Tag: rajonin

  • Drejt përfundimit tregu i ri i frutave dhe perimeve në Rajonin nr. 1

    Drejt përfundimit tregu i ri i frutave dhe perimeve në Rajonin nr. 1

    Punimet për ndërtimin e tregut të ri të frutave dhe perimeve në Rajonin nr. 1 po i afrohen fazës përfundimtare. Projekti ka përfshirë rindërtimin tërësor të markatës ekzistuese si dhe sistemimin e hapësirës së brendshme të bllokut të pallateve, duke krijuar një infrastrukturë moderne dhe funksionale.
    Ky investim synon të garantojë standarde të larta higjiene, cilësie dhe sigurie për konsumatorët, si dhe kushte të përmirësuara pune për 35 tregtarët që do të operojnë në këtë hapësirë të re.

    Projekti është realizuar falë bashkëpunimit midis Bashkisë Elbasan dhe IADSA, duke reflektuar angazhimin e përbashkët për investime të qëndrueshme në funksion të komunitetit.

    Tregu i ri vjen si një premtim i mbajtur i Kryebashkiakut Gledian Llatja, i bërë gjatë takimeve me tregtarët dhe banorët e zonës, të cilët prej vitesh kanë kërkuar përmirësimin e kushteve të tregtimit dhe sistemimin e hapësirës përreth ndërtesave.

    Ky investim do të ofrojë jo vetëm një mjedis të rregullt dhe bashkëkohor, por edhe një pikë të rëndësishme funksionale për furnizimin e qytetarëve me produkte të freskëta dhe cilësore.

  • VIDEO-Ukraina godet me dronë një termocentral në rajonin e Moskës, përfshihet nga flakët

    VIDEO-Ukraina godet me dronë një termocentral në rajonin e Moskës, përfshihet nga flakët

    Ukraina goditi një termocentral të madh në rajonin e Moskës me dronë pa pilot duke shkaktuar një zjarr të madh. Dronët ukrainas goditën termocentralin Shatura , i cili ndodhet rreth 120 kilometra në lindje të kryeqytetit rus.
    Guvernatori i rajonit të Moskës, Andrey Vorobyov shtoi se disa nga dronët u shkatërruan nga forcat e mbrojtjes ajrore dhe disa ranë në vendin e stacionit. Sipas zjarri është vënë nën kontroll.
    Më 22 nëntor, pati sulme të ngjashme me dronë në objektet e kompleksit të karburantit dhe energjisë në rajonin Samarë të Rusisë. Ndër objektivat ishte rafineria Syzran, e cila u godit nga sulmet. Sulmet e njëpasnjëshme ndaj infrastrukturës energjetike të Federatës Ruse ngrenë shqetësime në lidhje me sigurinë e termocentraleve kritike dhe pasojat e mundshme për rrjetin elektrik.

    Explosion at a key power plant near Moscow
    During the night, Ukrainian drones attacked the Shatura GRES in the Moscow region — one of the oldest power plants in the country. Preliminary reports say the plant’s power output unit is on fire.
    The Mayor of Moscow claimed that… pic.twitter.com/HEKbL2Js5s
    — NEXTA (@nexta_tv) November 23, 2025
     

  • VIDEO/ Ukraina godet me dronë një termocentral në rajonin e Moskës, përfshihet nga flakët

    VIDEO/ Ukraina godet me dronë një termocentral në rajonin e Moskës, përfshihet nga flakët

    Ukraina goditi një termocentral të madh në rajonin e Moskës me dronë pa pilot duke shkaktuar një zjarr të madh. Dronët ukrainas goditën termocentralin Shatura , i cili ndodhet rreth 120 kilometra në lindje të kryeqytetit rus.- Advertisement –

    Gguvernatori i rajonit të Moskës, Andrey Vorobyov shtoi se disa nga dronët u shkatërruan nga forcat e mbrojtjes ajrore dhe disa ranë në vendin e stacionit. Sipas zjarri është vënë nën kontroll.

    Më 22 nëntor, pati sulme të ngjashme me dronë në objektet e kompleksit të karburantit dhe energjisë në rajonin Samarë të Rusisë. Ndër objektivat ishte rafineria Syzran, e cila u godit nga sulmet. Sulmet e njëpasnjëshme ndaj infrastrukturës energjetike të Federatës Ruse ngrenë shqetësime në lidhje me sigurinë e termocentraleve kritike dhe pasojat e mundshme për rrjetin elektrik.

    🔥 Explosion at a key power plant near MoscowDuring the night, Ukrainian drones attacked the Shatura GRES in the Moscow region — one of the oldest power plants in the country. Preliminary reports say the plant’s power output unit is on fire.The Mayor of Moscow claimed that… pic.twitter.com/HEKbL2Js5s— NEXTA (@nexta_tv) November 23, 2025

  • Plani i paqes me 28 pika, sa territor mund të humbë Ukraina?

    Plani i paqes me 28 pika, sa territor mund të humbë Ukraina?

    HARTA

    UKRAINA-Zbatimi i planit amerikan për paqe në formën aktuale mund të rezultojë që Rusia të fitojë një territor pothuaj sa madhësinë e Luksemburgut pa pasur nevojë të luftojë për të, sipas llogaritjeve të agjencisë franceze AFP bazuar në të dhënat e Institutit për Studimin e Luftës (ISW).
    Sipas iniciativës amerikane, e cila i është treguar AFP‑së, parashikohet që ushtria ukrainase të tërhiqet nga territoret që ende kontrollon, gjë që do t’i sillte Moskës një fitore neto prej rreth 2.300 km², një sipërfaqe thuajse e barabartë me Luksemburgun (2.590 km²).
    Sipas planit, Ukraina do t’i dorëzojë afro 5.000 km² në rajonin e Donetskut dhe 45 km² në rajonin e Luhanskut.

    NEW: All available reporting continues to indicate that the stipulations of the reported 28-point Russia-US peace plan amount to Ukraine’s full capitulation to Russia’s original war demands. There are no provisions in the reported peace plan in which Russia makes any concessions,… pic.twitter.com/lnQ1Hvmmq5
    — Institute for the Study of War (@TheStudyofWar) November 21, 2025

    Në këmbim, Rusia do t’i kthejë Ukrainës gati 2.000 km² në rajonin e Kharkivit, 450 km² në rajonin e Dnipropetrovskut, 300 km² në rajonin e Sumes dhe 20 km² në rajonin e Chernigovit.
    Në përfundim, plani që Shtetet e Bashkuara propozojnë do të nënkuptonte dorëzimin e 20% të territorit ukrainas, për të marrë mbrapsht më pak se 0,5 për qind sipas AFP‑së. Ndryshe, Ukraina ka pranuar një plan të paqes të hartuar nga amerikanët, i cili po kritikohet gjerësisht prej evropianëve./ZËRI

  • Rrugë të reja në lagjen “Skënderbej”, kryebashkiaku Llatja dhe Bylykbashi ndjekin nga afër investimin në zone

    Rrugë të reja në lagjen “Skënderbej”, kryebashkiaku Llatja dhe Bylykbashi ndjekin nga afër investimin në zone

    Kronikë E Martë, 18 Nëntor 2025 15:23
    Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, i shoqëruar nga deputetja Aulona Bylykbashi, ka inspektuar nga afër punimet në rrugën “Vasil Llapushi”, një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në rajonin nr. 2 dhe 3 të qytetit.Gjatë inspektimit, Llatja u ndal në pjesën fundore të lagjes “Skënderbej”, ku prej disa vitesh po realizohet një sërë projektesh transformuese për zonën.
    “Një sërë investimesh kemi bërë për rajonin nr. 3 në këtë zone, investimi i fundit ka qenë në rrugën ‘Ahmet Gashi’. Sot jemi te ish-Fubi dhe ‘Kombinati i Drurit’, ku kemi bërë një investim bashkë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për rrugën ‘Vasil Llapushi’, e cila ishte shumë e kërkuar nga banorët, por është edhe një unazë lidhëse për rajonin 2 dhe 3,” u shpreh Llatja.

    Ai shtoi se punimet janë në fazën përfundimtare, ndërsa paralelisht po planifikohen investime të tjera në infrastrukturën rrugore të zones.

    “Jemi në fazën përfundimtare të këtij investimi, për të vijuar edhe me një tjetër investim, rruga ‘Bajram Curri’, e cila është bërë pjesë e lotit të parë dhe do të vazhdojmë sërish me lotin e dytë të kësaj rruge, për t’u lidhur kështu me rrugën ‘Iljaz Kosova’. Ndërkohë që rruga ‘Vasil Llapushi’ do të ketë një përfundim të saj në lotin e dytë për t’u lidhur me rrugën ‘Ahmet Gashi’ si edhe me pjesën tjetër të ‘Fushë Mbretit’.”

    Sipas tij, kjo unazë e re brenda rajonit 2 dhe 3 ka një efekt të drejtpërdrejtë në qarkullim dhe në cilësinë e jetesës së banorëve.“Me këtë unazë që po bëjmë në rajonin nr. 2 dhe nr. 3 lehtësojmë jo vetëm trafikun e kryqëzimit të Cerrikut, por i japim një lëvizshmëri shumë më të madhe banorëve të kësaj zone dhe një formalizim të mirëfilltë të një prej zonave informale që kishim më afër qytetit tonë. Nga një zonë informale para disa vitesh, tashmë kjo po kthehet në një zonë totalisht të urbanizuar nga investimet që ne kemi bërë gjatë gjithë këtyre viteve, nga kanalizimet e ujërave të zeza, rrugët e brendshme të lagjeve, rregullimi i kopshtit dhe tashmë së fundmi edhe infrastruktura lidhëse e këtyre dy rajoneve. I shërben edhe një zone akoma më të madhe sepse është një zonë e lirë ekonomike,” tha më tej ai. LK

  • Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, 1 viktimë dhe 9 të plagosur në rajonin e Kharkivit

    Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, 1 viktimë dhe 9 të plagosur në rajonin e Kharkivit

    Sulmet me raketa nga forcat e armatosura ruse vranë një vajzë 17-vjeçare dhe plagosën nëntë të tjerë në rajonin e Kharkivit, në pjesën verilindore të Ukrainës, tha një zyrtar lokal në orët e para të mëngjesit.

    “Armiku nisi sulme me raketa në qytetin e Berestinit”, raportoi fillimisht guvernatori rajonal i Kharkivit Oleh Sinekhubov nëpërmjet Telegram, duke shtuar më vonë se “një vajzë 17-vjeçare që u plagos rëndë ndërroi jetë nga plagët në spital”, ndërsa nëntë persona të tjerë u plagosën, shtatë prej të cilëve u shtruan në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

    Top Channel

  • Moti i keq në Itali, zhduken dy persona, shemben disa banesa

    Moti i keq në Itali, zhduken dy persona, shemben disa banesa

    Në Itali, në rajonin e Friuli Venezia Giulia, dy persona rezultojnë ende të zhdukur pasi tre banesa u shembën në zonën e Cormons, pranë Gorizias.
    Lajmi u konfirmua nga forcat zjarrfikëse italiane përmes një njoftimi zyrtar.
    Sipas autoriteteve, shembja e ndërtesave dyshohet të jetë shkaktuar nga një rrëshqitje dheu, pas orësh të tëra me reshje të dendura shiu gjatë natës. Në vendngjarje vijojnë kërkimet për një të mitur dhe një grua të moshuar, ndërsa një person tjetër është nxjerrë i gjallë nga ekipet e emergjencës.

    Stuhitë e fuqishme që goditën rajonin kanë sjellë përmbytje të shumta dhe rrëshqitje dheu, veçanërisht në provincat e Udines dhe Gorizias.
    Autoritetet raportuan se lumenjtë kanë dalë nga shtretërit e tyre, duke bllokuar rrugë dhe izoluar zona të tëra. Për të përballuar situatën, në ndihmë janë dërguar ekipe të specializuara nga Lombardia, Veneto dhe Emilia Romagna.

  • Dronet ukrainase shkatërrojnë infrastrukturën energjitike ruse, mijëra banorë mbeten pa energji në Belgorod

    Dronet ukrainase shkatërrojnë infrastrukturën energjitike ruse, mijëra banorë mbeten pa energji në Belgorod

    Dy rajone të Rusisë që ndodhen në kufi me Ukrainën po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa mbi 20.000 banorë kanë mbetur pa rrymë pas sulmeve ukrainase ndaj infrastrukturës energjetike, njoftuan autoritetet lokale ruse, një ditë pas bombardimeve masive ruse në Ukrainë.

    Në rajonin Belgorod, që shpesh është në shënjestër të zjarrit ukrainas, guvernatori Vjaçesllav Gladkov deklaroi në Telegram se “rrjeti i furnizimit me energji elektrike dhe ngrohje pësoi dëmtime të rënda” në kryeqytetin me të njëjtin emër.

    “Disa rrugë po përballen me probleme në furnizimin me rrymë. Mbi 20.000 banorë janë pa energji elektrike”, shtoi ai.
    Mijëra banorë pa energji edhe në rajonin Kursk, gjithashtu në kufi me Ukrainën, ku “shpërtheu një zjarr në një nga instalimet energjetike të fshatit Korenevo”, duke lënë 10 komunitete pa rrymë, njoftuan në Telegram guvernatori Aleksandr Khinshtein.

    Edhe në Voronezh, në jugperëndim të Rusisë, një sulm ukrainas me dronë gjatë natës shkaktoi përkohësisht probleme në furnizimin me rrymë dhe ngrohje në qytet, sipas guvernatorit Aleksandr Gusev, i cili sqaroi se shpërtheu zjarr në një instalim të rrjetit të ngrohjes.
    Sulmi në Voronezh nuk shkaktoi të plagosur, shtoi ai në Telegram, duke sqaruar se nga ndalimi i disa dronëve me sisteme luftimi elektronike u ndez zjarr në një instalim shërbimesh publike, por që u shua shpejt.

    Masat e sigurisë çuan në ndryshime të shkurtra temperature në sistemin qendror të ngrohjes në disa shtëpi dhe ndërprerje të vogla rryme në disa pjesë të qytetit, por furnizimi u normalizua më pas, përfundoi Gusev.

    Ministria ruse e Mbrojtjes nuk përmendi dronë të rrëzuar mbi rajonin Voronezh në njoftimin e saj ditor. Ajo raportoi sa UAV shkatërroi, por jo sa u lëshuan nga Ukraina.
    U rrëzuan 44 dronë ukrainas Sipas njoftimit, gjithsej 44 dronë ukrainas u rrëzuan ose u ndaluan gjatë natës, përfshirë 43 mbi rajonin kufitar Bryansk dhe një mbi rajonin Rostov në jug të Rusisë.

    Ndërkohë, autoritetet lokale të qytetit Taganrog në jug të Rusisë deklaruan sot se disa zona të bashkisë mbetën pa rrymë për shkak të ndërprerjes emergjente të një linje të tensionit të lartë. Autoritetet nuk sqaruan shkakun.

    Sulmet po intensifikohen Kievi ka përshkallëzuar sulmet me dronë dhe raketa brenda Rusisë, duke goditur rafineri nafte, depo dhe nyje furnizimi që, siç thotë, ushqejnë makinerinë luftarake të Kremlinit.

    Moska i cilëson këto sulme terroriste, ndërsa Kievi thotë se bëhen në vetëmbrojtje legjitime ndaj luftës që Rusia nisi kundër Ukrainës në shkurt 2022. Dje, e shtunë, Rusia kreu sulme masive ndaj rrjetit elektrik, gazit dhe hekurudhave ukrainase.

    Ky sulm shkaktoi ndërprerje rryme dhe dëme të mëdha në termocentrale ukrainase, duke u marrë jetën 7 personave, sipas zyrtarëve ukrainas.
    Gjatë natës nga e shtuna në të diel, forcat ruse lëshuan 69 dronë ndaj Ukrainës, nga të cilët 34 u rrëzuan, sipas forcave ajrore ukrainase.

  • Sulm ajror në Ukrainë, Rusia dëmton infrastrukturën energjetike në rajonin e Odesës

    Sulm ajror në Ukrainë, Rusia dëmton infrastrukturën energjetike në rajonin e Odesës

    Një sulm ajror rus ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës çoi në ndërprerje të energjisë elektrike në rajonin e Odesës dhe në disa rajone të tjera, tha Ministria e Energjisë në Ukrainë, Svitlana Grynchuk, të shtunën në mëngjes.

    Gjithashtu, guvernatori rajonal, Oleg Kiper, njoftoi se dronët goditën infrastrukturën energjetike në rajonin e Odesës në jug të Ukrainës të premten në mbrëmje.

    “Pati dëme në një strukturë të infrastrukturës energjetike”, tha ai, duke raportuar se nuk ka të vdekur apo të plagosur.

    “Armiku po sulmon masivisht infrastrukturën energjetike të Ukrainës. Për shkak të kësaj, energjia elektrike mungonë në shumë rajone të Ukrainës. Ndërprerjet e energjisë do të rregullohet, pasi situata e sulmeve në vend të stabilizohet”, shkroi në X, Grynchuk.

    Ndërkohë, Presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të premten se Rusia po grumbullonte trupa pranë qytetit Vovchansk në rajonin verilindor të Kharkiv të Ukrainës.

    Duke folur para gazetarëve në Kiev, presidenti i Ukrainës tha se sulmi i Moskës në qytetin lindor të Pokrovsk kishte për qëllim t’i tregonte suksesin në fushëbetejë Donald Trump, presidentit të SHBA-së.

  • U zhduk me 500 milionë USD kriptomonedha – Gjendet i vrarë rusi dhe gruaja e tij

    U zhduk me 500 milionë USD kriptomonedha – Gjendet i vrarë rusi dhe gruaja e tij

    Roman Novak nga Shën Petersburgu, themeluesi i një platforme kriptomonedhash dhe gruaja e tij Anna u gjetën të vdekur në Emiratet e Bashkuara Arabe.
    Familja e tyre raportoi zhdukjen e çiftit rreth 1 muaj më parë kur nuk po mundte t’i kontaktonte. Sipas faqes ruse të internetit “Fontanka”, çifti u vra në një vilë me qira në rajonin Hatta, pranë kufirit me Omanin, ku u joshën me pretekstin e takimit me investitorë potencialë. Motivi i mundshëm për krimin duket të jetë zhvatja.
    Sipas “Deutsche Welle”, Roman Novak ishte i njohur për krijimin e platformës “Fintopio”, e cila ofronte transferta të shpejta kriptomonedhash. Ai kishte tërhequr rreth 500 milionë dollarë investime përpara se të zhdukej bashkë me paratë, duke i lënë punonjësit e tij pa paguar, ndërsa investitorët, përfshirë biznesmenë kinezë dhe të Lindjes së Mesme, humbën paratë e tyre.
    Për të tërhequr investitorë në projektin e tij, ai pretendoi se kishte lidhje me princat arabë dhe themeluesin e Telegram Pavel Durov, megjithëse Durov mohoi çdo njohje me të. Në nëntor 2020, Novak u dënua me 6 vjet burg për përvetësim të 100 000 dollarëve nga partneri i tij.
    Sipas të njëjtave burime, autorët dyshohet se kërkuan të fitonin akses në portofolin e kriptomonedhave të Novak, në të cilin, siç besonin ata, ruheshin miliarda dollarë. Megjithatë, portofoli rezultoi të ishte bosh. Pas kësaj, çifti u vra, trupat e tyre u copëtuan dhe pjesët e trupit të tyre u vendosën në qese. Qeset u gjetën në kazanë të ndryshëm pranë një qendre tregtare në rajonin Khata.
    Autoritetet ruse njoftuan se kishin hapur një çështje penale për vrasje. Sipas autoriteteve, çifti u nis më 2 tetor për t’u takuar me “investitorë të panjohur” në rajonin Khata. Shoferi i la ata pranë një liqeni, nga ku hipën në një automjet tjetër dhe ikën. Çifti nuk është bërë më i gjallë.
    Sipas “Fontanka”, policia ka arrestuar 8 persona për këtë rast, të paktën 3 prej të cilëve janë nga Shën Petersburgu.