Tag: rajonale

  • Turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale, Tirana triumfon në të dyja grupmoshat

    Turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale, Tirana triumfon në të dyja grupmoshat

    7 Nëntor 2025

    19:02

    Telesport

    Në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvilluan finalet e turneut të ekipeve përfaqësuese rajonale për grupmoshat 2013 dhe 2014, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.
    Në grupmoshën 2014, gjysmëfinalet prodhuan përballjet Elbasan – Durrës dhe Fier – Tiranë. Në finale u ndeshën Tirana dhe Elbasani, ku Tirana fitoi me rezultatin 4-0 dhe u shpall kampione e kësaj grupmoshe.
    Në grupmoshën 2013, gjysmëfinalet ishin Tirana – Korçë dhe Fier – Durrës. Finalja e kësaj grupmoshe u luajt mes Tiranës dhe Fierit, ku Tirana triumfoi 2-0.
    Gjatë turneut u vëzhguan 352 futbollistë të datëlindjes 2013 dhe 2014. Specialistët e Drejtorisë Teknike do të përzgjedhin më tej përfaqësueset e moshave për t’u trajnuar dhe monitoruar si çdo ekip kombëtar i moshave, një iniciativë që Drejtoria Teknike e aplikon prej dy sezoneve.

  • Kreu i qeverisë rajonale të Valencias jep dorëheqjen një vit pas përmbytjes me 229 viktima

    Kreu i qeverisë rajonale të Valencias jep dorëheqjen një vit pas përmbytjes me 229 viktima

    Nën zemërimin dhe presionin e opinionit publik, Carlos Mazon, kreu i qeverisë rajonale të Valencias, njoftoi sot dorëheqjen nga posti i tij.

    Mazon ishte objekt i kritikave të ashpra për mënyrën se si menaxhoi përmbytjet shkatërrimtare, që më shumë se një vit më parë u morën jetën 229 personave në rajon.
    Mazon kishte rezistuar për muaj të tërë ndaj thirrjeve për t’u dorëhequr, pasi doli në dritë se, në kulmin e fatkeqësisë, ai kishte kaluar mbi tre orë në drekë me një gazetar, ndërsa njerëzit mbyteshin në shtëpitë, garazhet dhe makinat e tyre.

    Refuzimi i tij i vazhdueshëm për t’u larguar nga posti shkaktoi valë protestash masive në të gjithë Valencian, me protestues që mbanin pankarta me slogane si:
    “Baltë në duart tona, gjak në të tijat.”

    Një sondazh i fundit tregonte se 75% e banorëve të Valencias besonin se Mazon duhej të jepte dorëheqjen.
    “Nuk mund të vazhdoj më,” deklaroi ai për gazetarët pas një fjalimi, gjatë të cilit kritikoi ashpër reagimin e qeverisë kombëtare ndaj krizës.

    Ai nuk sqaroi nëse do të shpallë zgjedhje të parakohshme, as nëse do të heqë dorë nga mandati në asamblenë rajonale, çka do t’i hiqte imunitetin parlamentar, dhe as se kush do ta zëvendësojë përkohësisht.

    Më parë, Mazon kishte mbrojtur veten duke argumentuar se për fatkeqësitë natyrore nuk ka asgjë në dorë qeveria. “Nuk ekziston asnjë qeveri në botë që të ketë mjetet për të ndryshuar, ndalur apo shmangur një stuhi të tillë shiu, që thyen çdo rekord historik reshjesh.”

    Në ceremoninë që përkoi me njëvjetorin e tragjedisë, Mazon u prit me britma dhe akuza nga të pranishmit:
    “Vrasës!”, “Frikacak!”, “Duhet të jesh në burg!”
    Më herët, ai kishte pranuar se “kishte gjëra që duhej të kishin funksionuar më mirë”.
    Një hetim i brendshëm mbi ngjarjet e 29 tetorit 2024 është aktualisht në zhvillim, ndërsa një gjyqtar në Valencia po heton nëse ka prova për vepra penale si vrasje nga pakujdesia apo lëndime të shkaktuara nga neglizhenca, që mund të kenë çuar në vdekje të parandalueshme.

  • Mision monitorimi në Shqipëri/ Shkarkimi i Veliajt, Kongresi i Autoriteteve Lokale në Këshillin e Europës sjell…

    Mision monitorimi në Shqipëri/ Shkarkimi i Veliajt, Kongresi i Autoriteteve Lokale në Këshillin e Europës sjell…

    Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës, Mathieu Mori, i është drejtuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me një letër ku e informon lidhur me vizitën e afërt të Komitetit të Monitorimit, i cili ka vendosur të zhvillojë një mision monitorimi në Shqipëri në datat 17-19 Nëntor 2025.
    Në letër theksohet se qëllimi kryesor i vizitave të këtij lloji është përgatitja e një raporti të përditësuar mbi gjendjen e demokracisë vendore dhe/ose rajonale në një vend të caktuar. “Ato synojnë ta arrijnë këtë përmes një dialogu të hapur dhe konstruktiv me autoritetet e atij vendi, në nivelet shtetërore, rajonale dhe vendore.
    Dua t’ju informoj se Komiteti i Monitorimit i Kongresit e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve që do të monitorohen në vitin 2025. Për rrjedhojë, propozohet një vizitë monitoruese në vendin tuaj për datat 17–19 nëntor 2025”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Vendore.
    Vizita e Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale vjen në një kohë kur Gjykata Kushtetuese po shqyrton ankimin e Veliajt lidhur me shkarkimin nga detyra si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

  • Shkarkimi i Veliajt / Kongresi i Autoriteteve Lokale në KE sjell mision monitorimi në Shqipëri

    Shkarkimi i Veliajt / Kongresi i Autoriteteve Lokale në KE sjell mision monitorimi në Shqipëri

    Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës, Mathieu Mori, i është drejtuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me një letër ku e informon lidhur me vizitën e afërt të Komitetit të Monitorimit, i cili ka vendosur të zhvillojë një mision monitorimi në Shqipëri në datat 17-19 Nëntor 2025.
    Në letër theksohet se qëllimi kryesor i vizitave të këtij lloji është përgatitja e një raporti të përditësuar mbi gjendjen e demokracisë vendore dhe/ose rajonale në një vend të caktuar.
    “Ato synojnë ta arrijnë këtë përmes një dialogu të hapur dhe konstruktiv me autoritetet e atij vendi, në nivelet shtetërore, rajonale dhe vendore. Dua t’ju informoj se Komiteti i Monitorimit i Kongresit e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve që do të monitorohen në vitin 2025. Për rrjedhojë, propozohet një vizitë monitoruese në vendin tuaj për datat 17–19 nëntor 2025”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Vendore.
    Vizita e Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale vjen në një kohë kur Gjykata Kushtetuese po shqyrton ankimin e Veliajt lidhur me shkarkimin nga detyra si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

  • Presidenti Begaj takim me zëvendëspresidentin e Turqisë, bisedime për sigurinë dhe bashkëpunimet ekonomike

    Presidenti Begaj takim me zëvendëspresidentin e Turqisë, bisedime për sigurinë dhe bashkëpunimet ekonomike

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Zëvendëspresidentin e Turqisë, Cevdet Yılmaz.

    Biseda mes tyre u fokusua te marrëdhëniet midis dy vendeve tona, avancimin e nismave që thellojnë këtë bashkëpunim, si edhe zhvillimet rajonale dhe çështjet e sigurisë.
    “Shqipëria vlerëson rolin e Turqisë si një partner dhe aleat kyç dhe vlerësoi se ka gjithmonë vend për thellim të bashkëpunimit dypalësh në fusha, si: ekonomia dhe tregtia, bujqësia, investimet, infrastruktura, turizmi, mjedisi dhe çështje të tjera thelbësore”, tha Begaj.
    Gjatë bisedës u theksua edhe bashkëpunimi rajonal me Turqinë në kuadër të nismave rajonale, si: Bashkëpunimi Ekonomik i Detit të Zi dhe Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
    Në lidhje më Kosovën, Presidenti i Republikës vlerësoi lobimin e fortë të Turqisë për njohjen dhe anëtarësimin e saj në organizatat rajonale e globale.
    Në takim u vlerësuan, gjithashtu, përpjekjet e Turqisë dhe të Presidentit Erdogan në promovimin e dialogut si mundësi për paqen dhe nxitjen e mirëkuptimit të përbashkët e të pranuar gjerësisht, si në luftën Rusi-Ukrainë, edhe në konfliktin në Lindjen e Mesme.

    Top Channel

  • Clinton lavdëron Trump dhe aktorët rajonalë: Meritojnë merita të mëdha për arritjen e armëpushimit në Gaza

    Clinton lavdëron Trump dhe aktorët rajonalë: Meritojnë merita të mëdha për arritjen e armëpushimit në Gaza

    Ish-Presidenti Bill Clinton ia dha meritat Presidentit Donald Trump dhe aktorëve rajonalë në një deklaratë të lëshuar pas nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.

    “Presidenti Trump dhe administrata e tij, Katari dhe aktorë të tjerë rajonalë meritojnë merita të mëdha për mbajtjen e të gjithëve të angazhuar derisa u arrit marrëveshja”, shkroi Clinton në një deklaratë të postuar në X.

    Klinton tha gjithashtu se Izraeli dhe Hamasi “duhet të përpiqen ta shndërrojnë këtë moment të brishtë në një paqe të qëndrueshme që siguron dinjitetin dhe sigurinë si të palestinezëve ashtu edhe të izraelitëve”.

    Komentet e ish-presidentit janë të dukshme, ndërsa ai u përpoq të negocionte paqen në rajon, por në fund dështoi gjatë kohës që ishte në detyrë.

    Ish-presidentët George W. Bush dhe Joe Biden ende nuk kanë komentuar publikisht për marrëveshjen. Barack Obama tha javën e kaluar, pasi u njoftua marrëveshja, se “të gjithë duhet të inkurajohemi dhe të lehtësohemi që fundi i konfliktit është shumë afër”, por nuk e përmendi Trumpin.

  • Mamografia falas, këtë muaj, në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend

    Mamografia falas, këtë muaj, në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend

    Aktualitet Kryesore E Mërkurë, 1 Tetor 2025 08:53

    “Me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një muaj të mbarë”- shkruan këtë mëngjes kryeministri Rama.

  • Nju Jork: RCC dhe PNUD për një Ballkan më të gjelbër

    Nju Jork: RCC dhe PNUD për një Ballkan më të gjelbër

    Nju Jork – Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (PNUD) firmosën dje një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi, që synon forcimin e reformave dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Evropën Juglindore.Dokumenti u nënshkrua nga Amer Kapetanoviç, Sekretar i Përgjithshëm i RCC-së, dhe Ivana Zhivkoviç, ndihmëssekretare e përgjithshme e OKB-së dhe drejtoreshë e Zyrës Rajonale të PNUD për Evropën dhe CIS.
    Ky partneritet i ri do të mbështesë zbatimin e kornizave rajonale si Strategjia dhe Programi i Punës i RCC-së 2026-2028, Strategjia SEE2030, Plani i Veprimit për Tregun Rajonal të Përbashkët, si dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Synimi është rritja e ndikimit, shmangia e mbivendosjeve dhe krijimi i një rajoni më të integruar.
    “Kjo marrëveshje na ndihmon të ecim më shpejt për atë që ka rëndësi për njerëzit – shërbime më të mira, rritje më të gjelbër, institucione më të forta dhe një rajon më të qëndrueshëm – duke përafruar platformat rajonale të RCC-së me ekspertizën dhe shtrirjen e PNUD-it,” u shpreh Kapetanoviç.
    Sipas marrëveshjes, RCC dhe PNUD do të zhvillojnë koordinime të rregullta, shqyrtime vjetore të progresit dhe mekanizma të përbashkët pune për zbatimin. Nënshkrimi u zhvillua në kuadër të vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të RCC-së në SHBA gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, dhe vjen menjëherë pas takimit ministror të Nismës Adriatiko-Joniane, duke i paraprirë mbledhjes së ministrave të Jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

  • PriFest shpall filmat garues në kategorinë kryesore ballkanike

    PriFest shpall filmat garues në kategorinë kryesore ballkanike

    Edicioni i këtij viti i PriFest – Prishtina International Film Festival ka prezantuar kategorinë kryesore garuese të filmave artistikë me metrazh të gjatë nga Ballkani. Në këtë seksion do të konkurrojnë gjashtë filma të fuqishëm, që sjellin histori të ngarkuara me emocione për lirinë, dashurinë dhe identitetin, duke ofruar një përzierje premierash botërore, rajonale dhe vendore.

    Filmat garues:

    “NGRYK” nga Ilirjan Himaj, Kosovë/Shqipëri – Premierë Botërore (107 min)

    “EMILY” nga Ajola Daja, Shqipëri – Premierë Rajonale (72 min)

    “THE PAVILION” nga Dino Mustafić, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi – Premierë (100 min)

    “ETERNITY PACKAGE” nga Magdelena Ilieva, Bullgari/Itali – Premierë (85 min)

    “MAN OF THE HOUSE” nga Andamion Murataj, Shqipëri, Itali, Austri, Kroaci, Kosovë, Maqedonia e Veriut – Premierë (104 min)

    “CYCLE” nga Erkan Tahhuşoğlu, Turqi/Kosovë – Premierë Rajonale (81 min)

    Secili film pasqyron një këndvështrim të veçantë mbi realitetin e rajonit: nga betejat personale për liri e identitet, te dramat sociale, marrëdhëniet familjare, e deri te kontradiktat klasore dhe morale.

    Kategoria ballkanike shihet si një prej pjesëve më të rëndësishme të festivalit, duke reflektuar diversitetin dhe energjinë e kinemasë së rajonit dhe duke i dhënë zë historive që prekën publikun me origjinalitet dhe fuqi artistike.

    PriFest zhvillohet nga 9 deri më 14 shtator 2025 në Kino Armata, Prishtinë./KultPlus.com

  • Shkodra rekord, Tirana vonon! Ja ku përgatitet më shpejt dosja për përfitimin e pensionit

    Shkodra rekord, Tirana vonon! Ja ku përgatitet më shpejt dosja për përfitimin e pensionit

    Çdo individ që mbush moshën e pensionit dhe përgatit dosjen për përfitim financiar, do duhet të presë një kohë të caktuar nga bërja e kërkesës deri në miratimin e saj dhe llogaritjen e pensionit.
    Dosjet shpesh shoqërohen me problematika të ndryshme të gjenerimit të dokumentacionit sidomos për ata individë që kanë punuar në ish ndërmarrje shtetërore apo ish kooperative bujqësor, ndërsa pjesa tjetër e dokumenteve gjenerohet nga vetë Instituti i Shoqërore.
    Por sa është koha mesatare e përpunimit të kërkesave për pension?
    Ndërsa afati maksimal ligjor është 45 ditë, koha mesatare që merr Instituti i sigurimeve Shoqërore, është ndjeshëm më e ulët dhe llogaritet në 22.8 ditë.
    E ndarë sipas drejtorive rajonale , më pak kohë merr Shkodra me vetëm 9.9 ditë për bërjen gati të dosjes dhe përcaktimin e masës së pensionit dhe më shumë kohë merr Tirana me 30.4 ditë për shkake dhe të faktit se ka popullsi më të madhe dhe fluksi i kërkesave është më i lartë.
    Nën 20 ditë është edhe në drejtoritë rajonale Peshkopi, Korçë, Kukës, Vlorë.
    Ndërsa mbi 20 ditë afat është në drejtoritë rajonale Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Lezhë.
    Ndërkohë nëse i referohemi shifrave të 2024-ës, rezulton se në shkallë vendi mbi 99.7 për qind e pensioneve të reja të pleqerisë janë lidhur përpara afatit.
    Tashmë do të jetë më e thjeshtë për plotësimin e dosjeve pasi qeveria ka miratuar ndryshimet ligjore të cilat garantojnë njohjen periudha të punësimit para vitit 1994, për afro 30 mijë individë, pa pasur nevojën e hapjes së proceseve gjyqësore për shkak të dëmtimit të dokumentacioneve.
    Ligji i cili ka për qëllim njohjen si periudhë sigurimi, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore, të periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore ka hyr në fuqi mesin e muajit Mars 2025.
    Gjatë vitit 2024 janë lidhur 29,232 pensione të reja pleqërie, nga të cilat 17.785 janë meshkuj dhe 11.447 janë femra.