Tag: raportojnë

  • Priten debate/ Mblidhet sot Kuvendi, raportojnë krerët e institucioneve të drejtësisë

    Priten debate/ Mblidhet sot Kuvendi, raportojnë krerët e institucioneve të drejtësisë

    Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot një seancë ku do të dëgjohen raportimet vjetore të institucioneve të drejtësisë dhe atyre të pavarura.

    Në seancë do të marrë pjesë edhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i cili do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve për punën e institucionit që ai drejton. Kjo pritet të jetë edhe përballja e parë në sallën e Kuvendit mes kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe drejtuesit të SPAK-ut.

    PD ka njoftuar se deputetët e saj do t’i parashtrojnë vetë pyetjet për drejtuesit e institucioneve, sipas rregullores, duke kundërshtuar mënyrën e seancës së kaluar kur kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, nuk lejoi leximin e pyetjeve në sallë.

    Sot pritet të raportojnë gjithashtu Prokurori i Përgjithshëm, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

    Në rend dite është edhe votimi për ngritjen e komisioneve të reformës territoriale dhe zgjedhore, ku është arritur marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës për barazi anëtarësh në përbërje.

  • Dhuna ndaj grave/ Mjekët dhe infermierët do të kenë detyrim ligjor për raportimin e rasteve

    Dhuna ndaj grave/ Mjekët dhe infermierët do të kenë detyrim ligjor për raportimin e rasteve

    1 në 2 gra në Shqipëri raportohet të ketë përjetuar një formë të dhunës.
    Por për të identifikuar rastet e dhunës me bazë gjinore, kërkohet që mjekët dhe infermierët në qendrat shëndetësore të identifikojnë dhe të raportojnë rastet e dhunës. Kjo është përcaktuar edhe në projektligjin e ri për barazinë gjinore, i cili përafrohet me legjislacionin e vendeve europiane.
    “Duhet të kemi një protokoll për identifikimin dhe raportimin e dhunës. Bluzat e bardha duhet të mbajnë përgjegjësi për të referuar rastet”, shprehet Mirela Arqimandriti.
    Në një studim të kryer në 6 bashki të vendit, rezulton se vetëm 18% e mjekëve të sistemit parësor e raportojnë dhunën me bazë gjinore, ku shpesh viktima mund të jenë edhe ato vetë. Arqimandriti renditi edhe shkaqet e këtij mosraportimi.
    “Nuk raportojnë se kanë frikë nga dhunuesi”, shton ajo.
    Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, theksoi se në Shqipëri duhen fuqizuar jo vetëm ligjet, por edhe shërbimet mbështetëse për viktimat e dhunës. Ligji i ri për Barazinë Gjinore është hedhur për konsultim.
    gijotina.com/

  • ‘Krimi 2024’/ SPAK dhe Prokuroria raportojnë sot para dy Komisioneve Parlamentare

    Olsian Çela dhe Altin Dumani

    TIRANË-Drejtuesit e SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme do të raportojnë sot para mbledhjes së përbashkët të dy Komisioneve, atë të Nismave për Qytetarët dhe Mbikëqyrjen Institucionale dhe të Ligjeve. Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela do të prezantojë raportin mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024. Më pas, do të raportojë kreu i SPAK, Altin Dumani mbi veprimtarinë e institucionit që drejton përgjatë vitit 2024.
    Mbledhja do të fillojë më 10:00, ku i pranishëm do të jetë edhe ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari. Edhe Lamllari do të paraqesë raportin vjetor të këtij institucioni mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin e kaluar./ZËRI

  • 2088 dosje stok në Gjykatën e Lartë! 14 drejtues do raportojnë në Parlament! KLGJ: U shqyrtuan 6 mijë

    2088 dosje stok në Gjykatën e Lartë! 14 drejtues do raportojnë në Parlament! KLGJ: U shqyrtuan 6 mijë

    Brenda dy javëve të ardhshme në komisionet parlamentare do të raportojnë 14 drejtues të institucioneve në Shqipëri, duke nisur nga KQZ, Shërbimin Civil, ILDKP apo dhe drejtuesit e institucioneve të reja të drejtësisë.
    KLGJ në raportin vjetor ka bërë një analizë të situatës në gjyqësor pas hartës së re por dhe pranimit të magjistratëve të rinj, duke vijuar me plotësimin e boshllëqeve të krijuara nga vetingu.
    Një vëmendje e shtuar i është kushtuar uljes së numrit të dosjeve që kanë mbetur prej vitesh pa u shqyrtuar në sistem.
    në Gjykatën e Lartë, në fund të dhjetorit të vitit të shkuar u shënua një ulje me rreth 20 për qind të çështjeve ku nga 26 mijë e 58 dosje mbesin ehde edhe 20 mijë e 888
    Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë dhe të Apelit kanë arritur për herë të pare  pas disa vitesh të shënojnë një ulje të ndjeshme të backlog-ut.
    Më tej theksohet se strategjia do të vijojë deri në vitin 2027, ndërsa thelbësor konsiderohet dhe digjitalizimi i të dhënave  si dhe zhvillimi në kohë i çështjeve të reja.

  • Vijon shtrenjtimi i apartamenteve, çmimet u rritën me gati 42% në gjysmën e parë të vitit

    Vijon shtrenjtimi i apartamenteve, çmimet u rritën me gati 42% në gjysmën e parë të vitit

    Po shiten më pak prona, por çmimet po rriten. Pasi ndali vitin e shkuar, shtrenjtimi i apartamenteve iu rikthye vrullit në gjysmën e parë të vitit. Rritja më e fortë rezulton në qytetet bregdetare
    Çmimi mesatar i banesave u rrit me 14.6% në terma gjashtëmujorë dhe me 41.7% ndaj një viti më parë. Për Tiranën, indeksi u rrit 5.1% në terma gjashtëmujorë dhe 32.6% ndaj nivelit të një viti më parë.
    Banka e Shqipërisë
    Për shkak të çmimeve të larta koha e shitjes së një prone është rritur në raport me vitet e kaluara, të ndikuara sipas Bankës qendrore prej zhvillimeve në tregun e Tiranës, ku duhen të paktën 12 muaj për të shitur një pronë.
    “Agjentët raportojnë numër të pandryshuar banesash të regjistruara në librat e tyre. Balanca neto mes atyre që raportojnë rritje të numrit të banesave të regjistruara dhe atyre që raportojnë rënie të numrit të tyre, ishte neutrale. Numri i pronave të pashitura, si për banesat, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie”, thotë për A2 CNN Reinaldo Pipiria, Drejtor Ekzekutiv i NAREA.

    Në vrojtim evidentohet se kostot e ndërtimit janë rritur në këtë periudhë të parë të vitit por me ritme shumë më të ulëta se çmimet e pronave në vend. Gjatë gjysmës së parë të këtij viti është vërejtur edhe një rënie e numrit të pronave të blera nga shtetas të huaj, duke zbritur nën 20 për qind sipas bankës.
    “Mbi 60% e agjentëve raportojnë se kanë realizuar shitje me çmim më të ulët se ai i kërkuar nga shitësi. Kjo vlerë është më e lartë se ajo e dy periudhave të mëparshme. Ndër këta, në rreth 2/3 e rasteve, shitja ka qenë me një ulje midis 5-20 për qind nga çmimi i kërkuar prej shitësit. Edhe ky tregues është më i lartë se ai i dy periudhave paraardhëse”, thotë Pipiria.
    Vetëm në 6-muajit e parë të vitit qytetarët morën 362 milionë euro kredi për blerje banese, ose 24 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

  • Ofensiva/ Tanket e ushtrisë izraelite hyjnë në qytetin e Gazës

    Ofensiva/ Tanket e ushtrisë izraelite hyjnë në qytetin e Gazës

    Mediet në Rripin e Gazës raportojnë se tanke izraelite kanë hyrë në rrugën Al-Jalaa, në zemër të Qytetit të Gazës. Njëkohësisht, janë raportuar sulme me dronë dhe helikopterë Apache.

    Aviacioni izraelit po godet Qytetin e Gazës, kryesisht në pjesën veriperëndimore, bëri të ditur  për median izraelite, Channel 12.

    Një burim i lartë i sigurisë që foli për median izraelite shpjegoi se sulmet kanë qenë “të dendura dhe të rëndësishme”. Edhe banorët raportojnë se kanë dëgjuar shpërthime të fuqishme në qendër.

    Mediat palestineze raportojnë se ushtria izraelite po godet aktualisht Qytetin e Gazës me avionë luftarakë, artileri dhe dronë. Sipas raportimeve, sulmet po shkaktojnë shpërthime masive që mund të dëgjohen nga larg, shkruan La Repubblica. 

  • Gazetarët nuk vjedhin vota, ata raportojnë!!!

    Gazetarët nuk vjedhin vota, ata raportojnë!!!

    Nga Sara Demushi

    Gazetarët nuk vjedhin vota, ata raportojnë!!!

    Gjatë raportimit tim përmes Euronews Albania të protesës së zhvilluar sot nga Partia Demokratike kam përjetuar një situatë jashtë çdo lloj arsyetimi llogjik. E ndërsa tentova të ushtroja detyrën time të informimit, duke i dhënë hapësirë televizive zyrtarëve më të lartë të Partisë Demokratike, por edhe qytetarëve të pranishëm në protestë u përballa me “stërkala inati”, burimi i tyre i pakuptimtë. Fillimisht ishte deputeti Edi Paloka, i cili mu hakërrue se e pyeta përse je në protestë.

    Më pas ishte Aldo Bumçi, që nuk shfrytëzoi minutat televizive për të ndarë qëndrimin e tij politikë apo për të sulmuar kundërshtarët e tij politikë, por e vetmja gjë që artikuloi ishte: Pse s’më pyete që do më intervistoje?

    Edhe më tej, sërisht z. Paloka, i cili u hakërrye ndaj bexhave të cilat na ka pajisur Këshilli Evropës, si gazetarë të akredituar për të ndjekur dhe samitin politik të krerëve të BE dhe jo vetëm në Tiranë. Sulmi Palokës ndaj yllit në bexh nxiti dhe protestuesit që na u sulën gati në përplasje fizike. Ironia ishte z. Balliu, i cili na akuzoi se ne po sulmonim qytetarët.

    Të qeshim a të qajmë nga kjo sjellje dramatike e atyre që duhet të jenë alternativë e asaj që do duhet të qeversite vendin, që frustrimin e humbjes e kthejnë në dhunë verbale dhe gati fizike ndaj një gazetareje dhe kolegëve të saj, të cilët të vetmin “mëkat” që mbartin është mikfroni prej nga ku i drejtojnë pyetje zyrtarëve të PD. Dhe siç dihet nga të gjitha doktrinat botërore të gazetarisë: Nuk ka pyetje gabim, por përgjigje të gabuara.

    Nëse Partia Demokratik donte të bëhej faktor në këtë protestë duke sulmuar median për votat e humbura, e kanë gabim, kanë ngatërruar betejë.
    Përmes Euronews Albania kam patur mundësi dhe më është dhënë liria editoriale për të raportuar me paanshmëri zërin e qytetarit apo kandidatëve dhe pretendimeve të tyre për krime zgjedhore gjatë garës elektorale të 11 majit.

    Nuk jam këtu për të numëruar votat apo mandatet e njërës palë apo tjetrës, jam për të kryer misionin tim si gazetare, pa cënuar të drejtat e askujt!
    Përtej ngjarjes së sotme, me bindje të plotë garantoj se misionin tim si gazetare do ta vijojë ta kryejë me paanshmëri, pa asnjë mëri, por përkundrazi me përkushtim të plotë për të informuar sa më drejtë dhe sa më shpejtë…

    Lajmsi nuk preket, mbrohet!

  • Si në filma! Burri plagos me thikë gruan dhe ia mbath, por vdes në aksident me makinë

    Si në filma! Burri plagos me thikë gruan dhe ia mbath, por vdes në aksident me makinë

    Një ngjarje tragjike, e denjë për skenarët e filmave hollivudianë, është regjistruar në Parma të Italisë. Mediat përtej Adriatikut raportojnë se një 58-vjeçar pasi ka goditur me thikë me qëllimin për t’i marrë jetën bashkëshorten e tij, ia ka mbathur nga vendi i ngjarjes, por ndërroi jetë në një aksident me makinë.
    Dhahri Abdelhakim, me origjinë nga Tunizia, e plagosi nënën e fëmijëve të tij në banesën e saj, në San Secondo Parmense, një qytet në zonën e Bassa Parmense dhe u përpoq të arratisej, por vdiq pasi makina e tij u përplas “kokë më kokë” me një kamion.
    Aksidenti rrugor që i mori jetën 58-vjeçarit ndodhi në rrugën provinciale 10, jo shumë larg shtëpisë ku gruaja u godit me thikë. Dy personat që udhëtonin me kamionin mbetën të plagosur rëndë.
    Sakaq, mediat raportojnë se gjendja e gruas është e rëndë, pavarësisht se fëmijët, 8 dhe 6 vjeç të çiftit, alarmuan fqinjët, të cilët thirrën me shpejtësi mjekët.