Tag: raportoi

  • Situata në provincën Suveida raportohet se është nën kontroll, pas disa ditësh dhune vdekjeprurëse

    Situata në provincën Suveida raportohet se është nën kontroll, pas disa ditësh dhune vdekjeprurëse

    Një pjesëtar i forcave të brendshme të sigurisë siriane në Suveida. 19 korrik 2025.
    Situata në provincën Suveida raportohet se është nën kontroll, pas disa ditësh dhune vdekjeprurëse mes fransioneve druze dhe beduinëve myslimanë sunitë. Kështu raportoi agjencia shtetërore e lajmeve siriane, SANA, duke cituar Ministrinë e Brendshme më 20 korrik.
    Në Suveida, që është e banuar me shumicë druze, më nuk ka luftëtarë fisnorë dhe përleshjet kanë përfunduar, raportoi kjo agjenci.

    Edhe Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut – monitorues i luftës – raportoi për situatë të qetë.
    Luftimet në Suveida, të cilat shpërthyen një javë më parë, lanë qindra të vdekur dhe shkaktuan një situatë të rëndë humanitare dhe një eksod masiv të civilëve nga kjo provincë, sipas aktivistëve.
    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kërkoi që “luftimet të ndalen menjëherë”, duke bërë thirrje për ndaljen e përdhunimeve dhe masakrimit të njerëzve të pafajshëm.
    Sipas Vëzhguesit sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Mbretërinë e Bashkuar – i cili mbështetet në një rrjet raportuesish brenda Sirisë – pothuajse 1.000 persona janë vrarë që nga 13 korriku, si rezultat i luftimeve në Suveida, ekzekutimeve dhe sulmeve ajrore izraelite.
    Druzët janë një pakicë fetare e islamit shiit dhe jetojnë kryesisht në Siri, por edhe në Izrael, Liban dhe Jordani. Suveida është bastioni i tyre.
    Pas shpërthimit të dhunës, trupat qeveritare siriane ndërhynë.
    Izraeli tha se ka detyrim të mbrojë komunitetin e druzëve, pasi shumë prej tyre shërbejnë në ushtrinë izraelite. Më herët gjatë javës, Izraeli kreu sulme ajrore në Suveida dhe ndaj institucioneve qeveritare në Damask.
    Situata mbetet e brishtë në Siri nën presidentin e ri të përkohshëm, Ahmed al-Sharaa, i cili mori pushtetin pas rrëzimit të sundimtarit Bashar al-Assad, gjashtë muaj më parë.
    Edhe pse administrata e re ka premtuar rikthimin e stabilitetit, përplasjet etnike, dhuna nga milicitë dhe sulmet terroriste vazhdojnë në këtë shtet.

  • Konflikti Izrael-Iran, forcat ajrore izraelite godasin objektin bërthamor në Isfahan

    Konflikti Izrael-Iran, forcat ajrore izraelite godasin objektin bërthamor në Isfahan

    Agjencia e lajmeve Fars e Iranit raportoi të hënën se objekti bërthamor i Isfahanit në Iran u shënjestrua nga Izraeli, duke shtuar se nuk kishte rrjedhje të materialeve të rrezikshme.

    Ndërkohë, policia në provincën iraniane të Qom njoftoi të hënën se 22 persona, të akuzuar për “spiunazh për Izraelin”, ishin arrestuar në luftën tetë-ditore me Izraelin, raportoi gjithashtu Fars.
    “Pas sulmeve të para izraelite më 13 qershor, 22 persona u arrestuan me akuzën e lidhjes me shërbimet e inteligjencës së regjimit zionist dhe shqetësimit të opinionit publik”, raportoi agjencia, duke cituar kreun e shërbimit të inteligjencës policore të provincës në fjalë në Iranin qendror.

    Top Channel

  • Izraeli bën bilancin e sulmeve: Mbi 1100 objektiva të goditura në Iran që nga e premtja

    Izraeli bën bilancin e sulmeve: Mbi 1100 objektiva të goditura në Iran që nga e premtja

    Forcat izraelite kanë goditur më shumë se 1 100 objekte në Iran, që nga fillimi i sulmeve të premten, raportoi sot një zëdhënës ushtarak, ndërsa një grup iranian për të drejtat e njeriut tha se ishin vrarë rreth 600 persona.
    Irani ka lëshuar raketa drejt Izraelit çdo ditë, me rreth 30 raketa balistike të lëshuara në dy sulme intensive gjatë natës. Që nga fillimi i luftës, 24 persona janë vrarë në Izrael dhe më shumë se 800 të tjerë janë plagosur.
    Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA), një organizatë joqeveritare e aktivistëve iranianë – me qendër në SHBA – raportoi sot se 239 civilë, 126 punonjës ushtarak dhe 220 persona të paspecifikuar kishin vdekur në sulmet izraelite – në një total prej 585 të vrarësh.
    HRANA vlerësoi se ishin 1 326 të plagosur. Agjencia i bazon shifrat e saj në të dhënat zyrtare dhe raportet lokale

  • Musk përgënjeshtron New York Times: Për të qenë i qartë, unë nuk marr drogë

    Musk përgënjeshtron New York Times: Për të qenë i qartë, unë nuk marr drogë

    Elon Musk shkroi në X se nuk përdor drogë, një ditë pasi New York Times raportoi se miliarderi mori sasi të konsiderueshme ketamine, ekstazi dhe kërpudha halucinogjene gjatë fushatës zgjedhore.

    “Për të qenë i qartë, unë nuk marr drogë! New York Times gënjen. Kam përdorur ketaminë me recetë disa vite më parë dhe postova në lidhje me të në X, kështu që kjo nuk është asgjë e re. Nuk e kam bërë më që atëherë”, shkroi njeriu më i pasur në botë. 

    Bëhet e ditur se në artikullin e saj, NYT raportoi se Musk konsumoi sasi të konsiderueshme ketamine, një anestetik me efekte stimuluese, ekstazi dhe kërpudha halucinogjene gjatë fushatës zgjedhore.

    CEO i X, Tesla dhe SpaceX, ka deklaruar më parë publikisht se përdor doza të vogla ketamine për të luftuar tendencat depresive dhe se kjo e ndihmon atë të punojë në mënyrë më efikase.

    Por, NYT e bazoi artikullin e saj në mesazhe private dhe intervista me më shumë se 10 njerëz që e njohin Musk ose kanë punuar me të.

    Ndryshe, Wall Street Journal raportoi vitin e kaluar se Musk kishte përdorur herë pas here drogë në të kaluarën.

  • “Mirë se vjen në Shqipëri”/ Videoja e liderëve ‘bebe’ me ‘AI’ në Samitin e Tiranës bën ‘namin’ në mediat ndërkombëtare

    “Mirë se vjen në Shqipëri”/ Videoja e liderëve ‘bebe’ me ‘AI’ në Samitin e Tiranës bën ‘namin’ në mediat ndërkombëtare

    52 liderët e kontinentit evropian të kthyer në fëmijë përmes inteligjencës artificial teksa shprehen në gjuhën e tyre “Mirë se vjen në Shqipëri” është kthyer në një lajm ndërkombëtar, madje dhe si një tjetër mundësi për turizmin në Shqipëri.

    Politico Europe: “Raportoi për reagimet e ndryshme të liderëve ndaj videos, duke përmendur se Kryeministrja italiane Giorgia Meloni qeshi me zemër, ndërsa Kryeministrja daneze Mette Frederiksen shfaqi një buzëqeshje të habitur. Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan mbeti serioz, por u pa një buzëqeshje e lehtë kur u shfaq imazhi i tij si foshnjë me mustaqe”.
    Associated Press (AP): “Raportoi se liderët evropianë u surprizuan kur panë veten e tyre të paraqitur si fëmijë në një version të animuar të krijuar me inteligjencë artificiale gjatë hapjes së samitit në Tiranë”.
    Cadena SER (Spanjë): “Theksoi se videoja e krijuar me inteligjencë artificiale tregonte liderët politikë evropianë si foshnja duke përshëndetur të pranishmit me fjalët “Mirë se vini në Shqipëri”, duke përfshirë figura si Emmanuel Macron, Ursula von der Leyen dhe Viktor Orbán”.
    RTÉ Irlandë: “Publikoi një video që tregonte liderët e shteteve të paraqitur si foshnja në një klip të shkurtër, duke përfshirë reagimet e tyre gjatë shfaqjes së videos”.
    Irish Examiner: “Raportoi për videon që tregonte liderët evropianë si foshnja duke thënë “Mirë se vini në Shqipëri” në gjuhët e tyre amtare, duke theksuar reagimet e ndryshme të të pranishmëve gjatë shfaqjes së saj.
    Edhe në Itali thuajse të gjithë mediet i dhanë një peshë të rëndësishme të kësaj surprize, ndërsa në një kërkim në internet rezulton se video ka marrë një përhapje tejet të gjerë e në çdo gjuhë. Madje “The telegraf” ka zgjedhur të shkojë edhe më tej, përmes një kuizi ofron disa prej tyre duke i kërkuar ndjekësve të gjejnë se kujt i përket.

  • Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS

    Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS

    Që prej përfundimit të votimit gati e deri më tani, kryesocialisti Edi Rama nuk ka lëvizur nga selia e Partisë Socialiste.
    Siç raportoi gazetarja Elja Zotka, kreu i qeverisë lëvizi nga selia vetëm pak orë pasi votoi në QV-në në Surrel.
    Ndërkohë që prej kthimit në seli, ai ndodhet në zyrën e tij. Sipas asaj që raportoi gazetarja, në selinë e PS-së nuk ka drejtues të tjerë pasi janë shpërndarë në zonat e tyre.

  • Probleme me pajisjen PEI në Elbasan, inicident mes kandidates së PD dhe përfaqësues së PS

    Probleme me pajisjen PEI në Elbasan, inicident mes kandidates së PD dhe përfaqësues së PS

    Pas më shumë se dy orësh nga hapja e votimeve, në Elbasan janë hasur probleme me pajisjen e identifikimit elektronik, pasi pajisja nuk lexon shenjat e gishtave. Nga qendra e votimit 237800, raportoi gazetarja e A2 CNN Belinda Ruçaj, e cila tha se aktualisht pajisja është vënë në funksion.
    “Në këtë qendër nuk kanë votuar për shkak të problematikës së pajisjes PEI që nuk identifikonte asnjë prej qytetarëve. Qytetarët thonë se kanë paraqitur këtë problem te KQZ dhe tani pas dy orësh ka nisur votimi në këtë qendër. Nuk kanë munguar as rastet sporadike të qytetarëve që nuk e kanë gjetur emrin në listë”, raportoi gazetarja e A2 CNN.
    Sipas saj edhe në dy qendra votimi në Elbasan ka pasur probleme me pajisjen PEI, e cila nuk ka funksionuar për rreth dy orë dhe puna ka vijuar më pas.
    Gazetarja e A2 CNN raportoi gjithashtu se në këtë qendër është raportuar edhe një incident mes deputetes së PD-së Klodiana Capja dhe përfaqësueses së PS-së.
    “Një tjetër situatë ku kandidatja e PD Klodiana Çapja ka qenë këtu dhe ka patur incident me përfaqësuesen e PS dhe pretendon se kjo punonjësve po ushtron presion mbi qytetarët dhe zgjedhësit”.
    Në qarkun e Elbasanit janë mbi 331 mijë zgjedhës. Janë 4 KZAZ dhe 244 qendra votimi në bashkinë Elbasan.

  • Mianmari liron rreth 4.900 persona, përfshirë të burgosur politikë

    Mianmari liron rreth 4.900 persona, përfshirë të burgosur politikë

    Bota E Enjte, 17 Prill 2025 13:14
    Kreu i Qeverisë ushtarake të Mianmarit ka amnistuar afër 4.900 të burgosur.
    Amnistia u lëshua në ditën kur ky shtet shënon Vitin e Ri tradicional, raportoi media shtetërore. Një organizatë e pavarur tha se në mesin e të liruarve janë të pakën 22 të burgosur politikë.

    Të paktën 19 autobusë me të burgosur u larguan nga burgu Insein në Jangon dhe familjarët dolën te porta e burgut për të pritur të afërmit e tyre mëngjesin e 17 prillit.
    Rrjeti i Mianmarit për të Burgosur Politikë, një grup i pavarur vëzhgues që regjistron shkeljet e të drejtave të njeriut në burgjet e Mianmarit, tha përmes një deklarate se sipas informatave fillestare, të paktën 22 të burgosur politikë janë liruar.
    Gjenerali Min Aung Hlaing, kreu i Këshillit Ushtarak që udhëheq me shteti, fali 4.893 të burgosur, raportoi MRTV. Trembëdhjetë të huaj po ashtu u liruan dhe u dëbuan nga Mianmari, raportoi media shtetërore.
    Të burgosurit e tjerë morën ulje dënimi, përveç atyre që janë të dënuar për akuza të rënda si vrasje dhe përdhunim, apo të atyre që janë të dënuar për çështje të sigurisë.
    Nëse të liruarit shkelin përsëri ligjin, ata do të duhet të vuajnë pjesën e mbetur të dënimit origjinal, përveç çdo dënimi të ri.
    Amnistitë masive gjatë festave nuk janë të pazakonshme në Mianmar, shtet që njihej më herët si Burma.
    Mianmari udhëhiqet nga junta ushtarake që nga 1 shkurti i vitit 2021, kur ushtria rrëzoi qeverinë e zgjedhur, të udhëhequr nga udhëheqësja civile, Aung San Suu Kyi. Marrja e pushtetit nga ushtria, nxiti rezistencë masive paqësore, e cila më vonë u shndërrua në një luftë të armatosur. Vendi tani përballet me luftë civile.
    Sipas Shoqatës për Ndihmë të të Burgosurve Politikë, një organizatë e pavarur që mbledh të dhëna të detajuara mbi arrestimet dhe viktimat e lidhura me konfliktet politike në vend, rreth 22.197 të burgosur politikë – përfshirë edhe Suu Kyi – ishin ende në paraburgim deri të premten e kaluar.
    Shumë prej këtyre të burgosurve politikë janë të akuzuar për “nxitje”, akuzë që përdoret gjerësisht për të arrestuar kritikët e qeverisë apo ushtrisë. Kushdo që gjendet fajtor për këtë vepër penale mund të dënohet deri me tre vjet burgim./REL

  • Mianmari feston Vitin e Ri tradicional, lirohen rreth 4.900 persona, përfshirë të burgosur politikë

    Mianmari feston Vitin e Ri tradicional, lirohen rreth 4.900 persona, përfshirë të burgosur politikë

    Kreu i Qeverisë ushtarake të Mianmarit ka amnistuar afër 4.900 të burgosur.

    Amnistia u lëshua në ditën kur ky shtet shënon Vitin e Ri tradicional, raportoi media shtetërore. Një organizatë e pavarur tha se në mesin e të liruarve janë të pakën 22 të burgosur politikë.
    Të paktën 19 autobusë me të burgosur u larguan nga burgu Insein në Jangon dhe familjarët dolën te porta e burgut për të pritur të afërmit e tyre mëngjesin e 17 prillit.
    Rrjeti i Mianmarit për të Burgosur Politikë, një grup i pavarur vëzhgues që regjistron shkeljet e të drejtave të njeriut në burgjet e Mianmarit, tha përmes një deklarate se sipas informatave fillestare, të paktën 22 të burgosur politikë janë liruar.
    Gjenerali Min Aung Hlaing, kreu i Këshillit Ushtarak që udhëheq me shteti, fali 4.893 të burgosur, raportoi MRTV. Trembëdhjetë të huaj po ashtu u liruan dhe u dëbuan nga Mianmari, raportoi media shtetërore.
    Të burgosurit e tjerë morën ulje dënimi, përveç atyre që janë të dënuar për akuza të rënda si vrasje dhe përdhunim, apo të atyre që janë të dënuar për çështje të sigurisë.
    Nëse të liruarit shkelin përsëri ligjin, ata do të duhet të vuajnë pjesën e mbetur të dënimit origjinal, përveç çdo dënimi të ri.
    Amnistitë masive gjatë festave nuk janë të pazakonshme në Mianmar, shtet që njihej më herët si Burma.
    Mianmari udhëhiqet nga junta ushtarake që nga 1 shkurti i vitit 2021, kur ushtria rrëzoi qeverinë e zgjedhur, të udhëhequr nga udhëheqësja civile, Aung San Suu Kyi. Marrja e pushtetit nga ushtria, nxiti rezistencë masive paqësore, e cila më vonë u shndërrua në një luftë të armatosur. Vendi tani përballet me luftë civile.
    Sipas Shoqatës për Ndihmë të të Burgosurve Politikë, një organizatë e pavarur që mbledh të dhëna të detajuara mbi arrestimet dhe viktimat e lidhura me konfliktet politike në vend, rreth 22.197 të burgosur politikë – përfshirë edhe Suu Kyi – ishin ende në paraburgim deri të premten e kaluar.
    Shumë prej këtyre të burgosurve politikë janë të akuzuar për “nxitje”, akuzë që përdoret gjerësisht për të arrestuar kritikët e qeverisë apo ushtrisë. Kushdo që gjendet fajtor për këtë vepër penale mund të dënohet deri me tre vjet burgim. /REL

    Top Channel