Tag: rajon

  • SYRI TV/ Shqipëria ka çmimet më të larta në Rajon, Eurostat: Çmimet po kapin nivelin e BE-së

    SYRI TV/ Shqipëria ka çmimet më të larta në Rajon, Eurostat: Çmimet po kapin nivelin e BE-së

    Shqipëria ka çmimet më të larta në rajon sa i përket produkteve ushqimore. Kështu thotë raporti i fundit i Eurostat, sipas të cilit vendi ynë renditet i pari sa i përket indeksit të çmimeve ushqimore, duke lënë pas Serbinë, Bosnjën apo Malin e Zi. Nga ana tjetër, vendi ynë renditet në vendin e parafundit në rajon sa i përket treguesit të ardhurave për frymë.

    Qytetarët shqiptarë vazhdojnë të paguajnë më shumë se të gjithë qytetarët e vendeve të rajonit, për të blerë produktet ushqimore. Sipas një raporti të fundit të Eurostat mbi indeksin e çmimeve, në vitin 2024, Shqipëria zinte vendin e parë në rajon për nivel të lartë të çmimeve në krahasim me mesataren e BE-së, 62.9%. Vendi ynë lë pas Serbinë me 61.4%, Bosnjë-Hercegovinën dhe Malin e Zi me 57.9%, Maqedoninë e Veriut me 49.6% dhe duke u afruar me Kroacinë që e ka indeksin e çmimeve në nivelin e 73.3%. Në vitin 2022, Serbia kishte mesataren më të lartë të çmimeve në krahasim me BE-në. Diferenca e çmimeve në vendin tonë me BE-në, mbetet ende në distancë, ose 37% më të ulëta se mesatarja në vendet e unionit, por kjo shifër po vijon të ulet me shpejtësi. Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, niveli mesatar i çmimeve në vendin tonë ishte sa 62.9% e mesatares së BE-së, nga 58.2% që ishte ky nivel më 2023 dhe 54.6% në vitin 2022. Vetëm në dy vite, Shqipëria ka ngushtuar hendekun e çmimeve me mesataren e BE-së me 8.3 pikë. Në të dhënat e fundit të Eurostat mbi çmimet në vendin tonë, ndikon edhe forcimi i monedhës vendase, krahasuar me Euron, duke u mbiçmuar me 15%, duke qenë se produktet ushqimore blihen me monedhën e përbashkët, pasi kjo rrit nivelin relativ të çmimeve.

    Edhe pse inflacioni në vend ra përgjatë periudhës 2023-2024, sërish ai mbeti mbi objektivin sa i përket ushqimeve dhe shërbimeve të ndërmjetme. Por edhe pse çmimet e ushqimeve në vendin tonë rezultojnë më të lartat në rajon, të ardhurat për frymë janë me nivelin më të ulët. Në një tjetër raport të Eurostat, bëhet e ditur se në vendin tonë konsumi individual për frymë (AIC), një tregues alternativ që mat më mirë mirëqenien e familjeve, ishte sa 41% e mesatares së bashkimit Europian në 2024-n, i pandryshuar në krahasim me vitin 2023. Në këtë nivel, Shqipëria renditet e fundit në Europë, së bashku me Bosnjë-Hercegovinën, po me 41%. Në rajon, të ardhurat më të larta sipas fuqisë blerëse janë në Mal të Zi, me 68% të mesatares së BE-së, ndërsa në vend të dytë është Serbia, me 56%, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut në 49%. Edhe pse popullsia e Shqipërisë vijon të ulet, për shkak të largimeve masive, në treguesin e të ardhurave për frymë, vendi ynë renditet i parafundit në rajon, me 35% të mesatares së BE-së, në përmirësim nga 37% një vit më parë, duke u ngjitur e parafundit në rajon, teksa lë pas Bosnjë-Hercegovinën.

     

  • Rënia e popullsisë nuk ndihmon, Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë edhe në 2024

    Rënia e popullsisë nuk ndihmon, Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë edhe në 2024

    Shqipëria ka vijuar të mbetet e fundit në Europë sa i përket të ardhurave për frymë të matura sipas fuqisë blerëse për mallra e shërbime, edhe në vitin 2024, pavarësisht se popullsia e vendit u reduktua me më shumë se 400 mijë persona, duke zbritur në 2.4 milionë banorë sipas censit të vitit 2023.Ndonëse vendi ka pasur një rritje të kënaqshme vitet e fundit dhe janë më pak persona tek të cilët shpërndahet vlera e mallrave e prodhuar në një vit, mirëqenia e individëve nuk rezulton të jetë rritur, e ndikuar dhe nga çmimet relativisht më të shtrenjta.Të dhënat fundit të Eurostat bënë të ditur se konsumi individual për frymë (AIC), një tregues alternativ që mat më mirë mirëqenien e familjeve ishte sa 41% e mesatares së bashkimit Europian në 2024-n, i pandryshuar në krahasim me vitin 2023. Në këtë nivel, Shqipëria renditet e fundit në Europë, së bashku me Bosnjë Hercegovinën, po me 41%.Në rajon të ardhurat më të larta sipas fuqisë blerëse janë në Mal të Zi, me 68% të mesatares së BE-së, me rritje nga 65% vitin e mëparshëm. Në vend të dytë është Serbia, me 56%, nga 55% një vit më parë. Të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse në Maqedoninë e Veriut kanë mbetur të pandryshuara në 49%. Kosova mungon në renditje.Në treguesin e të ardhurave për frymë, Shqipëria renditet e parafundit në rajon, me 35% të mesatares së BE-së, në përmirësim nga 37% një vit më parë, duke u ngjitur e parafundit në rajon, teksa lë pas Bosnjë Hercegovinën (në 35% të mesatares së Be në 2024-n, nga 36% në 2023-n). Sërish kryeson Mali i Zi me 54% të PBB-së, i ndjekur nga Serbia (51%) dhe Maqedonia e Veriut (42%).Përmirësimi i Shqipërisë vetëm në treguesin e të ardhurave për frymë dhe jo në atë të fuqisë blerëse është një indikator i çmimeve të larta në vend, që bëjnë që qytetarët shqiptarë me të njëjtën sasi të ardhurat të blejnë më pak sesa familjet në shtetet e tjera të rajonit, përveç faktit që ata paguhen më pak se homologët në rajon. Çmimet në Shqipëri sipas Eurostat janë sa 62.9% e mesatares së BE-së në 2024-n, më të shtrenjtat në rajon, të ndjekura nga Serbia (61.4%), Bosnjë Hercegovina (59.7%), Mali i Zi (57.9), Maqedonia e Veriut (49.6%).Të dhënat e tjera nga institutet statistikore të vendeve tregojnë se paga mesatare në Shqipëri në vitin 2024 ishte 770 euro, ndërsa në vendet e tjera të rajonit i ka kaluar 1000 euro në muaj.Gara e pagave e humbur, në Shqipëri arrin 770 euro në 2024-n, në rajon i ka kaluar 1000 euro/muajSipas shpjegimit të Eurostat, megjithëse PBB për frymë është një tregues i rëndësishëm dhe i përdorur gjerësisht i nivelit të mirëqenies ekonomike të vendeve, konsumi për frymë mund të jetë më i dobishëm për krahasimin e mirëqenies relative të konsumatorëve në vende të ndryshme.EuropëNë vitin 2024, konsumi individual aktual (AIC) për frymë, i shprehur në standardin e fuqisë blerëse (PPS), varionte nga 72% deri në 141% të mesatares së BE-së në të 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian.Nëntë vende të Bashkimit Europian regjistruan një konsum individual aktual (AIC) për frymë mbi mesataren e BE-së. Nivelet më të larta u regjistruan në Luksemburg (41% mbi mesataren e BE-së), Holandë (20%) dhe Gjermani (18%).Ndërkohë, tetëmbëdhjetë vende të BE-së regjistruan një AIC për frymë nën mesataren e BE-së, me nivelet më të ulëta të regjistruara në Hungari (28% nën mesataren e BE-së), Bullgari dhe Estoni (26%).Diferenca më të mëdha në PBB për frymë sesa në konsumin individual aktualProdhimi i brendshëm bruto (PBB) për frymë, një tregues i aktivitetit ekonomik, gjithashtu tregoi dallime të mëdha mes vendeve anëtare të BE-së. Dhjetë vende regjistruan një PBB për frymë mbi mesataren e BE-së. Niveli më i lartë u regjistrua në Luksemburg (242% e mesatares së BE-së), Irlandë (211%) dhe Holandë (136%).Në anën tjetër të spektrit, PBB-ja për frymë më e ulët u regjistrua në Bullgari (66% e mesatares së BE-së), Greqi (70%) dhe Letoni (71%). Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Teherani: Ndërhyrja amerikane do të shkaktonte luftë totale në rajon

    Teherani: Ndërhyrja amerikane do të shkaktonte luftë totale në rajon

    Bota E Mërkurë, 18 Qershor 2025 11:29
    Çdo ndërhyrje amerikane në Lindjen e Mesme do të ishte “një recetë për luftë të përgjithshme në rajon”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane Esmail Baghaei.
    I pyetur nga Al Jazeera nëse mendonte se Shtetet e Bashkuara mund ta kontrollonin Izraelin, Baghaei u përgjigj: “Jo tamam”.

    Ky koment vjen pas raportimeve se Donald Trump po shqyrton opsionet për të vendosur trupa në Lindjen e Mesme, përfshirë një sulm të mundshëm ndaj Iranit.

  • Aleatët e Iranit u goditën të parët, izraelitët “zhdukën” boshtin e Rezistencës”, nga Huthi tek Hezbollah

    Aleatët e Iranit u goditën të parët, izraelitët “zhdukën” boshtin e Rezistencës”, nga Huthi tek Hezbollah

    Irani përgjithësisht, tenton t`i shmangë konfliktet frontale: Falë parave, furnizimeve me armë dhe trajnim ushtarak, Teherani ka ndërtuar një rrjet aleatësh shiitë në rajon në dekadat e fundit, të cilët nuk kanë hezituar të ndërhyjnë për të ashtuquajturin Bosht të Rezistencës kundër Izraelit.

    Ndikimi rajonal i Iranit buron nga të ashtuquajturit “përfaqësues”, it ha Al Jazeeras analisti politik libanez Ronnie Chatah: Para së gjithash, milicia shiite Hezbollah në Liban, por edhe Huthit në Jemen, Hamasi në Gaza dhe milicitë shiite në Irak janë në anën e regjimit të Teheranit.
    Edhe pushteti i diktatorit Bashar al  Assad në Siri, kohët e fundit qe i varur nga Irani. Megjithatë, për disa muaj tani, radhët e mbështetësve të Iranit janë shkatërruar, kryesisht për shkak të Izraelit, “Lindjes së Mesme të Re” të shpallur nga Benjamin Netanyahu dhe ndryshimit të ekuilibrit të pushtetit në rajon: Hamasi është dobësuar nga lufta e Gazës, megjithëse nuk është mposhtur. Udhëheqës të rëndësishëm si Ismail Haniya dhe Yahya Sinëar janë vrarë.
    Huthit në Jemen kanë fuqi të kufizuar, Assadi u përmbys nga islamistët, dhe instalimet ushtarake janë bombarduar nga Izraeli. Edhe Hezbollahu në Liban është goditur rëndë në luftën kundër Izraelit në fund të vitit të kaluar. Mundësitë e Iranit në Liban janë të kufizuara, thekson Chatah. “Aftësia e Hezbollahut për të reaguar nuk është më e njëjtë me atë para luftës.”
    I njëjti front i fortë nuk ekziston më. “Dhe kjo do ta shtyjë Iranin drejt diplomacisë, sepse mundësitë e tij në rajon janë të kufizuara.”
     

    Top Channel

  • ‘Jemi larg pasaportës europiane’, Tabaku: Shqipëria e fundit në rajon për ekonomi dhe infrastrukturë

    ‘Jemi larg pasaportës europiane’, Tabaku: Shqipëria e fundit në rajon për ekonomi dhe infrastrukturë

    Gjatë seancës plenare të së hënës, kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, vuri në dukje mungesën e vullnetit real të qeverisë për të çuar përpara procesin e integrimit europian. Sipas saj, rruga drejt BE-së po trajtohet më shumë si një ushtrim formal sesa si një reformë që prek jetën e përditshme të qytetarëve.
    “Integrimi nuk mund të jetë thjesht një listë kriteresh apo një proces në letër. Ai duhet të përkthehet në ndryshime konkrete për qytetarët, në ekonomi më të fortë, drejtësi të pavarur dhe institucione që funksionojnë,” u shpreh Tabaku.
    Ajo u ndal edhe te gjendja ekonomike e vendit, duke theksuar se sipas të dhënave të OECD-së, Shqipëria renditet e fundit në rajon në shumicën e treguesve kryesorë.
    “Të ardhurat e qytetarëve shqiptarë janë vetëm 37% e mesatares së Bashkimit Europian, ndërsa prodhimi i brendshëm bruto për frymë nuk kalon 20% të vendeve të BE-së,” tha Tabaku.
    Një tjetër shqetësim i ngritur prej saj ishte infrastruktura. Tabaku theksoi se pavarësisht propagandës për investime të larta, Shqipëria mbetet e fundit në rajon përsa i përket standardeve infrastrukturore.
    “Rrugët tona janë më të kushtueshme dhe më pak funksionale, ndërkohë që vendi vazhdon të mos ketë një rrjet të përfunduar që e lidh me fqinjët dhe më tej me rrjetin europian,” shtoi ajo.
    Në përmbyllje, Tabaku tha se procesi i integrimit duhet të jetë për shqiptarët dhe jo për fasadë politike. Ajo bëri thirrje që Kuvendi të diskutojë seriozisht raportin e fundit të Parlamentit Europian dhe të ndërmarrë hapa konkretë për të adresuar mungesën e standardeve, me zgjedhjet si një prej pikave kyçe që, sipas saj, po pengon realisht rrugën europiane të vendit.
    Jorida Tabaku: Sa vullnet dhe dëshirë ka mazhoranca për të zhvilluar diskutime në parlament dhe për të çuar përpara reformat, kjo duket qartë në sallat bosh, në mungesën e pjesëmarrjes në komisione dhe në varfërinë e agjendës parlamentare – një agjendë që sot nuk arrin dot të mbledhë katër veta për të diskutuar një ligj.Mungesa e vullnetit politik nuk është vetëm për ligjet që lidhen me procesin e integrimit, por për çdo reformë që mund të ndryshojë Shqipërinë dhe ta bëjë atë një vend normal e të jetueshëm. Sepse për një vend europian as që bëhet fjalë.Shumë kolegë me të drejtë ngritën shqetësimin se parlamenti po shkon gjithnjë e më larg realitetit, nëse ne këtu nuk diskutojmë çështje që lidhen me aktualitetin politik. Nëse nuk diskutojmë për zgjedhjet, për raportin e Parlamentit Europian, për standardet e munguara të Bashkimit Europian.
    Raporti i fundit i OECD-së e vendos Shqipërinë të fundit në rajon për shumicën e treguesve – që nga infrastruktura, klima e biznesit, treguesit e të ardhurave, e deri te cilësia e shërbimeve publike. Sot, çdo qytetar shqiptar ka të ardhura vetëm 37% të mesatares së Bashkimit Europian. Produkti i brendshëm bruto për frymë është vetëm 20% i vendeve të BE-së.
    Dhe ndonëse Shqipëria ka investimet më të larta në infrastrukturë në rajon, është e fundit për sa i përket standardeve, përfundimit të rrjetit kombëtar dhe lidhjes me rrjetin europian. Raporti i OSBE-së vlerëson se Shqipërisë do t’i duhen të paktën 15 vite për të përmbushur standardet minimale të rajonit në ujësjellës-kanalizime, energji dhe infrastrukturë.
    E kuptoni sa larg ndodhet Shqipëria nga “pasaporta europiane”? E kuptoni sa prapa jemi në standardet e demokracisë, kur nuk arrijmë dot të organizojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme? Kur sistemi i prokurimeve publike është jo transparent, jo eficient dhe aspak profesional?
    Dhe në këto kushte, kur miratohen ligje që trumbetohen si të parat në rajon, pyesim: A duam një proces integrimi për ndryshime në letër apo për ndryshime për qytetarët? A duam ta përmirësojmë ekonominë apo thjesht të plotësojmë kritere në lista për të mashtruar se kemi bërë progres?
    Opozita përpiqet të sjellë ndryshimin pikërisht për këtë arsye. Në çdo platformë dhe mundësi, ne ngremë zërin për standardet e munguara – në zgjedhje, në gjykata, në drejtësi, në prokurime publike, në të drejtat e njeriut.
    Shqipëria është e fundit në rajon – kjo nuk është thënë nga opozita, por nga çdo raport ndërkombëtar. Faqen e Shqipërisë nuk e njollos opozita. Faqen e Shqipërisë e njollosin ata që kanë pasur mundësi të ndryshojnë vendin dhe nuk e kanë bërë.Ata që kanë pasur mundësinë të organizojnë zgjedhje normale dhe nuk i organizuan. Ata që kanë pasur mundësinë të ndalin ikjen e të rinjve dhe të familjeve shqiptare – dhe nuk e ndalën.
    Për këtë arsye, ky proces duhet të bëhet për çdo shqiptar. Për çdo familje që sot nuk e sheh dritën e shpresës këtu, por e kërkon jashtë. Nuk e sheh cilësinë e jetës, arsimit dhe shëndetësisë këtu, por në vendet e tjera.
    Parlamenti shqiptar ka nevojë të ngrihet përtej ndasive politike dhe të pranojë të vërtetat. Ashtu siç shkruhen në raportet e Parlamentit Europian, ashtu siç shkruhen në çdo raport tjetër ndërkombëtar dhe ashtu siç i përjetojnë çdo ditë qytetarët shqiptarë.Për fat të keq, ndër vite, kushdo që ka qenë pjesë e skenës politike ka vënë re standardet e munguara – mungesën e kontrollit dhe balancës së pushteteve, rolin e dobët të parlamentit në kontrollin e qeverisë, në ngritjen e komisioneve hetimore, në zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
    Këto janë të vërteta që i njeh edhe Parlamenti Europian. Për këtë arsye, gjatë kësaj jave në Strasburg, do të diskutojmë për t’i bërë të ndërgjegjshëm të gjithë – europarlamentarët, Komisionin Europian, të gjitha palët e përfshira – se procesi i integrimit nuk mund të jetë thjesht marketing politik. Ai duhet të jetë ndryshim real për qytetarët, një ndryshim që me këtë qeveri nuk ka ardhur dhe nuk do të vijë.
    Në emër të Partisë Demokratike dhe grupit të saj parlamentar, theksoj edhe njëherë nevojën për t’i parë të vërtetat ashtu siç janë, për të ndërtuar një alternativë dhe një ofertë ndryshe për qytetarët shqiptarë – një ofertë që nuk ka ardhur në tre mandate nga kjo qeverisje, dhe që me siguri nuk do të vijë as tani.Aty ku qytetarët shqiptarë kishin shpresën, sot ajo nuk duket më – as te kolegët socialistë në sallë dhe as jashtë saj.
    Shpresoj që javën e ardhshme të kemi një diskutim serioz për raportin përpara se të mbyllet ky sesion parlamentar dhe që në shtator të nisim me një rezolutë, ku çështja e zgjedhjeve të jetë pika e parë. Jo thjesht denoncimi, por marrja e masave konkrete për të adresuar këtë pengesë madhore për rrugën europiane të Shqipërisë.Sepse nuk ka pengesë më të madhe për Shqipërinë sesa kjo qeveri. Nuk ka pengesë më të madhe sesa mungesa e vullnetit politik. Ashtu siç nuk erdhi progres në këto 12 vite, harrojeni që do të vijë me këtë qeveri.Faleminderit.

  • “Paqja dhe stabiliteti në rajon janë thelbësore”, Erdogan: Jemi të gatshëm të ndërmjetësojmë fundin e konfliktit Izrael-Iran

    “Paqja dhe stabiliteti në rajon janë thelbësore”, Erdogan: Jemi të gatshëm të ndërmjetësojmë fundin e konfliktit Izrael-Iran

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi të hënën një bisedë telefonike me homologun e tij iranian Masoud Pezeshkian, gjatë së cilës ata diskutuan konfliktin midis Izraelit dhe Iranit, si dhe çështjet rajonale dhe globale.

    Gjatë bisedës, presidenti turk tha se kishte zhvilluar një sërë kontaktesh me udhëheqësit në lidhje me konfliktin midis Izraelit dhe Iranit dhe se Ankaraja është e gatshme të marrë një rol ndërmjetësues për një përfundim të menjëhershëm të konfliktit dhe rifillimin e negociatave bërthamore.
    Erdogan nënvizoi rëndësinë që Turqia i kushton ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon.
    Kjo vjen teksa konflikti mes Iranit dhe Izraelit vijon të përshkallëzohet. Të dy shtetet e Lindjes së Mesme shkëmbejnë sulme ajrore me raketa e dronë që nga dita e premte, ku deri më tani nga pala iraniane kanë humbur jetën mbi 1400 persona si dhe dhjetëra të tjerë nga pala izraelite

    Top Channel

  • Rajon, Bullgaria dhe Hungaria forcojnë lidhjet ekonomike

    Rajon, Bullgaria dhe Hungaria forcojnë lidhjet ekonomike

    Ministri i Ekonomisë dhe Industrisë, Peter Dilov, dhe ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó, kanë arritur një marrëveshje për të forcuar lidhjet tregtare dhe ekonomike midis Bullgarisë dhe Hungarisë.Ata nënshkruan një protokoll dypalësh gjatë seancës së tretë plenare të Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik, duke përcaktuar bashkëpunimin strategjike mes d…

  • Anglia ngre avionët luftarakë, vendimi i kryeministrit Starmer: Gati të mbrojmë Izraelin

    Anglia ngre avionët luftarakë, vendimi i kryeministrit Starmer: Gati të mbrojmë Izraelin

    Edhe pse Britania thuhet së nuk ka qenë e informuar paraprakisht për sulmet izraelite ndaj objektivave në Iran, Londra ka vendosur të dërgojë avionët e vet ushtarakë dhe asete të tjera si avion furnizues në ajër, në Lindjen e Mesme, duke mos përjashtuar mundësinë, që ushtria britanike të ndihmojë aleatin e vet, Izraelin, nga sulmet më raketa balistike nga Irani.

    Kryeministri britanik Sir Keir Starmer, nuk e përjashtojë këtë mundësi, pavarësisht nga kërcënimet e Teheranit së një veprim i tillë do të bënte që bazat e saj ushtarake në rajon të ishin objektiv i sulmeve iraniane.
    Duke folur gjatë udhëtimit për në samitin e G7 në Kanada Starmer përsëriti thirrjet e tij për ç’tensionim të situatës, duke njoftuar një sërë telefonatash që ai kishte zhvilluar më udhëheqësin izraelit, Netanjahu dhe presidentin Trump, presidentin francez Macron dhe kancelarin gjerman Friederich Merz.
    Mesa kuptohet deri më tani, Britania nuk ka marrë pjesë në ndonjë veprim ushtarak dhe nuk ka dhënë ndihmën e saj për rrëzimin e raketave balistike iraniane që kanë pasur objektiv Izraelin. Por Downing Street, nuk ka konfirmuar, nëse Britania ishte informuar zyrtarisht paraprakisht për sulmet izraelite ndaj Iranit.
    I pyetur për këtë çështje Starmer refuzojë ta konfirmojë, ndërkohë la të kuptohej së kishin një informacion paraprak, ç’ka do të ishte e paimagjinueshme që Britania të mos e dinte, nisur nga kapacitetet e saj inteligjente edhe sikur Izraelitët të mos i informonin.
    Gjasat janë së aviacioni ushtarak britanik minimalisht do të angazhohet në mbrojtjën ë Izraelit nga sulmet iraniane dhe kërcënimet e Teheranit për sulme ndaj bazave e saj ushtarake në Qipro e gjetkë, Londra i merr seriozisht, edhe pse punon diplomatikisht që të ulë përshkallëzimin e tensioneve në rajon, aq më tepër kur Teherani i ndodhur në një situatë mbijetese kërkon të demonstrojë dhe hedh poshtë pretendimet së është një tigër letre. Ndonjë sulm iranian ndaj aseteve britanike dhe perëndimore në rajon, do të ndryshojë fatet e luftës në Lindjen e Mesme dhe të vetë të ardhmes së regjimit teokratik apo Iranit si fuqi rajonale.

    Top Channel

  • Anglia nge avionët luftarakë, vendimi i kryeministrit Starmer: Gati të mbrojmë Izraelin

    Anglia nge avionët luftarakë, vendimi i kryeministrit Starmer: Gati të mbrojmë Izraelin

    Edhe pse Britania thuhet së nuk ka qenë e informuar paraprakisht për sulmet izraelite ndaj objektivave në Iran, Londra ka vendosur të dërgojë avionët e vet ushtarakë dhe asete të tjera si avion furnizues në ajër, në Lindjen e Mesme, duke mos përjashtuar mundësinë, që ushtria britanike të ndihmojë aleatin e vet, Izraelin, nga sulmet më raketa balistike nga Irani.

    Kryeministri britanik Sir Keir Starmer, nuk e përjashtojë këtë mundësi, pavarësisht nga kërcënimet e Teheranit së një veprim i tillë do të bënte që bazat e saj ushtarake në rajon të ishin objektiv i sulmeve iraniane.
    Duke folur gjatë udhëtimit për në samitin e G7 në Kanada Starmer përsëriti thirrjet e tij për ç’tensionim të situatës, duke njoftuar një sërë telefonatash që ai kishte zhvilluar më udhëheqësin izraelit, Netanjahu dhe presidentin Trump, presidentin francez Macron dhe kancelarin gjerman Friederich Merz.
    Mesa kuptohet deri më tani, Britania nuk ka marrë pjesë në ndonjë veprim ushtarak dhe nuk ka dhënë ndihmën e saj për rrëzimin e raketave balistike iraniane që kanë pasur objektiv Izraelin. Por Downing Street, nuk ka konfirmuar, nëse Britania ishte informuar zyrtarisht paraprakisht për sulmet izraelite ndaj Iranit.
    I pyetur për këtë çështje Starmer refuzojë ta konfirmojë, ndërkohë la të kuptohej së kishin një informacion paraprak, ç’ka do të ishte e paimagjinueshme që Britania të mos e dinte, nisur nga kapacitetet e saj inteligjente edhe sikur Izraelitët të mos i informonin.
    Gjasat janë së aviacioni ushtarak britanik minimalisht do të angazhohet në mbrojtjën ë Izraelit nga sulmet iraniane dhe kërcënimet e Teheranit për sulme ndaj bazave e saj ushtarake në Qipro e gjetkë, Londra i merr seriozisht, edhe pse punon diplomatikisht që të ulë përshkallëzimin e tensioneve në rajon, aq më tepër kur Teherani i ndodhur në një situatë mbijetese kërkon të demonstrojë dhe hedh poshtë pretendimet së është një tigër letre. Ndonjë sulm iranian ndaj aseteve britanike dhe perëndimore në rajon, do të ndryshojë fatet e luftës në Lindjen e Mesme dhe të vetë të ardhmes së regjimit teokratik apo Iranit si fuqi rajonale.

    Top Channel

  • Jo vetëm SHBA-në, Irani kërcënon me sulme Britaninë e Francën

    Jo vetëm SHBA-në, Irani kërcënon me sulme Britaninë e Francën

    Irani ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe Francës se bazat dhe anijet e tyre në rajon do të shënjestrohen nëse ndihmojnë t’i ndalojnë sulmet e Teheranit në Izrael, raportoi media shtetërore iraniane të shtunën.

    Irani ka thënë se do t’i vazhdojë sulmet , ndërsa një zyrtar citohet të ketë thënë se do t’i shënjestrojë edhe bazat amerikane në rajon ditët në vijim, raportoi BBC.

    60 persona, përfshirë 20 fëmijë, janë vrarë nga sulmi i Izraelit në një ndërtesë të banuar në Teheran. Në mesin e fëmijëve ishte edhe një foshnjë 6-muajshe. Të premten autoritetet iraniane thanë se ishin vrarë 78 persona nga Izraeli, ndërkohë autoritetet izraelite informojnë se nga sulmi me raketa i Teheranit janë 3 të vdekur e 80 të plagosur.