Një zjarr raportohet se ka rënë pasditen e sotme në një gomisteri në Shkozet të Durrësit. Mësohet se zjarri ka rënë në katin e parë të ndërtesës. Zjarri dhe flakët kanë alarmuar banorët dhe menjëherë janë njoftuar zjarrfikësit.
Flakët rrezikonin edhe katet e tjera të ndërtesës por edhe objektet e tjera rreth saj. Fatmirësisht ndërhyrja është bërë në kohë dhe zjarrfikësit kanë arritur te neutralizojnë flakët dhe e kanë shuar plotësisht atë. Nga zjarri nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.
Tag: raportohet
-

Zjarr në katin e parë të një gomisterie në Durrës, raportohet vetëm për dëme materiale
-

Përfshihet nga flakët një servis në Fier, raportohet për dëme të konsiderueshme
Pjesa e pasme e një servisi automjetesh ështe përshirë nga flakët pranë vendit të quajtur “Kthesa e Patosit”.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy mjete zjarrfikëse të cilat po bëjnë të mundur neutralizimin e flakëve si dhe policia së bashku me grupin hetimor për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.
Ndërkohë, që e gjithë zona është mbuluar nga tymi, dëmet materiale janë të konsiderueshme, por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar. -

Shpërthim me lëndë plasëse jashtë një banese në Durrës, raportohet për dëme materiale, autori në kërkim
Një shpërthim me lëndë plasëse raportohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.14 në Durrës. Bëhet me dije se shpërthimi ka ndodhur në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit I. Gj, 66 vjeç.
Si pasojë e shpërthimit raportohet vetëm për dëme materiale.
Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Njoftimi i Policisë Durrës:
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ambientet e jashtme të banesës së shtetasit I. Gj., 66 vjeç, në lagjen nr. 14, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë pati vetëm dëme materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
-

Të shtëna me armë në bazën Fort Stewart në Georgia, raportohet për pesë ushtarë të plagosur
Fort Stewart në Georgia është nën bllokim, sipas një zëdhënësi të policisë, i cili konfirmoi se “ka një sulmues aktiv”.
Lt. Kolonel Angel Tomko, zëdhënësi i Departamentit të Policisë së Fort Stewart, nuk dha detaje të mëtejshme, por faqja e verifikuar në Facebook e Fort Stewart Hunter Army Airfield njoftoi se: “Raportohet për pesë ushtarë të plagosur dhe situata vazhdon të jetë në zhvillim.”
“Bllokimi i bazës u vendos në orën 11:04 paradite dhe forcat e rendit janë në vendngjarje,” thuhet në postim.
Fort Stewart i Ushtrisë Amerikane trajnon dhe vendos njësitë aktive dhe rezervë të Ushtrisë dhe është baza e Divizionit të 3-të të Këmbësorisë. Ajo ndodhet rreth 40 milje në jugperëndim të Savannah, Georgia.
Mbi 10,000 persona — ushtarë, anëtarë familjes dhe punonjës civilë të ushtrisë — jetojnë në këtë bazë.Top Channel
-

Aksident i rëndë në Itali, raportohet për 3 viktima dhe 15 të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën A1, midis Arezzos dhe Firences, kur një kamion u përplas me disa automjete që kishin ndaluar në rrugë për shkak të trafikut.
Sipas informacioneve fillestare, kamioni nuk arriti të frenonte në kohë e për pasojë goditi automjetet që ndodheshin në autostradë njëra pas tjetrës, përfshirë një kamion tjetër, një makinë kampingu, një autobus turistik dhe një ambulancë.
Ambulanca po transportonte një pacient 75-vjeçar. Përplasja e dhunshme vrau pacientin, si dhe dy punonjës shpëtimi që ishin në pjesën e pasme të automjetit, raportojnë mediat italiane. -

“Kërcet” arma në Fresk, raportohet për të plagosur
Tiranë/Informacion paraprak.
Rreth orës 19:10, është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi J. A., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut. Aktualisht, 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. -

Aksident i rëndë në Borsh/ Përplasen dy automjete, raportohet për 2 viktima dhe 2 të plagosur
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Borsh. Dy automjete raportohet se janë përplasur më njëra tjetrën. Si pasojë kanë humbur jetën dy persona dhe dy të tjera kanë mbetur të plagosur.
Sipas informacioneve, viktimat janë burrë rreth 60 vjeç dhe një grua rreth 55 vjeçe, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me furgon.
Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e shkaqeve të aksidentit apo identitetet e viktimave. -

Përplasje e fortë në Milot/ Raportohet një i plagosur në aksidentin mes dy makinave
Perplasen dy autovetura, nje person është plagosur lehtë.
Ngarja ka ndodhur pak minuta me pare, prane Milotit ne autostraden e veriut, nga aksidenti ka mbetur njeri nga drejtuesit i plagosur, i cili eshte derguar per ndihme mjeksore ne spitalin e Laçit. Policia ndodhet ne vendngjarje, ndersa ka nje trafik te shtuar nga ky aksident.
-

Tritol garazhit në Tiranë
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Një shpërthim me tritol ka ndodhur pas mesnate në Tiranë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 03:50, në rrugën “Peti”, ku sasia e eksplozivit ishte vendosur në portën hyrëse të garazhit të një 39-vjeçari. Si pasojë e shpërthimit fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, vetëm dëme materiale në disa automjete të parkuara.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 03:50, në rrugën “Peti”, dyshohet se në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K., 39 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete, të parkuara.
Grupi hetimor ka administruar pamjet filmike nga vendngjarja dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. -

Pa mbushur 2 muaj në detyrë, largohet drejtoresha e QSUT-së dhe emërohet ish-deputeti (Emri)
Donjeta Bali raportohet se është largyar nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe në vend të saj është emëruar një tjetër mjek.
Bëhet fjalë për Florenc Spahon i cili ka qenë deputet në radhët e Partisë Socialiste si dhe anëtar i Komisionit të Shëndetësisë. Në fakt ish-drejtoresha Bali ende nuk kishte mbushur dy muaj në drejtimin e Qsut dhe raportohet se u dorëhoq.Donjeta Bali është prezantuar më 29 maj si drejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Prezantimi u bë nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila vlerësoi Balin si një profesioniste me përvojë, e përkushtuar për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe vendosjen e pacientit në qendër të kujdesit.