Tag: rakip

  • Denoncimi/ Drejtori i preferuar i Rakip Sulit ndërton biznes privat me punonjësit dhe mjetet e UKK

    Denoncimi/ Drejtori i preferuar i Rakip Sulit ndërton biznes privat me punonjësit dhe mjetet e UKK

    Një qytetar, punonjës i UKK në bashkinë Kamëz, ka denoncuar drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve Kamëz, Shpëtim Leskajn, i cili po ndërton një biznes pa leje në zonën e mbrojtun të QafëMollës dhe prej më shumë se një viti po kërcënon punonjësit se do ti shkarkojë nga puna nëse nuk punojnë edhe tek biznesi i tij.
    Qytetari shprehet se drejtori i preferuar i Rakip Sulit dhe Elisa Spiropalit nuk i paguan por u ofron orë shtesë, tip “shpërbilimi”.
    Denoncuesi thekson se biznesi po ndërtohet me mjetet (fadrromat) dhe materialet e ndërmarrjes (tuba).
    “Në një kohë që Tirana mbetet pa ujë, bëhet furnizimi në binesin e Shpëtim leskajt” shprehet denoncuesi.
    Miq, kësaj i thonë “o burra të vjedhim se deti është bërë kos!””– shprehet kreu i PD-së Sali Berisha krahas denoncimit.
    Denoncimi i qytetarit:
    Mirmbrama Doktor.
    Un qe po u shkruj jam ni punonjs i UKK Bashkia Kamez.
    Du tbaj ni denoncim per drejtorin e Ujsjell Kanalizimeve Kamez Shpetim Leskaj, drejtorit te preferum tkryetarit Rakip Suli dhe ministres Elisa Spiropali.
    I cili me mbeshtetjen e ktyne tdyve personave po nderton ni super biznes pa leje ne zonen e mbrojtun te Qafmolls. Dhe prej me shum se ni viti po na shfrytzojn duke na cue tpunojm tek biznesi i tij me kercenim per heqje nga puna. Nuk na pagujn por na ofrojne ca ore shtese tip “shperbilimi”.
    Biznesi po ndertohet me mjetet(fadrromat) dhe materialet e ndermarrjes(tuba)
    Me ni koh qe Tirana metet pa uj bahet furnizimi me uj ne biznesin e drejtorit UKK Kamez.
    Per kta po ju vejme ne dispozicion ene materialet filmike.
    Kena besim tplot qe ju jeni i vetmi person qe do i shkoni deri nfun ksaj ceshtje.
    Ju lutem na leni anonim sepse nuk dum te na hekin prej pune.Faleminers

  • “Çohet ky prej Dukagjinit dhe thotë është toka e gjyshit”, nipi i Rakip Kurtaj: Shtëpinë e axhës sim nuk e gëzon dot askush

    “Çohet ky prej Dukagjinit dhe thotë është toka e gjyshit”, nipi i Rakip Kurtaj: Shtëpinë e axhës sim nuk e gëzon dot askush

    shkelqim kurtaj

    TIRANË- Shkëlqim Kurtaj, nipi i Rakip Kurtaj, i cili mbeti i plagosur dje, në sallën e gjyqit ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja, ka deklaruar se shtëpinë e xhaxhait të tij nuk mund ta gëzojë askush.
    “Janë 30 familje, çohet ky nga Dukagjini dhe thotë ‘është toka e gjyshit’. I kanë bërë letrat false, kanë marrë lekë me fajde, me ça po thonë njerëzit, se unë nuk e di, janë zhytur në borxhe. I kanë shkuar puna me gjyqe se askush s’ia ka marrë përsipër për t’ia dhënë. U ka shkuar puna o me vra veten, o këta të tanët. Iku rahmetliu (gjyqtari). Më vjen keq për gjyqtarin, ishalla i ka shkuar shpirti në xhenet”, është shprehur Kurtaj për mediat jashtë spitalit të Traumës. Rakip Kurtaj mbeti i plagosur nga Elvis Shkambi, me të cilin janë prej vitesh në një proces gjyqësor, pas një konflikti për pronën.

    Deklarata të forta u bënë sot dhe nga familjarët e Elvis Shkambit. Xhaxhai i tij Gjovalin Shkambi u shoqërua nga policia, pasi me zë dhe figurë, paralajmëroi gjyqtarët që do të kenë në dorë dënimin e nipit të tij, që i prej i njëjti fat me të ndjerin Astrit Kalaja.

  • “Shtëpinë e axhës nuk e gëzon askush”/ Rakip Kurti dhe i biri u plagosën në Gjykatë, ja paralajmërimi i nipit të tij

    “Shtëpinë e axhës nuk e gëzon askush”/ Rakip Kurti dhe i biri u plagosën në Gjykatë, ja paralajmërimi i nipit të tij

    Babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët mbetën të plagosur nga të shtënat me armë dje në Gjykatën e Apelit kanë dalë sot nga spitali, pasi janë jashtë rrezikut për jetën. Shkëlqim Kurtaj, nipi i Rakip Kurtaj ka folur për mediat duke deklaruar se prona është e xhaxhait të tij dhe askush tjetër nuk do e gëzojë.
    “Shtëpia është e axhës, nuk e gëzon askush”-, u shpreh ai sipas gazetares Alma Demiraj.
    Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe djali i Rakip Kurtaj. Djali ka marrë një plumb në krah, i cili ka hyrë dhe dalë pa shkaktuar dëmtime të rënda, ndërsa i ati ka pësuar djegie sipërfaqësore nga goditja, por nuk është qëlluar drejtpërdrejt me armë.

  • FOTO/ Ky është autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

    FOTO/ Ky është autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

    Personi që shihni në foto është 30-vjeçari Elvis Shkëmbi, i cili ditën e sotme vrau në sallën e gjyqit, gjyqtarin Astrit Kalaja dhe plagosi palën kundërshtare Rakip dhe Ervis Kurtaj (babë e bir), menjëherë pas shpalljes së vendimit, ku ishin në proces gjyqësor për pronën.
    30-vjeçari ka qëlluar 3 herë mbi gjyqtarin Kalaja, ku dy nga plumbat e kapën në gjoks dhe një tjetër në bark, ndërsa Rakip Kurtaj u plagoës në kraharor dhe në këmbë, ndërsa Ervisi mori një plumb në dorë.
    Pas aktit, 30-vjeçari dorëzoi armën dhe deklaroi se e vrau gjyqtarin pasi kishte dhënë një vendim kundër.

  • Masakra në Shkodër/ Rakip Gila i armatosur me MP5 izraelite dhe pistoletë, publikohen fotot

    Masakra në Shkodër/ Rakip Gila i armatosur me MP5 izraelite dhe pistoletë, publikohen fotot

    Këto janë armët që iu gjetën Rakip Gilës, autorit të masakrës së ndodhur në Shkodër, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.

    Policia bëri të ditur se në vendngjarje u sekuestruan një armë automatike MP5, prodhim izraelit, si dhe një pistoletë, që dyshohet se u përdorën nga autori gjatë sulmit të përgjakshëm.

    Ngjarja ndodhi në ambientet e lokalit “Idromeno”, në qendër të Shkodrës, ku shënjestër ishte 43-vjeçari Erogen Brajoviç, i njohur edhe si Vaso, mik i fisit Bajri.

    Përveç tij, nga breshëria e plumbave u plagos edhe kamerierja 25-vjeçare, Meri Kaceri, e cila ndodhej në detyrë në momentin e atentatit.

    Fatale mbeti për Armando Palin dhe Liridon Krajën (Lushi), 31 vjeç, truprojë e Brajoviçit, të cilët humbën jetën në vend si pasojë e të shtënave.

  • Ky është autori i atentatit të përgjakshëm në Shkodër

    Ky është autori i atentatit të përgjakshëm në Shkodër

    Shkodra u trondit mëngjesin e kësaj të hëne nga një atentat në një lokal, në pedonalen “Kolë Idromeno”, që la të vdekur dy persona dhe dy të tjerë të plagosur.
    Autori i ngjarjes së rëndë është identifikuar si Rakip Gila, një person me të kaluar kriminale, i cili u vu në pranga pranë lumit Kir pak minuta pasi realizoi atentatin, pasi më parë ishte aksidentuar me makinë gjatë ndjekjes nga policia.
    Rakip Gila në vitin 2023 ishte arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Imazhi fals”, pasi banesa e tij ishte kthyer në një bazë të armatosur me mjete të përdorura zakonisht nga grupet kriminale.
    Gjatë këtij operacioni policia sekuestroi 7 jelekë anti-plumb, 2 palë doreza, 3 maska, 2 paruke, municion luftarak, një kokore metalike, një armë gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme.
    Për këtë rast, Gila u procedua për disa vepra penale, përfshirë “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
    Sakaq në atentatin e përgjakshëm mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa u plagosën  Erogen Vaso (vëllai i Denis Brajoviç) si dhe një kameriere që punonte në lokalin ku ishin ulur tre personat e mësipërm, 25-vjeçarja Meri Kaceri.

  • Ekzekutoi dy persona dhe plagosi dy të tjerë, ky është autori 29-vjeçar i atentatit në Shkodër

    Ekzekutoi dy persona dhe plagosi dy të tjerë, ky është autori 29-vjeçar i atentatit në Shkodër

    Rakip Gila, 29-vjeç është autori i dyshuar i atentatit në Shkodër me dy viktima dhe të dy të plagosur.
    Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata mëson se Rakip Gila është një person me precedent penal.Lexo edhe :Related Posts
    Ai dyshohet se ka vetëm pak muaj që ka përfunduar dënimin me burg.

    /vizionplus.tv
     

  • Zbulohet emri! Ja autori i dyshuar i atentatit të përgjakshëm në Shkodër

    Zbulohet emri! Ja autori i dyshuar i atentatit të përgjakshëm në Shkodër

    Policia e Shkodrës ka realizuar arrestimin e shtetasit Rakip Gila, rreth 28 vjeç, si autori i dyshuar i atentatit të rëndë me armë zjarri të ndodhur mëngjesin e djeshëm në afërsi të shkollës “Kole Idromeno”. Nga sulmi me breshëri kallashnikovi humbi jetën Armando Pali, ndërsa mbeti i plagosur Erogen Vaso dhe dy persona të tjerë.
    Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Rakip Gila është ndaluar pas një operacioni të shpejtë policor dhe aktualisht ndodhet në ambientet e komisariatit, ku po merret në pyetje lidhur me motivet dhe rrethanat e ngjarjes.
    Armando Pali, viktima e atentatit ishte punonjës i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak.

  • Denoncimi i fortë/ Ja si Rakip Suli po prish stadiumin për të ndërtuar godinën e re të Bashkisë Kamëz me vlerë 5,4 mln€

    Denoncimi i fortë/ Ja si Rakip Suli po prish stadiumin për të ndërtuar godinën e re të Bashkisë Kamëz me vlerë 5,4 mln€

    Partia e Lirisë denoncoi sot publikisht kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Suli, se po bën tenderime luksi për zyrat e reja të Bashkisë, duke shembur stadiumin ekzistues.
    Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Arla Merja, doli sot në një deklaratë për mediat, ku theksoi se do shpenzohen 5,4 mln euro për ndërtimin e godinës së re të bashkisë së Kamzës, kur eksiztuesja është funksionale dhe e mjaftueshme. Ajo denoncoi edhe mungesën e rrugëve, parqeve, spitalit dhe tani stadiumit që do shembet për të ngritur godinën për institucionin.
    Merja vuri në dukje edhe kaosin institucional, pasi një pjesë e zyrave të bashkisë sipas saj janë transferuar në Valias, duke shkaktuar kosto shtesë për shërbimet ndaj qytetarëve.
    “Ndërkohë, godina aktuale e Bashkisë në qytet funksionon normalisht dhe ka hapësirë të mjaftueshme për stafin. Pyetja lind natyrshëm: A është ky investim një domosdoshmëri për komunitetin, apo një projekt luksi për të kënaqur egon e kryebashkiakut?”, u shpreh ajo mes të tjerash.
    Deklarata e plotë e Arla Merjas së PL:
    “Të nderuar qytetarë! Kamza nuk ka rrugë, nuk ka parqe, nuk ka spital, nuk ka as stadium, por do ketë zyra luksi për Rakip Sulin me 5.4 milionë euro!
    Në një qytet ku mungojnë shërbimet bazë, ku rrugët janë të shkatërruara, ku nuk ekziston ende një godinë spitalore e mirfilltë dhe ku nuk ekzistojnë as ambiente minimale për rekreacion apo sport, kryebashkiaku Rakip Suli ka vendosur të ndërtojë një godinë të re për Bashkinë e Kamzës, me një kosto marramendëse prej 5.4 milionë eurosh.
    Kjo godinë do të ngrihet në një vend simbolik për komunitetin, në fushën e stadiumit ekzistues, e vetmja hapësirë sportive funksionale për të rinjtë dhe komunitetin. Stadiumi do të shembet për t’i hapur rrugë zyrave të reja, ndërkohë që qyteti vuan mungesën totale të parqeve, ambienteve rekreative dhe hapësirave për të rinjtë.
    Për më tepër, një pjesë e Bashkisë tashmë është zhvendosur në Valias, duke shkaktuar kosto shtesë dhe një barrë të panevojshme për qytetarët që zvarriten nga një cep në tjetrin për të marrë një shërbim. Miliona euro janë shpenzuar për ta sistemuar edhe këtë ndërtesë.
    Ndërkohë, godina aktuale e Bashkisë në qytet funksionon normalisht dhe ka hapësirë të mjaftueshme për stafin. Pyetja lind natyrshëm: A është ky investim një domosdoshmëri për komunitetin, apo një projekt luksi për të kënaqur egon e kryebashkiakut?
    Për të zbutur reagimet, Rakip Suli ka premtuar ndërtimin e një fushe të re sportive në Valias me vlerë 2.5 milionë euro , por kjo nuk e justifikon shkatërrimin e të vetmit ambient sportiv në zemër të Kamzës, i cili me pak investim mund të rikthehej në funksion.
    E gjitha kjo ndodh ndërkohë që:
                    •             Rrugët kryesore të qytetit janë të mbushura me gropa, duke dëmtuar makinat dhe vënë në rrezik qytetarët çdo ditë.
                    •             Asnjë nga premtimet e bëra gjatë dy mandateve të Rakip Sulit nuk janë parë e nuk janë dëgjuar më përveçse në kohë fushate.
                    •             Kamza, një bashki me rreth 100 mije banorë nuk ka ende spital për qytetarët
    Ndërkohë Bashkia ka hapur tender për ndihmë ekonomike ndaj shtresave në nevojë me një vlerë prej vetëm 38 milionë lekësh (rreth 400 mijë euro), 13 herë më pak se sa për zyrat e reja.
    Kjo është fytyra reale e qeverisjes së Rakip Sulit: fasadë, luks dhe përfitim për të paktët, ndërsa qytetari i zakonshëm mbetet pa shërbime, pa investime dhe pa zë.
    Në vend që të ndërtojmë zyra për pushtetarët, le të ndërtojmë mundësi për qytetarët. Kamza ka nevojë për zhvillim të ndershëm, jo për projekte luksi që i shërbejnë pakicës në kurriz të shumicës”.

  • “Ik se të zhduka!”/ Me lista në duar, sekretarja e Rakip Sulit përplaset me kandidatin e PD, Arjan Hoxhën (VD)

    “Ik se të zhduka!”/ Me lista në duar, sekretarja e Rakip Sulit përplaset me kandidatin e PD, Arjan Hoxhën (VD)

    TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike në Kamëz, Arjan Hoxha ka nxjerrë një video të sekretares së kryebashkiakut të Kamëz, Rakip Sulit, Rajmonda Leçka. Në videon e publikuar nga Hoxha, sekretarja e kryebashkiakut shfaqet me letra në duar, që për kandidatin demokrat për deputet janë lista votuesish. Madje në një moment kapet duke bërë një shenjë me duar, numrin 5, që përkon me numrin rendor që mban Partia Socialiste në fletën e votimit.
    Në momentin që demokratët i janë afruar, ajo kërcënon duke u shprehur: Ik andej se të zhduka fare. O pler!
    MOMENTI ME VIDEO: 

    Lidhur me videon, Hoxha shprehet se gjatë gjithë ditës së sotme, e gjithë administrata e bashkisë ndodhet në çdo QV, ndërsa shton se edhe pse ka kontaktuar në telefon kreun e KZAZ Eni Bistri, sërish nuk është marrë asnjë masë.
    “Videoja u regjistrua nga një pjesëtar i ekipit tim. Bëhet fjalë për QV e ngritur tek ish kopshti në qendër Kamëz. Njëra ishte sekretarja e Rakip Sulit, Rajmonda Lecka e tjetra punonjëse e policisë bashkiake. Ata janë pjesë e administratës së procesit zgjedhor. Në shkelje të hapur me ligjin bëjnë fushatë për PS-në. Ky nuk është rast sporadik. Gjatë gjithë ditës së sotme e gjithë administrata e bashkisë ndodhet në çdo QV, brenda ambienteve të tyre në shkelje të hapur të Kodit Zgjedhor duke u përpjekur të intimidojnë e ushtrojnë presion mbi votuesit. Kam njoftuar me telefon kreun e KZAZ Eni Bistri por ai nuk mori asnjë masë. Dhe duke parë që ai nuk mori asnjë masë, pamjet filmike i denoncova.Eni Bistri është dhe punonjës i bashkisë së Rakip Sulit. Gjatë gjithë ditës qytetarët ankohen se janë nënprension të administratës së Kamzës dhe patronazhistëve,”- tha Hoxha.
    Po ashtu, lidhur me rastin, nuk ka ende asnjë reagim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve./ZËRI