Tag: raporte

  • Marrëveshja për Gazën, Trump nxori Rusinë jashtë loje në Lindjen e Mesme

    Marrëveshja për Gazën, Trump nxori Rusinë jashtë loje në Lindjen e Mesme

    Në fund të vitit 2015, Kremlini arriti një fitore kyç kur nisi intervenimin ushtarak në Siri për të shpëtuar regjimin që po rrëzohej shpejt të presidentit të atëhershëm sirian, Bashar al-Assad, dhe për të konsoliduar rolin e tij si një aktor kryesor në Lindjen e Mesme.
    Por, dhjetë vjet më vonë, Assadi është rrëzuar nga pushteti dhe një sërë ngjarjesh vendimtare – më e fundit është marrëveshja e armëpushimit e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara mes Izraelit dhe Gazës – po e zhbëjnë këtë përshtypje.
    ‘Rusia nuk është anashkaluar kaq shumë në aspektin diplomatik në Lindjen e Mesme që nga ndërhyrja e saj në Siri më 2015’, tha Hanna Notte, drejtoreshë për Euroazinë në Qendrën James Martin për Studime të Mospërhapjes.
    Ky status i tkurrur doli në pah në Egjipt më 13 tetor, kur presidenti amerikan, Donald Trump, bashkëkryesoi një samit ku morën pjesë udhëheqësit e më shumë se 20 shteteve, që synoi finalizimin e një armëpushimi të përhershëm në Gazë.
    Rusia mungoi në këtë tubim diplomatik dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u tha gazetarëve se Moska nuk u ftua.
    Kjo ndodhi pasi Kremlini anuloi një samit të planifikuar me udhëheqësit arabë, që ishte paraparë të mbahej më vonë gjatë kësaj jave në Moskë.
    Bloomberg, duke u thirrur në burime që tha se kanë informacione për këtë temë, ka raportuar se arsyeja e vërtetë e anulimit të samitit ishte se shumë pak udhëheqës kishin konfirmuar pjesëmarrjen.
    Zyrtarë evropianë, duke folur në kushte anonimiteti, po ashtu i thanë Radios Evropa e Lirë se marrëveshja dhe anulimi i samitit tregojnë se aktualisht po zbehet ndikimi i Rusisë në Lindjen e Mesme.
    ‘Ky ishte padyshim një tjetër shenjë se roli i Rusisë në rajon po zvogëlohet’, tha për Radion Evropa e Lirë një zyrtar i Bashkimit Evropian që merret me Rusinë dhe Euroazinë.
    ‘Anulimi i samitit është një shenjë tjetër. Vetëm dy udhëheqës – nga Siria dhe Irani – kishin pranuar të shkonin’ në Moskë.
    Një tjetër diplomat i BE-së i tha Radios Evropa e Lirë se mungesa e Rusisë në samitin në Egjipt shënoi ‘një fitore për Perëndimin’.
    ‘T’i shohësh udhëheqësit amerikanë, arabë dhe perëndimorë në podium dhe asnjë rol rus – apo kinez – në gjithë këtë, ishte vërtetë një pamje e veçantë’, tha një diplomat i BE-së për Radion Evropa e Lirë.
    Moska përballet me një Lindje të Mesme që po ndryshon me shpejtësi
    Kjo ndodh pasi prestigji rus ka pësuar një sërë goditjesh në Lindjen e Mesme në vitet e fundit, teksa Moska e ka bërë prioritet pushtimin e Ukrainës, që pothuajse është në vitin e katërt.
    Assad, për të cilin Rusia, në bashkëpunim me Iranin, ndërhyri ushtarakisht gjatë luftës civile në Siri, u rrëzua nga pushteti në fund të vitit 2024 dhe më pas u largua për në Moskë.
    Sulmet e 7 tetorit 2023 të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – që nxitën luftën Izrael-Gazë e vendosën Moskën përballë sfidave të reja diplomatike me Tel Avivin, pasi Moska kishte kaluar dekada të tëra duke ndërtuar raporte strategjike.
    Më pas ndodhën sulmet ajrore amerikane dhe izraelite ndaj Iranit në qershor, që e lanë Teheranin – partnerin kryesor të Moskës në rajon – të dobësuar ushtarakisht dhe e bënë Rusinë hezituese për ta furnizuar Teheranin me më shumë armë.
    Sipas analistëve, kjo është pjesë e një llogaritjeje të re politike nga Moska, e cila mbetet e përqendruar në luftën në Ukrainë dhe ka pak burime strategjike për t’i shpërndarë në rajonet e tjera të botës.
    ‘Është çështje kapaciteti’, tha Notte. ‘Qoftë paaftësi apo mungesë vullneti, Rusia thjesht ka më pak burime ushtarake për t’i angazhuar diku tjetër’.
    Ngecjet diplomatike me të cilat po përballet Moska i shtohen një rrjeti të ndërlikuar partneritetesh dhe nevojash strategjike në të cilin po navigon Rusia në Lindjen e Mesme.
    Rusia prej kohësh ka pasur raporte të forta me Iranin. Moska mbetet një nga investitorët e huaja kryesore dhe furnizuese armësh për këtë shtet, teksa Teherani e ka ndihmuar Kremlinin me dronë gjatë vitit të parë të pushtimit të Ukrainës, duke e ndihmuar edhe me ndërtimin e një fabrike në Rusi për prodhimin e fluturakeve pa pilot.
    Megjithatë presidenti rus, Vladimir Putin, ka synuar që të zhvillojë raporte më të thella me shtetet e Gjirit sikurse me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite, që janë dy partnere gjithnjë e më të rëndësishme për Moskën të cilat nuk do të preferonin një Iran më të fuqishëm.
    Kjo e ka lënë Moskën në një pozitë të vështirë, teksa përpiqet të mbështesë partnerin e saj kryesor në rajon dhe njëkohësisht synon të ruajë raportet me shtetet e Gjirit, të cilat kanë qenë vendimtare për mbijetesën e Moskës përballë sanksioneve që Perëndimi i ka vendosur pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.
    Përderisa marrëveshja e fundit mes Izraelit dhe Gazës shënon një arritje diplomatike, një marrëveshje afatgjatë për paqe të qëndrueshme ende nuk është e sigurt se mund të arrihet.
    Notte shtoi se, ndonëse roli i Rusisë në rajon mund të jetë në rënie krahasuar me kulmin që kishte pas ndërhyrjes në Siri, përjashtimi i saj nga samiti nuk do të thotë se Moska nuk do të mbetet një aktore e rëndësishme në Lindjen e Mesme.
    ‘Edhe sikur Rusia të mos ishte e zënë me luftën në Ukrainë, ndoshta nuk do të ishte një aktore e rëndësishme në çështjen Izrael-Palestinë’, tha Notte. ‘Roli i Moskës në çështjen Izrael-Palestinë ka qenë mjaft i kufizuar që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë’.
    Dhe, përderisa Rusia përballet me pikëpyetje lidhur me të ardhmen e saj në Lindjen e Mesme, Moska ka arritur që të shpëtojë copëza të statusit të saj në Siri.
    Rusia disi ka sfiduar parashikimet pas rrëzimit të Assadit, duke e ruajtur ndërtesën detare në Tartus dhe bazën ajrore në Hmeimim të Sirisë, ndërsa ka përdorur ndikimin e saj si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të krijuar raporte pozitive me qeverinë e presidentit të përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa.
    Sharaa personalisht e ka mirëpritur një delegacion të lartë nga Moska muajin e kaluar dhe në një intervistë më 12 tetor për CBS-in, al-Sharaa u duk se la të hapur mundësinë për të krijuar raporte më të ngushta me Moskën në të ardhmen.
    ‘Përfshirja në një konflikt me Rusinë në këtë moment do të ishte tepër e kushtueshme për Sirinë. As nuk do të ishte në interes të vendit’, tha ai./ REL

  • Gazetari: Kryeministri po e ndan Shqipërinë sikur ta ketë trashëgim nga babai i tij, Kristaq Rama

    Gazetari: Kryeministri po e ndan Shqipërinë sikur ta ketë trashëgim nga babai i tij, Kristaq Rama

    Duke folur mbi raportin e DASH për Shqipërinë, gazetari Armand Shkullaku, thotë se raporte të ngjashme kanë treguar se Shqipëria ndodhet në vendin e fundit ose të parafundit me Bosnjen, lidhur me klimën e të bërit biznes në Shqipëri apo investime.
    Shkullaku tha se DASH ka bërë raporte më të tmerrshme më parë, por ai ngriti dyshime mbi faktin se sa vlerë kanë këto raporte për të ndryshuar realitetin në Shqipëri.
    Pavarësisht se qeveria miratoi Ligjin e Investimeve Strategjike, gazetari Shkullaku theksoi dështimin në këtë sektor, për shkak se vendi ynë nuk ka njohur asnjë investim të tillë, përpos atyre turke…
    Por Shkullaku nuk e kurseu ironinë ndaj kryeministrit Rama, kur tha se pronat në Shqipëri janë të Kristaq Ramës, e si të tilla, ai ka të drejtë t’i ndajë sipas dëshirave që ia njeh ligji.
    “Duhen ndarë vlerat statistikore të këtij raporti, dhe fakt është që Shqipëria, referuar dhe raporteve të organizmave të huaj,  ose është në vend të fundit ose parafundit me Bosnjen. DASH ka bërë raporte të tmerrshme dhe më parë, por sa vlerë kanë për të ndryshuar realitetin në Shqipëri.
    Në Shqipëri fakt është që veç kompanive të Erdoganit që hyn vetë ose me emra të tjera, siç ishte tuneli i Llogarasë apo Vlorës, ndaj s’ka pasur kompani serioze. Ligji i investimeve strategjike u miratua në parlament, që qeveria shqiptare të kishte prioritet investimet në  turizëm.
    Meqë Shqipëria është Maldivet e botës, e të tjerët po shkulin flokët për të ardhur këtu… së paku duhet të lehtësojmë investimet strategjike. Edhe pse kemi këtë ligj, s’e kemi sot asnjë investitor, zero që të ketë investuar në Shqipëri.
    Ajo që DASH i referohet, ka të bëjë me faktin që Shqipëria s’garanton me ligj të drejtën e pronës, ose nesër i teket Ramës të nxjerr vëllain pronar.
    Nëse ke një konflikt ligjor, gjykatat e kanë zgjidhur me ato që i paguan më shumë…
    Pronat në Shqipëri janë të Kristaq Ramës që i biri i ka trashëguar dhe i ndan sipas dëshirave të veta që ia njeh ligji sipas asaj që ka trashëguar”, u shpreh ai.
     

  • Trump kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kreut të Intel, akuzat për raporte konfliktuale me Kinën

    Trump kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kreut të Intel, akuzat për raporte konfliktuale me Kinën

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kreut të prodhuesit amerikan të çipave, Intel.
    Sipas Trump, CEO Lip-Bu Tan, ka raporte problematike me Kinën, madje ka cilësuar se ai është në konflikt me këtë shtet, raporton BBC. Këto raporte problematike, Trump u referohet investimeve të dyshimta të Tan nëpër kompani që sipas Shteteve të Bashkuara, janë të lidhura me ushtrinë kineze.

    Këtë kërkesë, Trump e bëri të ditur përmes një postimi në platformën “Truth Social”, ku ai shkruan: “CEO i Intel është shumë i konfliktuar dhe duhet të dorëhiqet menjëherë. Nuk ka ndonjë zgjidhje tjetër të këtij problemi. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj këtij problemi.“

    Është e pazakontë që një president të kërkojë dorëheqjen e një drejtuesi ekzekutiv të një korporate.
    Tan është shprehur më herët se Intel do të zvogëlojë investimet e saj në prodhim, përfshirë në SHBA-të, për t’iu përshtatur kërkesës së klientelës. Kompania ka shkurtuar mijëra vende pune përgjatë këtij viti, në përpjekje për t’a lartësuar atë. Por, aksionet e Intel ranë në më shumë se 3% pas sulmit të Trump, ky i fundit i cili ka qenë kritik ndaj kompanisë që më herët.
    Pavarësisht shqetësimeve të Trump, nuk është e paligjshme që amerikanët të investojnë në firma kineze. Por, Uashingtoni ka shtuar kufizimet që nga mandati i parë i Trump, ndërsa përpiqet të ndërpresë lidhjet e biznesit midis SHBA-ve dhe Kinës kur bëhet fjalë për teknologjinë e përparuar, pasi si demokratët ashtu edhe republikanët shqetësohen hapur për sigurinë kombëtare.
    Sulmet e Trump vijnë pasi senatori republikan, Tom Cotton, i drejtoi një letër bordit të Intel, ku shkruhej se “shoqatat e z. Tan ngrenë pyetje në lidhje me aftësinë e Intel” për të qenë një “administrator i përgjegjshëm i parave të taksapaguesve amerikanë dhe për t’u përmbajtur rregulloreve përkatëse të sigurisë”.
    Në një deklaratë më herët këtë javë, Intel u shpreh se Tan dhe kompania është “thellësisht të përkushtuar ndaj sigurisë kombëtare të SHBA-ve dhe integritetit të rolit tonë në ekosistemin e mbrojtjes së SHBA-ve”.
    Lidhjet e Tan me Kinën janë vënë në qendër të vëmendjes në një raport të kongresit të vitit 2024, që shqyrtonte raportet midis firmave të investimeve amerikane dhe bizneseve kineze.

  • Andi Bushati: Macron e Meloni e kanë “vëlla” Edi Ramën, PD merret me raporte koti ndërkombëtare

    Andi Bushati: Macron e Meloni e kanë “vëlla” Edi Ramën, PD merret me raporte koti ndërkombëtare

    Për Andi Bushatin, më 11 maj, shqiptarët u bënë pjesëmarrës të një farse elektorale
    Ai thotë se tashmë jemi në diktatur, ndërsa regjimet nuk mund të rrëzohen përmes rezolutave dhe raporteve ndërkombëtare.
    Sipas Bushatit, ndryshe nga sa ka ndodhur me udhëheqësit e opozitës, përfshirë Berishën e Metën, apo edhe ish-kryesocialistin Fatos Nano, që e lëshuan pushtetin me votë, e njëjta gjë nuk ka ndodhur me Ramën, i cili qëndron në pushtet përmes autokracisë.
    “Shqiptarët s’kishin mundësi të zgjidhnin. Diktatura ka kur ka vetëm një diktator, dhe unë këtë e quaj regjim.
    Berisha ka një rekord në historinë e tij politike, ka lëshuar pushtetin me votë.
    Në historinë e Shqipërisë kemi një njeri që se ka lëshuar kurrë pushtetin e tij me votë, njëjtë si Meta dhe Fatos Nano që lëshuan pushtetin me votë.
    Shqiptarët u bënë pjesëmarrës në një farsë. Kam marrë pjesë në votime edhe në komunizëm.
    Çfarë vlere ka ky raport? A përballohen regjimet diktatoriale me raporte e rezoluta?
    Ne kemi një dualitet, kemi disa raporte teknicienësh, nga ana tjetër kemi Macron, Meloni, që thonë vëllai jonë Rama, mirë është e s’na prish punë.
    Gabimi i opozitës, që fryn e bymen këto raporte, sikur nga këto vjen ndryshimi.
    S’rrëzohen regjimet diktatoriale me raportet e BE, KiE, PPE.
    Tani kemi hyrë në një periudhë post demokratike, me farsa, SPAK, s’ka asgjë.
    Hiqi mënjanë këto, ne si shqiptarë, si duhet të përballemi me regjimin që kemi një qafë, dhe kjo është pyetja që duhet të bëjë çdo shqipar dhe opozitar. S’ka alternative në diktaturë”, tha ai.

  • Zgjedhjet e 11 Majit/ Bushati: Regjimi i Ramës na ka hipur në qafë, nuk rrëzohet me raporte

    Zgjedhjet e 11 Majit/ Bushati: Regjimi i Ramës na ka hipur në qafë, nuk rrëzohet me raporte

    Gazetari dhe analisti, Andi Bushati u shpreh se zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri, ishin një farsë elektorale, ku shqiptarët nuk kishin asnjë alternativë reale për të zgjedhur.
    Bushati u shpreh se vendi ndodhet përballë një regjimi autokratik dhe jo një sistemi demokratik.
    Sipas tij, regjimi i Edi Ramës ka uzurpuar të gjitha mekanizmat e zgjedhjes së lirë dhe ka vënë nën kontroll institucionet, duke mos i lënë hapësirë kundërshtisë. Ai theksoi se shqiptarët janë bërë “pjesëmarrës të detyruar” në një proces të komanduar nga pushteti.
    Bushati: Shqiptarët s’kishin mundësi të zgjidhnin. Diktatura ka kur ka vetëm një diktator, dhe unë këtë e quaj regjim. Berisha ka një rekord në historinë e tij politike, ka lëshuar pushtetin me votë. Në historinë e Shqipërisë kemi një njeri që se ka lëshuar kurrë pushtetin e tij me votë, njëjtë si Meta dhe Fatos Nano që lëshuan pushtetin me votë.
    Shqiptarët u bënë pjesëmarrës në një farsë. Kam marrë pjesë në votime edhe në komunizëm. Çfarë vlere ka ky raport. A përballohen regjimet diktatoriale me raporte e rezoluta. Ne kemi një dualitet, kemi disa raporte teknicienësh, nga ana tjetër kemi Macron, Meloni, që thonë vëllai jonë Rama, mirë është e s’na prish punë.
    Gabimi i opozitës, që fryn e bymen këto raporte, sikur nga këto vjen ndryshimi. S’rrëzohen regjimet diktatoriale me raportet e BE, KiE, PPE. tani kemi hyrë në një periudhë post demokratike, me farsa SPAK, s’ka asgjë.
    Të përqendrohesh në këtë kuadrat, sinjal nga Brukseli e Strasburgu. Hiqi mënjanë këto, ne si shqiptarë, si duhet të përballemi me regjimin që kemi një qafë, dhe kjo është pyetja që duhet të bëjë çdo shqipar dhe opozitar. S’ka alternative në diktaturë.

  • “Po marr raporte të mira”, Trump për raundin e dytë të bisedimeve tregtare SHBA-Kinë në Londër: Nuk është e lehtë, por…

    “Po marr raporte të mira”, Trump për raundin e dytë të bisedimeve tregtare SHBA-Kinë në Londër: Nuk është e lehtë, por…

    Bisedimet tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës do të vazhdojnë për ditën e dytë, teksa të dyja palët kërkojnë të ulin tensionet mbi teknologjinë dhe transferimet e metaleve të rralla.

    Përfaqësuesit nga të dyja vendet përfunduan ditën e parë të negociatave në Londër pas më shumë se gjashtë orësh në Lancaster House, një rezidencë e shekullit të 19-të pranë Pallatit Buckingham. Bisedimet përfunduan rreth orës 8 të mbrëmjes sipas kohës së Londrës. Këshilltarët do të takohen përsëri të martën në orën 10 të mëngjesit në kryeqytetin britanik, tha zyrtari.
    “Po shkojmë mirë me Kinën. Kina nuk është e lehtë. Po marr vetëm raporte të mira”, tha Trump nga Shtëpia e Bardhë.

    “We are doing well with China. China is not easy,” President Donald Trump says while giving reporters an update about the state of trade talks between the US and China https://t.co/iJBbCP9YWs pic.twitter.com/neyshX3RhJ
    — Bloomberg TV (@BloombergTV) June 9, 2025

    Delegacioni amerikan u drejtua nga Sekretari i Thesarit Scott Bessant, me Sekretarin e Tregtisë Hoëard Lutnick dhe Përfaqësuesin e Tregtisë të SHBA-së Jamieson Greer. Prania e Lutnick, ish-drejtori ekzekutiv i Cantor Fitzgerald, nënvizoi rëndësinë e kontrolleve të eksportit në këto diskutime.

    Top Channel

  • Perplexity lançon mjetin e ri për përpilim raportesh

    Perplexity lançon mjetin e ri për përpilim raportesh

    Perplexity, motori i kërkimit AI i cili ka vënë në shënjestër Google, ditën e Enjte lançoi Perplexity Labs, një mjet për abonentët e planit 20 dollarësh të kompanisë për të përpiluar raporte, databaza, dhe dokumente.

    Perplexity Labs është i disponueshëm në ueb, iOs dhe Android ndërsa së shpejti do të vijë edhe në Mac dhe Windows. Labs vjen në të njëjtën ditë që debutoi platforma e agjentëve AI Manus.
    Perplexity Labs, e fuqizuar nga inteligjenca artificiale, mund të kryejë kërkime dhe analiza, duke marrë rreth 10 minuta dhe duke përdorur mjete si kërkimi në internet, ekzekutimi i kodit, si dhe krijimi i grafikëve dhe imazheve për të hartuar raporte dhe vizualizime.

    Sipas Perplexity, Labs mund të krijojë aplikacione interaktive në internet dhe të shkruajë kod për të strukturuar të dhënat, për të zbatuar formula dhe për të krijuar dokumente.

    Të gjitha të dhënat e gjeneruara gjatë punës me Perplexity Labs siç janë grafikët, imazhet apo pjesëza kodi, organizohen në një tab të dedikuar ku mund të shikohen dhe shkarkohen.
    E gjitha kjo duket e mrekullueshme në teori por AI është një teknologji joperfekte ndërsa ka raste kur Labs nuk prodhon përgjigjet e duhura. /PCWorld Albanian