Tag: ramës

  • “I shërben kryeministrit”/ Gazetari ‘sulmon’ hapur Presidentin: Begaj vasal i Ramës

    “I shërben kryeministrit”/ Gazetari ‘sulmon’ hapur Presidentin: Begaj vasal i Ramës

    Gazetari Bledian Koka, i ftuar në një emision televiziv, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e Erion Veliajt. Sipas Kokës, ky vendim konfirmon se presidenti Bajram Begaj ka marrë një akt antikushtetues për llogari politike.
    “Sot kemi një president që mori një vendim antikushtetues, jo për keqllogaritje, por për llogari politike. Ai nuk është më president i Republikës, por shërbëtori dhe vasali i Edi Ramës,” deklaroi Koka.
    Gazetari shtoi se me këtë vendim është plotësuar një nga pikat e padisë për shkarkimin e presidentit, që opozita ka paralajmëruar.
    Koka theksoi gjithashtu se vendimi i Kushtetueses i garanton Veliajt qëndrimin në detyrë deri në vitin 2027, por sipas tij, kryebashkiaku mund ta përfundojë mandatin edhe nga burgu.
    “Një nga arsyet pse Veliaj mbahet në burg nuk lidhet vetëm me dosjen, por me faktin që ka tentuar të ndikojë te prokurorët, gjyqtarët dhe dëshmitarët, madje edhe të manipulojë opinionin publik përmes mediave që kontrollon,” u shpreh Koka.

  • Bela & Lali, a e ka humbur Rama pushtetin mbi drejtësinë

    Bela & Lali, a e ka humbur Rama pushtetin mbi drejtësinë

    Bela & Lali, a e ka humbur Rama pushtetin mbi drejtësinë
    Nga Andi Bushati
    Të dyja këto ngjarje, si ajo për të hequr qafe Lalin me anë të zgjedhjeve të parakohëshme, si edhe tjetra për të shpëtuar Belën ka zgjedha e SPAK, mund të kenë ndryshuar planet e Ramës, mund ti kenë prishur atij humorin, por në asnjë çast nuk kanë cënuar aspak prej pushtetit të tij
    Dy ngjarje të ditëve të fundit, ku në të dyja përfshihen personazhet më të larta të qeverisjes së Edi Ramës në vitet e fundit, kanë ringritur edhe njëherë pikpyetjen nëse sistemi i drejtësisë ka arritur ti shpëtojë zgjedhës së kryeministrit.
    Fjala është për përballjen e Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese, ku ai kundërshtoi shkarkimin si kryebashkiak dhe për marrjen të pandehur të Belinda Ballukut nga SPAK. Ajo që, në pamje të parë, konstatojnë të gjithë është fakti se të dyja këto episode kanë ndodhur jashtë dëshirës dhe vullnetit të Edi Ramës.
    Nga njëra anë ai u angazhua personalisht për largimin e Veliajt nga zyra, shpalli zgjedhjet e parakohëshme në qytet, caktoi datën dhe pasardhësen që do të konkuronte në to. Pra, duke vendosur që i gjithë ky proces të bëjë prapakthehu duket sikur kushtetuesja ka marrë vendim kundër direktivës së dhënë nga kryeministri; sikur ajo ka sfiduar gjithpushtetshmërinë e tij dhe përdorimin e turpshëm që ai i bëri një zari si Bajram Begaj. Konkluzioni më i thjeshtë që mund të nxirrjej është se Rama ka dalë i humbur.
    E njëjta gjë mund të thuhej edhe për rastin Balluku. Kjo jo vetëm për faktin se shefi nuk donte të humbiste në këtë moment numrin 2 të qeverisë, të cilës i kishte deleguar të gjitha kompetencat e punëve të përditshme. As sepse Ballukun e kishte caktuar si prijëse të fushatës elektorale në Tiranë. Por mbi të gjitha, se ndryshe nga më parë, duke vendosur ta marë të pandehur atë, prokuroria e posaçme ka lënë të kuptohet sikur po shkon në thelbin e një çështjeje, ku është direkt i implikuar Edi Rama.
    Këto dy episode, pra anullimi i zgjedhjeve të prakohshme për Tiranën dhe kullotja e SPAK-ut, pa leje, në livadhet e ndaluara të qeverisë i kanë dhënë hov të gjithë idhtarëve të drejtësisë së re, ti tundin si shembuj të sukseseve dhe pavarësisë së saj. Ata po nxitojnë të thërasin fitore.
    Pse, ju duket e vogël që Gjykata Kushtetuese ti thyejë hundët gjithë mekanizmit (PS, Këshill Bashkiak, Kryeministri, Presidencë, Ogerta Manastrliu), pyesin ata? A mund të ndodhë kjo në një vend ku sistemi është i kapur? Ata shkojnë edhe më tej. Po nëse SPAK-u s’do kishte liri veprimi, a do mundte ti’a rrëmbente Ramës, Belindën? A do guxonte të bënte atë për të cilën është akuzuar deri tani, se e ka të pamundur, hetimin e procedurave? Po edhe nëse do donte të godiste zv/kryeministren, a do shkonte drejtpërdrejt tek 190 milonë eurot e tunelit të Llogarasë, gjë që se ka bërë as me inceneratorët, as me koncesionet në shëndetësi?
    Në fakt, panorama nuk është kaq rozë sa e përshkruan kjo luzmë optimistësh të pandreqshëm. Në rastin më të mirë është ende shumë shpejt për të bërtitur: “fitore”. Për ta kuptuar këtë ia vlen ti kalosh të dyja ngjarjet e mësipërme në filigran, përtej përshtypjes së rreme që krijon impakti i parë me to.
    Le ta nisim me rastin Veliaj. Po është e vërtetë që Edi Rama dëshëronte ti lante njëherë e mirë hesapet me të duke e nxjerrë përfundimisht nga zyra për të ulur në vend të tij Ogertën. Por pyetja që shtrohet është kjo: Sa të domosdoshme dhe të panegociueshme e kishte këtë?
    Këtu nuk po i hyjmë teorive konspirative që po gëlojnë mes kundërshtarëve të tij, se ai ishte friksuar për rezultatin e Tiranës, se Manastirliu nuk po ngjiste, se opozita po rritej. Pra se në fund qe vetë Rama që e urdhëroi kushtetuesen që ta anullonte garën e Tiranës. Ndonëse një version i tillë nuk është i palogjikshëm, atë po e lëmë menjanë, pasi nuk disponojmë fakte për ta mbështetur.
    Prandaj rikthehemi tek dilema: sa punë i prishte Ramës nëse zgjedhjet anulloheshin? A nuk vijon të ketë ai kontroll të plotë mbi bashkinë? A nuk e ka zhveshur tashmë ai Veliajn nga çdo kompentencë, deri në pikën që nuk vendos dot më në punë as një punonjëse gjelbërimi? A nuk e detyroi ai të griste nga burgu urdhërin për delegimin e kompetencave tek Sara Goxhaj dhe ta linte drejtimin në duart e atyre që donte shefi? Pra ndonëse Rama mund të ketë dashur të mbyllë kapitullin e Lalit dhe të hapë atë të Ogertës, kjo që ndodhi, në thelb, atij nuk i prish as një punë. Kaq i rëndë është vendimi i kushtetueses kundër tij.
    Të njëjtin mirazh të rremë ka reflektuar edhe vendimi për të marrë Belën të pandehur. Ndonëse, në dukje, ndryshe nga rastet e tjera, ajo nuk po hetohet për “kumbllat dhe dardhat e ngrëna pas shpine”, por për një aferë që e ka kryer në bashkëpunim me shefin, ngjarjet e deritanishme dëshmojnë për një kujdes të tepruar në trajtimin e saj.
    Në raste të ngjashme, madje për akuza jo kaq të rënda, edhe për Berishën edhe për Ahmetajn, edhe për Metën apo Veliajn, SPAK-u ka zgjedhur masat e kufizimit të lirive. Balluku është ende e lirë, mban në duart e saj pashaportën për udhëtime, madje vijon të shkojë në zyrë, ndonëse është dëshmuar me fakte, si nxjerrja e lejes së punimeve për tunelin, tri vjet pasi ai kishte mbaruar dhe pasi denoncimet ishin bërë, se ajo ka mundësi të manipulojë provat.
    Ajo që të bën përshtypje është: pse ky standart i dyfishtë? I njëjti standart vërehet edhe në trajtimin që Ballukut po i bëjnë prokurorët. Boll të shihet komunikata e thatë dhe korrekte e SPAK për penalizimin e saj, shumë me e qetë sesa ato ku përgojoheshin të pandehurit e tjerë. Boll të krahasohet mbajtja e saj në godinë vetëm 15 minuta, ndërkohë që prokurorët, në rastin Veliaj, arritën të prodhojnë tituj bombastikë lajmesh se ai u pyet për plot shtatë orë. Ky trajtim i veçantë si dhe heqja dorë nga metoda e ndjekur deri tani nga SPAK “denigroje moralisht para se ta marrësh të pandehur”, dëshmojnë se fati i Belindës nuk është vendosur. Për të ende po negociohet.
    Por më kryesorja, mbi të gjitha, edhe sikur personalisht asaj nesër ti rezervohet fati më i keq i mundshëm, a kemi ne deri më tani ndonjë sinjal se kjo histori do shkojë deri lart, tek njeriu që realisht ka marrë vendim, për tunelin e Llogarasë? A rrezikohet realisht Rama nga drejtësia, kur të gjithë tashmë janë të bindur se është pikërisht ai që qëndron pas skandaleve më të mëdha në këtë vend? Deri më tash për këtë nuk kemi asnjë indicie.
    Kështu që deri më tani, të dyja këto ngjarje, si ajo për të mos hequr dot qafe Lalin me anë të zgjedhjeve të parakohëshme, si edhe tjetra për të shpëtuar Belën nga zgjedha e SPAK, mund të kenë ndryshuar planet e Ramës, mund ti kenë prishur atij humorin, ndoshta mund ta kenë yshtur ti bjerë me pëllëmbë tavolinës, por në asnjë çast, nuk kanë cënuar aspak prej pushtetit të tij. Ai e ka në kontroll të plotë bashkinë dhe do ta ketë po ashtu dhe qeverinë edhe në rastin me fatkeq të largimit të zv/kryeministres.
    Në një sistem autokratik, nuk ndodh asnjë traumë nëse bie një ingranazh i ndryshueshëm por makineria vijon të punojë njësoj. Ai quhet i tillë, pikërisht se autokrati mbetet i paprekshëm. Prandaj është krejtësisht absurde dhe ilogjike të shpjegosh ngazëllimin e atyre që shpallën fitore për aktet që kushtetuesja dhe SPAK-u ndërmorrën “kundër” Ramës.Lapsi.al

  • Qëndrimi i Ramës për vendimin e Kushtetueses, reagon Bardhi: Nuk është triumf i shtetit ligjor, por…

    Qëndrimi i Ramës për vendimin e Kushtetueses, reagon Bardhi: Nuk është triumf i shtetit ligjor, por…

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se ‘shpallja si antikueshtues e vendimit të Edi Ramës dhe Bajram Begajt në raport me Bashkinë e Tiranës nuk është triumf i shtetit ligjor. Është turpi i një pushteti që sfidon çdo ditë ditë shqiptarët dhe ligjin në mënyrë flagrante’.

    Në lidhje me bashkinë e Tiranës, ai tha se është më mirë jetim sesa me kujdestarë abuzues që e vjedhin.
    Reagimi i plotë:
    Në vend që të mbajë përgjegjësi për shkeljen flagrante të Kushtetutës,  Edi Rama zgjedh të bëjë cirk me shqiptarët. Abuzimi i pushtetit këtë herë ishte aq i madh, sa, edhe Belinda Balluku të ishte klonuar 8 herë në Gjykatën Kushtetuese nuk do t’i kishte bërë dot derman.
    Shpallja si antikueshtues e vendimit të Edi Ramës dhe Bajram Begajt në raport me Bashkinë e Tiranës nuk është triumf i shtetit ligjor. Është turpi i një pushteti që sfidon çdo ditë ditë shqiptarët dhe ligjin në mënyrë flagrante.
    Pasi urdhëroi shkarkimin e tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste; pasi vendosi shkarkimin e tij nga detyra dhe detyroi Bajram Begajn të caktojë datën e zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë, në një përpjekje të dëshpëruar për pazar politik me Erion Veliaj, pa marrë asnjë përgjegjësi për shkeljen flagrante të Kushtetutës, Edi Rama kërkoi sot lirimin e Veliajt nga qelia.
    Përgjigjen për kërkesën e tij, Edi Rama e ka marrë po nga Gjykata Kushtetuese, e cila në njoftimin e saj u kujdes të theksonte se “shqyrtimi dhe vlerësimi i çështjes ka të bëjë vetëm me procesin e shkarkimit të kërkuesit nga detyra e kryetarit të Bashkisë Tiranë, PRA JO ME PROCESIN PENAL NË NGARKIM TË TIJ”.
    Kështu që Erion Veliaj do të vazhdojë të qëndrojë në burg për paligjshmëritë, korrupsionin dhe abuzimin me detyrën, ndërkohë që planet e Edi Ramës për të grabitur çdo pushtet, njësoj siç grabiti zgjedhjet e 11 majit, morën shuplakën e parë fytyrës.
    Sa për Tiranën, më mirë jetim sesa me kujdestarë abuzues që e vjedhin, e plaçkisin dhe e shpërfytyrojnë çdo ditë. Dhe një kujtesë: Në SPAK, ndonëse e zvarritur,  është ende e hapur dosja e incineratorit të Tiranës për procedurën ku Edi Rama del garant për qindra milionë euro që janë zhdukur nga korrupsioni. Kur të hetohet ajo dosje, atëherë Edi Rama s’do të ketë me kohë të bëjë llogaritë e burgut të Erion Veliajt, sepse duhet të bëjë llogaritë e burgut të tij!

    Top Channel

  • Politika e korruptuar dhe drejtësia/ Agron Shehaj, bën deklaratën e fortë: Tani po fillon lufta e vërtetë…

    Politika e korruptuar dhe drejtësia/ Agron Shehaj, bën deklaratën e fortë: Tani po fillon lufta e vërtetë…

    Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese që riktheu në detyrë kryetarin e Bashkisë Tiranë, ishte i orkestruar nga kryeministri Edi Rama.
    Kreu i Mundësia, teksa e quan vendimin e Kushtetueses skandaloz, thekson se kjo gjë i duhej kryeministrit Edi Rama, për të mbrojtur Erion Veliajn.
    Duke folur nga ambientet e jashtme të Gjykatës Kushtetuese, Shehaj thekson se kjo është koha kur Edi Rama ka nisur luftën e vërtetë me drejtësinë e cila kërkon t’i japë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri.
    Agron Shehaj:
    Ditën e djeshme Edi Rama ka përdorur armën më të fortë që ka kundër SPAK-ut dhe kundër drejtësisë.
    Ka përdorur Gjykatën Kushtetuese për të goditur SPAK-un në mbrojtje të Erion Veliajt. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte një vendim që i duhej Edi Ramës dje që sot të kërkonte lirimin e Erion Veliajt.
    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është skandaloz.
    Praktikisht Gjykata Kushtetuese tha ‘që një kryetar bashkie pavarësisht se është në hetim për korrupsion, pavarësisht se është në burg prej 8 muajsh, ai duhet të vazhdojë të jetë kryetari i Bashkisë së Tiranës’.
    Dhe këtë Gjykata Kushtetuese e bën qartësisht për llogari të Edi Ramës i cili nuk ka më se si të fshihet dhe duhet të fillojë të sulmojë drejtësinë sepse po venë drejt Edi Ramës.
    Pasi SPAK-u ka arrestuar Erion Veliajn, po heton Ballukun, po heton njerëzit më të afërt të Edi Ramës, tani nuk ka më kohë, tani po fillon lufta e vërtetë midis politikës së korruptuar dhe drejtësisë që kërkon t’i japë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

  • Bardhi: Gjykata Kushtetuese i dha shuplakë Ramës, jo drejtësi Veliajt!

    Bardhi: Gjykata Kushtetuese i dha shuplakë Ramës, jo drejtësi Veliajt!

    Deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka komentuar rikthimin në detyrë të Erion Veliajt, nga Gjykata Kushtetuese. Në një reagim në rrjete sociale, Bardhi akuzon kreun e qeverisë, Edi Rama se ky i fundit në vend që të mbajë përgjegjësi për shkeljen e Kushtetutës, bën ‘cirk’ me shqiptarët.
    Bardhi thotë se shpallja si antikueshtues e vendimit të Edi Ramës dhe Bajram Begajt në raport me Bashkinë e Tiranës nuk është triumf i shtetit ligjor, por është turpi i një pushteti që sfidon çdo ditë ditë shqiptarët dhe ligjin në mënyrë flagrante.
    Ai shton se në SPAK është ende e hapur dosja e incineratorit të Tiranës për procedurën ku  Rama del garant për qindra milionë euro që janë zhdukur nga korrupsioni. Sipas Bardhit kur të hetohet ajo dosje, atëherë Edi Rama s’do të ketë me kohë të bëjë llogaritë e burgut të Erion Veliajt, sepse duhet të bëjë llogaritë e burgut të tij!
    Reagimi
    Në vend që të mbajë përgjegjësi për shkeljen flagrante të Kushtetutës, Edi Rama zgjedh të bëjë cirk me shqiptarët. Abuzimi i pushtetit këtë herë ishte aq i madh, sa, edhe Belinda Balluku të ishte klonuar 8 herë në Gjykatën Kushtetuese nuk do t’i kishte bërë dot derman.Shpallja si antikueshtues e vendimit të Edi Ramës dhe Bajram Begajt në raport me Bashkinë e Tiranës nuk është triumf i shtetit ligjor. Është turpi i një pushteti që sfidon çdo ditë ditë shqiptarët dhe ligjin në mënyrë flagrante.
    Pasi urdhëroi shkarkimin e tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste; pasi vendosi shkarkimin e tij nga detyra dhe detyroi Bajram Begajn të caktojë datën e zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë, në një përpjekje të dëshpëruar për pazar politik me Erion Veliaj, pa marrë asnjë përgjegjësi për shkeljen flagrante të Kushtetutës, Edi Rama kërkoi lirimin e Veliajt nga qelia.
    Përgjigjen për kërkesën e tij, Edi Rama e ka marrë po nga Gjykata Kushtetuese, e cila në njoftimin e saj u kujdes të theksonte se “shqyrtimi dhe vlerësimi i çështjes ka të bëjë vetëm me procesin e shkarkimit të kërkuesit nga detyra e kryetarit të Bashkisë Tiranë, PRA JO ME PROCESIN PENAL NË NGARKIM TË TIJ”.Kështu që Erion Veliaj do të vazhdojë të qëndrojë në burg për paligjshmëritë, korrupsionin dhe abuzimin me detyrën, ndërkohë që planet e Edi Ramës për të grabitur çdo pushtet, njësoj siç grabiti zgjedhjet e 11 majit, morën shuplakën e parë fytyrës.
    Sa për Tiranën, më mirë jetim sesa me kujdestarë abuzues që e vjedhin, e plaçkisin dhe e shpërfytyrojnë çdo ditë. Dhe një kujtesë: Në SPAK, ndonëse e zvarritur, është ende e hapur dosja e incineratorit të Tiranës për procedurën ku Edi Rama del garant për qindra milionë euro që janë zhdukur nga korrupsioni. Kur të hetohet ajo dosje, atëherë Edi Rama s’do të ketë me kohë të bëjë llogaritë e burgut të Erion Veliajt, sepse duhet të bëjë llogaritë e burgut të tij!

  • Berisha: “Tuneli”, përgjegjësi e Ramës, do nisim protesta të fuqishme kundër qeverisë

    Berisha: “Tuneli”, përgjegjësi e Ramës, do nisim protesta të fuqishme kundër qeverisë

    Kryetari i PD, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për procedurën dhe koston e ndërtimit të tunelit të Llogarasë. Gjatë një konference me gazetarët, Berisha deklaroi se, pavarësisht faktit se SPAK ka marrë të pandehur zv/kryeministren Belinda Balluku për këtë çështje, ligjin sipas tij e ka shkelur shefi i qeverisë, Rama.
    “Kumbullat dhe dardhat i ha Edi Rama, të tjerëve u hedh bishtat nga mbrapa. Tuneli i Llogarasë është kryekëput një nga aktet madhore korruptive direkt të Edi Ramës. Luli Balluku është thjesht masha e tij për realizimin e kësaj afere, që u ka kushtuar qytetarëve shqiptarë jo 50, por 90 milionë euro më shumë se sa ç’ishte parashikuar.”
    Berisha tregoi para medias dokumente që lidhen me ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe mbajnë firmën e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë që, sipas kreut të PD, ky tunel është ndërtuar pa leje, pasi leja e ndërtimit është firmosur vetëm më 28 maj të këtij viti.

    “Shikoni një kryeministër që shkon në Theth dhe i prish shtëpinë e ndërtuar në tokën e tij tjetrit, pse e ke ndërtuar pa leje, ndërkohë ndërton objektin 220 milionë euro pa leje dhe firmos lejen e ndërtimit më 28.5.2025.”
    Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi se në këtë situatë PD do të nisë protestat kundër Edi Ramës, jo kundër zv/kryeministres Belinda Balluku.
    “U bënë protestat kundër Erion Veliajt, kjo çonte njerëzit nga zyrat e veta për të na i përlyer protestat. Në qoftë se shkonim ne në protestë aty, Elisa nxjerr gjysmën e Ministrisë së Jashtme. Jo, nuk na duhet ne kjo. Ne do e kapim djallin për brirësh dhe ai është i pari, Edi Rama. Ju garantoj se protesta shumë të fuqishme do të organizohen, por protestat do të organizohen për hajdutin kryesor, numër një të kombit të të gjitha kohërave. Pra, fillon historia e dimrit me Edi Ramën. Do të ketë një dimër të fortë dhe ne do t’ia bëjmë edhe më të fortë.”
    Berisha shpjegoi edhe shumën prej 1.6 milionë dollarësh që PD i pagoi strategut të fushatës elektorale, Chris LaCivita, duke vënë në dukje se ajo është shumë më e vogël se sa pretendoi PS.
    “Ekipi i LaCivita, pa diskutim ekipi më serioz i botës, me eksperiencën më të jashtëzakonshme. Por edhe bëri më të mirën e mundshme. Dhanë një ndihmë jashtëzakonisht të çmuar.”
    /vizionplus.tv

  • Berisha nxjerr foton e zhdukur/ Tuneli i Llogarasë, aferë e Ramës, Balluku, masha e tij

    Berisha nxjerr foton e zhdukur/ Tuneli i Llogarasë, aferë e Ramës, Balluku, masha e tij

    Kryetari i PD, Sali Berisa gjatë një konference shtypi në selinë e PD tha se, tuneli i Llogarasë është aferë korruptive direkt e Edi Ramës, Lubia ishte thjesht masha e tij.
    Berisha tha se, Lubi Balluku është thjesht masha e tij për realizimin e kësaj afere, qëu ka kushtuar qytetarëve shqiptarë jo 50, por 90 milionë euro më shumë se sa ç’ishte parashikuar.
    “Kumbullat dhe dardhat i ha Edi Rama, të tjerëve u hedh bishtat nga mbrapa.
    Tuneli i Llogarasë është kryekëput një nga aktet madhore korruptive direkt të Edi Ramës.
    Lubi Balluku është thjesht masha e tij për realizimin e kësaj afere, qëu ka kushtuar qytetarëve shqiptarë jo 50, por 90 milionë euro më shumë se sa ç’ishte parashikuar.
    Është Rama dhe vetëm Edi Rama ai që ka përcaktuar anulimin e tenderit të parë, shpalljen e tenderit të dytë dhe shpalljen fitues të kompanisë turke me një shumë 50 milionë më shtrenjtë se sa kompania që do të ndërtonte tunelin e Llogarasë.
    Kompani, e cila me përcaktim ligjor, nuk mund të ishte nënkontraktor sepse e kishin skontuar. E kishin skontuar nga tenderi.
    Edhe njëherë aty ku ishim.
    Facebook-u i fshirë i Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, nuk kanë më as në Instagramet e tyre, fotot krenare me kompaninë turke me 3 qershor 2021.
    Por ju lutem lexojeni: Ditë plot produktivitet gjatë vizitës në Turqi shkruan Sulltanesha. Takime me kompanitë e ekselencës në fushën e teknologjisë dhe infrastrukturës për të implementuar pjesë të rëndësishme të programit zhvillimor.
    Ja pra ku janë në Ankara, në pazare, por që kurrë nuk mund t’i bënte vetë Lubia, ato i bënte vetëm Sulltani, ky hajdut i shpifur, më i keqi, më i madhi në historinë e kombit shqiptar, që përpiqet tani nëpërmjet altoparlantëve të tij të justifikohet se 50 milionë euro të qytetarëve shqiptarë i bëri kurban si detyrim ndaj presidentit Erdogan për apartamentet që ndërtoi në Laç dhe që duhej shprehur mirënjohja.
    E kuptoni ju se ky është hajdut ndërkombëtar?”, tha Berisha.

  • “Postimi u fshi”, Berisha nxjerr foton e Ramës me Ballukun: Ja çfarë shkruante ‘Sulltanesha’ në 2021-shin

    “Postimi u fshi”, Berisha nxjerr foton e Ramës me Ballukun: Ja çfarë shkruante ‘Sulltanesha’ në 2021-shin

    Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në një konferencë për mediat teksa denoncoi se si u anulua tenderi i parë për tunelin e Llogarasë, tha se Rama dhe Balluku kanë fshirë një status, ku flisnin me krenari për marrëveshjen me kompaninë turke.
    “Facebook-u i fshirë i Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, nuk kanë më as në Instagramet e tyre, fotot krenare me kompaninë turke me 3 qershor 2021. Por ju lutem lexojeni: Ditë plot produktivitet gjatë vizitës në Turqi shkruan Sulltanesha. Takime me kompanitë e ekselencës në fushën e teknologjisë dhe infrastrukturës për të implementuar pjesë të rëndësishme të programit zhvillimor. Ja pra ku janë në Ankara, në pazare, por që kurrë nuk mund t’i bënte vetë Lubia, ato i bënte vetëm Sulltani, ky hajdut i shpifur, më i keqi, më i madhi në historinë e kombit shqiptar, që përpiqet tani nëpërmjet altoparlantëve të tij të justifikohet se 50 milionë euro të qytetarëve shqiptarë i bëri kurban si detyrim ndaj presidentit Erdogan për apartamentet që ndërtoi në Laç dhe që duhej shprehur mirënjohja. E kuptoni ju se ky është hajdut ndërkombëtar?”, tha ai.

  • Berisha: Tuneli i Llogarasë është aferë korruptive direkt e Ramës, Balluku shërbeu si mashë

    Berisha: Tuneli i Llogarasë është aferë korruptive direkt e Ramës, Balluku shërbeu si mashë

    Kryedemokrati Sali Berisha, ka folur sërish ditën e sotme për aferën e Tunelit të Llogarasë, për të cilën është marrë e pandehur zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe vartësit e saj.
    Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se Balluku sipas tij është thjesht “masha” e Ramës, dhe ky i fundit është përgjegjësi kryesor për këtë aferë korruptive.
    Sipas Berishës, është Edi Rama ai i cili ka përcaktuar anulimin e tenderit të parë, shpalljen e tenderit të dytë dhe shpalljen fitues të kompanisë turke me një shumë 50 milionë më shtrenjtë se sa kompania që do të ndërtonte tunelin e Llogarasë.
    “Kumbullat dhe dardhat i ha Edi Rama, të tjerëve u hedh bishtat nga mbrapa. Tuneli i Llogarasë është kryekëput një nga aktet madhore korruptive direkt të Edi Ramës. Lubi Balluku është thjesht masha e tij për realizimin e kësaj afere, që u ka kushtuar qytetarëve shqiptarë jo 50, por 90 milionë euro më shumë se sa ç’ishte parashikuar.
    Është Rama dhe vetëm Edi Rama ai që ka përcaktuar anulimin e tenderit të parë, shpalljen e tenderit të dytë dhe shpalljen fitues të kompanisë turke me një shumë 50 milionë më shtrenjtë se sa kompania që do të ndërtonte tunelin e Llogarasë. Kompani, e cila me përcaktim ligjor, nuk mund të ishte nënkontraktor sepse e kishin skontuar. E kishin skontuar nga tenderi.
    Edhe njëherë aty ku ishim. Facebook-u i fshirë i Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, nuk kanë më as në Instagramet e tyre, fotot krenare me kompaninë turke me 3 qershor 2021.
    Por ju lutem lexojeni: Ditë plot produktivitet gjatë vizitës në Turqi shkruan Sulltanesha. Takime me kompanitë e ekselencës në fushën e teknologjisë dhe infrastrukturës për të implementuar pjesë të rëndësishme të programit zhvillimor.
    Ja pra ku janë në Ankara, në pazare, por që kurrë nuk mund t’i bënte vetë Lubia, ato i bënte vetëm Sulltani, ky hajdut i shpifur, më i keqi, më i madhi në historinë e kombit shqiptar, që përpiqet tani nëpërmjet altoparlantëve të tij të justifikohet se 50 milionë euro të qytetarëve shqiptarë i bëri kurban si detyrim ndaj presidentit Erdogan për apartamentet që ndërtoi në Laç dhe që duhej shprehur mirënjohja.
    E kuptoni ju se ky është hajdut ndërkombëtar”,- është shprehur Berisha.
     

  • Berisha u bën apel qytetarëve: Rruga e vetme është që të ngrihemi dhe t’i japim duart këtij regjimi

    Berisha u bën apel qytetarëve: Rruga e vetme është që të ngrihemi dhe t’i japim duart këtij regjimi

    Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar se do të organizohen protesta të fuqishme kundër Edi Ramës, teksa e quajti kryeministrin “hajdutin kryesor”.
    Ai tha se “rruga e vetme është që të ngrihemi dhe t’i japim duart këtij regjimi”.
    “E njëjta kompani turke është kompania e aeroportit të Vlorës. Përpiqet ta mbyllë, por aeroporti i Vlorës, për qytetarët shqiptarë, është akoma më i rëndë për taksapaguesit shqiptarë se tuneli i Llogarasë. Sepse në aeroportin e Vlorës, Edi Rama ka firmosur kontratën që do i paguajë vetes së tij, gjoja Pacollit, 140 milionë euro 10 vitet e para për biletat e munguara. A ka krim më të shëmtuar se ky? Në një kohë kur aeroporti për 10 vitet e para mund të ndërtohej me një të tretën e kapacitetit, e njëjta praktikë që është ndjekur me aeroportin e Tiranës. Pra, të dshur qytetarë dhe qytetare, unë mendoj se duke ngritur akuzën ndaj Belinda Ballukut, prokurori i çështjes ka ngritur akuzë, ose u ka autorizuar ju të ngrini akuzën më të fuqishme ndaj Edi Ramës.
    Ai, të jem i sinqertë, nuk u mjaftua me Ervis Berberin, as me Gjylin, as me Myzyrin. Pra, me asnjërin prej tyre nuk u mjaftua, shkoi tek Sulltanesha, tek Lubia për t’i thënë çdo shqiptari se ky është Edi Rama. Se Lubia me fustan është Edi Rama, burreci që fshihet pas fustaneve të grave. Se nuk do ta lëshoj gojën, turp. E ka urdhëruar, nuk mund të bënte kurrë zëvendësi marrëveshjen 50 milionë. Marrëveshja është kryekëput e Edi Ramës. Ndaj qytetarë, gjithçka është e qartë para jush, është fjala juaj, është vullneti juaj për t’i dhënë verdiktin përfundimtar këtij hajduti që kombi nuk e ka pasur në gjithë historinë e tij.
    Pra, aktakuza lexon Belinda Balluku, por në fakt në moral, në germë dhe çdo gjë është kundër Ramaduros, kundër Edi Ramës. PD do ngrihet e tëra. Ky narkoshtet që në pamje të parë po shkërmoqet çdo ditë, jo të dashur qytetarë të dashur, ky po u vjedh ju çdo ditë. Në qoftë se nuk ngrihemi, ikën njëri, vjen tjetri dhe ju do vidheni gjithnjë e më shumë. Rruga e vetme është të ngrihemi, t’i japim duart këtij regjimi që nuk ka Kushtetutë, nuk ka kod, nuk ka moral, por që vjedh në mënyrë të tmerrshme paratë e taksave tuaja,” tha Berisha.