Kompania “MABETEX” e biznesmenit shqiptar Behgjet Pacolli është përgjegjëse për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Sot, pas testimit të avionit të parë në pistë, Pacolli foli pikërisht për punën e bërë deri më tani.
“Falenderimet e mia shkojnë për qeverinë e Edi Ramës, sigurisht për vizionin që e kanë pasur që unë e kam familjarizuar, që më ka pëlqyer dhe kam dashur ta mbështes. Secili e di që një objekt i tillë ndodh me dëshirën e flaktë, me planin e hershëm të qeverisë për të pasur një aeroport. Kur kam bërë bisedat e para, është folur për një gjë të tillë dhe ishte e vështirë ta besoja se do bëhej realitet. Erdha nga një rrugë e largët, erdha në orën 4 të mëngjesit në Tiranë dhe aty vlonte prej punës. Ajo ma bëri edhe një herë me dije se ne duhet të përshpejtojmë dhe të hapim këtë aeroport, t’ja nisim punës, nuk është më luks, por një nevojë. Bashkëpunëtorëve të mi u them se nuk është punë për dekor, por madhështore dhe që do u kontribuojë sëe pari familjeve tuaja, banorëve të kësaj ane. Është kënaqësi të dëgjoj se këtu do punësohen mbi 1 mijë persona. Janë vende pune prestigjoze që paguhen mirë dhe do jetë kënaqësi për familjet e tyre, do kenë të ardhura të mira. Edhe pak kurajo të ecim përpara dhe të vijë dita që do e lus kryeministrin që të vijë edhe një herë këtu dhe ta shohë këtë aeroport edhe nga brendësia.”
Pacolli premtoi se ky aeroport do jetë më i bukuri në rajon.
“Ndoshta sot kam qenë i përkëdhelur sot dhe më është dhënë më shumë autonomi në këtë vepër, mbase nga eksperienca. Sigurisht do ketë mangësi, por janë për t’u eliminuar. Do të shohin një vepër që nuk është parë në rajon, do jetë aeroporti më i bukur. Ua premtoj këtu! Kemi marrë çdo gjë efektive, të fortë, të qëndrueshme dhe të bukur dhe kemi ndërmend ta inkuadrojmë në interieret e këtij aeroporti. Kryeministri ynë do të mburret me këtë aeroport! Jam munduar shumë në këtë gjë dhe të jetë aeroport si një legacy për mua këtu. Ne jemi duke ndërtuar 3 aeroporte në botë”, përfundoi ai.
Tag: rajon
-

Pacolli për aeroportin e Vlorës: Do jetë më i bukuri në rajon! Rama do mburret me të
-

Numri i të burgosurve në vend / Eurostat: Shqipëria e para në rajon
Shqipëria renditet e katërta në Evropë dhe e para në rajon për numrin e të burgosurve në raport me popullsinë. Të dhënat janë publikuar nga Eurostat, ku vendi ynë pati 182 të burgosur për 100 mijë banorë në vitin 2023, ndërkohë që mesatarja e BE-së ishte 111.
Në vend të parë renditet Turqia me 342 të burgosur për 100 mijë banorë, pasuar nga Polonia dhe Hungaria.
Konkretisht sipas Eurostat, në vitin 2023 Shqipëria regjistroi 5017 të burgosur, 125 prej të cilëve rezultojnë të huaj. Ndërsa të ndarë sipas gjinisë 4 919 ishin meshkuj dhe 76 femra.
Në krahasim me rajonin, Shqipëria është në krye të listës me normën më të lartë të të burgosurve për numër popullsie, duke u pasuar më tej nga Serbia dhe Mali i ZI. Vendi ynë është po ashtu në mesin e shteteve me qeli të mbipopulluara. -

Rama nga Kukësi: Inflacioni më i ulët në rajon, të ardhurat për frymë do të arrijnë 15 mijë euro
‘PPB, që është e gjithë vlera që vendi krijon matur mbi bazën e çdo të ardhure të krijuar në një vend, dhe prodhimi përgjithshëm bruto kur morëm detyrën ishte më pak se 10 mld euro në fund 2024 rezultoi 25 mln euro, projeksioni ynë është që në Shqipërinë 2030 do të shkojë në 35 mld euro. Pra e kemi rritur PBB dy herë e gjysmë, një rritje që është më e larta në rajon. Shqipëria ka arritjen më të lartë, dhe nëse mesatarja e rritjes për vendet e tjera është afro 65% për Shqipërinë është 100% Të ardhurat për frymë, kanë arritur në 10 mijë e 300 euro, projeksioni është në 15 mijë euro.
Borxhi publik, një nga pikat kyçe të shëndetit të ekonomisë të një vendi. Kur morëm detyrën ishte 70.4 % zyrtarisht, por gjetëm edhe një borxh të fshehur, borxhi i krijuar ndaj kompanive, të gjitha kompanitë kishin ndalur së kryeri punët, sepse prej disa kohësh nuk paguheshin më. Kjo ndodhi kur praktikisht u bënë kontrata pa pasur paratë në dispozion. Nëse kontraktohet një investim për të bërë një akt rrugor që kushton rreth 10 mln euro dhe në buxhet ka vetëm 100 mijë euro, nis puna dhe iu thuhet kompanive do ua japim, ky borxh ishte afro 700 miln euro në atë kohë. Sot e kemi ulur borxhin publik në 54 %, që konsiderohet normal për një vend si Shqipëria.
Niveli i kredive të këqia kur morëm detyrën ishte në alarm të kuq për qëndrueshmërinë e sistemit financiar, ishim në zgrip për një rënie të bankave. Sot janë në 4 %. Inflacioni, rritja e çmimeve karakteristikë e gjithë viteve të fundit edhe në Europë. Shqipëria ka pasur nivelin më të ulët të inflacionit, sipas FMN, në mesataren e inflacionit në rajon në 10 vjeçarin e fundit, Shqipëria renditet në vendin e parë pozitivisht me nivelin më të ulët të inflacionit.” u shpreh Rama. -

Stres nga nxehtësia, punonjësit shqiptarë më të cenuarit në rajon nga ndryshimet klimaterike
Rreziqet klimatike kanë një ndikim të drejtpërdrejtë tek njerëzit, duke ulur të ardhurat dhe duke dëmtuar asetet prodhuese. Në Ballkanin Perëndimor, rritja e temperaturave dhe rënia e reshjeve kanë filluar të ndikojnë tek punëtorët. Shqipëria do të jetë më e dëmtuara në këtë proces vlerëson Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO).
Stresi nga nxehtësia do të ndikojë dukshëm vendet e Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria vlerësohet të jetë me e goditura në Rajon sa i takon produktivitetit të punës.Skenarët e rreziqeve nga ndryshimi i klimës tregojnë se në Shqipëri parashikohet të humbasin 0.07 për qind të orëve të punës në vitin 2030, ekuivalente me rreth 700 vende pune me kohë të plotë.
Stresi nga nxehtësia rrit rrezikun e aksidenteve në vendin e punës, me vdekje që shpesh ndodhin gjatë ditëve të para në një punë të re.
Temperaturat e larta kontribuojnë në rritjen e mungesave në punë për shkak të sëmundjeve të lidhura me nxehtësinë, duke ulur më tej produktivitetin e punëtorëve.
Ndikimi i drejtpërdrejtë i fatkeqësive natyrore në vendet e punës në Ballkanin Perëndimor u dëshmua gjatë përmbytjeve të vitit 2014.
Dëmtimet në infrastrukturën ekonomike dhe të transportit që çuan në humbjen e vendeve të punës për 33,500 punonjës në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe humbjen e përkohshme të 51,800 vendeve të punës u dëmtuan përkohësisht në Serbi.
Përmbytjet e tetorit 2024 në Bosnjë dhe Hercegovinë zhvendosen 1,100 familje, duke shkatërruar 800 shtëpi dhe duke ndikuar rëndë në bujqësi dhe biznese të vogla.
Banka Botërore duke analizuar këto zhvillime referoi se ndikimet negative të rreziqeve natyrore në produktivitetin e punës, të ardhurat dhe asetet mund t’i shtyjnë njerëzit në varfëri. Humbjet për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit bien kryesisht mbi familjet e varfra.
Nga ana tjetër njerëzit e varfër kanë qasje të kufizuar në kursime, kredi dhe sigurime për t’i ndihmuar ata të menaxhojnë humbjet e të ardhurave ose aseteve. Ndërsa të dhënat aktuale mbi dëmet dhe humbjet në rajon kanë tendencë të përqendrohen në ndikimet e fatkeqësive në asetet dhe infrastrukturën publike, humbjet për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit bien kryesisht mbi familjet e varfra./ Monitor -

Konsolidim dhe rritje: Neptun hap dyqanin e 15 në Kosovë që është edhe dyqani i 94 në rajon
Kompania lider në sektorin e pajisjeve elektronike dhe teknologjisë në rajon, Neptun, pjesë e Grupit BALFIN, ka përuruar pikën më të re dhe njëherazi më të madhe të saj në zemër të Prishtinës, Kosovë, në qendrën tregtare Central Park.
Ky dyqan shtrihet në një hapësirë prej mbi 2000 m², duke u pozicionuar si një nga showroom-et më moderne në të gjithë rajonin. E konceptuar për të ofruar një përvojë të gjithanshme blerjeje, kjo hapësirë e re synon të sjellë më pranë konsumatorit teknologjinë më të fundit nga markat më të njohura globale. Dizajni i brendshëm dhe mënyra e paraqitjes së produkteve janë ndërtuar mbi parimet e funksionalitetit, estetikës dhe inovacionit, duke e bërë vizitën në dyqan jo thjesht të orientuar drejt blerjes, por drejt një eksperience përmbushëse.Drejtori Ekzekutiv i Neptun në Kosovë, Feridjan Çiftja, shprehet se dyqani i hapur në qendrën tregtare Central Park vjen me një larmishmëri produktesh, si dhe me një sërë risish.
“Do të jetë dyqani më i madh i Neptun, prandaj jemi kujdesur që përtej një mjedisi të kuruar në detaje, ta çojmë eksperiencën e konsumatorit në një stad tjetër, përmes larmishmërisë së produkteve, zgjerimit të kategorive, brand-eve dhe risive”, – tha Ciftja, ndërsa u ndal më specifikisht tek këto të fundit.
“Zona e eksperiencës është diçka tërësisht e re, ku konsumatorët do të kenë mundësinë të njihen më nga afër me produktin, ta provojnë atë, si dhe të kenë një përvojë vërtet të kënaqshme. “Click & Collect” është një shërbim tjetër, i cili do të lehtësojë procesin e blerjes online dhe do t’i ofrojë konsumatorit një alternativë shtesë.”Me hapjen e këtij dyqani të ri, numri i përgjithshëm i dyqaneve të Neptun në Kosovë arrin në 15, duke konsoliduar edhe më tej pozitën e kompanisë në tregun e Kosovës. Ky investim përkthehet gjithashtu në vende të reja pune, krijim të ardhurash për komunitetin lokal, dhe rritje të konkurrueshmërisë në treg.
Dyqani, erdhi me oferta speciale dhe 100 dhurata falas për vizitorët e parë.Gjatë vitit 2024, Neptun në Kosovë ka shënuar një seri arritjesh, duke e bërë këtë vit një ndër më të suksesshmit në historinë e saj. Një nga arritjet më të rëndësishme ishte vendosja e një rekordi për performancën e shitjeve ditore, i cili arriti një vlerë prej 2 milionë eurosh.
Neptun nuk është thjesht një kompani që shet pajisje por është një aktor ekonomik i rëndësishëm në vendet ku operon, si Shqipëri, Kosovë, Maqedoni apo Bosnje Hercegovinë, me impakt të dukshëm në sektorin e teknologjisë, logjistikës dhe punësimit. Neptun ka 94 dyqane në rajon dhe ka të punwsuar rreth 1500 punonjës.Zgjerimi i rrjetit të Neptun Kosovë është në përputhje të plotë me strategjinë afatgjatë të Grupit BALFIN, për të konsoliduar pozitat në tregjet dhe industritë ku është i pranishëm, ndërsa punon për një ekosistem biznesi të qëndrueshëm që nxit inovacion, zhvillim ekonomik dhe përfitime për komunitetet.
Prej më shumë se 30 vitesh, Grupi BALFIN, nën vizionin e themeluesit Samir Mane, operon jo vetëm në industrinë e shitjes me pakicë dhe shumicë, por edhe në industri si pasuritë e paluajtshme, bankat, menaxhim asetesh, turizëm, energji dhe logjistikë. Grupi ushtron aktivitetet e tij në 11 shtete dhe 2 kontinente. -

LIVE/ Rama në Vlorë: Brenda një dekade rritëm 2.5 herë PBB, synojmë ta çojmë në 35 miliardë euro deri në 2030!
Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon këtë të dielë një takim me studentë dhe pedagogë në Vlorë.
“Jam shumë i inkurajuar nga fakti që këtu në Vlorë po hedhim bazat e një procesi dhe të një rruge në thelb, duke arritur që të krijojmë mundësinë ndërveprimi dhe shpresoj bashkëpunimi mes aktorëve të shoqërisë, duke kapërcyer ato gardhet politike që shpesh herë bëhen shkak i mungesës së shfrytëzimit të të gjitha energjive në funksion të qëllimeve të përbashkëta. Dua të shfrytëzoj këtë rast sot për të bërë një prezantim të shkurtër lidhur me momentin e vendit dhe Vlorës që besoj ia vlen të ndahen me ju dhe me të tjerët përmes ekranit, pasi ka një gjë që nuk ndodh në përgjithësi në nivelin e informimit të shoqërisë dhe komuniteteve tona dhe shpesh herë ia bëj pyetje vetes si mund t’i dinë njerëzit ato që ndodhin jashtë rrethit të tyre të vogël dhe që lidhen qoftë edhe drejtpërdrejt me ta.
Nëse i referohesh mediave, ekraneve, portaleve, jo vetëm që nuk gjen shumë arsye për të kuptuar zhvillimin e përgjithshëm të vendit, përkundrazi gjen shumë arsye për të krijuar një perceptim komplet të ndryshëm nga realiteti i vendit. Prandaj, në këtë fazë të fundit drejt 11 majit vendosa që këtu nga Vlora të nis me një prezantim të fakteve, duke nisur nga një pasqyrë e përgjithshme e zhvillimit ekonomik të shoqërisë.
Këtu kemi prodhimin e përgjithshëm kombëtar apo prodhimin e përgjithshëm bruto dhe ja ku ka qenë niveli i prodhimit të brendshëm të vendit, 2.5 herë më i lartë në vetëm një dekadë, dhe ja ku është edhe ambicia dhe projekti ynë për 2030, duke pasur parasysh të gjitha dinamikat e zhvillimit”,-tha Rama.“Secila në momentin kur ne kemi marrë detyrën dhe deri vitin e kaluar shqipëria ka nivelin më të lartë të rritjes së prodhimit të përgjithshëm në rajon., Burim i kësaj tabele është FMN dhe jo qeveria shqiptare. Nëse nëq rajon prodhimi i përgjithshëm. Këtu kemi të ardhurat për frymë kur ne morëm detyrën, këta janë sot trefish. Projeksioni i bërë me ekspertët e ministrisë së Financave, 15 mijë euro për frymë në Shqipërinë 2030.
Këtu jemi te tregu i punës, në nivelin më të ulët historik sot. Dua të bëj një shpjegim të shkurtër, se medemek papunësia ka rënë se ka rënë popullsia. Nuk ka rënë me 1 mln siç predikon propaganda negative ndaj Shqipërisë, dhe këtë e tregon edhe Censusi i bërë, sot Shqipëria është 2.4 ndërkohë që në 2012, ka qenë 2.8. Kjo lidhet me forcat e punës, përqindje e papunësisë bazuar në forcat e punës dhe nëse shohim raportet e forcave të punës, jemi në këtë nivel papunësie. Synimi është që në Shëipërinë 2030 nivelin e papunësisë ta kemi në mesataren e BE, 6%.
322 euro ka qenë mesatarja kur morëm detyrën, sot është 848 euro. Kemi rritjen e pagës minimale, jemi në 400 euro dhe praktikisht me 400 eurot jemi në vendin e tretë në rajon, në janar do të shkojmë 500 euro pagën minimale dhe projeksioni ynë për Shqipërinë 2030 është të mos ketë pagë minimale nën 650 euro. Këtu jemi te inflacioni dhe kemi një tabelë të inflacionit, që ka lidhje me çmimet në rajon, kur gjatë krizës, patëm nivelin më të ulët të inflacionit se të tjerët, por edhe këtu si kudo çmimet”,-tha Rama. -

Konsolidim dhe rritje: Neptun hap dyqanin e 15 në Kosovë që është edhe dyqani i 63 në rajon
Kompania lider në sektorin e pajisjeve elektronike dhe teknologjisë në rajon, Neptun, pjesë e Grupit BALFIN, ka përuruar pikën më të re dhe njëherazi më të madhe të saj në zemër të Prishtinës, Kosovë, në qendrën tregtare Central Park.
Ky dyqan shtrihet në një hapësirë prej mbi 2000 m², duke u pozicionuar si një nga showroom-et më moderne në të gjithë rajonin. E konceptuar për të ofruar një përvojë të gjithanshme blerjeje, kjo hapësirë e re synon të sjellë më pranë konsumatorit teknologjinë më të fundit nga markat më të njohura globale. Dizajni i brendshëm dhe mënyra e paraqitjes së produkteve janë ndërtuar mbi parimet e funksionalitetit, estetikës dhe inovacionit, duke e bërë vizitën në dyqan jo thjesht të orientuar drejt blerjes, por drejt një eksperience përmbushëse.Drejtori Ekzekutiv i Neptun në Kosovë, Feridjan Çiftja, shprehet se dyqani i hapur në qendrën tregtare Central Park vjen me një larmishmëri produktesh, si dhe me një sërë risish.
“Do të jetë dyqani më i madh i Neptun, prandaj jemi kujdesur që përtej një mjedisi të kuruar në detaje, ta çojmë eksperiencën e konsumatorit në një stad tjetër, përmes larmishmërisë së produkteve, zgjerimit të kategorive, brand-eve dhe risive”, – tha Ciftja, ndërsa u ndal më specifikisht tek këto të fundit.
“Zona e eksperiencës është diçka tërësisht e re, ku konsumatorët do të kenë mundësinë të njihen më nga afër me produktin, ta provojnë atë, si dhe të kenë një përvojë vërtet të kënaqshme. “Click & Collect” është një shërbim tjetër, i cili do të lehtësojë procesin e blerjes online dhe do t’i ofrojë konsumatorit një alternativë shtesë.”Me hapjen e këtij dyqani të ri, numri i përgjithshëm i dyqaneve të Neptun në Kosovë arrin në 15, duke konsoliduar edhe më tej pozitën e kompanisë në tregun e Kosovës. Ky investim përkthehet gjithashtu në vende të reja pune, krijim të ardhurash për komunitetin lokal, dhe rritje të konkurrueshmërisë në treg.
Dyqani, erdhi me oferta speciale dhe 100 dhurata falas për vizitorët e parë.Gjatë vitit 2024, Neptun në Kosovë ka shënuar një seri arritjesh, duke e bërë këtë vit një ndër më të suksesshmit në historinë e saj. Një nga arritjet më të rëndësishme ishte vendosja e një rekordi për performancën e shitjeve ditore, i cili arriti një vlerë prej 2 milionë eurosh.
Neptun nuk është thjesht një kompani që shet pajisje por është një aktor ekonomik i rëndësishëm në vendet ku operon, si Shqipëri, Kosovë, Maqedoni apo Bosnje Hercegovinë, me impakt të dukshëm në sektorin e teknologjisë, logjistikës dhe punësimit. Neptun ka 63 dyqane në rajon dhe ka të punwsuar rreth 1500 punonjës.Zgjerimi i rrjetit të Neptun Kosovë është në përputhje të plotë me strategjinë afatgjatë të Grupit BALFIN, për të konsoliduar pozitat në tregjet dhe industritë ku është i pranishëm, ndërsa punon për një ekosistem biznesi të qëndrueshëm që nxit inovacion, zhvillim ekonomik dhe përfitime për komunitetet.
Prej më shumë se 30 vitesh, Grupi BALFIN, nën vizionin e themeluesit Samir Mane, operon jo vetëm në industrinë e shitjes me pakicë dhe shumicë, por edhe në industri si pasuritë e paluajtshme, bankat, menaxhim asetesh, turizëm, energji dhe logjistikë. Grupi ushtron aktivitetet e tij në 11 shtete dhe 2 kontinente. -

200 të plagosur nga lëkundjet e djeshme në Stamboll. Ekspertët: Pritet një tjetër tërmet i madh
Pas tërmetit me tronditje të forta që preku Stambollin, shkencëtarët besojnë se mund të pasojnë goditje të tjera. “Për momentin ekzistojnë dy skenarë: ose rajoni i drejtpërdrejtë ku ndodhi tërmeti është shtendosur tani për tani dhe situata sizmike po qetësohet dalëngadalë, ose rishpërndarja e tensionit sizmik të krijuar nga tërmeti do ta rrisë mundësinë e një tërmeti më të madh në rajon,” tha Marco Bohnhoff studiues pranë Qendrës Helmholtz për Gjeodezinë (GFZ). Ne po i ndjekim dhe po i vrojtojmë zhvillimet sizmike në rajon me shumë vëmendje, sqaroi ai.
Rajon me rrezik të veçantëTërmeti i tanishëm ishte më i forti prej më shumë se 25 vjetësh në këtë rajon. Sipas GFZ-së tërmeti i parë pati një magnitudë prej 6.2 ballësh, dhe ishte në një thellësi prej rreth dhjetë kilometrash, rreth 60 kilometra në perëndim të Stambollit në Detin Marmara. Vetëm 13 minuta më vonë toka u trondit sërish, këtë herë me një magnitudë prej 5.3 ballësh në një distancë prej rreth 40 kilometrash. Lëkundjet u ndjenë edhe në Greqi dhe Bullgari.Sipas shkencëtarëve tërmeti i dytë tregon se tensionet janë zhvendosur. Kjo i bën më të mundshme dridhjet e mëtejshme. Sipas Ministrisë së Brendshme turke u regjistruan më shumë se 120 pastronditje sizmike.
Pranë Stambollit takohen dy pllaka tektonikeSipas ekspertëve rajoni rreth Detit Marmara pranë qytetit të Stambollitme rreth një milion banorë, ka një nga strukturat gjeologjike më të rrezikshme në botë: aty takohen dy pllaka tektonike – pllaka euroaziatike dhe pllaka e Anadollit.
Zona nën Detin Marmara në jug të Stambollit është i vetmi sektor i zonës së kufirit të pllakave tektonike, e cila nuk ka gjeneruar për më shumë se 250 vjet ndonjë tërmet të fortë. Ekspertët supozojnë prej kohësh se Stambolli do të tronditet herët e vonë prej një tërmeti me magnitudë rreth 7 ballë./DW -

Stamboll: Ekspertët presin një tjetër tërmet të madh
Më shumë se 200 të plagosur, por thuajse asnjë dëm material.Tërmeti i fundit duket se nuk e preku rëndë Stambollin. Por studiuesit presin së shpejti tronditje më të rënda.
Pas tërmetit me tronditje të forta që preku Stambollin, shkencëtarët besojnë se mund të pasojnë goditje të tjera.“Për momentin ekzistojnë dy skenarë: ose rajoni i drejtpërdrejtë ku ndodhi tërmeti është shtendosur tani për tani dhe situata sizmike po qetësohet dalëngadalë, ose rishpërndarja e tensionit sizmik të krijuar nga tërmeti do ta rrisë mundësinë e një tërmeti më të madh në rajon,” tha Marco Bohnhoff studiues pranë Qendrës Helmholtz për Gjeodezinë (GFZ). Ne po i ndjekim dhe po i vrojtojmë zhvillimet sizmike në rajon me shumë vëmendje, sqaroi ai.
Rajon me rrezik të veçantë
Tërmeti i tanishëm ishte më i forti prej më shumë se 25 vjetësh në këtë rajon. Sipas GFZ-së tërmeti i parë pati një magnitudë prej 6.2 ballësh, dhe ishte në një thellësi prej rreth dhjetë kilometrash, rreth 60 kilometra në perëndim të Stambollit në Detin Marmara. Vetëm 13 minuta më vonë toka u trondit sërish, këtë herë me një magnitudë prej 5.3 ballësh në një distancë prej rreth 40 kilometrash. Lëkundjet u ndjenë edhe në Greqi dhe Bullgari.
Sipas shkencëtarëve tërmeti i dytë tregon se tensionet janë zhvendosur. Kjo i bën më të mundshme dridhjet e mëtejshme. Sipas Ministrisë së Brendshme turke u regjistruan më shumë se 120 pastronditje sizmike.
Pranë Stambollit takohen dy pllaka tektonike
Sipas ekspertëve rajoni rreth Detit Marmara pranë qytetit të Stambollitt me rreth një milion banorë, ka një nga strukturat gjeologjike më të rrezikshme në botë: aty takohen dy pllaka tektonike – pllaka euroaziatike dhe pllaka e Anadollit.
Zona nën Detin Marmara në jug të Stambollit është i vetmi sektor i zonës së kufirit të pllakave tektonike, e cila nuk ka gjeneruar për më shumë se 250 vjet ndonjë tërmet të fortë. Ekspertët supozojnë prej kohësh se Stambolli do të tronditet herët e vonë prej një tërmeti me magnitudë rreth 7 ballë./DW
-

Rreth 200 të plagosur nga lëkundjet e djeshme në Stamboll/ Ekspertët: Pritet një tjetër tërmet të madh
Pas tërmetit me tronditje të forta që preku Stambollin, shkencëtarët besojnë se mund të pasojnë goditje të tjera. “Për momentin ekzistojnë dy skenarë: ose rajoni i drejtpërdrejtë ku ndodhi tërmeti është shtendosur tani për tani dhe situata sizmike po qetësohet dalëngadalë, ose rishpërndarja e tensionit sizmik të krijuar nga tërmeti do ta rrisë mundësinë e një tërmeti më të madh në rajon,” tha Marco Bohnhoff studiues pranë Qendrës Helmholtz për Gjeodezinë (GFZ). Ne po i ndjekim dhe po i vrojtojmë zhvillimet sizmike në rajon me shumë vëmendje, sqaroi ai.
Rajon me rrezik të veçantëTërmeti i tanishëm ishte më i forti prej më shumë se 25 vjetësh në këtë rajon. Sipas GFZ-së tërmeti i parë pati një magnitudë prej 6.2 ballësh, dhe ishte në një thellësi prej rreth dhjetë kilometrash, rreth 60 kilometra në perëndim të Stambollit në Detin Marmara. Vetëm 13 minuta më vonë toka u trondit sërish, këtë herë me një magnitudë prej 5.3 ballësh në një distancë prej rreth 40 kilometrash. Lëkundjet u ndjenë edhe në Greqi dhe Bullgari. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Sipas shkencëtarëve tërmeti i dytë tregon se tensionet janë zhvendosur. Kjo i bën më të mundshme dridhjet e mëtejshme. Sipas Ministrisë së Brendshme turke u regjistruan më shumë se 120 pastronditje sizmike.Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
Pranë Stambollit takohen dy pllaka tektonikeSipas ekspertëve rajoni rreth Detit Marmara pranë qytetit të Stambollitme rreth një milion banorë, ka një nga strukturat gjeologjike më të rrezikshme në botë: aty takohen dy pllaka tektonike – pllaka euroaziatike dhe pllaka e Anadollit.
Zona nën Detin Marmara në jug të Stambollit është i vetmi sektor i zonës së kufirit të pllakave tektonike, e cila nuk ka gjeneruar për më shumë se 250 vjet ndonjë tërmet të fortë. Ekspertët supozojnë prej kohësh se Stambolli do të tronditet herët e vonë prej një tërmeti me magnitudë rreth 7 ballë./DW
Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”