Spitali Rajonal i Durrësit ka dhënë një deklaratë për shtyp në të cilën sqaron se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale të 15-vjeçarit nuk ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike pas disa pretendimeve të tilla.
Institucioni thekson se 15-vjeçari ishte paraqitur në gjendje kritike dhe se mjekët kishin ndërhyrë menjëherë me procedurat e nevojshme emergjente. Në një deklaratë zyrtare, spitali sqaron se asnjë ndërprerje energjie nuk është regjistruar gjatë operacionit dhe se pajisjet jetësore funksionojnë me sisteme rezervë të garantuara.
“Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të miturit E.B, i cili humbi jetën informojmë opinionin publik se pacienti është paraqitur në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, në shok traumatik–hemorragjik.
Ekipet mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë me procedura emergjente të specializuara, duke arritur stabilizimin fillestar dhe trajtimin intensiv pasues. Komplikacionet e zhvilluara janë pasojë e gjendjes kritike dhe arrestit kardiak traumatik.
Në vijim të publikimeve mediatike mbi pretendimin se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin Rajonal Durrës “kanë ikur dritat”, sqarojmë opinionin publik si më poshtë:Pas verifikimeve të kryera me ekipet e sallës së operacionit, anestezistët dhe stafin e reanimacionit, nuk është konstatuar asnjë ndërprerje energjie gjatë operacionit të pacientit në fjalë.
Sistemi i gjeneratorit aktivizohet automatikisht dhe pajisjet jetike kanë bateri të brendshme rezervë, që sigurojnë vazhdimësi të plotë edhe në rast të luhatjeve të mundshme.
Gjithashtu, ashensorët e spitalit janë funksionalë dhe të mbuluar me kontratë aktive mirëmbajtjeje, me mekanizma ndërhyrjeje të menjëhershme në rast defektesh.
Spitali Rajonal Durrës është i angazhuar për garantimin e kujdesit shëndetësor dhe bashkëpunon plotësisht me institucionet kompetente për sqarimin e ngjarjes”, thuhet në deklaratë.
Tag: rajonal
-

Vrasja e 15-vjeçarit në Durrës/ Reagon spitali: Nuk ka pasur ndërprerje të energjisë
-

Kapetanoviç hap Javën e CEFTA-s në Prishtinë, takim me Kurtin për nxitjen e tregut të përbashkët rajonal
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Amer Kapetanoviç, çeli sot zyrtarisht Javën e CEFTA-s 2025 në Prishtinë, një mbledhje që këtë vit vjen me theks të fortë te integrimi ekonomik, digjitalizimi dhe harmonizimi me tregun e BE-së. Në panelin hapës, krahas Kapetanoviçit, ishin ministret Rozeta Hajdari dhe Valentina Superti, drejtori Matej Zakonjshek dhe drejtoresha e sapoemëruar e Sekretariatit të CEFTA-s, Pranvera Kastrati.
Në fjalën e tij, Kapetanoviç u ndal te rezultatet konkrete që ka sjellë bashkëpunimi RCC-CEFTA dhe te rëndësia që CRM po merr në zhvillimin ekonomik të rajonit. “Bashkëpunimi rajonal vlen kur sjell përfitime të matshme. Dhe sot po i shohim, nga komunikimi më i lirë, deri te tregtia dhe shërbimet digjitale që ecin më shpejt. Qytetarët na kërkojnë më shumë bashkëpunim, jo më pak,” u shpreh ai.
Kapetanoviç përmendi investimet e huaja që kanë arritur nivele rekord, avancimin e procedurave tregtare online, hapin drejt roaming-ut me BE-në dhe përdorimin e nënshkrimeve elektronike. Ai theksoi edhe arritjen e parë historike të transaksioneve SEPA nga tre pjesëmarrës të rajonit dhe prezantoi Mjetin e ri të Monitorimit të CRM, që pritet të rrisë transparencën dhe ndjekjen e reformave nga të gjitha qeveritë dhe BE-ja.
Gjatë vizitës në Prishtinë, Kapetanoviç zhvilloi një takim edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Të dy biseduan mbi hapat e radhës për zbatimin e CRM-së dhe harmonizimin e tij me Planin e Rritjes së BE-së. Kapetanoviç garantoi mbështetjen e plotë të RCC-së për të gjitha reformat që përkthehen në përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe bizneset.
Java e CEFTA-s 2025 do të vijojë gjatë gjithë javës me diskutime të nivelit të lartë mbi konkurrueshmërinë, transformimin digjital dhe integrimin gradual të rajonit në tregun e përbashkët evropian. -

Rikthehen ndërhyrjet kirurgjikale në Otorinolaringologji në Spitalin e Gjirokastrës
Kronikë E Shtunë, 29 Nëntor 2025 15:04
Në Spitalin Rajonal Gjirokastër janë rikthyer ndërhyrjet kirurgjikale të specialitetit Otorinolaringologji.
Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se këto ndërhyrje zgjerojnë gamën e procedurave kirurgjikale, me qëllim ofrimin e shërbimeve cilësore dhe bashkëkohore për komunitetin.“Së fundmi, ekipi mjekësor riktheu plotësisht funksionin normal të gjendrës submandibulare tek pacienti”, shkruhet më tej.
Spitali Rajonal i Gjirokastrës ofron të gjitha specialitetet si urgjenca, kirurgjia, pediatria, infektivi, radiologjia, patologjitë.
-

Tirana pret samitin rajonal: Ballkani Perëndimor dhe BE diskutojnë rrugën drejt integrimit ekonomik
Tiranë, 21 nëntor 2025 – Shqipëria do të mirëpresë këtë të premte Samitin Growth Plan “Our Pathway to EU”, ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, do të diskutojnë mbi planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin rajonal drejt Tregut të Përbashkët të BE-së.
Ngjarja do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave në Tiranë, me nisje në orën 09:30 dhe përfundim rreth orës 12:00. Samiti do të përfshijë fjalët hapëse të Kryeministrit Edi Rama dhe Komisioneres Marta Kos, foto familjare dhe konferencë për shtyp.
Ky samit synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe politik midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, duke shtruar rrugën për integrimin e mëtejshëm të rajonit. -

E RËNDË – 42- vjeçari nga Shkodra mbërrin pa shenja jete në Spitalin Rajonal, dyshimet e para të policisë
Rreth orës 08:50, në Spitalin Rajonal Shkodër, është dërguar pa shenja jete, shtetasi P. K., 42 vjeç, banues në Shkodër, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030
Bota E Premte, 31 Tetor 2025 09:59
Tre vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në rajonin evropian kanë rënë dakord për një vizion të përbashkët lidhur me politikat e tyre shëndetësore për vitet në vijim.
Programi i Dytë Evropian i Punës 2026–2030 (EPW2) u miratua unanimisht nga vendet gjatë mbledhjes vjetore të Komitetit Rajonal të OBSH-së në Kopenhagë, njoftoi organizata..Strategjia e re pesëvjeçare përshkruhet nga OBSH Evropa si një “hartë rruge ambicioze dhe e orientuar drejt veprimit” për ndërtimin e shoqërive më të shëndetshme, më të drejta dhe më të qëndrueshme në rajon.
Drejtori Rajonal, Hans Kluge, e quajti këtë marrëveshje “një busull shëndetësore në një epokë të turbullt”.
Ai tha se bëhet fjalë për një premtim kolektiv për të mbrojtur njerëzit nga krizat, për të reduktuar pabarazitë, për të mbështetur profesionistët e shëndetësisë, për të promovuar shkencën dhe për të rikonceptuar sistemet shëndetësore për brezat e ardhshëm.
Fokus i veçantë në luftën kundër dhunës ndaj grave
Në programin e punës, vendet anëtare kanë përcaktuar prioritetet e tyre të politikave shëndetësore për pesë vitet e ardhshme.
Kluge renditi pesë fusha kryesore në platformën X: forcimin e sigurisë shëndetësore, parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve jo të transmetueshme, promovimin e plakjes së shëndetshme, përballimin e krizës klimatike dhe ndikimeve të saj në shëndet, si dhe formësimin e sistemeve shëndetësore të së ardhmes.
Kluge theksoi gjithashtu rëndësinë e përfshirjes së dy nismave të veçanta në këtë axhendë: përmirësimin e kujdesit parësor dhe dhënien fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Sipas Drejtorit Rajonal të OBSH-së, asnjë shoqëri nuk mund të lulëzojë nëse popullsia e saj jeton me frikë ose pa akses në kujdes mjekësor. -

Arrestohet ish-zëvendësministri i Infrastrukturës në Gjeorgji
Ish-zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal dhe Infrastrukturës së Gjeorgjisë, Koba Gabunia, është arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës, dhe shtëpia e ish-ministrit Irakli Karseladze është kontrolluar.
Kjo u deklarua nga Iya Akhalay, Zëvendës Shef i Shërbimit Hetimor të Ministrisë së Financave të Gjeorgjisë, në një konferencë për shtyp.
“Si pjesë e një operacioni të kryer së bashku me oficerët e Shërbimit të Sigurisë Shtetërore, Shërbimi Hetimor i Ministrisë së Financave arrestoi Koba Gabunia, ish-zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal dhe Infrastrukturës së Gjeorgjisë dhe kurator i Fondit të Zhvillimit Komunal të Gjeorgjisë, me akuzën e shpërdorimit të detyrës nga një zyrtar politik shtetëror”, tha ai.
Kontrollet u kryen në 20 vende të ndryshme brenda kompleksit të eventit, duke përfshirë shtëpitë e Gabunias, Karseladzes dhe të tjerëve.
Më parë, ish-Drejtori Ekzekutiv i Fondit të Zhvillimit Bashkiak të Gjeorgjisë, David Tabidze, u ndalua së bashku me menaxherin e programit të fondit dhe menaxherin e projektit. Ata bashkëpunuan plotësisht me hetimin dhe gjykata vendosi që ata të liroheshin me kusht.
“Gjithashtu është e njohur për publikun se menaxherët e “Lagi Capital” LLC u arrestuan me akuzat për përvetësim të 9,365,801 lekëve të ndara nga Fondi i Zhvillimit Komunal për rindërtimin e 30 kopshteve dhe legalizimin e të ardhurave të paligjshme në shumën prej 1,211,000 lekësh”, vuri në dukje Akhalia.
Një kontroll u krye në shtëpinë e Irakli Karseladze, ish-Ministrit të Zhvillimit Rajonal dhe Infrastrukturës së Gjeorgjisë.
Shërbimi Hetimor i Ministrisë së Financave të vendit publikoi informacion në lidhje me këtë.
“Ish-zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Zhvillimit Rajonal, Koba Gabunia, i cili është kurator i fondit bashkiak, është ndaluar për shpërdorim detyre”, tha agjencia.Duhet theksuar se Karseladze dha dorëheqjen nga posti i tij si kreu i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Infrastrukturës në prill të këtij viti, pas ndarjes së saj në dy ministri.
-

“Tirana zyrtare angazhim të palëkundur drejt anëtarësimit”, Balla lexon deklaratën e përbashkët me BE-në: Vijon mbështetja për Shqipërinë
Në vijim të Takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit, Taulant Balla shpalosi raportin e përbashkët me BE-në.
Në deklaratë theksohet hapja e një zyre përfaqësimi për Ballkanin Perëndimor në Tiranë me vendim të PE, teksa po ashtu u përshëndet bashkëpunimi i ngushtë dhe mbështetja që Evropa i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin për anëtarësimin në familjen evropiane.
“Kemi pasur shkëmbime të sinqerta dhe gjithëpërfshirëse mbi një sërë çështjesh të rëndësishme, përfshi negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, politikën e jashtme, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal; ecurinë dhe sfidat në sektorët e ekonomisë, energjisë, mjedisit dhe turizmit në Shqipëri; ecurinë dhe sfidat në institucionet e sundimit të ligjit, dhe në luftën kundër korrupsionit e të gjitha formave të krimit; respektimin e të drejtave të njeriut, e të drejtave të pakicave dhe lirinë e medias.
U fokusuam veçanërisht tek reformat që ende janë shumë të nevojshme për ta çuar Shqipërinë edhe më pranë BE-së, por edhe për të konsoliduar sundimin e ligjit në vend, në dobi të të gjithë qytetarëve të saj. Në këtë drejtim, jemi dakord për nevojën për të pasur legjislacion të mirë, si dhe për zbatimin e tij të qëndrueshëm dhe të intensifikuar.
KPSA përshëndet angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj anëtarësimit në BE, i cili është thelbësor për përparimin e vendit dhe pasqyron mbështetjen e fuqishme të qytetarëve të saj dhe konsensusin e gjerë e të lavdërueshëm mes forcave politike, pavarësisht dallimeve të tyre të zëshme në çështje të tjera. Mirëpresim ambicien për të çuar përpara negociatat e anëtarësimit, e në veçanti ecurinë në hapjen e një numri mbresëlënës të grupkapitujve negociues gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit, me pritshmërinë për të hapur grupkapitullin e fundit të mbetur përpara përfundimit të vitit.
Përshëndesim më tej rreshtimin e plotë të Shqipërisë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, veçanërisht në reagimin e saj ndaj sfidave globale, dhe ndikimin pozitiv të vendit për stabilitetin rajonal dhe angazhimin proaktiv në nismat e bashkëpunimit rajonal, siç janë Tregu i Përbashkët Rajonal dhe Procesi i Berlinit, të cilat shërbejnë si hapa jetikë drejt integrimit në BE.
Parlamenti Evropian është i gatshëm të vijojë të ndihmojë Kuvendin ndërkohë që Shqipëria i afrohet anëtarësimit të plotë në BE. Në këtë kuadër, përshëndesim vendimin e Parlamentit Evropian për të hapur në Tiranë zyrën e përfaqësimit të tij për Ballkanin Perëndimor. Theksojmë se kjo përbën njëherësh njohjen e arritjeve të vendit për anëtarësim, si dhe vlerësimin e qytetit si një nga kryeqytetet më tërheqëse dhe më dinamike në këtë pjesë të Evropës.
Ne gjithashtu përshëndesim nismat që synojnë të mbështesin Kuvendin e Shqipërisë, deputetët dhe shërbimet parlamentare, në forcimin e kapaciteteve parlamentare dhe rolin e tyre në procesin e integrimit në BE. Në këtë drejtim, presim me padurim të bashkëpunojmë ngushtë në fushat e dialogut, konsensusit dhe ngritjes së kapaciteteve për parlamentarët në të gjithë spektrin politik, me një theks të veçantë tek deputetët e rinj dhe fuqizimi i grave.
Presim me padurim takimin e ardhshëm të KPSA BE-Shqipëri, i cili do të zhvillohet në Bruksel ose në Strasburg, në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm”, tha Balla.Top Channel
-

Procesi i Berlinit, 15 nisma të reja për bashkëpunim rajonal
Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord për të zhvilluar 15 nisma të reja të përbashkëta ekonomike dhe mjedisore që do të koordinohen nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (KRB) në kuadër të Nismës së Berlinit.Këto nisma kanë për qëllim të forcojnë tregun e përbashkët rajonal dhe të çojnë përpara Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor me qëllim përshpejtimin e integrimit ekonomik të Rajonit në BE njoftoi KRB.Përmes tregut të përbashkët rajonal, KRB ka prezantuar masa që mbulojnë fusha si financat e qëndrueshme, investimet, industrinë, turizmin, digjitalizimin, inovacionin dhe transportin. Synimi është të forcohet integrimi ekonomik dhe të sigurohet që zhvillimi të jetë në përputhje me parimet e qëndrueshmërisë.Një prej arritjeve më të rëndësishme është krijimi i Standardit të Bonove të Gjelbra për WB6, një instrument që garanton se fondet e mbledhura përmes bonove do të përdoren vetëm për projekte të verifikuara mjedisore, si energjia e pastër, transporti modern dhe përmirësimi i ndërtesave publike.Kjo nismë ndihmon në tërheqjen e kapitalit të ri nga investitorë rajonalë dhe ndërkombëtarë. Shembull i zbatimit të saj mund të jetë një institucion publik që emeton bono të gjelbra për të financuar izolimin termik dhe instalimin e paneleve diellore në shkolla apo spitale.Paralelisht, rajoni ka krijuar “Listën e Bardhë të Taksonomisë së Financave të Qëndrueshme”, një hap i parë drejt krijimit të një sistemi të plotë për identifikimin e aktiviteteve që janë realisht të gjelbra dhe të qëndrueshme. Kjo ndihmon në shmangien e abuzimeve me etiketën “e gjelbër” dhe orienton investimet drejt projekteve që sjellin përfitime konkrete për mjedisin dhe ekonominë.KRB ka prezantuar gjithashtu Kornizën Rajonale për Edukimin Financiar, e cila synon të pajisë qytetarët me njohuritë e nevojshme për menaxhimin e parasë dhe përdorimin e mjeteve digjitale financiare. Kjo nismë përfshin mbi 600 kompetenca që ndihmojnë individët të kuptojnë sistemin financiar dhe të shmangin borxhet e panevojshme.Në fushën e investimeve, KRB ka miratuar Rekomandimin për investime të Qëndrueshme të Huaja (FDI), që u mundëson qeverive të përfshijnë standarde mjedisore, sociale dhe të qeverisjes në marrëveshje me investitorët. Për të garantuar transparencë dhe mbrojtje të interesit publik, janë zhvilluar Klauzolat Model për investime të qëndrueshme, të cilat ndihmojnë në përfshirjen e gjuhës ligjore moderne për mbrojtjen e mjedisit dhe të drejtave të punëtorëve.Një tjetër hap është ndërmarrja e Parimeve të Përbashkëta për Lehtësimin e investimeve, që synojnë të thjeshtojnë procedurat, të reduktojnë burokracinë dhe të rrisin transparencën për investitorët, duke sjellë përfitime të drejtpërdrejta ekonomike për qytetarët dhe bizneset.Në anën tjetër, Prokurimi i Gjelbër Publik (GPP) është përfshirë si një mjet kyç për ta bërë shpenzimin publik më të përgjegjshëm dhe për të orientuar tregun drejt produkteve dhe shërbimeve me ndikim më të ulët mjedisor. Duke qenë se prokurimi publik përbën rreth 10% të PBB-së në rajon, ky hap ka ndikim të ndjeshëm në rritjen e qëndrueshme, vlerëson KRB.Edhe turizmi, një sektor që po rritet me shpejtësi në Ballkanin Perëndimor, po orientohet drejt modeleve të qëndrueshme. Deklarata për brandin Rajonal të Turizmit të WB6 synon të krijojë një identitet të përbashkët të rajonit si destinacion i qëndrueshëm, mikpritës dhe i orientuar drejt mbrojtjes së trashëgimisë natyrore e kulturore.Në fushën sociale, Deklarata e Liderëve për Portabilitetin e Sigurimeve Shoqërore krijon bazat për lëvizshmëri më të madhe të fuqisë punëtore brenda rajonit, duke siguruar që qytetarët të mos humbasin të drejtat e tyre sociale kur punojnë në vende të ndryshme të Ballkanit.Në aspektin digjital, janë zhvilluar dy nisma konkrete: Platforma për identitetin Digjital Rajonal dhe interoperabilitetin e Shërbimeve të Besimit, si dhe Baza Rajonale e të Dhënave për Sigurinë Kibernetike. / B.Hoxha Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

VIDEO / Balluku nga Bukureshti zbulon planin për boshtin e ri energjetik Shqipëri–Rumani–Itali
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë në takimin e përvitshëm të Nivelit të Lartë të Ministrave të Energjisë së Europës Qendrore dhe Juglindore, që u zhvillua në Bukuresht, nën drejtimin e Komisionerit Europian për Energjinë, Dan Jorgensen.
Në këtë forum, ministrat e vendeve pjesëmarrëse raportuan mbi situatën energjetike në rajonet e tyre, përgatitjet për dimrin 2025–2026 dhe sfidat që lidhen me sigurinë energjetike në kushtet e kërcënimeve që vijnë nga përdorimi i gazit rus.
Në fjalën e saj, Balluku theksoi një arritje të rëndësishme për Shqipërinë gjatë këtij viti. “Bazuar në strategjinë kombëtare për diversifikimin, për herë të parë raporti 8-mujor për 2025 tregon se kemi arritur të krijojmë 10% të kapaciteteve gjeneruese nga burimet diellore, duke e çuar raportin total të prodhimit të brendshëm në 90% hidro dhe 10% energji diellore”, u shpreh Balluku.Ajo nënvizoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, duke zbuluar një iniciativë të re për krijimin e një “boshti energjetik” mes Shqipërisë, Rumanisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Italisë, që synon forcimin e lidhjeve energjetike dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm për të gjithë rajonin.
“Bashkëpunimi i gjerë rajonal ka treguar se është dhe do të mbetet baza e një suksesi të garantuar për sigurinë energjetike europiane”, theksoi ministrja pas takimit.
Në Bukuresht, Balluku zhvilloi takime dypalëshe me disa homologë europianë, përfshirë ministrin rumun të Energjisë, me të cilin u diskutua konkretisht për projektin e përbashkët rajonal.