Tag: rajon

  • Pika Nemo, vendi më i izoluar në Tokë

    Pika Nemo, vendi më i izoluar në Tokë

    Pika Nemo është vendi më i izoluar në Tokë, ndodhur në një cep të largët të Oqeanit Paqësor, rreth 2,700 kilometra larg çdo mase tokësore. Madje, astronautët në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor shpesh janë njerëzit më të afërt me të.
    Për shkak të kësaj izolimi, ky rajon është përdorur si një “varrezë hapësinore”, ku janë hedhur mbetje satelitore dhe pjesë të stacioneve hapësinore nga disa agjenci ndërkombëtare. Megjithatë, sipas ekspertëve, këto mbetje nuk përbëjnë ndonjë rrezik të madh për ekosistemin, përveç rasteve të rralla të ndotjes nga karburantet.
    Përveçse një zonë e shfrytëzuar për mbeturinat hapësinore, Pika Nemo ka ngjallur mistere, si tingulli enigmatik “Bloop” i regjistruar në vitin 1997, që fillimisht u mendua të ishte nga një krijesë detare e panjohur, por më vonë u zbulua se vinte nga shembja e një ajsbergu. Ky rajon ka mbetur një burim spekulimesh dhe kurioziteti për shkencëtarët dhe entuziastët e teorive konspirative.
    Gjithsesi, Pika Nemo nuk është e përshtatshme për jetën detare. Për shkak të pozicionit të saj në Paqësorit Jugor, një zonë me rryma të fuqishme që pengojnë hyrjen e ujërave të pasura me lëndë ushqyese, ky rajon është një nga më pak aktivët biologjikisht në planet.

  • Marrëveshja ushtarake që tronditi Serbinë: një reagim nga Tirana për Begradin

    Marrëveshja ushtarake që tronditi Serbinë: një reagim nga Tirana për Begradin

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, shpjegoi detaje të marrëveshjes ushtarake tre palëshe mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë
    Duke folur në A2 CNN, Vengu tha se marrëveshja ka parime shumë të qarta, të cilat sipas tij, bazohen në prioritetet strategjike të BE-së në rajon.
    Duke e cilësuar atë si një iniciativë e hapur, Vengu ftoi edhe Serbinë që të behej pjesë e saj, duke theksuar më tej se Beogradi dhe presidenti Vuçiç ka qenë paragjykues për këto nisma.
    “Shqipëria si vend amë ka përgjegjësi përtej shqiptarëve të Kosovës, por edhe për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Serbisë. Marrëveshja jonë ka parime shumë të qarta: bazohet mbi kompasin dhe prioritetet strategjike të BE në rajon, mbi prioritetet strategjike të NATO-s në rajon dhe është thjeshtë një kërkesë për më shumë vëmendje të të dyja këtyre entiteteve përsa i përket sigurisë në rajon, siç e lexon Kroacia, Shqipëria dhe Kosova.
    E dyta ne kemi edhe elementë të tjerë në marrëveshje, që kanë të bëjnë me rigjenerimin e industrisë ushtarake në vendet tona. Jemi duke synuar mundësinë e prokurimit të përbashkët të mjeteve, pajisjeve dhe sistemeve të mbrojtjes. Kjo pasi e gjithë Europa është në një situatë ku duhet të rrisim shpenzimet ushtarake për efekt të sigurisë kolektive.
    Dhe ne nuk mund ta konsiderojmë të plotë mekanizmin e sigurisë kolektive, duke e lënë Kosovën mënjanë këtyre mekanizmave. Kjo është një iniciativë e hapur, që nëse vende të tjera të rajonit, përfshirë edhe Serbinë, kanë dëshirë që t’i atashohen këtij mekanizmi, patjetër që e kanë mundësinë që t’i atashohen këtij mekanizmi.
    Më bën të kuptoj nga të gjitha këto lexime që kam parë dhe reagime të përfaqësuesve të ndryshëm në Serbi, që ata nuk e dëshirojnë një gjë të tillë, e paragjykojnë çdo bashkëpunim të palëve të tjera për vetëmbrojtjen e tyre dhe jo kundra Serbisë”, tha Vengu, cituar nga A2 CNN. /tesheshi.com/
     

  • Marrëveshja mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë. Ministri Vengu ka 2 fjalë për Vuçiç

    Marrëveshja mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë. Ministri Vengu ka 2 fjalë për Vuçiç

    Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu ka shpjeguar detaje të marrëveshjes ushtarake 3-palëshe mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë. Vengu tha se marrëveshja mes 3 vendeve ka parime shumë të qarta, të cilat sipas tij, bazohen në prioritetet strategjike të BE-së në rajon. Ministri shtoi gjithashtu se marrëveshja mes tre vendeve është një iniciativë e hapur dhe ftoi edhe Serbinë që të behej pjesë e saj, teksa tha më tej se Beogradi dhe Presidenti Vuçiç ka qenë paragjykues për këto nisma.
    ”Shqipëria si vend amë ka përgjegjësi përtej shqiptarëve të Kosovës, por edhe për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Serbisë. Marrëveshja jonë ka parime shumë të qarta. Bazohet mbi kompasin dhe prioritetet strategjike të BE në rajon, mbi prioritetet strategjike të NATO-s në rajon dhe është thjeshtë një kërkesë për më shumë vëmendje të të dyja këtyre entiteteve përsa i përket sigurisë në rajon, siç e lexon Kroacia, Shqipëria dhe Kosova.

    E dyta ne kemi edhe elementë të tjerë në marrëveshje, që kanë të bëjnë me rigjenerimin e industrisë ushtarake në vendet tona. Jemi duke synuar mundësinë e prokurimit të përbashkët të mjeteve, pajisjeve dhe sistemeve të mbrojtjes. Kjo pasi e gjithë Europa është në një situatë ku duhet të rrisim shpenzimet ushtarake për efekt të sigurisë kolektive.
    Dhe ne nuk mund ta konsiderojmë të plotë mekanizmin e sigurisë kolektive, duke e lënë Kosovën mënjanë këtyre mekanizmave. Kjo është një iniciativë e hapur, që nëse vende të tjera të rajonit, përfshirë edhe Serbinë, kanë dëshirë që t’i atashohen këtij mekanizmi, patjetër që e kanë mundësinë që t’i atashohen këtij mekanizmi.
    Më bën të kuptoj nga të gjitha këto lexime që kam parë dhe reagime të përfaqësuesve të ndryshëm në Serbi, që ata nuk e dëshirojnë një gjë të tillë, e paragjykojnë çdo bashkëpunim të palëve të tjera për vetëmbrojtjen e tyre dhe jo kundra Serbisë”, tha Vengu në A2 CNN.

  • Marrëveshja ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, Vengu ka ‘2 fjalë’ për Vuçiç

    Marrëveshja ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, Vengu ka ‘2 fjalë’ për Vuçiç

    Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka shpjeguar në emisionin ‘Debat’ me gazetaren Alba Alishani në A2 CNN, detaje të marrëveshjes ushtarake 3-palëshe mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.
    Vengu tha se marrëveshja mes 3 vendeve ka parime shumë të qarta, të cilat sipas tij, bazohen në prioritetet strategjike të BE-së në rajon, shkruan A2 CNN.
    Ai tha gjithashtu se ka edhe elementë të tjerë në marrëveshje, që kanë të bëjnë me rigjenerimin e industrisë ushtarake në vendet tona. Vengu shtoi se jemi duke synuar mundësinë e prokurimit të përbashkët të mjeteve, pajisjeve dhe sistemeve të mbrojtjes.
    Ministri shtoi gjithashtu se marrëveshja mes tre vendeve është një iniciativë e hapur dhe ftoi edhe Serbinë që të behej pjesë e saj, teksa tha më tej se Beogradi dhe Presidenti Vuçiç ka qenë paragjykues për këto nisma.
    “Shqipëria si vend amë ka përgjegjësi përtej shqiptarëve të Kosovës, por edhe për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Serbisë. Marrëveshja jonë ka parime shumë të qarta. Bazohet mbi kompasin dhe prioritetet strategjike të BE në rajon, mbi prioritetet strategjike të NATO-s në rajon dhe është thjeshtë një kërkesë për më shumë vëmendje të të dyja këtyre entiteteve përsa i përket sigurisë në rajon, siç e lexon Kroacia, Shqipëria dhe Kosova.
    E dyta ne kemi edhe elementë të tjerë në marrëveshje, që kanë të bëjnë me rigjenerimin e industrisë ushtarake në vendet tona. Jemi duke synuar mundësinë e prokurimit të përbashkët të mjeteve, pajisjeve dhe sistemeve të mbrojtjes. Kjo pasi e gjithë Europa është në një situatë ku duhet të rrisim shpenzimet ushtarake për efekt të sigurisë kolektive.
    Dhe ne nuk mund ta konsiderojmë të plotë mekanizmin e sigurisë kolektive, duke e lënë Kosovën mënjanë këtyre mekanizmave. Kjo është një iniciativë e hapur, që nëse vende të tjera të rajonit, përfshirë edhe Serbinë, kanë dëshirë që t’i atashohen këtij mekanizmi, patjetër që e kanë mundësinë që t’i atashohen këtij mekanizmi.
    Më bën të kuptoj nga të gjitha këto lexime që kam parë dhe reagime të përfaqësuesve të ndryshëm në Serbi, që ata nuk e dëshirojnë një gjë të tillë, e paragjykojnë çdo bashkëpunim të palëve të tjera për vetëmbrojtjen e tyre dhe jo kundra Serbisë”, tha Vengu.