votojnë/ Celibashi: Numërimi i votave do jetë live, rezultati të hënën në drekë

    Ilirjan Celibashi

    TIRANË-Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka folur rreth procesit zgjedhor që po zhvillohet në 5 bashki të vendit. Celibashi ka raportuar se deri në këto momente nuk janë raportuar problematika, ndërsa thekson se në të gjithat Qendrat e Votimit po aplikohet identifikimi elektronik dhe nuk ka asnjë problematikë.
    “Në masën 81% janë hapur në orën 07:00, vetëm 19% e qendrave janë hapur rreth orës 07:00 dhe 08:00 të mëngjesit. 34% e komisioneve janë të përbërë me 7 anëtare, 18% me 6 anëtarë, 29% me 5 anëtarë. Vetëm në 3 QV në hapje të procesit të votimit, kishte mungesë të kuorumit, por u mundësua pasja e koriumit dhe ka nisur procesi i votimit. Deri në momentin që po flasim s’janë raportuar problematika në lidhje me procesin e votimit, nuk kemi asnjë problem të raportuar në lidhje me përdorimin e pajisjeve të identifikimit elektronik, 100% e QV janë me operator. Nuk kemi transmetim në kohë reale nga 18 QV, por ndërkohë jemi duke marrë informacionin në mënyrë alternative. Sa i përket pjesëmarrjes është 2.42%”, tha Celibashi.
    Ndër të tjera, kreu i KQZ tha se procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e pjesshme do të përfundojë të hënën në drekë dhe do të transmetohet në kohë reale, për shkak të numrit të vogël të KZAZ.
    “Dreka e ditës së nesërme do jetë përfundimi i procesit të numërimit në të 5 bashkitë. Qartazi varet nga pjesëmarrja, por nëse pjesëmarrja do jetë ajo e vitit 2023, me shumë mundësi do ta përfundojmë ne mesin e ditës së hënë. Për 9 KZAZ do ketë pamje live të vendit të numërimit të votave.”-tha Celibashi.
    Vlora, Berati, Cërriku, Mati e Tepelena mbajnë zgjedhjet e pjesshme. Prej orës 07:00, në pesë bashki të Shqipërisë janë hapur kutitë e votimit./ZËRI

  • Zgjedhjet vendore, Celibashi: Asnjë problematikë në proces, pjesëmarrja totale deri tani 2.42%

    Zgjedhjet vendore, Celibashi: Asnjë problematikë në proces, pjesëmarrja totale deri tani 2.42%

    Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se procesi i votimit po zhvillohet normalisht dhe nuk është raportuar asnjë problem me pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve (PEI).
    “Nuk kemi asnjë problem të raportuar në lidhje në lidhje me pajiset e  identifikimit elektronik të zgjedhësve PEI. Operatorët e pajisjeve janë paraqitur në qendër, Identifikimi po kryhet me këto pajisje. Nuk kemi transmetim nga 18 qendra votimi.
    Sipas të dhënave të deritanishme, pjesëmarrja në votime në të gjitha bashkitë e vendit është 2.42%,” theksoi  Celibashi.

  • “Dosja e Ballukut në duart e prokurorëve”/ Flet Lala: Ka detaje ende sekrete, sekuestrimi i celularëve…

    “Dosja e Ballukut në duart e prokurorëve”/ Flet Lala: Ka detaje ende sekrete, sekuestrimi i celularëve…

    Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja pasditen e sotme në emisionin “Kjo Javë” nga marrja në hetim e zv.kryeministres Belinda Balluku nga ana e SPAK.
    Sipas saj, janë kryer kontrolle në disa ambiente të bashkëpunëtorëve dhe vartësve të Ballukut, ku janë sekuestruar dokumente, laptopë dhe celularë.
    Gazetarja theksoi se SPAK nuk e ka përgënjeshtruar lajmin, por ka deklaruar se “nuk ka asgjë për të ndarë me publikun”.
    Klodiana Lala:
    Lajmin e kam raportuar mbi burimet e besuara. Mbaj përgjegjësi për çfarë kam raportuar dhe deklaruar. Shumë detaje të hetimeve rreth zonjës Balluku janë detaje sekrete sepse ajo dosje është vetëm në duart e prokurorit dhe të personave që janë në hetim, përfshi zonjën Balluku e cila ka disa detaje me atë ca ka dosja penale.
    Ka patur dhe disa kontrolle. Bindjen e kam krijuar pas kontrolleve që janë kryer tek disa vartëse dhe bashkëpunëtore të zonjës Balluku dhe disa ambiente, ku janë marrë jo vetëm dokumenta por dhe pajisje, laptop e celularë.
    SPAK nuk përgënjeshtroi lajmin por tha se nuk ka asgjë për të ndarë me publikun. Po e rikonfirmoj sërish që Balluku është zyrtarisht në hetim për shkelje të barazisë në tendera.
    Kisha 4 ditë që e mbaja si lajm dhe dilema ishte. Në momentin e një gazetari janë disa momente të rëndësishme, kur kam raportuar lajmin për zotin Meta, jam rikthyer atë ditë për atë lajm, ka qenë momenti i dytë arrestimi i zotit Veliaj dhe momenti i tretë është ky lajm, dhe duhet të jesh korrekt.
    Meta, Veliaj dhe Balluku janë njerëz të fuqishëm sidomos zonja Balluku, mund të them që ka një grup parlamentar në Kuvend, duke patur në konsideratë gjithë armatën e zonjë Balluku duhet të jesh shumë korrekte.

  • Moti i keq në Meksikë, 66 të vdekur dhe 75 të zhdukur

    Moti i keq në Meksikë, 66 të vdekur dhe 75 të zhdukur

    Autoritetet në Meksikë përditësuan numrin e të vdekurve nga stuhitë e forta të fundit në 66 deri të mërkurën, ndërsa rajonet e prekura mbeten në gjendje të jashtëzakonshme.

    Pesë shtete në të gjithë Meksikën qendrore dhe vijën bregdetare lindore vazhdojnë të preken rëndë nga shirat dhe përmbytjet intensive të fundjavës. Zyrtarët kanë raportuar gjithashtu 75 persona të zhdukur ose të pagjetur.

    Shteti i Bregut të Gjirit të Meksikës, Veracruz, ishte ndër më të prekurit nga shirat dhe përmbytjet e rrëmbyeshme. Autoritetet shtetërore kanë raportuar 30 vdekje dhe 18 persona ende të pagjetur.

    Shteti Hidalgo në Meksikën qendrore ka regjistruar numrin e dytë më të lartë të viktimave me 21 vdekje, si dhe 50 të zhdukur. Puebla ka raportuar 14 vdekje dhe shtatë të zhdukur, ndërsa autoritetet në Queretaro kanë konfirmuar një viktimë.

    Shteti San Luis Potosi nuk raportoi vdekje ose persona të zhdukur, megjithëse janë dokumentuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë dhe shtëpi.

  • Gruaja denoncon në polici: Nipi ka tentuar të më vrasë

    Gruaja denoncon në polici: Nipi ka tentuar të më vrasë

    Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Mitrovicën e Jugut. Sipas Policisë së Kosovës, një grua ka njoftuar autoritetet se nipi i saj ka tentuar t’ia marrë jetën.
    Incidenti ka ndodhur më 18 shtator 2025, rreth orës 09:00 të mëngjesit. “Ankuesja, femër kosovare, ka raportuar se nipi i saj, i dyshuari mashkull kosovar, kishte tentuar ta privojë nga jeta. Pas rastit, i dyshuari është dërguar nga familjarët për trajtim në repartin e neuropsikiatrisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Ndërkohë, e lënduara është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e rastit.

  • Si e goditi Rusia objektivin më të mbrojtur në Ukrainë

    Si e goditi Rusia objektivin më të mbrojtur në Ukrainë

    Bota E Hënë, 8 Shtator 2025 10:07
    Nga Lorenzo Cremonesi, Corriere della Sera
    Për herë të parë që nga fillimi i luftës, rusët kanë goditur ndërtesat qeveritare në qendër të kryeqytetit ukrainas. Ju shkruajmë përpara telave me gjemba dhe barrierave që bllokojnë hyrjen në parlament. Katet e sipërme të ndërtesës ku zhvillohen mbledhjet e Kabinetit janë të dukshme, të djegura dhe të dëmtuara rëndë. Zjarrfikësit janë ende në punë.

    Rusët kanë goditur zona të tjera të qytetit: deri më tani janë raportuar tre vdekje, përfshirë një nënë me fëmijën e saj dy muajsh, dhe mbi 20 të plagosur.
    Odessa dhe zona të tjera në qendër të vendit janë goditur gjithashtu. Në Sumy, të paktën një person ka vdekur dhe 12 janë plagosur. Në rajonin e Zaporizhias, janë raportuar dy vdekje.
    Suksesi i Rusisë në Kiev ndodh për shkak të numrit të madh të dronëve dhe raketave të lëshuara në një kohë të shkurtër: 805 dhe 13, përkatësisht, në qiellin e vendit, duke sfiduar mbrojtjen ukrainase.
    Analistët parashikojnë se dështimi i nismave diplomatike do të çojë në një intensifikim të sulmeve.