Pasuritë e paluajtshme ngelen alternativa kryesore ndaj investimeve financiare, veçanërisht në rastin e Shqipërisë, ku mungon një treg i zhvilluar kapitalesh, ndërsa aksesi në tregjet e huaja është ende i kufizuar.Pas pandemisë, tregu i pasurive të paluajtshme ka ndjekur një cikël rritjeje të shpejtë të çmimeve. Kërkesa në këtë treg është mbështetur nga rritja e turizmit, oferta e lartë e kredisë…
Tag: raporton
-

Dosja “Meta”/ SPAK mbyll hetimet, nis komunikimi i akuzave për të pandehurit
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta, raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci. Disa prej të pandehurve janë thirrur sot për t’u njohur me përfundimin e hetimeve.
Siç raporton gazetarja, në ambientet e SPAK-ut ka hyrë Ema Çoku, e cila është hetuar për pastrim parash.
Po ashtu sot pritet të paraqitet Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, ndërkohë që kjo e fundit pritet të paraqitet të mërkurën.
Këtë të hënë do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve edhe Pirro Xhixhos. Për ish-presidentin Meta nuk dihet ende kur do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve. Avokati i tij, Kujtim Cakrani, deri më tani nuk ka dijeni dhe njoftim nga SPAK.
Ish-presidenti u arrestua më 21 tetor të vitit të shkuar, pasi akuzohet nga SPAK se ka konsumuar elementë të veprave penale: “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje e pasurisë”. -

Kontrolle në Elbasan, zjarri te mbetjet “nën lupën” e hetuesve
Kontrolle e verifikime në Elbasan mëngjesin e kësaj të hëne, 21 korrik.
Siç raporton gazetari i Klan News, Fatos Salliu, aksioni është ndërmarrë në kuadër të hetimit të një viti më parë lidhur me zjarrin te mbetjet në këtë qytet.
“Aksioni është ndërmarrë në kuadër të procedimit penal nr. 1417, i vitit 2024, i cili është regjistruar fillimisht për veprën penale të zjarrvënies”, raporton gazetari.
Kujtojmë se fusha e mbetjeve në Elbasan u përfshi nga zjarri edhe këtë vit, për ditë me radhë, duke çliruar sasi të mëdha tymi toksik. Këto flakë kanë shkaktuar dëme të mëdha mjedisore.
Banorët e Elbasanit, përballen shpesh me cilësi shumë të keqe të ajrit, që pason dhe në sëmundje, për shkak të Metalurgjikut, por dhe djegies së mbetjeve. -

Kontrolle në Elbasan, zjarri tek mbetjet “nën lupën” e hetuesve
Kontrolle e verifikime në Elbasan mëngjesin e kësaj të hëne, 21 korrik.
Siç raporton gazetari i Klan News, Fatos Salliu, aksioni është ndërmarrë në kuadër të hetimit të një viti më parë lidhur me zjarrin te mbetjet në këtë qytet.
“Aksioni është ndërmarrë në kuadër të procedimit penal nr. 1417, i vitit 2024, i cili është regjistruar fillimisht për veprën penale të zjarrvënies”, raporton gazetari.
Kujtojmë se fusha e mbetjeve në Elbasan u përfshi nga zjarri edhe këtë vit, për ditë me radhë, duke çliruar sasi të mëdha tymi toksik.
Priten më shumë detaje në vijim. -

Raketa iraniane godet centralin elektrik në Ashdod, gazetari i TCH raporton nga krateri që shkaktoi shpërthimi
Një raketë iraniane ka rënë këtë paradite në qytetin Ashdod, sipas autoriteteve izraelite.
Gazetari i Top Channel, Artur Bibe, mbërriti në vendngjarje pak çaste pas shpërthimit. Ai raporton se është goditur një central elektrik dhe për pasojë, mijëra qytetarë kanë mbetur pa energji elektrike.
“Ndodhemi në afërsi të Ashdot, këtu para pak minutash ka rënë një raketë që ka goditur një central elektrik. Qindra mijëra banorë mbetën disa orë pas energji elektrike. Raketa ka shkaktuar dëme të mëdha në centralin elektrik. Krateri që ka lënë raketa është më shumë se tre metër i thellë, që tregon dhe forcën e madhe të goditjes”, raporton gazetari i Top Channel.Top Channel
-

Raketa iraniane godet centralin elektrik në Ashdod, gazetari i TCH raporton nga krateri që shkaktoi shpërthimi
Një raketë iraniane ka rënë këtë paradite në qytetin Ashdod, sipas autoriteteve izraelite.
Gazetari i Top Channel, Artur Bibe, mbërriti në vendngjarje pak çaste pas shpërthimit. Ai raporton se është goditur një central elektrik dhe për pasojë, mijëra qytetarë kanë mbetur pa energji elektrike.
“Ndodhemi në afërsi të Ashdot, këtu para pak minutash ka rënë një raketë që ka goditur një central elektrik. Qindra mijëra banorë mbetën disa orë pas energji elektrike. Raketa ka shkaktuar dëme të mëdha në centralin elektrik. Krateri që ka lënë raketa është më shumë se tre metër i thellë, që tregon dhe forcën e madhe të goditjes”, raporton gazetari i Top Channel.Top Channel
-

KZAZ 40 vijon me numërimin e votave preferenciale, ja trendi deri tani
Në KZAZ 40, pra në shkollën “Sami Frashëri”, po vijon ende numërimi i votave preferenciale.
Gazetari Besar Bajraktari raporton se pritet që deri në pasditen e sotme ky process të përfundojë dhe të ketë më pas një rezultat nga kjo njësi administrative.
Nga numërimi i deritanishëm, tek Partia Demokratike duket se kryesojnë Jorida Tabaku dhe Belind Këlliçi. Nga Partia Socialiste janë thirrur emra të ndryshëm, por pritur rezultati final.
“Në total janë 6 grupe numërimi, të cilët numërojnë njëherësh 6 kuti dhe pritet sigurisht që gjatë ditës së sotme të përfundojë i gjithë procesi i numërimit të votave edhe në këtë KZAZ sa i përket kandidatëve.
Janë në total 73 kuti të cilat i përkasin njesisë administrative numër 9. Sa i përket kandidatëve që janë deri më tani, apo të paktën çfarë janë lexuar deri më tani nga ana e anëtarët e grupit të numërimit të votave, ka patur nga të dyja palët, edhe nga PD edhe nga PS.
Vlen të përmendim se mes emrave është Jorida Tabaku, Belind Këlliçi. Ka edhe emra të tjerë siç është Ilir Meta, janë lexuar votat e tij. Po ashtu ka pasur nga radhët e qeverisë, ku është lexuar emri i ministrit të Brendshëm, emri i ministrit Gonxhja, gjithashtu është lexuar edhe emri i Erion Braçes por dhe kandidatë të tjerë.
Të paktën deri tani ky është trendi. Ka një ndarje pothuajse të barabartë por kjo mbetet për t’u parë në vijim se si do jetë rezultati final në këtë njesi administrative”, raporton gazetari.
Lidhur me situatën në këtë KZAZ, gazetari raporton se paraqitet e qetë dhe pa incidente për sot.
“Sigurisht ka një vëmendje të shtuar të përfaqësuesve politikë, të vëzhguese. Ndonëse gjatë ditës së djeshme u regjistrua një incident, kur ndërhyri edhe Policia e Shtetit, të cilët larguan vëzhguesit nga ambientet e kësaj KZAZ dhe pati një ndërprerje të procesit për të rinisur më vonë.
Gjithsesi gjatë ditës së sotme situata paraqitet më e qetë. Kërkohet nga ana e vëzhguesve, të cilët kërkojnë që të rikthehen fletëve të votimit për të cilat ata mund të kenë dyshime apo kontenstime. Sigurisht një e drejtë tyre”, tha gazetari./tvklan -

Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS
Që prej përfundimit të votimit gati e deri më tani, kryesocialisti Edi Rama nuk ka lëvizur nga selia e Partisë Socialiste.
Siç raportoi gazetarja Elja Zotka, kreu i qeverisë lëvizi nga selia vetëm pak orë pasi votoi në QV-në në Surrel.
Ndërkohë që prej kthimit në seli, ai ndodhet në zyrën e tij. Sipas asaj që raportoi gazetarja, në selinë e PS-së nuk ka drejtues të tjerë pasi janë shpërndarë në zonat e tyre. -

Neobanka Revolut raporton fitime rekord
Revolut, neobanka 45 miliardë dollarëshe themeluar në Britani, mund të detyrohet të shtyjë planet e IPO-së, por bilancet e saja financiare po shkëlqejnë.
Kompania raportoi fitim prej 1 miliardë dollarësh në 2024, ndërsa baza e konsumatorëve u rrit me 38 përqind në 52.5 milion sipas raportit vjetor publikuar prej saj.
Të ardhurat u rritën me 72 përqind në 4 miliardë dollarë gjatë 2024. Është viti i katërt me radhë i Revolut që raporton fitime. 2024 ishte vit i madh për kompaninë ku fitimi u dyfishuar krahasuar me 2023 dhe më në fund siguroi një licencë për të ofruar shërbime bankare në Britani që është edhe tregu i saj më i madh.Gjithashtu lançoi një bursë kripto quajtur Revolut X. Duke parë përpara, kompania tha se dy nga prioritetet e saj më të mëdha për vitin 2025 do të jenë hapja “zyrtare” e bankave në Mbretërinë e Bashkuar dhe Meksikë (në bazë të licencave të saj), si dhe dyfishimi i bazës së klientëve të saj në 100 milionë. /CIO Albanian
-

Dumani raporton: 33 zyrtarë të lartë nën hetim, 19 prej tyre janë dërguar në gjykatë
Kreu i SPAK Altin Dumani po raporton në KLP në lidhje me punën e Prokurorisë së Posaçme për vitin 2024.Ai ka nënvizuar se SPAK ka intensifikuar bashkëpunimin me rajonin.
“Kemi punuar me Greqinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Po punohet edhe me Serbinë, me qëllim rritjen e kontakteve”, tha ai, ndërsa ka shtuar se në fokus të SPAK ka qenë përmbushja e rekomandimeve të Kuvendit dhe të Këshillit të Ministrave.
Kreu i SPAK foli edhe në lidhje me luftën ndaj korrupsionit, ku nënvizoi se 33 zyrtarë të lartë janë nën hetim, 19 prej tyre janë dërguar në gjykatë.
“Gjatë 2024 për dhjetë funksionarë publikë ka pasur dënime të formës së prerë. Hetimet kanë provuar se korrupsioni zhvillohet në mënyra të sofistikuara. Kallëzimet e nisura nga qytetarët janë tregues i rritjes së besimit ndaj SPAK. Ndërsa vihet re ulje e numrit të kallëzimeve nga Policia e Shtetit”, tha ai.
