Tag: raportohet

  • Përplasen tre automjete pranë kryqëzimit të Shëngjinit, nuk raportohet për të lënduar

    Përplasen tre automjete pranë kryqëzimit të Shëngjinit, nuk raportohet për të lënduar

    Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së premtes në dalje të qytetit të Lezhës, pranë kryqëzimit të Shëngjinit.
    Në përplasje janë përfshirë tre automjete, duke shkaktuar dëme materiale. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
    Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

  • Dy aksidente në pak minuta në Elbasan/Raportohet për 1 të vdekur dhe 2 të plagosur

    Dy aksidente në pak minuta në Elbasan/Raportohet për 1 të vdekur dhe 2 të plagosur

    Janë regjistruar sot 2 aksidente në dy segmente të ndryshme të rrugëve kombëtare në Qarkun e Elbasanit, duke sjellë pasoja për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
    Siç raportohet, një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së automjeteve.
    Ngjarja më e rëndë ka ndodhur në aksin kombëtar Elbasan–Librazhd, konkretisht në segmentin rrugor Xibrakë–Labinot Fushë, ku dy automjete janë përplasur mes tyre me një shpejtësi të konsiderueshme. Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë janë dëmtuar rëndë dy persona, të cilët u transportuan me urgjencë në spital. Fatkeqësisht, njëri prej tyre nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në ambientet spitalore.
    Ndërkohë, një tjetër aksident është regjistruar në Kthesat e Murrashit, ku një automjet ka dalë nga rruga, por fatmirësisht pa pasoja serioze për drejtuesin e mjetit. Megjithatë, incidenti ka shtuar shqetësimet për sigurinë rrugore në këtë zonë.
    Qarkullimi në akset rrugore të Elbasanit vijon të jetë i vështirë dhe kërkohet kujdes maksimal nga drejtuesit e mjeteve, sidomos në segmentet me kthesa dhe pamje të kufizuar. Autoritetet rrugore kanë bërë thirrje për respektimin e rregullave të qarkullimit dhe uljen e shpejtësisë, veçanërisht në kushtet e motit të keq.

  • Himarë/ Aksidentohet parashutisti me banderolën elektorale të Vullnet Sinajt

    Himarë/ Aksidentohet parashutisti me banderolën elektorale të Vullnet Sinajt

    Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në Himarë gjatë një tubimi elektoral.
    Raportohet se parashutisti Xhonatan Islami, teksa po valëviste banderolën e kandidatit socialist në qarkun Vlorës, Vullnet Sinaj, ka bërë një ulje të gabuar duke u përplasur në një shtyllë dhe më pas në tokë.
    Në fotot e mëposhte shihet momenti kur parashutistit i jepet ndihma e parë nga të pranishmit.
    Raportohet se Xhonatan Islami ka pësuar dëmtime në këmbë.

  • Tronditet sërish Shkodra/ Turisti qëllon për vdekje bashkëshorten, tenton edhe vetëvrasjen, ja si është gjendja e tij

    Tronditet sërish Shkodra/ Turisti qëllon për vdekje bashkëshorten, tenton edhe vetëvrasjen, ja si është gjendja e tij

    Një krimi i rëndë brenda familjes raportohet se ka ndodhur në Shkodër. Sipas të dhënave paraprake, një turis ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur në Gjuhadol.
    Më pas ai ka qëlluar edhe veten, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë. Nuk dihen rrethanat e ngjarjes por po punohet për zbardhjen e tyre teksa ende nuk dihet identiteti i tyre.

  • Zbulohet objektivi i merkatos, Interi dërgon skautë në stadium për ta ndjekur

    Zbulohet objektivi i merkatos, Interi dërgon skautë në stadium për ta ndjekur

    27 Prill 2025

    12:23

    Telesport

    Mateo Pellegrino është një nga kandidatët e merkatos së Interit për sulmin e së ardhmes. Në ndeshjen Lazio-Parma, raportohet se skautët e klubit zikaltër do të ndjekin nga afër sulmuesin në stadium.
    Lajmi raportohet nga Tuttosport, e cila përmend edhe disa emra të tjerë në listën e Interit: Castro (Bologna), David (Lille), Krstovic (Lecce) dhe Lucca (Udinese).
    Raportet ndërmjet Interit dhe Parmës janë të shkëlqyera dhe kjo shton shanset e transferimit të Pellegrinos. Marrëveshja do të jetë e lehtë për t’u arritur.

  • Zgjedhjet/ Çfarë po ndodh në Elbasan? Agjentët e BKH dhe prokurorët e SPAK zbarkojnë në terren

    Zgjedhjet/ Çfarë po ndodh në Elbasan? Agjentët e BKH dhe prokurorët e SPAK zbarkojnë në terren

    Dhjetëra agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe prokurorë specialë të SPAK kanë zbarkuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.
    Raportohet “blindimi” i Elbasanit vjen për shkak të një monitorimi të rreptë që po i bëhet fushatës zgjedhore në këtë Qark nga ana e agjentëve të BKH dhe SPAK, të cilët kanë mbështetjen edhe të OSBE, Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), si edhe Agjencisë së Inteligjencës Financiare.
    Të gjitha këto struktura janë vendosur në gatishmëri të plotë për të kontrolluar çdo cenim të procesit zgjedhor dhe çdo lëvizje të kandidatëve për deputetë, aktiviteti elektoral i të cilëve, si edhe i mbështetësve të tyre, po mbahet nën vëzhgim të rreptë në çdo moment.
    Raportohet se në kreu të grupit të monitorimit është prokurori Ols Dado. Grupi po ndjek në terren procesin elektoral dhe hetuesit janë duke punuar me pajisje me teknologji të avancuar që dokumentojnë çdo shkelje në këtë proces zgjedhor.
    BKH dhe SPAK janë duke monitoruar gjithçka në këtë proces zgjedhor në Qarkun e Elbasanit duke filluar nga përdorimi i burimeve publike, abuzimi me administratën, qarkullimi i parave të pista, ndikimi i krimit të organizuar dhe çdo tentativë për blerje votash.
    Burime zyrtare bëjnë me dije se angazhimi i organeve ligjzbatuese ka për qëllim garantimin e pastërtinë e procesit zgjedhor të 11 Majit.
    Qarku i Elbasanit sipas burimeve zyrtare është nga më të “blinduarit” nga hetuesit ndër 12 qarqet e Shqipërisë në këtë proces zgjedhor.
    Kandidatët për deputetë që kapen në shkelje gjatë këtij rrezikojnë jo vetëm të humbasin mandatin, por të përfundojë edhe para ligjit.

  • Të shtëna me armë zjarri në Tiranë/ Raportohet për 4 të plagosur, dy në gjendje të rëndë

    Të shtëna me armë zjarri në Tiranë/ Raportohet për 4 të plagosur, dy në gjendje të rëndë

    Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku raportohet se 4 person kanë mbetur të plagosur.
    Bëhet fjalë për shtetasit Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krah, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç.
    Mësohet se persona kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, të cilin e kanë ndjekur deri tek rrethrrotullimi i Shkozës.
    Raportohet se objekt i sulmit ka qenë makina e kompanisë së sigurisë, Pelikani Security.
    Për pasojë 4 persona kanë mbetur te plagosur dhe janë transportuar për në spital.
    Dy prej të plagosurve nga atentati në Tiranë, ndodhen në gjendje të rënë tek Spitali i Traumës.
    Ndërkaq, dy të plagosurit e tjerë, kanë plagë më të lehta.
    Ndërkohë më pas autorët janë larguar dhe dyshohet se kanë ndjegur makinën në zonën e Lundrës.
    Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa janë ngritur pika kontrolli me qellim identifikimin dhe kapjen e autoreve.
    Njoftimi i policise
    Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç. Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

  • Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, raportohet për 4 të plagosur

    Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, raportohet për 4 të plagosur

    Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku raportohet se 4 person kanë mbetur të plagosur.
    Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, të cilin e kanë ndjekur deri tek rrethrrotullimi i Shkozës.
    Raportohet se objekt i sulmit ka qenë makina e kompanisë së sigurisë, Pelikani Security.
    Për pasojë 4 persona kanë mbetur te plagosur dhe janë transportuar për në spital.
    Dy prej të plagosurve nga atentati në Tiranë, ndodhen në gjendje të rënë tek Spitali i Traumës.
    Ndërkaq, dy të plagosurit e tjerë, kanë plagë më të lehta.
    Ndërkohë më pas autorët janë larguar dhe dyshohet se kanë ndjegur makinën në zonën e Lundrës.
    Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa janë ngritur pika kontrolli me qellim identifikimin dhe kapjen e autoreve.

  • Raportohet për vdekjen e një të riu në Malishevë, thuhet se humbi jetën teksa punonte në ndërtim

    Raportohet për vdekjen e një të riu në Malishevë, thuhet se humbi jetën teksa punonte në ndërtim

    Një i ri po raportohet se ka vdekur teksa po punonte në ndërtim në Malishevë.
    Në bazë të informacioneve të mediave lokale malishevase, Isuf Xhyliqi, mosha e të cilit nuk dihet, ka humbur jetën në vendin e punës.
    Deri më tani nuk janë zbardhur informacione të tjera lidhur me rastin.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Publikohen pamjet nga shpërthimi i mbrëmshëm në Athinë, nuk raportohet për të lënduar (VIDEO)

    Publikohen pamjet nga shpërthimi i mbrëmshëm në Athinë, nuk raportohet për të lënduar (VIDEO)

    Një bombë ka shpërthyer pranë zyrave të Hellenic Train në Athinë, mbrëmjen e së premtes.
    Mediat greke kanë siguruar pamjet nga momenti i shpërthimit, dhe një çantë shpinës ku ndodhej lënda shpërthyese, pak çaste para shpërthimit të madh.
    Çanta ishte e lidhur në një kolonë jashtë zyrave të Hellenic Train. Autorët kanë shkuar në vendngjarje me një motor dhe e kanë lënë aty.
    Nga shpërthimi nuk raportohet për pesona të lënduar por vetëm dëme materiale.
    Kjo ngjarje, vjen në një situatë kur zemërimi i gjerë publik është rritur si pasojë e tragjedisë hekurudhore Tempi të vitit 2023, në të cilën 57 njerëz u vranë kur një tren mallrash dhe një tren pasagjerësh që shkonte në drejtime të kundërta u vendosën në të njëjtën binarë.