Tag: rakipi

  • “Ju doni të rregulloni një parti që ka vdekur!”/ Alimehmeti mohon se Foltorja e re do “kokën” e Berishës

    “Ju doni të rregulloni një parti që ka vdekur!”/ Alimehmeti mohon se Foltorja e re do “kokën” e Berishës

    Ilir Alimehmeti, ka folur për Foltoren e re që ka nisur me Salianjin dhe mbështetësit e PD. Alimehmeti tha se kjo lëvizje nuk synon lidershipin e partisë dhe bëri kujdes disa herë të theksonte se kryetar i kësaj partie është Berisha, por shtoi se duhet energjizuar partia dhe votuesit duhet të përfaqësohen. Alimehmeti tha se nuk e do përçarjen e partisë dhe se nuk do jetë pjesë e kësaj lëvizje nëse përçahet partia.
    Biseda:
    Ylli Rakipi: Ju po përpiqeni ndoshta të rregulloni diçka që nuk rregullohet. Si të ngjallësh një njeri që po vdes… PD është ajo që ne shohim. Flamuri është aty, Vokshi, Paloka, e me rradhë. Pra doni të ndryshoni një gjë që doktori e ka krijuar me kujdes shumë të madh?
    Ilir Alimehmeti: Ju edhe kur e hapët, folët për Foltoren e kaluar dhe të tanishmen. Ndryshon Foltorja e Berishës kundër Bashës, nga diskutimi që po bëhet sot. Patjetër ia mori Lulzim Bashës. Partia është e doktor Berishës. Është kryetar, unë e kam votuar dy herë. Nuk është lëvizje anti-kryetar ose për kryesi, por një luftë dhe përpjekje për bashkim. Ka energji të ndryshme brenda PD-së, të cilat përfaqësohen nga njerëz të ndryshme. Vetëm një prej forcave të mëdha është e përfaqësuar gjerësisht. Këtu lind nevoja për të përfaqësuar më mirë rrymat që ndodhen në PD. Ne duam të bashkojmë forcën e PD-së bashkë, në një PD sa më të plotë, që të jetë lider i opozitës, në luftë për pushtet nesër. Nuk është foltore kundër kryetarit dhe për të marrë vendin e kryetarit.
    Ylli Rakipi: Ju kërkoni fraksion në PD, apo ndryshim lidershipi në PD?
    Ilir Alimehmeti: Ju e dini që pranverën që vjen, do të ketë mundësi për të votuar figurat drejtuese të PD. Shumë prej këtyre figurave, nevojitet një lloj rifreskimi, për të përfaqësuar elektoratin. Kanë votuar mbi gjysmë milioni njerëz. Duhet të forcohet PD, përmes figurave, hapjes, rithemelimit. Këto kanë qenë premtimet që janë bërë, kanë qenë premtime që kanë qëndruar. Nëse u rikthehemi këtyre shinave… Unë kam hyrë në prill të 2022 në PD, ishte ditë të vështira për Berishën. Unë e di shumë mirë ku qëndroj. Nëse shihet si përçarje, nuk mbështes përçarjen por vetëm bashkimin. Ka nevojë për ndryshim të disa figura. Këto fliten së pari në struktura drejtuese, por që ka një nevojë, ka një nevojë. Nuk është si Foltorja e doktor Berishës. Është një format rienergjizuese, njerëzit kërkojnë të përfaqësohen.
    Ylli Rakipi: Pra po thua që doktorin nuk e lëviz topi nga aty?
    Ilir Alimehmeti: Me fjalët tuaja po.
    Ylli Rakipi: Ju e votoni më Berishën?
    Ilir Alimehmeti: Ka njeri që e vë në dyshim këtë?
    Ylli Rakipi: Ne po.
    Ilir Alimehmeti: Hajde të diskutojmë.
    Ylli Rakipi: Se që është kryetar ai ne e dimë, edhe pas vdekjes ai do të jetë kryetar.
    Ilir Alimehmeti: Procesi i votimit duhet të jetë i hapur dhe transparent. Por nëse dikush votohet, atij i takon të drejtojë.
    Ylli Rakipi: Kjo është një pronë e doktorit. Ju kërkoni retushim të pronës. Të bjerë përshembyll Flamuri dhe të shkojë një nga ju. Gjallë në botë Alimehmet… Po të bjerë doktori mund të bien këta. Ai ka zgjedhur këta. Ju meritoni vende për shkak të votave, por nuk mendon doktori kështu.Berisha thotë që këta që erdhën në takimet e Durrësit nuk janë demokratë.
    Ilir Alimehmeti: Unë i ftuar isha, njoh disa prej tyre. Megjithatë, ajo që kemi nevojë sot si PD, kemi nevojë për një nivel organizativ më të lartë. Kjo nuk ka asnjë lloj dyshimi. Nga ky aspekt organizativ mund të bëhet shumë më mirë.
    Ylli Rakipi: Doktori tha që e keni nismë private.
    Ilir Alimehmeti: A është në favor të Partisë Demokratike? Ne takojmë njerëz në mënyrë të vazhdueshme. Kur takon njerëz nuk i takon me mandate, por në mënyrë spontante. Nuk njoh asnjë lloj takimi që nuk e forcon Partinë Demokratike. Nëse konceptohet si diçka përçarëse, nuk e mbështes përçarjen, sepse unë hyra në një moment që përçarja kishte bërë dëme të mëdha. Ka edhe një nevojë, jo vetëm për numra, por edhe për organizim,

  • “Ju doni të rregulloni një parti që ka vdekur!”/ Alimehmeti: PD-në e ka doktori…

    “Ju doni të rregulloni një parti që ka vdekur!”/ Alimehmeti: PD-në e ka doktori…

    Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për Foltoren e re që ka nisur me Salianjin dhe mbështetësit e PD. Alimehmeti tha se kjo lëvizje nuk synon lidershipin e partisë dhe bëri kujdes disa herë të theksonte se kryetar i kësaj partie është Berisha, por shtoi se duhet energjizuar partia dhe votuesit duhet të përfaqësohen. Alimehmeti tha se nuk e do përçarjen e partisë dhe se nuk do jetë pjesë e kësaj lëvizje nëse përçahet partia.
    Biseda:
    Ylli Rakipi: Ju po përpiqeni ndoshta të rregulloni diçka që nuk rregullohet. Si të ngjallësh një njeri që po vdes… PD është ajo që ne shohim. Flamuri është aty, Vokshi, Paloka, e me rradhë. Pra doni të ndryshoni një gjë që doktori e ka krijuar me kujdes shumë të madh?
    Ilir Alimehmeti: Ju edhe kur e hapët, folët për Foltoren e kaluar dhe të tanishmen. Ndryshon Foltorja e Berishës kundër Bashës, nga diskutimi që po bëhet sot. Patjetër ia mori Lulzim Bashës. Partia është e doktor Berishës. Është kryetar, unë e kam votuar dy herë. Nuk është lëvizje anti-kryetar ose për kryesi, por një luftë dhe përpjekje për bashkim. Ka energji të ndryshme brenda PD-së, të cilat përfaqësohen nga njerëz të ndryshme. Vetëm një prej forcave të mëdha është e përfaqësuar gjerësisht. Këtu lind nevoja për të përfaqësuar më mirë rrymat që ndodhen në PD. Ne duam të bashkojmë forcën e PD-së bashkë, në një PD sa më të plotë, që të jetë lider i opozitës, në luftë për pushtet nesër. Nuk është foltore kundër kryetarit dhe për të marrë vendin e kryetarit.
    Ylli Rakipi: Ju kërkoni fraksion në PD, apo ndryshim lidershipi në PD?
    Ilir Alimehmeti: Ju e dini që pranverën që vjen, do të ketë mundësi për të votuar figurat drejtuese të PD. Shumë prej këtyre figurave, nevojitet një lloj rifreskimi, për të përfaqësuar elektoratin. Kanë votuar mbi gjysmë milioni njerëz. Duhet të forcohet PD, përmes figurave, hapjes, rithemelimit. Këto kanë qenë premtimet që janë bërë, kanë qenë premtime që kanë qëndruar. Nëse u rikthehemi këtyre shinave… Unë kam hyrë në prill të 2022 në PD, ishte ditë të vështira për Berishën. Unë e di shumë mirë ku qëndroj. Nëse shihet si përçarje, nuk mbështes përçarjen por vetëm bashkimin. Ka nevojë për ndryshim të disa figura. Këto fliten së pari në struktura drejtuese, por që ka një nevojë, ka një nevojë. Nuk është si Foltorja e doktor Berishës. Është një format rienergjizuese, njerëzit kërkojnë të përfaqësohen.
    Ylli Rakipi: Pra po thua që doktorin nuk e lëviz topi nga aty?
    Ilir Alimehmeti: Me fjalët tuaja po.
    Ylli Rakipi: Ju e votoni më Berishën?
    Ilir Alimehmeti: Ka njeri që e vë në dyshim këtë?
    Ylli Rakipi: Ne po.
    Ilir Alimehmeti: Hajde të diskutojmë.
    Ylli Rakipi: Se që është kryetar ai ne e dimë, edhe pas vdekjes ai do të jetë kryetar.
    Ilir Alimehmeti: Procesi i votimit duhet të jetë i hapur dhe transparent. Por nëse dikush votohet, atij i takon të drejtojë.
    Ylli Rakipi: Kjo është një pronë e doktorit. Ju kërkoni retushim të pronës. Të bjerë përshembyll Flamuri dhe të shkojë një nga ju. Gjallë në botë Alimehmet… Po të bjerë doktori mund të bien këta. Ai ka zgjedhur këta. Ju meritoni vende për shkak të votave, por nuk mendon doktori kështu.Berisha thotë që këta që erdhën në takimet e Durrësit nuk janë demokratë.
    Ilir Alimehmeti: Unë i ftuar isha, njoh disa prej tyre. Megjithatë, ajo që kemi nevojë sot si PD, kemi nevojë për një nivel organizativ më të lartë. Kjo nuk ka asnjë lloj dyshimi. Nga ky aspekt organizativ mund të bëhet shumë më mirë.
    Ylli Rakipi: Doktori tha që e keni nismë private.
    Ilir Alimehmeti: A është në favor të Partisë Demokratike? Ne takojmë njerëz në mënyrë të vazhdueshme. Kur takon njerëz nuk i takon me mandate, por në mënyrë spontante. Nuk njoh asnjë lloj takimi që nuk e forcon Partinë Demokratike. Nëse konceptohet si diçka përçarëse, nuk e mbështes përçarjen, sepse unë hyra në një moment që përçarja kishte bërë dëme të mëdha. Ka edhe një nevojë, jo vetëm për numra, por edhe për organizim.

  • Jetojmë si qeni – E moshuara dhe djali saj me epilepsi jetojnë në kasolle dhe pa drita – VIDEO

    Jetojmë si qeni – E moshuara dhe djali saj me epilepsi jetojnë në kasolle dhe pa drita – VIDEO

    Jetojmë si qeni – E moshuara dhe djali saj me epilepsi jetojnë në një kasolle dhe pa drita. E moshuara dhe djali i sëmurë në Delvinë jetojnë në një kasolle, OSHEE u ka prerë dritat pasi nuk kishin mundësi për të paguar faturat
     
    Në Delvinë, vetëm pak minuta larg qendrës së qytetit, një histori e rëndë varfërie dhe braktisjeje institucionale po vijon prej dekadash. Hasime Rakipi dhe djali i saj Harjo Rakipi, i cili vuan nga probleme shëndetësore, jetojnë prej më shumë se 35 vitesh në një kasolle prej llamarine, në kushte që nuk i ngjajnë as minimumit të jetesës.
     
    Hapësira ku ata strehohen nuk kalon 10 metra katrorë, dhe në këtë ambient të rrënuar mungon çdo kusht elementar, përfshirë edhe tualetin. Dimrat e ftohtë dhe verat përvëluese e kthejnë kasollen në një vend të pamundur për të jetuar.
     
    E si të mos mjaftonin të gjitha këto, familja prej dy vitesh jeton pa energji elektrike, pasi OSHEE ka ndërprerë furnizimin për shkak të pamundësisë për të paguar faturat. Harjo Rakipi, i sëmurë, dhe Hasime Rakipi detyrohen të kalojnë netët në errësirë totale, ndërsa ditët i përballojnë me vështirësi të mëdha.
     
    Vajza e Hasime Rakipit thotë se situata është bërë e padurueshme dhe se familja ka kërkuar ndihmë për vite me radhë.
     

     
     
    “Askush nuk ka ardhur t’i shohë. Jetojnë në errësirë, në lagështirë dhe në kushte të papranueshme. Kemi trokitur kudo, por nuk ka pasur zgjidhje,” shprehet ajo.
     
    Ndërsa Hasime Rakipi, mes dhimbjes dhe lodhjes së viteve, tregon se është ankuar disa herë edhe në Bashkinë Delvinë, por zëri i saj nuk është dëgjuar asnjëherë.
     
    Intervistë – Hasime Rakipi
     
    “Kemi kërkuar ndihmë, por nuk na ka parë njeri. Nuk kemi as dritë, as kushte. Dua vetëm pak ndihmë për djalin,” thotë ajo me zërin që i dridhet.
     
    Rasti i kësaj familjeje ngre pikëpyetje të mëdha mbi funksionimin e skemave sociale dhe vëmendjen që institucionet duhet t’u kushtojnë rasteve të tilla ekstreme. Ndërsa zgjidhja mungon, në Delvinë, një nënë e moshuar dhe djali i saj vazhdojnë të jetojnë në kushte që sfidojnë çdo ndjenjë humaniteti.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • E moshuara dhe djali i sëmurë në Delvinë jetojnë në një kasolle, OSHEE u ka prerë dritat – VIDEO

    E moshuara dhe djali i sëmurë në Delvinë jetojnë në një kasolle, OSHEE u ka prerë dritat – VIDEO

    E moshuara dhe djali i sëmurë në Delvinë jetojnë në një kasolle, OSHEE u ka prerë dritat pasi nuk kishin mundësi për të paguar faturat
     
    Në Delvinë, vetëm pak minuta larg qendrës së qytetit, një histori e rëndë varfërie dhe braktisjeje institucionale po vijon prej dekadash. Hasime Rakipi dhe djali i saj Harjo Rakipi, i cili vuan nga probleme shëndetësore, jetojnë prej më shumë se 35 vitesh në një kasolle prej llamarine, në kushte që nuk i ngjajnë as minimumit të jetesës.
     

     
    Hapësira ku ata strehohen nuk kalon 10 metra katrorë, dhe në këtë ambient të rrënuar mungon çdo kusht elementar, përfshirë edhe tualetin. Dimrat e ftohtë dhe verat përvëluese e kthejnë kasollen në një vend të pamundur për të jetuar.
     
    E si të mos mjaftonin të gjitha këto, familja prej dy vitesh jeton pa energji elektrike, pasi OSHEE ka ndërprerë furnizimin për shkak të pamundësisë për të paguar faturat. Harjo Rakipi, i sëmurë, dhe Hasime Rakipi detyrohen të kalojnë netët në errësirë totale, ndërsa ditët i përballojnë me vështirësi të mëdha.
     
    Vajza e Hasime Rakipit thotë se situata është bërë e padurueshme dhe se familja ka kërkuar ndihmë për vite me radhë.
     

     
     
    “Askush nuk ka ardhur t’i shohë. Jetojnë në errësirë, në lagështirë dhe në kushte të papranueshme. Kemi trokitur kudo, por nuk ka pasur zgjidhje,” shprehet ajo.
     
    Ndërsa Hasime Rakipi, mes dhimbjes dhe lodhjes së viteve, tregon se është ankuar disa herë edhe në Bashkinë Delvinë, por zëri i saj nuk është dëgjuar asnjëherë.
     
    Intervistë – Hasime Rakipi
     
    “Kemi kërkuar ndihmë, por nuk na ka parë njeri. Nuk kemi as dritë, as kushte. Dua vetëm pak ndihmë për djalin,” thotë ajo me zërin që i dridhet.
     
    Rasti i kësaj familjeje ngre pikëpyetje të mëdha mbi funksionimin e skemave sociale dhe vëmendjen që institucionet duhet t’u kushtojnë rasteve të tilla ekstreme. Ndërsa zgjidhja mungon, në Delvinë, një nënë e moshuar dhe djali i saj vazhdojnë të jetojnë në kushte që sfidojnë çdo ndjenjë humaniteti.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Jetojmë si qeni – E moshuara dhe djali saj me epilepsi jetojnë një kasolle dhe pa drita – VIDEO

    Jetojmë si qeni – E moshuara dhe djali saj me epilepsi jetojnë një kasolle dhe pa drita – VIDEO

    Jetojmë si qeni – E moshuara dhe djali saj me epilepsi jetojnë një kasolle dhe pa drita. E moshuara dhe djali i sëmurë në Delvinë jetojnë në një kasolle, OSHEE u ka prerë dritat pasi nuk kishin mundësi për të paguar faturat
     
    Në Delvinë, vetëm pak minuta larg qendrës së qytetit, një histori e rëndë varfërie dhe braktisjeje institucionale po vijon prej dekadash. Hasime Rakipi dhe djali i saj Harjo Rakipi, i cili vuan nga probleme shëndetësore, jetojnë prej më shumë se 35 vitesh në një kasolle prej llamarine, në kushte që nuk i ngjajnë as minimumit të jetesës.
     
    Hapësira ku ata strehohen nuk kalon 10 metra katrorë, dhe në këtë ambient të rrënuar mungon çdo kusht elementar, përfshirë edhe tualetin. Dimrat e ftohtë dhe verat përvëluese e kthejnë kasollen në një vend të pamundur për të jetuar.
     
    E si të mos mjaftonin të gjitha këto, familja prej dy vitesh jeton pa energji elektrike, pasi OSHEE ka ndërprerë furnizimin për shkak të pamundësisë për të paguar faturat. Harjo Rakipi, i sëmurë, dhe Hasime Rakipi detyrohen të kalojnë netët në errësirë totale, ndërsa ditët i përballojnë me vështirësi të mëdha.
     
    Vajza e Hasime Rakipit thotë se situata është bërë e padurueshme dhe se familja ka kërkuar ndihmë për vite me radhë.
     

     
     
    “Askush nuk ka ardhur t’i shohë. Jetojnë në errësirë, në lagështirë dhe në kushte të papranueshme. Kemi trokitur kudo, por nuk ka pasur zgjidhje,” shprehet ajo.
     
    Ndërsa Hasime Rakipi, mes dhimbjes dhe lodhjes së viteve, tregon se është ankuar disa herë edhe në Bashkinë Delvinë, por zëri i saj nuk është dëgjuar asnjëherë.
     
    Intervistë – Hasime Rakipi
     
    “Kemi kërkuar ndihmë, por nuk na ka parë njeri. Nuk kemi as dritë, as kushte. Dua vetëm pak ndihmë për djalin,” thotë ajo me zërin që i dridhet.
     
    Rasti i kësaj familjeje ngre pikëpyetje të mëdha mbi funksionimin e skemave sociale dhe vëmendjen që institucionet duhet t’u kushtojnë rasteve të tilla ekstreme. Ndërsa zgjidhja mungon, në Delvinë, një nënë e moshuar dhe djali i saj vazhdojnë të jetojnë në kushte që sfidojnë çdo ndjenjë humaniteti.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • 21 Janari/ Bamir Topi: E vërteta duhet të ndriçohet! Ina Rama më shprehu shqetësimin se…

    21 Janari/ Bamir Topi: E vërteta duhet të ndriçohet! Ina Rama më shprehu shqetësimin se…

    Ish Presidenti Bamir Topi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për vrasjen e katër qytetarëve në Bulevard në 21 Janar 2011.
    Topi tha se kjo është një ngjarje e cila duhet zbardhur dhe “e vërteta duhet të ndriçohet”. Ai kujtoi takimin në zyrë me ish kryeprokuroren, Ina Rama, e cila i shprehu shqetësimin se po pengohej marrja e provave për ngjarjen e rëndë, ndërkohë që u shpreh se e ka inkurajuar kryeprokurorën në detyrën e saj.
    Bamir Topi: Parimi ëshë që e vërteta duhet të ndriçohet. Janë shprehur institucione të rëndësishme. GJEDNJ në Strasburg dhe padyshim Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka patur një lloj detyrimi të rezonojë me atë që ka kërkuar Strasburgu. Në njëfarë mënyrë është lëvizje institucionale e detyruar. Padyshim, jemi në një proces hetimi, ku detyrimi kushtetues dhe ligjor është ekskluziv i SPAK. Janë 15 vite, kemi folur pafundësisht për 21 janarin, kemi folur politikisht, janë bërë debate politike, madje debate që kanë pasuar nuk kanë qenë vetëm nëpër studio, por kanë qenë të angazhuar institucione, ka patur komision hetimor për 21 janar. Është folur shumë në atë kohë, janë ngritur akuza të përbindshme dhe me kalimin e kohës, gjërat janë harruar, natyrisht për qëllime politike, por me sa duket diçka nuk u harroka, ajo që ka të bëjë me sentimentin e familjeve, mjerë atij që i ndodh gjëma në familje, sepse ata nuk e harrojnë asnjëherë, sepse për të tjerët, për politikën, gjërat harrohen. Media ka interes në këtë periudhë por tani është çështje tjetër, ekzkluzivitet i SPAK.
    Ylli Rakipi: Jeni thirrur të dëshmoni?
    Bamir Topi: Jo, deri tani nuk kam ndonjë ftesë. Është çështje e artit të hetimit, e dinë ata, nuk e paragjykoj punën e tyre.
    Ylli Rakipi: Cilat ishin informacionet e para që ju kishit marrë si President për protestën e 21 Janarit? Kishit dijeni përpara se të ndodhte?
    Bamir Topi: I informuar për atë që do të vinte si protestë në 21 Janar, ishin të gjithë shqiptarët. Padyshim kisha informacionin e natyrës institucionale që vinte nga shërbimet, por protagonistët e organizimit të protestës ishin me zë dhe figurë. Të gjithë kanë folur dhe deklaruar, madje kanë paralajmëruar se çfarë proteste do të ishte.Unë isha i prekur nga një virozë e kohës, kam qenë gati gati i pamundur për të dalë, por ishte pesha që më bëri që të angazhohem si çdo ditë tjetër, madje nuk duhet harruar në 20 Janar, ora 19:00 e mbrëmjes, unë kisha organizuar Vitin e Ri diplomatik. Ky ishte një takim i përvitshëm, ku jepeshin mesazhe të natyrës politike dhe diplomatike. Pjesëmarrës sipas rregullit ishin anëtarët e komisionit të politikës së jashtme dhe ministri i jashtëm i kohës. Kisha ndërtuar një fjalë të rastit, e shkruar, e lexuar me kujdes, por ndërkohë që unë po merresha me këtë transmetim të fjalës time, patjetër që e ndava si nevojë me ambasadorët dhe nëpërmjet atij komunikimi edhe me publikun. Është transmetuar ajo fjalë, jam ndarë nga leximi dhe kam prekur situatën si shqetësim. Sapo kishte ardhur ambasadori Arvizu dhe kam komunikuar me ta, nevojën për një de-polarizim të situatës. Kam bërë thirrje, kam dhënë apelin e kreut të shtetit, për t’u larguar nga tensionet.Besoj ky regjistrim është në arkivë. E kam paralajmëruar situatën. Kishte një vëmendje të jashtëzakonshme të ambasadorëve. Shihja te ata të njëjtin shqetësim që kisha edhe unë. Tensioni po koncentrohej, duke sjellë situatën mediatike dhe shoqërore, në një tension. Pra e kam ndjerë këtë nga pozicioni im dhe si qytetar.
    Ylli Rakipi: Cili ka qenë roli juaj gjatë zhvillimit të protestës? A keni komunikuar me palët dhe a ka patur kërkesa ndaj jush?
    Bamir Topi: Isha nga një natë gati pa gjumë dhe kam vajtur në zyrë. E kam ndjekur deri nga dreka dhe pastaj nga ambientet e zyrës që kisha në shtëpi sëbashku me këshilltarët e mi. Gjithçka po ndiqej, qoftë me pamjet vizive. Nuk besoj te ketë skenë Hollivudi, që një ngjarje të jetë ndjekur në më shumë se 30 kamera. Kur situata po agravonte, unë kam kërkuar në telefon, ministrin e brendshëm, zotin Basha, për të komunikuar dhe për të marrë nga ai situatën, për të dhënë mesazhet e mia. Nuk kam marrë përgjigje në atë moment. Më ka telefonuar pak më vonë, biseda rreth situatës, qe interesimi im si President. Kisha patur takime gjatë ditës me njerëz të institucioneve dhe ajo që erdhi pastaj, si një precipitim.
    Ylli Rakipi: Kur u bëtë ju me dije se janë vrarë katër protestues? Si e kujtoni atë moment?
    Bamir Topi: Nëpërmjet televizionit, me pamjet por edhe me informacionet që vinin me këshilltarët. Duhet ta kuptoni, kryetari i shtetit asistohet nga njerëz. Ajo që u pa, u pa qartë në media. Në pamje direkte dhe aty pastaj, patjetër që unë shumë i hidhëruar, kam shkruar një deklaratë dhe është bërë publike në kohë reale dhe ajo deklaratë shprehte për tragjedinë që ndodhi në Bulevard.
    Ylli Rakipi: Pas vrasjes pati një përpjekje jo të vogël për të shtrembëruar të vërtetën, sikur protestuesit ishin vrarë nga njëri tjetrin dhe jo nga Garda. Ju kur e mësuat se ka qëlluar Garda?
    Bamir Topi: Kur një nga televizionet transmetoi pamje të tjera. Aty ka filluar të ndryshojë perceptimi.
    Ylli Rakipi: Prokuroria nxorri urdhër ndalimi për disa drejtues të Gardës, por Berisha nuk i dorëzonte. Ju jeni takuar me Ina Ramën. Çfarë kujtoni nga ky takim?
    Bamir Topi: Janë 15 vite dhe patjetër që gjithçka është në arkivën e institucionit. Por kujtoj se Prokuroria donte të fillonte hetimin për zbardhjen e kësaj situatë kaq të rëndë. Ina Rama ishte prokurore e Përgjithshme. Ajo shprehte shqetësimin që kishte filluar të ndjente pengesa për marrjen e provave materiale. Gjithë diskutimi ishte rreth këtij problemi. Prokurorë që kishin shkuar në terren, që janë deklaruar se janë penguar për të marrë provat në terren dhe pastaj që lidhen edhe me çeshtjen e regjistrimit të kamerave të kryeministrisë. Kam dhënë mesazhin e inkurajimit të kryeprokurores, pavarësisht presioneve politike që filluan të ndihen, që do të kishte mbështetjen pa limit të kryetarit të shtetit, për të ndjekur detyrat e veta funksionale dhe kushtetuese.

  • “Situata ishte vërtetë e çuditshme”, Topi rrëfen se si ia rrethoi Berisha banesën pas 21 Janarit

    “Situata ishte vërtetë e çuditshme”, Topi rrëfen se si ia rrethoi Berisha banesën pas 21 Janarit

    Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisonin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke folur për zhvillimet që pasuan ngjarjen e rëndë të 21 janarit 2011, u ndal te rrethimi i banesës së tij te “Kodra e Priftit” nga forcat e sigurisë. Ai u shpreh se ndryshe ga më parë, u shtuan rojet, por edhe kontrollet dhe shënimi i gjithçkaje që hynte apo dilte nga rezidenca familjare e tij
    Biseda
    Ylli Rakipi: Keni deklaruar se Berisha ju rrethoi banesën. Çfarë ndodhi konkretisht?
    Bamir Topi: Njeriu e ka shumë të thjeshtë një ndryshim që ndodh. Njeriu kur ka vite që është president sa njerëz shërbejnë, si shërbejnë. Aty filloi një ndryshim drastik. Unë kam banuar gjithmonë në banesën time private, jo në rezidencën shtetërore. Fatmirësisht deri më sot, nuk kam vuajtur nga ndonjë dozë paranoje, por po ju jap një situatë reale. Situata reale ishte vërtetë e çuditshme: një rritje e numrit që shërbenin aty dhe mënyra e sjelljes, me kontrolle, shënimi i gjithçkaje, gjëra që nuk kishin ndodhur më parë, me një diferencë në mënyrën e sjelljes së tyre.
    Ylli Rakipi: Po bënin sikur të ruanin ty më shumë se ç’duhej?
    Bamir Topi: Unë personalisht nuk e kisha problem se isha natyrë sportive, por krijuan një klimë të panevojshme.
    Ylli Rakipi: Sa kohë qëndroi rrethimi i shtëpisë?
    Bamir Topi: Nuk mund ta them ekzaktësisht, por vazhdoi, por për mua nuk kishte problem. Jashtë mureve të shtëpisë ishin.

  • Tallni by*** me shqiptarët, ku i ke njerëzit ti ore/  Debat i fortë mes Rakipit dhe Salianjit

    Tallni by*** me shqiptarët, ku i ke njerëzit ti ore/ Debat i fortë mes Rakipit dhe Salianjit

    Ervin Salianji, debatoi me Ylli Rakipin për aksionin e opozitës, e cila ka nisur “Foltoren 2” përpara Kryeministrisë.
    Debati:
    Ervin Salianji: Këta që fut vetë ai në burg thua ti?
    Ylli Rakipi: Kë fut vetë? Të gjithë i fut Edi Rama?
    Ervin Salianji: Po pse të marrësh Ilir Metën zvarrë…?
    Ylli Rakipi: Edi Rama i fut të gjithë këta? Edi Rama ka ndezur belanë me këtë që ka krijuar vetë. Ka krijuar monstrën e Frankeshtajnit që ha të zotin tani.
    Ervin Salianji: Kjo është narrativa e regjimit.
    Ylli Rakipi: Po çfarë të të bëj qejfin ty me 10 veta që nxorre atje? Po narrativa jote çfarë është? 3 gjinitë, 72 gjinitë, tall bythën me popullin shqiptar ti?
    Ervin Salianji: Cilët janë këta që kanë shkuar para drejtësisë pa dashur Edi Rama? Arben Ahmetaj që thotë Rama po të isha unë…
    Ylli Rakipi: Arben Ahmetaj nuk është fare. Erion Veliaj…
    Ervin Salianji: Ti mendon se drejtësia është e pavarur?
    Ylli Rakipi: Nuk e fusin Ramën, nuk ndodh kjo në botë. Mirë merr 10 veta nxirri në pazar. Ore se nuk jemi fëmijë të na gënjeni.
    Ervin Salianji: Pse e beson ti se drejtësia është e pavarur?
    Ylli Rakipi: Berisha tha se shqiptarët në zgjedhjet lokale braktisën Ramën. Ai vetë nuk mori pjesë fare në zgjedhje…
    Ergys Mërtiri: Po pse i fut Rama në burg të vetët?
    Ervin Salianji: Se do të mos ketë njeri ti bëjë hije.
    Ylli Rakipi: Po ku i kishte njerëzit ti? Pse për filozof të kam thirrur unë ty? Unë të kam thirrur si njeri të rëndësishëm të PD-së. Ti ke ambicie të marrësh PD?
    Ervin Salianji: Ky është diskutim tjetër.

  • Po të ktheheshe mbrapsht a do të ishe martuar me Ilir Metën?/ Kryemadhi: Meta i sotëm nuk është ai që kam njohur…

    Po të ktheheshe mbrapsht a do të ishe martuar me Ilir Metën?/ Kryemadhi: Meta i sotëm nuk është ai që kam njohur…

    Monika Kryemadhi,  ka folur për disa çështje, mes të cilave edhe marrëdheniet e saj personale me ish bashkëshortin Ilir Meta.
    Ylli Rakipi: Nëse ke mundësi të kthehesh pas dhe di këto gjëra që di sot, çfarë do të ndryshoje nga ato që ke bërë?
    Monika Kryemadhi: Nuk do të bëhesha kryetare e partisë. Do ikja në Presidencë si zonjë e parë.
    Ylli Rakipi: Po me Ilir Metën do të martoheshe prapë?
    Monika Kryemadhi: Martesa nuk ka më vlerë tani. Ilir Meta nuk është ky, Ilir Meta që pas djegies së mandateve, nuk është Ilir Meta që kam njohur unë. Djegia e mandateve ka patur problemet e veta në jetën tonë, është një mësim i mirë. Meta që kam njohur unë nuk është ky. Kam njohur një Ilir Metë të paqtë, që nuk fyente njeri, gjeni në politikë…

  • Kryemadhi: Haxhinasto me probleme mendore, i tha Metës të përgjon Monika! Blushi flet në 11:00 që ta shohë Meta nga TV i burgut

    Kryemadhi: Haxhinasto me probleme mendore, i tha Metës të përgjon Monika! Blushi flet në 11:00 që ta shohë Meta nga TV i burgut

    Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për largimin e saj nga Partia e Lirisë.
    Kyemadhi tha se njerëzit që rrethonin Metën, e futën në paranojë kundër saj, duke përmendur Haxhinaston si një nga personat që i ka thënë Metës se kompjuterat e Kryemadhit e përgjonin.
    Po kështu, sipas Kryemadhit, Metës i është thënë në mënyrë të gënjeshtërt se ajo po bashkëpunonte me SPAK kundër tij.
    Kryemadhi foli edhe për deputetët e PL, të cilët i cilësoi si të paaftë, ndërkohë për Tedi Blushin tha se flet në televizion paradite, që ta shohë Meta nga televizori i burgut.
    Biseda: 
    Ylli Rakipi: Divorci me Metën solli edhe divorcin tuaj me Partinë e Lirisë (PL) dhe politikën.
    Monika Kryemadhi: Meta mund të kishte të drejtë të vendoste për mua apo këdo aty, sepse Shqipëria fshat është, jo metropoli i madh dhe ata që i themelojnë gjërat, thonë është e imja dhe vendos vetë. Meqenëse kishte edhe çështjen e divorcit në mendje dhe kalkulimin e vet, me një Monikë në parti do ta kishte të vështirë për shkak të konfliktit, pasi ne konflikt në jetë kemi patur vetëm për politikën. Për të mos vazhduar pastaj me aspektin organizativ. U përdor zonja Silva Caka atëherë me ndryshime statutore për të më laguar dhe për të më linçuar më pas. Po zonja Caka u pëjashtua për vete pastaj. I gjithë qëllimi, ishte dëmtimi i një bashkëpunimi politik mes meje dhe Metës, ai bënte politikën e madhe dhe unë organizimit. Përçarja e kësaj…
    Ylli Rakipi: Ju vendin në parti e kishit fituar vetë.
    Monika Kryemadhi: Ishte strategji, janë metodat e sigurimit të shtetit, nuk e përdori Meta por mendoj se e përdori SPAK.
    Ylli Rakipi: Mendoni se nga partia ju largoi SPAK?
    Monika Kryemadhi: Një dëshmitar në SPAK, që ka lidhje familjare me një nga  bashkëpunëtoret e ngushta të Metës, pas thirrjes në SPAK, pati një cedim total të sjelljes së Metës në familje dhe parti, kishte një sikur SPAK kishte Monikën bashkëpunëtore, që kishte shitur Ilir Metën, e gjitha vite, mos harrojmë që edhe mediat, shumë gazetarë, që bënin sikur flinin me Dumanin dhe gdhiheshin me Kllapin, i shihje në media dhe televizione, intimidonin, unë e dija veten time, Meta kishte të drejtë të tensionohej, pasi nga ato që janë ngritur, nuk ka patur dijeni.
    Ylli Rakipi: Ju mund t’ju largonte nga PL vetëm Meta. Kjo që thoni ju, SPAK-u, se na thonë këta nuk janë mirë.
    Monika Kryemadhi: SPAK gjeti në momente vulnerabiliteti Metën, për shkak të njerëzve që e rrethuan. Meta nuk merrej me organizim partie, apo të shihte ka kafe apo ka letër higjenike, ka qenë shtetar. Kur Meta hyn në muhabete të vogla dhe presionin jo kështu dhe ashtu, dhe manipulimet, cfarë sollën? A e dini se Haxhinasto edhe sot e kësaj dite, po e pres të më sjellë ekspertin e kompjuterave që i ka thënë Metës, që dy kompjuterat e Monikës, të kanë përgjuar ty dhe partinë? Po pres edhe sot e kësaj dite, të takoj ekspertin e zotit Haxhinasto.
    Ylli Rakipi: Thua që Haxhinasja ndikoi për këtë?
    Monika Kryemadhi: Mendoj se ka patur problemet e veta mendore, paranoja, ka futur edhe Metën në paranojë. Si shpjegohet që në të gjithë këtë, u bë beteja për të futur katër deputetë në parlament. Ja ku i keni, kush nga këta ka thënë një fjalë për Metën në Parlanent?
    Ylli Rakipi: Blushi ka thënë.
    Monika Kryemadhi: Blushi bërtet te dera e Kuvendit, jo në sallë, vetëm aty përjashta, që ta shohë Meta në televizor, bën intervistë dhe ikën. Kush nga këta ka kërkuar sqarim për shkeljen e procedurave ndaj Metës?
    Ylli Rakipi: Blushin e kam dëgjuar shpesh.
    Monika Kryemadhi: Vetëm për pyetjen që i ka bërë Dumanit në Komisionin e Ligjeve, por edhe këtë ia bëri si nder Ulësiu, që tha ma jep fjalën në orën 12 të bëj pyetje se me sheh Meta nga burgu. Këtë ka bërë ai.  Pjesa tjetër, janë inekzistent por kanë një institucion si PL, e kanë kthyer inekzistentë. Por PL nuk është fytyra e këtyre njerëzve.