Tag: ramaduros

  • Pas Lali Erit, radha e Lubisë dhe Ramaduros’/ PD protestë në 17 nëntor tek kryeministria

    Pas Lali Erit, radha e Lubisë dhe Ramaduros’/ PD protestë në 17 nëntor tek kryeministria

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • ‘Pas Lali Erit, radha e Lubisë dhe Ramaduros’/ PD protestë në 17 nëntor tek kryeministria

    ‘Pas Lali Erit, radha e Lubisë dhe Ramaduros’/ PD protestë në 17 nëntor tek kryeministria

    Opozita ka shpallur protestën e radhës kundër qeverisë Rama, e cila do të zhvillohet të hënën, më 17 Nëntor, në orën 18:00, përpara Kryeministrisë.

    Në thirrjen publike drejtuar qytetarëve, thuhet se pas Lali Erit, tani është radha e Lubi Ballukut dhe Ramaduros të shkojnë në burg.

    ‘Të dashur miq:

    Pas Lali Erit është radha e Lubi Ballukut dhe Ramaduros që të përfundojnë në qeli. Është detyra jonë që ta shpëtojmë Shqipërinë. Që Parlamentin ta kthejmë te njerëzit.

    Protestë,

    E hënë dt. 17 Nëntor, Ora 18.00. @Kryeministria’, thuhet në mesazhin e shpërndarë nga Partia Demokratike

    Protesta e 17 Nëntorit është një rinisje e aksionit opozitar për llogaridhënie dhe drejtësi ndaj aferave të qeverisë Rama.

    Belinda Balluku është nën hetim nga SPAK për paracaktim të tenderit të tunelit të Llogarasë, ndërsa afera e aeroportit të Vlorës ka shpërthyer me akuza të ndërsjellja mes aksionerëve në këtë biznes.

     

  • SMS e PD për protestën: Pas Lalit është radha e Lubi Ballukut dhe Ramaduros që të përfundojnë në qeli

    SMS e PD për protestën: Pas Lalit është radha e Lubi Ballukut dhe Ramaduros që të përfundojnë në qeli

    Partia Demokratike do të organizojë protestë para Kryeministrisë. Në mesazhin dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar, thuhet se pas Lali Erit është radha e Lubi Ballukut dhe Ramaduros që të përfundojnë në qeli. ”Të dashur miq: Pas Lali Erit është radha e Lubi Ballukut dhe Ramaduros që të përfundojnë në qeli. Është detyra jonë që ta shpëtojmë Shqipërinë. Që Parlamentin ta kthejmë te njerëzit. Protestë, e hënë dt. 17 Nëntor, Ora 18.00”,-thuhet në mesazhin dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

  • E martë e zezë për Shqipërinë – PD: Në shtetin e “Ramaduros” ka vetëm terror, frikë dhe vrasje

    E martë e zezë për Shqipërinë – PD: Në shtetin e “Ramaduros” ka vetëm terror, frikë dhe vrasje

    Partia Demokratike ka reaguar ashpër pas ngjarjeve të rënda që tronditën vendin këtë të martë, duke e cilësuar ditën si një “të martë të zezë për Shqipërinë”.Në një deklaratë për mediat, selia blu shprehet se vala e krimeve dhe dhunës që përfshiu disa qytete të vendit tregon, sipas saj, humbjen e plotë të kontrollit nga qeveria dhe gjendjen e pasigurisë ku jetojnë qytetarët.
    “Tri vrasje me thikë, në Durrës, Tiranë dhe Berat, dhe një i plagosur me tritol në Shkodër, flasin për gjendjen e terrorit ku është zhytur vendi dhe humbjen e kontrollit nga një qeveri që qeveris me Diellën dhe ‘Kryeministrin diell’,” – thuhet në reagimin e PD-së.
    Opozita dënoi me forcë aktet e dhunës, duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe duke kërkuar që drejtësia të veprojë me paanshmëri e profesionalizëm për të shmangur çdo formë vetëgjyqësie.
    PD akuzon Policinë e Shtetit për rolin pasiv ndaj kriminalitetit në vend, duke e cilësuar “Polici të narkoshtetit”, që sipas saj “ka humbur ndjeshmërinë ndaj qytetarëve dhe rendit publik”.
    “Dhuna nuk është zgjidhja, por as një qeveri dhe polici që nuk ka prioritet jetën dhe sigurinë e shqiptarëve. Në shtetin e Ramaduros ka vetëm terror, frikë dhe vrasje,” – përfundon deklarata e PD-së.
    Kjo deklaratë vjen në një ditë me ngjarje të rënda në disa qytete të vendit, ku tre persona humbën jetën në episode të ndara dhune dhe një tjetër u plagos rëndë nga shpërthimi i një tritoli në Shkodër.

  • Berisha ironizon Ramën për Diellën: Tenderat i mori AI, paratë i shkojnë Ramaduros!

    Berisha ironizon Ramën për Diellën: Tenderat i mori AI, paratë i shkojnë Ramaduros!

    Keu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar me ironi në rrjetet sociale, pas lajmit se Diella “ministreshë” e krijuar nga inteligjenca artificiale do të menaxhojë tenderat publikë.

    Në një postim në Facebook, Berisha shkruan: “Diella mori tenderat në dorë! Fitore! Të gjitha paratë Ramaduros! Lubia mbetet me lugë bosh!”

    Berisha godet centralizimin ekstrem të pushtetit dhe kontrollin total të financave publike nga Rama, duke përdorur Diellën si fasadë teknologjike për të legjitimuar përqendrimin e tenderave në pak duar.

    Postimi:

     

     

  • “Qëndrimi hakmarrës i Ramaduros”, Berisha: Shkodra në mëshirën e breshërive të krimit…

    “Qëndrimi hakmarrës i Ramaduros”, Berisha: Shkodra në mëshirën e breshërive të krimit…

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Shkodër.
    “Miq, sot në mëngjes masakra e radhës me dy të vdekur dhe dy të plagosur”, shkruan Berisha.
    “Shkodrën me qëllim e sundon krimi, bandat, vetëgjyqësia dhe hakmarrja e ndihmuar nga narkoqeveria”. “Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin hakmarrës të Ramaduros ndaj Shkodrës dhe qytetarëve të saj”, vijon shënimi i kreut të Partisë Demokratike.
    Mesazhi
    Shkodra në mëshirën e breshërive të krimit.
    Miq, sot në mëngjes masakra e radhës me dy të vdekur dhe dy të plagosur. Në mes të qytetit brenda në kafene breshëritë u morën jetën dy personave dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë njëra prej tyre kameriere shërbimi. Vrasësi, një i arrestuar dy vite më parë për bashkëpunim në krim por i liruar nga Tualanti apo ndonjë taulant tjetër për të vazhduar punën e tij katër ditë më parë pati një tjetër të vrarë. Shkodrën me qëllim e sundon krimi, bandat, vetëgjyqësia dhe hakmarrja e ndihmuar nga narkoqeveria. Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin hakmarrës të Ramaduros ndaj Shkodrës dhe qytetarëve të saj.

  • Berisha denoncon fjalimin e Ramaduros në Bled: Mashtrime, sulme dhe këshilla antimperialiste që tronditën audiencën

    Berisha denoncon fjalimin e Ramaduros në Bled: Mashtrime, sulme dhe këshilla antimperialiste që tronditën audiencën

    Në një postim në Facebook, kreu i PD, Sali Berisha, kritikoi ashpër fjalimin e Ramaduros në Bled, duke theksuar tre momente që tronditën audiencën dhe zbuluan mashtrimet e tij.

    Berisha e akuzoi Ramaduron për sulme ndaj Putinit, për mohimin e vizitave shqiptare në Moskë dhe për këshilla antimperialiste që nxisin ndarjen me SHBA-në, duke e paraqitur si një manipulim të qëllimshëm dhe të papranueshëm për publikun.

    Postimi: 

    Tre momente nga fjala e Ramaduros që tronditën Bledin!
    Miq, në fjalën e tij në Bled, Ramaduro pati disa momente që gajasi audiencën dhe ju nuk duhet t’i humbisni.
    Momenti i parë ishte ai në të cilin, sikur të ishte ekspert koprolog, u mor me ato të Putinit, të cilat, në dallim nga fjalori i tij në parlament, nuk i quajti as jashtëqitje dhe as jashtënxjerrje, por u shpreh: “M’u kujtua diçka e Putinit që ka një qese biologjike mbetjesh, për t’i mbledhur e për t’i sjellë në shtëpi.”
    Momenti i dytë është mashtrimi i radhës:
    Rama në fjalën e tij vazhdoi: “Sepse meqë ra fjala, unë përfaqësoj një vend që qëndron plotësisht krah Ukrainës dhe mendoj, vendi i vetëm në Europë që qysh prej rënies së Murit të Berlinit, nuk ka bërë asnjë vizitë në Rusi apo të ketë pasur ndonjë të ftuar nga Rusia.” Një mashtrim i paskrupullt, sepse nga viti ‘90 deri sot, nga Shqipëria kanë qenë në Moskë dy kryeministra, njëri prej të cilëve vetë ai, por edhe Kryetar Parlamenti e President i vendit. Duket se mohimi i vizitës në Moskë lidhet me funksionet që mban vëllai i tij me nënë ruse në elitën ushtarake të Putinit.
    Momenti i tretë dhe kulmor është këshilla e tij si lider global për Europën: mos pyesni për Amerikën, këshillë antimperialiste por edhe antihistorike. Kështu, në fjalën e tij Ramaduro shtoi: “Askush nuk mund të thotë që ka ndonjë lloj paqartësie, por besoj që Europa nuk duhet të presë se çfarë do të ndodhë më pas në anën tjetër të oqeanit me Planin e Paqes. Europa është përmbi të gjitha paqe, është kultura e paqes, është paqja në kulturë.” Ndaj dhe sipas tij, Europa Paqe nuk duhet të pyesë se çfarë thotë Shtëpia e Bardhë për paqen, mbasi Europa është vetë paqja, dhe sipas kësaj logjike, ata përtej oqeanit nuk janë paqja, dhe se Rusia nuk është Europë, apo edhe se dy luftërat botërore kanë filluar në bregun tjetër të Atlantikut.
    Miq, kjo këshillë mesa duket lidhet me shpërfytyrimin e tij psikologjik pas shpalljes së rrjetit Soros, organizatë kriminale nga Presidenti Trump.

  • Berisha: Narkoshteti i falimentuar i Ramaduros, falimentoi me sukses edhe këtë degë kryesore të ekonomisë tonë

    Berisha: Narkoshteti i falimentuar i Ramaduros, falimentoi me sukses edhe këtë degë kryesore të ekonomisë tonë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me rënien dramatike të turizmit në Shqipëri, që sipas tij, shkaqet lidhen drejtëpërdrejtë me keqmenaxhimin, narkoeurot dhe çmimet stratosferike.

    ‘Shkaqe më kryesore të kësaj rënie pandalshme sigurisht janë narkoeuro dhe çmimet stratosferike. Narkoshteti i falimentuar Ramaduros falimentoi me sukses edhe këtë degë kryesore të ekonomisë tonë!’, thekson Berisha në Facebook.  

    Postimi i plotë:

    Rënie dramatike e turizmit.

    Të dashur miq, me gjithë propagandën e neveritshme të Ramaduros dhe mediave të tij, rënia dramatike e turizmit nga viti në vit është tashmë realiteti që nuk mohohet. Shkaqe më kryesore të kësaj rënie pandalshme sigurisht janë narkoeuro dhe çmimet stratosferike. Por ka dhe shkaqe të tjera. Kështu, krahas brigjeve, ujërave, panoramave magjepsëse të natyrës që vendi ofron turistëve, Shqipëria e Ramaduros ofron turistëve gjirizet që derdhen në ujërat e detërave dhe liqeneve tanë, dhe kjo me gjithë impiantet e përpunimit të ujërave të zeza të ndërtuara nga Shëngjini në Sarandë, por që bashkitë socialiste u kanë vënë drynin për të mos paguar energjinë, ofron mungesën e ujit të pijshëm në piskun e zhegut dhe grumbujt e kodrat e plehrave në çdo skaj të vendit dhe tymin helmues e kancerogjen të maleve të plehrave që digjen nga dorë shtetërore kriminale. Narkoshteti i falimentuar Ramaduros falimentoi me sukses edhe këtë degë kryesore të ekonomisë tonë!

  • “Më të zi se pushtuesit”/ Berisha: Fallangat e Ramaduros rrethojnë Thethin me tela me gjemba

    “Më të zi se pushtuesit”/ Berisha: Fallangat e Ramaduros rrethojnë Thethin me tela me gjemba

    Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar sërish për zhvillimet e fundit në Theth ku banda qeveritare ka dërguar IKMT dhe policinë e shtetit për tu shembur shtëpitë banorëve të Thethit, ndërtime që i kanë bërë në tokat e tyre me djersën e punës së shumë viteve.
    Ai në mesazhin e tij ka akuzuar, “Fallanget e Ramduros që pengojnë, nënkryetarin e PD dhe anëtarin e Kryesisë së PD deputetët Boçi dhe Spahia të komunikojnë me qytetarët”.
    Postimi i Berishës:
    Më të zi se pushtuesit, fallangat e Ramaduros rrethojnë Thethin me tela me gjemba! Pengojnë Nënkryetarin e PD dhe anëtarin e Kryesisë së PD deputetët Boçi dhe Spahia të komunikojnë me qytetarët!
    Edhe njëherë dënoj me forcën më të madhe terrorin e Ramaduros dhe fallangave të tij të krimit ndaj banorëve të Thethit. Mbështetje të plotë banorëve për qendresën e tyre ndaj krimit dhe terrorit shtetëror.

  • “Zbulimi i SPAK më tronditi”, Meta tregon si mësoi për kartën e Monikës: Ja çfarë ndodhi në Jalë

    “Zbulimi i SPAK më tronditi”, Meta tregon si mësoi për kartën e Monikës: Ja çfarë ndodhi në Jalë

    Kryetari i Partisë së Lirisë (ish-LSI), i arrestuar prej 21 tetorit 2024 nga SPAK dhe me vendim të GJKKO-së, aktualisht i pandehur për çështjen e lobimit në SHBA dhe çështjen CEZ-DIA, ka dhënë një autointervistë nga qelia e paraburgimit, në mungesë të një konference për shtup me gazetarët.

    Ai thotë se kjo konferencë i është pamundësuar nga “regjimi i Ramaduros”, menjëherë pasi e kishte njoftuar dhe në këto kushte “blacout”-i dhe censure nga qeveria dhe SPAK-u që ndodhet nën urdhrat e Ramës, ai është detyruar që të japë një intervistë krejt ndryshe, ku vetë pyet dhe vetë përgjigjet.
    Meta tashmë ndodhet i pandehur për çështjen e lobimit, ku SPAK ka zbuluar pagesat e kryera me një kartë bankare që përdorej nga ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Meta mbrohet duke thënë se marrëveshjet dhe pagesat për lobimin bëheshin me vendim të kryesisë së LSI-së në atë kohë dhe jo prej tij, ndërsa tregon edhe tronditjen kur mësoi se ish-gruaja e tij përdorte kartën që zbuloi SPAK për pagesat e ndryshme.
    Ai akuzon SPAK se kërkon që ta mbajë të “lidhur” me Monika Kryemadhin qëllimisht për ta akuzuar, duke mohuar kategorikisht se kishte dijeni për këtë kartë të ish-gruas së tij.

    Teksa e cilëson si ngjarjen më të rëndë të tij zbulimin e kartës së Monikës, Meta tregon se firmëtarët dhe paguesit e parave janë persona të tjerë që SPAK i di shumë mirë, por nuk i heton.
    Ai tregon edhe për një bisedë me ish-drejtuesin e strukturave, Endrit Braimllari dhe se çfarë i kishte thënë ai tre vite më parë në Jalë, për prokurorin e dosjes, Sotir Kllapi.
    Më poshtë autointervista e plotë e Ilir Metës nga qelia e Burgut 313 në Tiranë, në pamundësi të konferencës me gazetarët:
    ??????: ?. ????, ??? ???????? ??̈ ?????, ?? ?????????̈???? ???̈ ??????????̈ ?????? ??̈ ????̈???? ??̈ ???̈? ??:??. ??? ??? ??? ???????
    ??̈???????: Menjëherë sapo unë fola me Z. Tedi Blushi, që ai të theksonte 7 qëndrimet e mia kryesore që rrëzonin kërkesën e SPAK-ut, në një konferencë shtypi, e cila atë mbasdite u censurua totalisht nga televizionet, iku edhe sinjali i komunikimit telefonik në burgun 313, për të vazhduar edhe gjithë ditën tjetër (blackout i vërtetë).
    Besoj se arsyeja kryesore kishte të bënte me postimin tim, se në orën 11:00 të së nesërmes, do bëja një konferencë shtypi me gazetarët që kishin dëshirë të bënin pyetje përmes telefonit të Z. Blushi, që është i regjistruar zyrtarisht dhe nga telefoni i paraburgimit që normal përgjohet 24 orë.
    Të nesërmen u ndjeva fajtor, se mesa duket, për të shmangur këtë komunikim të hapur e transparent “defekti” i la pa folur me të afërmit e tyre edhe gjithë të paraburgosurit. Ndaj po u jap përgjigje disa prej pyetjeve më “provokuese”.
    ??????: ? ? ??????? ??̈??̈ ???????
    ??̈???????: Prej janarit 2017, si Kryetar Parlamenti, kam denoncuar nisjen e “Ramaformës”, që polli “Ramaduron”.
    Pra të shkeljes së ndryshimeve kushtetuese, që u miratuan me 140 vota, kur u hodh shorti i parë tepër transparent në Kuvend me gogla për zgjedhjen e anëtarëve të KED.
    Pasi Ramës emrat nuk i pëlqyen, keqpërdori Ambasadorin e SHBA për të kontestuar procesin ku ishin edhe ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT-it, prezent gjithë kohën.
    Kjo solli edhe reagimin tim të parë publik ndaj kësaj deklarate minuese ndaj procesit, pasi bazohej mbi një: gënjeshtër se gjoja Prokuroria kishte bërë manipulime në përzgjedhjen e kandidaturës të saj.
    Për këtë unë mbajta edhe një qëndrim zyrtar si Kryetar Parlamenti, drejtuar jo vetëm atij si Ambasador, por edhe Departamentit të Shtetit, Sekretarit të kohës, Z. Tillerson.
    Pas ndërhyrjes pajtuese të Znj. Arta Dade, unë pranova ta takoj atë dhe ai kërkoi falje, por e kishin “gënjyer” socialistët. Kjo histori, siç e dini, vazhdoi pafund deri në mbetjen e vendit pa Gjykatë Kushtetuese dhe gjithmonë ambasadorët “gënjeheshin” nga socialistët e pak më vonë dhe Charles McGonigal.
    Pra historia e kapjes së gjithë sistemit të drejtësisë dhe gjykatave është shumë e vjetër dhe unë kam denoncuar të gjitha shkeljet e rënda të Kushtetutës  (si zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm me 69 vota nga 84 që e ka Kushtetuta) e deri te betimi i një anëtareje të Gjykatës Kushtetuese te noterja te Lana.
    Kjo ishte edhe arsyeja pse thirra popullin në mitingun e papërsëritshëm të 2 marsit 2020, i cili prapësoi projektligjin e çuar në Kuvend për ‘betimet te Lana’.
    Kjo betejë vetëm e shtyu në kohë kapjen edhe të Gjykatës Kushtetuese pas ndërhyrjes pozitive të Komisionit të Venecias. Ndaj ne jemi të detyruar të ezaurojmë të gjitha shkallët e gjykatave të brendshme, përfshi atë Kushtetuese, për të shkuar në Gjykatën e Strasburgut.
    ?. ??????: ???̈????̈, ???? ?̈????̈ ??????????? ? ????? ??̈? ???????? ? ????? ??̈? ????????????? ? ????̈? ??̈ ???????? ???? ???? ??? ? ???????
    ??̈???????: Konkluzioni është i qartë, që GJKKO s’ka dhomë këshillimi, por dhomë komandimi nga “ma nalt fare”, sidomos në proces vetëm politik si ky. Por janë hallka të domosdoshme që duhen ezauruar me durim strategjik.
    ?. ??????: ? ????? ??????? ?????????? ? ????-?? ??̈? ??̈ ?????? ??̈??̈ ????̈ ???????? ??̈ ???????????
    ??̈???????: Lexojeni të plotë materialin prej 32 faqesh që SPAK i ka dërguar GJKKO, ku asnjë të re nuk ka gjatë këtyre 8 muajve të arrestimit tim në paraburgim, përveç rrëzimit përfundimtar që i bën vet SPAK-u shpifjes të botuar në “Mother Jones” të Soros në 2017, se LSI gjoja kishte paguar nga Qipro gati 1 milionë $ për “Dorelita Group” të “McKeon Group”, që unë të bëja gjoja një fotografi që as u kërkua ndonjëherë me Presidentin Tramp.
    SPAK e dinte shumë mirë të vërtetën, se unë këtë ua kam provuar me fakte dhe akte prej 2 vjetësh, se për “McKeon Group” është bërë vetëm një pagesë prej 15 mijë $ me vendim të Kryesisë së LSI dhe e deklaruar në KQZ dhe në FARA (SHBA).
    Çdo gjë tjetër trillim i sponsorizuar shumë shtrenjtë nga Narkoregjimi dhe i pranuar me hare nga vetë SPAK-u për të justifikuar edhe urdhrin për rrëmbimin tim.
    ?. ??????: ?? ????? ??̈? ??????? ? ????? ??̈ ?’?? ??̈??̈. ?? ? ????????? ???
    ??̈???????: Ka 2 arsye kryesore sipas meje, sepse SPAK-u e di shumë mirë nëse ato diferenca janë të vërteta (pra midis FARA-s dhe KQZ) ato nuk kanë asnjë lidhje me veprimtarinë time gjatë periudhës si Kryetar i LSI deri në Prill 2017, ku çdo marrëveshje apo pagesë, si te rasti “McKeon Group”, miratohej nga Kryesia dhe autorizohej dikush të paguante.
    Po kështu, SPAK-u e di shumë mirë që unë as kam autorizuar njeri e as kam qenë në dijeni të pagesave të tilla që mund të kenë ndodhur. SPAK-u thotë, në faqen 103 të akuzës për mua, se kompania GSIS ka lidhur marrëveshje me LSI të nënshkruar nga një titullar i saj ( jo Ilir Meta).
    Po kështu, më poshtë thotë se GSIS LLC, në raportin e transaksioneve financiare të periudhës 1 Janar 2016 – 31 Dhjetor 2017, i ka dërguar faturat LSI në vlerën 589.024.57 USD, faturat që LSI ka paguar kapin vlerën 463.546 $.
    Edhe më parë, por edhe në seancën e fundit, i kërkuam prokurorit Kllapi që ishte në seancë të na tregonte se cilit përfaqësues të LSI ia kishte dërguar kjo kompani këto fatura, pasi ky do të ishte edhe çelësi i vërtetë i përcaktimit të përgjegjësive edhe penale.
    Pasi është e padiskutueshme, që unë as kam qenë ndonjëherë në dijeni të një shume të tillë dhe as mund të autorizoja veprime të paligjshme, për më tepër që kjo është një shumë tejet e ekzagjeruar për ato shërbime të kërkuara apo të raportuara.
    ?. ??????: ?? ????????? ?????? ?? ???????
    ??̈???????: Në mënyrën më absurde. Ai tha se para se të firmosej marrëveshja me GSIS nga LSI zyrtarisht, ekzistonte një letër e GSIS drejtuar Kryetarit Meta, ku i shkruhej për qëllimet e diskutuara të marrëveshjes që ishte biseduar më parë për t’u arritur.
    Kjo përgjigje është shumë qesharake, sepse përpara se të miratohej një marrëveshje më parë, natyrisht qëllimet dhe termat e saj do të diskutoheshin paraprakisht nga palët (si për çdo marrëveshje).
    Dhe natyrisht që një marrëveshje e tillë është miratuar nga Kryesia e LSI, siç përmend edhe vetë akuza në faqen 103 të marrjes si i pandehur. Dhe kjo marrëveshje ka qenë zyrtare dhe e depozituar sipas ligjeve dhe e firmosur nga një titullar i LSI. Z. Kllapi, pra SPAK-u, pas tre vitesh hetimi për lobimin, nuk do qëllimisht të japë përgjigje se kujt në LSI ia ka çuar këto fatura GSIS?
    Sepse është ky person që jo vetëm ka qenë në dijeni të këtyre faturave marramendëse, por edhe nëse s’ka urdhëruar apo kërkuar realizimin e këtyre pagesave, këto fatura ia ka bërë të ditura personit në LSI që ka marrë këtë vendim, e ky as mund të ishte dhe as mund të jetë Ilir Meta dhe këtë SPAK-u e di shumë mirë, por përdoret politikisht për t’ia lënë këtë përgjegjësi Ilir Metës, duke fshehur provat dhe faktet.
    Pra SPAK në këtë rast jo vetëm që nuk heton, por fsheh fakte dhe emra me qëllime të pastra politike, për të fajësuar Ilir metën, se këtë komandë ka marrë nga “Ramaduro”. Në këtë mënyrë SPAK edhe mbron me porosi të Ramës personat përgjegjës të cilët të kapur në veprime të paligjshme kanë kaluar në shërbim të Ramës, kundër Partisë së Lirisë që nga 21 nëntori 2023. Janë ata që para Konventës së 27 prillit 2024 i quaja publikisht fraksioni i “Dumanit dhe Adrianit”.
    Por edhe si në rastin e “McKeon Group” edhe këto manipulime do të sqarohen, ndaj SPAK shtyn pafund hetimet se gjyqi në themel nuk mund të jetë i mbyllur. Por edhe dokumentet nga SHBA nuk mund të fshihen për një kohë të gjatë.
    Si mund të bëja ose toleroja unë veprime të tilla me SHBA dhe në SHBA, kur jo vetëm e dija se ç’i kishte ndodhur “gruas së Bilalit”, por edhe ditën e parë të punës si Kryeministër në moshën 30 vjeç, e nisa me një konflikt me një ambasador të SHBA, i cili më bëri presion në emër të SHBA që të firmosja një marrëveshje me “New World Telekom”, një kompani off-shore që e donte falas Telekomin tonë, gjë për të cilën kishte një letër mirëkuptimi të firmosur më parë, por të kundërshtuar nga Ministrat e asaj kohe, Bufi dhe Angjeli, me shumë të drejtë.
    ?. ??????: ????? ????? ??????? ? ??̈??? ??????????
    ??̈???????: Fillimisht patëm shumë përplasje, por kur unë ia kërkova të ma sillte kërkesën zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit, u tërhoq.
    Pasojat e tjera ishin pozitive, si vizita e Sekretares Ollbrajt në Shkurt 2000, e mbi të gjitha shteti shqiptar fitoi nga privatizimi i Albtelekom gati 200 milionë $, të cilat do ishin falur për “qoka”.
    SPAK-u e di shumë mirë si është historia e lobimeve dhe roli i personave të caktuar dikur në LSI, e tani të konvertuar në rilindas.
    ?????????? ?̈????̈ ?????? ? ??????̈ ????????????? ??̈ ????????? ??? ???? ???̈ ?????????? ??????? ? ???.
    Penalizohen politikisht kundërshtarët e “Ramaduros”, pa fakte dhe merren në “bashkëpunim” dhe “mbrojtje” përgjegjësit e shkeljeve dhe bashkëpunëtorët e tyre.
    ?. ??????: ???̈?????̈ ????? ????? ?? ?? ??????̈?????̈ ??????̈????̈????̈? ????, ??? ??̈??????̈? ?? ???? ??̈??????̈ ? ????? ???????????, ??????? ???? ?? ?????? ???????????, ??̈ ?? ? ??????? ???? ???? ????̈?? ?? ???̈ ?????? ??̈ ??????? ???????.
    ??̈???????: Së pari dua të shpreh mirënjohen e thellë për shumë miq besnikë dhe me karakter me mbiemër Braimllari, që nga themeluesit e LSI në 2004 e deri te Elisedi që s’kishte lindur atëherë e është ndër të rinjtë më aktivë sot.
    Endriti është rasti kur ai tallet me SPAK-un publikisht pasi është “graduar” nga Ramaduro Nënkryetar i Këshillit që nuk ekziston, si vetë inceneratori i Tiranës. Reagimi im erdhi kur e dëgjova live te Ola Bruko, pa ju skuqur faqja, se as ishte thirrur në SPAK dhe as kishte firmosur për lobimet e LSI.
    Nuk po u besoja veshëve, sepse për herë të parë, emrin e Z. Sotir Kllapi e mësova nga Endrit Braimllari në Jalë, në fund të gushtit 2022, kur unë isha rikthyer në krye të Partisë së Lirisë.
    Atë ditë zyra e Fugës shpërndau një lajm që SPAK-u kishte hapur një hetim për mua për të verifikuar se mos unë kisha gënjyer për mbiemrin tim, me apo pa “J”, ngaqë ishte shpikur dosja e Sigurimit të Shtetit për mua.
    Ç’është ky Sotir Kllapi e pyeta unë, ngaqë lajmi ishte se ky po merrej me këtë çështje “madhore”.
    E njoh unë tha Endriti, se ky ka dy mbiemra për vete, se jemi një moshë e kemi patur shoqëri, por është transformuar krejt.
    Pse e pyes unë? Po ky, tha, ishte kur më thirrën mua në SPAK për të më pyetur për lobimet dhe më qëndronte shumë rëndë.
    Po çfarë problemesh ngrenë ata për lobimet, i them unë?
    “Asgjë mo shef, ato shpifjet e njerëzve të Ramës. Ne çdo gjë e kemi bërë sipas ligjeve dhe me KQZ”, – u përgjigj ai.
    Edhe pse kujtesën e kam të hekurt, thashë me vete pa t’i hedh një sy dosjes ku unë jam marrë i pandehur. Jo një firmë, por tre firma ishin të Endrit Braimllarit në atë dosje.
    Më e bukura, në faqën 117, ku janë edhe firmat e tre prokurorëve, i pyetur për një faturë 20 mijë $ që ai kishte autorizuar në 2018-2019 për t’ju paguar një kompanie, ai nuk e mbante mend as arsyen e transferimit të shumave, as nuk kishte dijeni nëse mes LSI dhe kompanisë kishte kontratë dhe se ai as kishte dijeni se cili ishte personi i ngarkuar me ndjekjen e ecurisë së kontratave që LSI kishte me kompaninë që ky autorizonte me firmën e tij pagesa.
    Unë edhe sot e kësaj dite e mbaj mend se si janë paguar 15 mijë $ për “McKeon Group” në mbledhjen e Kryesisë dhe personin e autorizuar nga Kryesia për të bërë pagesën në bankë, sipas ligjit e raportuar në KQZ.
    Çfarë pune më të rëndësishme paska patur ky në atë kohë, 2018-2019, kur ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i LSI, që s’paska mbajtur mend se pse ka hedhur firmën dhe për një faturë 20 mijë $?
    Ndërsa tani, pasi është konvertuar në rilindas, gënjen publikisht në TV e thotë as jam thirrur në SPAK e as kam firmosur për lobimet. Ndërsa me Eriol Braimllarin, kushuririn e tij, kemi rastin kur SPAK-u tallet me veten, pra me SPAK-un.
    Në relacionin absurd prej 32 faqesh, dërguar Gjykatës për të justifikuar mbajtjen time në masë ekstreme paraburgimi, SPAK përdor dëshmitarin Eriol Braimllari, i cili gjoja rrëzon pretendimet e mia se s’kam lidhje me Adrian Shatkun, pasi ky dëshmitar paska deklaruar se për herë të parë e ka njohur Adrian Shatkun në Janar 2017, ku ka qenë në SHBA me mua si Kryetar Kuvendi.
    Po kështu, ai deklaron se është takuar të paktën njëherë me Adrian Shatkun. Së pari, kjo deklaratë është pa kuptim se unë i kam sqaruar prej dy vitesh rrethanat e njohjes me Adrian Shatkun.
    Por problem është se ky Erioli, në faqen 112 të dosjes të marrjes time si i pandehur, del qartë nga vetë SPAK-u disa herë, direkt dhe indirekt, se Eriol Braimllari jo vetëm shoqëron që nga viti 2013 John Moreirin vazhdimisht në Shqipëri, e provuar dhe vërtetuar nga SPAK-u, që është i dërguar nga Adrian Shatku, por e shoqëron edhe në Hotel Rogner, ku sipas SPAK, përsëri rezulton se ka paguar A. Shatku.
    I përmenda këto inkoherenca të SPAK-ut, vetëm për të treguar se si luan politikisht duke përdorur gënjeshtarë, të cilët i dekonspiron vetë, ndërkohë që dihet nga të gjithë në LSI, që Eriol Braimllari është takuar me dhjetra herë me Adrian Shatkun edhe në Tiranë edhe në SHBA që përpara Janarit 2017.
    Po kështu, dihet që ai mbante të gjitha komunikimet me kompanitë lobuese që kishte sjellë A. Shatku. Po kështu dihet edhe që ishte bashkë me Endritin te numërimi i votave për Partinë Socialiste pas 11 Majit tani. Për të ardhur keq që të gjithë këta që konvertohen në ‘rilindas’ pasi thirren nga SPAK-u kanë probleme me kujtesën.
    ?. ??????: ???̈?????̈ ??̈ ????-? ??̈ ???????? ?????̈ ?? ?? ???? ??̈??????? ????? ??? ?????? ?????? ?? ???-??????̈??????? ????.
    ??̈???????: SPAK-u është kaq i obsesiar të më mbajë lidhur mua me Monikën, aq sa edhe në akuzën zyrtare të 26 majit, statusin tim e kishin vënë qëllimisht i martuar, kur kjo marrëdhënie nuk ekziston prej kohësh në Gjendjen Civile të Shqipërisë dhe ata e dinë shumë mirë.
    Tani nuk u ka mbetur gjë tjetër vetëm të më ngrenë akuzë edhe si përfitues te inceneratorët me “provat” se Z. Lefter Koka ka qenë Ministër i caktuar nga LSI dhe është e pamundur që ai të ketë firmosur pa dijeninë time.
    Dhe duke e përmendur Z. Lefter Koka, dua të kujtoj takimin tim pas zgjedhjeve të vitit 2013 me të te klubi i Osmanëve në Maminas, kur i kam thënë se duhet të jetë shumë i kujdesshëm si Ministër me ligjin, sidomos me një Kryeministër si Rama, për të cilin ligji s’ka rëndësi.
    Këtë porosi ua kam dhënë të gjithë njerëzve të cilëve u kemi besuar detyra me përgjegjësi apo që kanë punuar pranë meje.
    Këtë porosi ua kam thënë pa u lodhur edhe fëmijëve të mi që kur kanë qenë të vegjël. Zbulimi i kartës së parë të saj nga SPAK është ngjarja më shokuese në jetën time, por e kam lënë pas tani.
    ??. ??????: ? ??????????̈ ???? ??̈ ???? ??????̈????? ??? ?? ?????? ? ???? ?? ??????.
    ??̈???????: Lexova te libri i Ilir Ikonomit për Fan Nolin, se kur një prej kundërshtarëve të tij i ishte ankuar pse e kishte futur në burg kur ai ishte Kryeministër, Fan Noli i kishte thënë se në Shqipëri një shqiptar i ndershëm duhet të jetë njëherë në burg.
    Por kur në burg nuk të fut Fan Noli, por një kryehajdut me cizme je shumë më i nderuar.
    Janë shumë figura politike që e kanë bërë “universitetin” e burgut  dhe janë rikthyer më të fortë edhe në një moshë shumë më të madhe, siç është edhe rasti i Presidentit Lula në Brazil.
    E rëndësishme është që çdo ditë ta kthesh në një investim për të ardhmen dhe të mos përsëritësh gabimet e së kaluarës.
    ??. ??????: ??? ?????? ???? ?????? ?? ??̈ ????̈ ??̈ ??????????
    ??̈???????: Kam qenë i qartë që në fillim për këtë, pasi s’mund të pritet drejtësi e pavarur nga “Ramaforma” e “Ramaduros”.
    Edhe shumë institucione ndërkombëtare e kanë theksuar përdorimin e gjyqësorit si armë politike. Por këtu problem është më i madh. A kanë mundësi mijëra shqiptarë që janë të paraburgosur kot e askush nuk i heton edhe prej dy vitesh, që të shkojnë edhe në Gjykatën e Strasburgut?
    Ndaj kjo betejë duhet bërë edhe për ta, për t’i treguar Strasburgut dhe Europës se Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut nuk njihet nga “Ramaforma” e “Ramaduros” dhe se gjykatat shqiptare që janë nën përgjimin e SPAK, veç presionit politik.
    ??. ??????: ???̈?????̈ ??̈ ??????? ????? ????????? ???? ????, ???? ?? ??̈ ????̈ ??????? ?????
    ??̈???????: Të gjitha masat absurde represive vijnë se këta dallkaukë kujtojnë se unë do të hesht e nuk do të vazhdoj betejën time për t’iu rikthyer lirinë dhe të drejtat të gjithë shqiptarëve që intimidohen në format nga më të ndryshmet nga Ramaduro.
    Mjafton të shikosh situatën në burgje për të kuptuar falimentimin e drejtësisë. Mbi 2/3 e popullsisë në burgje janë të paraburgosur për statistika. Shumë prej tyre nuk merren në pyetje edhe pse mund të kenë një apo dy vite këtu. Shiko rastin e Z. Arben Ahmetaj, që i shtynë për herë të katërt hetimet se s’kanë prova për ta çuar në gjykim.
    Atëherë pse donin ta arrestonin me patjetër që para 2 vitesh? Apo për “vibratorin”? Pse me “vibratorin” do mbulojnë inceneratorin? Mbi 150 mijë dosje janë stok në gjykata. Një çështje e thjeshtë shkon edhe 15 vite. Ndaj çmontimi i Ramaformës është domosdoshmëri për shporrjen e Ramaduros.
    Duhet protestë dhe reagim kudo. Të huajt pranojnë çdo regjim që pranojnë shqiptarët. Ndërkohë që fuqinë korruptuese të “Ramaduros” e kemi parë si te McGonigali e plot ambasadorë e diplomatë.
    Masat represive të këtyre më bindin më shumë për të forcuar përpjekjet e mia për çrrënjosjen e kësaj junte mizore që s’njeh as ligjin e as Kanunin, por vetëm pabesinë dhe pengmarrjen.
    Partia e Lirisë ka prej 27 Prillit të 2024, Konventës historike, një program shumë të qartë për dy dekadat e ardhshme. Çlirimi nga nepotizmi, pavarësisht nga pasojat afatshkurtra, i ka garantuar një frymëmarrje afatgjatë që duhet shoqëruar me një riorganizim më efikas në kushtet e Narkoregjimit.