Tag: raphinha

  • Besnikëria e Raphinha përballë marrëveshjes verbale për ta lënë Barcelonën

    Besnikëria e Raphinha përballë marrëveshjes verbale për ta lënë Barcelonën

    Raphinha dëshiron të qëndrojë te Barcelona. Sulmuesi brazilian ka pohuar publikisht dhe privat se synimi i tij, sipas “SPORT”, është të vijojë me klubin blaugrana, pasi përkushtimi i tij shkon përtej kontratës. Pas golit kundër Atlético Madridit, ai tregoi dashurinë për klubin (duke treguar stemën), por megjithatë vazhdon të jetë objekt dëshire në Lindjen e Mesme, një gjë që as ai dhe as Barcelona nuk mund ta kontrollojnë.
    Sipas “Catalunya Ràdio”, Arabia Saudite e ka tërheqjen financiare, çka nuk është e re. Edhe pse rinovoi deri më 2028, Raphinha pati një marrëveshje verbale me Deco, drejtorin sportiv, që mund t’ia lehtësojë largimin nëse pranon ofertat saudite pas Botërorit 2026 me Brazilin. Situata i ngjan asaj të Iñigo Martínez, i cili dëshironte të qëndronte, por oferta e Al Nassr e shtyu drejt Arabisë Saudite.
    Për Raphinha nuk bëhet fjalë për një ofertë të vetme. Ka më shumë se një dhe shumë të majme. Megjithatë, Raphinha duket i qetë dhe i angazhuar te Barcelona. Ai nuk punon me agjent, por ka bërë të qartë se nuk dëshiron të negociohet largimi i tij. Përfundimi do të vendoset nga vetë Raphinha pas Botërorit 2026, megjithëse aktualisht nuk ka diskutime për largim.

  • Raphinha me Flick si Iniesta me Guardiolën dhe… tripleta sezonale në sfond

    Raphinha me Flick si Iniesta me Guardiolën dhe… tripleta sezonale në sfond

    Kontributi i Raphinha te Barcelona aktuale është e madhe në fushë, por po ashtu vlen edhe roli i tij udhëheqës në dhomën e zhveshjes. Një imazh i fundit tregon kapitenin duke iu drejtuar trajnerit të ulur në stol, Hansi Flick, pavarësisht fitores ndaj Alavés, përpara ndeshjes së madhe kundër Atlético Madridit, ku Raphinha shënoi golin e parë nga tre që i dhanë fitoren Barcelonës.
    Ai ka pranuar publikisht: “E di që ndonjëherë jam i bezdisshëm, ndonjëherë tepër, por mendoj se është e rëndësishme ta shtypim kundërshtarin. Do të kërkoj nga shokët e skuadrës që të japin më shumë, marr përgjegjësinë”.

    Ky moment i komunikimit midis lojtarit dhe trajnerit kujton skenën e vitit 2008, kur Andrés Iniesta iu drejtua privatisht Pep Guardiolës për t’i dhënë besim pas rezultateve të dobëta në fillim të sezonit 2008-2009. Pas asaj bisede, Barça fitoi 6-1 ndaj Sporting Gijón, duke ndezur sezonin që përfundoi me tripletën La Liga, Kupë Mbreti, Champions.
    Flick, përpara fitores ndaj Atlético Madridit, komentoi për iniciativën e Raphinha: “Këto ndeshje të lodhin shumë, por pastaj shkoj në shtëpi, relaksohem dhe përgatitem për ndeshjen e radhës. Jam i fortë”.
     

  • Simeone “shenjtëron” Raphinha: Nuk e di si nuk e ka fituar “Topin e Artë”

    Simeone “shenjtëron” Raphinha: Nuk e di si nuk e ka fituar “Topin e Artë”

    Gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes, trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, vlerësoi sulmuesin e Barcelonës, Raphinha: “Raphinha luan çdo ndeshje. Shënon, bën presion…, nuk e di si nuk e ka fituar ‘Topin e Artë’.
    Dëmtimi i Cardoso na detyroi ta ndryshonim pak formacionin. Kishim pritshmëri të mëdha për Johny, por ai pësoi atë dëmtim që e largoi nga loja. Nga Julián Alvarez presim gjithmonë më shumë. Ai është një lojtar që ndryshon fatet e ndeshjes, është lojtari më i rëndësishëm i ekipit tonë.
    Jam i sigurt se do të shfaqet i plotë në ndeshjen e ardhshme. Në përgjithësi skuadra luajti mirë, ndihem shumë i qetë dhe i kënaqur. Humbëm kundër një kundërshtari të madh, këto gjëra të ndihmojnë të përmirësohesh.
    Tani na pret një ndeshje tjetër e vështirë në Bilbao. Barrios është lojtar ndryshe; i ri, energjik, teknik, me rikuperim të mirë dhe qarkullim topi. Duhet të kujdesemi për të, sepse është një nga lojtarët më të rëndësishëm të mesfushës”.

  • Alex Baena zë në befasi katalanasit, Raphinha rikthen barazpeshën (video)

    Alex Baena zë në befasi katalanasit, Raphinha rikthen barazpeshën (video)

    2 Dhjetor 2025

    21:32

    Telesport

    Ashtu siç dhe pritej, Barcelona dhe Atletico Madrid po dhurojnë spektakël në përballjen e tyre në “Camp Nou”, e vlefshme për La Ligën.  “Colchoneros” kanë kaluar në avantazh falë golit të Alex Baena, një nga blerjet e tyre të bujshme gjatë verës së fundit.
    Spanjolli shënoi pasi mori një top të gjatë nga Nahuel Molina dhe duke zënë në befasi mbrojtjen e Barcelonës, nuk e kishte të vështirë të dërgonte topin në portën e Joan Garcia, në minutën e 19-të.
    Mbrojtja e katalanasve lë shumë ëp të dëshiruar këtë sezon dhe kapet mjaft lehtë në befasi nga kundërshtarët, njësoj siç ndodhi edhe pak më parë me golin e Alex Baena.
    Ndërkohë nuk vonoi shumë dhe erdhi kundërpërgjigjja e katalanasve, të cilët barazuan shifrat me Raphinha-n, në minutën e 26-të. Braziliani shënoi pas asistit të marrë nga Pedri dhe pas një veprimi të bukur në zonë, duke dribluar edhe portierin Jan Oblak në fund.
    SHIKOGOLIN

  • Sot mund të ishte te Chelsea, por zgjodhi Barcelonën për një arsye fare të thjeshtë

    Sot mund të ishte te Chelsea, por zgjodhi Barcelonën për një arsye fare të thjeshtë

    25 Nëntor 2025

    18:59

    Telesport

    Në konferencën për shtyp para përballjes Chelsea-Barcelona, braziliani Raphinha ka zbuluar se blutë kanë qenë të interesuar për të, por në fundi ai zgjodhi katalanasit sepse ishte ëndrra e tij.
    “Që nga ndeshja ime e fundit me Leeds, e dija që kishte një shans për të veshur fanellën e Barcelonës. E dija gjithashtu se Chelsea ishte e interesuar, por unë kisha një ëndërr që duhej ta përmbushja dhe dhashë 100% për ta bërë realitet.
    I mbylla sytë ndaj klubeve të tjera që më donin. Unë kisha një ëndërr dhe bëra gjithçka që munda për të luajtur për Barcelonën”, tha Raphinha.
    Braziliani pritet ta nisë nga minuta e parë përballjen e sotme ndaj Chelsea-s në “Stamford Bridge”, ndeshje e vlefshme për javën e pestë në Champions League.

  • Liverpool gjen te Barcelona zëvendësuesin e Salah, ofron 100 milionë euro

    Liverpool gjen te Barcelona zëvendësuesin e Salah, ofron 100 milionë euro

    20 Nëntor 2025

    18:52

    Telesport

    Edhe pse kontrata e Mohamed Salah me Liverpool skadon në vitin 2027, egjiptiani sipas të gjitha zërave do të largohet në fund të këtij sezoni.
    Deri tani janë përmendur shumë emra që po ndjek klubi i kuq për të gjetur zëvendësuesin ideal të Salah. Së fundmi, një emër që po fiton shumë terren është Raphinha, sulmuesi i Barcelonës.
    Braziliani pëlqehet shumë nga trajneri Arne Slot dhe shikohet si një përforcim ideal në sulm. Sipas medieve angleze, kampioni në fuqi i Premier League është gati të ofrojë 100 milionë euro për Raphinha-n.
    Edhe spe braziliani është shumë i rëndësishëm për Barcelonën, gjendja e tyre financiare jo e mirë mund të jetë një shtysë për të “sakrifikuar” Raphinha-n në këtë rast.

  • Barcelona në dilemë të madhe, merr ofertën 120 milionë euro nga Anglia për yllin e ekipit

    Barcelona në dilemë të madhe, merr ofertën 120 milionë euro nga Anglia për yllin e ekipit

    8 Nëntor 2025

    19:09

    Telesport

    E ardhmja e Raphinha te Barcelona është vënë në pikëpyetje serioze. Mediet angleze raportojnë se Manchester United është gati të paguajë 120 milionë euro për transferimin e yllit brazilian.
    Raphinha nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon, për shkak dëmtimi, por interesi i klubeve të tjera ndaj tij sa vjen e shtohet. Edhe pse kontrata aktuale me katalanasit skadon në vitin 2028, nuk përjashtohet mundësia e largimit të tij këtë verë, duke parë interesin e madh dhe shifrën e madhe që është gati të paguajnë “Djajtë e Kuq”.
    Te Barcelona e vlerësojnë shumë Raphinha-n, por duke ditur situatën jo të mirë financiare, shitja e brazilianit mund të jetë një vendim i detyrueshëm nga “halli”.

  • Mbeti jashtë formacionit më të mirë të vitit “FIFPro 2025”, yllit të Barclonës nuk i del inati dhe publikon “provat” (foto)

    Mbeti jashtë formacionit më të mirë të vitit “FIFPro 2025”, yllit të Barclonës nuk i del inati dhe publikon “provat” (foto)

    Ditën e djeshme u bë publike formacioni më i mirë i vitit “FIFPro 2025”, në bazë të votave të mbi 25 mijë futbollistëve në mbarë globin. Në 11-shen finale ra në sy mungesa e Raphinha, edhe pse braziliani ka patur një vit fantastik në fakt.
    Raphinha nuk e ka pritur aspak mirë këtë gjë dhe ka bërë një numër të madh postimesh në rrjetet e tij sociale, ku ka përmdnur të gjitha arritjet personale  gjatë sezonit të fundit.
    Në 57 ndeshje me Barcelonën, Raphinha shënoi 34 gola dhe dha 26 asiste, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në trofetë e fituar nga Barcelona sezonin e kaluar si La Liga, Kupa e Mbretit dhe Superkupa e Spanjës, pa harruar këtu edhe golat dhe asistet e dhëna me kombëtaren braziliane.

    Formacioni më i mirë i “FIFPro 2025”:  Donnarumma, Hakimi, Van Dijk, Mendes, Palmer, Bellingham, Pedri, Vitinha, Yamal, Mbappe, Dembele.
    Lojtarët që kanë pasur të drejtën e votës kanë votuar për 4 lojtarë, për 4 pozicionet: portier, mbrojtës, mesfushor dhe sulmues.

  • “Epidemi” dëmtimesh te Barcelona, plot 7 mungesa në Champions ndaj grekëve

    “Epidemi” dëmtimesh te Barcelona, plot 7 mungesa në Champions ndaj grekëve

    20 Tetor 2025

    12:41

    Alfred Lleshi

    Barcelona nuk zhvilloi seancë stërvitore me Ferran Torres dhe Raphinha këtë të hënë në “Ciudad Deportiva”, para ndeshjes ndaj Olympiacos në Champions. Të dy lojtarët do të mungojnë në këtë takim, por klubi shpreson t’i rikuperojë për “El Clasico” në “Bernabéu”.
    Ferran Torres u kthye më herët nga kombëtarja për shkak të një mbingarkese në muskujt e këmbës së majtë, gjë që e detyroi të mungonte në ndeshjen e La Liga-s ndaj Girona. Raphinha mungon që nga 26 shtatori për shkak të një dëmtimi në bicepsin femoral të këmbës së djathtë, me kohë rikuperimi të parashikuar prej tri javësh.
    Përveç tyre, danezi Christensen ishte i pranishëm në stërvitje, por u largua pasi ndjeu shqetësim. Ai nuk është përjashtuar nga ndeshja e së martës. Hansi Flick konfirmoi mungesat për sfidën e tretë të fazës së grupeve të Champions-it: Ter Stegen, Joan García, Gavi, Lewandowski, Ferran Torres, Raphinha dhe Dani Olmo.
     

  • Plani i çuditshëm i Barcelonës: Do shitet Raphinha dhe do blihet ylli 20-vjeçar

    Plani i çuditshëm i Barcelonës: Do shitet Raphinha dhe do blihet ylli 20-vjeçar

    16 Tetor 2025

    20:15

    Telesport

    Mediet spanjolle raportojnë për një lëvizje të çuditshme që po mendon Barcelona. Raphinha mund të largohet në fund të këtij sezoni nga katalanasit për shifrën 100-120 milionë euro. Për brazilianin ka interes të madh në Premier League dhe sidomos nga Arabia Saudite. Klubet arabe janë të gatshme ta “mbulojnë në ar” yllin brazilian, gjë që mund ta shtyjë lojtarin të “mbyllë” karrierën në Europë.
    Në anën tjetër, sipas këtyre raportimeve, me paratë e fituara nga shitja e Raphinha-s, Barcelona do të tentojë transferimin e Kenan Yildiz.
    Turku i cili mund të luajë si sulmues i mirëfilltë, mesfushor sulmues dhe sulmues anësor në krahun e djathtë, po shkëlqen këtë sezon te Juventus. Bardhezinjtë po punojnë ndërkohë për të rinovuar kontrantën me 20-vjeçarin, duke parë interesin e klubeve të mëdha ndaj tij. Megjithatë, një oferte të mirë ekonomike rreth 100 milionë euro, Juventus nuk do t’i thoshte “jo”.