Tag: ramës

  • “Spoti im elektoral nxjerr realitetin”, Balliu reagon ndaj ironisë së Ramës: Ai s’e kupton varfërinë e shqiptarëve

    “Spoti im elektoral nxjerr realitetin”, Balliu reagon ndaj ironisë së Ramës: Ai s’e kupton varfërinë e shqiptarëve

    Klevis Balliu ishte i ftuar në një emision televiziv ku foli në lidhje me listën e kandidatëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit.
    Teksa rreshtoi arsyet se përse ai ishte pozicionuar në listën e mbyllur, Balliu u shpreh se kryeministrit nuk i pëlqen kjo gjë.
    “Dash Sula nuk pranoi të ishte në listë të hapur. E kam unë mik e ka pasur babai im. Por nuk pranoi të ishte në listë të hapur. Lista jonë është me profesionistë, me intelektualë, në të gjithë Shqipërinë. Unë kam dalë më i votuari në primare në Tiranë. Kam kryer regjistrimin e shqiptarëve në diasporë. Ramës nuk i pëlqen që unë jam në listë të mbyllur. Unë dashuroj demokracinë, atdheun, ai do lekët”, u shpreh Balliu.
    Kandidati për deputet reagoi dhe në lidhje me ironinë që kreu i qeverisë bëri me një video elektorale të tij.
    “Jam nga mëngjesi në terren. E kuptoj që Ramës nuk i duket normal spoti im. Varfëria është një problem në Shqipëri. Propaganda e Ramës me të cilën e sulmoi atë video ka kushtuar jetë njerëzish. Unë nuk merrem me kamerat, por me thelbin e videos. Sot ushqimi në familjen shqiptare mungon. Komentet negative më vijnë vetëm nga profile false”, u shpreh Balliu.
     
     

  • Basha ironizon programin e Ramës në takimin me shqiptarët në Londër: Ke premtuar Shqipërinë 2030, por investove tek…

    Basha ironizon programin e Ramës në takimin me shqiptarët në Londër: Ke premtuar Shqipërinë 2030, por investove tek…

    Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka ironizuar programin e kryeministrit Edi Rama nga takimi me shqiptarët në Londër. Në videon që nis me thirrjet e të pranishmëve 7×7=313, Basha i çon mesazh Ramës duke thënë se premtoi Shqipërinë 2030, por ka investu tek 313-ta.
    “O Rame, çfarë të të them, këta janë shqiptarët e Londrës. E nisën këta, pa e nisur unë. Ke premtuar Shqipërinë 2030, por ke investu tek Shqipëria 313, o Rame. Kështu që edhe këtu nga Londra, pyesin: ku i ke shokët Rame? 7×7=313” – shprehet Basha.

  • Bushati: I ziu Veliaj hodhi lekë në Amerikë, por i shkojnë kot nëse e kanë burgosur me lejen e Ramës

    Bushati: I ziu Veliaj hodhi lekë në Amerikë, por i shkojnë kot nëse e kanë burgosur me lejen e Ramës

    Analisti Andi Bushati, në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për kontratën 300 mijë euro të Erion Veliajt me një studio ligjore amerikane, kontratë që ka edhe një komponent lobimi.
    Bushati tha se Veliaj është ndjerë i rrezikuar dhe ka kuptuar që duke lobuar në SHBA edhe mund të zhbëjë veprimet e SPAK, por shtoi se i ka harxhuar paratë kot nëse vendimi për burgojen e tij është bërë me lejen e Edi Ramës, i cili ka fuqi shumë të madhe financiare…
    “Sipas hallit hidhet edhe paraja, gjithëkush ka të drejtë të mbrohet. Veliaj ka shumë më tepër mundësi se pagesa e kësaj kontrate, kjo nuk diskutohet, por e rëndësishme është kjo, Veliaj mbahet në burg, me kërkesë të SPAK. Veliaj e ka bërë këtë kontratë kur është ndjerë i rrezikuar. Është nga hierarkët e PS dhe ai e di më mirë se kushdo tjetër, që drejtësinë shqiptare edhe mund ta zhbësh duke lobuar në Amerikë.
    Kjo është pjesa e parave. Duke qenë njeri që e ka njohur sistemin, ky me “veglat” prej çeliku që e ka përdorur drejtësinë herë të tjera, e di që nëse prek telat e duhur në Amerikë, SPAK dhe GJKKO, nga instrumente drejtësie, mund të shndërrohen në instrumente vasaliteti.
    Nuk janë para kot, për hallin që ai i ziu ka. Por nëse ai është futur në burg me lejen e Ramës, të harxhojë sa lek të dojë, se Rama ka shumë më tepër edhe për Amerikanët”, tha ndër të tjera Bushati.

  • Sondazhi i italianëve: Si e gjykojnë shqiptarët qeverisjen e Edi Ramës?

    Sondazhi i italianëve: Si e gjykojnë shqiptarët qeverisjen e Edi Ramës?

    Si e gjykoni veprimtarinë e qeverisë së Edi Ramës?
    Të dhënat e sondazhit ekskluziv të Report Tv në bashkëpunim me me Institutin ‘Piepoli” tregojnë se 43 % e të anketuarve janë të kënaqur, ndërsa ata që janë të zhgënjyer janë në shifrat e 56%.
    Sipas të dhënave të sondazhit, 29% e të anketuarve janë ‘shumë të kënaqur’ një rritje me 1% në krahasim me dy javë më parë.14 % janë “mjaft të kënaqur’5 % janë mjaft të zhgënjyer1% thotë se “nuk di të gjykojë”

  • Berisha: Rama me familjen e tij rrëmbeu 24 hektarë tokë të kishës ortodokse me ndihmën e kreut të arkivave

    Berisha: Rama me familjen e tij rrëmbeu 24 hektarë tokë të kishës ortodokse me ndihmën e kreut të arkivave

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën me gazetarët ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Rama për plaçkitje që ka ndodhur në lidhje me një tokë të kishës ortodokse. Sipas Berishës, Rama dhe familja e tij, përfshirë nënën dhe vëllain e tij, kanë uzurpuar 24 hektarë tokë, duke falsifikuar dokumente dhe shkelur ligjet për të fituar pronësinë mbi këtë pasuri. Pjesë e akuzës është dhe përdorimi i dëshmive të dyshimta dhe të dyshuar për falsifikim, që lidhen me periudhën e Luftës së Dytë Botërore dhe pretendimet për trashëgiminë nga stërgjyshi i Ramës, Thoma Koleka.
    Berisha theksoi se asnjë dokument kadastral nuk provon se toka ka qenë ndonjëherë në pronësi të familjes Koleka, dhe se aktet ligjore dhe gjyqësore janë manipuluar për të mbështetur këtë pretendim.
    Kryetari i PD tha gjatë konferencës se toka e uzurpuar ndodhet në një zonë të bukur dhe të vlerësuar ndërkombëtarisht, pranë kanionit të Gjipesë dhe manastirit të Skutarisë. Investigimi i gazetarit Armand Maho zbardhi falsitetin e këtij procesi dhe përdorimin e mbrojtjes nga figura si Skapi dhe Sadushi të partisë. Berisha shtoi gjithashtu gjatë fjalës së tij ndërtimin pa leje të fshatrave turistike nga Vilma Nushi, e lidhur me Ramën, dhe denoncon censurën nga mediat e mëdha.
    Lideri opozitar deklaroi se dosja që përfshin Edi Ramën dhe lidhjet e tij me aktivitete të dyshimta do të dërgohet në institucione ndërkombëtare dhe media të gjithë botës. Ai gjithashtu solli në vëmendje edhe dosjen 184, e cila ka zbuluar përfshirjen direkte të Ramës dhe Taulant Ballës në çështje të sigurisë kombëtare, përfshirë eksportin e të dhënave të sistemit TIMS në drejtime armiqësore. Berisha tha se operacioni u krye me urdhër të Ramës dhe Ballës, dhe se ato informacione janë mbajtur larg hetimeve nga SPAK.
    Kryetari i PD, Sali Berisha e konsideroi mbylljen e TikTok si një akt të turpshëm censurë, pa asnjë bazë ligjore, duke e krahasuar këtë me vendimet autoritare të diktatorëve të kaluar. Berisha akuzoi Edi Ramën për shkeljen e lirisë së shprehjes, duke theksuar se, ashtu si babai i tij, Kristaq Rama, që ndalonte kritikat, edhe Rama nuk duron kritikat e të rinjve në TikTok. Berisha ftoi të rinjtë të përdorin VPN për të shpërfillur censurën dhe të vazhdojnë luftën për lirinë e fjalës dhe kundër censurës.

  • “Stërgjyshi i tij kishte tre dhi dhe dy derra”, Berisha i bën biografinë Ramës: Ka marrë pronat e kishës në jug!

    “Stërgjyshi i tij kishte tre dhi dhe dy derra”, Berisha i bën biografinë Ramës: Ka marrë pronat e kishës në jug!

    Sali Berisha ka hedhur akuza sot ndaj Edi Ramës dhe familjarëve të tij, duke deklaruar se ka grabitur prona në jug të vendit, në gjirin e Gjipesë. Sipas tij janë bërë falsifikime për të marrë 24 hektarë tokë.
    “Rikthehemi sot te një nga plaçkitjet më të mëdha, plaçkitja që Edi Rama me emrin e mamasë dhe vëllait, në bashkëpunim me kushërinjtë e tij, i kanë bërë shtetit dhe kishës ortodokse, duke i grabitur 224 mijë metër katrorë tokë.
    Historiku i Edi Ramës, një hajn i papërmbajtur xhinsi nga nëna i Edi Ramës siç e dini është nga fshati i Vunoi dhe ai ka qenë një xhins i varfër. Sipas dokumenteve stërgjyshi i tij, Thomai, ka pasur si gjë të gjallë tre katër dhi dhe një apo dy derra.
    Një personalitet i tyre, i shkolluar qe ishte Spiro Koleka, anëtarë i Byrosë dhe ministër i disa qeverise të Enver Hoxhës, në kujtimet e tij të publikuara nga e bija, rrëzon në mënyrë përfundimtare çdo disponim pronësie nga xhinsi, Koleka, krahu i Thomait e këtej. Territoret ku pretendohet janë mirëfilltas territore publike, ose të kishës. Ky është vërsul si një hajn i papërmbajtur i pronave të kishës. Në dosjen e tij ka falsifikime të paimagjinueshme. Ka shqyrtime dhe vendime jashtë çdo afati ligjor. Ka ndryshime datash që vetëm falsifikatorët që i kanë bërë e dinë.
    Cili është roli i Ardit Bidos? Është jashtëzakonisht suspect, nuk ekziston asnjë dokument kadastral që të faktojë se kjo tokë i përkiste Thoma Kolekës, Petro Kolekës, stërgjyshit të Edi Ramës. Asnjë! Ka një dëshmi të periudhës që aty luftohej. E çuditshme është sesi në atë periudhë të luftës Bidua gjen një dëshmi pronësie që nuk përbën asnjë kategori ligjore.
    Njeriu më i shkolluar i tyre, që Edi Rama e quan në kartolinat e vitit të ri Baba Pilua, në memorien e tij të publikuara nga vajza, dëshmon se ishte një familje e varfër, familje e varfër me 24 ha tokë nuk ekziston kurrë.
    Ndaj dhe Pilua dëshmon se nuk kemi tokë. Nuk ka asnjë dokument që reforma agrare”, tha Berisha.

  • Kompani në emër të motrës dhe kunatit, Balluku “qeras” drejtorin me licencë të fotovoltaikëve

    Kompani në emër të motrës dhe kunatit, Balluku “qeras” drejtorin me licencë të fotovoltaikëve

    Do të ndalemi sërish tek aferat që i kemi pagëzuar me emrin “5B-të” e Belinda Ballukut. Në emisionet e shkuara, ju kemi treguar se si miliona euro të investuara në infrastrukturë, energjetike, e kudo kanë patur një destinacion, xhepat e drejtorëve të Belinda Ballukut. Sot do t’ju tregojmë për një tjetër linjë abuzimi të ‘Drejtorëve të Belës’. Këtë herë oreksi është shtrirë në ndërtimin e Parqeve Fotovoltaike një prej sektorëve, ku qeveria e Edi Ramës dhe vetë Belinda Balluku i kanë dhënë fokusin kryesor. Por të dhënat e përftuara nga investigimi ynë, na fakton që edhe në këtë sektor përfituesit kontratave dhe lejeve, janë sërish “5 B”, drejtorët e Belinda Ballukut.
    Si investimin më të suksesshëm por edhe më të kushtueshmin qeveria e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut si ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, mbeten ‘Tigrat’, të cilat siç ju faktuam në emisionet e shkuara janë fund e krye, një aferë e pastër me miliona euro. Duket se ‘Tigrat’, nuk janë e vetmja aferë në sektorin energjetikë, pasi ato që kryeministri Edi Rama përpiqet t’i shesë si sukses, Parqet Fotovoltaike, janë një nga sektorët e reja, hambar milionash për drejtorët e Belinda Ballukut. Fal bashkëpunimit të fortë me Ballukun, zemërgjerësisë së institucioneve të drejtuara nga rilindja dhe me firmë të Edi Ramës, këta drejtorë janë sot pronarët ‘defakto’ të këtij sektori energjetik.
    Maksim Et’hemaj, një personazh jo shumë i njohur për publikun, por një nga personazhet kyç të Belinda Ballukut, sa i përketë mbarimit të punëve, kryesisht në fushën e Aviacionit Civil, ku edhe vetë Balluku gëzon një eksperiencë të gjatë. Maksim Et’hemaj aktualisht është Drejtor Ekzekutiv i Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar, dhe me një përvojë 22 vjeçare në menaxhimin e trafikut ajror. Por përvoja e Et’hemajt, fal lidhjeve të forta me Belinda Ballukun, apo familjarëve të tij, është po ashtu e suksesshme edhe në kontrata me qeverinë. Sipas standartit rilindas, bashkëpunëtorët e afërt të ‘Shefe Belës’ shpërblehen me licensa po me firmë të saj.
    Në tetor të vitit 2020 themelohet kompania “GREEN PLUS ENERGY” me aksionere shtetasen Eva Kjaer dhe administrator shtetasin Gjergj Pano. Objekt i aktivitetit: Implementimi dhe menaxhimi i projekteve gjeneruese te energjise – elektrike, fotovoltaike, dhe gjithe llojeve të tjera të prodhimit të energjisë dhe veprave ndihmese në gjithë territorin e Shqipërisë.

  • Fantazia e Ramës arrin kulmin me djalin nga Thethi: Po i dërgojmë Euro nga Shqipëria të afërmve në Gjermani e Itali

    Fantazia e Ramës arrin kulmin me djalin nga Thethi: Po i dërgojmë Euro nga Shqipëria të afërmve në Gjermani e Itali

    Gjatë takimit në Shirokë duke prezantuar “Paketën e Maleve”, paketë elektorale e Ramës, ky i fundit foli si përherë gjepura duke vazhduar të mendojë se shqiptarët janë idiotë, ku u thotë se paga këtu është me e lartë se më Gjermani apo edhe Amerikë.
    Në këtë takim kreu i organizatës, njeriu që harxhon 10-mijë euro seanca masazhi dhe pi 33-mijë euro një shishe verë, dhe le spitalet pa ilaçe, foli përsëri se si në Shqipëri ka familje që mbajnë me para emigrantët që kanë jashtë.
    Vetëm se këtë herë skenari i përgatitur i kalonte kufinjtë e banalitetit të përhershëm.
    Një drejtues biznesi i pranishëm në takim “i mbajti ison Ramës” dhe vazhdoi të tregonte një histori të ngjashme se si familja e tij që po ndihmon të afërmit e tyre në Gjermani e Itali me të ardhura.
    “Kemi njerëz në Gjermani, Itali dhe disa vende. I kemi thënë hajdeni këtej se nuk mund t’ju ndihmojmë më me të ardhura. Hajdeni, keni mundësi t’i bëni këtu.
    Pagat në Theth janë më mirë se pagat në Greqi. Kjo është pak, por e sigurtë. Ata që shkojnë për të punuar kanë falas qëndrimin dhe ngrënien”.
    Tashmë mbetet vetëm për të kuptuar, po kërkojmë që hyjmë në Europë që të ndihmojmë njerëzit të mos vdesin nga uria, apo sikurse shprehet Rama për të na vërshuar lumë Eurot nga BE-ja.

  • “Rroftë komandanti”, Tërmet Peçi i premton tërmet Edi Ramës: Unë thyej rekord vëlla, do flasim në 12… (VIDEO)

    “Rroftë komandanti”, Tërmet Peçi i premton tërmet Edi Ramës: Unë thyej rekord vëlla, do flasim në 12… (VIDEO)

    Si zakonisht edhe kësaj radhe Tërmet Peçi nuk e humbi shansin t’i uronte Edi Ramës jetë të gjatë dhe t’i referohej si komandant. Veç kësaj gjatë takimit në Gjirokastër, ai u zotua se do të bëjë surprizë në rezulatin e zgjedhjeve.“Unë jam mësuar që të bëj surpriza. Të gjithë bashkë do të bëjmë surpriza në qarkun tonë komandant, të jesh i garantuar. Unë thyej rekord vëlla! Këtë do ta lemë në 12 maj, do flasim”, deklaroi Tërmet Peçi. Shihni videon me psohte.

  • Dilema e Ramës, redaktor i Veliajt apo kryeredaktor i listës

    Dilema e Ramës, redaktor i Veliajt apo kryeredaktor i listës

    Nga Lorenc Vangjeli

    Nga gardhi i SPAK-ut Berisha hodhi një gur për disa zogj njëhrësh: “Rama është redaktori”, tha ish-kryeministri duke ju referuar disa përgjimeve të supozuara në qeli të Erion Veliajt, në të cilat ai përmendte pikërisht këtë term. Ai ishte njeriun pa emër, por i quajtur “redaktori”, i cili do t’i hidhte një sy e do t’u jepte një dorë publikimeve të tij të përditshme në FB nga qelia. Përpara se ta përmendte Berisha, emri i Ramës ishte pilotuar në disa media po me këtë cilësim.

    Që nga arrestimi i tij në fillim të shkurtit, kryetari i bashkisë së Tiranës është përfshirë në replika një kalimshme me një nga prokurorët dhe gjykatësin e arrestit të tij. Ai u pasua nga disa dalje po të njëpasnjëshme të kryeministrit, që hyri në një spirale përplasjeje në distancë me disa prokurorë të SPAK-ut dhe gjykatësin e çështjes, kryesisht për masën e sigurisë së dhënë për Veliajn. Mbas një zjarri lufte që u duk sikur u telekomandua nga arresti, po si me telekomandim, ai zjarr u shua fare papritur. Çudia e shpalljes së luftës dhe armëpushimit zgjati vërtet më shumë se tre ditë, por në një kthesë të befasishme të ngjarjeve, kryeministri u tërhoq i pari dhe më pas edhe vetë Veliaj, të cilit, si të mos i mjaftonte e gjithë rrokullisja e fatit të tij, u ballafaqua edhe me një goditje tjetër të rëndë. Në dosjen e çuar në apel, në mënyrë të befasishme u sollën si prova shtesë edhe përgjime telefonike dhe ambientale, që sipas akuzës, provonin rrezikshmërinë e tij dhe arsyetonin zgjatjen e arrestit në burg. Edhe pse në këtë pikë juristët nuk kanë dilema – ky është akt në kapërcim të kodit të procedurës – reagimi i socialistëve ishte më shumë se i vakët. Vetë Rama kishte kërkuar që asnjë nga njerëzit e tij të mos komentonte më SPAK-un dhe të mos vihej në mbrojtje të Veliajt. Madje një nga deputetët e tij edhe u soll si shembulli që duhet të ndiqte heshtja zyrtare socialiste për socialistin e zhurmshëm të qelisë.

    Në pamje të parë kjo spirale kundërthënëse që nisi me reagimet e Ramës në grup e kulmoi me miting në shesh të kryeministrit, duket se ka një kontradiktë. Kundërshtarët e të dyve gjetën rastin dhe njëherë të thonë se “Rama i shet të vetët”, vartësit e pranuan dhe njëherë si përherë në heshtje vendimin pa shpjegim të shefit të tyre. Por ka shumë më shumë se kaq dhe e vërteta nuk është asnjëherë bardh e zi. Me më pak se dy muaj nga dita për t’u ballafaquar me kutitë e votimit, instikti apo sondazhet e tij të preferuara i thanë Ramës se tema Veliaj nuk është e përshtatshme në fushatë:

    Se vlen më shumë të tallet me paraardhësin e Veliajt në bashki, Lulzim Bashën e të përqeshë florën dhe faunën e “kënetës demokratike”, sesa të qajë hallin njerëzor e politik të Erionit, Se i intereson shumë më shumë të merret me mustaqet e Gjuzit, sesa me briskun e SPAK-t që po rruan papritur majtas,

    Se mbi të gjitha, ka nevojë urgjente të bëjë të njohur publikisht anonimët e listës së tij në cilësinë e kryeredaktorit të Podcastit vetjak, sesa të vazhdojë të jetë “redaktori” i Erion Veliajt.

    Përballë empatisë ndaj padrejtësisë së mundshme dhe të shkuarës së përbashkët me njeriun e tij dhe sprintit të së ardhmes në 11 maj, Rama natyrisht nuk ka pasur asnjë dilemë në të zgjedhur. Ndaj nuk pati asnjë përgjigje për thikën e helmët që Berisha tentoi të fusë mes të Ramës e Veliajt – pa llogaritur Ulsiun në mes – sepse fatet e tyre, së paku deri për zgjedhje, janë të ndara: njëri kërkon një mandat të katërt, tjetri është nën dëshpërimin për kërcënimin me disa dimra që mund të kalojë në pranga.

    Si për të shenjuar një vizë ndarjeje mes këtyre dy qëndrimeve, Rama kaloi gjithë fundjavën me maratonën gati dhjetë orëshe me 80 të ftuarit e tij, kandidatë për deputetë, në rolin e tij të preferuar prej kryeredaktori të medias. Por ky është vetëm një moment që mund të gënjejë naivët se do te vazhdoje gjate. Llogaritë mes “Të gjatit dhe Lalit”, siç i njohin në Tiranë, nuk janë mbyllur këtu. Zgjedhjet në fillim dhe faktorë të tjerë më pas, do të rikonfigurojnë në mënyrë dramatike të tjera ekuilibra në Tiranë. Me të gjitha gjasat, fatet e tyre do të kryqëzohen sërish. Atëherë kur Rama nga redaktor e kryeredaktor në këto kohë, do të shndërrohet serish në avokat i të drejtave të shkelura të Veliajt. Si një lëvizje me detyrim e përcaktim nëse do të donte jo vetëm të rrinte edhe katër vjet në zyrë, por edhe të qeveriste realisht. Ndryshe, duke e lëshuar fatin e Veliajt në rënie të lirë, askush, po askush nga njerëzit që do të thërrasë në qeverisje, nuk do të guxojë të thotë: “Po”, si zakonisht mbasi ai të urdhërojë si gjithmonë: “Hë, bëje!”. Dhe kjo është më e pakta që pret të ndodhë mbas majit Sali Berisha, ato dy herë në muaj tek gardhi i SPAK-ut. Hallet e përbashkëta, si rregull, bashkojnë dhe çfarë duken krejt të kundërta!