Tag: raportohet

  • Përfshihet nga flakët, autobusi i linjës “Unaza e Re” nuk raportohet për të lënduar

    Përfshihet nga flakët, autobusi i linjës “Unaza e Re” nuk raportohet për të lënduar

    Një autobus i transportit urban në kryeqytet është përfshirë nga flakët para Ministrisë së Jashtme. Sipas pamjeve të siguruara , autobusi ka marrë flakë në pjesën e motorit, dyshohet për një defekt teknik.
    Sakaq, raportohet se në momentin që kanë nisur flakët në autobus kanë qenë duke udhëtuar disa pasagjerë, të cilët kanë dalë jashtë menjëherë. Asnjë prej tyre nuk ka pësuar lëndime, ndërsa ky incident ka shkaktuar bllokim të trafikut në zonë.

  • Tenderët/ Në 2024 shfaqën problem me zbatimin 78 kontrata, nga vonesat tek ndërprerja e njëanshme

    Tenderët/ Në 2024 shfaqën problem me zbatimin 78 kontrata, nga vonesat tek ndërprerja e njëanshme

    Të paktën 78 kontrata që kanë objekte të ndryshme në përbërje të tyre kanë shfaqur probleme me zbatimin gjatë vitit të kaluar. Të dhënat zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) tregojnë se nisur nga numri total prej 2615 raportimeve për zbatimin e kontratës, të dërguara pranë APP, 2.98 % e tyre kanë patur problematika gjatë zbatimit.
    Konkretisht pjesën më të madhe të tyre e përbën problematika e vonesave në zbatim ku autoritetet kanë aplikuar penalitete ndaj kontratktorëve përkatës në 28 kontrata. Raporti i APP vlerëson se për 10 kontrata, raportohet aplikim penalitetesh, por pa dhënë arsyet ndërkohë që për 2 kontrata, raportohen vonesa në zbatimin e kontratës, por pa raportuar masat e marra.
    Po kështu për 10 kontrata, raportohet mospërmbushje e detyrimeve kontraktuale, ku në 2 raste raportohet njëkohësisht edhe aplikimi i penaliteteve për vonesa në dorëzim për pjesën e zbatuar të kontratës. Para hyrjes në fuqi të ndryshimeve të LPP (ligjit për prokurimet publike), në rastet që autoritetet kontraktore nuk kanë raportuar për paraqitjen e kërkesës për përjashtimin e operatorëve ekonomikë, ka informuar Drejtorinë Juridike për situatën e raportuar.
    Për 4 kontrata, raportohet se kontrata nuk është realizuar sipas kushteve të saj, por në vijim kontraktori ka korrigjuar mospërmbushjen. Për 1 kontratë, raportohen vonesa për marrjen në dorëzim, për shkak të mosparaqitjes së një anëtari të marrjes në dorëzim.
    Sipas APP për një tjetër 1 kontratë raportohen problematika, pasi megjithëse kontraktori ka realizuar shërbimet objekt kontrate për mirëmbajtjen e printerit, ai vazhdon të mos funksionojë kurse për 7 kontrata, raportohen pezullime punimesh, apo vonesa në fillimin e zbatimit të kontratës, për shkak të problematikave që lidhen me lirimin e sheshit të ndërtimit, apo marrjen e lejeve të nevojshme për ecurinë e punimeve objekt kontrate, apo problematikave që ndikonin në realizimin e kontratës.
    Autoritetet kanë raportuar se për 9 kontrata, ka pasur ndërprerje /përfundim të saj para afatit apo mosrealizim në vlerën e plotë të tyre, për shkak të ndryshimit të nevojave të autoritetit kontraktor, apo ndryshimit të çmimeve në treg për mallrat objekt kontrate.
    Në fund për 2 kontrata, raportohet ndërprerje e njëanshme e kontratës nga kontraktori, pasi pretendonte se kishte llogaritur gabim ofertën e tij. Në këtë rast autoritetet kontraktore kanë paraqitur pranë APP kërkesë për përjashtim të operatorit ekonomik.
    Për 4 kontrata raportohen problematika, pasi kontraktori edhe pse ka realizuar shërbimet, nuk ka paraqitur çdo muaj faturat e shërbimeve të dhëna, por ka paraqitur vetëm 1 faturë në përfundim të kontratës, si dhe raportohen probleme financiare./ Monitor

  • Të shtëna me armë zjarri në Fier, raportohet për një të plagosur

    Të shtëna me armë zjarri në Fier, raportohet për një të plagosur

    Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në fshatin Sulaj të Fierit, ku dyshohet se ka mbetur e plagosur një grua. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se policia ka identifikuar autorët e ngjarjes dhe ka nisur kërkimet për kapjen e tyre.
    Deri më tani nuk dihet motivi i ngjarjes dhe se kush janë personat e përfshirë.

  • Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sulaj të Fierit, raportohet për një të plagosur

    Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sulaj të Fierit, raportohet për një të plagosur

    Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në fshtin Sulaj të Fierit. Një person raportohet se ka mbetur i plagosur. 

    Sipas informacioneve, policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia.

  • Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Sarandë-Tiranë, raportohet se pasagjerët…

    Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Sarandë-Tiranë, raportohet se pasagjerët…

    Sot, rreth orës 11:40, pranë tunelit të Skërficës, dyshohet se, si pasojë e një defekti në motor, ka marrë flakë në ecje një autobus me udhëtarë, i linjës Sarandë-Tiranë, me drejtues shtetasin G. A.
    Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

  • Aksident në kryqëzimin e Gjadrit, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin

    Aksident në kryqëzimin e Gjadrit, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin

    Një aksident rrugor ka ndodhur në kryqëzimin e Gjadrit.
    Raportohet se dy automjete që lëviznin në drejtimet Shkodër-Lezhë dhe Kodhel-Gjadër janë përplasur ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.
    Nga verifikimet paraprake, drejtuesit e mjeteve nuk kanë qenë nën ndikimin e alkoolit. Autoritetet po kryejnë veprimet administrative të nevojshme.

  • Reshje të dendura shiu dhe përmbytje në veri të Bosnjës, raportohet për persona të zhdukur dhe shtëpi nën ujë

    Reshje të dendura shiu dhe përmbytje në veri të Bosnjës, raportohet për persona të zhdukur dhe shtëpi nën ujë

    Dy persona janë zhdukur në qytetin e Tuzllës në Bosnje e Hercegovinë si pasojë e reshjeve të mëdha që kanë shkaktuar rritjen e nivelit të ujit në lumenjtë e këtij vendi.
    Bëhet fjalë për një polic dhe një person që në orët e paradites së 27 marsit ka ikur nga policia dhe është futur në shtratin e lumit Jala.

    Për shkak të reshjeve që po vazhdojnë për ditën e të tretë me radhë, në pjesën më të madhe të Bosnje e Hercegovinës lumenjtë kanë dalë nga shtrati.
    Gjendje më e rënduar raportohet në pjesën veriore dhe veriperëndimore të vendit, ku janë mbyllur disa rrugë kryesore.
    Në Laktash, afër Banjallukës, janë përmbytur rreth 100 shtëpi. Lumi Bukovica ka çarë kanalin rreth orës katër të mëngjesit dhe ka përmbytur një lagje të tërë.
    Sipas Institutit Federal Hidrometeorologjik, reshje intensive priten deri më 29 mars, ndërsa më pas parashikohet stabilizim gradual i motit dhe ndërprerje e reshjeve deri më 3 prill.
    Në fund të vitit të kaluar, Bosnja u përballë më vërshime vdekjeprurëse, kur 27 njerëz humbën jetën nga përmbytjet dhe rreshqitjet e dheut më 4 tetor.
    Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e fuqishme goditën pjesë të Bosnjës jugore dhe qendrore më 4 tetor, duke shkatërruar shtëpi, rrugë dhe duke ndërprerë rrymën dhe bllokuar qasjen në disa fshatra./REL