Tag: ramosaj

  • Beatrix Ramosaj në një lidhje të re: Kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën?

    Beatrix Ramosaj në një lidhje të re: Kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën?

    Showbiz E Shtunë, 22 Nëntor 2025 18:42
    Pas një periudhe të vështirë personale dhe largimit nga vëmendja mediatike, këngëtarja Beatrix Ramosaj duket se ka gjetur sërish dashurinë.
    Dyshimet e fundit janë konfirmuar përmes disa pamjeve të reja që po qarkullojnë në rrjet, ku ajo shfaqet në shoqërinë e partnerit të saj të ri. Vite pas largimit nga Shqipëria, pas bujës së madhe mediatike që pasoi pjesëmarrjen e saj në “Big Brother VIP Albania”, Ramosaj është fotografuar në një dalje publike në Shtetet e Bashkuara. Konkretisht, ajo është parë në një stadium në Louisiana, duke ndjekur një ndeshje basketbolli mes New Orleans Pelicans dhe Portland Trail Blazers.

    Në krah të saj ishte një djalë, i cili raportohet se është partneri i saj i ri dhe me kombësi të huaj. Kjo dalje vjen pasi këngëtarja vendosi të shpërngulej në SHBA për të nisur një jetë të re, larg zhurmës mediatike që e shoqëroi pas lidhjes dhe ndarjes me Donaldin. Për gati tre vite, ajo ka mbajtur një profil të ulët në rrjetet sociale, duke qenë mjaft diskrete për jetën e saj private.

    Megjithatë, pak muaj më parë, ajo dha sinjale për një romancë të re përmes një postimi në “Instastory” ku shkruante “Të dua ty” në anglisht. Burime pranë saj konfirmojnë se lidhja ka nisur prej disa muajsh dhe se çifti ka zgjedhur ta jetojë atë në privatësi të plotë. Pas eksperiencës në “Big Brother”, Ramosaj iu rikthye për pak kohë muzikës me disa këngë të suksesshme, por më pas zgjodhi sërish të distancohej, duke u shfaqur rrallë në publik apo në rrjetet sociale, deri në këto pamje të fundit që konfirmojnë kapitullin e ri në jetën e saj sentimentale.

  • Beatrix Ramosaj “kapet mat” me partnerin e saj të ri në stadium!

    Beatrix Ramosaj “kapet mat” me partnerin e saj të ri në stadium!

    Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka rikthyer vëmendjen e publikut, këtë herë për një dalje të papritur në Shtetet e Bashkuara. Vite pasi u largua nga Shqipëria pas bujës së krijuar në “Big Brother VIP Albania”, Beatrix është shfaqur sërish në qendër të thashethemeve për jetën e saj private.
    Në disa pamje të publikuara së fundmi në rrjet, artistja shihet në një stadium në Louisiana, duke ndjekur një ndeshje basketbolli mes New Orleans Pelicans dhe Portland Trail Blazers. Ajo nuk ishte vetëm: në krah të saj qëndronte një person që dyshohet se është partneri i saj i ri.
    Në pamje, Beatrix Ramosaj shfaqet e qetë duke shijuar ndeshjen, ndërsa momenti i filmuar ka mjaftuar për të ndezur sërish kuriozitetin rreth saj. Kjo është një nga daljet e rralla të saj publike, pasi prej kohësh këngëtarja është tërhequr nga vëmendja mediatike dhe jeton në SHBA së bashku me familjen e saj.
    Pas pjesëmarrjes në BBVA dhe polemikave që shoqëruan lidhjen e saj të shumëkomentuar me Donald Veshajn, Beatrix vendosi të mbyllte një kapitull të vështirë dhe të ndërtonte jetën larg vështrimit të publikut shqiptar.
    Meqë ende s’kemi asnjë reagim, mbetet për t’u parë se cili është mashkulli që i ka vjedhur zemrën bukuroshes…

  • ‘Po na pret në shtëpi…’/ Prekëse! Beatrix Ramosaj kujton të atin e ndjerë: Ai nuk iku kurrë

    ‘Po na pret në shtëpi…’/ Prekëse! Beatrix Ramosaj kujton të atin e ndjerë: Ai nuk iku kurrë

    Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj ka ndarë një postim tejet prekës në rrjete sociale, duke kujtuar të atin e saj që është ndarë nga jeta vite më parë. Ajo publikoi një video të vjetër të babait, duke e shoqëruar me një shkrim emocional që reflekton mallin dhe dhimbjen që ndjen për mungesën e tij.
    **“Në ëndrrat e mia, ai nuk iku kurrë. Na pret në shtëpi, duke buzëqeshur, sikur vitet që e morën larg të mos kishin ndodhur kurrë. E përqafoj, qesh me të, bëj foto me të… dhe në atë vend të çastit, dashuria është e pafundme dhe humbja nuk mund të na prekë.  Ëndrrat më sjellin përsëri tek ti, baba, qoftë edhe vetëm për një rrahje zemre. Faleminderit për këtë dhuratë. Më mungon më shumë sesa mund ta them me fjalë.”**
    Ky dedikim ka prekur zemrat e ndjekësve të saj, të cilët shpesh kanë treguar mbështetje për Beatrix-in në momentet kur ajo kujton të atin.
    Kujtojmë se prej kohësh, Beatrix ka nisur një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo nisi pak kohë pas eksperiencës së saj në ‘Big Brother VIP Albania’, e cila u shoqërua me shumë kritika dhe bullizëm në rrjet. Mirëpo, mesa duket, në SHBA, Trixa ka gjetur sërish qetësinë.

  • Agim Doçi: Kisha shumë vite që kisha vdekur…

    Agim Doçi: Kisha shumë vite që kisha vdekur…

    Poezi nga Agim Doçi

    Kisha shumë vite që kisha vdekurErdhën plot njerëz dhe në varrimSa fjalë të bukura që kishin gjeturI kishin shkruar mbi varrin tim….Sa turp më vinte, sa më peshonteRrasa e varrit me ato fjalë.Ndonëse parajsa nuk më pranonteNdoshta dhe shpirti s’më kishte dalë….Sa isha gjallë më ndenjën ftohtëNuk e kuptoja çfarë kisha bërëDoja nga njerëzit një fjalë të ngrohtëVetëm më iku, jeta e tërë….Tani që s’jam, mos u frikësoni!Se larg prej jush vendin e gjeta.Rri kuvendoj me PerëndinëAi s’paska frikë nga e vërteta!

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    AGIM DOÇI E THOTË “TROÇ” NË STUDIO, ROBERT ALIAJ IRRITOHET KEQ: “ALBAN RAMOSAJ LE TË SHKOJË NË EUROVIZION PËR KOSOVËN, JO SHQIPËRINË”

    Çështja e Eurovizionit u bë temë debati në studion e ‘Vizionit të pasdites’ në Vizon Plus.

    Elementet që bënë të ftuarit të mos bien dakort në lidhje me këngën përfaqësuese shqiptare në Eurovizionin e këtij viti ishin të shumtë. Që nga përzgjedhja në festivalin e fundvitit. E deri tek performanca në skenën e Eurovizionit.

    Agim Doçi, një ndër anëtarët e jurisë në përzgjedhjen e këngës përfaqësuese shprehu se kënga e Ronela Hajatit ishte me dinjitozja. Sipas tij, aludime ka pasur, e kontestimet për fitoren e saj qenë të shumta. Mirëpo fitorja e Ronelës ishte shumë merituar…

    Ndër të tjera foli edhe për një ndër pretendentët kryesore për të fituar festivalin e fundvitit që lamë pas, Alban Ramosaj, që sipas tij nuk mund të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion…

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • Emra që do ndezin BBVA5: Mateo Borri, Argjentina Ramosaj dhe të tjerë VIP-a që mund të hyjnë!

    Emra që do ndezin BBVA5: Mateo Borri, Argjentina Ramosaj dhe të tjerë VIP-a që mund të hyjnë!

    Showbiz E Premte, 18 Korrik 2025 09:56
    Spekulimet kanë nisur dhe rrjeti po zien: “Big Brother VIP Albania 5” pritet të rikthehet fuqishëm në ekran, dhe si gjithmonë, emrat që përfliten për hyrje janë më “të nxehtë” se kurrë.
    Edhe pse nuk ka ende një listë zyrtare, disa figura publike janë bërë pjesë e thashethemeve të para. Salsano Rrapi, aktor dhe moderator shumë i dashur për publikun, ka pranuar në një intervistë televizive se ka marrë një ftesë nga produksioni. “As po, as jo” ishte përgjigjja e tij, duke shtuar kuriozitetin dhe dyshimet.

    Por nuk mbaron me kaq. Dy emra të tjerë që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjet janë këngëtarja Argjentina Ramosaj dhe modeli e njëkohësisht trajner fitnesi, Mateo Borri, të cilët fansat i kanë përmendur si hyrje të mundshme që mund të ndezin atmosferën.

     
    Po ashtu, në listë janë përmendur edhe Evi Reçi, Donald Veshaj dhe Einxhel Shkira, ndonëse në këtë fazë çdo emër është spekulim.

    Pas suksesit të “BB VIP 2”, i cili mbetet edicioni më i komentuar dhe më kaotik deri më sot, pritshmëritë janë të larta. Me premtime për një kast “bombë”, dinamika të reja dhe surpriza të mëdha, mbetet për t’u parë nëse ky sezon do të jetë i denjë për hype-in që po krijohet.

  • Tragjedi në familjen shqiptare, nëna dhe fëmija i mitur mbyten në pishinë

    Tragjedi në familjen shqiptare, nëna dhe fëmija i mitur mbyten në pishinë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme ku një nënë e re dhe djali i saj i mitur kanë humbur jetën në pishinë. Ka qenë kryetari i komunës së Deçanit në Kosovë, Bashkim ramosaj, i cili ka dhënë lajmin e hidur për vdekjen e nënës dhe djalit të mitur shqiptar.

    Në postimin e tij Ramosaj shkruan se është i hidhëruar për lajmin e trishtë të ditës së sotme.
    “Na e keni vrarë zemren sot! Lagjës sonë ka me i mungu buzëqeshja e mirësia jote  Elzina Halit Ramosaj dhe birit tënd  Elonit!”, ka shkruar Ramosaj krahas postimit.

    Sipas mediave në Kosovë dyshohets e tragjedia ën familjen shqiptare ka ndodhur jashtë kufijve të Kosovës,, ndërsa pritet reagimi i policiësë për ngjarjen.
    Ndërkohë në media thuhet se ka qenë i mitur i cili ka rënë në pishinë, dhe më pas nëna ka hyrë për ta shpëtuar, por kanë humbur jetën të dy.

  • E rëndë/ Nënë e bir mbyten në pishinë në Deçan të Kosovës

    E rëndë/ Nënë e bir mbyten në pishinë në Deçan të Kosovës

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Deçan të Kosovës ku dyshohet se djali ka rënë në pishinë dhe nëna ka hyrë për ta shpëtuar, por si duket nuk ka arritur dhe për pasojë kanë ndërruar jetë të dy.
    Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka ndarë lajmin e dhimbshëm për vdekjen e një nëne të re me të birin e saj. Ai është shprehur i tronditur me dy vdekjet e hershme.
    “Na e keni vrarë zemrën sot! Lagjes sonë ka me i mungu buzëqeshja e mirësia jote Elzina Halit Ramosaj dhe birit tënd Elonit!”, – ka shkruar Ramosaj krahas postimit.