Edoardo Sarchi, biznesmeni italian që u vra në Salari të Tepelenës, raportohet se ishte pronar i një fabrike tullash në kryeqytet.
Sipas burimeve, viktima udhëtonte në automjet me persona të tjerë kur një person i armatosur ka dalë para duke qëlluar drejt tyre.
Pas sulmit drejtuesi i mjetit raportohet se ka vijuar rrugën me shpejtësi. Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan”.
Disa persona janë shoqëruar nga policia, ndërsa është shpallur në kërkim një person me iniciale G. B., si autor i dyshuar i ngjarjes.
Tag: raportohet
-

U qëllua për vdekje me armë zjarri/ Biznesmeni italian ishte pronari i një fabrike tullash në Tiranë (Emri)
-

Largohet nga detyra kreu i FSDKSh, ja kush pritet ta zëvendësojë
Në Ministrinë e Shëndetësisë janë bërë ndryshime. Raportohet se është larguar nga detyra Spartak Zekja, drejtori i Fondit të Detyrueshëm i kujdesit shëndetësor.
Raportohet se në krye të FSDKSh (Fondi i sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor) pritet të emerohet Artur Papajani, ish drejtor i tatimeve në kohën kur PD ka qenë në pushtet.
Prezantimi i tij pritet të bëhet në orën 14:00. -

Miliona euro të humbura- Firmat piramidale online, Policia ‘zbarkon’ në 5 qytete, 6 të arrestuar, 2 në kërkim
LUSHNJE- Policia e shtetit ka zhvilluar një operacion në lidhje me firmat piramidale online TXEX dhe XEUX, të raportuara më herët nga ZËRI, ku janë mashtruar mijëra qytetarë. Skema e përdorur nga anëtarët e platformave, raportohet të jetë ajo e mashtrimit tipik ‘Ponzi’. Operacioni është shtrirë konkretisht në Dibër, Fier, Lushnjë, Divjakë Tiranë e Gramsh, qytete me numrin më të lartë të përdoruesve. Paraprakisht bëhet me dije se nga aksioni i zhvilluar janë arrestuar 6 persona, Arbër Çela 38, Emanuel Taullau 21 vjeç, Flavio Mukaj 23 vjeç, Marius Kodra 28 vjeç, Brunilda Todi 38 vjeçe dhe Brunilda Ndini 38 vjeçe. Ndërkohë dy të jerë janë shpallur në kërkim.
ZËRI mësoi se skema është aq masive në Lushnje, ku ishte hapur edhe një lokal që mban si logo emrin e lojës dhe afrohen fermerët për të bërë blerjet në skemën piramidale. Policia tashmë ka goditur bazën, ku raportohet të jenë sekuestruar edhe shuma të konsiderushme parash.Të arrestuarit kishin rol kyç në rekrutimin e pjesëmarrësve të rinj dhe në orientimin e tyre përmes grupeve në aplikacione si Telegram. Qytetarët udhëzoheshin se si të investonin në kriptomonedha si USDT dhe TRON me idenë se përmes këtyre investimeve do të shumëfishonin fitimet e tyre.
Disa javë më parë, një denoncim i mbërritur në redaksinë e ZËRI na vuri nën alert për një skemë e cila sipas denoncuesit anonim ishte duke zhvatur qytetarët shqiptarë. Situata u bë alarmante pasi qytetarët të cilët kanë investuar lekë, kërkojnë të tërheqin shumën që kanë hedhur ose ato që kanë fituar, por nuk kanë arritur ti marrin mbrapsht. Në skemë janë një rrjet i gjerë i pikave të këmbimit valutor që bëjnë kthimin e parave nga dollarë fizikë në një portofol dixhital me ‘ustd’. Pasi portofoli virtual i fermerit mbushet me monedhat virtuale ai është i lirë të investojë.
Dy platformat TXEX dhe XEUX paraqiten si aplikacione investimi në kriptovaluta dhe shpërndahen në disa rrjete sociale, ku më kryesori është në Telegram. Numri i qytetarëve që kanë shkarkuar këtë platformë dhe kanë investuar para raportohet të jetë gati 6 mijë. ZËRI u interesua nga afër ku banorët e Divjakës treguan me detaje se si investojnë lekët dhe rrugën që ndjekin nga regjistrimi në platformë deri tek mënyra si i tërheqin lekët. Ndërkohë, organizatorët e këtij aktiviteti kriminal vijojnë të jenë nën hetim nga policia shqiptare dhe asnjë prej tyre nuk është arrestuar./ZËRI
-

Aksident fatal në Has/ Mjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar në murin e biznesit, raportohet për një viktimë (PAMJET)
Një aksident automobilistik është regjstruar pak minuta më parë në aksin rrugor Krumë-Golaj. Raportohet se mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një biznesi.
Si pasojë e aksidentit të plagosurit janë dërguar me autoambulancë drejt Spitalit të Kukësit. Përplasja fatale mes dy mjeteve në aksin Krumë-Golaj ka ndërruar jetë një 60-vjeçar me inicialet N.S. -

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, raportohet për një të vdekur dhe 3 të plagosur
Të shtëna me armë zjarri raportohen në Shkodër.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por dyshohet se një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur.Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal dhe i plagosur ka mbetur edhe një kamerier.
Në përditësim… -

Aksident i trefishtë në tunelin e Llogarasë, raportohet për dëme materiale
Një aksident ka ndodhur në “Tunelin e Llogarasë”.
Mësohet se janë përplasur tre automjeteve. Raportohet se nga aksidenti ka vetëm me dëme materiale.
Pas përfundimit të veprimeve procedurale, automjetet e aksidentuara u spostuan dhe qarkullimi në tunelin e Llogarasë vijon normalisht. -

Dramatike në Peshkopi: Pallati përfshihet nga flakët, raportohet për 8 apartamente të djegura
Tetë apartamente të një pallati në qendër të qytetit të Peshkopisë raportohet se janë shkrumbuar nga flakët. Shkak është bërë një zjarr që ka shpërthyer papritur në një prej apartamenteve dhe është përhapur me shpejtësi dhe në mjediset e tjera.
Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm dhe është bërë evakuimi i banorëve. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndonëse dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Flakët kanë nisur nga kati i tretë i godinës dhe janë përhapur me shpejtësi, duke shkrumbuar të gjithë ndërtesën.
Të trembur nga zjarri që nisi menjëherë dhe në një orar ku të gjithë ishin në gjumë, banorët kanë dalë në panik në shëtitore, të frikësuar për fatin e shtëpive të tyre, por edhe për godinat ngjitur. Sipas raportimeve, janë djegur 6 deri në 8 apartamente.
Shkaqet e zjarrit ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, por dyshimet e para lidhen me një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkakun dhe rrethanat e ngjarjes që fatkeqësisht lë të pastreha disa familje. -

Zjarr në një pallat në Lushnjë/ Panik mes banorëve, evakuuohen nga zjarrfikësit, raportohet për pesë të lënduar
Një zjarr ka përfshirë një pallat në qytetin e Lushnjës këtë mbrëmje, duke rrezikuar banorët.
Korrespondenti i Top Channel, Bledi Korreshi, raporton se zjarri ra në një biznes në kat të parë, si pasojë e një defekti në kabinës elektrike.
Tymi u përhap në të gjithë pallatin 15-katësh, duke shkaktuar panik mes banorëve, disa prej të cilëve u evakuuan, nga ballkonet e apartamenteve. Një grua raportohet se u asfiksua dhe u dërgua në spital për trajtim mjekësor. Në spitalin e qytetit, u dërguan edhe katër persona të tjerë, që pësuan dëmtime tlehta.
Në pallat, vijon të mos ketë energji elektrike, ndërsa banorët qëndrojnë jashtë banesave. Në vendngjarje ndodhet një ambulancë, teksa situata është nën monitorim.Top Channel
-

Zjarr në një pallat në Lushnjë/ Panik mes banorëve, evakuuohen nga zjarrfikësit, raportohet për pesë lënduar
Një zjarr ka përfshirë një pallat në qytetin e Lushnjës këtë mbrëmje, duke rrezikuar banorët.
Korrespondenti i Top Channel, Bledi Korreshi, raporton se zjarri ra në një biznes në kat të parë, si pasojë e një defekti në kabinës elektrike.
Tymi u përhap në të gjithë pallatin 15-katësh, duke shkaktuar panik mes banorëve, disa prej të cilëve u evakuuan, nga ballkonet e apartamenteve. Një grua raportohet se u asfiksua dhe u dërgua në spital për trajtim mjekësor. Në spitalin e qytetit, u dërguan edhe katër persona të tjerë, që pësuan dëmtime tlehta.
Në pallat, vijon të mos ketë energji elektrike, ndërsa banorët qëndrojnë jashtë banesave. Në vendngjarje ndodhet një ambulancë, teksa situata është nën monitorim.Top Channel
