Tag: rajon

  • Irani paralajmëron SHBA-në dhe Anglinë: Ndalni Izraelin ose do t’ju godasim bazat

    Irani paralajmëron SHBA-në dhe Anglinë: Ndalni Izraelin ose do t’ju godasim bazat

    Irani ka paralajmëruar se konflikti do të përhapet në ditën në vijim edhe në bazat amerikane dhe angleze në rajon.
    Sipas mediave të huaja, gjithashtu Irani ka paralajmëruar Britaninë, SHBA dhe Francën që të mos ndihmojë Izraelin dhe të ndalojë sulmet e tij ndaj Iranit.

    Teherani tha se do të shënjestrojë anijet dhe bazat që u përkasin tre vendeve në rajon nëse nuk tërhiqen, kanë raportuar mediat iraniane.
    Ushtria izraelite njoftoi gjithashtu se po vazhdonte operacionet e saj kundër objektivave në Iran.
    Në Teheran, sistemet e mbrojtjes ajrore u raportuan të jenë riaktivizuar gjatë natës. Mediat lokale raportuan shpërthime në pjesët qendrore dhe verilindore të qytetit.
    Sipas ambasadorit iranian në OKB, Amir Saeed Iravani, të paktën 78 persona u vranë, përfshirë zyrtarë të lartë ushtarakë dhe më shumë se 320 persona u plagosën, shumica e tyre civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, në sulmet izraelite ndaj Iranit.

  • Mediat iraniane: Teherani synon të godasë bazat amerikane në rajon

    Mediat iraniane: Teherani synon të godasë bazat amerikane në rajon

    “Sipas komandantëve të lartë ushtarakë të Iranit, lufta do të zgjerohet në ditët në vijim dhe do të përfshijë edhe bazat amerikane në rajon. Agresorët do të jenë objektivi i një përgjigjeje të vendosur dhe në shkallë të gjerë nga ana e Iranit.”Kështu raporton agjencia iraniane e lajmeve Fars, duke cituar një “burim të informuar” në Iran.
    Luftime të ashpra gjatë natës midis Izraelit dhe Iranit, sulme që vijnë pasi Izraeli nisi ofensivën e tij më të madhe ajrore ndonjëherë kundër armikut të tij të hershëm në një përpjekje për ta parandaluar atë të zhvillojë armë bërthamore.
    Sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan në Tel Aviv dhe Jerusalem, dy qytetet më të mëdha të Izraelit, duke i detyruar banorët të nxitonin në strehimore ndërsa valë të njëpasnjëshme raketash iraniane përhapeshin në qiell.
    Izraeli po ashtu sulmoi edhe rezidencën e udhëheqësit suprem të Iranit Khameneit. Agjencia e lajmeve Fars tha se dy predha goditën aeroportin Mehrabad të Teheranit.  Në kundërsulm ata shënjestruan Jerusalemin dhe Tel Avivin. Deri më tani raportohen 3 të vdekur dhe 80 të plagosur.

  • “Izraeli gati të sulmojë Iranin”/ SHBA tërheq diplomatët nga Lindja e Mesme pas rritjes së tensioneve

    “Izraeli gati të sulmojë Iranin”/ SHBA tërheq diplomatët nga Lindja e Mesme pas rritjes së tensioneve

    Ajo që fillimisht u njoftua si një “evakuim i rregullt” i ambasadës amerikane në Bagdad, me kalimin e orëve u zgjerua edhe në misionet e tjera diplomatike në rajon, përfshirë ambasadat në Kuvajt dhe Bahrein, prej të cilave është lejuar largimi i personelit jo-thelbësor.

    Pentagoni gjithashtu ka autorizuar largimin vullnetar të familjarëve të ushtarëve amerikanë nga Lindja e Mesme.
    Pas këtij tërheqjeje të pjesshme, mbeten pikëpyetje lidhur me arsyet e vërteta të vendimit të Shtëpisë së Bardhë., sipas Corriere.it.
    “Rreziqet për sigurinë janë rritur”, thanë disa burime për agjencinë Reuters, pa dhënë detaje mbi burimin apo drejtimin e këtyre kërcënimeve. Megjithatë, vëmendja e analistëve është përqendruar tek Irani, pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili shprehu gjithnjë e më pak besim se Teherani do të pranojë të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit.
    Tensionet u rritën më tej pas paralajmërimeve të ministrit iranian të Mbrojtjes, Aziz Nasirzadeh, i cili deklaroi se në rast dështimi të negociatave dhe një sulmi të mundshëm, Irani do të godasë bazat amerikane në rajon. Në të njëjtën kohë, autoritetet britanike kanë lëshuar një paralajmërim për anijet tregtare që lundrojnë në ujërat e ngushticat përreth zonës së tensionuar.
    Në sfond, por me peshë për Izraelin, qëndrojnë bisedimet mes kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe Donald Trump. Në një bisedë telefonike 40-minutëshe të zhvilluar të hënën, Netanyahu ka tentuar të bindë presidentin amerikan për domosdoshmërinë e një goditjeje ndaj objekteve bërthamore iraniane. Kjo ka shtuar dyshimet se tërheqja e koordinuar nga Uashingtoni mund të lidhet me përgatitjen e mundshme të një sulmi izraelit me miratimin e SHBA-së.
    Ndërkohë, vetë Netanyahu ka kaluar ditën në parlamentin izraelit, ku përballet me një krizë të brendshme politike që mund të përfundojë 16 vitet e tij në pushtet — vetëm 21 muaj prej të cilave ai ka qenë në opozitë.
    Në anën tjetër, përmes rrjeteve sociale, misioni diplomatik i Iranit në Kombet e Bashkuara ka akuzuar SHBA-në për nxitje të paqëndrueshmërisë në rajon, duke armatosur agresorët dhe duke lejuar krimet izraelite. “Nuk kanë asnjë besueshmëri për të predikuar paqe apo mos-përhapje të armëve bërthamore,” thuhet në deklaratë.
    Megjithatë, presidenti i ri i Iranit, Masoud Pezeshkian, në një deklaratë publike sqaroi se “nuk duam të prodhojmë armë bërthamore”. Ndërkohë, Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) ka paralajmëruar se Irani ka sasi të mjaftueshme uraniumi të pasuruar për të ndërtuar deri në dhjetë koka bërthamore, por ende i duhet kohë për t’i përpunuar ato në armë funksionale.
    Netanyahu e konsideron ndalimin e programit bërthamor iranian si një mision ekzistencial për shtetin izraelit. Ai njësoj e ka cilësuar edhe luftën në Gaza, e cila nisi pas sulmeve masive të Hamasit më 7 tetor 2023 në fshatra dhe qytete izraelite. Forcat izraelite kanë gjetur trupat e dy pengjeve të vrarë, ndërkohë që numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në mbi 55 mijë.
    Pamje të reja të publikuara nga qendrat amerikane të shpërndarjes së ushqimit tregojnë turma njerëzish që shtyhen pas barrikadave të rërës dhe hekurave, duke pritur sinjalin për të vrapuar me thasë plastike në dorë drejt ndihmave. Burime palestineze raportojnë se rreth 60 persona u vranë pranë një pike shpërndarjeje. Ushtria izraelite tha se ushtarët hapën zjarr sepse u ndjenë të kërcënuar.

    Top Channel

  • Më të shtrenjtët në rajon! Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare?

    Më të shtrenjtët në rajon! Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare?

    Një nga bizneset më të përhapura në Shqipëri janë restorantet. Me rritjen e vazhdueshme të turizmit në vend, ky biznes po bëhet gjithnjë e më i frekuentuar.

    Por sa kushton mesatarisht një vakt për dy persona në një restorant të klasit të mesëm në Shqipëri? Sipas platformës Numbeo, kjo shifër arrin rreth 47.5 euro, duke e renditur vendin tonë në vendin e 42-të nga 123 vende të marra në shqyrtim.

    Në rajon, Shqipëria rezulton të jetë më e shtrenjta për këtë shërbim. Pas nesh vjen Serbia, ku një vakt në një restorant ekonomik kushton rreth 42.6 euro, duke u renditur në vendin e 54-t. Më tej vjen Mali i Zi me një mesatare prej 40 eurosh, në vendin e 60-të.

    Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut ofrojnë çmime më të përballueshme, duke u renditur përkatësisht në vendin e 78-të dhe 91-të.

    Ndërkohë, Kosova rezulton të jetë vendi më i lirë në rajon për një vakt në një restorant të klasit të mesëm, vetëm 20 euro për dy persona.

    Edhe pse Shqipëria është më e shtrenjtë krahasuar me fqinjët, kur e vendosim përballë vendeve të njohura të Europës si Spanja, Franca apo Italia, del që jemi më të lirë. Kjo është një pikë shumë pozitive për turizmin shqiptar, pasi ofron një përvojë cilësore me kosto të përballueshme.

    Në kreun e listës për çmime më të larta qëndron Islanda, ku një vakt për dy persona mund të shkojë deri në 124 euro. Pas saj vijnë Zvicra dhe Kameruni.

    Ndërsa çmimet më të ulëta i gjejmë në Indi (12.24 €), Pakistan (10.88 €) dhe Bangladesh (10.40 €)-vende ku të ushqyerit jashtë është tepër më ekonomik.

  • Elisa Spiropali: Raporti i PE-së konfirmoi se Shqipëria mbetet një histori suksesi dhe shembull në rajon

    Elisa Spiropali: Raporti i PE-së konfirmoi se Shqipëria mbetet një histori suksesi dhe shembull në rajon

    Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spirpopali, ka dalë në një konferencë për mediat për të folur lidhur me miratimin e raportit të Parlamentit Europian për Shqipërinë.
    Ajo u shpreh se raporti i Parlamentit Europian, ka konfirmuar faktin se Shqipëria mbetet një histori suksesi dhe shembull në rajon.

    Deklarata e plotë e kryeparlamentares, Elisa Spiropali:
    Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian, miratoi dje Raportin për Shqipërinë, i cili analizon situatën dhe progresin tonë në rrugën drejt integrimit europian, për vitet 2023 dhe 2024.
    Raporti, i hartuar nga Raporteri për Shqipërinë, Andreas Schieder, të cilit i shpreh mirënjohjen për punën serioze e rezultative, u miratua me 57 vota pro, 11 kundër, 6 abstenime dhe do t’i paraqitet për votim një seancës plenare të Parlamentit Europian, në muajin korrik.
    Mirënjohje eurodeputetëve për mbështetjen e qartë të anvancimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
    Dje, Parlamenti Europian konfimoi edhe një herë se Shqipëria mbetet një histori suksesi, një vend pararojë për anëtarësimin dhe një shembull në rajon.
    Raporti nënvizon qartësisht angazhimin e qëndrueshëm të Shqipërisë ndaj reformave kyçe, përfshirë forcimin e shtetit të së drejtës, funksionimin e institucioneve të drejtësisë të dala nga reforma, mbrojtjen e të drejtave themelore dhe të pakicave, si dhe përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
    Eurodeputetët mirëpresin konsensusin e gjerë politik dhe mbështetjen e fortë publike për anëtarësimin në BE, linjëzimin e plotë, të vazhduar e besnik të Shqipërisë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së.
    Eurodeputetët vlerësojnë rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon, mbështetjen e palëkundur për politikën e jashtme të BE-së, dhe përkushtimin në menaxhimin e sfidave të përbashkëta si migracioni, siguria kibernetike dhe energjia.
    Ishte shumë e rëndësishme dhe shumë inkurajuese që eurodeputetët përshëndetën objektivin e Shqipërisë për mbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në fund të vitit 2027.
    Ishte fakt domethënës që në atë seancë ishin të pranishëm edhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, si nga shumica ashtu edhe nga opozita, çka u përmend edhe nga drejtuesi i Komitetit si një shenjë e vëmendjes së veçantë të Kuvendit për një proces që vetë ne e kemi përcaktuar si jetik për vendin tonë.

  • Zv/Sekretari i Shtetit shpall doktrinën e re të SHBA në rajon: S’ka më ‘të preferuar…

    Zv/Sekretari i Shtetit shpall doktrinën e re të SHBA në rajon: S’ka më ‘të preferuar…

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, ka ndarë dje mesazhin e zv/Sekretarit të Shtetit, Christopher Landau, nga Asambleja Parlamentare e NATO-s 2025. Në këtë mesazh, Landau cilëson se administrata e Trump është e gatshme të punojë me të gjitha palët. Duke marrë shembull marrëveshjen e Dayton, Landau shprehet se administrata e tanishme e Shteteve të Bashkuara dëshiron të luajë rol konstruktiv për të gjitha palët në rajon. “Ne në Administratën Trump jemi të gatshëm që të ofrojmë shërbimet tona të mira për të përmirësuar situatën në këtë rajon por vetëm nëse përfshirja jonë është e dëshirueshme dhe e justifikuar. E di që kjo nuk ka qenë gjithmonë fryma me të cilën zyrtarët amerikanë i janë afruar politikës së jashtme. Por në këtë drejtim, si në shumë drejtime të tjera, Administrata Trump është e gatshme të provojë një qasje të ndryshme dhe jam krenar që përfaqësoj këtë mënyrë të re të të menduarit.
    Ne jemi të gatshëm të dëgjojmë dhe të punojmë me të gjitha palët. Marrëveshjet si ajo e Dayton-it duhet të  zbatohen; por duhet që të jeni fleksibël për t’u përshtatur me kohërat që ndryshojnë. Le të jem i qartë: Shtetet e Bashkuara nuk po ofrojnë mjete të pakufizuara për qëllime të pacaktuara, të pasigurta ose jorealiste. Ne nuk jemi të interesuar të imponojmë një vizion të një shoqërie që pasqyron preferencat e burokratëve dhe aktivistëve. Shtetet e Bashkuara do të punojnë vetëm me ata që janë të përkushtuar për vendet e tyre. Dhe këtu nuk po flas thjesht për udhëheqësit , por për popujt . Marrëveshjet fleksibile dhe të qëndrueshme, kërkojnë pëlqimin dhe konsensusin e të gjitha palëve në terren; ato duhet të pasqyrojnë kushtet dhe realitin rajonal, në vend që të jenë thjesht të imponuara nga larg. Paqja nuk varet nga një fitore ushtarake, e cila thjesht përgatit terrenin për një rindeshje, por nga kompromise që u lejojnë të gjitha palëve të jetojnë së bashku. Paqja dhe zhvillimi përcaktohen nga qeniet njerëzore të cilat duhet të jetojnë me pasojat, jo nga avokatët, akademikët apo grupet e ekspertëve. Mund të themi se marrëveshjet e Dejtonit ishin një sukses pa thënë se marrëveshjet janë perfekte në teori apo në praktikë. Jam këtu për të shprehur gatishmërinë e Administratës Trump për të luajtur një rol konstruktiv për të gjitha palët në rajon”, u shpreh Landau.

  • ‘Rubio sekretar shteti, lajm i keq për Berishën’, Sefa: SHBA, fokus në reformën në drejtësi dhe interesat në rajon

    ‘Rubio sekretar shteti, lajm i keq për Berishën’, Sefa: SHBA, fokus në reformën në drejtësi dhe interesat në rajon

    Analisti Indrit Sefa tha se Rama ka zbritje në rezultatet e këtyre zgjedhjeve, ndërkohë theksoi se 83 mandatet e Ramës duhen analizuar. Sipas tij, ardhja e Rubios ishte një lajm i keq për Berishën dhe PD, ndërkohë fokusi i amerikanëve lidhet me drejtësinë dhe garantimin e interesave në rajon.
    “Rama po ta shohësh në numra, ka zbritje në numrat e tij, ka 30 000 vota. Tha ne kemi votat tona, kur vjen tjetri dhe thotë kam votat e mia dhe nga 73 vajti në 83, çfarë ka ndodhur. Ose ke bërë ndonjë marifet elektoral me Kodin Zgjedhor ku doli ambasadori dhe tha që do bëjmë reformë.
    Ishte më i rëndë Gonzato sot, unë mendoj që SHBA me reagimin që dhanë të martën e mbyllën kapitullin e zgjedhjeve. Projektet e tyre lidhen me reformën në drejtësi dhe garantimin e interesave në rajon.
    Në lidhje me Non Grata, kur u zgjodh Rubio për mua ishte lajm i keq për Berishën dhe PD. Fakti që Rubio është një personazh që ka tërë jetën në senat dhe një nominim që mori 100 për qind të votave të senatit.” 

  • Spiropali në Janinë: Shqipëria, shembull për stabilitetin dhe fqinjësinë e mirë në rajon

    Spiropali në Janinë: Shqipëria, shembull për stabilitetin dhe fqinjësinë e mirë në rajon

    Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka marrë pjesë në Konferencën e 19-të të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore.
    Gjatë fjalës së saj në këtë konferencë, Spiropali theksoi rolin e Shqipërisë si një shtet stabil dhe faktor paqeje në rajon. Ajo deklaroi se Shqipëria është gjithnjë e më pranë Bashkimit Europian, falë përkushtimit të të gjitha forcave politike ndaj rrugës së integrimit.

    “Shqiptarët masivisht e duan Bashkimin Europian. Të gjitha partitë politikë në Shqipëri kanë qenë, janë dhe do jenë në një mendje, sa i përket integrimit europian të vendit. Shqipëria po unifikon politikat e saj me BE dhe vendi ynë është bërë një shtet që ofron stabilitet në rajon. Të çelim brenda negociatat për të gjitha grup-kapitujt”, u shpreh Spiropali.

  • Vengu pret komandantin e FSK: Krah Kosovës për garantimin e stabilitetit në rajon

    Vengu pret komandantin e FSK: Krah Kosovës për garantimin e stabilitetit në rajon

    Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu priti sot në një takim zyrtar komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
    I pranishëm në këtë takim ishte edhe shefi i Shtabit të përgjithshëm te FA gjenerallejtënant Arben Kingji.
    Gjatë këtij takimi u diskutua mbi bashkëpunimin strategjik dhe vëllazëror ndërmjet dy vendeve tona në fushën e Mbrojtjes, i cili konsiderohet një faktor stabiliteti për rajonin dhe një orientim i qartë drejt integrimit euroatlantik.
    Ministri Vengu vlerësoi nivelin e lartë të bashkëpunimit me Kosovën dhe konfirmoi përkushtimin e Ministrisë së Mbrojtjes për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në nisma rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë Kartën e Adriatikut (US-A5).
    Ndër të tjera, në këtë takim u diskutua rreth situatës së brishtë të sigurisë në rajon, ku u dënuan sulmet terroriste dhe kriminale në veri të Kosovës, si dhe tensionet në Bosnje Hercegovinë.
    Vengu tha se Shqipëria do të mbetet gjithmonë krah Kosovës për të garantuar siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.
    Po ashtu, ministri theksoi qëndrimin e Shqipërisë se misioni i NATO, KFOR, është garanti për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
    Ministri Vengu dhe gjenerallejtënant Jashari theksuan prioritetet e përbashkëta për forcimin e FSK si një forcë moderne dhe territoriale përmes pesë shtyllave kryesore: kapitali njerëzor, modernizimi dhe zhvillimi i kapaciteteve, industria ushtarake dhe inovacioni, qëndrueshmëria kombëtare (përfshirë mbrojtjen kibernetike dhe civile) dhe infrastruktura kritike.
    Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve në fushën e Mbrojtjes është konkretizuar me pjesëmarrjen aktive në stërvitjen ndërkombëtare Defender Europe 2025, ku Shqipëria dhe Kosova luajnë një rol kyç.
    Një tjetër fushë me rëndësi strategjike është ajo e arsimit ushtarak. Akademia e Forcave të Armatosura shqiptare vijon të ofrojë bursa dhe kurse për studentët dhe oficerët nga Kosova, ndërkohë që po shqyrtohen edhe kuota të veçanta në universitete publike për specialitete të rëndësishme për mbrojtjen.
    U diskutua gjithashtu për mundësinë e tërheqjes së burimeve njerëzore nga diaspora dhe individët me shtetësi të dyfishtë si dhe nxitjen e kthimit të profesionistëve me aftësi të larta në Shqipëri dhe Kosovë përmes stimujve konkretë.
    Plani i bashkëpunimit dypalësh për vitin 2025 përfshin 64 aktivitete konkrete: takime, trajnime, shkëmbim informacioni dhe stërvitje, të cilat janë tashmë në proces zbatimi.

  • Sfidat e sigurisë në rajon/ Rama takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

    Sfidat e sigurisë në rajon/ Rama takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

    Kryeministri Edi Rama mirëpriti Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte këtë të premte.

    Rama në një postim thekson se gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO.

    Top Channel