Tag: raportohet

  • Atentat me armë zjarri në Rinas, raportohet për një person të vrarë dhe një të plagosur

    Atentat me armë zjarri në Rinas, raportohet për një person të vrarë dhe një të plagosur

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur Rinas, ku një person raportohet se është vrarë me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
    Gazetarja Klodiana Lala bën të ditur se është qëlluar me breshëri plumbash drejt një automjeti.
    Vijon…

  • Sherr mes disa personave, raportohet për të plagosur (Detaje)

    Sherr mes disa personave, raportohet për të plagosur (Detaje)

    Plagoset me thikë një 30-vjeçar në Vlorë.
    Policia bën me dije se rreth orës 20:00, në lagjen “24 Maji”, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa shtetasve, ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës shtetasi B. S., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
    Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar të përfshirë në këtë konflikt, në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.

  • Përplasen dy trena pranë Bratislavës, raportohet për shumë të lënduar

    Përplasen dy trena pranë Bratislavës, raportohet për shumë të lënduar

    Dy trena janë përplasur pranë Bratislavës, teksa raportohet për shumë të plagosur. 

    Policia tha se shërbimet e shpëtimit po nxitojnë në vendin e përplasjes, e cila ndodhi midis kryeqytetit Bratislavë dhe Pezinok, rreth 20 kilometra në verilindje.
    Sipas njoftimit të policisë vendase: Në orën 19:31 në linjën 158 morëm një njoftim për një përplasje midis dy trenave në seksionin Pezinok – Stacioni Kryesor i Bratislavës. Të gjitha shërbimet e emergjencës po shkojnë në vendin e incidentit.
    Ndërkohë më 13 tetor, dy trena u përplasën në fshatin Jablonov nad Tourniou në Sllovaki, duke rezultuar në plagosjen e të paktën 20 personave.
     

    Top Channel

  • Vlonjatët me çizme në ditën e zgjedhjeve! Përmbyten nga shiu qendrat e votimit

    Vlonjatët me çizme në ditën e zgjedhjeve! Përmbyten nga shiu qendrat e votimit

    Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur sot disa zona të Vlorës, duke krijuar kaos në rrugë dhe në disa qendra votimi.
    Si pasojë e kanalizimeve të bllokuara raportohet se uji ka depërtuar në ambientet e qendrave të votimit ku qytetarët kanë nisur të votojnë prej mëngjesit të sotëm për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë.
    Qytetarët janë detyruar të kalojnë mes pellgjeve për të hyrë në qendrat e votimit, ndërsa raportohet se autoritetet lokale nuk kanë marrë asnjë masë për menaxhimin e situatës.
    Vlora, i njohur si bastion i PS-së, ka qenë sot qyteti me pjesemarrje më të ulët të votuesve. Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në orën 15:00 vetëm 10.68% e zgjedhësve kanë votuar në këtë qytet.
     

  • Tërmeti i fortë, godet vendin/ Paslëkundjet e vazhdueshme tmerrojnë qytetarët, magnituda raportohet…

    Tërmeti i fortë, godet vendin/ Paslëkundjet e vazhdueshme tmerrojnë qytetarët, magnituda raportohet…

    Një tërmet i fuqishëm ka goditur Greqinë, në orën 09:16 me orën lokale.
    Magnituda e tërmetit ishte 4.8. Tërmeti kishte një thellësi prej 7 km dhe u regjistrua 12 km në perëndim të Xanthit, në Greqi.
    Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe nuk raportohet për viktima.

  • Tuneli Llogarasë, Gjokutaj: Mbrëmë, në gjumë edhe Bela edhe KM raportohet se belbëzonin fjalë, Llogarai, Llogarai, maskarai

    Tuneli Llogarasë, Gjokutaj: Mbrëmë, në gjumë edhe Bela edhe KM raportohet se belbëzonin fjalë, Llogarai, Llogarai, maskarai

    Avokati i njohur Genc Gjokutaj ka postuar një shënim në faqen e tij në facebook ku komenton zhvillimet e funit pas nisjes së hetimeve për tunelin e Llogarasë.

    Duke ironizuar sjelljen e Kryeministrit dhe zëvendëses së tij, ai shkruan se, “mbrëmë natën në gjumë edhe Bela edhe KM raportohet se belbëzonin të njëjtat fjalë: Llogarai, Llogarai, maskarai!”.

    Mesazhi:

    Ky është tuneli i Llogarasë gjatë ndërtimit!

    Ne kohën kur u projektua dhe po ndërtohej u godit Opozita dhe u arrestua Lideri i saj!

    Kur përfundoi së ndërtuari dhe u hap ky tunel u thirr në SPAK si e pandehur Zv/Kryeministerja! Kanë firuar nja 50 milionë €!

    Pastaj po ky tunel me gjasë do të rrisë pensionet!

    Ky tunel anuloi edhe vizitën e KM në Bruksel!

    Çfarë misteri fshihet në të?

    Mbrëmë natën në gjumë edhe Bela edhe KM raportohet se belbëzonin të njëjtat fjalë:

    Llogarai, Llogarai, maskarai! G

  • VIDEO – Shpërthimi me tritol tek “Arra e Madhe” në Shkodër, policia jep versionin zyrtar për ngjarjen e rëndë

    VIDEO – Shpërthimi me tritol tek “Arra e Madhe” në Shkodër, policia jep versionin zyrtar për ngjarjen e rëndë

    Raportohet për shpërthim me lëndë plasëse tek “Arra e Madhe” në Shkodër. Një mjet i parkuar ka shpërthyer ndërsa një person është i dëmtuar jashtë rrezikut për jetën.
    I plagosur raportohet paraprakisht se është Enea Buzuku, punonjës i Tatimeve Shkodër.

    Shkodër/Informacion paraprak
    Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi E. B. ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet.
    Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Mbytet varka me 70 emirantë në Tunizi, raportohet për mbi 40 viktima

    Mbytet varka me 70 emirantë në Tunizi, raportohet për mbi 40 viktima

    Të paktën 40 emigrantë nga vende të Afrikës Sub-Sahariane kanë humbur jetën pasi një varkë me rreth 70 persona në bord u mbyt sot në ujërat pranë brigjeve të Tunizisë, në një nga tragjeditë më të rënda detare të këtij viti në Mesdhe.
    Sipas një zyrtari lokal, i cituar nga agjencia e lajmeve Reuters, incidenti ndodhi në afërsi të qytetit Mahdia, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit janë ende në vazhdim.
    Tunizia është një nga pikat kryesore të nisjes për emigrantët që përpiqen të kalojnë Mesdheun për të mbërritur në Evropë, veçanërisht në ishullin italian të Lampeduzës, që ndodhet më pak se 150 kilometra larg në disa segmente të vijës bregdetare.

  • E rëndë/ Tentuan të vrisnin një person, arratisen dy autorët, policia gjen dy gëzhoja dhe një plumb

    E rëndë/ Tentuan të vrisnin një person, arratisen dy autorët, policia gjen dy gëzhoja dhe një plumb

    Një tentativë vrasjeje raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë. Policia e Kosovës raporton se autorët e ngjarjes dyshohet se janë dy, ndërsa mësohet se janë larguar nga vendngjarja, me autoritetet që ende nuk kanë bërë të mundur identifikimin e tyre.
    Sa i përket shënjestrës së sulmit, policia njofton se ai ndodhet në spital duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
    “VRASJE NË TENTATIVË”
    “Rr. Mark Sopi, Prishtinë / 04.10.2025 – 16:39.Raportohet se në rrethana ende të pa njohura dy të dyshuar meshkuj kosovarë me armë zjarri kishin plagosur viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një fishek. Të dyshuarit gjenden në arrati, përderisa rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore.”