Tag: rakitic

  • Rakitic “ngre në qiell” Modric: Te Milani ende nuk kuptojnë sa me fat janë

    Rakitic “ngre në qiell” Modric: Te Milani ende nuk kuptojnë sa me fat janë

    20 Nëntor 2025

    12:39

    Alfred Lleshi

    Ish-ylli i Barcelonës dhe përfaqësueses kroate, Ivan Rakitic, në një intervistë për “Flashscore” lavdëroi bashkëlojtarin e tij të shumë betejave, Luka Modric. Ai tha se ka një “raport special” me mesfushorin e Milanit: “E filluam të dy në kombëtare qysh të rinj, ai është ende atje. Është një person i jashtëzakonshëm dhe një lojtar i madh. Nuk ka rëndësi nëse je tifoz i Real Madridit, Milanit, Kroacisë apo ndonjë skuadre tjetër, thjesht duhet ta duash Luka-n. Mënyra se si jeton dhe e interpreton futbollin është e admirueshme”.
    Për tifozët kuqezinj shtoi: “Në Milano nuk e kuptojnë ende sa me fat janë që e morën Luka-n. Të kesh një lojtar të tillë në dhomën e zhveshjes dhe në fushë është unike. Ai luan shkëlqyeshëm edhe në këtë moshë, mund të vazhdojë edhe disa vite”.
    Rakitic komentoi edhe talentin e Barcelonës, Lamine Yamal: “Është një lojtar i jashtëzakonshëm, jam krenar për të. Ai po rritet dhe po përmirësohet, por nuk duhet të krahasohet me Messin, Neymar apo Suarez; duhet të ndjekë rrugën e tij”.

  • Rakitic: Modric duhet të falenderojë Igli Taren, ai e solli në Milano

    Rakitic: Modric duhet të falenderojë Igli Taren, ai e solli në Milano

    5 Tetor 2025

    12:07

    Telesport

    Ivan Rakitic ka vetëm fjalë të mira për mikun dhe bashkëpatriotin e tij Luka Modric, i cili po shkëlqen me fanellën e Milanit në moshën 40-vjeçare.
    Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, Rakitic ka zbuluar se ish-mesfushori i Real Madrid e zgjodhi Milanin vetëm prje Igli Tares.
    “Kam folur dje me të. Luka është shumë i lumtur. Më ftoi ta vizitoj në Milano. Më tha se futbolli atje është ndryshe nga Spanja, por ndihet shkëlqyeshëm. Është i lumtur. Familja e tij po e shijon këtë kapitull të ri. Luka duhet ta falenderojë Igli Taren. Ai është njeriu që e solli në Milano. Mendoja se do të mbyllte karrierën te Real Madrid, por si mik, ta shoh te Milani më bën shumë të lumtur”.
    “Ndër 10 më të mirët në histori? Nuk e di. Di se është më i miri në historinë e Kroacisë”.

  • Rakitic, foto me Modric dhe mesazh për tifozët e Milanit: Nuk e dinë sa me fat janë…

    Rakitic, foto me Modric dhe mesazh për tifozët e Milanit: Nuk e dinë sa me fat janë…

    4 Gusht 2025

    8:06

    Alfred Lleshi

    Luka Modric është lojtari më i ri (jo në moshë, të kuptohemi) i Milanit. Mesfushori kroat ka realizuar ëndrrën e tij të fëmijërisë për të veshur fanellën kuqezi dhe tifozët e Milanit do të kenë mundësinë të shohin edhe një tjetër fitues të “Topit të Artë” të luajë në “San Siro”.
    Ivan Rakitic, ish-futbollisti kroat dhe aktualisht drejtor teknik i Hajdukut të Splitit, ka postuar një foto në Instagram, pikërisht për tifozët kuqezinj: “Nuk e dinë sa me fat janë, vëlla!!! Fat të mbarë, gjithmonë në krahun tënd!!! Faleminderit vëlla për vizitën!” – ka shkruar ai pranë një fotografie ku shfaqet krah Modric.