Tag: raportohet

  • Putin këshillon Iranin: Pranoni marrëveshjen bërthamore me Amerikën

    Putin këshillon Iranin: Pranoni marrëveshjen bërthamore me Amerikën

    Pavarësisht frustrimit publik të Donald Trump me Vladimir Putinin, presidenti rus raportohet se i ka thënë Iranit të pranojë një marrëveshje bërthamore të SHBA-së.

    Putini ka sinjalizuar privatisht mbështetje për një marrëveshje që do ta pengonte Iranin të pasuronte uraniumin, thanë burime të njohura me bisedimet për Axios.
    Rusia e ka mbështetur Iranin për çështjen bërthamore për vite me radhë, por tani raportohet se Moska i ka kërkuar Iranit të bjerë dakord për “zero pasurim”.
    Ndryshimi i raportuar në qëndrimin e Putinit vjen pas luftës 12-ditore midis Izraelit dhe Iranit, e cila gjithashtu pa SHBA-të të kryenin sulme ndaj lokacioneve bërthamore iraniane, transmeton Sky News.

    Top Channel

  • Tensione në Theth, banorët përplasen më IKMT – Hidhet molotov

    Tensione në Theth, banorët përplasen më IKMT – Hidhet molotov

    Protestat e banorëve dhe sipërmarrësve në Theth kundër prishjes së strukturave të ndërtuara në zonë kanë marrë një kthesë të rrezikshme. Situata, e cila prej disa ditësh ka qenë e tensionuar, ka përshkallëzuar sot me një incident të rëndë.
    Raportohet se persona të paidentifikuar kanë qëlluar me koktej molotovi fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) si dhe urën kryesore të lagjes “Gjelaj”. Ky akt ka ndezur alarmin në zonë dhe ka rritur ndjeshëm tensionin mes banorëve dhe autoriteteve.
    Menjëherë pas incidentit, forcat e rendit kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur operacionin për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Ndërkohë, raportohet se efektivë të Forcës Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) janë nisur me urgjencë nga Tirana drejt Thethit për të përforcuar sigurinë..
    Ende nuk ka të dhëna nëse ka persona të lënduar gjatë incidentit. Banorët e zonës, të cilët po shprehin publikisht me lot në sy dëshpërimin e tyre për prishjen e bizneseve të cilat ishin burimi i vetëm i jetesës dhe e kanë dënuar ashpër këtë akt dhune.

  • Prishja e ndërtimeve pa leje/ Tensione në Theth! Goditen me molotov fadromat e IKMT, policia në ndjekje të autorëve

    Prishja e ndërtimeve pa leje/ Tensione në Theth! Goditen me molotov fadromat e IKMT, policia në ndjekje të autorëve

    Tensionet në zonën e Tethit vijojnë të përshkallëzohen ndërsa Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po çon përpara aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje.
    Raportohet se ditën e sotme disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me molotov fadroma të IKMT‑së si edhe urën kryesore të lagjes “Gjelaj”.
    Menjëherë pas incidentit, forcat e rendit rrethuan zonën dhe kanë nisur kërkimet për autorët e dyshuar.
    Po ashtu raportohet se forca nga FNSH janë nisur drejt Thethit nga kryeqyteti për të ndihmuar autoritetet.

  • Sulm me sopatë në një tren në Gjermani, raportohet për të plagosur

    Sulm me sopatë në një tren në Gjermani, raportohet për të plagosur

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani.

    Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare një burrë dyshohet se ka sulmuar pasagjerët në një tren me sopatë.
    Si pasojë katër persona janë plagosur.  Autori dyshohet se është një sirian, i cili është ndaluar nga policia.

    /vizionplus.tv

  • Tërmet me magnitudë 4.1, ja ku ishte epiqendra. Zonat ku u ndjenë lëkundjet

    Tërmet me magnitudë 4.1, ja ku ishte epiqendra. Zonat ku u ndjenë lëkundjet

    Ndihen sërish lëkundje sizmike në vend.
    Raportohet se lëkundjes kanë qenë me magnitudë, 4.1 të shkallës Rihter, me epiqendër 11 km në jugperëndim të Fushë- Krujës, dhe 17 km në veriperëndim të Tiranës.
    Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, tërmeti kishte një thellësi prej 5 km dhe është ndjerë në Tiranë dhe në zonat përreth. Deri në këto momente nuk raportohet për dëme materiale.
    Gjatë këtyre ditëve vendi ynë është përfshirë nga lëkundje sizmike të herëpashershme

  • Të shtëna me armë në Kamëz, raportohet për të plagosur

    Të shtëna me armë në Kamëz, raportohet për të plagosur

    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të martë në Kamëz. Mësohet se nga të shtënat me armë, dyshohet për një person të plagosur.
    Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihen motivet dhe rrethanat e ngjarjes.

  • Irani sulmon Izraelin/ Një raketë godet qendrën tregtare në Tel Aviv, raportohet për disa të plagosur! Gazetari i TCH sjell pamjet nga vendngjarja

    Irani sulmon Izraelin/ Një raketë godet qendrën tregtare në Tel Aviv, raportohet për disa të plagosur! Gazetari i TCH sjell pamjet nga vendngjarja

    Disa shpërthime u dëgjuan në zonën e Tel Aviv këtë të diel në mëngjes, raporton nga kryeqyteti izraelit gazetari i Top Channel, Artur Bibe.

    Mbrojtja ajrore e izraelit u aktivizua dhe sistemi raketor Iron Dome rrëzoi disa raketa.
    Sipas gazetarit, njëra nga raketat ka goditur në qendër tregtare në Tel Aviv dhe paraprakisht raportohet për të plagosur, por ende nuk dihet numri i të lënduarve.

    Top Channel

  • Dy aksidente njëri pas tjetrit në autostradën Tiranë-Durrës, përfshihen 8 makina

    Dy aksidente njëri pas tjetrit në autostradën Tiranë-Durrës, përfshihen 8 makina

    Dy aksidente të njëpasnjëshme janë regjistruar sot pranë mbikalimit të Fllakës në autostradën Tiranë-Durrës.. Të përfshira janë 8 automjete, teksa raportohet vetëm për dëme materiale.
    Si pasojë e aksidentit janë krijuar radhë të gjata trafiku. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, raportohet vetëm për dëme materiale. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidenteve dhe lirimin e trafikut.

  • Aksident në Tiranë, raportohet për të lënduar

    Aksident në Tiranë, raportohet për të lënduar

    Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën që lidh zonën e Shkozës me rrethin në dalje të kryeqytetit.
    Sipas burimeve paraprake, në ngjarje janë përfshirë dy automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar të lënduar.
    Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
    Policia rrugore ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e përplasjes.

  • Aksident në Maliq/ Makina përmbyset në rrugë, lëndohet nëna dhe dy fëmijët

    Aksident në Maliq/ Makina përmbyset në rrugë, lëndohet nëna dhe dy fëmijët

    Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Korçë-Maliq. Raportohet se një automjet është përmbysur në rrugë dhe për pasojë 3 persona janë lënduar.
    Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Bulgarec. Te plagosur kane mbetur një grua dhe dy fëmijë. Paraprakisht raportohet se të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
    gijotina.com/