Tag: rajonale

  • Turneu i Përfaqësueseve Rajonale për moshat U-12 & U-13, Lezha triumfon në të dyja grupmoshat

    Turneu i Përfaqësueseve Rajonale për moshat U-12 & U-13, Lezha triumfon në të dyja grupmoshat

    Turneu i Përfaqësueseve Rajonale u mbyll me sukses sot në “Shtëpinë e Futbollit”, ku u zhvilluan dy finalet për grupmoshat U-12 dhe U-13.
    Fitues të turneut u shpallën ekipet përfaqësuese rajonale të Lezhës për të dyja grupmoshat, 2012 dhe 2013.
    Finalja e kategorisë 2012 përballi përfaqësueset rajonale të Lezhës dhe Fierit, duke u mbyllur me fitoren minimale 1-0 për Lezhën. Ndërsa në finalen e kategorisë 2013, Lezha triumfoi sërish ndaj Fierit me rezultatin 2-1.
    Pjesë e turneut të përfaqësueseve rajonale për ekipet e moshave U-12 dhe U-13 ishin të gjitha ekipet rajonale nga Fieri, Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, Tirana, Korça, Shkodra dhe Lezha
    Turneu rajonal u organizua nga Federata e Futbollit në bashkëpunim me të gjitha shoqatat rajonale të futbollit dhe kishte si synim kryesor evidentimin e talenteve të rinj që aktivizohen në kampionatet rajonale të organizuara nga FSHF.
    Pas përfundimit të ndeshjeve finale, fëmijët vizituan muzeun në “Shtëpinë e Futbollit”, ku u njohën me historinë e pasur të futbollit shqiptar.

  • Aksident në rrugën rajonale Mitrovicë-Skenderaj, një i vdekur dhe katër të lënduar

    Aksident në rrugën rajonale Mitrovicë-Skenderaj, një i vdekur dhe katër të lënduar

    Sot rreth orës 12:54 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën rajonale Mitrovicë-Skenderaj, përkatësisht në fshatin Klinë e Ulët. Nga ky aksident ka vdekur një person dhe katër të tjerë janë lënduar.
    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
    Zahiti ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura.
    Ai ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, derisa njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin.
    “Sot, rreth orës 12:54, është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë -Skenderaj përkatësisht në fshatin Klinë e Ulët. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën viktima femër rreth 65 vjeçare., ndërsa lëndime kanë pësuar edhe katër persona tjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal ne Mitrovicë. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin”, ka thënë Zahiti.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Mbrojtja rajonale/ Vendet nordike do të blejnë së bashku qindra automjete të blinduara suedeze

    Mbrojtja rajonale/ Vendet nordike do të blejnë së bashku qindra automjete të blinduara suedeze

    Finlanda, Norvegjia, Suedia dhe Lituania do të blejnë së bashku disa qindra automjete të blinduara të rënda CV-90 të prodhimit suedez, në një përpjekje të koordinuar për të forcuar mbrojtjen rajonale dhe për të ulur kostot e prokurimit, njoftuan mediat suedeze të martën.

    Kryeministri suedez Ulf Kristersson, duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin lituanez Gintautas Paluckas, theksoi përfitimet strategjike të bashkëpunimit.

    “Prokurimi i përbashkët do të përshpejtojë dërgesat, do të ulë kostot dhe do të përfitojë nga lidhjet tona industriale të mbrojtjes,” tha Kristersson, sipas transmetuesit publik SVT.

    Ndërsa kostoja totale e paketës nuk është bërë e ditur, një letër interesi për blerjen pritet të nënshkruhet në pranverë.

    CV-90, i prodhuar nga gjiganti i mbrojtjes BAE Systems në Suedi, konsiderohet si një nga mjetet e blinduara të rënda më të mira dhe më të avancuara në klasën e tij. Ai vjen në 17 variante dhe tashmë është në shërbim në 10 vende./ AA.

  • Shqipëria e fundit në rajon për proceset industriale

    Shqipëria e fundit në rajon për proceset industriale

    Vendet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria mund të çojnë ekonomitë e tyre përpara duke zhvilluar prodhimin industrial dhe bashkëpunimit ndërmjet tyre duke krijuar klastera në disa industri, referon një studim i fundit Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC).Por siç tregojnë të dhënat Kosova dhe Shqipëria janë pas në proceset industriale dhe integrimin me prodhimet e tyre në tregjet globale. Industria automobilistike, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, ka shfaqur rritje përmes integrimit në zinxhirët globalë, me aftësi në rritje për komponentë të automjeteve elektrike. Procesimi i metaleve, i përqendruar në Bosnje Hercegovinë dhe Serbi, ofron ekspertizë në shfrytëzimin më të plotë të burimeve.
    Agro-përpunimi, prodhimi i Shqipërisë paketim në SerbiNë industrinë Agro-ushqimore shihet premtuese promovimi i markës rajonale “Ballkan Fresh”: Observatori Ekonomik Rajonal mund të financojë studime fizibiliteti për produkte dhe tregje premtuese, si dhe të hartojë skema për vlerë shtesë në zinxhirë rajonalë të vlerës.
    Një fushatë e unifikuar brandimi “Balkan Fresh” do të përmirësonte dukshmërinë e produkteve agro- ushqimore të Rajonit në tregjet ndërkombëtare, me certifikim për cilësi dhe qëndrueshmëri. Organizimi i panaireve ndërkombëtare agro-ushqimore (vjetore, me rotacion të qyteteve pritëse) do të afronte blerës globalë.
     
    Plani sugjeron se në fushën e Agro-industrisë Shqipëria bashkë me Kosovën duhet të forcojë më tej prodhimin vendas dhe të lidhen me qendrat e përpunimit në Serbi e Mali i Zi, duke përmirësuar kështu shkallën e përpunimit dhe vlerën e shtuar në destinacionet e eksportit.
    Gjithashtu sugjerohet ndërtimi i një platforme digjitale për siguri ushqimore “nga ferma te tryeza” në të gjitha vendet.
    Shqipëria si një promotorë e Agroturizmit duhet të mundësojë një lidhje më të mirë të sektorit me prodhimin vendas, sugjeron plani.
    Krijimi i Qendrës Rajonale të inovacioni Agri Ushqimor, një institucion që bashkon kërkimin, trajnimin dhe teknologjinë mund përshpejtuar praktikat e mira të prodhimit ekologjik dhe organik me vlerë të lartë.
    Industria Automobilistike, Shqipëria për montime të thjeshta
    Industria automobilistike në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut është në rritje brenda zinxhirëve globalë, me potencial për të avancuar drejt segmenteve me vlerë më të lartë, përfshirë automjetet elektrike. Plani sugjeron se, Shqipëria propozohet të fokusohet në montimin e nën komponentëve (kabllo dhe module elektronike), por për këtë duhen stimuj fiskalë për investitorët që sjellin teknologji montimi në vend.
    Për tu përfshirë në këtë industri Shqipëria duhet të përmirësojë kualifikimin e fuqisë punëtore për prodhimin e nën komponentëve elektrikë dhe duhen krijuar partneritete me universitetet teknike dhe qendrat profesionale në rajon, me fokus në automjetet elektrike dhe autonome.
    Çfarë duhet të përmirësojë Shqipëria
    Që të bëhet përfituese e klasterave rajonale industriale Shqipëria duhet të investojë në rrjetin rrugor, hekurudhor dhe multimodal, si dhe të digjitalizojë kalimet kufitare për të ulur kostot e transportit dhe përshpejtuar logjistikën. Plani i sugjeron lehtësimin e aksesit në financa për SME-të. Gjithashtu Shqipëria duhet të promovojë produktet alternative financiare (faktoring, leasing) dhe të krijojë kushte për tërheqjen e fondeve private (private equity), duke reduktuar barrierat e kolateralit.
    Shqipëria gjithashtu duhet të miratojë kriteret e përbashkëta mjedisore në tenderët publikë mbi pragje të caktuara, duke nxitur kërkesën për produkte dhe shërbime me ndikim të ulët mjedisor.
    Strukturat rajonale, të tilla si Observatori Ekonomik Rajonal mund të ndihmojnë me studime fizibiliteti për të identifikuar drejtimet premtuese, mirëpo kërkohet vullnet politik nga vendet./Monitor

  • Policia shpall në kërkim një grua, dyshohet se vodhi stoli ari

    Policia shpall në kërkim një grua, dyshohet se vodhi stoli ari

    Drejtoria rajonale e policisë në Ferizaj, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, bën thirrje për bashkëpunim me qytetarët në identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e një personi të dyshuar.
    Personi i dyshuar është një femër, e cila dyshohet se më 19.07.2024, rreth orës 14:00, në një dyqan të artarisë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, ka kryer veprën penale “Vjedhje” të stolive të arit.
    Deri tani, e dyshuara nuk është identifikuar. Policia rajonale e Ferizajt u bën thirrje të gjithë qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion lidhur me identitetin apo vendndodhjen e saj, të kontaktojnë stacionin më të afërt të policisë, të përdorin aplikacionin digjital “Lajmëro policinë”, ose të telefonojnë në numrat kujdestarë:
    192
    0290/326-250
    0290/322-406

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Konferenca rajonale për kujdesin ndaj fëmijëve/ Rama: Kemi bërë progres, do rrisim financimin për 16 mijë fëmijët me aftësi të veçanta

    Konferenca rajonale për kujdesin ndaj fëmijëve/ Rama: Kemi bërë progres, do rrisim financimin për 16 mijë fëmijët me aftësi të veçanta

    Po zhvillohet Konferenca Rajonale “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Europian”. Në konferencë marrin pjesë përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
    I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, i cili thotë se konferenca shërben si një platformë e rëndësishme për forcimin e politikave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve në rajon.
    “BE ka përcaktuar financim të vecantë që ndihmon vendet anëtare për të ecur në shinat e paracaktuara përmes dokumentit të garancisë evropiane dhe zbatuar masa konkrete në reduktimin e varfërisë së fëmijëve dhe nga ana tjetër në ngushtimin e hendekut që është tejet shqetësuses në të gjithë hapësirën evropaine, sidomos si rezultat i goditjes që i dha pëlhurës sociale pandemia e disa viteve më parë. Këtu financimi i posacëm i BE lidhet me përfshirjen aktive të qeverive dhe përfshirjen aktive në ndërtimin e partneriteteve me organizata jo qeveritare dhe me përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe sociale e shëndetësore dhe programe mbështetëse për prindërit. Në këto drejtime kemi bërë progres të dukshëm, një bazë e sigurtë për të ndërtuar më tutje duke synuar që të përfitojmë aktivisht nga financimi i BE.
    Një nga pikat ky synojmë të bëjmë një hop sasior dhe cilësor në financim dhe organizim dhe ndërveprimit me partnerët e tjerë është adresimi i situatës së 16 mijë fëmijëve me aftësi të veçanta, të cilët janë përfitues të skemave të reja të mbështetjes, por të cilët besoj unë në këtë fazë dhe kushtet kur mundësitë tona ekonomike rriten meritojnë rritje të mbështetjes nga ana jonë. Një rritje mbështetjeje e cila nuk është thjesht financiare por edhe institucionale. Për këtë ministria e Shëndetësisë dhe Arsimit po punojnë që të rriisn numrin e mësuesve specialë, sikundër dje kemi hapur një kapitull të ri në sistemin tonë të shërbimit shëndetësor me hapjen e klasave të para për fëmijët në spital, klasa mësimore dhe arti, që iu shërbejnë fëmijëve që të mos humbasin kontaktin me mësimin, por iu shërbejnë përmes një kurrikule speciale që të energjizohen me besim dhe bindjen se do t’ja dalin në betejën e sëmundjeve të tyre.”tha Rama.