Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama në Bashkinë e Fierit. Kreu i qeverisë ka kërkuar që të gjithë drejtuesit e drejtorive rajonale ne Fier, dy nënkryetarë dhe drejtues të departamenteve të bashkisë të japin dorëheqjen.
Burime nga brenda takimit me kryeministrin konfirmojnë se vala e shkarkimeve do t’i përfshijë të gjithë pa përjashtim.
Tag: rajonale
-

Rama “ultimatum” edhe për drejtorët e Bashkisë Fier, kërkon dorëheqjen e të gjithë drejtuesve të drejtorive rajonale
-

Anija “Oriku” e Forcës Detare, pjesë e stërvitjes rajonale “ADRION LIVEX 25”
Stërvitja detare “ADRION LIVEX 25” ka nisur si një nismë rajonale që synon rritjen e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërmjet forcave detare të vendeve që lagen nga deti Adriatik dhe deti Jon me qëllim rritjen sigurisë detare të rajonit.
Ministria e Mbrojtjes ka ndarë pamjet nga deti Adriatik ku Anija “Oriku” e Forcës Detare mori pjesë në stërvitjen rajonale “ADRION LIVEX 25” në Mal të Zi, së bashku me forcat detare të gjashtë vendeve të Adriatikut dhe Jonit.Stërvitja “ADRION LIVEX”, e cila zhvillohet çdo vit, synon nxitjen e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellët si dhe rritjen e ndërveprueshmërisë midis forcave detare të ADRIONIT, nëpërmjet skenarëve që kanë të bëjnë me sigurinë detare në detin Adriatik dhe Jon.
-

Drejtoria Teknike, seminar me shoqatat rajonale mbi analizën e sezonin 2025/26 & reformën e kampionateve të moshave U13 & U14
Federata e Futbollit zhvilloi një mbledhje me drejtuesit dhe përfaqësues të shoqatave rajonale për të analizuar sezonin 2024/25 dhe për të diskutuar mbi çështje të tjera me rëndësi në futbollin shqiptar.
Pjesëmarrës në këtë takim të mbajtur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ishin presidentët dhe sekretarët e të gjitha shoqatave rajonale, të cilët përveç analizës së sezonit të kaluar, diskutuan mbi ndryshimet dhe objektivat e sezonit të ardhëm 2025/26, planifikimin e sezonit 2025/26 dhe ndryshimet në formatet e kampionateve të moshave U13 dhe U14.
Gjatë takimit u diskutuan programi teknik i shoqatave rajonale, si dhe vazhdimësia e projekteve të futbollit në vend. -

Analiza për sezonin që lamë pas, Federata mbledhje me shoqatat rajonale
15 Qershor 2025
15:12
Telesport
Federata e Futbollit zhvilloi një mbledhje me drejtuesit dhe përfaqësues të shoqatave rajonale për të analizuar sezonin 2024/25 dhe për të diskutuar mbi çështje të tjera me rëndësi në futbollin shqiptar.
Pjesëmarrës në këtë takim të mbajtur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ishin presidentët dhe sekretarët e të gjitha shoqatave rajonale, të cilët përveç analizës së sezonit të kaluar, diskutuan mbi ndryshimet dhe objektivat e sezonit të ardhëm 2025/26, planifikimin e sezonit 2025/26 dhe ndryshimet në formatet e kampionateve të moshave U13 dhe U14.
Gjatë takimit u diskutuan programi teknik i shoqatave rajonale, si dhe vazhdimësia e projekteve të futbollit në vend. -

Nis puna për ngritjen e Qendrës Rajonale të Emergjencave Civile në Krane, bashkia Finiq
Në mjediset e ish-repartit të Kranesë në Finiq, ka nisur sot puna për ngritjen e Qendrës Rajonale të Emergjencave Civile, një strukturë kjo e rëndësishme, e cila do të shërbejë për rritjen e gatishmërisë dhe kapaciteteve operacionale në përballimin e zjarreve dhe emergjencave në të gjithë rajonin jugor.
Nisjen e punës për ngritjen e Qendrës Rajonale të Emergjencave Civile e bëri sot publike nga Kraneja Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu. Këtu sot merrnin pjesë gjithashtu edhe Drejtori i Përgjithshëm · AKMC, Haki Çako, kryetarët e bashkive Sarandë, Delvinë, Konispol dhe Finiq si dhe nënprefekti i Sarandës, Kristaq Kiço. Në diskutime e tyre kryebashkiakët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërbashkiak në funksion të menaxhimit të situatave emergjente, veçanërisht gjatë sezonit turistik, kur fluksi i vizitorëve dhe rreziku nga zjarret shtohet ndjeshëm.Kjo qendër e re e domosdoshme për rajonin e jugut pritet të luajë një rol kyç në reagimin në kohë dhe koordinimin e forcave të ndërhyrjes, duke garantuar më shumë siguri për qytetarët dhe turistët, numri i të cilëve shtohet çdo ditë.
Në ish-repartin e 📍Kranesë në Finiq, në bashkërendim me kryetarët e bashkive Delvinë, Finiq, Konispol dhe Sarandë, nisëm punën për ngritjen e Qendrës Rajonale të Emergjencave Civile 🚨🦺.Një strukturë e parashikuar si domosdoshmëri për rritjen e gatishmërisë dhe kapaciteteve operacionale në përballimin e zjarreve në gjithë zonën, veçanërisht në përgjigje të nevojave të shtuara gjatë sezonit turistik 📛, bën publile në faqen e tij Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu -

Ibrahimaj: Nxisim ura bashkëpunimi për Shqipërinë në qendër rajonale të inovacionit
Këshilli Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin (ACTI) solli në Tiranë edicionin e radhës të Samitit ACT NOW 2025, një platformë ndërkombëtare që synon të nxisë veprimin dhe bashkëpunimin ndërsektorial në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj ishte pjesë e këtij samiti, për të folur mbi të ardhmen, një të ardhme ku inovacioni, teknologjia dhe bashkëpunimi janë në themel të zhvillimit të vendit tonë.Sipas Ibrahimajt, gjashtë startup-et finaliste, sollën idetë e tyre novatore në këtë samit, ndërsa “çmimi prej 50 000 euro shkoi për insectintel një dëshmi e qartë se kur mbështetet talenti, lindin zgjidhje me ndikim real”.
“Kjo është arsyeja pse besojmë se bashkëpunimi mes startup-eve dhe botës së korporatave duhet forcuar edhe më shumë, për më shumë financim, mbështetje dhe zbatim të ideve të reja”, tha Ibrahimaj.
Ministrja Ibrahimaj nënvizoi faktin se “përmes Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Sipërmarrjes Inovative, po nxisim këto ura bashkëpunimi dhe më shumë sinergji të reja, duke mbështetur sektorët strategjikë të ekonomisë tonë, për të kthyer Shqipërinë në një qendër rajonale të inovacionit, ku të rinjtë dhe sipërmarrësit kanë hapësirën për të krijuar, zhvilluar dhe pasur sukses”.
“ACT NOW 2025” u organizua si pjesë e vizionit për të pozicionuar Shqipërinë si një qendër rajonale për teknologji, inovacion dhe digjitalizim, me synim të qartë që të ndërtojë ura mes talenteve lokale dhe investimeve ndërkombëtare.
Konferenca bëri bashkë përfaqësues të kompanive globale si Microsoft, IBM, Oracle, Check Point dhe investitorë të huaj, të cilët trajtuan temat më të rëndësishme të kohës si inteligjenca artificiale, siguria kibernetike, teknologjitë kuantike, zhvillimi i startup-eve dhe investimet teknologjike në rajon. /j.p/Nga punimet e samitit ACT NOW 2025
-

Mishi i derrit nga Brazili/ AKU reagim anemik: Kemi asgjesuar…
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas lajmeve të publikuara në media se mishi i derrit me salmonelë shitej në fshehtësi.
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, ky institucion i quan të pavërteta këto lajme dhe sqaron se bëhet fjalë për 4,516.75 kg fileto mish derri, të cilat u bllokuan që më 28 janar 2025 pas konstatimit të kontaminimit me salmonella spp përmes analizave laboratorike.
Sipas AKU-së, sasia e mishit qëndroi e bllokuar në magazinat e subjektit importues deri më 16 prill, kur kompania kërkoi zyrtarisht asgjësimin e saj pranë autoriteteve kompetente, përfshirë Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Tiranë dhe Drejtorinë Rajonale AKU Tiranë.
Deklarata e AKU:
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të informimit të publikut dhe transparencës, shpreh shqetësimin për përhapjen e lajmeve të pavërteta të publikuara në disa media dhe portale në lidhje me sigurinë ushqimore.
AKU sqaron opinionin publik se sasia prej 4516, 75 kg fileto mish derri e importuar nga Brazili, është bllokuar nga ky Autoritet më datë 28.1.2025, pas raport analizave të kryera, ku ka rezultuar i kontaminuar me salmonella spp.
Nisur nga ky fakt, sasia e mishit fileto derri ka qëndruar e bllokuar në magazinat e subjektit importues, deri më datë 16.4.2025, kohë kur subjekti importues ka bërë kërkesë për asgjësim, autoriteteve kompetente si: Inspektoriati Kombëtar i Mbrotjes së Territorit (Drejtoria e Inspektimit të Mjedisit të Ujërave), Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Tiranë dhe Drejtorisë Rajonale AKU Tiranë.
Sigurojmë konsumatorët se sasia prej 4516, 75 kg fileto mish derri është asgjësuar në prani të të gjithë përfaqësuesve të autoriteteve kompetente të lartpërmenduara.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është në gatishmëri të plotë për garantimin e sigurisë ushqimore, në mbrojtje të shëndetit të konsumatorit.
-

Një çati për aspiratat e Ballkanit
Bruksel – Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanović, zhvilloi një takim informues me ambasadorët e vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), të akredituar pranë Bashkimit Evropian, në Zyrën Ndërlidhëse të KBR-së në Bruksel.
I organizuar nga KBR-ja, ky takim informues ofroi një përmbledhje gjithëpërfshirëse të përpjekjeve aktuale për bashkëpunim rajonal dhe prioriteteve të ardhshme, me një fokus të fortë në zbatimin e Strategjisë Evropa Juglindore 2030 (SEE2030), një angazhim i përbashkët i të 13 pjesëmarrësve të SEECP-së për zhvillim të qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe të zgjuar në gjithë rajonin e Evropës Juglindore.“Strategjia jonë SEE2030 është më shumë se një dokument, ajo është një çati që strehon aspiratat tona të përbashkëta rajonale. Ajo bashkon 13 pjesëmarrës të SEECP/PBEJ-së, rreth 45 objektiva konkrete zhvillimore, të bazuara në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së,” tha Sekretari i Përgjithshëm i KBR-së, Amer Kapetanovic. “Në një kohë kur krizat po bëhen norma, EJL2030 na kujton se e ardhmja jonë varet nga bashkëpunimi, përgjegjësia e përbashkët dhe qëndrueshmëria strategjike.”Gjatë takimit, Kapetanovic theksoi ndërveprimin mes Strategjisë SEE2030, Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM) 2025–2028 dhe Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Ai vuri në dukje rëndësinë e harmonizimit të këtyre kuadrove rajonale për të sjellë përparim të matshëm për qytetarët, bizneset dhe institucionet.
Ambasadorët shprehën mbështetje të fuqishme për përpjekjet e RCC-së, duke njohur rolin e tij qendror në shndërrimin e objektivave të përbashkëta rajonale në veprime konkrete. Ata përshëndetën progresin e bërë në kuadër të SEE2030 dhe kuadrove të tjera strategjike, dhe inkurajuan RCC/KBR-në të vazhdojë qasjen gjithëpërfshirëse dhe me vizion në trajtimin e sfidave kyçe të zhvillimit në rajon.Në diskutim u përfshinë gjithashtu iniciativat kyçe të udhëhequra nga RCC-ja, përfshirë: nisjen e CRM 2.0 si një rrugë drejt integrimit në Tregun e Vetëm të BE-së; zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe lëvizshmëria e njerëzve; transformimi digjital dhe lidhshmëria rajonale; siguria njerëzore përmes krijimit të Rrjetit Rajonal të Sigurimit nga Rreziqet e Fatkeqësive; dhe forcimi i qëndrueshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike përmes zbatimit të Udhërrëfyesit për Përshtatje Klimatike për Ballkanin Perëndimor.Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së i informoi ambasadorët edhe për përgatitjet për Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar këtë vjeshtë, ku rajoni do të prezantojë një paketë rezultate të bazuara në reforma dhe solidaritet rajonal.Me SEE2030 si busullë, RCC-ja rikonfirmoi rolin si krahu operacional i bashkëpunimit dhe zhvillimit të rajonit nën ombrellën e SEECP-së, duke lidhur ambiciet me veprimet në të gjithë Evropën Juglindore. -

“Tirana po kthehet në epiqendër rajonale”, Abdixhiku përgëzon Shqipërinë dhe sulmon Kurtin: Ka qëllim shijimin e pushtetit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar për mbledhjen e Komunitetit Politik Europian në Tiranë gjatë ditës së sotme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Abdixhiku shkruan se Tirana sot shihet si epiqendër e re rajonale, ku sipas tij, po gdhendet e ardhmja e vetë kontinentit.
Ai shkruan gjithashtu se Kosova vijon të mbetet nën masa dhe sanksione nga BE, si dhe pa institucione, për shkak se sipas Abdixhikut, qëllimi i qeverisë Kurti është shijimi i pushtetit.
Në përfundim, ai përgëzon Shqipërinë për Samitin, teksa i bën thirrje popullit të Kosovës për rizgjim.
Postimi i Abdixhikut:
Evropa sot po zbarkon në Tiranë.
E gjitha. Me plot 47 liderët e saj.
Në Tiranën që tashmë, si epiqendër e re rajonale, është bërë shtëpi nga ku po gdhendet e ardhmja e vet kontinentit. Në këtë të ardhme, pa dyshim, po i bëhet vendi dhe vendit të shqipeve.
Kosova, ndërsa, vazhdon të mbetet nën masa e sanksione. Vazhdon të mbetet dhe pa institucione. Mbi të gjitha, vazhdon të mbetet pa ndjenjën e urgjencës për kohën. Nuk ka urgjencë mu tha!
Të tjerat, si zhvillimi, mirëqenia, si progresi shoqëror janë të pakapshme për ata që kanë kapur të ardhmen e vendit tash e sa kohë. Sepse për ta shijimi i jetës së pushtetit, është vet qëllimi. Të tjerat presin.
Sepse kemi rënë. Po vazhdojmë rënien. Të tjerët po vazhdojnë ecjen. Të tjerët po ndërtojnë. Të tjerët po bëhen pjesë e së ardhmes së bukur evropiane që tani u shfaqet vetëm pak vite larg.
Rizgjimi kombëtar ndonjëherë kërkon kohë.
Por sot, ky rizgjim Kosove, kërkon urgjencë.
Kjo urgjencë nuk vjen nga ata që nuk e njohin nevojën. Vjen nga populli i Kosovës që rizgjohet!
Shqipërisë, vetëm përgëzime.
