Tag: rajon

  • Zbulohet një qytet i lashtë në Mesopotami

    Zbulohet një qytet i lashtë në Mesopotami

    Në zemër të Mesopotamisë së lashtë, siti arkeologjik i Kurd Qaburstanit po nxjerr në dritë thesare që mund të rishkruajnë historinë e qytetërimeve të para urbane.

    Arkeologët kanë zbuluar tri pllakëza kuneiforme, të parat e gjetura ndonjëherë në këtë rajon, së bashku me një kompleks pallatesh që mund të identifikojë vendin si qytetin e lashtë të Qabrës.

    Profesorja Tiffany Earley-Spadoni nga Universiteti i Floridës Qendrore po zbulon një realitet social befasues. Artefaktet, të datuara rreth vitit 1800 para Krishtit, përfshijnë qeramikë të zbukuruar me finesë dhe mbetje të një diete të larmishme në lagjet joelitare, duke sugjeruar ekzistencën e një klase të mesme në Mesopotaminë e lashtë.

    Një nga pllakëzat, e gjetur mes rrënojave dhe mbetjeve njerëzore, mund të përmbajë rrëfime për ngjarje dramatike të luftës.

    Këto zbulime ofrojnë një dritare mbi shtresëzimin shoqëror të 4000 viteve më parë. Kurd Qaburstan del kështu si një pjesë kyçe për të kuptuar zhvillimin urban në veri të Mesopotamisë, një rajon që deri tani kishte mbetur në hije.

    ObsereverKult

    ————————-

    Lexo edhe:

    Një pasuri kulturore mbi 500-vjeçare/ Zbulohet historia e Bibliotekës së Vatikanit

  • Lideri suprem i Iranit kërcënon të sulmojë bazat amerikane në Lindjen e Mesme

    Lideri suprem i Iranit kërcënon të sulmojë bazat amerikane në Lindjen e Mesme

    Bota E Shtunë, 12 Korrik 2025 13:37
    Udhëheqësi suprem i Iranit lëshoi një kërcënim të ri ndaj SHBA-së të premten, duke thënë se bazat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme mund të sulmohen përsëri nëse merret vendimi për ta bërë këtë.
    “Sulmi ndaj Bazës Ajrore Al Udeid nuk është një incident i vogël, por një incident i madh që mund të përsëritet”, citohet të ketë thënë udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei.

    Ai po i referohej sulmit me raketa balistike të muajit të kaluar kundër bazës më të madhe amerikane në rajon, në përgjigje të sulmeve amerikane ndaj lokacioneve bërthamore iraniane. “Ne jemi të aftë të arrijmë në lokacione të rëndësishme amerikane në rajon”, tha Khamenei.
    Të premten, Pentagoni tha se një nga raketat goditi bazën. Imazhet satelitore këtë javë zbuluan dëmtime në një radom në bazë, e cila zakonisht përdoret për të ruajtur pajisjet e komunikimit. Al Udeid shërben si selia qendrore e Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM) në rajon.
    Menjëherë pas sulmit iranian, Kryetari i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura, Gjenerali Dan Caine tha se SHBA-të ishin “të vetëdijshme se diçka” depërtoi nëpër sistemet shumështresore të mbrojtjes ajrore. Por ai vlerësoi trupat amerikane që punuan për të penguar sulmin, të cilin ai e quajti “angazhimi më i madh i vetëm Patriot në historinë ushtarake të SHBA-së”.

  • Samiti në Shkup! Diskutohet plani i rritjes, Rama: Do përmbushim detyrimet! Kos: BE gati për zgjerim

    Samiti në Shkup! Diskutohet plani i rritjes, Rama: Do përmbushim detyrimet! Kos: BE gati për zgjerim

    liderët

    MAQEDONIA E VERIUT- Në Shkup po mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku marrin pjesë liderët e rajonit, përfshirë kryeministrat e Shqipërisë Edi Rama, Kosovës Albin Kurti, Malit të Zi, Milojko Spajiç, Kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës Borjana Krsto dhe ministri serb për Integrimin Evropian Nemanja Staroviç. 
    Liderët diskutuan në ditën e dytë të samitit, Planin e Rritjes për rajonin, me një axhendë mbi bashkëpunimin ekonomik, reformat dhe integrimin drejt tregut të përbashkët rajonal. 
    “Plani i Rritjes është shumë i qartë: ne duhet të japim rezultate, ata nga ana tjetër po ashtu. Ne po bëjmë pjesën tonë, ata të tyren. Kemi një mjet shtesë, që ka të bëjë me atë që është quajtur integrim gradual dhe po zbatohet. Për Shqipërinë, veçanërisht, po ecën shumë, shumë mirë,”-u shpreh Rama në hyrje të takimit.
    Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos theksoi se shtetet e Bashkimit Evropian kanë konsensus për zgjerim tani. Kos, teksa theksoi rëndësinë e zgjerimit të BE-së, vlerësoi edhe përparimin e Shqipërisë në negociata. Komisionerja u shpreh se në vjeshtë pritet që të hapet edhe grupkapitulli i fundit me Shqipërinë.
    “Për herë të parë në historinë e Europës, nëse e zhvillojmë bëjmë siç duhet procesin e zgjerimit, mund të arrijmë një bashkimin e Europes tonë – dhe një Europë nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor. Dua të jem shumë e qartë: sot ekziston një konsensus i qartë në favor të zgjerimit. Kjo nuk ka qenë gjithmonë kështu në të kaluarën, por dritarja e kësaj mundësie nuk do të qëndrojë aty përgjithmonë. Jemi dëshmitarë të një progresi të dukshëm. Shqipëria, i nderuar Kryeministër Edi Rama, ka hapur tre grupkapituj gjatë gjashtë muajve të fundit. Ju falënderoj për rolin dhe kontributin tuaj në suksesin e këtij procesi të zgjerimit. Nëse vazhdojmë me të njëjtin përkushtim, mund të arrijmë të hapim të gjithë grupkapitujt brenda këtij viti. Dhe, siç ju thashë edhe dje, mezi pres që të festojmë së bashku hapjen e grupkapitullit të fundit në vjeshtë”- u shpreh ajo.
    Duke u ndalur tek Kosova, eurokomisionerja Kos tha se po presin formimin e qeverisë së re “për t’u fokusuar me energji të plotë në procesin e anëtarësimit”.
    Ndërkohë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha se Ballkani Perëndimor po ecën drejt një të ardhmes evropiane dhe se sipas tij nuk është më një “dhomë pritjeje” por një rajon në zhvillim.  Ai shtoi se është një rajon me potencial, por vuri në dukje tentativat për përçarje.
    “Ballkani Perëndimor është një rajon i pasur me potencial dhe ambicie, megjithëse shumë shpesh ka narrativa përçarjeje. Por kur shikoj përreth, mund të shoh se ka një histori tjetër. Rajoni përcaktohet nga fryma e tij dhe refuzon të lihet pas dore. Ky Samit i kushtohet një vizioni të përbashkët, një vizioni ku investimet lulëzojnë dhe inovacioni ofron mundësi për të gjithë. Një vizion ku Ballkani Perëndimor nuk është më një dhomë pritjeje, por një rajon që është në zhvillim. Ne të gjithë kemi një të ardhme të përbashkët dhe për të siguruar unitet dhe stabilitet, duhet të punojmë së bashku si fqinjë, si partnerë, si rajon. Së bashku mund të ndërtojmë një rajon të fortë dhe të lidhur që është i begatë, gjithëpërfshirës dhe evropian”, tha Mickoski.

  • Samiti në Shkup! Diskutohet plani i rritjets, Rama: Do përmbushim detyrimet! Kos: BE gati për zgjerim

    Samiti në Shkup! Diskutohet plani i rritjets, Rama: Do përmbushim detyrimet! Kos: BE gati për zgjerim

    liderët

    MAQEDONIA E VERIUT- Në Shkup po mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku marrin pjesë liderët e rajonit, përfshirë kryeministrat e Shqipërisë Edi Rama, Kosovës Albin Kurti, Malit të Zi, Milojko Spajiç, Kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës Borjana Krsto dhe ministri serb për Integrimin Evropian Nemanja Staroviç. 
    Liderët diskutuan në ditën e dytë të samitit, Planin e Rritjes për rajonin, me një axhendë mbi bashkëpunimin ekonomik, reformat dhe integrimin drejt tregut të përbashkët rajonal. 
    “Plani i Rritjes është shumë i qartë: ne duhet të japim rezultate, ata nga ana tjetër po ashtu. Ne po bëjmë pjesën tonë, ata të tyren. Kemi një mjet shtesë, që ka të bëjë me atë që është quajtur integrim gradual dhe po zbatohet. Për Shqipërinë, veçanërisht, po ecën shumë, shumë mirë,”-u shpreh Rama në hyrje të takimit.
    Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos theksoi se shtetet e Bashkimit Evropian kanë konsensus për zgjerim tani. Kos, teksa theksoi rëndësinë e zgjerimit të BE-së, vlerësoi edhe përparimin e Shqipërisë në negociata. Komisionerja u shpreh se në vjeshtë pritet që të hapet edhe grupkapitulli i fundit me Shqipërinë.
    “Për herë të parë në historinë e Europës, nëse e zhvillojmë bëjmë siç duhet procesin e zgjerimit, mund të arrijmë një bashkimin e Europes tonë – dhe një Europë nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor. Dua të jem shumë e qartë: sot ekziston një konsensus i qartë në favor të zgjerimit. Kjo nuk ka qenë gjithmonë kështu në të kaluarën, por dritarja e kësaj mundësie nuk do të qëndrojë aty përgjithmonë. Jemi dëshmitarë të një progresi të dukshëm. Shqipëria, i nderuar Kryeministër Edi Rama, ka hapur tre grupkapituj gjatë gjashtë muajve të fundit. Ju falënderoj për rolin dhe kontributin tuaj në suksesin e këtij procesi të zgjerimit. Nëse vazhdojmë me të njëjtin përkushtim, mund të arrijmë të hapim të gjithë grupkapitujt brenda këtij viti. Dhe, siç ju thashë edhe dje, mezi pres që të festojmë së bashku hapjen e grupkapitullit të fundit në vjeshtë”- u shpreh ajo.
    Duke u ndalur tek Kosova, eurokomisionerja Kos tha se po presin formimin e qeverisë së re “për t’u fokusuar me energji të plotë në procesin e anëtarësimit”.
    Ndërkohë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha se Ballkani Perëndimor po ecën drejt një të ardhmes evropiane dhe se sipas tij nuk është më një “dhomë pritjeje” por një rajon në zhvillim.  Ai shtoi se është një rajon me potencial, por vuri në dukje tentativat për përçarje.
    “Ballkani Perëndimor është një rajon i pasur me potencial dhe ambicie, megjithëse shumë shpesh ka narrativa përçarjeje. Por kur shikoj përreth, mund të shoh se ka një histori tjetër. Rajoni përcaktohet nga fryma e tij dhe refuzon të lihet pas dore. Ky Samit i kushtohet një vizioni të përbashkët, një vizioni ku investimet lulëzojnë dhe inovacioni ofron mundësi për të gjithë. Një vizion ku Ballkani Perëndimor nuk është më një dhomë pritjeje, por një rajon që është në zhvillim. Ne të gjithë kemi një të ardhme të përbashkët dhe për të siguruar unitet dhe stabilitet, duhet të punojmë së bashku si fqinjë, si partnerë, si rajon. Së bashku mund të ndërtojmë një rajon të fortë dhe të lidhur që është i begatë, gjithëpërfshirës dhe evropian”, tha Mickoski.

  • Shqiptarët të pamotivuar! Prodhimi për orë pune, 35% më i ulët se mesatarja rajonale

    Shqiptarët të pamotivuar! Prodhimi për orë pune, 35% më i ulët se mesatarja rajonale

    Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor vijojnë të përballen me nivele të ulëta produktivitetit të punës krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, por rendimenti i punonjësve shqiptare është gjithashtu më i ulëti në Rajon.
    Një analizë krahasuese e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD)-së e publikuar këto ditë tregoi se mesatarja e prodhimit për orë pune në Shqipëri ishte 18 USD për periudhën 2020-2023, rezultati më i ulët ndër gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor (WB6).
    Nga periudha 2014-2016 deri në 2020-2023 produktiviteti i punës shënoi progres të ngadaltë me vetëm USD për orë pune, me një ecuri shumë më të ngadaltë se fqinjët. Ndërsa hendeku me BE-ne është shumë i madh pasi prodhimi për ore pune është 68 USD.
    Vlera më e lartë e prodhimit me orë pune në Rajon është në Mal të Zi me 33 USD nga 27 që ishte gjatë 2014-2016 . Në vend të dytë renditet Maqedonia e Veriut me 31 USD, e ndjekur nga Kosova me 27 USD, Serbia me 25 USD prodhim për orë pune, Bosnja me 23 USD për orë dhe Shqipëria me vetëm 18 USD.
    Mesatarja e prodhimit për orë pune në Rajon është 27 USD, teksa Shqipëria prodhon rreth 35 % më pak për orë pune se niveli i rajonit dhe rreth 1 të katërtën e produktivitetit mesatar të BE-së.
    Produktiviteti i ulët i punës në vendin tonë vjen si pasojë e strukturës së ekonomisë tonë, ku dominojnë bujqësia dhe tregtia me vlerë të shtuar të ulët. Duke qenë se ekonomia jonë është shumë e industrializuar investimet në makineri, automatizim dhe TIK për frymë janë më të ulëtat në rajon.
    Produktiviteti i punës në Shqipëri mbetet pengesa kryesore për rritjen e pagave dhe konvergjencën ekonomike. Pa reforma strukturore që nxisin inovacionin, teknologjinë dhe kapitalin njerëzor, hendeku me rajonin dhe BE-në mund të thellohet më tej në vijim analizojnë ekspertizat ndërkombëtare. Për biznesin dhe politikë-bërësit shqiptarë, nxitja e produktivitetit nuk është më një opsion, por domosdoshmëri për konkurrueshmëri afatgjatë.
    OECD sugjeron se vendi ynë duhet të investojë shumë më tepër në arsim cilësor, në trajnim profesional dhe në krijimin e kushteve që të rinjtë dhe profesionistët të qëndrojnë në vend në mënyrë që ekonomia të ketë kapitalin njerëzor për të prodhuar më shumë vlerë.
    Informaliteti dhe emigrimi kanë vepruar si pengesa në produktivitetin e sektorit privat shqiptar. Informaliteti i lartë i atribuohet në një pjesë e mirë produktivitetit të ulët, pasi bizneset e paformalizuara operojnë me kapacitete të dobëta. Sakaq, emigrimi masiv ka zvogëluar fuqinë punëtore, duke reduktuar veçanërisht shtresën më të kualifikuar të saj./Monitor

  • Prodhimi për orë pune në Shqipëri 35% më i ulët se mesatarja rajonale

    Prodhimi për orë pune në Shqipëri 35% më i ulët se mesatarja rajonale

    Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor vijojnë të përballen me nivele të ulëta produktivitetit të punës krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, por rendimenti i punonjësve shqiptare është gjithashtu më i ulëti në Rajon.Një analizë krahasuese e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD)-së e publikuar këto ditë tregoi se mesatarja e prodhimit për orë pune në Shqipëri ishte 18 USD për periudhën 2020-2023, rezultati më i ulët ndër gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor (WB6).Nga periudha 2014-2016 deri në 2020-2023 produktiviteti i punës shënoi progres të ngadaltë me vetëm USD për orë pune, me një ecuri shumë më të ngadaltë se fqinjët. Ndërsa hendeku me BE-ne është shumë i madh pasi prodhimi për ore pune është 68 USD.Vlera më e lartë e prodhimit me orë pune në Rajon është në Mal të Zi me 33 USD nga 27 që ishte gjatë 2014-2016 . Në vend të dytë renditet Maqedonia e Veriut me 31 USD, e ndjekur nga Kosova me 27 USD, Serbia me 25 USD prodhim për orë pune, Bosnja me 23 USD për orë dhe Shqipëria me vetëm 18 USD.Mesatarja e prodhimit për orë pune në Rajon është 27 USD, teksa Shqipëria prodhon rreth 35 % më pak për orë pune se niveli i rajonit dhe rreth 1 të katërtën e produktivitetit mesatar të BE-së.Produktiviteti i ulët i punës në vendin tonë vjen si pasojë e strukturës së ekonomisë tonë, ku dominojnë bujqësia dhe tregtia me vlerë të shtuar të ulët. Duke qenë se ekonomia jonë është shumë e industrializuar investimet në makineri, automatizim dhe TIK për frymë janë më të ulëtat në rajon.Produktiviteti i punës në Shqipëri mbetet pengesa kryesore për rritjen e pagave dhe konvergjencën ekonomike. Pa reforma strukturore që nxisin inovacionin, teknologjinë dhe kapitalin njerëzor, hendeku me rajonin dhe BE-në mund të thellohet më tej në vijim analizojnë ekspertizat ndërkombëtare. Për biznesin dhe politikë-bërësit shqiptarë, nxitja e produktivitetit nuk është më një opsion, por domosdoshmëri për konkurrueshmëri afatgjatë.OECD sugjeron se vendi ynë duhet të investojë shumë më tepër në arsim cilësor, në trajnim profesional dhe në krijimin e kushteve që të rinjtë dhe profesionistët të qëndrojnë në vend në mënyrë që ekonomia të ketë kapitalin njerëzor për të prodhuar më shumë vlerë.Informaliteti dhe emigrimi kanë vepruar si pengesa në produktivitetin e sektorit privat shqiptar. Informaliteti i lartë i atribuohet në një pjesë e mirë produktivitetit të ulët, pasi bizneset e paformalizuara operojnë me kapacitete të dobëta. Sakaq, emigrimi masiv ka zvogëluar fuqinë punëtore, duke reduktuar veçanërisht shtresën më të kualifikuar të saj./B.HoxhaKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • SHBA beson se Irani do të sulmojë bazat amerikane në Lindjen e Mesme brenda 2 ditëve të ardhshme

    SHBA beson se Irani do të sulmojë bazat amerikane në Lindjen e Mesme brenda 2 ditëve të ardhshme

    SHBA-të besojnë se Irani mund të hakmerret së shpejti kundër forcave amerikane në Lindjen e Mesme, thanë zyrtarë amerikanë për Reuters. Njëri prej tyre paralajmëroi se sulmi mund të ndodhë brenda dy ditëve të ardhshme.

    Në të njëjtën kohë, burimet thanë se Uashingtoni po kërkon një zgjidhje diplomatike, pasi sulmi i SHBA-së të shtunën ka rritur frikën e përshkallëzimit të tensioneve në rajon.

    Edhe pse Presidenti Donald Trump deklaroi gjatë fushatës zgjedhore të vitit të kaluar se SHBA-të duhet të shmangin ‘luftërat e përjetshme’, gjatë fundjavës forcat amerikane goditën tre objekte bërthamore në Iran.

    Trump paralajmëroi më pas për hakmarrje nga Irani, duke kërkuar një përgjigje shumë më të fortë se ajo e fundjavës.

    Kryetari i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë, Gjenerali Dan Kaine, tha të dielën se ushtria amerikane ka rritur masat mbrojtëse për trupat në rajon, përfshirë Irakun dhe Sirinë.

    Në Lindjen e Mesme janë të vendosur rreth 40,000 trupa amerikane, të cilët operojnë sisteme mbrojtëse ajrore, avionë luftarakë dhe anije luftarake, që mund të zbulojnë dhe rrëzojnë raketat armike, megjithatë pozicionet e tyre mbeten të cenueshme ndaj sulmeve.

    Reuters raportoi javën e kaluar se Pentagoni ka zhvendosur disa avionë dhe anije nga baza kryesore në rajon, Al Udeid në Doha, për të shmangur rreziqet nga sulmet iraniane të mundshme. Kjo bazë strehon rreth 10,000 trupa.

    Teherani ka premtuar se do të mbrohet dhe hakmerret, por deri tani ka shmangur sulmet ndaj bazave amerikane dhe nuk ka bllokuar Ngushticën e Hormuzit, përkundër që përmes saj kalon një e katërta e naftës botërore.

    Një zyrtar i lartë iranian i tha CNN-së se lufta mund të zgjasë deri në dy vjet dhe se Irani është i përgatitur për këtë, duke paralajmëruar se SHBA-të do të paguajnë çmimin për goditjen e objektivave iraniane.

    “Regjimi iranian kërkon që SHBA-të të paguajnë drejtpërdrejt për këtë luftë, në vend që të mbështesin Izraelin pa u përballur me pasojat,” tha zyrtari.

    Ai shtoi se morali i popullit iranian është i lartë dhe mbështetja për sulme ndaj Izraelit është e jashtëzakonshme. Thirrjet publike për sulm ndaj Izraelit përbëjnë një faktor kyç në intensifikimin e planeve të luftës së Iranit.

    Zyrtari shtoi gjithashtu se thirrjet për një armëpushim të përkohshëm janë vetëm një “mashtrim” për të testuar gatishmërinë e Iranit për të vazhduar luftën.

    Deklarata e tij për një konflikt që mund të zgjasë dy vjet dhe përgatitjet e Iranit shkaktuan një reagim të fortë ndërkombëtar. Syri.net-CNN.gr

  • ACI: Aeroporti “Nënë Tereza” kryeson në rajon, rritje rekord prej 56% në lidhjet ajrore

    ACI: Aeroporti “Nënë Tereza” kryeson në rajon, rritje rekord prej 56% në lidhjet ajrore

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) “Nënë Tereza” është pozicionuar si një nga qendrat më dinamike të lidhjes ajrore në rajon.

    Sipas të dhënave zyrtare të ACI Europe për vitin 2025, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon një rritje rekord prej 56% në lidhjet ajrore, krahasuar me vitin 2019, duke tejkaluar ndjeshëm mesataren europiane, e cila mbetet në rënie me 9%.

    Referuar të dhënave, TIA jo vetëm që kryeson në rajon, duke lënë pas vendet fqinje si Kosova me rritje 1%, Serbia me 8% dhe Maqedonia e Veriut me 17%, por pozicionohet si një nga aeroportet më dinamike në Europë për zhvillimin e lidhjes ajrore.

  • ACI: Aeroporti “Nënë Tereza” kryeson në rajon, rritje rekord prej…

    ACI: Aeroporti “Nënë Tereza” kryeson në rajon, rritje rekord prej…

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) “Nënë Tereza” është pozicionuar si një nga qendrat më dinamike të lidhjes ajrore në rajon.
    Sipas të dhënave zyrtare të ACI Europe për vitin 2025, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon një rritje rekord prej 56% në lidhjet ajrore, krahasuar me vitin 2019, duke tejkaluar ndjeshëm mesataren europiane, e cila mbetet në rënie me 9%.
    Referuar të dhënave, TIA jo vetëm që kryeson në rajon, duke lënë pas vendet fqinje si Kosova me rritje 1%, Serbia me 8% dhe Maqedonia e Veriut me 17%, por pozicionohet si një nga aeroportet më dinamike në Europë për zhvillimin e lidhjes ajrore./ATSH

  • Kush është “Gorilla”, gjenerali amerikan që po shtyn Trumpin drejt sulmit kundër Teheranit

    Kush është “Gorilla”, gjenerali amerikan që po shtyn Trumpin drejt sulmit kundër Teheranit

    Erik Kurilla

    SHBA-Një person që po luan një rol vendimtar pas skenave të luftës midis Izraelit dhe Iranit është Gjenerali Erik Kurilla, i njohur si “Gorilla”, kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së, komandës së operacioneve në Lindjen e Mesme.
    Ai është një “skifter” që po shtyn përpara një përgjigje të fortë ushtarake kundër Republikës Islamike dhe dëgjohet me vëmendje nga shefi i Pentagonit Pete Hegseth, i cili po i plotëson praktikisht çdo kërkesë për transportues avionësh dhe luftëtarë shtesë që do të dërgohen në Lindjen e Mesme, veçanërisht në një kohë të përfshirjes së mundshme të bazave amerikane në rajon. 
    Sipas Politico, Kurilla po “luan një rol të jashtëzakonshëm në përshkallëzimin e përplasjes midis Teheranit dhe Izraelit ”, duke dërguar më shumë armë në rajon pavarësisht shqetësimeve nga zyrtarë të tjerë të lartë të Pentagonit, siç janë Kryetari i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë, Gjenerali Dan Caine dhe Drejtori i Politikave të Pentagonit, Elbridge Colby, se ai po “vendos shumë burime në Lindjen e Mesme në kurriz të rajoneve të tjera”. (Një zëdhënës i Caine mohon çdo mosmarrëveshje.) 
    Kurilla gjithashtu kaloi më shumë kohë me Presidentin Trump sesa çdo gjeneral tjetër, sipas disa burimeve.
    Gjeneral  gëzon një ndikim të rrallë në krahasim me drejtues të tjerë ushtarakë. Zakonisht, gjeneralët më të lartë përballen me rezistencë nga drejtuesit e Pentagonit, të cilët përpiqen të balancojnë praninë globale të trupave amerikane. Por një prej personave të njohur me marrëdhënien mes komandantit të CENTCOM (Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara) dhe shefit të Pentagonit tha se nuk kishte parë kurrë që Hegseth t’i kishte refuzuar ndonjë kërkesë të vetme të Kurillës për më shumë mjete ushtarake.
    Pentagoni dërgoi këtë javë një aeroplanmbajtëse të dytë në Lindjen e Mesme, konfirmuan dy zyrtarë të mbrojtjes, së bashku me dislokime të reja avionësh luftarakë F-22, F-35 dhe F-16. Kjo i jep SHBA-së dy aeroplanmbajtëse në rajon për herë të dytë këtë vit – një lëvizje e rrallë. Dislokimi i këtyre forcave nga Paqësori drejt Lindjes së Mesme është një sinjal se rajoni po merr sërish përparësi për administratën, edhe pse drejtuesit e Pentagonit janë përpjekur të përqendrojnë vëmendjen tek Kina.
    Kurilla, gjatë një dëshmie në Kongres javën e kaluar, deklaroi se kishte përgatitur një “gama të gjerë opsionesh” për Hegseth dhe presidentin Donald Trump për të ndaluar Iranin nga sigurimi i armëve bërthamore.
    Shtëpia e Bardhë ka mbështetur përforcimin ushtarak në rajon, ndonëse disa zyrtarë theksojnë se Kurilla e ka pasur të lehtë të argumentojë pse i nevojiten më shumë avionë, anije dhe sisteme mbrojtjeje ajrore.
    “Ai nuk ngurron t’ua paraqesë kërkesat drejtuesve civilë,” tha një diplomat. “Hegseth ka qëndruar gjithmonë në anën e tij.”
    Disa ish-zyrtarë mendojnë se ndikimi i Kurillës lidhet më shumë me natyrën e detyrës së tij – drejtues i komandës luftarake që mbulon Lindjen e Mesme në një kohë krize.
    “Kjo nuk ka shumë të bëjë me Kurillën vetë,” tha Bilal Saab, i cili ka shërbyer në Pentagon gjatë administratës së parë të Trump. “Nuk ka kundërshtime nga Pentagonit apo Këshilli i Sigurisë Kombëtare për zhvendosjen e mjeteve ushtarake për të mbrojtur trupat dhe personelin në rajon.”
    Pavarësisht karakterit të tij herë-herë të ashpër – përfshirë një incident të raportuar për shtyrjen e një anëtari të ekuipazhit ushtarak që çoi në një hetim të ushtrisë – Kurilla, i cili shmang mediat, ka lënë përshtypje të mirë te zyrtarët e lartë për guximin e tij. Ai është nderuar me Yllin e Bronztë për udhëheqjen e trupave amerikane në një përplasje të armatosur në vitin 2005 në kulmin e Luftës së Irakut, pavarësisht se ishte qëlluar tri herë. (Në atë kohë, CENTCOM deklaroi se nuk kishte dijeni për ndonjë hetim ndaj Kurillës.)
    “Ai ka pamjen e gjeneralit që kërkojnë si Hegseth, ashtu edhe Trump,” tha një ish-zyrtar. “Është i fuqishëm, i stërvitur, mishërimi i asaj pamjeje ‘vrastare’ që ata po kërkojnë.”
    Zyrtarët që kanë marrë pjesë në diskutime me Kurillën për dislokimin e forcave në rajon thanë gjithashtu se ai ka një aftësi të veçantë për të bindur të tjerët për rëndësinë e kërkesave të tij.
    “Ai është jashtëzakonisht strategjik dhe bindës për atë që mund të arrijë CENTCOM nëse i jepen burimet e duhura,” tha Dan Shapiro, i cili deri në janar ishte zyrtari më i lartë i Pentagonit për politikat në Lindjen e Mesme. “Kjo ishte e vërtetë gjatë administratës së Biden-it. Ndoshta është edhe më e vërtetë tani.”