Tag: rakipaj

  • Masakruan me thikë bashkëadhetarin në Itali, vëllezërit Rakipaj lihen në “arrest shtëpie” me byzylyk elektronik

    Masakruan me thikë bashkëadhetarin në Itali, vëllezërit Rakipaj lihen në “arrest shtëpie” me byzylyk elektronik

    vendi i ngjarjes

    ITALI- Gjykata e Apelit e Venedikut e ka ulur dënimin nga 18 në 15 vjet dhe i ka lënë vëllezërit shqiptarë, Klinton dhe Ilmi Rakipaj, përkatësisht 21 dhe 26-vjeç, në arrest shtëpiak me një byzylyk elektronik. Ata akuzohen për vrasje me dashje të bashkëatdhetarit të tyre 24-vjeçar, Albert Deda.

    Ngjarja daton më 23 korrik 2023: Dy vëllezërit, banorë të Via Dorighello në lagjen Forcellini të Padovës, gjatë një grindjeje, e goditën për vdekje në zemër 24-vjeçarin Albert Deda dhe plagosën rëndë një 26-vjeçar dhe një 28-vjeçar, të dy me origjinë shqiptare, përpara se të iknin me një Renault Clio të kuq. Klinton dhe Ilmi Rakipaj u ndaluan të nesërmen nga policia rrugore e Palmanovas në kryqëzimin e autostradës Villesse, njëzet kilometra larg kufirit italian, dhe u arrestuan. 
    Gjatë procesit të apelimit, gjykatësi Lorenzo Miazzi u dha Klinton dhe Ilmi Rakipaj rrethana lehtësuese, duke ua ulur dënimet me tre vjet, gjithashtu duke pasur parasysh sjelljen e tyre të mirë në burgjet përkatëse në Vicenza dhe Rovigo, ku ata kishin punuar gjithashtu. Për më tepër, kërkesa e avokatit Marrone që dy vëllezërit të vuajnë dënimet e tyre të mbetura jashtë burgut u miratua. Prandaj, Klinton dhe Ilmi Rakipaj tani do të vendosen në shtëpinë e një xhaxhai në zonën e Venedikut, ku do të duhet të qëndrojnë ndërsa mbajnë edhe byzylykë elektronikë.

  • Vranë me thikë bashkatdhetarin, ulet dënimi dhe lihen në ‘arrest shtëpie’ vëllezërit Rakipaj

    Vranë me thikë bashkatdhetarin, ulet dënimi dhe lihen në ‘arrest shtëpie’ vëllezërit Rakipaj

    Ulet dënimi nga 18 në 15 vjet dhe ‘arrest shtëpie’ me pajisje elektronike.

    Ky është vendimi i Gjykatës së Apelit të Venecias për vëllezërit me origjinë shqiptare, Klinton dhe Ilmi Rakipaj, respektivisht 21 dhe 26 vjeç, të akuzuar për vrasje me dashje (goditën me një thikë fatale në gjoks bashkatdhetarin 24-vjeçar Albert Deda në kulmin e një konflikti), tentativë vrasjeje të dyfishtë dhe mbajtje të armëve të ftohta.

    Ngjarja ndodhi më 23 korrik 2023: dy vëllezërit, banues në rrugën ‘Dorighello’ në lagjen Forcellini në Padova, gjatë një debati goditën me një thikë në zemër 24-vjeçarin Albert Deda, duke e vrarë, dhe plagosën rëndë dy persona të tjerë, 26 dhe 28 vjeç, të gjithë me origjinë shqiptare, përpara se të iknin me një ‘Renault Clio’ të kuqe.

    Klinton dhe Ilmi Rakipaj u kapën ditën pasardhëse nga policia rrugore e Palmanovës te ndërrimi i autostradës Villesse, 20 kilometra larg kufirit italian, dhe u arrestuan.

    Gjatë procesit të Apelit, gjyqtari Lorenzo Miazzi iu dha Klinton dhe Ilmi Rakipaj lehtësimet e përgjithshme, duke ulur dënimin me tre vite, duke marrë parasysh edhe sjelljen e mirë të tyre në burgjet përkatëse të Vicenzës dhe Rovigos, ku gjithashtu kishin punuar.

    Për më tepër, kërkesa e avokatit Marrone për t’u lejuar që dy vëllezërit të vuajnë pjesën e mbetur të dënimit jashtë burgut u pranua. Tani, Klinton dhe Ilmi Rakipaj do të vendosen në shtëpinë e xhaxhait të tyre në zonën e Venecias, ku do të qëndrojnë detyrimisht, duke mbajtur gjithashtu shiritin elektronik.

  • Vr*sja e mistershme e Renato Hoxhajt, flet bashkëshortja e tij: Atë ditë më kërkoi të mos ikja në punë! Kohët e fundit kthehej herët në shtëpi por…

    Vr*sja e mistershme e Renato Hoxhajt, flet bashkëshortja e tij: Atë ditë më kërkoi të mos ikja në punë! Kohët e fundit kthehej herët në shtëpi por…

    Bashkëshortja e viktimës Renato Hoxhaj, Klodiana Rakipaj ka folur për herë të parë për mediat duke treguar të gjithë kronologjinë e ngjarjes së mëngjesit të 27 Prillit teksa 58-vjeçari u ekzekutua me 3 plumba në afërsi të banesës së tij.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”

    Në një intervistë për Report Tv, Klodiana është shprehur se e kishte përcjellë bashkëshortin për punë, ndërsa ka dëgjuar të shtënat pak çste më pas, por ka menduar se kanë qenë fishekzajrre.

    Teksa rrëfen tmerrin që ka parë me sy, Klodiana tregon se në momentin që është nisur për në punë, 2 orë më vonë pasi kishte ndodhur vrasja, ajo ka parë trupin e bashkëshorit përtokë dhe se ka filluar të ulërasë me të madhe.

    Klodiana Rakipaj: Ç’të them?! Më mungon! Ishte në shtëpi dhe kur u ngrit nga ora gjashtë, ai u vesh, lau sytë, duart dhe do ikte tek puna. Edhe unë i thashë mos ik se… është shpejt. Jo, më tha, do iki, do dal. Rri, i thashë unë, mos ik. Jo, do iki! Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Odeta Dume: Ju këmbëngulët që ai mos të ikte aq herët në punë.

    Klodiana: Mos të dilte nga shtëpia. Edhe i thashë ulu. Ai doli. Jo, tha, se do iki poshtë tek puna, do pi kafe tek lokali si zakonisht që ulej. E mirë, në atë kohë pastaj, unë mora rrobat e punës aty tek teli, aty përjashta tek korridori, si gjithmonë që merrja rrobat e punës, dhe do vishesha unë. Mora rrobat e punës dhe sapo u vesha unë, andej-këndej, kur shikoj! Thashë se ishin fishekzjarre.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Odeta Dume: Pra, ju i dëgjuat të shtënat e armës?

    Klodiana Rakipaj: Zhurmë dëgjova! Por nuk mendova se ishte armë. Mendova se ishte fishekzjarr. Kur dola pastaj më vonë, sapo iku ai nga shtëpia, aty filluan të shtënat dhe unë pandjeva se ishin fishekzjarre. Sapo u vesha, mora atletet, ndenja edhe pak në shtëpi dhe kur dola, kur shikoj atë, ulërita me të madhe.

    Odeta Dume: Pas dy orë e gjysmë keni arritur të dilni dhe të gjeni trupin e pajetë të burrit.

    Klodiana Rakipaj: Se vura rrobat në lavatriçe, siç më tha ai: “Futi një çik në lavatriçe këto rrobat e mia dhe ik në punë”, më tha. “Mirë”, i thashë unë. I mora rrobat, i vendosa në lavatriçe, me ilaç, edhe kur shikoj unë! Dola pastaj se nuk e vura as në punë lavatriçen se do ikja në punë. Edhe do ta vija lavatriçen në punë kur të kthehesha se nuk i dihet, se spinat ndonjëherë bëjnë masë. Edhe mbylla derën pastaj me çelës. Kur hapa derën e jashtme pastaj, atë aty tek korridori e mbylla edhe atë me çelës. Pastaj, sapo u afrova tek shkalla e parë që do ulesha poshtë. Nuk u ula poshtë, por kur e pashë atë aty, bërtita me të madhe “ndihmë”, “ndihmë” edhe fola e fola unë dhe asnjë njeri nuk doli. Kam ikur me vrap pastaj, edhe aty lajmërova policinë, edhe erdhi policia pastaj.

    Odeta Dume: Por në ato dy orë e gjysmë që trupi ka qenë i shtrirë në rrugë, sipas llogarive që ne po bëjmë të dyja së bashku, asnjë nga fqinjët nuk kaloi?

    Klodiana Rakipaj: Jo, jo, asnjë nuk kishte. Asnjë këmbë njeriu nuk kishte rruga. Kur u ula poshtë unë, doli ajo komshia, edhe unë i thashë se po qaja pasi pashë tmerr dhe po qaja dhe po ulërija me të madhe. Edhe thashë çfarë më gjeti mua, o Zot i madh! Kush e ka vrarë?! Kush e vrau? I thashë unë asaj. “Nuk e di”, më u shpreh! Vajta poshtë te lokali, edhe i thashë kamarieres, “shpejt, merr policinë se e vranë”. Por nuk erdhi asnjë njeri.

    E pyetur lidhur me konfliktet që bashkëshorti i saj mund të ketë pasur me personazhe të botës së krimit apo mbi pistën që po hetohet momentalisht nga autoritetet, se Renato Hoxhaj punonte si informator i grupeve kriminale, Klodiana është përgjigjur se nuk ka djeni pasi 58-vjeçari nuk i tregone asgjë.

    Ndër të tjera ajo rrëfen se kohët e fundit kishte vërjetur disa sjellje të çuditshme të bashkëshortit të saj, pasi vinte më herët në shtëpi se zakonisht, fliste më pak dhe, por në asnjë moment nuk i kishte treguar gruas së tij për ndonjë shqetësim.

    Gjithashtu të djelën e 27 Prillit, Klodiana tregon se Renato përpara se të dilte nga shtëpia, i kërkoi Klodianës të mos ikte atë ditë për në punë, por gjithmonë pa i dhënë një arsye, ndërsa shton se kjo ka qenë gjithashtu dhe biseda e fundit që ka shkëmbyer me të.

    Klodiana Rakipaj është larguar nga banesa e saj që prej ditës së ngjarjes, ndërsa ka qëndruar në rrugë nga frika se mos e vrisnin.

    Odeta Dume: Dua të pyes: në dijeninë tuaj, ka pasur ndonjë konflikt?

    Klodiana Rakipaj: Jo, jo, nuk ka pasur as edhe një gjë.

    Odeta Dume: Duke ditur që keni shumë vite bashkë. Çfarë dyshoni ju, si partnere e të ndjerit Renato Hoxhaj?

    Klodiana Rakipaj: Për asnjë gjë. Se ai shkonte tek puna, pinte kafe, qëndronte aty, edhe më pas vinte prapë, pastaj hante bukë, flinte gjumë, ikte prapë mbasdite dhe vinte prapë në shtëpi. Por kohët e fundit pastaj, ai nuk lëvizte më nga shtëpia.

    Odeta Dume: E kishte lënë punën?

    Klodiana Rakipaj: Jo, punën nuk e kishte lënë, por vinte në orare më të shpejta në shtëpi. Dhe e pyeta unë: “Çfarë ka?” “Asgjë nuk kam”, më tha!

    Odeta Dume: A kishit vënë re nodnjë sjellje të cuditshme të viktimës kohët e fundit?

    Klodiana Rakipaj: Nuk e di fare. Nuk më tregonte. Më tha mos ik në punë. Ka qenë të djelën. Pse i thashë unë? Mos ik në punë rri në shtëpi më tha mua. Kjo ishte biseda e fundit.

    Nuk rrinte aq shumë tek lokali. Ikte dhe lëvizte me makinë. Nuk më tregonte ku po shkonte, çfarë po bënte. Dilte dhe orët e vona.

     Unë jam e tmerruar. Unë këtu nuk rri më se është frikë. Po të kishim dalë të dy, do më kishin vrarë dhe mua. Unë largova se jam shumë e frikësuar, kam parë tmerr. Kam frikë të rri atje. E mendova se mund të më vrasin dhe mua. Këto ditë kam ndenjur përjashta.

  • “Nuk fliste shumë dhe…”/ Ekzekutimi me 3 plumba i 58-vjeçarit në Vlorë, flet bashkëjetuesja, zbulon çfarë ndodhi pak para ngjarjes

    “Nuk fliste shumë dhe…”/ Ekzekutimi me 3 plumba i 58-vjeçarit në Vlorë, flet bashkëjetuesja, zbulon çfarë ndodhi pak para ngjarjes

    Flet Klodiana Rakipaj, bashkëjetuesja e 58 vjecarit Renato Hoxhaj të vrarë mëngjesin e së dielës në Vlorë.

    Ajo tregon për korrespondentin e Top Channel Mikel Marsi, momentin e ngjarjes së rëndë duke thënë se se ka qenë në banesë me 58 vjeçarin përpara se ai të vritej.
    Më pas ai ka dalë nga shtëpia për të pirë kafe. Pak momente më pas Rakipaj ka dëgjuar të shtëna por i ka kujtuar si fishekzjarre. Kur ka dalë ajo thotë se ka parë trupin e pajetë në shesh të mbuluar më gjak.
    Ka bërtitur me të madhe dhe ka kërkuar ndihmë. Më pas kur s’ka marrë ndihmë ka zbritur më poshtë dhe ka lajmëruar policinë, duke deklaruar se është e terrorizuar nga ngjarja në fjalë.
    Ajo pohon se ai ishte njeri pa probleme dhe se nuk ka dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm të tij apo probleme, qofshin këto pronësie apo probleme në familje.
    Pak momente përpara ngjarjes Rakipaj tregon se viktima qëndronte i heshtur dhe nuk fliste shumë.

    Top Channel

  • Mister vrasja e 58-vjeçarit në Vlorë, bashkëjetuesja e tij: S’kishte konflikte

    Mister vrasja e 58-vjeçarit në Vlorë, bashkëjetuesja e tij: S’kishte konflikte

    Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj mbetet ende një mister për autoritetet, pasi deri më tani nuk ka asnjë dyshim konkret mbi autorin apo motivin e krimit.
    Në një intervistë për mediat, bashkëjetuesja e viktimës, K. Rakipaj, ka rrëfyer detaje nga përditshmëria e të ndjerit dhe momentin kur ka ndodhur ngjarja tragjike.
    Ajo ka pohuar se në dijeninë e saj, Hoxhaj nuk ka qenë i përfshirë në konflikte dhe nuk ka shprehur ndonjëherë ndjesinë e kërcënimit. Megjithatë, ajo pranon se kohët e fundit rutina e tij kishte ndryshuar ndjeshëm, pasi ai nuk kishte më një orar të rregullt për të dalë apo për t’u kthyer në shtëpi.
    “Ky vinte, shkonte në punë. Dilte ndonjëherë në natë të vona, edhe… unë isha në punë. Ikja në punë unë, në orën 19:30, të darkës, edhe vija deri nga ora 03:00 të mëngjesit. E kur vija e gjeja në shtëpi. Në gjumë. Edhe ngrihej nga gjumi ky, e ikte poshtë te lokali e shkonte pinte kafen aty. Rrinte aty gjatë ditës. Pastaj ikte, lëvizte. Ku di unë nga lëvizte ai. Se unë s’do ruaja atë se nga shkonte”.

    Çifti bashkëjetonte prej afro dy vitesh në banesën e Hoxhajt, ndërsa Rakipaj tregon se ai kishte rreth një vit e gjysmë që nuk punonte më si roje.
    Lidhur me ngjarjen, ajo ka dëshmuar se ka dëgjuar të shtëna arme ndërsa ndodhej brenda banesës, por ka menduar se janë fishekzjarre. Vetëm dy orë më vonë, kur ka dalë nga shtëpia, e ka gjetur Hoxhajn të pajetë dhe ka njoftuar menjëherë ndihmën e shpejtë, por ai kishte ndërruar jetë në vendngjarje.
    “Unë s’pash gjë. Unë isha brenda i thashë. Unë e dija se ishin fishekzjarre i thashë. Mendova i thashë se ishin fishekzjarre, mendova. Nuk dola i thashë, se po vishesha. Në atë kohë, i thashë unë, po vishja rrobat, e s’mund të dal. Si do dilja unë”.
    E tronditur dhe në frikë, Rakipaj është larguar nga banesa ku jetonin bashkë, duke theksuar se ndjehet e pasigurt, pavarësisht mungesës së dijenisë për ndonjë konflikt të mundshëm të viktimës.
    Policia po vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

  • Vrasja e 58-vjeçarit në Vlorë, bashkëjetuesja: Mendova se ishin fishekzjarre, nuk dija të kishte konflikte

    Vrasja e 58-vjeçarit në Vlorë, bashkëjetuesja: Mendova se ishin fishekzjarre, nuk dija të kishte konflikte

    Për vrasjen e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj ende nuk ka dyshime mbi ndonjë autor të mundshëm dhe motivin e këtij krimi. Por kemi arritur të mësojmë pak mbi përditshmërinë e të ndjerit përmes bashkëjetueses së tij, K.Rakipaj.
    Në një intervistë ekskluzive për gazetaren e Klan News, Greta Haskaj, zonja Rakipaj është shprehur se në dijeninë e saj, 58-vjeçari nuk ka ndjerë kërcënim, e as nuk është përfshirë në ndonjë konflikt të mëparshëm. Rutina e tij ndryshoi kohët e fundit, pasi Hoxhaj nuk ka pasur një orar të rregullt të kthimit në shtëpi, apo të daljes nga banesa.
    Çifti bashkëjetonte prej rreth 2 vitesh në shtëpinë e të ndjerit Hoxhaj. Bashkëjetuesja shprehet për gazetaren se prej gati 1 viti e gjysmë ai nuk punonte më si roje.
    Rakipaj tregon dhe pak nga ajo se çfarë ajo ka dëshmuar para uniformave blu. Sipas saj, ajo ka dëgjuar të shtënat e armës teksa ndodhej në shtëpi, por i ka konsideruar si fishekzjarre. Pas rreth 2 orësh, ajo ka dalë nga banesa, dhe ka parë Hoxhajn të pajetë. Ka njoftuar ndihmën e shpejtë, por 58-vjeçari kishte ndërruar jetë që në vendngjarje.
    Bashkëjetuesja e të ndjerit, edhe pse nuk është në dijeni të ndonjë konflikti të mundshëm të viktimës, është larguar nga banesa ku të dy jetonin, pasi shprehet se ka frikë.
    Intervista e plotë:
    Pyetje: Pra ju bashkëjetonit prej dy vitesh?
    Rakipaj: Po, e ai punonte roje.
    Pyetje: Prej sa vitesh punonte i ndjeri, tek subjekti në afërsi të banesës?
    Rakipaj: Ai përpara rrinte, ruante… kishte lokalin, ishin shtëpi ato më përpara. Si u prishën shtëpitë, e u bë ai pallati, edhe rrinte në shtëpi ai pastaj. Nuk shkonte më tek puna. Vetëm në mëngjes ulej ky, nga ora 06:30.
    Pyetje: Prej sa kohësh nuk punonte më?
    Rakipaj: Vajti goxha që nuk shkonte më tek puna. Nuk rrinte roje natën.
    Pyetje: Një vit e gjysmë?
    Rakipaj: Po, po. E nuk shkonte më. Vetëm ditën.
    Pyetje: Ti sot je larguar nga shtëpia dhe je strehuar tek mikesha jote. Pse je larguar nga shtëpia? Ke frikë? Ndihesh e kërcënuar?
    Rakipaj: Kam frikë. Ku të vete të rri?
    Pyetje: A është ndjerë ndonjëherë bashkëjetuesi juaj i kërcënuar? A ka pasur ai ndonjë konflikt të mëparshëm?
    Rakipaj: Jo, jo.
    Pyetje: Si mendoni ju, pse është shtënë me armë zjarri ndaj tij?
    Rakipaj: S’e di. As vetë s’e di. S’më tregonte, që ka pasur këtë, ka pasur atë…
    Pyetje: Pra, ai nuk është shprehur se ndonjëherë…
    Rakipaj: Jo, jo. As më ka thënë asgjë. Të më thoshte mua kam këtë e atë, s’më thoshte fare. Se ai dilte, ikte. Ai sa vinte ikte. Ka ikur e në 2 të natës.
    Pyetje: Pra po thua që nuk kishte një orar të rregullt që kthehej e vinte në shtëpi.
    Rakipaj: Ky vinte, shkonte në punë. Dilte ndonjëherë në natë të vona, edhe… unë isha në punë. Ikja në punë unë, në orën 19:30, të darkës, edhe vija deri nga ora 03:00 të mëngjesit. E kur vija e gjeja në shtëpi. Në gjumë. Edhe ngrihej nga gjumi ky, e ikte poshtë te lokali e shkonte pinte kafen aty. Rrinte aty gjatë ditës. Pastaj ikte, lëvizte. Ku di unë nga lëvizte ai. Se unë s’do ruaja atë se nga shkonte.
    Pyetje: Pra, ti po thua se nuk je në dijeni të ndonjë konflikti të mëparshëm që bashkëjetuesi juaj kishte.
    Rakipaj: Nuk e di.
    Pyetje: A është ndjerë ai ndonjëherë i kërcënuar?
    Rakipaj: Për këtë nuk di ç’të thëm. Nuk më ka thënë asgjë.
    Pyetje: Ti personalisht jo.
    Rakipaj: Jo, jo. Unë s’di asgjë për vete.
    Pyetje: Çfarë kërkoni sot?
    Rakipaj: Unë kërkoj për veten time, ja tani, ku të rri.
    Pyetje: Ku jetonit ju? Në shtëpi me qira?
    Rakipaj: Jo, çfarë me qira? Unë rrija me atë.
    Pyetje: Ku jetonit?
    Rakipaj: Po me atë rrija unë. Ndonjëherë më merrte me të mira ai, ndonjëherë më përzinte, më nxirrte në rrugë. Rrija, përjashta rrugëve. Vija pastaj, rrija te kjo, 5 minuta, pastaj ikja prap. Ngjitesha lart në shtëpi. E s’më thoshte gjë.
    Pyetje: Sot në mëngjes ju kanë shoqëruar në polici, ju kanë marrë në pyetje. Çfarë ju pyetën?
    Rakipaj: Më pyetën vetëm për këtë. Pe gjë më thanë, nuk pash gjë i thash unë. Unë s’pash gjë. Unë isha brenda i thashë. Unë e dija se ishin fishekzjarre i thashë. Mendova i thashë se ishin fishekzjarre, mendova. Nuk dola i thashë, se po vishesha. Në atë kohë, i thashë unë, po vishja rrobat, e s’mund të dal. Si do dilja unë.
    Pyetje: Çfarë ju thanë në polici?
    Rakipaj: Më morën në pyetje, vetëm kaq. Pastaj më lëshuan, ika dola, se erdhi dhe daja i tij pastaj, nga njerëzit e vetë.
    Pyetje: Nga njerëzit e të ndjerit, vetëm daja ishte?
    Rakipaj: Vetëm daja, edhe ai djali i dajës.
    Pyetje: Çfarë thonë ata të dy?
    Rakipaj: Asgjë, çfarë të thoshin ata të dy. Nuk e di tha ai.
    Pyetje: As sipas tyre nuk ka pasur një konflikt të mëparshëm që ka çuar në këtë atentat?
    Rakipaj: Jo, jo. Ata më flisnin mua, unë kam respekt për ata.