PAMJE NGA NGJARJA
ELBASAN-Janë publikuar pamjet nga momenti i ekzekutimit të biznesmenit Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla në Elbasan mbrëmjen e 30 nëntorit. Në videon e siguruar nga ZËRI shihet momenti kur autorët afrohen pranë makinës së viktimës, i cili ndodhej në mjetin e tij tip ‘Range Rover’ i parkuar pranë karburantit “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij. Pasi i janë afruar me makinë, njëri prej ekzekutorëve me kapuç në kokë zbret dhe shkon më këmbë drejt Mëhallës duke e qëlluar për vdekje disa herë.
Në lidhje me ekzekutimin, Policia ka vënë në pranga Xhino Agon, ish-ortakun e Mëhallës, i cili akuzohet se iu ka dhënë hua mjetin dy prej autorëve të përfshirë në ngjarje, të shpallur në kërkim Amarildo Kola dhe Marselo Arani, si dhe rojen e karburantit, shtetasin Kujtim Pisha, i cili akuzohet për moskallëzim krimi. Në pranga është vendosur edhe Nevzat Spaho.
Në pamjet filmike të grumbulluara nga grupi hetimor, Arani shihet duke marrë markinën tip Audi nga parkimi, ndërsa më pas makina u përdor për largimin e vrasësve të biznesmenit në drejtim të Librazhit, ku dhe mjeti u gjet i djegur në fshatin Mirakë. Pavarësisht arrestimeve, grupi hetimor ende nuk ka deklaruar një pistë konkrete për vrasjen e biznesmenit Mëhalla, i cili u qëllua me disa plumba, 2 prej tyre në kokë./ZËRI








