Tag: rajonit

  • Forumi i Kryeprokurorëve, Dumani: Asnjë vend nuk i bën ballë krimit vetëm, duhen hetime të përbashkëta

    Forumi i Kryeprokurorëve, Dumani: Asnjë vend nuk i bën ballë krimit vetëm, duhen hetime të përbashkëta

    Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka mbajtur fjalën e tij në Forumin Konsultativ të Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor. Dumani tha se asnjë vend i rajonit nuk mund t’i bëjë ballë fenomeneve të krimit vetëm, ndërsa shtoi se për t’i shpërbërë këto struktura duhet vepruar me vendosmëri.
    “Ne nuk na bashkon vetëm gjeografia, por edhe përkushtimi i përbashkët për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Asnjë vend i rajonit nuk mundet t’i bëjë ballë këtyre fenomeneve i vetëm. Grupet apo organizatat kriminale janë të ndërlidhura, operacionet transaksionale dhe rrjetet e tyre janë të shtrirë kudo. Një hetim që nis në një vend na çon drejt fakteve të dyshuarve, apo lëvizjes së parave në një vend tjetër. Për t’i shpërbërë këto struktura na duhet të veprojmë me vendosmëri jo vetëm bredna territoreve respektive, por edhe në mënyrë kolektive si pjesë e rajonit”, tha Dumani.

    Sipas tij, kjo do të thotë më shumë hetime të përbashkëta, ndarje më e shpejtë e informacionit, besim i ndërsjelltë mes prokurorëve dhe një vizion i qartë “që gjeografia nuk e pengon, por e ndihmon bashkëpunimin”.

    Kryeprokurori i Posaçëm foli më tej edhe për bashkëpunimin me Eurojust, i cili sipas tij i ka ndihmuar të kapërcejnë pengesat e bashkëpunimit ndërkombëtar. Dumani tha se ky bashkëpunim me Eurojust ka dhënë rezultate të prekshme.
    “Eurojust është një nyje strategjike që na ka ndihmuar të kapërcejmë pengesat frenuese të bashkëpunimit ndërkombëtar. Për SPAK-un, bashkëpunimi ka dhënë rezultate të prekshme. Në raportin e Eurojust, SPAK është prokuroria me numrin më të lartë të çështjeve në Eurojust nga vendet jo anëtare të BE-së. Nga muaji Janar-Maj 2025 SPAK ka marrë pjesë në dhjetë nga mbledhjet e koordinuara të Eurojust. Aktualisht SPAK ka 23 skuadra të përbashkëta hetimore me vendet e BE-së, por edhe me vende të rajonit si dhe një skuadër me një vend të Amerikës Latine”, shtoi më tutje Dumani.

  • Dumani: Asnjë vend i rajonit nuk mund t’i bëjë ballë krimit i vetëm, duhet të veprojmë me vendosmëri

    Dumani: Asnjë vend i rajonit nuk mund t’i bëjë ballë krimit i vetëm, duhet të veprojmë me vendosmëri

    Gjatë Forumit Konsultativ të Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani u shpreh se asnjë vend i rajonit nuk mund t’i bëjë ballë fenomeneve të krimit vetëm. Ai theksoi se për t’i shpërbërë këto struktura duhet vepruar me vendosmëri.
    “Asnjë vend i rajonit nuk mundet t’i bëjë ballë këtyre fenomeneve i vetëm. Grupet janë të lidhura, operacionet transaksionale dhe rrjetet e tyre janë të shtrirë në disa vende. Për t’i shpërbërë këto struktura na duhet të veprojmë me vendosmëri”, tha Dumani.
    Ai solli në vëmendje bashkëpunimin me Eurojust.
    “Për SPAK bashkëpunimi ka dhënë rezultate të prekshme”, tha Dumani.

  • Presidenti i Eurojust nga Tirana: Mbështesim rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

    Presidenti i Eurojust nga Tirana: Mbështesim rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

    Presidenti i Eurojust, Michael Schmid, në Forumin e Prokurorëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Teksa u shpreh tejet i lumtur me mënyrën si është pritur në Shqipëri, tha se ky rajon ka një rëndësi të veçantë për të.
    “Është kënaqësi për mua të jem sërish në Tiranë. Mbrëmë ne patëm mundësi të shikonim mikpritjen e shqiptarëve, me organizimin e eventit. Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka qenë gjithmonë shumë i rëndësishëm për mua, unë jam austriak dhe Austria ka lidhje të veçantë me këtë pjesë të rajonit, edhe gjuha e nënës time është sllovene. Para se të caktohesha si President i Eurojust, kam punuar si pikë kontakti për Kolegjin e Ballkanit Perëndimor.”
    Sipas tij, vitet e fundit është rritur bashkëpunimi mes vendeve të rajonit në goditjen e krimeve të ndryshme.
    “Projekti për Ballkanin Perëndimor është efikas, objektivi kryesor është të rrisim besimin reciprok dhe për bashkëpunim ndërkufitar në rajon, por edhe mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Janë konfiskuar mallra të paligjshme në numër të lartë, për katër grupe hetimore të përbashkëta, vetëm nga vendet e këtij rajoni. Këto ekipe janë marrë me goditjen e krimeve si trafikim i drogës, pastrim parash, më shumë se 50 çështje janë mbështetur nga vendi juaj.”
    Theksoi mbështetjen e Eurojust për anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.
    “Të lehtësohet rruga juaj drejt anëtarësimit në BE. Ne bëjmë vlerësimin tonë vjetor lidhur me progresin për bashkëpunimin gjyqësor dhe dua t’ju garantoj që mund të besoni me ne. Mbështesim rrugën tuaj drejt Bashkimit Evropian dhe do ishte kënaqësi e madhe nëse do bëheshit vend anëtar.”

  • Presidenti Begaj pas samitit të SEECP: Procesi i pranimit të rajonit në BE mjet transformues për nxitjen e stabilitetit

    Presidenti Begaj pas samitit të SEECP: Procesi i pranimit të rajonit në BE mjet transformues për nxitjen e stabilitetit

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj deklaroi dje se, procesi i integrimit në Bashkimin Evropian kërkon reforma të qëndrueshme në fushat e qeverisjes, sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit rajonal. Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova dhe presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, në mbyllje të punimeve të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) të mbajtur sot në Tiranë, në kuadër të kryesimit të këtij procesi nga Shqipëria, Begaj tha se, “samiti i SEECP i mbajtur sot në Tiranë inkurajoi përpjekjet për forcimin e stabilitetit dhe prosperitetit, përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE. Në këtë frymë motoja e kryesisë sonë “Të formësojmë të ardhmen tonë evropiane”, udhëhoqi këtë proces reflektimi dhe dialogu”.
    “Diskutimet e zhvilluara shërbyen për të thelluar dialogun konstruktiv dhe për të riafirmuar përkushtimin tonë ndaj një të ardhmeje të përbashkët evropiane. Integrimi gradual i vendeve aspirante në BE është një prioritet kyç jo vetëm për zhvillimin politik dhe ekonomik të rajonit, por edhe për rëndësinë e rajonit të Evropës Juglindore për stabilitetin dhe prosperitetin evropian”, nënvizoi Begaj. Kreu i Shtetit theksoi se, “ky proces kërkon reforma të qëndrueshme në fushat e qeverisjes, sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit rajonal. Ndërkohë që vendet aspirante përballen me sfida për përmbushjen e standardeve, integrimi mbetet një hap vendimtar drejt një Evrope më të bashkuar dhe më të sigurt.
    Vullneti politik dhe angazhimi i ndërsjellë janë të nevojshëm për të ruajtur ritmin e reformave dhe për të rritur besimin në proces. Potenciali i rajonit për zhvillim është i madh. Procesi i pranimit në BE është një mjet transformues për nxitjen e paqes, stabilitetit dhe mirëqenies”. “Vendet e BE – anëtare të nisjes së SEECP-së – kanë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e integrimit të vendeve aspirante për në BE në tregun e përbashkët dhe zvogëlimin e hendekut ekonomik e social të tyre me BE-në”, nënvizoi presidenti Begaj.

  • Samiti i SEECP-së në Tiranë, Presidentja e RMV: Do ndërtojmë një rajon konkurrues!

    Samiti i SEECP-së në Tiranë, Presidentja e RMV: Do ndërtojmë një rajon konkurrues!

    Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, gjatë fjalës së saj në konferencën e përbashkët me Presidentin e vendit, Bajram Begaj, dhe atë të Bullgarisë, Rumen Radev, është shprehur optimiste për të ardhmen e rajonit të Ballkanit.
    Presidentja e RMV-së u shpreh se mbështet integrimin e përbashkët dhe se gjithashtu reformat të japin mundësi për planin e rritjes.
    “Unë jam e kënaqur që jam pjesë e samitit. Në jetë të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që rruga drejt të ardhmes europiane ecën nëpërmjet bashkëpunimit rajonal, kështu që mirënjohje për solidaritetin e treguar. Ne nuk do ta harrojmë kurrë të solidaritet, një humanitet dhe kujdes i tillë do të thotë që solidariteti rajonal nuk është thjeshtë vlerë, por një praktikë e vërtetë.
    Sot unë e pash që solidariteti nuk duhet të mbetet një gjest i izoluar, por të bëhet një element thelbësor në ngritjen e një sigurie. Bashkëpunimi siç e thashë dua të drejtohen përkundrejt zhvillimit të qëndrueshëm, por edhe drejt vlerave dhe të ardhmes së përbashkët. Dua të them se ka pengesa që e kanë ndaluar integrimin europian të rajonit. Ka tragjedi dhe gjithashtu përsëritje nga e shkuara që thuhet se ne jemi periferia, por ka nevojë për të ndryshuar biletëzimi në integrim sepse ne kemi mirëkuptimin më të madh. Veprime të tilla që nuk do të ndalojnë në rastin tonë, jo vetëm që nuk do të ndalojnë procesin, por edhe do të largojnë perceptimin e Ballkanit që nuk është akoma për Bashkimin Europian.  Ne jemi përgjegjës për të ndryshuar këtë narative, pasi ata ndikojnë fuqimisht pamjen e rajonit që ne po hasemi me eksod dhe depopullim“, shprehet Gordana Siljanovska-Davkova.
    Ndër të tjera gjatë fjalës së saj ajo ka theksuar se përmes bashkëpunimit do të arrihet ndërtimi i një rajoni konkurues.
    “Të rinjt po largohen dhe ne duhet t’i mbajmë ata në vendet tona. Ne nuk duhet të bëhemi një periferi gjeo-ekonomike. Na duhet bashkëpunim në infrastrukturë, energji, dixhitalizim sepse përmes kësaj ne do të ndërtojmë një rajon më konkurrues. Ne mbështesim integrimin e përbashkët dhe kjo na jep mundësi për planin e rritjes. Unë e them shpesh që sa më të bashkuar aq më rezistent do të jemi. Bëj thirrje për një zë të fuqishmë rajonal që do ti japë formë të ardhmes sonë në Europë. Kjo nuk duhet të jetë pjesë gjeografike dhe nëse ne bëhemi pjesë “, u shpreh presidentja e RMV-së.

  • Samiti i SEECP, Presidenti i Bullgarisë: Të përshpejtojmë integrimin e Ballkanit në BE bazuar në merita

    Samiti i SEECP, Presidenti i Bullgarisë: Të përshpejtojmë integrimin e Ballkanit në BE bazuar në merita

    Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka bërë thirrje që të përshpejtohet integrimi në Bashkimin Europian i rajonit të Ballkanit, bazuar në meritat e secilit shtet.
    Në deklaratën përmbyllëse të Samitit të Evropës Juglindore që u mbajt në Tiranë, Presidenti bullgar u shpreh se vendi i tij do të punojë në këtë drejtim.
    “Bullgaria merr sfidën e bashkëpunimit të procesit të Europës Juglindore. Unë do të doja t’ju garantoja që ne duke qenë për herë të katërt në kryesi, do të zhvillojmë jo vetëm atë që kemi arritur deri tani, por do bëjmë më të mirën për të zgjidhur të gjitha sfidat që ka rajoni ynë.
    Bashkëpunimi është çelësi që rajoni ynë të zhvillohet si vend i sigurisë, stabilitetit dhe përparimit. Prioritetet e kryesisë do të synojnë pikërisht këtë, përshpejtimin e integrimit të rajonit bazuar në merita, përshpejtim të ekonomive tona, lidhjet ndërmjet njëri-tjetrit, si dhe kapitali njerëzor. Rajoni ynë mbulon 150 milionë qytetarë”.
    Presidenti bullgar iu përgjigj edhe homologes së Maqedonisë së Veriut, e cila përmendi edhe bllokimin e negociatave të vendit të saj nga Bullgaria.
    “Nuk po flasim për marrëdhënie bilaterale të pazgjidhura, as për një veto, por gjithkush e kupton që po flasim për shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut. Bullgaria është shteti më i afërt dhe ka dëshirën për të qenë ndihmë që shoqëria juaj dhe shteti të trajtojë sfidat në një mënyrë më të shpejtë. Dhe këtu në fakt bazohet miqësia. Që vendet e rajonit t’i bashkohen Bashkimit Europian. Bullgaria si një anëtar për një kohë të gjatë i BE, si dhe kryesuese e kësaj iniciative, është një vend që mendon në mënyrë aktive në politikën e jashtme. Bullgaria do të jetë një partner i përgjegjshëm”.
    Shqipëria-Maqedonia e Veriut-Bullgaria janë 3 vendet ku do të kalojë Korridori 8.
    “Ne jemi vendet që kemi Korridorin 8 dhe zhvillimi është i një rëndësie shumë të madhe. Do bëjmë të gjitha përpjekjet që ky korridor të përfundohet sa më shpejt të jetë e mundur”, përmbylli Presidenti i Bullgarisë.

  • Cili ishte qëllimi i vërtetë i Murit të Gobit? Zbulimet e reja arkeologjike sfidojnë supozimet e vjetra.

    Cili ishte qëllimi i vërtetë i Murit të Gobit? Zbulimet e reja arkeologjike sfidojnë supozimet e vjetra.

    Në një studim të kohëve të fundit , arkeologët kanë zbuluar njohuri të reja mbi Murin e Gobit, një strukturë e lashtë dhe kryesisht e paeksploruar që shtrihet përgjatë shkretëtirës mongole. Ky mur, i cili prej kohësh besohej të ishte një barrierë mbrojtëse, tani kuptohet se ka qenë një instrument kompleks qeverisjeje dhe strategjie perandorake, i ndërtuar nga dinastia Xi Xia. Studiuesit sugjerojnë se muri nuk ishte thjesht një fortifikim.

    Muri i Gobit , i ndërtuar nga gurë dhe dru, ishte i pozicionuar strategjikisht në peizazhin e thatë të Mongolisë. Ai ishte pjesë e një sistemi më të madh mbrojtës që shtrihej nga Kina në Mongoli . Ndërsa funksioni i tij kryesor shpesh mendohej të ishte mbrojtës, hulumtimet më të fundit zbulojnë se muri shërbente shumë më tepër.

    Sipas studimit, ai luajti një rol të rëndësishëm në kontrollin e tregtisë, rregullimin e lëvizjes dhe zbatimin e autoritetit territorial. Hulumtimi thekson se muri ishte projektuar me kujdes për t’u përshtatur kushteve të ashpra ekologjike dhe gjeografike të rajonit, duke dëshmuar të jetë një instrument i qëndrueshëm për qeverisjen e Azisë së Brendshme mesjetare.

    Profesori Gideon Shelach-Lavi, një nga studiuesit kryesorë, shpjegoi se Muri i Gobit “ nuk ishte vetëm një pengesë , por një mekanizëm dinamik për të qeverisur lëvizjen, tregtinë dhe kontrollin territorial në një mjedis sfidues”.

    Ekipi i kërkimit, i udhëhequr nga Profesor Shelach-Lavi dhe arkeologu Dan Golan nga Universiteti Hebraik i Jeruzalemit, kreu gërmime në Mongoli në bashkëpunim me ekspertë nga Universiteti Kombëtar i Mongolisë dhe Universiteti Yale. Studimi, i cili përfshinte teledeteksion, studime në këmbë dhe gërmime të fokusuara, zbuloi prova të reja të rëndësishme rreth ndërtimit të murit dhe rolit të tij në dinamikën politike dhe mjedisore të rajonit.

    Një nga zbulimet më interesante ishte vendosja strategjike e fortifikimeve dhe garnizoneve përgjatë rrugës së murit. Këto u pozicionuan me një saktësi të jashtëzakonshme për të përfituar nga tiparet natyrore gjeografike si kalimet malore dhe dunat e rërës, duke rritur efektivitetin e murit si një barrierë fizike dhe një mjet për menaxhimin e mjedisit. Studiuesit zbuluan gjithashtu se rruga e murit ishte planifikuar me kujdes bazuar në disponueshmërinë e burimeve të tilla si uji dhe druri.

    Ndërsa faza më e rëndësishme e ndërtimit të Murit të Gobit ndodhi gjatë mbretërimit të dinastisë Xi Xia, provat sugjerojnë se muri është banuar dhe mirëmbajtur periodikisht gjatë shekujve. Artifaktet e zbuluara nga ekipi tregojnë se vendi mbeti i rëndësishëm nga shekulli i 2-të p.e.s. deri në shekullin e 19-të p.e.s. Kjo histori e gjatë nënvizon rolin e qëndrueshëm të murit në formësimin e peizazhit politik dhe mjedisor të rajonit.

    Gjetjet e studimit ofrojnë një kuptim më të qartë se si dinastia Xi Xia, e sunduar nga fisi Tungut i Kinës Perëndimore dhe Mongolisë Jugore, e përdori murin si pjesë të një strategjie më të gjerë perandorake. Projektimi dhe ndërtimi i murit pasqyrojnë përpjekjet e dinastisë për t’u përshtatur me sfidat e qeverisjes kufitare në një mjedis gjeopolitik që ndryshon me shpejtësi.

    Hulumtimi hedh dritë gjithashtu mbi materialet e përdorura në ndërtimin e murit, të tilla si dheu i shtypur, guri dhe druri, të cilat u përshtatën me mjedisin lokal. Kjo zgjuarsi i lejoi Xi Xia-s të ndërtonte një infrastrukturë të qëndrueshme që i ndihmoi ata të kontrollonin peizazhe të gjera dhe shpesh të pafavorshme. Fortifikimet e murit dhe komplekset e garnizonit, me funksionet e tyre mbrojtëse dhe administrative, nxjerrin në pah rolin e tij shumëplanësh në zhvillimin afatgjatë të rajonit.

  • “Trump po i bën presion Ballkanit”’, Bloomberg: Synon të dërgojë në vendet e rajonit emigrantët e dëbuar

    “Trump po i bën presion Ballkanit”’, Bloomberg: Synon të dërgojë në vendet e rajonit emigrantët e dëbuar

    Agjencia e lajmeve Bloomberg ka raportuar se administrata e Presidentit Donald Trump po i bën presion veçanërisht Serbisë, por edhe vendeve të tjera të rajonit tonë të pranojnë emigrant të depërtuar nga SHBA.

    Sipas agjencisë, kjo kërkesë është pjesë e një strategjie më të gjerë të Uashingtonit për të gjetur vende dhe qeveri të huaja të cilat janë të gatshme për një skemë të tillë.
    Bloomberg citon si burime disa zyrtarë të afërt me çështjen, ndërsa deri më tani as Shtëpia e Bardhë, as Departamenti Amerikan i Shtetit dhe as Ministria e Jashtme e Serbisë nuk e kanë konfirmuar apo mohuar kërkesën.

    Qeveria në Tiranë gjithashtu nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me lajmin, por disa javë më parë kryeministri Rama tha se një marrëveshje për të sjellë emigrantë në vendin tonë ishte ekskluzive vetëm për Italinë.
    Rama ka refuzuar gjithashtu një kërkesë të ngjashme të qeverisë së Londrës për të sjellë në Shqipëri refugjatë nga Mbretëria e Bashkuar.
    As Kosova nuk ka reaguar mbi lajmin, ndërsa disa javë më parë, Prishtina tha se ishte e gatshme të ndihmonte Mbretërinë e Bashkuar më emigrantët.
    /vizionplus.tv

  • Zelensky ngre alarmin: Rusia po mbledh 50,000 trupa në kufirin verior të Ukrainës

    Zelensky ngre alarmin: Rusia po mbledh 50,000 trupa në kufirin verior të Ukrainës

    Presidenti Volodymyr Zelensky tha se Rusia ka mbledhur 50,000 trupa pranë rajonit verior Sumy të Ukrainës.
    Sipas mediave të huaja, udhëheqësi ukrainas tha se “forcat më të forta” të Kremlinit janë aktualisht në vijën e frontit në Kursk, në Rusinë perëndimore, duke shtuar se ai besonte se Rusia dëshironte një zonë tampon prej rreth gjashtë miljesh.
    Por ai shtoi se Kievi kishte ndërmarrë hapa për të parandaluar Moskën nga kryerja e një ofensive në shkallë të gjerë atje.
    “Forcat e tyre më të mëdha dhe më të forta janë aktualisht në frontin e Kurskut për të shtyrë trupat tona jashtë rajonit të Kurskut dhe për të përgatitur veprime ofensive kundër rajonit të Sumy”, u tha Zelenskyy gazetarëve.
    Sumy shtrihet përtej kufirit me rajonin Kursk të Rusisë, ku Ukraina më parë kishte pushtuar dhe mbajtur një copë tokë për muaj të tërë, përpara se të dëbohej pothuajse plotësisht muajin e kaluar.
    Rusia ka pushtuar të paktën katër fshatra kufitare në rajon kohët e fundit dhe është përpjekur të japë sinjale, me raportime se trupat e tyre po përgatiten për një ofensivë verore në Ukrainë.

  • Gjermania heq të dërguarin për Ballkanin Perëndimor

    Gjermania heq të dërguarin për Ballkanin Perëndimor

    Me një vendim të kabinetit, qeveria e re federale në Gjermani ka vendosur të shfuqizojë disa poste të dërguarish të posaçëm – përfshirë edhe postin për Ballkanin Perëndimor. Ky post ishte krijuar në vitin 2022 nga ministrja e atëhershme e Jashtme, Annalena Baerbock (Të Gjelbrit), për të mbështetur me intensitet procesin e afrimit të rajonit me Bashkimin Evropian.
    Ministria e Jashtme Gjermane i tha DW se ky vendim është pjesë e një premtimi qendror të qeverisë së re: shkurtimi dhe thjeshtimi i strukturave shtetërore.
    “Detyrat që më parë i përkisnin dërguarit të posaçëm do të kalojnë në sektorët përkatës të ministrisë”, i tha një zëdhënës i ministrisë DW dhe shtoi se bashkëpunimi me vendet e rajonit do të vazhdojë të jetë i ngushtë dhe i thelluar, ndërsa Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE do të mbeten prioritete të qarta.

    Rol ndërmjetësues në Ballkanin Perëndimor
    Manuel Sarrazin (Të Gjelbrit), i cili e mbajti këtë post deri tani, ka qenë një figurë shumë aktive në politikën gjermane për Ballkanin Perëndimor. Ai udhëtonte rregullisht në rajon, merrte pjesë në samite dhe ndërmjetësonte mes qeverive. Veçanërisht në kuadër të Procesit të Berlinit, Sarrazin pati një rol kyç në arritjen e marrëveshjeve për mobilitetin në kuadër të Procesit të Berlinit. Në qeverinë e mëparshme tripartiake, Ballkani Perëndimor gëzonte një rëndësi të veçantë.
    Në marrëveshjen e re të koalicionit mes socialdemokratëve dhe demokristianëve rajoni përmendet shumë pak. Edhe pse me ministrin e Jashtëm Johann Wadephul dhe ministrin e Evropës Gunther Krichbaum – Gjermania ka në krye të diplomacisë dy njohës të Ballkanit Perëndimor, rajoni nuk arriti të gjente vend as në fjalimin e kanclearit Merz e as në atë të ministrit të jashtëm Wadephul, gjatë prezantimit të prioriteteve të tyre qeveritare të mërkurën, më 14 maj,  në Bundestag.
    Reagime të përziera në Bundestag
    Deputeti i Të Gjelbërve Boris Mijatovic e kritikon heqjen e postit të të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Ai vlerëson se ky rol ishte një instrument i rëndësishëm politik për të dërguar sinjale mbështetjeje ndaj rajonit dhe për të përshpejtuar integrimin në BE. “Siç duket, qeveria e re po largohet nga ideja e një afrimi të shpejtë të rajonit me Bashkimin Evropian”, tha ai për Deutsche Wellen.
    Deputeti i partisë bashkëqeverisëse SPD, Adis Ahmetovic, në të kundërtën siguron për DW se me Wadephul dhe Krichbaum qeveria e re ka në krye të diplomacisë figura me përvojë të thellë në rajon dhe çështja do të trajtohet në “nivel të lartë”. “Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mbetet një prioritet i lartë për ne si grup parlamentar i SPD-së,” tha Ahmetovic për Deutsche Wellen./dw