Tag: ramadani

  • Drita kërkon të shkruajë historinë, Shkëndija luan shansin e fundit për kualifikim

    Drita kërkon të shkruajë historinë, Shkëndija luan shansin e fundit për kualifikim

    11 Dhjetor 2025

    17:56

    Telesport

    Drita dhe Shkëndija luajnë sot ndeshjet e raundit të pestë në Conference League. Drita pret në “Fadil Vokrri” Az Alkmaar, ku “Intelektualët” do të synojnë fitoren e radhës për të qëndruar në top . Drita e drejtuar nga Zekirija Ramadani e nis me këtë formacion titullar: Maloku; Krasniqi, Bejtulai, Pellumbi, Ovouka; Ajzeraj, Limaj, Dabiqaj, Sheji, Abazaj; Manaj.
    Ndërsa Shkëndija pret Slovan Bratislava në stadiumin “Arena Todor Proeksi”. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri e nisin me këtë formacion titullar.
    Shkëndija: Gaye, Trumçi, Fetai, Cake, Webster, Zejnullai, Ramadani, Qaka, Spahiu, Latifi dhe Ibraimi. Ndeshjet fillojnë në orën 18:45.

  • Më i miri në Serie A, Ramadan i pari për kilometrat në fushë

    Më i miri në Serie A, Ramadan i pari për kilometrat në fushë

    Ylber Ramadani ka luajtur 13 ndeshje me fanellën e Lecces në këtë sezon të Serie A. Edhe pse nuk është shndërruar ende në protagonist, mesfushori i kombëtares është lojtari që ka vrapuar më shumë deri tani.
    Ylber Ramadani ka përshkruar 151.7 km në fushë deri tani, duke mbajtur kështu vendin e parë. Në statistikat e nxjerra nga faqja zyrtare e Serie A, Di Lorenzo mban vendin e dytë.

    Ai luan sezonin e 3-të me fanellën e Lecces. Më herët, ka luajtur për Velje në Danimarkë dhe Aberdeen në Skoci.

  • Musa Ramadani: Nuk e njoh e nuk më njeh…As emrin nuk ia di!

    Musa Ramadani: Nuk e njoh e nuk më njeh…As emrin nuk ia di!

    ©Fahredin Spahija: Musa Ramadani

    Sot kemi zgjedhur t’ua prezentojmë me një fragment nga romani “Ligatina”, shkrimtarin Musa Ramadani.

    “Ligatina” është ndër veprat më identifikuese të Ramadanit. Akademik Sabri Hamit, tek i referohet këtij libri , shkruan: “Romani Ligatina i Musa Ramadanit u përket librave që lexohen me shkrim, me laps në dorë dhe durueshëm, për të mos thënë edhe duke kërkuar mundimshëm. Leximi i tij me shkrim nënkupton një lexim si rindërtim të kuptimit të plotë të tij”.

    Ndërsa, shkimtari dhe studiuesi Adil Olluri, Musa Ramadanin e vlerësuar si një ikonë e elitarizmit letrar.

    “Musa Ramadani ishte një nga ikonat më elitare të gjeneratës së artë të shkrimtarëve shqiptarë të Kosovë, të cilët i dhanë vlerë të shtuar estetike letërsisë shqipe në gjysmën e dytë të shekullit XX. Shkrimtarëve shqiptarë do t’ju mungojë prania fizike e mjeshtrit të prozës e poezisë, Musa Ramadani, ngaqë ai do të jetë mes nesh me veprat e tij të vlershme letrare. Prishtina letrare do të jetë më e varfër pa Musa Ramadanin.”/ Adil Olluri

    Në vazhdim ObserverKult ju sjell hyrjen e romanit “Ligatina”, titulluar “A do ta takoj”:

    Nga Musa Ramadani

    … nuk e njoh. Dhe nuk më njeh. Mbase ai mund të më njohë. As emrin nuk ia di. As ai jam i bindur nuk ma di. Megjithëse ai mund të ma dijë. Po kjo nuk do të thotë se edhe nuk mund ta njoh. Ndoshta posa ta shoh: nga të ecurit, sjellja, lëvizjet a ndonjë veti tjetër. Jam i sigurt për këtë, sikundër jam i sigurt se frymoj, se nuk jam në ëndërr, se jam i vetëdijshëm për jetën time, se nuk jam krijesë e trilluar përrallash a rrëfimesh popullore… A do ta takoj?… Duhet ta shoh. Të gjitha gjasat janë. Dhe mezi pres: as punën punë s’e bëj, as gjumin gjumë, e as jetën jetë, Ve tëm atë çast, orë e ditë e gjakoj. Për këtë shkak edhe ardha këtu, në këtë qytet, në vendlindjen e të të parëve dhe timen. Me padurim e pres orën e fatit. Për të satën herë e bind veten: njeriu që pret diçka, që përfytyron, shpreson, gjakon, edhe ndonjë të keqe qoftë, ka arsye të jetojë është i vetëdijshëm për ndërrimin e ditëve dhe të netve, sogjon vërtitjen e stinëve, e ndjen përsëritjen e kohës në hapësirë.

    Nganjëherë më bëhet se për këtë nyjë pata nisur të vras mendjen qëkur hodha hapat e parë, plot pasiguri e të kalamendur fëmije, po e keqja qëndronte aty se edhe vetëdija ime ishte larg ngjizjes. Kujtoj se edhe fjalët e mia fillimtare s’kanë qenë veçse fruta mllefi, ca të rënda e të ashpra. Nuk e di mirëfilli, ajo është për mua një mjegullinë e paformësuar: prindërit, ndjesë pagin, më lanë kërthi, e të afërmit e tjerë nuk çanë fort kokën të merreshin me kolovitjet e belbëzimet e mia. Vallë, do të kenë qenë instinkte dhe asgje tjetër?

    Që në fëmijëri përfundova se dikush më ka diçka borxh. Një borxh të madh, të vjetër, borxh që nuk shpaguhet lehtë dhe nuk e shkel dot koha. Dhe mbase jo vetëm mua, mirëpo secili e kërkon borxhin e vet dhe në emër të vet. Në rini kjo ide ishte ngritur në një skelet dhe sa vinte, dalngadalë po zente vend në një kornizë tek ngulitej në të, pa mundur të lëvizte ose të ikte. Më vonë ose tash, në moshë e trup të pjekur, më ishte pjekur edhe mendimi, duke arritur pikën e sendërtimit gjithëqysh. Doemos. Pa-tjetër! Nuk ia behu nga pende sa në dhe të huaj. Unë nuk pendohem kurrë. Mësa mund të pendohem për këtë që mejtoj e që e rrëfej. Fundja s’kam edhe përse: pendesa s’ka të bëjë me mua, ashtu siç nuk merrem unë me të. Unë nuk kam ikur nga vendlindja, më çuan, më kanë marrë me vete. Kam ardhur sërish këtu që të çoj në vend amanetin e vështirë po të shenjtë për mua. Askush me gojë nuk ma ka lënë: as gjyshi as babai. Asgjëkundi s’e kam parë të shkruar. Mbase mund ta kem dëgjuar atje larg, në dhe të huaj, në formë pëshpërime, thirravaji e namatisjeje. Por jam i sigurt se ky amanet i pakryer i ka zvogëluar që të gjithë, dita më ditë, për t’i shndërruar në xhuxhimaxhuxhë përrallash. Prandaj është i nevojshëm takimi, S’kam çare pa e njohur. Ballafaqimi është i pashmëngshëm. Më e rëndësishme për mua ishte të mos e lë pasdore, të mos ia kthej shpinën, të mos e braktis fare këtë amanet të madh, anipse të pathënë e të pashkruar. Largësia e koha të mos e bëjnë të veten. Apo diçka edhe më e fuqishme se këto të dyja, po qe se fare ekziston.

    Kryesorja – të mos e mbulojë baroja e myshku pluhuri e balta apo koha e harresës që sheshon çdogjë mbi tokë sa, kur të bëhet vonë, të mos i bien në fije as arkeologët. Harresës i kam drojtur më së shumti gjatë jetesës sime. Kjo ndjenjë më është fuqizuar nga mungesa e kujtimeve, aso të hidhura, të rënda, të mllefta, të egra e të neveritshme, të cilat vetëm ndonjë pjellë e keqe, njeri bastardh, mund t’i shlyejë aq lehtë posi zënkat e zakonshme me gruan, për shembull. E kam stërvitur vetveten me sprova të ndryshme. Ta mbaj gjallë mendimin. Të mos hutohem me gjërat e përditshme. Të mos më topisin ahengjet, gostitë, ndejat, epshet e dashuriçkat. Me ditë, muaj e vjet të tëra e kam kultivuar ndjenjën e nostalgjisë, të pikëllimit e të vuajtjes bashkë me atë të pezmit, mllefit e të hakmarrjes. Tekembramja, nuk jam i atij gjaku që mund të harrojë. Gjaku ynë ngjet shpesh edhe të falë, varësisht për çfarë është fjala e puna, po të jetë harraq – jo kurrën e kurrës.

    Përderisa të mos e rëndojë dheu e të mos e qetësojë varri. Pih, sa gjakoj që ta takoj! Vetëm një herë. Natë e ditë fshaj e shestoj.

    Është e vetmja pikë e zezë që dua ta shlyej në qiell, e vetmja nyjë që më duhet ta zgjidh, i vetmi mister që lipset ta nxjerr në diell, e vetmja barrë që më mbetet ta zhgarkoj. Tash e në të pritmen, njëherë e përgjithmonë. I mishëruar me të gjatë stinëve njëngjyrëshe të jetesës sime, ndonjëherë kujtoj se ai edhe nuk ekziston fare, veçse më fanitet, më përshkon me një shpatë të fshehtë, më është bërë një mënyrë apo mundësi gjallërimi.

    As në ëndërr s’e kam ndeshur kurrë. E ëndrrat, të parëndomta, të çuditshme, të pabesueshme varg e vijë më janë shfaqur çerekut të fundit të jetës. Ka të ngjarë ta kem ëndërruar syçelur, në pikë të ditës.

    Atëherë kur njeriu (i zalisur si unë nga akti i dorasit të babait tim ditë për ditë e natë për natë) mbase humb ndjenjën për ëndrrën e zgjëndrrën, ose i ngatërron ndër vete, pa mundur të pikasë se ku fillon njëra e ku mbaron tjetra.

    Në këtë kohë, në këtë jetë e në këtë botë gjithçka është e mundshme. Eh, sikur të më shfaqej në trajtë burrërore e të më dalë përpara një ditë e të më thotë: … ja ku jam… e di se më kërkon… tërë jetën e ke shpenzuar për mua e pas meje… qit si burrat… vramë si trimat… bën ç’të duash me mua… yti jam… s’kam ku shkoj më… e kam ditur se do të takohemi një ditë… anipse nuk jemi njohur kurrë… jepi fund kësaj pune… vëri pikë kësaj historie… mbylle atë libër lutjesh që e ke paluar në vetvete… për mua, heret a vonë çdogjë shpaguhet… për t’i qëruar hesapet, koha është e përjetshme… nuk mund të shkoj… prej kësaj bote… pa i larë… mëkatet… po qe se mund të shlyhen që të gjitha…

    Eh, sikur të më shfaqej para syve një ditë e të më thoshte përafërsisht kështu. Hë, gjepura! Diçka që nuk ngjet e nuk mund të ndodhë kurrë. Ai nuk është i atij gjaku që mund të të dalë përballë, pa lëre më të ta hapë gjoksin e të mos i trembet syri. Ai e çiftat e tij s’mund të krahasohen veçse me këmbët e gjarpërit që nuk mund të shihen dot. Sa di unë: trimat falen dhe falin. E ai as me sy s’e ka parë trimin, prandaj edhe nuk mund të falet.

    Ai nuk do ta shpëtojë veten dhe mua. Do të më mundojë, të më shkatërrojë, të më zhdukë. Të më bëjë që të flas me vetveten. Mbase e di dhe më sheh tek përpëlitem kështu, duke kujtuar se çdo gjë imja tashmë është e kotë. Largësia, koha e dheu i huaj do të kenë zhveshur, shuar e zvetnuar që të gjitha: çdo ndjenjë, mendim e tipar që më veçon nga të tjerët. Jo! Gjaku im është i gjallë, ende nuk është shprishur, qarkullon papra në mua, nuk fiket mësa vullkani, është i valë e nuk e ftoh as era, as nata e as koha.

    Po të mos më ushqente ky gjak i gjallë, ndoshta nuk do të ma kishit dëgjuar më emrin, nuk do të ma kishit parë nishanin, nuk do të ma kishit gjetur as varrin…

    O, mos në thënçin Abas Guri po s’e çova amanetin në vend!

    * Shkëputur nga “Ligatina”, Redaksia e botimeve RILINDJA, Prishtinë, 1983

    ________________

    Përshpirtje për Musa Ramadanin

    Sabri Hamiti

    Kumti për vdekjen e Musa Ramadanit tingëllon dhembshëm për familjen e tij, miqtë e tij dhe adhuruesit e letërsisë e të artit letrar shqiptar.

    Musa na la. Musa shkoi. Mbeti kujtimi për Njeriun dhe vepra letrare që mban shpirtin e tij në botën e të gjallëve. Se ai jetoi dhe shkroi duke theksuar, nga fillet deri në fund, luftën dhe dramën ndërmjet trupit dhe shpirtit, të cilën mund ta përballojë vetëm drama e krijimit që bëhet letërsi për ta përjetësuar shpirtin. Gjithnjë ndërprerja e kësaj drame lë diçka të nisur e të pambaruar.

    Musa Ramadani ka lindur më 1943 në Gjilan. Mësimet shkollore i ka bërë në Gjilan e në Prizren, ku ka studiuar Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe. Nga viti 1965 bëhet gazetar i Rilindjes për kulturë e për arte, një kohë edhe redaktor i rubrikës së kulturës te gazeta Rilindja. Lidhja e tij me këtë gazetë bëhet themelore, e pashkëputshme, si në botën e komunikimit ashtu edhe në botën e botimeve letrare.

    Musa Ramadani kulturalisht mund të cilësohet si autor i Rilindjes, më pastaj rrezatimi i tij si njeri e shkrimtar zgjerohet në gjithë botën letrare shqiptare. Arti i tij letrar dhe talenti i tij është provuar në një kryqëzim të letërsisë me muzikën dhe artin pamor.

    Vepra e tij letrare, në tërësinë e saj, shfaq një botë individuale, që trupëzohet me një stil të tijin origjinal.

    Kjo duket në poezi, që me librin e parë Mëkatet e Adamit (1969) deri në librin e mbramë Mëkatet e E(ha)vës (2006), duke rrokur çështjen e njerëzimit nga filli deri në zhvillimet moderne; patjetër duke kaluar nëpër përballjet mitologjike, historike e bashkëkohore të kërkimit për të krijuar figurën letrare. Ky është një rebelim tematik i sojit të vet i shfaqur në trajtë të refuzimit të klisheve pararendëse në gjirin e poezisë shqipe. Model i pranuar jo pa rezistencë në fazat e shfaqjes së tij. E në mesin e këtyre librave, Neurosis (1973) për pikëzimin e temës së modernitetit (të iniciuar nga ego) ashtu edhe temës së antikitetit (si nostalgji antike) në librin Eugjenika e tri deteve (1986), për të theksuar dhembjen e pambarim të shumësit, si arkeologji të shpirtit shqiptar në Mesdhe. Përherë duke lakuar shprehjen nëpërmjet çrëndomtësimit të reales në ndeshje me imagjinaren.

    Në prozën romansore të tij, duke nisur nga vepra Romani pa kornizë (1975) deri te Profeti nga Praga (2017), Musa Ramadani është në kërkim të formës së tij të romanit në nivelin struktural (duke hedhur kornizën) dhe në nivelin e artikulimit stilistik me një diskurs ku kryqëzohen e ballafaqohen nivelet stilistike të poezisë e të dramës. Pra, në fillim është vetja e gjetur në art, kurse në fund është riprovimi i gjetjes së vetes për së dyti nëpërmjet figurës së Kafkës. Në ndërkohë marrin primatin temat ekzistenciale e sociale të shqiptarëve, te romani Zezona (1978) e te romani Ligatina (1983); arratisja me dhunë dhe ëndrra e përhershme e kthimit në burim me funksion të mosshprishjes, të vetënjohjes. Zezona si figurë e kohës e ligatina si figurë e hapësirës krijojnë toposin letrar të Musa Ramadanit që lidhet me Gjilanin.

    Te romani Vrapuesja e Prizrenit (1995), tashmë lakohet tema e dashurisë e lidhur me një qytet dhe historinë e tij, nga antikiteti në modernitet, që shfaqet si figura dominante e ndjenjës më të fuqishme që prodhon trashëgimi kulturore dhe njerëzore. Proza e intelektit zotëron romanin Antiprocesioni (1997), në të cilin duke bredhur nëpër kultura e kohë vizatohet pikëpyetja e madhe e ballafaqimit të jetës me vdekjen, për ta propozuar si përgjigje një pikëçuditëse të madhe. Porse forcohet malli për universalitet letrar. Menjëherë pastaj te romani Inamor 55 (2000), strukturimi i formave të shkurtëra të prozës në trajtë dialogu, monologu, rrëfimi e përshkrimi, përbëjnë një vepër kolazhi të ideve e të sentimenteve ku tashmë zbulohet vetja e lidhur me shkrimtarët, që nuk kursehet t’i pranojë sivëllezër dhe si idhuj njëkohësisht, të cilët i don dhe i përkthen në shqip. Kjo për të krijuar leximin e dyfishtë letrar, të pasqyruar Inamor 55/55 Romani. Dhe finalja, si dhe fillimi, Kafka, ai të cilin e shohin burim të gjithë modernistët, madje edhe Horhe Luis Borhesi.

    E këtu po shtojmë ne: është aty gjithnjë i heshtur dhe i pranishëm Anton Pashku, pa u përmendur si i vetëkuptuar se është i yni. Vetëm po përkujtojmë titujt figurues të Anton Pashkut: Kjasina dhe Galtina dhe titujt figurues të Musa Ramadanit: Zezona dhe Ligatina, për të parë sa janë të përafërt në mënyrën e figurimit të domethënieve.

    Musa Ramadani, njohës dhe kronikan shumëvjeçar i jetës teatrale në Kosovë, ka shkruar dramat Moisiu në unazën e Inflandit (1984) dhe Destur (2019), të dyja të luajtura në Teatrin Kombëtar të Prishtinës.

    Vepra letrare e Musa Ramadanit është nderuar me çmimet prestigjioze shqiptare: Çmimi “Azem Shkreli” për Vepër Jetësore dhe Çmimi “Ismail Kadare” për roman.

    Tani, në statusin e mikut të letrave, le të na lejohet të themi një fjalë për Musa Ramadanin (Mu-Rai), figurën e tij të dytë. Bisedat pasionante për letërsinë, që nga koha e rinisë së hershme, kur botimi i letërsisë ishte solemnitet shpirtëror, në mënyrë të veçantë për grupin, për të krijuar “bohemianën letrare të Prishtinës”, siç do të veneronte miku ynë i përbashkët Ibrahim Rugova. Dhe solemniteti kurrë i ndryshuar i Musa Ramadanit me finesën e tij të mbajtjes së lapsit për ta vizatuar grafemën në letrën e bardhë.

    Në fund, kumti i zi për shkuarjen e Musës e dhembja për mungesën e tij nuk do të na e mundë asnjëherë dashurinë dhe nevojën për veprën e tij letrare që jeton. Kjo e vërtetë është ngushëllim për më të dashurit e tij dhe dashunuesit e letërsisë së tij shqipe.

    Lutje e nderim për Musa Ramadanin!

    (Fjala e rastit e akademik Sabri Hamitit mbajtur në Teatrin Kombëtar, në akademinë përkujtimore organizuar për shkrimtarin Musa Ramadani,një ditë pas vdekjes)

    Përgatiti T. K/ ObserverKult

    ———————————

    Lexo edhe:

    HOMAZHI POETIK NË KUJTIM TË ADEM GASHIT HAP FESTIVALIN POETIK TË PRISHTINËS

  • Drita dhe shanset e kualifikimit, ja situata! Trajneri Ramadani: “Çfarë emocioni sonte, duam historinë por gjithashtu do jem tifoz i Shkëndijës në vazhdim sepse…”

    Drita dhe shanset e kualifikimit, ja situata! Trajneri Ramadani: “Çfarë emocioni sonte, duam historinë por gjithashtu do jem tifoz i Shkëndijës në vazhdim sepse…”

    Kampioni i Kosovës, Drita, ka shënuar një fitore të madhe në derbin shqiptar kundër Shkëndijës, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Konferencës.
    “Intelektualët” triumfuan me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e zjarrtë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Arb Manaj u shpall hero me golin e vetëm të takimit, pas një harkimi perfekt nga Besnik Krasniqi.
    Me këtë fitore, Drita ngjitet në vendin e tetë në renditjen e përgjithshme të Ligës së Konferencës me 8 pikë, ndërsa Shkëndija zbret në pozitën e 25-të me 4 pikë.
    Forma e jashtëzakonshme e gjilanasve nën drejtimin e trajnerit Zekirija Ramadani bën që klubi të jetë shumë pranë sigurimit të një vendi në play-off të kësaj gare evropiane. Ajo që bie më së shumti në sy është fakti se pas katër xhirove, Drita ka lënë pas emra të njohur të futbollit evropian si: Sparta Prague, Rayo Vallecano, Fiorentina, Crystal Palace, AZ Alkmaar, Dinamo Kyiv dhe Legia Warsaw.
    Drita ka edhe dy ndeshje të mbetura në fazën e ligës: fillimisht pret AZ Alkmaar, ndërsa në fund udhëton në Spanjë për t’u përballur me Rayo Vallecano. Deri më tani, gjilanasit kanë regjistruar fitore ndaj Shelbourne dhe Shkëndijës, ndërsa kanë barazuar me KuPS dhe Omonia – një ecuri shumë pozitive që i mban në garë për një histori të re evropiane.
    Trajneri Zekeria Ramadani komentoi suksesin: “Ishte një ndeshje e veçantë me shumë emocion dhe presion, pasi për herë të parë takohen dy ekipe shqiptare në grupe. I uroj futbollistëve fitoren. Ishte luftë sportive nga të dyja ekipet,” tha ai, duke theksuar se megjithëse loja nuk ofroi spektakël brenda fushe, atmosfera në tribuna ishte e jashtëzakonshme falë dy tifozërive që krijuan një festë të vërtetë.

    Tekniku shkupjan shprehu respekt të veçantë për kundërshtarin, duke vlerësuar punën dhe ndikimin e Shkëndijës në futbollin e Maqedonisë së Veriut.

    “Respekt për ekipin e Shkëndijës, ka bërë revolucion në Maqedoninë e Veriut. Ne ku punojmë mundohemi ta bëjmë maksimumin. Kam dëshirë që Shkëndija të fitojë, do të jemi tifozë të tyre dhe do të ishte kënaqësi që të ishim dy skuadrat tutje”, u shpreh ai.

  • “Njësoj si Modriç”/ Prestigjozja italiane ngre ne qiell Ramadanin: Mesfushori shqiptar dominon Serie A për kilometrat në fushë

    “Njësoj si Modriç”/ Prestigjozja italiane ngre ne qiell Ramadanin: Mesfushori shqiptar dominon Serie A për kilometrat në fushë

    Mesfushori i kombëtares shqiptare Ylber Ramadani vijon paraqitjet e tij fantastike në Seria A me ekipin e Lecces.
    Gazeta prestigjoze italiane “Gazzeta dello sport” i ka dedikuar një artikull 29-vjeçarit shqiptar i cili në bazë të statistikave është lojtari me më shumë kilometra të përshkuara në kampionatin italian të futbollit deri më tani këtë sezon.
    Sipas statistikave zyrtare të Serie A, Ramadani ka përshkuar në total këtë sezon 115.9 kilometra në fushë, duke u renditur i pari në listën e futbollistëve që kanë vrapuar më shumë gjatë këtij edicioni.
    “Shqiptari, është rikthyer në kulmin e tij me ardhjen e Eusebio Di Francescos në stol. Kilometrazhi i tij pas çdo ndeshjeje nuk është më i habitshëm teksa në 10 ndeshjet e para ka vrapuar 115.9 km”, shkruan Gazzeta dello Sport.
    Artikulli vijon më tej teksa përmend se: Ramadani është i njohur për qëndrueshmërinë dhe statistikat e tij të gjithanshme. Ai krenohet me një numër të frikshëm topash të rikuperuar: 64, shifra më e mirë në skuadër. YlberRamadani është i krahasueshëm me një përbindësh të shenjtë të futbollit evropian si Luka Modric i AC Milan.
    Këto shifra janë tregues për rolin qendror të Ramadanit në ekipin e Di Francescos, i cili shihet nga kundërshtarët si lojtari kyç i Lecces.”
    29-vjeçari shqiptar është kthyer në një nga shtyllat kryesore të mesfushës së Lecces dhe një element kyç për ekipin, ku ka qenë titullar në të gjitha 10 ndeshjet e kampionatit deri tani, duke grumbulluar 874 minuta lojë.

  • Po shkëlqejnë te Lecce, Ramadani-Berisha, “hall” më vetë për Sylvinho-n

    Po shkëlqejnë te Lecce, Ramadani-Berisha, “hall” më vetë për Sylvinho-n

    Nuk është koha për të eksperimentuar, është koha për të marrë 3 pikët e plota ndaj Andorrës, për këtë është i qartë Sylvinho dhe të gjithë në radhët e ekipit përfaqësues. Më 13 nëntor, tekniku kuqezi pritet t’i besojë të njëjtët lojtarëve që shkruan historinë në Serbi, por brenda një muaji balancat kanë ndryshuar jo pak mbi të gjitha në mesfushë.
    Këtë periudhë Asllani po has shumë vështirësi te Torino, me mesfushorin kuqezi që ka humbur statusin e tij si titullar, por në të njëjtën kohë, në Serie A po bëjnë ligjin dy mesfushorë të tjerë shqiptar, Ramadani dhe Berisha. Dikur, në fillimet e Sylvinho-s, Ramadani ishte i paprekshëm në Kombëtare, por pak nga pak e humbi këtë status, me Sylvinhon që preferon Shehun dhe Laçin përkrah Asllanit.

    Ramadani është rikthyer në versionin e tij më të mirë këtë sezon në radhët e Lecce ku në 10 ndeshjet e fundit ka zbritur gjithnjë si titullar duke grumbulluar 874 minuta në total. Në 10 javët e para, Ramdani është lojtari që ka vrapuar më shumë në Serie A, plot 115,9 kilometra.
    Jo vetëm Ramadani, një formë fantastike po kalon edhe Medon Berisha, me këtë të fundit që u vlerësua nga mediat italiane si lojtari më i mirë i javës së 10-të në Serie A. Forma e dy lojtarëve të Lecce mund të sjell një ndryshim të rëndësishëm në skemat e Sylvinho-s në vigjilje të transfertës përballë Andorrës.
    ()

  • Ramadani ka vrapuar më tepër se të gjithë në Serinë A, trajneri: Do ta çojmë në maratonë

    Ramadani ka vrapuar më tepër se të gjithë në Serinë A, trajneri: Do ta çojmë në maratonë

    Ylber Ramadani është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në Serinë A deri më tani, plot 115.9 të tilla. Një statistikë pëe t’u duartrokitur, e cila ka marrë edhe vlerësimet e trajnerit. Di Françesko nuk i ka kursyer batutat, teksa u ka thënë gazetarëve se do ta dërgojnë Ramadanin në maratonë. Trajneri i Leçes ka nënvijëzuar faktin se lojtari shqiptar nuk ka vrapuar vetëm në sasi, por edhe me inteligjencë taktike.
    “Do ta dërgojmë në maratonë (qesh), cila është e radhës? Nuk është vetëm sasia, besoj se ai ka pikërisht këto karakteristika të një vrapuesi maratonash në lojë. Nuk është vetëm sasia, është edhe cilësia e vrapimit të tij që bën diferencën. Kur lexon edhe numrat, të cilët vlejnë edhe për pasimet e suksesshme, duhet të dish si t’i interpretosh ato. Nëse unë i marr 99% të pasimeve saktë, por gjithmonë ia jap lojtarit më të afërt, sipas mendimit tim kjo është shumë e lehtë. Për këtë, duhet t’i diversifikojmë pak gjërat, duke i lidhur ato edhe me aspektin e vrapimit. Dhe Rama, duhet të them, po e bën këtë me vetëdije dhe inteligjencë taktike. Ja ku jemi, kjo është gjëja pozitive.
    Ne duhet të përmirësojmë aftësitë tona në pasime dhe vrapim, dhe kemi potencialin dhe forcën për ta bërë këtë. Duke u kthyer te Ramadani, përtej vrapimit të tij, ai tregon gatishmëri të madhe për të ndihmuar shokët e ekipit gjatë lojës, dhe nuk duhet ta lejojë këtë të na ikë. Kur punon me përulësi, por me vetëdije për aftësitë e tua, këto gjëra gjithmonë do të japin fryte dhe do t’i sjellin dobi ekipit”, ka deklaruar Euzebio Di Françesko./Sport Ekspres/

  • Ramadani dominon/ Askush si mesfushori shqiptar në Serinë A

    Ramadani dominon/ Askush si mesfushori shqiptar në Serinë A

    Ylber Ramadani është kthyer përsëri në formën e tij më të mirë në këtë sezon te Leçe, duke luajtur rregullisht nën urdhrat e trajnerit Di Françesko i cili i ka besuar eksperiencës së tij në mesfushë.
    Rezultatet po vijnë dhe kjo edhe falë lojës së Ramadanit, i cili i ka dhënë më shumë siguri ekipit duke qenë lojtari i kudondodhur si balancues në radhët e Leçes. Këtë e tregojnë edhe statistikat e tij në këtë sezon në Serinë A.
    Ka qenë vetë kampionati italian ai i cili ka publikuar të dhënat deri në përfundim të javës së 10, sipas të cilave mesfushori shqiptar rezulton se është ai i cili ka vrapuar më shumë në këtë kampionat. Deri tani Ramadani ka përshkruar 115,9 kilometra, duke kryesuar listën i ndjekur nga Karlstrom i Udinezes me 114,7 kilometra dhe Ata po i Udinezes me 113,8 kilometra të përshkuar.

  • Serie A nxjerr statistikën befasuese, Ylber Ramadani merr vendin e parë në elitën e futbollit të Italisë

    Serie A nxjerr statistikën befasuese, Ylber Ramadani merr vendin e parë në elitën e futbollit të Italisë

    Nuk është “mesfushori më i bukur” për t’u parë, por kur bëhet fjalë për përkushtim dhe “ndezje motorri”, të tjerët mund t’i shohin vetëm targën. Kështu ka ndodhur në Itali dhe flasim për Ylber Ramadanin.
    Te Kombëtarja ka humbur vendin e titullarit, me të drejtë pas performancave brilante të Julian Shehut, ndërsa te Lecce vazhdon të tregojë impenjimin maksimal. Serie A ka nxjerrë një statistikë befasuese sa i përket lojtarëve që kanë vrapuar më shumë këtë sezon në elitën e Italisë dhe Ylber Ramadani gjendet në vendin e parë me 116 km. /Sport Ekspres/

  • Medon Berisha shkëlqen dhe i jep fitoren Leçes, Hebaj dygolësh në Uzbekistan

    Medon Berisha shkëlqen dhe i jep fitoren Leçes, Hebaj dygolësh në Uzbekistan

    Adriatik BALLA
    Lojtarët e përfaqësueses kuqezi patën një performancë cilësore në fundjavën që lamë pas, duke bërë paraqitje cilësore me klubet e tyre e një pjesë patën edhe statistika spektakolare, me asiste e gola. Por padyshim dje ishte ditë e rëndësishme, me fitore dhe plot triumf për lojtarët shqiptarë që luajnë për Leçen, si Medon Berisha dhe Ylber Ramadani. Dy mesfushorët bënë paraqitje vërtet mbresëlënëse. Nga ana tjetër, Rubin Hebaj në Uzbekstan duket i abonuar me dygolëshat, pasi shënoi sërish dje.
    Shqiptarët e Leçes dominues në fushë
    Leçe fitoi me rezultatin 0-1 ndaj Fiorentinës. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Medon Berisha, ndërsa bashkë me Ylber Ramadanin luajtën nga minuta e parë. Pas ndeshjes, Berisha u vlerësua nga Seria A si lojtari më i mirë. “Sofacore” po ashtu, me vlerësimin 7.9, i dha notën më të lartë për ndeshjen. Ramadani pati gjithashtu një vlerësim pozitiv, pikërisht 7.2. “Përshëndetje tifozët e Leçes, këtë fitore dua t’ua dedikoj juve. Poo! Forca Leçe”, u shpreh Berisha pasi tërhoqi çmimin e Seria A. Berisha pati tri goditje ku një prej tyre përfundoi në portë. Ramadani po ashtu e goditi një herë portën. Berisha pati tre pasime kyç, dhe dy duele të fituara nga katër. Ramadani spikati me tetë duelet e tij të fituara, nga 13 ku u përfshi. Më tej pati edhe tri ndërhyrje në top dhe pastrime. Topa të gjatë prej tij u konkretizuan 6 nga 12. Siç duket, shqiptarët e Leçes janë baza e kësaj skuadre dhe kanë performancë të lartë, gjë që i vlerëson edhe media sportive italiane.
    Hebaj dygolësh në Uzbekistan
    Shkodrani Rubin Hebaj vazhdon të shkëlqeje në kampionatin e Uzbekistanit, ku është bërë pjesë e Sogdiana pas merkatos së verës. Sulmuesi shqiptar ka gjetur sot edhe dy herë të tjera rrjetën, duke çuar në 5 bilancin e tij me këtë klub në 10 ndeshje të luajtura. Në sfidën e sotme ndaj Qizilçum, Hebaj ishte ai i cili çoi shifrat ne 2-0 në minutë e 34-t, duke finalizuar një kundërsulm të shpejtë. Më pas, sulmuesi i vendosi vulën rezultatit 3-0, duke shënuar ne minutën e 53-të një tjetër gol me një gjuajtje në kufijtë e zonës. Sulmuesi shkodran, kampion në Superiore me Partizanin e Teutën, ka çuar kësisoj në 7 numrin e golave të shënuar në kampionatin e Uzbekistanit në këtë edicion, ku pjesën e parë e kaloi si pjesë e Nasaf Qarshi.
    Bajrami gjen golin e parë në Zvicër
    Ndërkohë që Ramadani e Berisha bëjnë punë cilësore me Leçen dhe Shqipërinë, duket se një tjetër shqiptar bëri paraqitje të mirë por e ka “tradhtuar” Shqipërinë. Adrian Bajrami i befasoi të gjithë, pasi mori ftesë nga Kombëtarja për ndeshjet e shtatorit dhe vendosi të mos e pranonte. 23-vjeçari komunikoi vendimin për t’u larguar, pasi kishte zgjedhur të përfaqësojë Zvicrën. Këtë sezon është i huazuar nga Benfika te Lucern. Dje, ndërkohë, ka shënuar golin e tij të parë me klubin zviceran. Lucerna po përballet me Grasshopers, ndërsa goli i Bajramit erdhi në minutën e 27-të. Vetëm pak më vonë u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa pjesa e parë u mbyll me avantazhin 3-0 të vendësve.