Të paktën 21 persona raportohet se kanë vdekur pasi tornadot goditën pjesë të dy shteteve të SHBA-së.
Zyrtarët në Kentucky thanë se kishte pasur 14 vdekje për shkak të motit të keq, ndërsa 7 persona humbën jetën në Missouri.
Tornadoja në Kentucky goditi Qarkun Laurel, në juglindje të shtetit, në orët e para të së shtunës. Zyrtarët thanë se prisnin që numri i të vdekurve të rritej.
Zyrtarët e Misurit thanë se 5,000 ndërtesa u dëmtuan, çatitë u shkatërruan dhe linjat e energjisë u rrëzuan nga një tornado që goditi vendin të premten.
Rreth 100,000 prona në St Louis mbetën pa energji elektrike dhe departamenti i zjarrfikësve tha se u kryen kërkime shtëpi më shtëpi në zonat më të prekura.
Autoritetet në Kentucky thanë se pati raportime edhe për lëndime të rënda.
“Kërkimi po vazhdon në zonën e dëmtuar për të mbijetuarit”, tha Sherifi i Qarkut Laurel, John Root, në një postim në mediat sociale.
Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së tha se tornadot goditën edhe Illinoisin fqinj./vizionplus.tv