Tag: ramiz

  • 8 dhjetori 1990/ “Studentët e përjashtuan”- Analisti: Berisha s’ka lidhje me atë lëvizje, e solli Ramiz Alia nga Italia për ta sfumuar!

    8 dhjetori 1990/ “Studentët e përjashtuan”- Analisti: Berisha s’ka lidhje me atë lëvizje, e solli Ramiz Alia nga Italia për ta sfumuar!

    I ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv, Meçe tha se personat që flasin sot në emër të lëvizjes studentore nuk janë protagonistët e vërtetë të asaj ngjarjeje.
    Ai shtoi se Sali Berisha nuk ka pasur rol në organizimin e lëvizjes studentore. Sipas tij, Berisha ka qenë një figurë e dërguar nga Ramiz Alia për të zbutur protestat e studentëve.
    ‘Është ngjarja më e rëndësishme. Ata që folën për 8 dhjetorin nuk ishin protagonistë të 8 dhjetorit por të post 8 dhjetorit. 8 dhjetori sfumohet si ngjarje dhe mbivendosen mbi të disa ngjarje të tjera që i përkasin një tjetër faze. Ata persona që ishin pjesë e 8 dhjetorit duhet që të identifikohen. Ata janë sot në Shqipëri, kanë jetën e tyre. 8 dhjetori nuk ka të bëjë me këta të tjerët që kanë ardhur nga pas.
    Nuk ka punë Berisha me 8 dhjetorin ai është i dërguar nga Ramiz Alia. Berisha u soll nga Italia me emergjencë dhe është misionar i Ramiz Alisë për të sfumuar lëvizjen studentore. Po studentët nuk e dëgjuan dhe u përjashtua nga studentët. Në datën 9 dhjetor të atij viti Berisha s’ka qenë në Shqipëri, ai është sjell në Shqipëri atë ditë për të ulur tensionet tek studentët’, tha ai.
    Meçe tregoi se si u organizua grupi i studentëve që do të zhvillonin takimin me Ramiz Alinë. Sipas tij, në atë kohë çdo fakultet kishte zgjedhur nga tre deri në katër përfaqësues, të cilët u mblodhën në një sallë të madhe. Sipas tij, në atë mbledhje para derës së sallës u shfaqën Sali Berisha dhe Gramoz Pashko, të cilët kërkonin të ishin pjesë e saj.
    ‘Në 11 dhjetor u bë organizmi i studentëve që do të bënin takime me Ramiz Alinë. Ata nxorën nga secili fakultet 3 ose 4 përfaqësues të tyre dhe janë mbledhur në godinën 14 në katin e parë ku ishte një sallë e madhe me xhama. Unë isha petagog jo studentë. U futëm brenda në sallë dhe dyert u mbyllën. Tek porta e kësaj salle që ishte e madhe paraqitet Berisha dhe Gramoz Pashko dhe po i binin xhamit se donin që të futeshin brenda në atë sallë. Ata kërkon që të futen në takim’, tha ai.
    Teksa u ndal tek themelimi i PD, Meçe tha se Berisha ishte propozues i emrit të partisë por jo themeluesi i saj.
    ‘Midis 11 dhe 12 dhjetor jemi mbledhur diku 11 veta në takim dhe atje ka qenë prezent Azem Hajdari, Arben Imami, Preç Zogaj, Sali Berisha, Gramos Pashko, Arben Meçe, Aleksander Meksi si edhe student në mos gabojë dhe u diskutua se duhet që të themelojmë me doemos partinë. Ka pasu një propozim nga Azem Hajdari dhe ka qenë Berisha që tha emrin do ja vendosim Parti Demokratike. Dhe ramë dakord që të quhej ashtu dhe të nesërmen do të bëhej shpallja e partisë Demokratike dhe të gjithë do të mblidheshin tek shtëpia e Gramoz Pashkos për programin. Dhe u bë prezantimi i programit. PD-në se ka themeluar Berisha, ai ishte i barabartë me të tjerë në komisionin nismëtar për krijimin e partisë’, tha ai.

  • Lëvizja e dhjetorit, Trako: Çfarë na tha Ramiz Alia. Betejë për pushtet, që në ditët e para

    Lëvizja e dhjetorit, Trako: Çfarë na tha Ramiz Alia. Betejë për pushtet, që në ditët e para

    Shqipëria përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes Studentore të dhjetorit ‘90 që shënoi rënien e diktaturës komuniste.
    Ish amabsadori Edmond Trako thotë se në mbledhjen me studentët, ku dhe ai ishte pjesë, Ramiz Alia u kishte thënë se nuk i dinë të gjitha, lidhur me atë se çfarë pritej të ndodhte.
    Në emisionin “Real Story” në ABC News, Trako u shpreh se Sali Berisha e nisi atë për rrëzimin e bustit të ish diktatorit Enver Hoxha. Trako shtoi se pati betejë për pushtet, që në ditët e para të pluralizmit.
    “Një pjesë të këtyre që do them, unë i kam jetuar edhe nga afër. Duke nisur që nga momenti, Meçja dhe Skënderi ishin të pranishëm, Ramizi atje përdori edhe një batutë. Kur u acarua pak situata brenda, dal dale tha se nuk i dini të gjitha. Koha tregoi shumë bukur. Hiq atë fillimin, entuziasit, ditët e para, në momentin që këta ustallarët erdhën lart dhe ka shumë gjëra që kanë ndodhur në sytë tona. Ramiz Alia nuk u ndodh i befasuar. Ishte gjithçka një skemë. Ramiz Alia dhe sigurimi i shtetit kishin marrë masat me kohë dhe plani i tyre iu doli dhe u bë realitet, fatkeqësisht këto 35 vjet dhe vazhdon akoma, një pjesë. E kam ndjekur nga afër momentin e rënies së monumentit. Nga selia, Saliu më tha nisu. Jam ndodhur mbrapa rënies së bustit. E kam ndjekur nga afër. Për mendimin tim, ishin marrë masat më përpara dhe nuk ishin të rastësishme. Personat që u gjenden në shtëpinë e Gramozit, si ka mundësi që këta persona që nuk njihnin njëri-tjetrin, u gjendën bashkë në bodrumin e Pashkos.”, theksoi ai.

  • Preç Zogaj shpjegon lëvizjet e Ramiz Alisë në Dhjetor 1990: Ai kërkonte të pajtonte demokratizimin me ruajtjen e pushtetit

    Preç Zogaj shpjegon lëvizjet e Ramiz Alisë në Dhjetor 1990: Ai kërkonte të pajtonte demokratizimin me ruajtjen e pushtetit

    Preç Zogaj, pjesëmarrës në Lëvizjen e Dhjetorit 1990 dhe bashkëthemelues i PD-së, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, duke shpjeguar kulisat pas lëvizjes studentore u shpreh se ish-presidenti i fundit komunist, Ramiz Alia, kërkonte demokratizimin e vendit duke ruajtur pushtetin për njerëzit e tij.
    “Shqipëria ishte pas të tjerëve e para, sepse Shqipëria ishte vendi më i mbyllur, qoftë se vendet e tjera komuniste dilnin e hynin te njëri-tjetri dhe ishte vetëm. Duhet të jemi, domethënë ta pranojmë, nuk na vjen keq, po ishte vetëm Shqipëria, nuk mund ta bënte ndryshe për mendimin tim, e vetmuar, e mbyllur, për herë të parë Shqipëria u bë as lindje as perëndim atë vit.

    Këto ngjarje që përmenda unë kanë diçka epike, domethënë realisht. Ato ditë janë të njerëzve të thjeshtë. Lëvizja e dhjetorit kishte projektin e demokracisë dhe Ramizi nuk kishte nga t’ia mbante, por ai kërkonte të pajtonte demokratizimin me ruajtjen e pushtetit, me kalimin e pushtetit prapë te njerëzit. Alia ishte president që kishte përgjegjësi për vendin.

    Madje më kanë akuzuar radikalët e orës 25, që s’kanë qenë fare, se ky është i butë me Ramiz Alinë. Ai ishte përgjegjës për vendin. Ata kanë negociuar dhe negociatat nuk bëhen si në llogore. Shqipëria ka një pluraliëm të negociuar, por studentët e imponuan. Ai e hodhi fatin e vet në karrocën e studentëve. Edhe në Poloni që ka patur 7 vjet rezistencë, pluralizmi lindi i negociuar”,-tha Zogaj.

  • Kush e ndezi vërtet zjarrin e Lëvizjes së Dhjetorit ’90, Muharrem Xhafa zbardh planin sekret të Ramiz Alisë, si…

    Kush e ndezi vërtet zjarrin e Lëvizjes së Dhjetorit ’90, Muharrem Xhafa zbardh planin sekret të Ramiz Alisë, si…

    Teksa sot mbushen plot 35 vite nga Lëvizja e Dhjetorit 1990, debati për origjinën, organizatorët dhe prapaskenat e atyre ditëve vendimtare është më i ndezur se kurrë. Për shumëkënd, studentët ishin forca e parë që sfidoi regjimin; për të tjerë, lëvizja ishte e manipuluar dhe e kapur nga struktura të errëta të brendshme dhe të huaja. Në këtë atmosferë polemikash, Muharrem Xhafa, ish-shef i sektorit të Edukimit në Komitetin Qendror (KQ) të Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH) rikthehet me rrëfime të panjohura dhe deklarata që tronditin narrativën e tranzicionit shqiptar.
    Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, ai hedh dritë mbi rolin e Ramiz Alisë, të cilin e quan pa hezitim “kryetradhëtarin” e socializmit dhe njeriun që, sipas tij, projektoi me kujdes kalimin e Shqipërisë në kapitalizëm. Po ashtu, z. Xhafa zbulon lidhjen e ngushtë mes Alisë dhe Sali Berishës, të cilin e përshkruan si “delfinin politik” të ish-presidentit. Mes dëshmive të tij, ai sjell episode të padëgjuara nga qyteti “Studenti”, përfshirjen e spiunëve, rolin e ambasadave dhe mekanizmat e presionit të huaj. Madje kjo intervistë e z. Muharrem Xhafa që po e sjellim ekskluzive për lexuesin e gazetës “SOT”, nuk kursen askënd dhe sfidon versionet zyrtare të historisë së tranzicionit shqiptar. Për disa do të duket alarmante, ndërsa për të tjerë ndoshta zbulon pjesën e padukshme të fillimit të pluralizmit dhe asaj çka ndodhi 35 vite më parë.
    -Zoti Xhafa, sot mbushen plot 35 vjet nga nisja e lëvizjes studentore që çoi në rrëzimin e sistemit komunist. Ju, në atë kohë, si drejtues i sektorit të Edukimit në KQ të PPSH-së, i ndoqët nga afër ato zhvillime. Çfarë ndodhi konkretisht më 8 dhjetor 1990? Dhe a qëndron pretendimi se Partia e Punës, me Ramiz Alinë, e organizoi apo e ndikoi atë lëvizje?
    Duke qenë se kam mbajtur funksion në aparatin e KQ të PPSH-së, natyrisht kam qenë i informuar për lëvizjen studentore të dhjetorit ’90. Kam shënuar edhe ngjarjet e asaj kohe, përfshirë rolin e protagonistëve dhe të deleguarve të Ramiz Alisë që u angazhuan në atë proces. Në librin tim “Kur tradhtohej socializmi”, botuar në vitin 2010, kam paraqitur qëndrimin tim mbi këto zhvillime. Për lëvizjen është folur e shkruar shumë—në media, në ekrane, me deklarata të sakta e të pasakta, me të vërteta e me trillime. Janë përfshirë njerëz që kanë pasur përgjegjësi dhe informacion real, por edhe të tjerë që, pa hezitim, mund t’i quash gënjeshtarë.
    -Faleminderit, ndërkohë që po e shtrojmë drejt e qartë pyetjen: A ishte lëvizja studentore e dhjetorit 1990 e planifikuar apo e drejtuar nga PPSH-ja dhe Ramiz Alia?
    Lëvizja e dhjetorit ’90 nuk lindi papritur; ajo u parapri nga një sërë ngjarjesh që nisën pas rënies së Murit të Berlinit në fund të vitit 1989. Shumë intelektualë edhe sot kujtojnë artikujt e botuar në “Zërin e Popullit”, intervistat në “Zërin e Amerikës” dhe debatet që u hapën nga idetë e reja të atyre viteve. Sigurisht që udhëheqja e Partisë dhe Ramiz Alia i njihnin mirë këto zhvillime, të cilat ishin në kundërshtim me qëndrimin zyrtar të socializmit. Ramizi i toleronte, madje i nxitonte me kujdes, duke vepruar në mënyrë të tërthortë. Ato që ndodhën më pas – futja e familjes Popa në ambasadën italiane, ngjarjet e ambasadave të 2 korrikut 1990, eksodi masiv drejt Perëndimit – e bënë të qartë se tensionet do të shpërthenin edhe më fort në dhjetor dhe përtej. Kështu ndodhi, kur më 8 dhjetor filluan protestat e studentëve në “Qytet Studenti”.
    Me këtë logjikë, lëvizja e dhjetorit ishte vazhdimësi e një procesi më të gjatë dhe, sipas vlerësimit tim, ishte e frymëzuar dhe e drejtuar në heshtje nga agjentura të huaja, me dijeninë e Ramiz Alisë dhe një grupi të vogël njerëzish rreth tij. Unë nuk dua të hyj në thashethemet se Ramiz Alia paskësh qenë agjent që prej kohës së Enver Hoxhës. Por jam i bindur se nga Kongresi i 9-të deri në të 10-in, ai punoi në mënyrë të qëndrueshme për çmontimin e vijës së Enver Hoxhës dhe për hapjen e rrugës drejt kapitalizmit, nën ndikimin e faktorëve perëndimorë.
    Pas vdekjes së Enverit, Partia e Punës nuk ishte më ajo që kishte qenë gjatë luftës dhe ndërtimit të socializmit. Nuk kam qenë pjesë e Byrosë Politike që merrte vendimet më të mbyllura, por si drejtues sektori dhe anëtar i Partisë në të njëjtën organizatë-bazë me Ramizin, nuk kam dëgjuar kurrë që ai të artikulonte hapur ndonjë kritikë ndaj Enverit apo ndonjë plan për ta kthyer Shqipërinë drejt kapitalizmit. Përkundrazi. Kjo është arsyeja që them se lëvizja studentore dhe ngjarjet e tjera të asaj periudhe nuk janë ideuar apo kontrolluar nga Partia e Punës. Komunistëve në bazë nuk u paraqit asnjëherë detyra për të pranuar pluralizmin apo për të zhbërë socializmin. Në fund, koha tregoi se Ramiz Alia, me disa bashkështetarë të afërt, kishte dijeni dhe ishte dakord me rrugën që po merrej.
    Prandaj them se jo Partia e Punës e orkestroi lëvizjen dhe as kthimin në kapitalizëm, por Ramiz Alia me rrethin e tij – një tradhti e bërë nën rrogoz. Pas 9 dhjetorit, pasi u pranua pluralizmi dhe u krijuan partitë e para opozitare, ai e tha hapur se Shqipëria po ecte drejt një sistemi tjetër. Ky fakt nuk do të thotë se PPSH-ja ishte nxitësja e lëvizjes studentore apo e zhvillimeve kapitaliste; ajo u kap e papërgatitur dhe u tradhtua nga drejtuesit më të lartë. Për çështjet e përgjegjësive të Partisë ka shumë për të diskutuar, por ato i kalojnë kufijtë e kësaj interviste.
    -Pra, ju mendoni se Ramiz Alia e tradhtoi Partinë e Punës?
    Po, këtë e kam besuar gjithmonë. Ajo që po them sot, ia kam thënë Ramiz Alisë edhe sa ishte gjallë. Madje ia kam dorëzuar vetë librin tim “Kur tradhtohej socializmi”, ku e kam cilësuar si personin kryesor përgjegjës për tradhtinë. Pas vdekjes së tij nuk kam pse t’i shtoj apo sajoj gjëra. Duhet bërë një dallim i qartë mes Ramiz Alisë dhe shumicës së anëtarëve të ndershëm të PPSH-së. Sipas meje, procesi i kalimit të Shqipërisë drejt kapitalizmit është kryer me dijeninë dhe veprimtarinë e vetë Ramiz Alisë, në mënyrë të fshehtë dhe të ndërlikuar, duke u orientuar nga struktura dhe shtete të huaja. Jo rastësisht, Rajersoni i SHBA-ve ishte i pranishëm pothuajse në çdo zhvillim politik të asaj kohe dhe mbante marrëdhënie të ngushta me Ramizin dhe disa njerëz përreth tij.
    -Cili është vlerësimi juaj për figurat kryesore të dhjetorit, veçanërisht për Sali Berishën dhe Azem Hajdarin?
    Më duket se fjala “lider” është keqpërdorur shumë. Lider nuk bëhesh brenda pak ditësh. Sigurisht që ka pasur studentë që u dalluan më shumë se të tjerët—disa për meritat e tyre, disa sepse dikush i shtyu përpara—por kjo është temë më vete. Shumë prej studentëve më idealistë u larguan nga vendi, ndërsa të tjerë që u ngritën shpejt në pushtet, sipas meje, përfituan nga situata dhe më vonë madje u përfshinë në konflikte me vetë njerëzit që i mbështetën. Për lider nuk mund të quhen ata që, siç them unë, u futën në lëvizje nga strukturat e Sigurimit apo nga njerëz të afërt me Ramiz Alinë, me qëllime që shkonin përtej kërkesave studentore. Nëse dosjet e plota do të hapeshin ndonjëherë, do të shihej qartë kush ka qenë realisht pjesë e lëvizjes së dhjetorit dhe kush jo, si edhe cilët janë sot vërtet përfaqësues të popullit.
    -A ka qenë Sali Berisha njeri i besuar për Ramiz Alinë?
    Sipas meje, pa ndërhyrjen dhe mbështetjen e Ramiz Alisë, nuk do të ishte krijuar PD-ja as Partia Republikane. Ramizi e ftonte Berishën, Godon dhe të tjerë në shtëpinë dhe zyrën e tij, u jepte detyra konkrete për ecurinë e protestave studentore. Mendoj se kjo nuk kishte lidhje me vijën e PPSH-së, por ishte një veprimtari e fshehtë e Ramizit kundër Partisë. Pa mbështetjen e tij dhe pa ndikimin e personave të tjerë ndërkombëtarë, Berisha nuk do të ishte shfaqur në skenën politike. Kam thënë edhe më parë se lidhja e tyre u duk që më 8 dhjetor 1990 dhe u forcua në ngjarjet e 20 shkurtit 1991 e të 22 marsit 1992.
    -A ka qenë Sali Berisha anëtar i PPSH-së? Si e shpjegoni foton e tij me Enver Hoxhën?
    Sipas meje, Sali Berisha s’ka qenë kurrë komunist i mirëfilltë. Ai vetëm është fshehur pas etiketës së komunistit dhe është paraqitur si mik i familjes së Enver Hoxhës. Në thelb, mendoj se ai ka pasur neveri ndaj sistemit që e shkollim dhe i dha profesionin e mjekut. Për ta përshkruar më qartë figurën e tij, po kujtoj një thënie të Vaclav Havelit: “Njerëzit më të poshtër janë ata ‘komunistë’ që bëhen më pas antikomunistë.”
    -Dhe një herë: A ishte e rastësishme që Berisha e lëvdoi Ramiz Alinë në mitingun e 8 dhjetorit 1990?
    Për mua, është naive të mendohet se ajo deklaratë ishte spontane. Ajo ishte e menduar dhe e përgatitur mirë. Berisha, sipas meje, kishte shkuar me mision të thoshte pikërisht atë gjë për Ramizin para studentëve.
    -Çfarë mendimi keni sot për Sali Berishën?
    Unë jam kundër sistemit borgjez në të gjitha format e tij, ndaj jam njësoj kundër Berishës, Bashës dhe Ramës—sepse të tre përfaqësojnë kapitalizmin dhe jo socializmin. Për Berishën mund të flisja gjatë, por po e përmbledh me një shprehje popullore që dëgjohet shpesh në veri: njeriu i vjetër ka ende kohë të gabojë, por nuk ka më kohë të ndreqë gabimet.
    -Ju theksoni se lëvizja e dhjetorit ’90 ishte e frymëzuar nga agjentura të huaja dhe jo spontane. Ku e mbështesni këtë pikëpamje?
    Nga ato që kam parë dhe përjetuar, jam i bindur se lëvizja e dhjetorit s’ka qenë aspak spontane. Kam qenë në “Qytet Studenti” nga 8 deri më 10 dhjetor dhe jam takuar me disa prej atyre që sot dalin nëpër media me rrëfime të ndryshme. Ideja se gjithçka filloi vetëm për kushte jetese dhe se më pas u kthye natyrshëm në kërkesa politike, sipas meje, u shitet vetëm atyre që janë naivë.
    Nuk mohoj që kishte studentë e pedagogë të sinqertë me shqetësime reale, por drejtimi i protestës, frymëzimi, dinamika dhe disa nga figurat kryesore, sipas meje, u diencuan nga jashtë ose u infiltruan nga brenda. Në ndërkohë, shumë prej atyre që vepruan me sinqeritet u lanë mënjanë ose u larguan, ndërsa ata që kishin mbështetje dhe garanci të dukshme—brenda dhe jashtë vendit—mbetën këtu, u promovuan dhe sot janë në politikë, në institucione dhe në parti të ndryshme. Një episod po e tregoj, meqë lidhet me pyetjen tuaj: më 10 dhjetor, rreth orës 9 të mëngjesit, teksa zbresja nga “Qytet Studenti” me një koleg të KQ-së, takuam Ramiz Alinë para ndërtesës së udhëheqjes. Ai na pyeti për situatën. I thamë se protestën e kishin marrë në dorë të huajt dhe se ambasadat e huaja po futeshin pa pushim aty—një gjë tërësisht e papranueshme. Ramizi, krejt qetë, na tha të njoftonim Piro Kondin dhe t’i kërkonim të aktivizonte komunistët e Tiranës. Kur bëmë edhe një analizë të mëtejshme mes nesh, na u krijua bindja se vetë Ramizi ishte në dijeni dhe pjesë e asaj që po përgatitej.
    -Shoku Xhafa, pas 35 vitesh, si e vlerësoni sot rolin e Ramiz Alisë? Mendoni se ai veproi si duhej në atë kohë, apo e tradhtoi vijën komuniste dhe trashëgiminë e Enver Hoxhës?
    Për figurën e Ramiz Alisë dhe për rolin e tij në shembjen e socializmit e kalimin e Shqipërisë në kapitalizëm, qarkullojnë mendime krejt të ndryshme. E djathta, sidomos Partia Demokratike, nuk ia pranon meritat që ai pati, sipas meje, për interesat e borgjezisë—edhe pse ai i organizoi proceset kundërrevolucionare dhe u dorëzoi pushtetin kur iu kërkua. Ata e mohojnë këtë sepse do t’u cenoheshin vetë “lavditë”. Edhe e majta, me Partinë Socialiste në krye, nuk e vlerëson Ramizin; sepse nuk duan t’u ngjitet etiketimi si mbështetës të komunizmit dhe sepse pranojnë me vështirësi faktin se ai, si kryetar i PPSH-së, i solli në pushtet në zgjedhjet e 31 marsit 1991 dhe pastaj i udhëhoqi edhe në Kongresin e 10-të, kur PPSH u shndërrua në PS. Por për ne që mbajmë bindje komuniste, Ramiz Alia ka qenë tradhtari kryesor.
    Ai punoi për borgjezinë, jo për popullin. Ai krijoi terrenin politik për Sali Berishën, i cili mbeti në qendër të skenës politike deri sot. Ramizi ia dorëzoi pushtetin kundërshtarit politik si një njeri pa qëndresë. Sigurisht, nuk mbaron me kaq çështja e Alisë. Kush dëshiron të futet më thellë, le t’i referohet analizës sime në librin “Kur tradhtohej socializmi”. Ta them shkurt: sipas nesh komunistëve, Ramiz Alia tradhtoi idealet e komunizmit dhe Enver Hoxhën.
    Disa sot thonë se ai ka meritën që tranzicioni drejt kapitalizmit ndodhi pa dhunë dhe pa tragjeditë që panë disa vende të tjera ish-socialiste. Po, kjo është e vërtetë, por tranzicioni u bë duke braktisur mbrojtjen e interesave të punëtorëve, të socializmit, të mësimeve të Enverit—për të cilat Ramizi kishte dhënë betimin më të lartë—dhe duke i hapur rrugë borgjezisë, që sot po e rrjep popullin dhe po e varfëron çdo ditë. Jam i bindur se ai e bëri këtë edhe për të siguruar mosndëshkimin e vet. Por borgjezia nuk njihet për besnikëri. Ramiz Alia, për sa duket, e harroi këtë mësim që e ka dhënë shumë qartë historia e revolucionit.
    Intervistoi: Rigels Seliman

  • EMRAT/ Dyshohet se pastronin paratë e drogës në kazino, SHBA shpall non-grata 5 anëtarët e familjes së njohur shqiptare

    EMRAT/ Dyshohet se pastronin paratë e drogës në kazino, SHBA shpall non-grata 5 anëtarët e familjes së njohur shqiptare

    Departamenti i Thesarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikes ka shpallur non grata 5 shqiptarë, të cilët pastronin paratë e pista në kazino në Meksikë.
    5 personat, anëtarë të së njëjtës familje janë: Luftar Hysa, Arben Hysa, Ramiz Hysa, Fatos Hysa dhe Fabjon Hysa.
    Departamenti i Thesarit, thekson se grupi kriminal vepronte për llogari të Kartelit Sinaloa dhe kontrollonte një pjesë të madhe të territorit të Meksikës.

    “Grupi i Krimit të Organizuar Hysa (HOCG), i cili përfshin anëtarët e familjes Luftar Hysa  ( Luftar ), Arben Hysa ( Arben ), Ramiz Hysa ( Ramiz ), Fatos Hysa ( Fatos ) dhe Fabjon Hysa ( Fabjon ), ka përdorur ndikimin e tij përmes investimeve ose kontrollit mbi biznese të ndryshme me seli në Meksikë – duke përfshirë lokalet e lojërave të fatit dhe restorantet – për të pastruar të ardhurat nga trafikimi i narkotikëve. Besohet se HOCG vepron me pëlqimin e Kartelit Sinaloa, i cili mban kontroll kriminal mbi pjesën më të madhe të territorit ku grupi kryen aktivitetet e tij”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit. .
    “Shtetet e Bashkuara dhe Meksika po punojnë së bashku për të luftuar pastrimin e parave në sektorin e lojërave të fatit në Meksikë. Mesazhi ynë për ata që mbështesin kartelet është i qartë: Ju do të mbaheni përgjegjës”, tha Nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare John K. Hurley . “Ne falënderojmë Qeverinë e Meksikës për partneritetin e saj të fortë në këtë përpjekje.”
    Luftar Hysa, sipas njoftimit të Departamentit të Thesarit, me bazë midis Meksikës dhe Kanadasë, jepte shpesh herë intervista në mediat europiane, për reklamimin e bizneseve të tij./vizionplus.tv

  • A do kishte rrjedhur historia ndryshe?/ Një histori mes Ramiz Alisë, Fatos Nanos dhe gjermanëve në 1986

    A do kishte rrjedhur historia ndryshe?/ Një histori mes Ramiz Alisë, Fatos Nanos dhe gjermanëve në 1986

    Kur diskutohet për futjen e Shqipërisë me BE, sot ka pesimizëm të lartë. Por Shqipëria ka patur të paktën dy momente të mira që nëse do ishin shfrytëzuar nga elita politike, sot vendi do ishte prej kohësh pjesë e klubit europian dhe historia ndoshta do kishte rrjedhur ndryshe.
    Ka shumë që mendojnë me të drejtë se ajo që ndodhi në 1997 na largoi përfundimisht nga axhenda e europianëve, pas një starti nën mbrojtjen amerikane që nisi menjëherë pas ndërrimit të kontrolluar të sistemit.
    Kjo është e drejtë, por edhe para kësaj ka patur një moment që nuk është analizuar sa duhet.
    Në vitin 1989, Shqipëria pati shansin e artë të vendoste marrëdhënie tregtare dhe politike me Bashkimin Europian me ndërmjetësimin e Gjermanisë.
    Por ky shans u humb. Ramiz Alia, nuk i ktheu përgjigje ofertës së Gjermanisë – dhe këtë histori e ka treguar vetë ish-Kryeministri Fatos Nano, i ndarë dje nga jeta.
    Në një rrëfim disa kohë më parë, ai ka zbuluar disa nga prapaskenat para rrëzimit të komunizmit. Nano tha se në vitin 1989 ka qenë pjesë e një vizite në Gjermani dhe përpiloi vetë raportin për këtë vizitë, ku në fund përcillej një “ofertë” e papërsëritshme e Gjermanisë për Shqipërinë.
    Pyetje: A kishte shanse Shqipëria në atë kohë, në vitet ’85-’86, të hapej drejt Perëndimit përpara vendeve të tjera të Lindjes? Dhe a pati tratativa për të në atë kohë?
    Fatos Nano: Kam një përvojë personale për këtë gjë. Në mes të vitit 1988, u bëra pjesëtar i një grupi pune të kryesuar nga Abdyl Baca. Detyra ishte të prisnim në Tiranë në 5 dite pune drejtorin e Europës në Ministrinë Federale të Ekonomisë Gjermane, i cili do të na fliste për politikat e BE-së, institucionet e BE-së, politikat ndaj Mesdheut.
    Nuk kaloi shumë, por pas 6 muajsh, vjen ftesa nga Ministria Gjermane e Ekonomisë për të parë në vend dhe për t’u takuar me më shumë personalitete. Vizita ime në ’89 në Gjermani ka qenë e rrallë, e organizuar kaq mirë. Më çuan me Luan Çaullarin, zv/kryetari i komisionit të planit. Filluam nga Mynih për të dalë në Hamburg, vizituam 5 lande, u takuam me zyrtarët e Ministrive përkatëse, u takuam me botën akademike, u takuam me CEO të kompanive kryesore gjermane.
    E gjitha kjo përfundoi në një raport rreth 20 faqe që e kam shtypur vetë, i cili përfundoi me mesazhin që na dha Gjermani, që ishte: “Ju mjafton të merrni një vendim politik, që jeni të gatshëm të hapeni ndaj BE-së. Ne do t’ju marrim për dore, do t’ju çojmë në Bruksel, do ju tregojmë ku të trokisni, nuk do jemi ne brenda, por do gjeni atmosferë shumë miqësore. Merreni vendimin politik dhe do t’ju shoqërojmë për të krijuar të parët marrëdhënie preferenciale me BE-në”.
    Pyetje: Ju e përcollët këtë mesazh?
    Fatos Nano: Ky material i shkoi Ramiz Alisë.
    Pyetje: Çfarë ndodhi?
    Fatos Nano: Nuk u dha asnjë përgjigje për 1 vit e ca. Kur kam takuar Ramizin për herë të parë në ’90, i them: “Po ç’u bë ai materiali i gjermanëve”. Po se ku ma zhduku Hekurani – tha – nëpër sirtarë.
    Pyetje: Kur e gjykoni sot me intuitën tuaj, mund të shkonte deri me pranimin e Shqipërisë në BE si një projekt pilot?
    Fatos Nano: Ishte fillimi i rrugës për të krijuar marrëdhënie preferenciale tregtare dhe pastaj bashkëpunimi më të gjerë ekonomik.
    Pyetje: Pra, duhej vetëm vendimi ynë?
    Fatos Nano: Duhej vendimi ynë.
    Pyetje: Që nuk e morëm…
    Fatos Nano: E humbi Hekurani pra. Që do të thotë… Prandaj kam thënë që Ramiz Alia ngeli takticien, nuk u bë kurrë strateg. Ky ishte një nga vendimet strategjike që duhet të merrte.
    Pyetje: Që nuk e mori kurrë.
    Fatos Nano: Nuk e mori kurrë!/Tema/

  • Ndodhen në “listën e zezë” amerikane, por jo para gjykatave maqedonase! Si po ‘i bëjnë bisht’ politikanët dhe biznesmenët drejtësisë.. 

    Ndodhen në “listën e zezë” amerikane, por jo para gjykatave maqedonase! Si po ‘i bëjnë bisht’ politikanët dhe biznesmenët drejtësisë.. 

    Shumica e personave nga Maqedonia e Veriut që janë futur në listën e zezë amerikane, kryesisht për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe ndikim mbi gjyqësorin, vazhdojnë të jenë aktivë në politikë dhe biznes. 
    Sanksionet duket se kanë ndikuar në rënien e besueshmërisë, por rastet e zgjidhjes gjyqësore të aferave korruptive janë të rralla. 
    Më shumë se katër vjet më parë, lumi Drini i Zi në Strugë, në orët e mbrëmjes, papritur u bë shumëngjyrësh, duke ndryshuar ngjyrën e rrjedhës në blu, jeshile dhe të kuqe. Pamjen e re e fitoi falë ndriçimit anësor dhe atij nënujor përgjatë lumit. 
    Mbrëmjen e 21 qershorit 2021, kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko, në një ceremoni me fishekzjarre dhe festime, deklaroi se Drini i Zi “do të duket si akuarium”. Por, që nga 17 shtatori, ndriçimit të lumit i ra hija e dyshimeve korruptive. 
    Ndriçimi nënujor i Drinit të Zi solli në sipërfaqe një aktakuzë të re kundër kryetarit Merko, pasi prokuroria e Strugës paraqiti propozim për ngritjen e aktakuzës lidhur me kontratat për ndriçimin e një pjese të shtratit të lumit. 
    Dyshohet se nga fillimi i prillit 2021 deri në fund të qershorit 2022 ai ka tejkaluar kompetencat zyrtare gjatë lidhjes së tenderëve, pa marrë më parë lejen ujore nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. 
    “Prokuroria gjatë procedurës ka ndërmarrë disa veprime dhe ka siguruar ekspertizë, sipas së cilës instalimi prej 300 trupave ndriçues ka ndikuar negativisht në regjimin e ujërave, morfologjinë e shtratit të lumit dhe sistemin hidro-biologjik të tij”, njoftoi Prokuroria. 
    Me këtë veprim, është shkaktuar një dëm prej gati 110.000 eurosh në buxhetin e komunës që ai drejton, ndërsa paratë i janë paguar kompanisë T-G BM Electric. 
    Akuzat kundër Ramiz Merkos, një prej kryetarëve më jetëgjatë në Maqedoninë e Veriut, që aktualisht ndodhet drejt fundit të mandatit të tij të katërt dhe të fundit, nisën të shtohen njëra pas tjetrës pasi ai përfundoi në listën e zezë të SHBA-së. 
    Më 20 qershor 2023, Departamenti i Shtetit i SHBA-së e shpalli të padëshirueshëm për hyrje në vend, duke përfshirë edhe familjen e tij të ngushtë – bashkëshorten Shpresën dhe tre fëmijët: Gencin, Nazmien dhe Drenushën. 
    Aktakuza për ndriçimin e Drinit të Zi përfaqëson aktakuzën e dhjetë kundër Ramiz Merkos. 

  • “Boll me zvarritje”, OKB bën thirrje: Duhen hapa konkretë për fundin e luftës në Gaza!

    “Boll me zvarritje”, OKB bën thirrje: Duhen hapa konkretë për fundin e luftës në Gaza!

    “Sot bota shikon me tmerr teksa situata në territoret palestineze vazhdon të përkeqësohet në nivele të papara në historinë e kohëve të fundit!”

    Ramiz Alakbarov, Zëvendës Koordinator Special i OKB-së për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme, Ramiz Alakbarov, ka tërhequr vëmendjen tek situata në rajon duke u përqendruar në Gaza, e cila siç tha ai, po “zhytet gjithmonë e më thellë në katastrofë, me bilancin në rritje të shpejtë te viktimave në radhët e civilëve, dhe zhvendosje masive dhe, tani, me armën e urisë teksa këtij konflikti, nuk i shihet fundi.
    “Po flasim për një popullsi, e cila tashmë lufton për të mbijetuar. Palestinezët në Gaza po i shohin frikërat e tyre më të këqija të bëhen realitet para syve të tyre. Operacionet e zgjeruara ushtarake në Qytetin e Gazës do të kenë pasoja katastrofike, duke përfshirë zhvendosjen e qindra mijëra njerëzve.”, u shpreh Ramiz Alakbarov, OKB.
    Alakbarov raportoi se sulmet ushtarake izraelite janë intensifikuar në të gjithë Rripin e Gazës, duke shënjestruar tendat që strehojnë persona të zhvendosur, shkolla, spitale dhe ndërtesa banimi. Që nga 23 korriku, mbi 2.500 palestinezë janë vrarë, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë. Prej tyre, të paktën 270 vetë thuhet të kenë humbur jetën teksa tentonin të merrnin ushqim, shumë prej tyre të qëlluar në afërsi të pikave të shpërndarjes së ndihmave. Ndërsa që nga nisja e konflikti në 7 tetor të vitit 2023, llogariten të jenë vrarë atje më shumë se 240 gazetarë.
    “Gjatë vizitës sime të fundit në Gaza, u befasova nga shkalla e shkatërrimit dhe vuajtjeve. Takova punonjës humanitarë që rrezikonin jetën e tyre për të ofruar ndihmë, ndërsa vetë jetonin në kushte të patolerueshme“, theksoi Alakbarov.

    Top Channel

  • Letra e Ramiz Alisë: Romani i Petro Markos të ndalohet dhe të bëhet karton e asnjë kopje të mos qarkullojë

    Letra e Ramiz Alisë: Romani i Petro Markos të ndalohet dhe të bëhet karton e asnjë kopje të mos qarkullojë

    Nga: Dashnor Kaloçi

    Kohë më parë u publikuan disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë të cilat i përkasin viteve 1972 – ’73, ku ndodhet një korespodencë midis Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri” dhe Komitetit Qendror të PPSH-së, lidhur me romanin “Një emër në katër rrugë”, të shkrimtarit Petro Marko, (ku trajtohej figura e Enver Hoxhës), i cili u botua pas recensionit të kritikut Dalan Shapllo dhe miratimit të Drejtorit të Shtëpisë, Ali Abdihoxha dhe redaktorit Llazar Siliqi. E gjithë korespodenca midis dy sekretarëve të Komitetit Qëndror, Ramiz Alia dhe Hysni Kapo, me Ministrinë e Arsimit dhe Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”, lidhur me gjetjen e fajtorëve që kishin lejuar botimin e librit të shkrimtarit Petro Marko dhe masat që duheshin marrë ndaj tyre, duke filluar nga dëmshpërblimi i librit që me urdhër të tyre do të bëhej karton dhe asnjë kopje e vetme e tij të mos qarkullonte!

    Trajtimi i figurës së Enver Hoxhës në një vepër letrare apo dhe në artet figurative nga ana e shkrimtarëve dhe artistëve gjatë periudhës së regjimit komunist të para viteve ’90-të, ishte një problem me mjaft zarar dhe paraqiste një risk të madh për autorët që merrnin përsipër trajtimin e “figurës së udhëheqësit kryesor”, sidomos kur ai ishte në epiqendër të veprës si personazh kryesor i saj. Risku që mbartnin mbi vete krijuesit në rast të mos aprovimit të veprës, e cila trajtonte “figurën e udhëheqësit’, nuk dëmtonte vetëm autorin e veprës, por edhe redaktorët, recensentët apo drejtuesit e Shtëpisë Botuese dhe ata të Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve që kishin dhënë aprovimin për botimin e saj. Sidoqoftë kësaj, atë rrisk e patën marrë përsipër dhe provuar një numër jo i pakët shkrimtarësh e artistësh, por jo të gjithë arritën ta kalojnë me sukses “provën e zjarrit”, mbi të cilën endej e ravijëzohej “figura dhe roli i udhëheqësit kryesor” në fantazinë e tyre krijuese.

    Ndër të parët që e pësoi këtë gjë, ishte dhe shkrimtari i njohur Petro Marko, i cili që në vitet 1972-’73, në romanin e tij me temë historike “Një emër në katër rrugë”, (i cili u konsiderua si roman autobiografik, merrte përsipër e trajtonte edhe figurën e Enver Hoxhës, kryesisht për periudhën e Monarkisë së Zogu. Madje duke e trajtuar atë gati-gati si personazh kryesor të veprës së tij, e cila jo vetëm që nuk u lejua të qarkullonte pas botimit të saj nga ana e Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri”, por ajo shkaktoi një furtunë të vërtetë për të gjithë ata që lejuan botimin e saj. Dhe e gjitha kjo, pasi në veprën e tij, Petro Marko “nuk kishte trajtuar drejt figurën dhe rolin e Enver Hoxhës”?! Siç duket, fati i keq vazhdonte ta ndiqte “këmba-këmbës” Petro Markon, (në vitet e para të pas Luftës, vuajti disa vjet burg politik), pasi botimi i librit të tij koncidoi edhe me fillimin e pranverës së vitit 1973, kur Enver Hoxha ndërmori “furtunën” e madhe ndaj shkrimtarëve dhe artistëve, ku autori me origjinë nga Bregu, u ndodh papritur në qendër të atij “cikloni”, madje krejt i zbuluar.

    Të gjitha këto duken dhe nga këto dokumente arkivore që publikohen për herë të parë dhe të plota në faqet e këtij libri, ku krerët më të lartë të udhëheqjes, duke filluar nga Ramiz Alia, Hysni Kapo, Manush Myftiu, Mantho Bala etj., kanë bërë një sërë shënimesh mbi to, duke dhënë orientimet përkatëse për dënimin e autorit Petro Marko, si dhe atyre që kishin lejuar e dhënë viston për botimin e atij libri, si; Pipi Mitrojorgji, Ali Abdihoxha, Alqi Kristo, Dilaver Dilaveri, Dhurata Xoxe, Dalan Shapllo etj. etj.

    Aq i madh ka qenë alarmi i shkaktuar nga ai roman, saqë Ramiz Alia si rrallë ndonjë herë në të gjitha dokumentet që ai ka parë dhe nënshkruar, ka mbushur disa faqe të tëra me shkrimin e tij për ndëshkimin e atyre që lejuan botimin e tij, (gjë e cila duket dhe nga faksimilet përkatëse që Memorie.al po i publikon ekskluzivisht në këtë shkrim), libër i cili u botua vetëm me shembjen e regjimit komunist pas viteve ’90-të.

    Recensioni i romanit të Petro Markos nga Dalan Shapllo

    Recension për romanin“Gjikë Bua”, (“Një emër në katër rrugë”) të Petro Markos

    Romani i ri i Petro Markos, që pasqyron ngjarje të periudhës së Zogut, në tërësinë e vet është një vepër pozitive. Vlera e romanit lidhet me pasurinë e fakteve që sjell autori, me vërtetësinë e ngjarjeve dhe me riprodhimin besnik të atmosferës së kohës. Autori e ka pasur për qëllim të tregojë rrugën e formimit të katër fshatarëve (me emrin Gjikë), nën ndikimin e rrethanave shoqërore dhe si pasojë e karakterit të tyre. Në përgjithësi, Petro Marko ja arriti kësaj dhe tregoi formimin apo degjenerimin e këtyre tipave. Përmes faktit të tyre del tabloja e jetës asi kohe, me gjithë të palarat e oborrit, të qarqeve të shthurura, me injorancën dhe brutalitetin. Përveç kësaj autori është munduar të japë edhe lëvizjen revolucionare të kohës, njerëz të thjeshtë të popullit me ëndrrat dhe aspiratat e tyre.

    Vepra është shkruar me një stil të formuar, me letërsi dhe thjeshtë. Në pjesët kryesore romani zgjon interes dhe besohet. Romani ka vlera edukative.

    Po vepra ka nevojë të ripunohet në disa drejtime dhe në disa pika të rëndësishme. Ripunimi është i domosdoshëm që vepra të dalë më realiste, më bindëse dhe të jetë në nivelin e krijimeve të mira të autorit.

    Karakteret ecin në rrugën e vet që ka si logjikë jetësore dhe artistike, por në këtë vështrim, vërehen dhe dobësitë dhe inkonsekuenca. Mirë është dhënë në përgjithësi degjenerimi i një tipi shoqëror si Argjiri. Karakteri i Mërtirit është dhënë mirë dhe ka kuptimin e vet shoqëror, por nuk është shpurë gjer në fund. Kështu, Mërtiri, një njeri i ndershëm, po me luhatje dhe dashuriçka, i mprehtë, por jo i thellë, vështirë se mund të vriste veten më 7 prill. Ose duhet ndryshuar duke e lidhur me lëvizjen përparimtare, ndryshe, duhet përgatitur shumë që të bindemi për atë gjest. Po kështu nuk i përgjigjet edhe çmenduria e xha Fotit që bënte gjithmonë shaka. Në marrëdhëniet me femrat, Mertiri duhet të paraqitet i përmbajtur: Nuk ka sepse të takohet me Donikën, pasi ajo ka degjeneruar. Ndryshe bëhet antipatik dhe pa karakter. Po kështu duhet të zgjidhet edhe midis Qazimes dhe Marisë, sepse njëra është e tepërt.

    Edhe degjenerimi i Donikës mund të tregohet më mirë, sepse kalimi te italiani, pas dashurisë me Zogun, vjen i shpejtuar dhe duket ca si meskine.

    Vërejtjet që bëra lidhen me formcimin e realizmit të veprës. Po kështu, në këtë aspekt, autori mund të ketë parasysh edhe momente të tjera. Romani ecën në shtratin e letërsisë me drejtim social, duke u mbështetur te parimi i historizmit. Ka edhe tendenca natyraliste, të grumbullimit dhe të futjes së materialit pa kriter, të ndodhive dhe anekdotave të shumta.

    Romani mund të forcohet në realizmin e vet duke u pastruar nga anekdotizmi, nga ndodhitë e shkurtra dhe romuzet që tregohen në fshat. Disa prej tyre janë të këndshme dhe alternojnë ngjarjet e rënda, tragjike, flasin për humorin dhe vitalitetin e popullit. Por duhet ruajtur ndjenja e masës. Veç kësaj është mirë të depërtojë, herë pas here, drama e jetës, vështirësitë dhe autori të mos mbetet vetëm me intermexo humoristike.

    Për të forcuar realizmin e veprës dhe të trajtimit të figurave është e domosdoshme që mbreti Zog të mos nxirret vetëm me aventurat e tij ironike, po si një njeri politik, dinak, tiran dhe djallëzor në kurdisjen e planeve.

    Në pjesën e parë (lidhja e Argjirit me vëllanë e Mbretit dhe Lejlanë), romani merr një udhë jo aq realiste, kalon deri diku në një lloj aventure dhe sentimental si në romanet e psherëtimave mesjetare gjë që vërehet dhe në stil. Kjo pjesë mund të shkurtohet e të rregullohet, sepse në përgjithësi vepra është realiste.

    Përshkrimi i lëvizjeve, i fillimeve të propagandës komuniste revolucionare bëhet mirë në roman dhe ndihmon në krijimin e atmosferës së veprës. Por, mendoj, se më shumë duhet të dalë fryma morale që është karakteristike për njerëzit e rinj. Si bartës të një ideologjie të re, të normave të reja morale, ata ishin dashur të çiltër me njëri tjetrin dhe të ndershëm në dashuri. Nuk është fjala që të krijohen marrëdhënie asketike e pedante, por për një ideal të qartë e më njerëzor. Është e nevojshme që autori të bëjë një punë të menduar mirë për të lehtësuar veprën nga erotizmi i tepërt, pa kriter, nga goditjet e Suzit ( e cila nuk e meriton aq vëmendje megjithëse mund të mbetet diçka si një e vërtetë e kohës), nga afeksimi seksual i të dy motrave për Mërtirin, nga sensualizmi edhe i Mari Shirokës (që jepet kalimthi), etj. Vepra duhet të përshkohet më mirë nga një moral i ri dhe nga një atmosferë më e virtytshme.

    Figura e shokut Enver, në ato përmasa që e ka vënë autori mendoj se del mirë, me disa tipare të theksuara revolucionare dhe njerëzore. Por përsëri duhet menduar që të konkretizohet më tepër në ndonjë rast e sidomos pas çlirimit në bisedën me personazhet kryesore. Ky moment nuk duhet të jepet kalimthi.5. Në mënyrë të veçantë e quaj të nevojshme të them se vepra mund të shkurtohet mjaft: marrëdhëniet me Lejlanë dhe Xheladinin, anekdotat e fshatit për historitë jashtë atdheut etj. Vepra ka mundësi të ngjishet, të çlirohet nga materiali i tepërt, të përcaktohet më mirë rruga e disa karaktereve, komentet e rralla emfatike, agjitative të shihen (sidomos fillimi dhe fundi, kur i jepet rëndës Argjirit).

    Me një punë të vëmendshme, romani do të bëhet i mirë dhe do të ndihmojë për njohjen e asaj kohe dhe për edukimin e të rinjve, të cilët, për të kuptuar më mirë të sotmen, duhet të njohin edhe të kaluarën.

         Dalan ShaplloTiranë, 17 nëndor 1972

    Shënimi i Ramiz Alisë mbi recensionin e Dalan Shapllos

    Po si autobiografi a nuki bie në sy Dalanit.Këto të meta që thekson Dalani, a nukjanë ideologjike? A nuk i japin vulën romanit?E si atëhere është një vepër pozitive?

    Ramiz

    Shënimet e Ramiz Alisë për ndëshkimin e atyre që lejuan botimin e romanit të Petro Markos

    Shoku Pipi

    Lidhur me romanin e Petro Markos, siç del nga propozimet tuaja e të Ministrisë, të veprohet menjëherë:Të thirret Petro Marko nga shoku Mantho Bala, ku të jetë edhe shoku Dritëro Agolli dhe Thanas Leci e Ali Abdihoxha dhe t’i thuhet që libri i tij nuk lejohet të qarkullojë. Të kritikohet me argumenta ky libër si ideologjikisht i shtrembër dhe që dëmton edukimin e masave.Por Manthua të përgatitet mirë dhe të bisedojë që edhe Dritëroi të kritikojë librin.

    Të shtrohet në organizatën bazë të Ndërrmarjes dhe të diskutohet përgjegjësia e Ali Abdihoxhës, që lejoi botimin e librit. Përgjegjësia e tyre është akuza më e madhe, sepse recensentët, siç që shprehen pozitivisht, kanë bërë vërejtje që romani duhesh ndrequr. Dalani ka vërejtje të rëndësishme. Pse s’u morr parasysh? Duhet të nxirren një nga një këto vërejtje.

    Po kështu në organizatën bazë duhet të kritikohet Llazar Siliqi e Dalan Shapllo. Llazari si redaktor kish edhe vërejtjet e recenzentëve. Pse nuk nguli këmbë të paktën t’i ndreqte, pa lere që edhe ky pranoi romanin. Dalani megjithqë bëri vërejtje, disa herë parimore, pse shfaq mendimin se romani është vepër pozitive e me vlerë, pra të botohet? Askush nuk tërheq vëmëndjen që ky libër është autobiografik. Pse kështu?

    Duhet të merren të gjitha masat shtetërore përkatëse. Edhe pushimi i Ali Abdihoxhës, por edhe dëmshpërblimi. Të gjithë kanë marrë para: Që nga Petrua tek Llazari, recensentët e redaktorët. Simbas rregullave duhet të caktohet si do veprohet.

    Libri të kalojë në karton, të prishet dhe asnjë kopje të mos lihet në qarkullim.

    E kam thënë edhe një herë tjetër, në mbledhjen që kishim me gjithë përgjegjësit e shtypit, që në Kosovë në asnjë mënyrë nuk duhet që të dërgojmë dorëshkrime, por mund të dërgojmë kopje të librave, pasi dalin tek ne në qarkullim. Të merren masa për të tërhequr librin e Petro Markos nga Kosova. Sidoqoftë në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar që libri të botohet atje.

    Këto materiale që keni në këtë dosje, t’i lexojë edhe shoku Manush, sepse Komiteti i Partisë së Tiranës duhet të jetë në dijeni dhe të ndjekë ç’bëhet në institucionet e Tiranës.

    11.XII.1973                                Ramiz Alia

    Letra e Pipi Mitrojorgjit

    Me porosi të shokëve Hysni dhe Ramiz po ju dërgoj materialet që bëjnë fjalë mbi romanin e Petro Markos “Një emër në katër rrugë”. Pasi t’i lexoni, ju lutem që t’i ktheni.

    12.XII.1973                         Pipi Mitrojorgji

    Letra e Hysni Kapos për Ramiz Alinë lidhur me romanin e Petro MarkosShoku Ramiz

    Dalan Shapllo dhe Dilaver Dilaveri janë recenzentë të librit që i ka ngarkuar Ndërrmarja e Botimeve. Recenzionin e kanë bërë në nëndor 1972. Pra kjo dëshmon se sa koncepte të gabuara kanë recenzentët dhe akoma më keq është për Ali Abdihoxhën, Xoxen etj, që kur kanë parë recenzën ashtu si janë bërë, në to thuhet se romani duhesh ndrequr, kurse këta e shtypin.

    Unë mendoj se përveç masave shtetërore dhe materiale që duhet marrë ndaj tyre, të japin llogari edhe para organizatave bazë të partisë ku bëjnë pjesë.

    Gjithë këto materiale unë mendoj që t’i shoh edhe shoku Manush, mbasi të gjithë këto kuadro janë nën varësinë dhe si efektiv i Komitetit të Partisë së Tiranës dhe Partia në rreth duhet të ketë dijeni të plotë dhe të ndjeki çështjet.

    11.XII.1973                            Hysni Kapo    

    Memorie.al     

    ObserverKult

    ——————–

    Lexo edhe:

    PETRO MARKO: TANI FLI O GORI, SE NESËR KEMI “DASMË”                                          

  • Fier – Arrestohet shoferi që përplasi të riun në rrugën “Ramiz Aranitasi”

    Fier – Arrestohet shoferi që përplasi të riun në rrugën “Ramiz Aranitasi”

    Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi” në Fier, ku një 38-vjeçar ka përplasur një të ri 26 vjeç.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas Policisë, automjeti me drejtues J. K., ka përplasur këmbësorin B. L., i cili është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shoferit, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të përcaktuar shkakun e aksidentit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”