Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj
TIRANË-Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm për dënimin me burg përjetë të Xhulian Hoxhës dhe me 16 vite burg për Euglen Halilin, të akuzuar për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj.
Vendimi:
GJKKO52104-00754-00-2024XHULIAN HOXHA, EUGLEN HALILI, JETNOR RUNAJ, DURIM RAMAZANINenet 78 paragrafi 2, 278/4, 28/4 dhe 334, si dhe neni 333/a/2 i Kodit Penal.-//-Lënien në fuqi të vendimit nr.15 (87-2024-98), datë 08.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Vrasja e Runajt dhe Ramazanit
Vrasja e Runajt dhe Ramazanit ka ndodhur në vitin 2020 në Elbasan. Gjykata ka dhënë një dënim edhe më të rëndë, nga se ka kërkuar Prokuroria e Posaçme. Kjo e fundit kishte kërkuar 30 vite burg për Xhuliano Hoxhën dhe 12 për Euglent Halilin.
Emiljano Ramazani u vra më datë 20 korrik 2020. Ai u ekzekutua poshtë shtëpisë, kur po markonte makinën e tij. Autorët e vrasjes ishin tre persona, ku njëri ka qëlluar me breshëri automatiku. Vrasja e Ramazanit dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh, pas mosmarrëveshjeve për drogën. Pak ditë pas kësaj vrasje, është gjetur i vdekur dhe miku i Ramazanit, Regis Runaj, 23 vjeç. Ai ishte vrarë më thikë dhe trupi i pajetë i është gjetur pranë varrezave të qytetit, në një rrugë të braktisur./ZËRI









