Tag: raportin

  • Deputetët e Kosovës bëjnë betimin/ Rrëzohet propozimi i VV për Albulena Haxhiun si kryetare Kuvendi

    Deputetët e Kosovës bëjnë betimin/ Rrëzohet propozimi i VV për Albulena Haxhiun si kryetare Kuvendi

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandatave dhe kuorumit sot pas dështimit të dy seancave të mëparshme.
    Raporti u miratua nga 119 deputetë, aq sa ishin të pranishëm në sallë ndërsa kryetari I Komisionit, Artan Abrashi paraqiti para tyre raportin.
    Pas votimit unanim për raportin e mandatit të deputetëve, deputetët e zgjedhur bënë betimin duke u ngritur të gjithë në këmbë për të lexuar tekstin.

    Menjëherë pas kësaj, Lëvizja vetëvendosje propozoi deputeten Albulena haxhiu për kryetare të Kuvendit.
    “Propozojmë deputeten Albulena Haxhiu….”, u shpreh Glauk Konjufca.
    Emri i Albulena Haxhiut mori 57 vota pro 20 kundër dhe tre abstenime duke mos i plotësuar numrat për tu zgjedhur.
    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha më herët në nisje të seancës se ishte pranuar kërkesa e partisë së tij që anëtarët e Qeverisë, të zgjedhur deputetë, të dorëzojnë dorëheqje individuale.
    “Ky ndryshim na ka mundësuar që të votohet raporti”, dekalroi Memli Krasniqi.
    Dorëheqjet e kabinetit qeveritar, ishin bërë shkak i mosvotimit të raportit për mandatin e deputetëve në dy seancat e kaluara.
    Verifikimi I mandateve dhe zgjedhja e kryetarit te ri të kuvendit do ti hapin rrugën edhe formimi I qeverisë së re të Prishtinës.
    Asnjëra parti nuk ka fituar vota të mjaftueshme që të qeverisë e vetme por LVV ka thënë se I ka plotësuar numrat përmes një bashklëpunimi me Nismën Socialdemokrate të Fatmir limaj.
    “Limaj ka ikur nga koalicioni në mënyrë të turpshme….”, tha Haradinaj
    Aleanca për ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt dhe Nisma e Fatmir Limaj garuan së bashku në zgjedhjet e shkurtit ndërsa përcarja u krijua pas certifikimit të rezultatit.

  • Votohet raporti për verifikimin e mandateve, betohen deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës

    Votohet raporti për verifikimin e mandateve, betohen deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës

    Kosova E Shtunë, 19 Prill 2025 14:32
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandatave dhe kuorumit.
    Raporti u miratua nga 119 deputetë, aq sa ishin të pranishëm në sallë.

    Kryesuesi i Komisionit, Artan Abrashi paraqiti para deputetëve raportin për verifikimin e mandateve, bazuar në certifikimin e rezultateve nga KQZ-ja, përmban edhe listën e 120 deputetëve të rinj.
    Pas votimit unanim për raportin e mandatit të deputetëve, deputetët e zgjedhur kanë bërë betimin në Kuvendin e Kosovës.
    Ata u ngritën të gjithë në këmbë për të lexuar tekstin e betimit.
    Teksti i deklaratës së betimit
    “Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë shtetasve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit.Betohem!”/ REL

  • Kosovë/ Votohet raporti për verifikimin e mandateve, betohen deputetët e rinj

    Kosovë/ Votohet raporti për verifikimin e mandateve, betohen deputetët e rinj

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandatave dhe kuorumit.
    Raporti u miratua nga 119 deputetë, aq sa ishin të pranishëm në sallë.
    Kryesuesi i Komisionit, Artan Abrashi paraqiti para deputetëve raportin për verifikimin e mandateve, bazuar në certifikimin e rezultateve nga KQZ-ja, përmban edhe listën e 120 deputetëve të rinj.
    Pas votimit unanim për raportin e mandatit të deputetëve, deputetët e zgjedhur kanë bërë betimin në Kuvendin e Kosovës.
    Ata u ngritën të gjithë në këmbë për të lexuar tekstin e betimit.
    Teksti i deklaratës së betimit“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë shtetasve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit.Betohem!”
    / REL

  • Dështon seanca konstituive në Kosovë,  Kuvendi nuk voton raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve 

    Dështon seanca konstituive në Kosovë, Kuvendi nuk voton raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve 

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë votuar raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.
    Komisioni i përkohshëm para deputetëve paraqiti raportin dhe kërkoi që ai të votohej, me qëllim që të verifikoheshin mandatet 120 deputetëve të zgjedhur më 9 shkurt, në bazë të listës së certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.Deputetët e LVV-së dhe të Nismës Socialdemokrate kanë votuar për raportin. Kundër ishin ata të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.
    “Pesëdhjetë e dy deputetë kanë votuar për, 46 kundër dhe 11 kanë abstenuar. Në bazë të kësaj, konstatojmë se raporti i Komisionit të përkohshëm nuk kalon”, tha kryesuesi i seancës.
    Për votoi VV dhe Nisma, kundër ishin LDK, PDK dhe AAK, ndërsa Lista Serbe abstenoi.
    Kryesuesi i seancës ftoi përfaqësuesit e subjekteve politike që të konsultohen, duke bërë që Kuvendi sërish të shkojë në pauzë.

  • “Presion i jashtëm ndaj SPAK”/ Dumani rendit problematikat: Numër i ulët i referimit të veprave penale, sfidë është…

    “Presion i jashtëm ndaj SPAK”/ Dumani rendit problematikat: Numër i ulët i referimit të veprave penale, sfidë është…

    Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani po raporton sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë mbi raportin vjetor të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

    Ai renditi disa prej problematikave me të cilat po përballet SPAK.
    Disa prej tyre janë presioni i jashtëm ndaj SPAK nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatikë, numri i ulët i referimit të veprave penale nga institucione të tjera, krijimi i njësisë së analizës apo mungesa e këshilltarëve ligjorë.
    Prokuroria e Posaçme, ka paraqitur disa problematika, që i ka hasur në punën e saj, të cilat përkthehen në propozime te mundshme për të kryer ndryshimet e nevojshme ligjore, qoftë ne ligjin organik nr. 95/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për te luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar, apo dhe ne ligje të tjera, të cilët do të ndikonin ne cilësinë dhe mbarëvajtjen e punës së Prokurorisë së Posaçme. Edhe për vitin 2024, disa nga problematikat e paraqitura vijojnë të mbeten. Ndërkohë janë shfaqur edhe disa problematika të tjera, të cilat së bashku paraqiten, si më poshtë, ku sipas Dumanit janë:
    1.Presioni i jashtëm ndaj SPAK nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatikë, i cili cenon pavarësinë e tij kushtetuese dhe efektivitetin në hetime. Ndërhyrjet e jashtme rrezikojnë gjithashtu, integritetin e prokurorëve dhe të procesit hetimor. Për të garantuar pavarësinë e SPAK-ut, si dhe mbështetje për prokurorët në çështje të ndjeshme, nevojitet një reagim me i koordinuar dhe në kohë i të gjitha institucioneve, të cilat kanë përgjegjësinë e mbrojtjes së integritetit të SPAK
    2. Vijimi i mungesës së përcaktimit të qartë ligjor ne lidhje me statusin e prokurorëvetë posaçëm pas përfundimit të mandatit te tyre. SPAK konstaton se, kjo problematike nuk është adresuar ende dhe thekson se mos përcaktimi i qartë i këtij statusi mund te cenoje vijimësinë e ruajtjes së standardeve të larta profesionale te hetimit, të kërkuara nga publiku, Kuvendi, Këshilli i Ministrave dhe institucionet ndërkombëtare. Siç është nënvizuar edhe në raportin vjetor te SPAK për vitin 2023, nga mungesa e një statusi te qarte te prokurorëve te posaçëm do te cenohej gjithashtu dhe vazhdimësia e hetimeve të rëndësishme të kryera nga SPAK.
    3. Vijimi i mosadresimit të akordimit te këshilltarëve ligjorë pranë Prokurorisë sëPosaçme. Cilësojmë ne mënyre të përsëritur se, mungesa e këtij standardi burimi njerëzor vë në vështirësi cilësinë e hetimit dhe prapësimeve te SPAK në ndjekjen e çështjeve në të gjitha shkallët e gjykimit dhe në Gjykatën Kushtetuese.
    4. Vijon ende të ngelet problematike numri i ulët i referimeve nga institucionet publike, përfshirë policinë e shtetit ne lidhje me veprat penale në kuadër të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
    5. Perfundimi i ngritjes së sistemit të administrimit të çështjeve (Case Management System) mbetet një prioritet për Prokurorinë e Posaçme. Sistemi ka një ndërtim modular dhe në dhjetor 2024 ka përfunduar zhvillimi/ndërtimi i moduleve. Për shkak të përfundimit të projektit mbështetës të ICITAP, ky proces është pezulluar dhe pritet te përmbyllet brenda vitit 2025, me fonde te BE-së.
    6. Ngritja e njësisë së analizës së SPAK qe do të shpërbeje për te mbështetur hetimet komplekse, matjet e riskut, dhe raportimet ne kuadër te negociatave me BE, Moneyval dhe raportime ne kuadër të strategjive kombëtare të ndryshme, ngele një sfide. Po bashkëpunohet me ekspertë ndërkombëtarë për të përshtatur një model sipas kërkesave dhe funksionimit të SPAK.
    7. Vijon të mbetet problematike statusi i specialistit Ndërlidhës ne Sektorin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta, i cili trajtohet si nëpunës civilbazuar ne ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar dhe ne ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, te ndryshuar. Kjo situatë është në kundërshtim me funksionet, që duhet te kryeje Specialisti Ndërlidhës sipas ligjit nr. 95/2016, siç është argumentuar ne raportin vjetor te SPAK, për vitin2023.
    8. Vijon t ngelet e pa adresuar mungesa e kompetencës për shqyrtimin e kërkesave të autoriteteve te huaja lidhur me njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve penale te huaja në Shqipëri në ngarkim te shtetasve shqiptarë për veprat penale, për te cilat Prokuroria e Posaçme ka ne kompetencë, sipas nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale. Po kështu, paraqitja e kërkesave për njohjen dhe ekzekutimet e vendimeve penale te Gjykatës së Posaçme së Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nga një shtet i huaj, si dhe realizimi i procedurës të ekstradimit për jashtë të shtetasve shqiptare.
    9. Mungesa e kompetencës lëndore e Gjykatave te Posaçme për shqyrtimin e kërkesave ne fazën e ekzekutimit të vendimit penal për subjektet e posaçme sipas parashikimeve të nenit 135, pika 2, të Kushtetutës dhe nenit 75/a, të Kodit te Procedurës Penale. Aktualisht këto kërkesa shqyrtohen nga gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm penal, siç është argumentuar në raportin vjetor te SPAK, për vitin 2023.
    10. Vazhdon dhe mbetet problematike çështja e mos ekstradimit të shtetasve shqiptarë të lokalizuar apo arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, siç është argumentuar në raportin vjetor të SPAK për vitin 2024.

    Top Channel

  • “Luftë kush t’ia fusë tjetrit”/ Opinionistët komentojnë raportin Loredana- Jozi: Blasfemi…

    “Luftë kush t’ia fusë tjetrit”/ Opinionistët komentojnë raportin Loredana- Jozi: Blasfemi…

    Dy opinionistët Neda Balluku dhe Arbër Hajdari komentuan sot debatin e krijuar së fundmi mes Loredanës dhe Jozit.

    Sipas Arbër Hajdarit, dyshja e ka lënë mënjanë raportin dashuror dhe tashmë ka nisur një luftë mes tyre, pasi të dy duan finalen. Nga ana tjetër, Neda Balluku tha se Jozi i imponohet vazhdimisht Loredanës, duke shtuar se faj ka dhe banorja pasi e ka lejuar.

    Arbër Hajdari: Të dy duan finalen dhe mendojnë se po e rrezikojnë finalen. E kanë hedhur poshtë raportin dhe kanë filluar një luftë të ashpër kush t’ia fusë tjetrit. Ti Loredana doje ta fusje në sherr me Gjestin. Por nga kjo luftë do hubmin të dy.

    Neda Balluku: Dëgjoj Jozin se nuk i është imponuar, kur nuk i foli për 3 javë vetëm sepse pasi dole ti, ajo ndenji me Rozanën dhe Gjesti kur ti sot po rri vetëm me të. Blasfemi. I je imponuar shumë herë. Por Loredana mendo edhe që njerëzit gjejnë dhe bëjnë, kështu që ai e ka bërë të gjithë këtë sepse ti nuk e ke lejuar.

  • Raporti i SPAK, zbardhet lista e pasurive dhe llogarive bankare të konfiskuara

    Raporti i SPAK, zbardhet lista e pasurive dhe llogarive bankare të konfiskuara

    Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion publikoi këtë të mërkurë raportin për vitin 2024, ku theksohet progresi në luftën ndaj korrupsionit. Në raportin e dorëzuar në Kuvend, SPAK thekson se përgjatë 2024-ës vuri nën hetim 33 ish-zyrtarë të lartë.

    “Për sa i përket luftës kundër korrupsionit, Prokuroria e Posaçme ka ndjekur një qasje aktive duke hetuar një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Gjatë vitit 2024, rezultojnë të jenë nën hetim 33-ish-zyrtarë të lartë, nga të cilët 19 janë dërguar në gjykatë”.
    Në raportin e dorëzuar në Kuvend, SPAK bën me dije se janë identifikuar 16 organizata kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ku prej tyre janë shkatërruar rreth 10.
    “Sipas vlerësimit të brendshëm të SPAK, janë identifikuar rreth 16 grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të cilat janë të mbështetur në lidhje familjare dhe miqësore dhe janë të përfshirë edhe në tregjet ndërkombëtare kriminale, kryesisht në trafikun e kokainës.
    Këto grupe janë aktive në qarqet e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Kukësit, Lezhës, Elbasanit dhe Vlorës. SPAK ka arritur të provojë me sukses 10 prej këtyre grupeve kriminale me aktivitete kriminale në disa qytete të vendit si Tiranë (3); Durrës (2); Elbasan (2); Shkodër (1), Lezhë (1) dhe Kukës (1).
    Nga veçoritë dalluese të këtyre grupeve kriminale është struktura e tyre hierarkike, ndarja e roleve, përfshirja në anëtarësinë e tyre të përfaqësuesve të gjyqësorit, prokurorisë, policisë së shtetit, medias dhe botës akademike. Disa tipare të tjera të veçorive të këtyre grupeve janë përdorimi i komunikimeve të koduara si SKY ECC dhe pastrimi i parave nëpërmjet kriptovalutave”, thuhet mes të tjerash.
    Arritje, thuhet në raportin e SPAK, kishte gjatë vitit 2024 edhe në luftën ndaj krimit të organizuar.
    “Lufta kundër krimit të organizuar edhe për këtë vit, krahasuar me vitin paraardhës, ka shënuar arritje të rëndësishme prej rreth 18,8% të regjistrimeve të këtyre procedimeve penale. Po kështu, është rritur edhe numri i personave të cilët janë nën hetim për këto procedime me rreth 21,6%, krahasuar me vitin 2023. Nga ana tjetër, ka një rënie me rreth 7,3% të çështjeve të dërguara për gjykim për shkak të volumit dhe kompleksitetit të tyre”.
    Në raport, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion rendit edhe disa problematika që duhen adresuar, ku shqetësim kryesor thuhet se është presioni nga krimi dhe politika.
    “Presioni i jashtëm nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatik, i cili cenon pavarësinë e tij kushtetuese dhe efektivitetin në hetime. Ndërhyrjet e jashtme rrezikojnë gjithashtu, integritetin e prokurorëve dhe të procesit hetimor. Për të garantuar pavarësinë e SPAK-ut, si dhe mbështetje për prokurorët në çështje të ndjeshme, nevojitet një reagim më i koordinuar dhe në kohë i të gjitha institucioneve, të cilat kanë përgjegjësinë e mbrojtjes së integritetit të SPAK”.
    Ndër prioritetet për vitin 2025, thekson SPAK, mbetet përfundimi i sistemit të administrimit të çështjeve (Case Management System), i cili është pezulluar pas përfundimit të projektit mbështetës të ICITAP dhe pritet të finalizohet me fonde të BE-së, si dhe ngritja e njësisë së analizës së SPAK, e cila do të mbështesë hetimet komplekse dhe raportimet ndërkombëtare.
    Po ashtu është publikuar dhe lista e pasurive të konfiskuara:
    17 pasuri të paluajtshme2. Vlera monetare të konfiskuara në Lekë, Euro dhe Dollar.395.000 Lekë38.000 Euro3. Pasuri te luajtshme të konfiskuara• 2 pasuri të luajtshme4. Subjekte tregtare të konfiskuara7 subjekte tregtare, nga të cilët 6 subjekte tregtare të sekuestruara plotësisht dhe ku përkatëse të personave të pandehur për 1 subjekt tregtar.Pasuritë e konfiskuara sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë vlerësohen rreth 27,202 Euro dhe 510.825.564 Lekë.

    Top Channel

  • “Vetëm miqësi nuk është”/ Opinionistët komentojnë raportin me Danjës dhe Eglit: Ke gabuar…

    “Vetëm miqësi nuk është”/ Opinionistët komentojnë raportin me Danjës dhe Eglit: Ke gabuar…

    Opinionistët Arbër Hajdari dhe Neda Balluku kanë komentuar krisjen e raportit mes Eglit dhe Danjës.

    Arbër Hajdari ka thënë nuk sheh miqësi mes vajzave, teksa Neda Balluku tha se Danja ka gabuar duke i kërkuar Eglit të thotë se i ka kërkuar të qëndrojë me të.

    Arbër Hajdari: Nuk është as ulje dhe as çështje turpi. Është më shumë çështje inegriteti. Ne kemi qenë shoqe por t’i nuk mund të më kërkosh që të kthehet në një marrëdhënie interesi  apo që ta kam kërkuar të rrish me mua. Po kërkon të thuash që raporti miqësor ka  qenë i vërtetë.

    Danja: Të japësh opinion nga karrigia është shumë e thjeshtë…

    Arbër Hajdari: Hajde ulu ti këtu. Tani, pse nuk e besoj unë raportin e shoqes. Sepse një shoqe nuk i thotë Kellyt që do të shkojë në finale duke krijuar lidhje. Kjo vetëm miqësi nuk tregon. Sa i përket kolltukut tim, janë të tjerë që e kanë krijaur këtë format dhe ky format mbahet me dy njerëz të ulur këtu.

    Danja: Unë të kam dëgjuar gjithmonë me raport. Kritikat i kam pranuar kur më kanë ardhur. Por dua të them që unë e di vetë si e kam raportin tim, ti opinionin tënd do e japësh sepse paguhesh për këtë punë.

    Neda Balluku: Ke gabuar kur ke dashur të të shpëtojë Egli duke thënë se ke qëndruar me të sepse ta ka kërkuar. Nuk e ke mbajtur dot presionin, siç nuk po e mban dot tani. Kur ke hyrë ke qëndruar në një det të hapur dhe ja ke dalë, por tnai ke harruar të hapësh velat dhe nuk po i përballon dot dallgët e mëdha të detit të hapur.