Tag: raportin

  • AMF publikon raportin 9-mujor për pensionet private: Fondi SIGAL kryeson në vlerë asetesh dhe në numër anëtarësh

    AMF publikon raportin 9-mujor për pensionet private: Fondi SIGAL kryeson në vlerë asetesh dhe në numër anëtarësh

    AMF publikon raportin 9-mujor për pensionet private: Fondi SIGAL kryeson në vlerë asetesh dhe në numër anëtarësh

    AMF publikoi raportin 9-mujor për ecurinë e fondeve private të pensioneve: SIGAL mban kryesimin në tregun e pensioneve private për 9-mujorin 2025, në vlerën neto të aseteve dhe në numër anëtarësh.
    Sipas raportit të AMF, tregu i fondeve të pensioneve private në tërësi ka vijuar rritjen e qëndrueshme gjatë periudhës janar–shtator 2025.
    Sipas të dhënave zyrtare të AMF, në aktivitet ushtruan veprimtarinë e tyre shtatë fonde pensioni, ndërsa asetet neto totale të tregut arritën në 14.357,03 milionë lekë (rreth 148.7 milionë euro) më 30.09.2025.
    Kjo shifër përfaqëson një rritje prej 11.55%, ose 1.486 milionë lekë më shumë se në fund të vitit 2024. Në këtë treg në rritje, SIGAL konfirmon pozicionin e vetë si kryesues, përkatësisht me këto të dhëna: SIGAL MAX Pension kryeson me 17,791 anëtarë dhe një vlerë neto asetesh prej 3,522,200,000 lekësh ndërsa SIGAL Pro Pension ka 633 anëtarë dhe 60,600,000 lekë asetet neto.
    Në total, Fondi SIGAL zotëron 37.99% të vlerës neto të aseteve të tregut, ndërsa SIGAL Pro mban 0.65%.
    Besimi i klientëve, si dhe administrimi i matur dhe serioz, kanë ruajtur norma të qëndrueshme dhe të larta kthimi, duke forcuar më tej besueshmërinë e fondit dhe kënaqësinë e klientëve.
    Fondi i Pensioneve SIGAL, si pjesë e familjes së SIGAL Insurance Group, vijon me të njëjtën filozofi ndaj klientëve: si të qenit më e madhja përmes besimit dhe korrektesës ndaj njerëzve që investojnë besimin, kursimet dhe projektojnë të ardhmen e tyre në partneritet me ta.

  • KQZ gjobit PD-në/ Gjenden parregullsi në raportin financiar për vitin 2024

    KQZ gjobit PD-në/ Gjenden parregullsi në raportin financiar për vitin 2024

    Partia Demokratike, subjekti politik i cili shpenzon më shumë në fushata elektorale, është gjobitur me 50 mijë lekë për parregullsi në raportin financiar të dorëzuar për vitin 2024.
    Pavarësisht se 2024 nuk ishte një vit zgjedhor, përveç një palë zgjedhje të pjesshme lokale në Himarë në të cilat PD nuk kishte kandidat të vetin, sërish partia më e madhe opozitare del me probleme.
    Abc News mëson se auditi i KQZ ka miratuar me rezerva raportin financiar te PD pasi ka gjetur 3 mospërputhje tek të ardhurat dhe shpenzimet.
    E para, në një ndërtesë të zotuar nga subjekti, por pa dokument pronësie, në vlerë 17 milion e 500 mijë lekë, është gjetur se PD ka llogaritur në raport edhe vlerën e amortizimit 8700 euro.
    E dyta, PD ka futur detyrimin financiar 1 mije euro që i përkiste dhjetorit të vitit zgjedhor 2023, në raportin e 2024.
    Dhe e treta, auditi i KQZ zbulon se PD ka luajtur me faturat dhe furnitorët. Rezulton se ka fryre fiktivisht shpenzimet, pasi vlera e materialeve te blera nuk përputhet me faturat e paguara.
    Auditi i KQZ nuk mundi dot të përllogarisë në çfarë masë.
    Dhe kjo vetëm për 2024. Ndërsa përpara është viti zgjedhor 2025, auditimin e të cilit KQZ e ka nisur. PD dorëzoi pak ditë më parë faturën e paguar 1.4 milionë euro për fushatuesin e Tramp, Chris La Civita, kurse ne total 2.2 milionë euro për fushatën e 11 majit. Por nuk ka dorëzuar faturën e kontratës se lobimit 6 milionë dollarë, të cilën e firmosi para fushatës elektorale.

  • “Ngecje në përparim për negociatat”/ Mickoski e “lexon” ndryshe raportin e KE: Jemi para Shqipërisë

    “Ngecje në përparim për negociatat”/ Mickoski e “lexon” ndryshe raportin e KE: Jemi para Shqipërisë

    “Progres i kufizuar në fushën e drejtësisë, ngecje e theksuar në luftën kundër korrupsionit dhe mosrealizimi i ndryshimit të kushtetutës”-ishin disa nga kritikat në raportin e KE-së për Maqedoninë e Veriut, por që kryeministri i Hrisijan Mickoski i lexon ndryshe. 
    Në raport theksohej se Maqedonia e Veriut nuk ka ndërmarrë hapa vendimtarë për të përparuar në negociatat brenda këtij viti në union, ndërsa Mickoski shprehet se nëse realizohen ndryshimet kushtetuese, “do të jemi më të mirët, kampionët dhe do të marrim veto të re”. 
    Përveç ndryshimeve kushtetuese, Mickoski thotë se është jashtëzakonisht i kënaqur me vërejtjet në Raport sepse, siç thotë ai, vendi nuk po shkon prapa. 
    “Ka ngecje në disa fusha, të gjithë e dimë se cilat janë, që është sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Vazhdoj të them se nevojiten ndryshime në Këshillin Gjyqësor dhe në Prokurori. Tani, pas zgjedhjeve, do të merremi me këtë temë shumë më seriozisht. Në të gjitha fushat e tjera, ka pasur përparim të vogël ose të rëndësishëm, kështu që në përgjithësi mund ta vlerësoj Raportin si të mirë”, thotë Mickoski. 
    Sipas tij, vendi është shumë përpara Shqipërisë në tetë fusha, megjithëse, siç thotë ai, disa nga komisionerët evropianë bëjnë deklarata të tilla. 
    “Kur analizohet situata dhe gatishmëria e vendeve – vlerësimi objektiv është se Mali i Zi është i pari, në vendin e dytë jemi ne dhe Serbia, dhe pastaj vijnë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova. Por ne duhet të punojmë dhe do të punojmë. Unë jam absolutisht i përqendruar në reforma, kjo qeveri është reformiste dhe jam i inkurajuar nga mesazhet për reformat në fushën e ekonomisë, luftën kundër pastrimit të parave, futjen e një sistemi të përbashkët pagesash, doganat, roaming-un e lirë. Do të zbatohet në një mënyrë të tillë që ka shumë gjëra për t’u lavdëruar dhe kjo më inkurajon”, shtoi kryeministri. 

  • Skandal/ Rama cënon gazetaren, nuk e lejon të pyesë për çështjen e Ballukut në konferencën me ambasadorin e BE

    Skandal/ Rama cënon gazetaren, nuk e lejon të pyesë për çështjen e Ballukut në konferencën me ambasadorin e BE

    Një ditë pasi Bashkimi Europian publikoi raportin e progresit për Shqipërinë, ku theksohet se Edi Rama ka kapur mediat dhe po cenon hapur lirinë e tyre, kjo gjë u konfirmua edhe në konferencën për shtyp të kryeministrin me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato.
    Gjatë kësaj konference, Edi Rama nuk e lejoi gazetaren, Ambrozia Meta, që të bëjë pyetje.
    Ajo po drejtonte një pyetje në anglisht, por Rama e ndërpreu brutalisht konferencën për shtyp.
    “A do vazhdojë Belinda Balluku të rrijë në zyrë megjithëse është marrë e pandehur nga SPAK,” ishte pyetja e Metës.
    Ndërkohë, Rama tha se pyetjet duhet të jenë për raportin, edhe pse korrupsioni në nivelet e larta të qeverisë së Ramës është çështje thelbësore e raportit dhe vetë procesit të integrimit.
    Sipas raportit vjetor të Komisionit Evropian, institucionet shqiptare kanë bërë progres të kufizuar në arritjen e standardeve të BE-së për lirinë e shprehjes, ndërsa vendi mbetet në një nivel të moderuar përgatitjeje në këtë sektor të rëndësishëm të të drejtave themelore.
    Komisioni thekson se qeveria shqiptare ka bërë “vesh të shurdhër” ndaj rekomandimeve të bëra nga ky institucion për forcimin e lirisë së shprehjes gjatë tre viteve të fundit.

  • “Përgëzime Shqipërisë”! Gonzato i dorëzon progres-raportin Ramës, kryeministri: E mbyllim procesin brenda 2027

    “Përgëzime Shqipërisë”! Gonzato i dorëzon progres-raportin Ramës, kryeministri: E mbyllim procesin brenda 2027

    Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato dhe kryeministri i vendit, Edi Rama

    TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, i ka dorëzuar sot kryeministrit Edi Rama, progres-raportin për Shqipërinë të hartuar nga Komisioni Europian. Gjatë një konferencë të përbashkët nga Kryeministria, Gonzato përgëzoi Shqipërinë për arritjet pozitive, ndërsa shprehu edhe një herë gatishmërin e BE për ta mbështetur në rrugëtimin e saj të integrimit. Zyrtari europian thekson më tej se raporti vëren dhe vlerëson ambicien e Shqipërisë për të ecur përpara në negociata. 

    “Dje Komisioni Europian miratoi raportin për Shqipërinë. Raporti i këtij viti publikohet në një moment të rëndësishëm të Shqipërisë, ku 5 prej 6 kapijtujsh, janë hapur. E gjithë kjo është arritur në një shpejtsi të jashtëzakohsme. Duhet të shfrytëzoni këtë mundësi unike, ku po hyni në një fazë vendimtare. Siç konfirmoi dhe shefja e Komisonit, Ursula Von Der Leyn, KE është gati të mbështesë Shqipërinë në çdo hap të rrugës së saj. Përmbushja e piketave është ndër gjërat më të rëndësishme. Pa përmbushjen e tyre nuk mund të mbyllet një kapitull tjetër. Shpresojmë që të gjitha forcat poltike ta konsultojnë raportin. Raporti i Zgjerimi për Shqipëirn është pozitiv. Vlerëson nivelin e lartë të ambicies për të ecur përpara me negociata. Raporti vëren që shqipëria ka vazhduar të jetë në përputhje të plotë me modilin e politikës së BE.”, tha Gonzato.
    Kryeministri Edi Rama u shpreh i bindur se deri në fund të vitit 2027, progres-raporti i ardhshëm do të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë. Rama përsëriti sërish atë që thekson raporti se, Shqipëria është në rrugën e duhur për të përmbyllur teknikisht negociatat brenda vitit 2027. 
    “Ky raport thotë shumë gjëra por mbi të gjitha thotë një gjë: Që Shqipëria është në rrugën e duhur për të përmbyllur teknikisht negociatat brenda vitit 2027. Dhe duke thënë këtë, raporti i ka thënë të tëra, ndërkohë që patjetër, në këtë rrugë të duhur ka sfida në çdo hap. Sfida dhe çështje për t’u adresuar jo vteëm në mënyrë sasiore por edhe në mënyrë cilësore në çdo hap dhe natyrisht që raporti i progresit është një gotë e mbushur përgjysmë. Ajo që kemi bërë është të fokusohemi me të gjithë energjinë e nevojshme tek gjysma bosh, duke bërë që ta mbyllim këtë proces brenda vitit 2027 në mënyrë që raporti në fund të vitit 2027 të shkruajë rekomandojmë Shqipërinë vend anëtar. Ky është objektivi ynë historik”, tha Rama.

    Konferenca vjen një ditë pasi Bashkimi Europian publikoi progres-raportin për vendin tonë. Ditën e djeshme, BE publikoi progresi raportin për Shqipërinë për vitin 2025. Raporti vlerëson hapat e ndërmarra në procesin e negociatave nga vendi ynë, luftën kundër korrupsionit dhe zgjedhjet e 11 majit. Në raport, Shqipëria vlerësohet si vend që ka përparuar në hapat drejt integrimit me hapjen e grupeve negociuese dhe në përfitimet e Planit të Rritjes. Ndërkoë, raporti ka rreshtuar kritika dhe ka ngritur shqetësime në lidhje me median në Shqipëri. Progres-raporti ngre shqetësime serioze për mungesën e vetërregullimit, polarizimin e skajshëm dhe presionin ndaj gazetarëve, veçanërisht në mediat online. Gjithashtu, në raport thuhet se ndalimi i Tik Tok u arsyetua në pulik si masë për mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtja e dëmshme, ndërkohë që aktualisht aplikacioni është i aksesueshëm në gjithë Shqipërinë dhe nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për heqjen e ndalimit nga qeveria./ZËRI

  • Gonzato i dorëzon Ramës raportin e progresit 2025: KE, gati të mbështesë Shqipërinë në mbylljen e negociatave me BE

    Gonzato i dorëzon Ramës raportin e progresit 2025: KE, gati të mbështesë Shqipërinë në mbylljen e negociatave me BE

    Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato i dorëzoi raportin e progresit të Shqipërisë kryeministrit Edi Rama.

    Gonzato u shpreh se kjo është një fazë përfundimtare, ndërsa theksoi se Komisioni Europian është gati të mbështesë Shqipërinë në mbylljen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
    “Më vonë do të takohem me ministren e Punëve të Jashtme për t’i dorëzuar raportin, më pas do ia dorëzoj kryetarit të Kuvendit dhe kryetarëve të komisioneve. Në fund do t’i dorëzohet presidentit të Republikës së Shqipërisë.
    Raporti publikohet në një moment të rëndësishëm. 5 nga 6 grupkapituj janë hapur dhe po punohet për hapejn e kapitullit të fundit, dua të përgëzoj autoritete shqiptare për këtë progres. Është një fazë vendimtare, ku do të testohet vullneti i Shqipërisë.
    Janë përmbushur 21 masa reformuese, një rezultat i shkëlqyer që beri që KE të rimbursojë 9.3 mln euro. Siç konfirmoi dhe Ursula von der Leyen kjo është arsyeja pse jemi këtu, KE është gati të mbështesë Shqipërinë për mbylljen e negociatave“, u shpreh Gonzato.
     

    Top Channel

  • Rama dhe Gonzato konferencë të përbashkët sot në Kryeministri

    Rama dhe Gonzato konferencë të përbashkët sot në Kryeministri

    Silvio Gonzato-edi rama

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, do të mbajnë sot një konferencë të përbashkët për shtyp. Konferenca, e cila vjen një ditë pasi Bashkimi Europian publikoi progres-raportin për vendin tonë, do të mbahet në ambientet e Kryeministrisë, në orën 11:00.
    Nuk dihen më shumë detaje, ndërsa burime bëjnë me dije se Ambasadori i BE-së pritet t’i dorëzojë kryeministrit Rama progres-raportin e Komisionit Europian 2025. 
    Ditën e djeshme, BE publikoi progresi raportin për Shqipërinë për vitin 2025. Raporti vlerëson hapat e ndërmarra në procesin e negociatave nga vendi ynë, luftën kundër korrupsionit dhe zgjedhjet e 11 majit. Në raport, Shqipëria vlerësohet si vend që ka përparuar në hapat drejt integrimit me hapjen e grupeve negociuese dhe në përfitimet e Planit të Rritjes. Ndërkoë, raporti ka rreshtuar kritika dhe ka ngritur shqetësime në lidhje me median në Shqipëri. Progres-raporti ngre shqetësime serioze për mungesën e vetërregullimit, polarizimin e skajshëm dhe presionin ndaj gazetarëve, veçanërisht në mediat online. Gjithashtu, në raport thuhet se ndalimi i Tik Tok u arsyetua në pulik si masë për mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtja e dëmshme, ndërkohë që aktualisht aplikacioni është i aksesueshëm në gjithë Shqipërinë dhe nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për heqjen e ndalimit nga qeveria./ZËRI

  • Raporti i BE-së “nxin” Shqipërinë – Kos lavdëron Ramën!

    Raporti i BE-së “nxin” Shqipërinë – Kos lavdëron Ramën!

    Komisioni Europian publikoi sot Raportin e progresit per Shqiperine 2025 , raport i cili nxirrte në pah disa problematika serioze në fushën e funksionimit të institucioneve demokratike, ekonomisë dhe luftës kundër krimit të organizuar.
    Raporti evidentonte një sërë problematikash, nga zgjedhjet e 11 Majit, te emigrimi masiv dhe sfidat sociale. Raporti thekson po ashtu se reformat kyçe mbeten të pjesshme dhe sfidat strukturore të pazgjidhura.
    Por për Marta Kos është bërë “deti kos”. A thua se i kishte mbushur xhepat plot me Euro nga Rama, komisionerja nuk i kurseu lavdet për punën e kryeministrit shqiptar.
    Nuk dihet me çfarë syri i sheh Kos këto zhvillimi pozitive, por realitet është ndryshe dhe lë shumë për të dëshiruar!
    Në një vend si Shqipëria ku vota vidhet, korrupsioni është i pranishëm në nivele të larta, krimi i organizuar bën ligjin, paratë e pista pastrohen në kulla gjigande dhe popullit të thjeshtë i merret jeta nga ilaçe të skaduara dhe pajisje jofunksionale në spitale, ‘shikimi i turbullt’ i komisioneres për punën e Ramës nuk i hy në punë sa dreqit. Madje as një socialist i thekur nuk e beson!
    Siç duket, Kos nuk e ka lexuar mirë raportin i cili thekson se qeveria shqiptare ka bërë progres të kufizuar në arritjen e standardeve të BE-së për lirine e shprehjes, ndërsa vendi mbetet në një nivel të moderuar përgatitjeje në këtë sektor të rëndësishëm të të drejtave themelore.
    Komisioni thekson se qeveria shqiptare ka bërë “vesh të shurdhër” ndaj rekomandimeve të bëra nga ky institucion për forcimin e lirisë së shprehjes gjatë tre viteve të fundit.
    Deklarata e plotë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme:
    “Komisioni Europian publikoi sot Raportin e Progresit për Shqipërinë 2025, i cili paraqet një analizë të detajuar të zhvillimeve në vend gjatë një viti. Raporti evidenton përparimin e qëndrueshëm të vendit tonë në reformat kyçe, shënon arritjet konkrete dhe rithekson përkushtimin e palëkundur të Qeverisë dhe të Shqipërisë ndaj standardeve europiane.
    Në mënyrë të veçantë, raporti përshëndet angazhimin e fortë politik të Shqipërisë në rrugën e integrimit europian. Ai thekson përparimin e rëndësishëm në reformat themelore, veçanërisht në reformën gjithëpërfshirëse të drejtësisë, si dhe rezultatet domethënëse të arritura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke nënvizuar edhe bashkëpunimin aktiv ndërkombëtar në këto fusha.
    Raporti vlerëson përparimin e bërë në procesin e negociatave të anëtarësimit që prej tetorit të vitit 2024, duke theksuar ecurinë e tyre me një ritëm “të paprecedentë”, që ka çuar në hapjen e 28 kapitujve brenda një viti. Në përputhje me planet e përbashkëta të punës, pesë kapitujt e mbetur pritet të hapen para fundit të këtij viti.
    Për të dytin vit radhazi, Komisioni Europian ripohoi mbështetjen për objektivin e Shqipërisë për përmbylljen e negociatave deri në vitin 2027, në një proces plotësisht të bazuar në meritë.
    Raporti pasqyron gjithashtu, me realizëm dhe në mënyrë të balancuar, sfidat që mbeten përpara, si forcimi i mëtejshëm i institucioneve, rritja e vazhdueshme e transparencës, sundimi i  ligjit, etj.
    Raporti i Progresit për vitin 2025 është dokumenti më pozitiv i publikuar ndonjëherë për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Ai reflekton punën e madhe të bërë nga ekipi negociator, përkushtimin e pandërprerë të administratës publike si dhe institucioneve qendrore e vendore si dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me Komisionin Europian dhe institucionet e tjera të BE-së drejt qëllimit të përbashkët — anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE.
    Ministria për Europën dhe e Punët e Jashtme e mirëpret raportin e Komisionit dhe i konsideron gjetjet si dhe rekomandimet e tij një moment të rëndësishëm reflektimi, për të vlerësuar rrugën e deritanishme dhe për të forcuar përgjegjësinë për të vijuar përpara me fokus, vendosmëri dhe rezultate konkrete.
    Integrimi në BE mbetet udhërrëfyesi ynë strategjik për forcimin e demokracisë, zhvillimit dhe mirëqenies së qytetarëve shqiptarë — në dobi të një të ardhmeje të përbashkët europiane”.

  • KE publikon raportin për Shqipërinë: Përparim i qëndrueshëm, por sfida të theksuara në demokraci dhe…

    KE publikon raportin për Shqipërinë: Përparim i qëndrueshëm, por sfida të theksuara në demokraci dhe…

    Komisioni Europian ka publikuar raportin më të fundit për progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke vlerësuar se vendi ka ruajtur angazhimin e lartë politik dhe ka hapur negociata për pesë nga gjashtë grup-kapitujt. Megjithatë, dokumenti nënvizon se një sërë sfidash kyçe vazhdojnë të pengojnë ritmin e reformave.
    Sipas raportit, zgjedhjet parlamentare të majit 2025 ishin konkurruese dhe profesionalisht të administruara, por u shoqëruan me pabarazi në terrenin elektoral, përdorim të burimeve publike dhe polarizim të thellë politik. Komisioni thekson nevojën për një reformë të plotë zgjedhore dhe rritje të kontrollit parlamentar ndaj qeverisë.
    Në fushën e sundimit të ligjit, BE vlerëson progresin e reformës në drejtësi, por paralajmëron se presioni politik mbi institucionet e drejtësisë mbetet shqetësues. Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe ai i Prokurorisë vijojnë të funksionojnë me kapacitete të kufizuara, ndërsa sistemit i mungojnë gjyqtarë dhe prokurorë të mjaftueshëm.
    Raporti i kushton rëndësi edhe luftës kundër korrupsionit, ku SPAK ka rritur ndjeshëm performancën në ndjekjen e rasteve të nivelit të lartë. Sidoqoftë, korrupsioni konsiderohet ende i përhapur në shumë sektorë publikë, ndërsa deklarimi dhe kontrolli i pasurive kërkojnë transparencë dhe efikasitet më të madh.
    Në fushën ekonomike, Komisioni vëren se ekonomia shqiptare ka ruajtur rritjen, inflacioni është stabilizuar dhe borxhi publik ka rënë. Megjithatë, sfida si evazioni fiskal, qeverisja e dobët e ndërmarrjeve shtetërore dhe produktiviteti i ulët vijojnë të pengojnë konkurrueshmërinë.
    Mjedisi, klima dhe menaxhimi i mbetjeve mbeten ndër fushat me përparimin më të ulët, ku BE kërkon miratimin e ligjeve të reja, forcimin e inspektimeve dhe përshpejtimin e projekteve infrastrukturore sipas standardeve europiane.
    Sa i përket politikës së jashtme, Shqipëria vlerësohet maksimalisht për përputhjen 100% me qëndrimet dhe sanksionet e BE-së, duke u cilësuar partner i besueshëm në rajon.
    Komisioni Europian përsërit se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm përpara, por thekson nevojën për përshpejtimin e reformave në demokraci, drejtësi, administratë publike dhe mjedis në mënyrë që vendi të avancojë drejt hapjes dhe mbylljes së kapitujve të negociatave.

  • Kush gënjen për raportin financiar të 11 majit? PL: I dhamë Berishës 70 mijë euro! PD: I morëm 150 mijë euro

    Kush gënjen për raportin financiar të 11 majit? PL: I dhamë Berishës 70 mijë euro! PD: I morëm 150 mijë euro

    Në raportet e dorëzuara nga PD dhe Partia e Ilir Metës, bie në sy një mospërputhje prej 80 mijë eurosh. PL ka deklaruar se ka bërë vetëm një pagesë 70 mijë euro për Partinë Demokratike për mitingje të përbashkëta, si udhëheqëse e koalicionit, e kjo konfirmohet edhe në raportin e PD-së. Kjo transfertë bankare është bërë më 7 maj, pak ditë para zgjedhjeve.
    Por PD, gjithashtu ka deklaruar edhe një pagesë tjetër, prej 80 mijë eurosh, nga partia e Metës, tek e Berishës. Kjo pagesë është depozituar në bankë, më 7 gusht, pas zgjedhjeve.
    Njëra prej partive, ose PD ose PL, rezulton se ka bërë një deklarim të rremë në KQZ. Gjithësesi, PD ka mbledhur para nga të gjithë aleatët të cilët garantuan një mandat deputeti duke qenë në listat e sigurta (të mbyllura të koalicionit) plot 265 mijë euro.
    Shumat që PD deklaron se ka mbledhur nga aleatët
    PL (4 deputetë) 150 mijë euroPAA (1 deputet) 50 mijë euroPR (1 deputet) 50 mijë euroPBDNJ (1 deputet) 15 mijë euro