Tag: ramesh

  • “Është mrekulli që jam gjallë, por po vuaj”, flet i mbijetuari i vetëm i tragjedisë së Air India

    “Është mrekulli që jam gjallë, por po vuaj”, flet i mbijetuari i vetëm i tragjedisë së Air India

    I mbijetuari i vetëm nga rrëzimi i avionit të Air India qela të vdekur 241 persona në qershor e ka përshkruar jetën e tij që nga tragjedia si një luftë të vazhdueshme dhimbjeje dhe pikëllimi.
    39-vjeçari Vishwaskumar Ramesh arriti të dilte i gjallë nga rrënojat e Boeing 787 që po fluturonte për në Londër nga aeroporti i Ahmedabadit në Indinë perëndimore. Imazhet që bënë xhiron e botës në atë kohë e treguan atë duke u larguar nga vendi i rrëzimit, pothuajse i padëmtuar, ndërsa tymi i dendur ngrihej në ajër pas tij.
    Duke folur për BBC-në, Ramesh tha: “Unë jam i vetmi i mbijetuar. Ende nuk mund ta besoj. Është një mrekulli.”
    Megjithatë, siç shtoi ai, kjo mrekulli u shoqërua me një humbje të papërshkrueshme.
    “Humba vëllanë tim. Ai ishte forca ime, personi që më mbështeti gjatë gjithë këtyre viteve.”
    Ai përshkroi përpjekjen e tij dramatike për t’u çliruar nga ulësja e tij dhe për të shpëtuar nga rrënojat. “Po vuaj fizikisht dhe mendërisht. Kam dhimbje në këmbë, shpatull, gju dhe shpinë. Nuk po flas me askënd, madje as me gruan dhe djalin tim. Dua vetëm të jem vetëm”, tha ai.
    Sipas BBC, Ramesh vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik dhe nuk ka marrë kujdes mjekësor që nga kthimi i tij në Britani.
    Air India i ofroi 39-vjeçarit një kompensim të përkohshëm prej 21,500 paundësh, i cili u pranua, por këshilltarët e tij thonë se kjo nuk është e mjaftueshme për të përmbushur nevojat e tij të menjëhershme.
    Sipas raportit paraprak të Degës Indiane të Hetimit të Aksidenteve Ajrore, furnizimi me karburant i motorëve u ndërpre disa sekonda pas ngritjes.
    Hetimi për shkakun e rrëzimit është duke vazhduar, ndërsa Air India siguroi se “kujdesi për Ramesh dhe të gjitha familjet e prekura mbetet përparësi absolute“. Nga 241 të vdekurit, 169 ishin shtetas indianë, 52 ishin britanikë dhe 19 persona ishin në tokë.

  • I mbijetoi aksidentit ku humbën jetën 241 persona, rrëqeth 39-vjeçari: Jam njeriu më me fat që ka mbetur gjallë, por po vuaj

    I mbijetoi aksidentit ku humbën jetën 241 persona, rrëqeth 39-vjeçari: Jam njeriu më me fat që ka mbetur gjallë, por po vuaj

    Viswashkumar Ramesh, i vetmi person që mbijetoi në aksidentin ajror të Air India-s ku humbën jetën 241 persona, ka rrëfyer dramën e tij të rëndë fizike dhe psikologjike.

    39-vjeçari, i cili u pa duke ecur i gjallë mes flakëve dhe tymit nga rrënojat e avionit Boeing 787 në Ahmedabad, thotë se ndihet “njeriu më me fat”, por njëkohësisht “i thyer në shpirt”.
    Fluturimi me destinacion Londrën u përfshi nga flakët vetëm pak sekonda pas ngritjes nga pista, duke shkaktuar një tragjedi që tronditi botën. Mes jetëve të humbu
    ra ishte edhe vëllai i tij, Ajay, i cili ndodhej vetëm disa vende larg tij.
    Në një intervistë për BBC, Ramesh, me sytë e mbushur me lot,  tha se ende nuk e beson që është gjallë. “Jam i vetmi që shpëtova… ende nuk më besohet. Është një mrekulli. Por humba vëllain tim… ai ishte shtylla ime, njeriu që më mbështeste çdo ditë”, tha ai.
    Që prej kthimit në Leicester, ku jeton me familjen, Ramesh vuan nga stresi i fortë post-traumatik (PTSD). Ai nuk flet me gruan dhe djalin e tij 4-vjeçar, ndërsa ditët i kalon i izoluar në dhomë.
    “Jam vetëm… nuk dua të flas me askënd. Natë për natë mendoj. Jam duke vuajtur. Çdo ditë është e dhimbshme për familjen time”, rrëfen ai mes lotësh.
    Ramesh pësoi dëmtime në këmbë, shpatull, gju dhe shpinë, dhe thotë se ende ecën me vështirësi. Ai nuk ka mundur të punojë as të drejtojë makinën që nga qershori, ndërsa biznesi familjar i peshkimit në Diu është mbyllur.
    Mamaja e tij, sipas familjarëve, nuk ka folur për muaj të tërë pas lajmit tragjik.
    Ndërkohë, këshilltarët e tij akuzojnë Air India-n se ka dështuar t’i ofrojë kujdesin e duhur psikologjik dhe financiar pas aksidentit.
    Air India ka ofruar vetëm 21,500 paund si kompensim të përkohshëm, shumë që familja e konsideron të pamjaftueshme.
    Sipas këshilltarëve, kompania ajrore ka refuzuar tre kërkesa për takim me familjen.
    Ndërkohë, hetimi për aksidentin vazhdon, pasi raporti paraprak ka zbuluar se furnizimi me karburant i motorëve u ndërpre vetëm sekonda pas ngritjes.

    Top Channel

  • “Do të doja të mos isha gjallë”/ Flet i mbijetuari i vetëm i rrëzimit të aeroplanit ‘Air India’

    “Do të doja të mos isha gjallë”/ Flet i mbijetuari i vetëm i rrëzimit të aeroplanit ‘Air India’

    Vishwash Kumar Ramesh

    INDI- Vishwash Kumar Ramesh, 40 vjeç, arriti të shpëtonte nga avioni Boeing 787 që u rrëzua në Ahmedabad të Indisë, por vëllai i tij Ajay Kumar Ramesh, i cili ishte në të njëjtin fluturim, humbi jetën menjëherë pas përplasjes. Në një intervistë me “The Sun”, Vishwash, i mbijetuari i vetëm i rrëzimit, tregoi se si po shërohet në qytetin e tij të lindjes, Diu, ndërsa përballet me dhimbjen e humbjes së vëllait të tij.
    “Është një mrekulli që mbijetova. Jam mirë fizikisht, por ndihem tmerrësisht keq që nuk arrita ta shpëtoj Ajay-n,”- i tha ai medias britanike. Tragjedia mori një dimension personal për shkak të një rrethane që dukej e parëndësishme para incidentit: një ndryshim në vendet e uljes gjatë rezervimit. Vëllezërit ishin përpjekur të uleshin së bashku në rreshtin 11 , pranë daljeve të emergjencës. Megjithatë, në kohën kur rezervuan, disa vende ishin tashmë të zëna. Vishwash u vendos në rreshtin 11A dhe Ajay në rreshtin 11J dhe të dy ndaheshin nga korridori. 
    “Nëse do të ishim ulur bashkë, të dy mund të kishim mbijetuar. Unë dhe Ajay do të kishim qëndruar krah për krah, por e humba atë para syve të mi. Tani mendoj vazhdimisht: ‘Pse nuk munda ta shpëtoja vëllain tim?’,-shtoi ai. 
    Vishwash dhe vëllai i tij po ktheheshin në Mbretërinë e Bashkuar pas një qëndrimi në Indi për sezonin e peshkimit.
    “Ndjeva sikur diçka kishte ngecur dhe dritat filluan të dridheshin. E gjitha ndodhi brenda sekondash. E kuptova se po rrëzoheshim”, tha i mbijetuari për The Sun.
    Afërsia e tij me daljen e emergjencës rezultoi vendimtare. Ai arriti të zgjidhte rripin e sigurimit dhe të zvarritej për të dalë jashtë. 
    “E përdora këmbën time për të hapur derën dhe dola. Të gjithë përreth meje kishin vdekur ose ishin duke vdekur. Ende nuk e kuptoj se si shpëtova,”- shpjegoi ai për mediat britanike.
    Pasi zbriti nga avioni, Vishwash u përpoq të kthehej për të gjetur vëllanë e tij. Dëshmitarë dhe shpëtues panë përpjekjen e tij të dëshpëruar për t’u rihyrë në avionin që po digjej. Por për të vëllanë e tij ishte tepër vonë./ZËRI

  • I mbijetuari i vetëm i aksidentit ajror në Indi përcjell në banesën e fundit vëllanë e tij

    I mbijetuari i vetëm i aksidentit ajror në Indi përcjell në banesën e fundit vëllanë e tij

    Britaniku Vishwashkumar Ramesh, i cili ishte i vetmi person që mbijetoi nga përplasja tragjike e një avioni të kompanisë Air India javën e kaluar, mori pjesë në ceremoninë mortore të vëllait të tij Ajay, i cili nuk arriti të mbijetojë nga aksidenti.

    I përlotur dhe ende me plagë në fytyrë e krah, Ramesh mbajti arkivolin e vëllait, ndërsa familja dhe të afërmit e përcollën Ajay-in në banesën e fundit. Në funeral morën pjesë edhe shumë banorë të qytetit.
    Avioni “Boeing 787-8 Dreamliner” ishte nisur drejt Londrës dhe u rrëzua vetëm disa sekonda pas ngritjes nga qyteti Ahmedabad, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 270 personave, shumica pasagjerë dhe disa të tjerë që ndodheshin në tokë, përfshirë banorë të një konvikti mjekësh ku avioni u përplas.
    Mrekullisht, Ramesh, i cili ishte ulur në vendin 11A, arriti të dilte i gjallë nga rrënojat. Një video tregon momentin kur një punonjës i shërbimit të ambulancës, Satinder Singh Sandhu, e ndihmon Ramesh të largohet nga vendi i ngjarjes mes flakëve dhe tymit të dendur.
    Sandhu tregoi se nuk e kishte kuptuar se po ndihmonte të mbijetuarin e vetëm, dhe se më vonë mësoi përmes lajmeve se kush ishte ai. Ai rrëfeu gjithashtu se Ramesh, edhe pse i lënduar rëndë, përpiqej vazhdimisht të kthehej në rrënoja për të kërkuar vëllain e tij.
    “Kur e ndalova dhe e futa në ambulancë, më tha se kishte vëllain brenda dhe po përpiqej ta shpëtonte,” kujton Sandhu.
    Në një intervistë për televizionin indian DD News, Ramesh tha se ende nuk e beson që ka mbijetuar: “Për një moment mendova se do vdisja. Kur hapa sytë dhe pashë rreth vetes, kuptova se isha gjallë. Nuk më besohet ende se si dola prej andej.”
    Shkaqet e aksidentit janë ende të panjohura. Hetuesit po analizojnë të dhënat nga “kutia e zezë” e avionit për të zbuluar se çfarë ndodhi saktësisht.

    Top Channel

  • I mbijetuari i vetëm i tragjedisë ajrore në Indi, 40-vjeçari i jep lamtumirën mes lotësh vëllait që u vra pas përplasjes së avionit

    I mbijetuari i vetëm i tragjedisë ajrore në Indi, 40-vjeçari i jep lamtumirën mes lotësh vëllait që u vra pas përplasjes së avionit

    I mbijetuari i vetëm i tragjedisë ajrore në Indi, Vishwash Kumar Ramesh, ditën e sotme i ka dhënë lamturirën vëllait të tij, i cili ndodhej gjithashtu në avion.

    Ramesh, me fytyrën ende të fashuar mbante arkivolin e vëllait teksa po e çonin drejt banesës së fundit.

    Aeroplani Boeing 787-8 Dreamliner, i cili ishte nisur për në Londër, u rrëzua disa sekonda pasi u ngrit të enjten nga qyteti perëndimor indian, Ahmedabad. Të paktën 270 persona humbën jetën, shumica prej tyre pasagjerë.
    Askush nuk e di qartë se si ia doli Ramesh të mbijetonte. Ai madje u përpoq të kthehej në aeroplanin e përfshirë nga flakët për të kërkuar vëllain e tij, tha për BBC-në një nga ndihmësit e parë në vendngjarje.
    Vishwash Kumar Ramesh, 40 vjeç, i mbijetuari i vetëm ishte në vendin 11A në fluturim. Vëllai i tij raportohet se ishte ulur disa vende më tutje.
    Të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi (241 persona) u vranë dhe gati 30 persona vdiqën gjithashtu në tokë pasi avioni u rrëzua me shpejtësi dhe u përplas në një zonë të banuar.
    Por zoti Ramesh mbijetoi mrekullisht, duke arritur të dilte nga rrënojat përmes një hapjeje në trupin e avionit.
    Shkaku i rrëzimit nuk dihet ende. Zyrtarët po përpiqen të deshifrojnë regjistruesit e zërit të kabinës dhe të të dhënave të fluturimit, të njohur si “kutitë e zeza” për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.

  • “U hodha përpjetë dhe ika”, si i mbijetoi përplasjes së avionit pasagjeri në vendin “11-A”

    “U hodha përpjetë dhe ika”, si i mbijetoi përplasjes së avionit pasagjeri në vendin “11-A”

    Tragjedia e ndodhur me aeroplanin në Indi, në të cilën humbën jetën 241 persona, e ka një të mbijetuar. Ai quhet Vishwash Kumar Ramesh dhe ishte ulur në rreshtin e parë të klasit ekonomik.
    Pasi Boeing 787 Dreamliner u rrëzua në një zonë të populluar të qytetit perëndimor indian të Ahmedabadit, Ramesh, 40 vjeç, arriti të zbriste nga avioni. Ai ishte i plagosur, por gjallë. Të 241 pasagjerët e tjerë vdiqën.
    Një video që është bërë virale në mediat sociale thuhet se e tregon atë, një burrë me gjakderdhje të lehtë nga fytyra, duke vrapuar shpejt në një vijë të drejtë pranë vendit të rrëzimit, i rrethuar nga një turmë që e shikon me mosbesim.
    Një ndihmës mjekësor i tha më vonë AP-së se Vishwash Kumar Ramesh u nxor nga aeroplani dhe më pas eci drejt një ambulance aty pranë për ndihmë. Mjeku që trajtoi Rameshin, i tha AP-së se pacienti ishte i çorientuar dhe kishte lëndime të shumta në të gjithë trupin. Megjithatë, jeta e tij nuk ishte në rrezik.
    Fati i Vishwash Kumar Ramesh ka prekur njerëz në mbarë botën. Raportime të shumta mediatike përpiqen të rindërtojnë mbijetesën e tij në dukje unike. Fakti që vetëm një person i mbijetoi rrëzimit është komentuar gjerësisht edhe në mediat sociale, duke u përshkruar në mënyra të ndryshme si ndërhyrje joreale, e jashtëzakonshme, hyjnore dhe një mrekulli.
    Por, çfarë thotë vetë 40-vjeçari?
    “Tridhjetë sekonda pas ngritjes, pati një zhurmë të fortë”, deklaroi Ramesh.
    “Kur fluturimi u ngrit, brenda pesë deri në dhjetë sekondave, ndjeva sikur po varej në ajër”, vazhdoi Ramesh. Papritmas, dritat në bordin e aeroplanit “filluan të dridheshin – jeshile dhe të bardha – pastaj aeroplani u përplas në një ndërtesë atje. Kishte trupa përreth meje. U frikësova. U hodha përpjetë dhe ika. Kishte pjesë aeroplani kudo”, vazhdon ai.
    Gazeta britanike “The Guardian” citoi gjithashtu artikullin e gazetës indiane. Ajo deklaroi se pjesa e aeroplanit që mbante Rameshin me sa duket u ul në tokë në vend që të godiste çatinë e një ndërtese.
    “Kur pashë daljen, mendova se mund të dilja. U përpoqa dhe ia dola. Ndoshta njerëzit në anën tjetër të aeroplanit nuk ia dolën”, citohet më tej të ketë thënë i mbijetuari.
    Sipas “Guardian”, ai shtoi para gazetarëve: “Nuk e di se si mbijetova. Pashë njerëz që vdisnin para syve të mi. Dola nga rrënojat”.
    Pasagjeri me fat ishte ulur në rreshtin 11, në sediljen majtas të dritares, rreshti i parë i klasit ekonomik, direkt pas një daljeje emergjence. Bileta e tij prej letre duket se i ka mbijetuar aksidentit; një foto e saj po qarkullon gjithashtu në mediat sociale.

  • “I pashë njerëzit duke vdekur para syve të mi”/ I mbijetuari britanik rrëfen aksidentin e Air India

    “I pashë njerëzit duke vdekur para syve të mi”/ I mbijetuari britanik rrëfen aksidentin e Air India

    I mbijetuari i tragjedisë ajrore në Indi, Vishwash Kumar Ramesh mendoi se kishte vdekur kur avioni shpërtheu, por shpëtoi duke dalë nga një hapje në trupin e avionit.

    I mbijetuari britanik i aksidentit të avionit të Air India ka përshkruar tmerrin që përjetoi kur pa njerëz “duke vdekur para syve të tij”.
    Vishwash Kumar Ramesh tha se mendoi se kishte vdekur kur avioni u përplas me një ndërtesë, por më pas e kuptoi se ishte gjallë dhe arriti të shpëtonte nga rrënojat.
    Duke folur nga shtrati i spitalit, 40-vjeçari i tha kanalit DD News se avioni “dukej sikur ishte ngujuar në ajër” menjëherë pas ngritjes, përpara se dritat të fillonin të pulsonin jeshile dhe të bardha.
    Avioni Boeing 787 Dreamliner u përplas me një kolegj mjekësor të enjten, duke vrarë 241 personat e tjerë në bord.
    Ky është një ndër aksidentet më vdekjeprurëse për qytetarët britanikë dhe i pari që përfshin një avion të tipit 787.
    Ramesh tha: “Nuk e besoj ende që shpëtova. Për një moment mendova se do të vdisja, por kur hapa sytë dhe pashë përreth, kuptova se isha ende gjallë. Ende nuk e besoj si mbijetova.”
    Ai i tregoi transmetuesit: “Kur u ngrit avioni, brenda 5–10 sekondave dukej sikur ishte bllokuar në ajër. Papritur, dritat filluan të pulsonin – jeshile dhe të bardha.
    Avioni nuk po ngrihej dhe po rrëshqiste në ajër, derisa u përplas me një ndërtesë dhe shpërtheu. Në fillim mendova se kisha vdekur. Më vonë kuptova se isha ende gjallë dhe pashë një hapje në trupin e avionit. U çlirova nga rripi, përdora këmbën për të shtyrë hapjen dhe dola zvarrë jashtë. Nuk e di si shpëtova,” tha ai.
    “I pashë njerëzit duke vdekur para syve të mi – stjuardesat, dhe dy persona që ishin pranë meje… dola nga rrënojat.”
    Vendngjarja u vizitua të premten nga kryeministri indian Narendra Modi, dhe në pamjet filmike shihet duke folur me Ramesh në spital.
    Të paktën pesë studentë të mjekësisë u vranë dhe rreth 50 persona të tjerë u plagosën. Ka frikë se numri i viktimave në tokë mund të rritet.
    Hetimet për shkaqet e aksidentit janë ende në vazhdim.
    Viktima të tjera britanike të konfirmuara:
    Një çift britanik, Fiongal dhe Jamie Greenlaw-Meek, që drejtonin një qendër mirëqenieje shpirtërore, thuhet se ishin mes të vdekurve.
    Grupi Gloucester Muslim Community shprehu “ngushëllimet më të thella” pasi Akeel Nanabawa, bashkëshortja e tij Hannaa, dhe vajza e tyre 4-vjeçare Sara, u raportuan ndër viktimat.
    Kryetari i bashkisë së Wellingborough, Raj Mishra, bëri thirrje për unitet ndërsa konfirmoi vdekjen e Raxa Modha, foshnjës Rudra Modha, dhe zonjës K Mistri, të gjithë nga zona e tij.
    Ekspertë të aviacionit kanë ngritur hipoteza për shkaqet e mundshme të aksidentit, që nga dështimi i të dy motorëve – ndoshta për shkak të përplasjes me shpendë (si në rastin e “Mrekullisë në Hudson” më 2009) – deri te një konfigurim i gabuar i fletëve të krahëve gjatë ngritjes.

    Top Channel

  • “Nuk e di si jam gjallë”/ Flet i mbijetuari i vetëm i rrëzimit të aeroplanit në Indi

    “Nuk e di si jam gjallë”/ Flet i mbijetuari i vetëm i rrëzimit të aeroplanit në Indi

    Vishwashkumar Ramesh

    INDI- Vishwashkumar Ramesh arriti të dilte vetë nga aeroplani që u rrëzua në Indi, duke pësuar lëndime në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit, por vëllai i ti Ajay, nuk e pati të njëjtin fat. Ramesh, është i vetmi i mbijetuar midis 242 personave në bordin e avionit “Air Indi”, që u rrëzua pasditen e djeshme. I mbijetuari ishte ulur në sediljen 11A, pranë njërës prej daljeve të emergjencës. Ai arriti të dilte vetë nga avioni, duke pësuar lëndime në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit.
    Pasi u nxor nga rrënojat, ai telefonoi familjen e tij në Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë i tronditur: Nuk e di se si jam gjallë.!
    Sipas vëllait të tij, Nayan Ramesh, 38-vjeçari Vishwashkumar po kthehej në Londër nga Ahmedabadi, ku ishte me pushime. Vëllai i tyre i tretë, Ajay, humbi jetën gjatë aksidentit. Në Indi, mjeku Dhaval Gameti, i cili tha se e kishte ekzaminuar Vishëashkumarin, i tha ‘Associated Press’ se pacienti ishte i hutuar dhe kishte lëndime të shumta në të gjithë trupin, por është jashtë rrezikut për jetën.
    Nga spitali, ku po trajtohet, i mbijetuari i vetëm i tragjedisë së avionit i përshkroi gazetës Hindustan Times se 30 sekonda pas ngritjes, pati një zhurmë të fortë dhe pastaj avioni u rrëzua.
    “E gjitha ndodhi shumë shpejt. Dola jashtë! Isha i frikësuar. U ngrita dhe ika. Dikush më kapi, më futi në një ambulancë dhe më çoi në spital,”-tregoi ai. 
    Zyrtarët vendas thanë se fluturimi “AI 171” humbi lartësinë menjëherë pas ngritjes rreth orës 13:30 të së enjtes. Avioni u përplas në lagjet e banimit të mjekëve të Kolegjit Mjekësor BJ dhe shpërtheu në flakë. Piloti kishte lëshuar një thirrje për ndihmë urgjente ‘Mayday’, duke shënuar një emergjencë menjëherë pas ngritjes. Ekspertët e aviacionit thanë se, bazuar në pamjet e disponueshme, mungesa e shtytjes në të dy motorët dhe goditja e ndonjë tufe me zogj mund të jenë ndër shkaqet e mundshme të aksidentit ajror. Por hetimet ende vazhdojnë./ZËRI

  • Kush është i mbijetuari i vetëm në katastrofën ajrore të ‘Air India’, po kthehej në Angli me vëllain

    Kush është i mbijetuari i vetëm në katastrofën ajrore të ‘Air India’, po kthehej në Angli me vëllain

    Një zyrtar i lartë i policisë indiane ka bërë të ditur se një prej pasagjerëve që ishte në vendin 11A në avionin e ‘Air India’ që u rrëzua menjëherë pas ngritjes në qytetin Ahmedabad — i mbijetoi katastrofës.
    ‘Air India’ konfirmoi nga ana e saj se kishte një të mbijetuar i identifikuar si një “shtetas britanik me origjinë indiane”, i quajtur Vishwash Kumar Ramesh.
    Mes videove të shumta pas përplasjes sw avionit, u pa njw person duke ecur larg me këmishën e mbushur me njolla gjaku.
    Ai u identifikua më vonë si Vishwash Kumar Ramesh, i mbijetuari i vetwm i kwsaj katastrofe.
    40-vjeçari Ramesh po kthehej në Mbretërinë e Bashkuar me vëllain e tij, Ajay Kumar Ramesh, 45 vjeç. Vishwash ishte ulur në 11A, ndërsa vëllai i tij ishte në një sedilje tjetër në aeroplan.
    “Në lidhje me çështjen e një të mbijetuari, padyshim që ne po vendosim faktet dhe hetimi po vazhdon,” tha kryeministri britanik Keir Starmer.
    Komisioneri i Policisë Ahmedabad GS Malik, i cili fillimisht u tha mediave vendase se nuk kishte të mbijetuar nga ‘Boeing 787-8 Dreamliner’ që u rrëzua në qytet, u citua më vonë nga e njëjta agjenci lajmesh duke thënë “policia gjeti një të mbijetuar në vendin 11A dhe se ai po trajtohej në spital.
    “Po, konfirmohet një i mbijetuar,” tha Dhananjay Dëivedi, sekretari kryesor i departamentit të shëndetit të shtetit Gujarat, sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, pa identifikuar personin.
    Dr. Dhaval Gameti në Spitalin Civil të Ahmedabad i tha Associated Press se ai kishte ekzaminuar Rameshin dhe i mbijetuari ishte i tronditur nga përplasja e avionit duke i shkaktuar lëndime të shumta në të gjithë trupin e tij… ai duket se nuk është në rrezik.”
    Gameti i tha AP-së se 186 trupa pasagjerësh nga avioni ishin sjellë në Spitalin Civil.
    Mediat indiane që flisnin me Ramesh në spital thanë se ai kishte një biletë për fluturimin e fatit që tregonte emrin e tij dhe detyrën e sediljeve 11A.
    “Tridhjetë sekonda pas ngritjes, pati një zhurmë të fortë dhe më pas avioni u rrëzua. E gjitha ndodhi kaq shpejt”, citon Hindustan Times të ketë thënë Ramesh.
    Gazeta tha se ai ka pësuar dëmtime në gjok, fytyrë dhe këmbë.
    “Kur u ngrita, kishte trupa përreth meje. U frikësova. U ngrita në këmbë dhe vrapova. Kishte copa avioni përreth meje. Dikush më kapi dhe më futi në një ambulancë dhe më çoi në spital”, ka thënë Ramesh.
    Kushëriri i Rameshit, Ajay Valgi tha se ai kishte folur me të përmes telefonit të enjten. “Ai tha vetëm se është mirë, asgjë tjetër,” tha Valgi.
    Sipas tij, Ramesh ishte ulur pranë vëllait të tij gjatë fluturimit, por vendndodhja e vëllait ende nuk dihet.
    “Jam absolutisht i tronditur dhe në shok. Ai nuk është vetëm kushëriri im, ai është gjithashtu një nga miqtë e mi më të mirë”, tha Vlagi.
    Më vonë, ‘Air India’ konfirmoi në fluturim ishin 242 persona dhe 241 prej tyre kishin vdekur, duke e bërë Rameshin të mbijetuarit e vetëm. Avioni fluturonte për në aeroportin ‘Gatwick’ të Londrës dhe në të ishin shtetas indianë, britanikë, kanadezë dhe portugezë, por fluturimi i tij nuk zgjati shumë pasi u rrëzua pak minuta pas ngritjes nga pista.

  • I mbijetuari i vetëm nga rrëzimi i avionit zbulon çdo gjë me detaje se çfarë ndodhi

    I mbijetuari i vetëm nga rrëzimi i avionit zbulon çdo gjë me detaje se çfarë ndodhi

    Një qytetar britaniko-indian, Vishuash Kumar Ramesh, ka mbijetuar mrekullisht nga rrëzimi i një avioni të Air India, që ndodhi menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabadit në Indi. Ai është raportuar si i vetmi i mbijetuar nga një tragjedi që ka marrë jetën e të paktën 241 personave, ndërsa trupat e 204 prej tyre janë gjetur deri tani.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Sipas NDTV, Ramesh ka jetuar në Londër për dy dekada dhe ndodhej në bord me vëllain e tij Ajay, i cili ishte ulur në një rresht tjetër. Në një intervistë për Hindustan Times, Ramesh kujton momentet e tmerrshme: “Dëgjova një zhurmë të fortë rreth 30 sekonda pasi u ngritëm. Pastaj gjithçka ndodhi shumë shpejt.” Ai pësoi dëmtime në gjoks, sy dhe këmbë, por arriti të dalë nga rrënojat dhe të shpëtojë, ndërsa përreth tij kishte trupa të pajeta dhe copa të avionit.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregojnë një burrë – që mendohet të jetë Ramesh – duke u larguar me vështirësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa më pas u transportua me urgjencë në spital.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Autoritetet raportojnë se avioni kishte arritur rreth 825 metra lartësi përpara se të niste rënien e papritur. Piloti kishte lëshuar një sinjal emergjence përpara përplasjes, por avioni nuk arriti të rikuperohej dhe u rrëzua në një zonë të banuar pranë aeroportit. Pamjet dramatike tregojnë momentin kur mjeti fluturues përplaset dhe një shpërthim i madh ndodh mbi ndërtesat aty pranë. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”