Tag: ramaduro

  • Skandali “Mogherini”/ Berisha publikon videon: Ramaduro me “shqiptaren” e tij!

    Kryetari i PD, Sali Berisha, publikoi një video të para disa kohëve, kur Edi Rama shprehej se Federica Mogherini tanimë është shqiptare.
    “Ramaduro me “shqiptaren” e tij!”, shkruan Berisha.
    Në video, shihet se si Rama thotë se nuk e kupton se pse Mogherini nuk ka aplikuar akoma për pasaportën shqiptare.
    Në fakt, arrestimi dhe akuzat ndaj Mogherinit në Bruksel tregojnë se ajo është ‘shqiptarizuar’ sipas modelit të Edi Ramës.
    Mogherini akuzohet për mashtrim, korrupsion dhe konflikt interesi.
    Një ditë më parë, kreu i PD, Sali Berisha tha se Mogherini dhe Edi Rama janë të implikuar edhe në aferën 17 milionë euro për kampusin e Kolegjit të Europës në Tiranë.
    Berisha kërkoi hetim nga autoritetet e Brukselit për këtë aferë.

  • “Vendi nën ujë, Ramaduro në qiell…”/ Berisha ‘nuk kursen’ Ramën: I relaksuar në avionin privat në dispozicion

    “Vendi nën ujë, Ramaduro në qiell…”/ Berisha ‘nuk kursen’ Ramën: I relaksuar në avionin privat në dispozicion

    Kreu i Partisë Demokratike ka ndarë në Facebook një foto të kryeministrit Edi Rama, teksa udhëton me avion privat.
    I relaksuar dhe ‘shtrirë gjerë e gjatë’, duket se Rama nuk do t’ia dijë për situatën që ndodhet vendi i tij si pasojë e përmbytjeve masive të disa zonave.
    “Vendi nën ujë, Ramaduro në qiell me avion në dispozicion! Po kujdeset për qytetarët e përmbytur!”, shkruan Berisha në FB, bashkëngjitur me foton e Ramës.

  • ‘E vërteta’/ Berisha: Në mëngjes, Ramaduro talli arritjet e Trump për paqen, në darkë deklaroi se e admiron!

    ‘E vërteta’/ Berisha: Në mëngjes, Ramaduro talli arritjet e Trump për paqen, në darkë deklaroi se e admiron!

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me lajthitjen diplomatike të kryeministrit Edi Rama gjatë mëngjesit të ditës së djeshme, ku në prani të presidentit francez Emanuel Macron dhe atij azerbajxhanas, Ilham Aliyev, talli presidentin amerikan, Donald Trump, për lapsusin e tij në deklaratën e mëhershme për paqen.

    ‘Dje në mëngjes, Ramaduro talli arritjet e Presidentit Trump për paqen, ndërsa në mbrëmje deklaroi se e admiron atë! E vërteta…’, shkruan Berisha në Facebook, duke ironizuar sjelljen e papërgjegjshme të Edi Ramës.

    Postimi i plotë:

    Dje në mëngjes, Ramaduro talli arritjet e Presidentit Trump për paqen, ndërsa në mbrëmje deklaroi se e admiron atë! E vërteta…

    Yesterday morning, Ramaduro mocked  President Trump’s achievements for peace, ëhile in the evening he declared that he admires him! The truth…

  • “Qeveria bashkëpunon me grupet kriminale”, Berisha pas masakrës në Shkodër: Ramaduro jep ‘licencë për të vrarë’

    “Qeveria bashkëpunon me grupet kriminale”, Berisha pas masakrës në Shkodër: Ramaduro jep ‘licencë për të vrarë’

    Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra pas ngjarjes së rëndë kriminale që ndodhi sot në Shkodër, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur, përfshirë një kamariere e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
    Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e cilësoi ngjarjen si “masakrën e dytë brenda vitit” në këtë qytet, duke e krahasuar me një ngjarje të mëparshme ku, sipas tij, “u vranë një çift i pafajshëm”.
    “Breshëri plumbash në Shkodër. Masakra e dytë brenda vitit! Në të parën u vranë një çift i pafajshëm, sot një kamariere lufton për jetën,” shkruan Berisha.
    Ish-kryeministri akuzon kryeministrin Edi Rama për “hakmarrje ndaj Shkodrës”, duke e lidhur situatën e kriminalitetit në qytet me atë që ai e quan bashkëpunim të qeverisë me grupe kriminale për përfitime elektorale.
    “Dënoj hakmarrjen e Ramës ndaj Shkodrës, ku kartelat përdoren për vota dhe në këmbim Ramaduro u jep ‘licencë për të vrarë’!”, përfundon reagimin e tij Berisha.

  • “Shqipëria në listën e zezë të botës”, Berisha fajëson kryeministrin: Ramaduro shpërndan drogë dhe ushqime të helmuara

    “Shqipëria në listën e zezë të botës”, Berisha fajëson kryeministrin: Ramaduro shpërndan drogë dhe ushqime të helmuara

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se ka vendosur vendin në krye të listës së lajmeve negative.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ndalet te zgjedhjet e 11 majit, kartelët shqiptarë të drogës dhe importet e frut-perimeve.
    Berisha shprehet se situata problematike në këto drejtime i ka lënë qytetarët të pambrojtur.
    “Ramaduro vendosi Shqipërinë në krye të listës së lajmeve të zeza.
    Miq, pas shndërrimit të zgjedhjeve në farsë të shëmtuar zgjedhore dhe denoncimit ndërkombëtar të tyre, vera e Shqipërisë ishte vera tipike e narkoshtetit. Kartelët famëkeq shqiptarë të drogës, të lidhur direkt me Ramaduron, u provuan si më të fuqishmit dhe më të rrezikshmit në Europë. Vetëm dyshja Copja–Çela kishin trafikuar në një vit 28 ton kokainë me vlerë 6 miliardë euro!
    Por, përveç këtyre dhe rënies dramatike prej 30% të turizmit dhe numrit rekord të aksidenteve rrugore, emri i Shqipërisë po lakohet në lajmet e zeza si vendi që eksporton ushqime të helmuara në Europë dhe në botë, dhe se importon ushqime të infektuara. Njëra pas tjetrës, vende të ndryshme bllokojnë frutat, zarzavatet dhe prodhime të tjera të Shqipërisë si prodhime jashtë çdo standardi dhe të helmuara nga pesticide kancerigjene.
    Por nëse shtetet e tjera mbrojnë qytetarët e tyre nga prodhimet e helmuara shqiptare, qytetarët shqiptarë nuk i mbron absolutisht askush. Ramaduro, me një të rënë lapsi, shkriu AKU-në, sipas tij shkaku kryesor i këtyre problemeve. Por pas kësaj, shqiptarët nuk kanë asnjë person përveç Ramaduros, asnjë institucion që të merret me kujdesin për standardet ushqimore. Sot ata janë 100% në duart e mafies qeveritare të importit të ushqimeve dhe inputeve bujqësore; faktikisht janë qytetarët më të pambrojtur në botë.
    Po ato fruta e perime që jashtë gjenden të helmuara, konsumohen në Shqipëri pa asnjë kontroll”,-shkruan Berisha.

  • “Ramaduro kundër Lali Vjedhësit, vendi digjet”, Berisha ngre alarmin për zjarret: Qeveria e zënë me luftë çadrash,ska..

    “Ramaduro kundër Lali Vjedhësit, vendi digjet”, Berisha ngre alarmin për zjarret: Qeveria e zënë me luftë çadrash,ska..

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjetet sociale duke publikuar disa pamje nga situata e zjarreve në vend. Berisha shkruan se Shqipëria gjendet “nën flakë” si kurrë më parë. Ai shton se mbi 50 vatra zjarri përhapen me shpjetësi në të katër anët e vendit duke djegur pyje, pemishte por dhe banesa. Sipas tij, kryeministri Edi Rama me satelit kontrollon tendat dhe karriget duke shkatërruar mijëra vende pune.
    POSTIMI:
    Shqipëria në flakë si kurrë më parë! Mbi 50 vatra zjarri përhapen me shpjetësi në të katër anët e vendit duke djegur pyje, pemishte por dhe banesa. Ramaduro me satelit kontrollon tendat dhe karriget në betejë me Lali Vjedhësin duke shkatërruar mijëra vende pune!

    Berisha: Shqipëria digjet, Rama merret me tenda dhe karrige!

    “Shqipëria në flakë si kurrë më parë” – Berisha sulmon Ramën për zjarrin dhe papërgjegjshmërinë

    Berisha shpërthen: Zjarre në çdo cep të vendit, Rama kontrollon karriget me satelit

    “Ramaduro kundër Lali Vjedhësit, vendi digjet!” – Berisha ngre alarmin për zjarret

    50 vatra zjarri, Berisha: Qeveria e zënë me luftë çadrash, jo me emergjencat

    🟥 Tituj për rrjete sociale / portale:

    Berisha: Vendi digjet, Rama filmon çadrat me dron!

    Shqipëria në zjarr – Berisha ironizon Ramën dhe Lali Erin

    “Mijëra vende pune po digjen!” – Berisha akuzon qeverinë për neglizhencë kriminale

    “Në vend të zjarrfikësve, Rama dërgon satelitë për çadra!” – Berisha shpërthen në rrjete sociale

    Berisha: Shqipëria në flakë, shteti në gjumë!

  • ‘Shqipëria në flakë…! Mbi 50 vatra zjarri’/ Berisha: Ramaduro me satelit kontrollon tendat në betejë me Lali Vjedhësin

    ‘Shqipëria në flakë…! Mbi 50 vatra zjarri’/ Berisha: Ramaduro me satelit kontrollon tendat në betejë me Lali Vjedhësin

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me situatën dramatike në Shqipëri për sa i përket zjarreve që po shkrumbojnë vendin në të katërta anët, duke djegur pyje, pemishte por edhe banesa.

    ‘Ramaduro me satelit kontrollon tendat dhe karriget në betejë me Lali Vjedhësin duke shkatërruar mijëra vende pune!’, shkruan Berisha në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Shqipëria në flakë si kurrë më parë! Mbi 50 vatra zjarri përhapen me shpjetësi në të katër anët e vendit duke djegur pyje, pemishte por dhe banesa. Ramaduro me satelit kontrollon tendat dhe karriget në betejë me Lali Vjedhësin duke shkatërruar mijëra vende pune!

  • ‘Ramaduro’, Nesho: Regjim i formave të Amerikës Latine të ekstremeve të majta të cilat me demagogji shtypin popullin e tyre

    ‘Ramaduro’, Nesho: Regjim i formave të Amerikës Latine të ekstremeve të majta të cilat me demagogji shtypin popullin e tyre

    I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë diplomati Agim Nesho i cili në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ka shpjeguar termin “Ramaduro”.

    Agim Nesho: “Ramaduro” është ajo që i përmbledh të gjitha, dmth një sistem autokratik i formës së Amerikës Latine e cila eksperimentohet me sukses në Shqipëri. Çdo gjë tjetër është një fasadë e krijuar nga Rama. Është i njëjti regjim i formave klasike të Amerikës Latine të ekstremeve të majta të cilat me anë të demagogjisë shtypin popullin e tyre.

    Ky është versioni i Ramaduros shqiptar. Një monark i cili ka kapur të gjitha pushtetet i cili po e shfrytëzon deri në palcë, duke përdorur edhe dhunën, popullin e tij. Minimalisht e largon për të sunduar dhe për të qene i aftë të marrë të gjitha hapësirat shqiptare për projektin e tij të turizmit. Dhe kjo është e gjitha ajo që po shikohet sot në Shqipëri.

  • ‘Në shtetrrethim’/Berisha:Ramaduro i shkatërron Thethit dhe veriut turizmin. Dënoj..

    ‘Në shtetrrethim’/Berisha:Ramaduro i shkatërron Thethit dhe veriut turizmin. Dënoj..

    Kreu i Partisë Demokratike, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar mbi situatën e ndodhur ditë e fundit në fshatin turistik në Theth, ku është ndërmarrë aksioni për shembjen e ndërtesave pa leje.
    Berisha në këtë postim shkruan se Thethi është në shtetrrethim dhe ‘se armiku më i egër i veriut Ramaduro i shkatërron Thethit dhe veriut turizmin’.
    Kreu i PD shkruan se dënon me forcën më të madhe terrorin shtetëror të Edi Ramës dhe bandave të tij me uniformë kundër banorëve të Thethit.
    Postimi i Berishës
    Thethi në shtet rrethim! Turistët largohen në panik. Armiku më i egër i veriut Ramaduro i shkatërron Thethit dhe veriut turizmin. Dënoj me forcën më të madhe terrorin shtetëror të Edi Ramës dhe bandave të tij me uniformë kundër banorëve të Thethit. #sb
     

  • “Kombi është i rrëzuar përdhe“/ Berisha nga Kavaja: Të ngrihemi kundër armikut më të egër të shqiptarëve, Edi Ramës

    “Kombi është i rrëzuar përdhe“/ Berisha nga Kavaja: Të ngrihemi kundër armikut më të egër të shqiptarëve, Edi Ramës

    Gjatë fjalës së tij në inaugurimin përkujtimor të Josif Budës në Kavajë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dënoi me forcë regjimin aktual, duke e krahasuar me diktaturën e viteve ’90 dhe duke theksuar se urrejtja dhe shtypja ndaj shqiptarëve janë po aq të thella sa dikur.
    Ai tha se politika e sotme ka shkaktuar një eksod masiv dhe shkatërrim demografik, duke paralajmëruar se shqiptarët nuk duhet të pajtohen me këtë regjim. Berisha e cilësoi Josif Budën si frymëzim për një përpjekje të re për rikthimin e dinjitetit dhe shpresës në vend.
    Fjala:
    Miq, sot pas 35 vitesh, gjaku, sakrifica, idealet e Josif Budos janë një kushtrim i vërtetë për çdo shqiptar, për çdo shqiptare. Ju u kujtohet, situata e sotme me vitet ’90 në disa aspekte është vite drite larg.Por në disa të tjera është po aq e zezë sa ç’ishte në vitin 1990. Nuk kishte pushtet më shumë diktatori i fundit se sa ç’ka sot narkodiktatori Ramaduro. Nuk ka urrejtje më të pakët Ramaduro i sotëm ndaj Kavajës, ndaj Shkodrës, se sa ç’kishte Ramiz Alia, diktatori i fundit, ndaj tyre.Nuk kishte urrejtje më të madhe për të rinjtë shqiptarë Ramiz Alia se sa ç’ka sot Ramaduro i Tiranës.
    Ai i përzuri, siç u kujtohen ju eksodet, kurse ky narkodiktator që shëtit në samite me atlete të bardha, i përzë çdo ditë dhe në 10 vite ka shkretuar kombin nga të rinjtë e vet sa asnjë pushtim tjetër në tërë historinë e tij të lashtë. Në disa aspekte duhet të jemi realistë, kombi është i rrëzuar përdhe.Sot ne, falë kësaj politike të spastrimit etnik, me të cilën ky tejkalon Xhorxheviçin dhe Pashiçin.45 përqind e shqiptarëve janë larguar në 10 vite nga Shqipëria.

    Falë kësaj politike, ne sot kemi lindshmërinë më të ulët në botë për shkak të emigracionit. Falë kësaj politike, ne këtë vit kemi lindje asnjë më shumë se sa kishim një shekull më parë. Çfarë mund t’i bëjë një armik tjetër një kombi se sa u bën Ramaduro shqiptarëve?Sigurisht jetohet në një kohë tjetër dhe ai nuk ka më skuadra pushkatimi, por ka banda pushkatimi.
    Ai burgos kundërshtarët. Ervin Salianji foli këtu sepse dënoi mbrojtjen që Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama i bënin Geron Xhafës për trafiqet e Vlorës. A ka ndonjë dallim të madh varja në litar e Havzi Nelës në vitin 1988 me nxjerrjen brutale dhe rrëmbimin nga makina e tij, goditjen dhe zvarritjen në rrugë të kundërshtarit politik pas 37 viteve të Edi Ramës?
    Sigurisht ai vdiq, por edhe ky jo vetëm që e terrorizoi, por terrorizoi një popull të tërë. Ndaj miqtë e mi, sot çdo shqiptar duhet të nderojë Josif Budën, gjakun e tij, sakrificën e tij, me një betim solemn se nuk do pajtohemi kurrë me këtë regjim. Se Josif Buda do na frymëzojë në një përpjekje të re për të rikthyer dinjitetin e shqiptarëve, për të rikthyer shpresën, besimin.